{"id":4316,"date":"2018-12-26T15:23:03","date_gmt":"2018-12-26T13:23:03","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4316"},"modified":"2024-12-17T15:24:45","modified_gmt":"2024-12-17T13:24:45","slug":"nje-urim-i-takoj-brezit-te-shitur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/nje-urim-i-takoj-brezit-te-shitur\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb urim &#8211; I takoj Brezit t\u00eb Shitur"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Gjithmon\u00eb ma ka ngacmuar kurreshtjen natyra dhe thelbi i brezit n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrkas\u00eb. E kam par\u00eb dhe shqyrtuar me sy kritik dhe e kam cil\u00ebsuar si brez fatkeq. Pastaj si brez i mashtruar. Nj\u00eb brez i turp\u00ebruar n\u00eb mes rr\u00ebmuj\u00ebs s\u00eb liris\u00eb. Nj\u00eb brez i paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb rregulluar dhom\u00ebn e madhe, ku dikur gjaku ishte himn. Dhe ekzistenc\u00eb. Nj\u00eb koh\u00eb kam besuar se do t\u00eb ja dalim pastaj gradualisht kam humbur besimin se do ta marrim n\u00eb duar fatin, i cili na ishte falur nga per\u00ebndit\u00eb e shekujve t\u00eb ashp\u00ebr. Kam p\u00ebshtyr\u00eb veten n\u00eb pasqyr\u00eb dhe kam grushtuar t\u00eb gjitha rrug\u00ebt, ku kemi marr\u00eb drit\u00eb derisa jemi rritur. Historia e brezit tim \u00ebsht\u00eb fund e krye nj\u00eb k\u00ebng\u00eb e bukur mbi pjeshk\u00ebn e kalbur, n\u00eb mes qenieve t\u00eb liga lakmitare. Historia e brezit tim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vez\u00eb e krishtlindjes hedhur n\u00eb pellgun e kujtes\u00ebs s\u00eb cop\u00ebtuar. Kujtes\u00ebs q\u00eb mungon. Nj\u00eb koh\u00eb kam besuar se duke u rritur marrim pamjen e njeriut pastaj kam humbur besimin dhe e gjith\u00eb ajo q\u00eb m\u00eb vjen n\u00eb mend rreth p\u00ebrkufizimit t\u00eb qenies s\u00eb sotme bashk\u00ebkohore, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me eg\u00ebrsir\u00ebn. Tragjedia ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb qe e marrim si t\u00eb natyrshme. Tragjedia ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me epok\u00ebn ku lavdia \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e p\u00ebrhershme e marr\u00ebzis\u00eb. Brezi im \u00ebsht\u00eb nj\u00eb brez i k\u00ebputur n\u00eb mes. Q\u00eb ec n\u00eb gjunj\u00eb, drejt\u00eb shpres\u00ebs.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb sillej n\u00eb kok\u00eb epiteti Brez i Humbur q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me shkrimtar\u00ebt amerikan q\u00eb ju takoi t\u00eb burr\u00ebroheshin pas Luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb Bot\u00ebrore. Ata njer\u00ebz t\u00eb bukur kishin par\u00eb se si rr\u00ebnoheshin idealet e tyre n\u00eb fush\u00ebn e betejes. Pastaj ishin orienatuar n\u00eb realitetin e pasluft\u00ebs. P\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb sjellur rregull brenda natyr\u00ebs njer\u00ebzore, ishte gjithmone fatale. Pastaj mendoja se ne do t\u00eb duhej t\u00eb ishim nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e pashmangshme e Gjenerat\u00ebs Beat, ne do t\u00eb duhej t\u00eb refuzonim vler\u00ebn e narracionit standard, k\u00ebtu i referohesha realitetit t\u00eb k\u00ebtush\u00ebm, mendoja se ne do t\u00eb duhej t\u00eb i jepnim hap\u00ebsir\u00eb k\u00ebrkimeve tona shpirt\u00ebrore drejt\u00eb njer\u00ebzores dhe liris\u00eb son\u00eb t\u00eb mendjes, mendoja se estetikisht do t\u00eb duhej t\u00eb ngriteshim dhe t\u00eb ishim pishtar\u00ebt e refuzimit materialist, mendoja se ne do t\u00eb duhej ta portretizonim sakt\u00eb gjendjen ton\u00eb shoq\u00ebrore pa shtremb\u00ebrime dhe duke e kapur p\u00ebr fyti t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Kam synuar nj\u00eb \u00e7lirim seksual p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne pa asnj\u00eb p\u00ebrjashtim. Si dhe nj\u00eb gjendje t\u00eb delirit psikologjik. Realiteti n\u00eb t\u00eb cilin jetonim ishte nj\u00eb kafsh\u00eb e ashp\u00ebr. Q\u00eb kishte k\u00ebrkesa tjera. Dhe letra tjera n\u00eb tavolin\u00eb. M\u00eb pas mendoja se do t\u00eb duhej t\u00eb ishim si ca Infrarealist\u00eb, q\u00eb d\u00ebshironin ta p\u00ebrmbysnin realitetin barbar. Por kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb ajo q\u00eb kam menduar dhe brezi t\u00eb cilit i takoj ishte fund e krye i padenj\u00eb p\u00ebr ide t\u00eb tilla dhe i gatuar p\u00ebr ta marr\u00eb asgj\u00ebsmin si t\u00eb natyrsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Po pija kafe me Xenin. Dhe po shihja nj\u00ebrin nga burrat e atysh\u00ebm t\u00eb kafes q\u00eb po m\u00eb portretizonte. U ndjeva n\u00eb siklet. Djalin e kisha me temperatur\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Nuk kisha shum\u00eb para n\u00eb xhep. Blerta do t\u00eb ma p\u00ebrmendte m\u00eb von\u00eb \u00ebmb\u00eblsir\u00ebn e cila kishte lindur n\u00eb Milano n\u00eb shekullin XIV. Mbase Xeni do t\u00eb paguante p\u00ebr t\u00eb dyt\u00eb (<em>m\u00eb von\u00eb do t\u2019i binte p\u00ebr hise Drenit t\u00eb kruante xhepat)<\/em>. Burri i atysh\u00ebm ende po b\u00ebnte pun\u00ebn e tij duke krijuar portretin tim. U ndjeva prap\u00eb n\u00eb siklet. Isha n\u00eb prag t\u00eb premier\u00ebs s\u00eb nj\u00eb shfaqjeje n\u00eb Teatrin Komb\u00ebtar. Jasht\u00eb qeniet njer\u00ebzore ishin ca xix\u00ebllonja q\u00eb fikeshin gradualisht. Qyteti ende nuk ishte i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar vitin. E mbase ai burri e kishte p\u00ebrfunduar portretin tim kur i thash\u00eb Xenit se ne ishim nj\u00eb brez i humbur pa u k\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb epitet q\u00eb po m\u00eb hante nervat dhe pastaj u dridha kur mora nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb mbase nuk ishte fund e krye nj\u00eb p\u00ebrgjigje. M\u00eb shum\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb konstatim madh\u00ebshtor. Jo, ne jemi nj\u00eb Brez i Shitur. Dhe ashtu ishte. Ne kishte koh\u00eb q\u00eb ishim shitur. N\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Madje ishim shitur edhe tek vetja. Dhe k\u00ebshtu t\u00eb shitur gjall\u00ebronim. Duke sh\u00ebrbyer pran\u00eb nj\u00eb kamarieri p\u00ebrbind\u00ebsh. Q\u00eb quhej realitet. Duke paguar \u00e7mimet e asaj q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonim. Dhe asaj q\u00eb ishim. Dhe po m\u00eb n\u00eb fund me ndihm\u00ebn e Xenit kisha gjetur em\u00ebrtimin e brezit q\u00eb i takoj. Jam n\u00eb shitje. N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr kapitaliste. N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb mbi preh\u00ebrin e let\u00ebrsis\u00eb. Zhytur n\u00eb jehon\u00ebn e f\u00ebrsh\u00ebllim\u00ebs s\u00eb thonj\u00ebve. Me t\u00eb vetmin pretendim. Q\u00eb t\u00eb mbes normal n\u00eb fund t\u00eb secilit vit.<\/p>\n<p>&#8212;-<\/p>\n<p>*Sipas\u00a0<em>Shkelzen Maliqit<\/em><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"time\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjithmon\u00eb ma ka ngacmuar kurreshtjen natyra dhe thelbi i brezit n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrkas\u00eb. E kam par\u00eb dhe shqyrtuar me sy kritik dhe e kam cil\u00ebsuar si brez fatkeq. Pastaj si brez i mashtruar. Nj\u00eb brez i turp\u00ebruar n\u00eb mes rr\u00ebmuj\u00ebs s\u00eb liris\u00eb. Nj\u00eb brez i paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb rregulluar dhom\u00ebn e madhe, ku dikur [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":511,"featured_media":9690,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[2084,954,1471],"ppma_author":[1403],"class_list":["post-4316","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-brezi-i-humbur","tag-filozofi","tag-histori"],"authors":[{"term_id":1403,"user_id":511,"is_guest":0,"slug":"shpetim-selmani","display_name":"Shp\u00ebtim Selmani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selmani","first_name":"Shp\u00ebtim","description":"Shp\u00ebtim Selmani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar dhe aktor kosovar. Ka studiuar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ai ka luajtur n\u00eb sken\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4316","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/511"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4316"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4316\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11258,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4316\/revisions\/11258"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9690"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4316"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4316"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4316"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4316"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}