{"id":4320,"date":"2018-12-30T21:10:34","date_gmt":"2018-12-30T19:10:34","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4320"},"modified":"2024-11-08T11:56:42","modified_gmt":"2024-11-08T09:56:42","slug":"sistemi-multilateral-perballe-krizes-dhe-efektet-mbi-axhenden-e-shtetnjohjes-se-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/sistemi-multilateral-perballe-krizes-dhe-efektet-mbi-axhenden-e-shtetnjohjes-se-kosoves\/","title":{"rendered":"Sistemi multilateral p\u00ebrball\u00eb kriz\u00ebs dhe efektet mbi axhend\u00ebn e shtetnjohjes s\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p class=\"img-wrapper\"><strong>Zbehja e sovranitetit shtet\u00ebror: Transatlantizmi shum\u00ebpal\u00ebsh<\/strong><\/p>\n<p>Sistemi bot\u00ebror multilateral i referohet bashkimit t\u00eb shteteve p\u00ebr t\u00eb krijuar mekanizma p\u00ebr rregullimin e sjelles s\u00eb shteteve n\u00eb politik\u00ebn bot\u00ebrore. P\u00ebrpjekjet e krijimit t\u00eb multilateralizmit u p\u00ebrshkuan nga d\u00ebshtimi. Liga e Kombeve e themeluar n\u00eb vitin 1920, pas Luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb Bot\u00ebrore (LPB) me insistimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs (SHBA), ishte organizata e par\u00eb serioze shum\u00ebpal\u00ebshe q\u00eb tentoi t\u2019i shtonte sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar nj\u00eb burim normash p\u00ebr shtetet. Liga e Kombeve u krijua me shpres\u00ebn e ndalimit t\u00eb hovit t\u00eb ideologjive si komunizmi dhe fashizmi, por misioni i saj d\u00ebshtoi dhe organizata gradualisht u zbeh, derisa u zhb\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb vitet 1940.<\/p>\n<p>Regjimi aktual shum\u00ebpal\u00ebsh u themelua n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb viteve 1940, pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore (LDB). T\u00eb shtyr\u00eb nga m\u00ebsimi i hidhur i d\u00ebshtimit t\u00eb Lig\u00ebs s\u00eb Kombeve dhe katastrof\u00ebs s\u00eb LDB, t\u00eb prira nga SHBA, shumica e shteteve t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore iu p\u00ebrvesh\u00ebn sistemimit t\u00eb rendit bot\u00ebror me institucione dhe organizata, traktate dhe konventa si kund\u00ebrforc\u00eb ndaj paparashikueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve t\u00eb shteteve. K\u00ebta mekanizma synonin t\u00eb form\u00ebsonin standarde dhe sanksione eventuale, t\u00eb pajtuara nga shumica e shteteve t\u00eb koalicionit. Ky rend shpesh sot referohet si sistemi shum\u00ebpal\u00ebsh (neo)liberal, translatlantik, post-LDB apo rendi per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Pionier ishte Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB), e themeluar n\u00eb vitin 1945. Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mend\u00ebsi brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr u formuan edhe institucioni p\u00ebr Aleanca Veri-Atlantike NATO (1949); institucioni p\u00ebr t\u00eb drejta t\u00eb njeriut dhe demokraci K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs (1949); dhe Marr\u00ebveshja p\u00ebr \u00c7elik dhe Qymyr (1952), q\u00eb nga karakteri ekonomik u zgjerua n\u00eb mekanizmin shum\u00ebpal\u00ebsh m\u00eb unik n\u00eb sistemin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i njohur sot si Bashkimi Evropian. Gradualisht ky sistem u shtua me t\u00eb tjer\u00eb organizma.<\/p>\n<p>Themelimi dhe forcimi i rendit shum\u00ebpal\u00ebsh liberal pas LDB prodhoi nj\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb v\u00ebrejtshme: dor\u00ebzimin e nj\u00eb pjese t\u00eb sovranitetit shtet\u00ebror kundrejt institucioneve shum\u00ebpal\u00ebshe, apo m\u00eb sakt\u00ebsisht rregullave dhe standardeve t\u00eb tyre. Qysh n\u00eb Traktatin e Vestfalis\u00eb n\u00eb vitin 1648 ishte cekur shprehimisht se sovraniteti i shteteve ishte aspekt ky\u00e7 i politik\u00ebs bots\u00ebrore. N\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX do t\u00eb ishte e pamendueshme se shtetet do t\u00eb pranonin q\u00eb sovraniteti\/politikat e tyre t\u00eb brendshme t\u00eb p\u00ebrcaktoheshin dhe sanksionoheshin nga aktor\u00eb shum\u00ebpal\u00ebsh. Gjithashtu, dor\u00ebzimi i sovranitetit t\u00eb tyre t\u00eb jasht\u00ebm apo aspekte t\u00eb siguris\u00eb ishin dor\u00ebzuar vet\u00ebm kundrejt shteteve tjera, zakonisht p\u00ebrmes luft\u00ebrave. Krijimi i rendit shum\u00ebpal\u00ebsh post-LDB, si dor\u00ebzim i sovranitetit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm ndaj mekanizmave shum\u00ebpal\u00ebshe, me marr\u00ebveshje, hapi nj\u00eb trajektore t\u00eb re n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Pa hyr\u00eb n\u00eb debatet nd\u00ebrmjet shkollave liberale dhe (neo)-realiste mbi pyetjen se a jan\u00eb shtetet apo organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare aktori kryesor i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dy aspekte prej dy an\u00ebve mund t\u00eb ceken. E para \u00ebsht\u00eb, roli i padiskutuesh\u00ebm i SHBA si hegjemon, n\u00eb form\u00ebn, p\u00ebrmbajtjen dhe natyr\u00ebn q\u00eb ky rend reflektoi dhe vazhdon t\u00eb reflektoj\u00eb. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj, duhet cekur edhe aspekti rregullativ q\u00eb institucionet e k\u00ebtij rendi arrit\u00ebn t\u2019ia sillnin sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb 70 vitet e fundit, p\u00ebrmes normave t\u00eb krijuara. Rendi bot\u00ebror shum\u00ebpal\u00ebsh translatlantik reflektoi shpesh, megjithat\u00eb jo gjithher\u00eb, interesat e hegjemonit.<\/p>\n<p>Rikthimi tek sovraniteti: Krizat e rendit translatlantik<\/p>\n<p>Rendi shum\u00ebpal\u00ebsh transatlantik, i cili simbolizohet zakonisht me organizata si OKB, NATO, BE dhe K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs, dominoi plot\u00ebsisht sistemin nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb nga shembja e sistemit komunist n\u00eb fillim vitet 1990. Sidoqoft\u00eb, n\u00eb vitet e fundit, ve\u00e7mas nga viti 2013, ky rend p\u00ebsoi goditje t\u00eb m\u00ebdha. T\u00eb gjitha institucionet u p\u00ebrball\u00ebn me kriza, duke p\u00ebsuar k\u00ebshtu dob\u00ebsim serioz t\u00eb legjitimitetit n\u00eb syt\u00eb e qeverive, por edhe qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kriza e BE u manifestua p\u00ebrmes dallimeve t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrmjet q\u00ebndrimeve t\u00eb shteteve an\u00ebtare p\u00ebr politika dhe vendime. Dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr ndryshime n\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb shteteve an\u00ebtare, por p\u00ebr mosgatishm\u00ebri p\u00ebr kompromis, m\u00eb s\u00eb v\u00ebrejtshmi p\u00ebr\u00a0<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/en\/hungarys-orban-tells-germany-you-wanted-the-migrants-we-didnt\/a-42065012\">kriz\u00ebn e refugjat\u00ebve.<\/a>\u00a0P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shtete si Hungaria haptazi refuzuan t\u00eb zbatonin politikat e BE-s\u00eb. Dalja e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe nga BE n\u00eb vitin 2017 prodhoi situat\u00eb paqart\u00ebsie n\u00eb raport me t\u00eb ardhmen e institucionit.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/world\/2013\/apr\/24\/trust-eu-falls-record-low\">L\u00ebvizje t\u00eb ngjashme populiste, nacionaliste dhe euroskeptike si BREXIT u zgjeruan n\u00eb vende t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si Franc\u00eb, Austri, Holand\u00eb dhe Itali.\u00a0<\/a>Popullariteti i BE-s\u00eb n\u00ebp\u00ebr vendet an\u00ebtare sh\u00ebnoi rekord t\u00eb ul\u00ebt. N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb, BE humbi mb\u00ebshtetjen e aleatit m\u00eb t\u00eb madh. Me ardhjen e Trump n\u00eb krye t\u00eb SHBA, raporti SHBA-BE ndryshoi. N\u00eb syt\u00eb e SHBA, BE u shnd\u00ebrrua nga aleat, n\u00eb barr\u00eb ekonomike dhe n\u00eb vitin 2018 SHBA vendosi<a href=\"https:\/\/www.cnbc.com\/2018\/08\/30\/trump-rejects-eu-offer-to-eliminate-auto-tariffs.html\">\u00a0tarifa p\u00ebr automjete t\u00eb BE<\/a>. P\u00ebrkrahja e pakusht\u00ebzuar e SHBA-ve p\u00ebr projektin evropian pas 70 vitesh u l\u00ebkund! Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, BE i mbijetoi krizave, nd\u00ebrkaq asnj\u00eb shtet tjet\u00ebr nuk e braktisi organizat\u00ebn dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/ec.europa.eu\/info\/news\/eurobarometer-2018-nov-20_en\">Eurobarometri<\/a>\u00a0ka prekur pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por pik\u00ebpyetjet mbi funksionimin e saj ende rendin n\u00eb aj\u00ebr.<\/p>\n<p>Kriza e NATO-s u vu n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb publikut me aneksimin e Krimes\u00eb nga Rusia n\u00eb vitin 2014, ku u ngrit\u00ebn pyetje se si do t\u00eb reagonte organizata n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb skenari t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, n\u00eb nj\u00ebrin nga vendet e an\u00ebtare. Tutje, po si me BE-n\u00eb, me ardhjen e Trump n\u00eb krye gj\u00ebrat ndryshuan. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb President i SHBA kritikoi publikisht funksionimin e NATO-s dhe akuzoi shtetet an\u00ebtare se ato nuk kryenin obligimet buxhetore; se\u00a0<a href=\"https:\/\/www.nytimes.com\/2018\/07\/17\/us\/politics\/fact-check-trump-nato-spending-increase.html\">SHBA paguante p\u00ebr sigurin\u00eb e tyre<\/a>, por kjo gj\u00eb duhej t\u00eb ndryshonte.<\/p>\n<p>Takimi i vitit 2018 i G8 (G7) solli n\u00eb pah ndarjet e m\u00ebdha nd\u00ebrmjet shteteve t\u00eb koalicionit transatlantik, me refuzimin e Presidentit t\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar communiqu\u00e9-n\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe mbrojtjen e z\u00ebshme ndaj tarifave t\u00eb vendosura ndaj partner\u00ebve,<a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/news\/world-us-canada-44434558\">\u00a0BE-s\u00eb dhe Kanadas\u00eb<\/a>. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb po k\u00ebt\u00eb ngjarje, ndarasi nga t\u00eb gjitha shtetet tjera, Trump k\u00ebrkoi riinkuadrimin e Rusis\u00eb n\u00eb G7. Rusia qe suspenduar nga vendet an\u00ebtare n\u00eb vitin 2014,\u00a0<a href=\"https:\/\/edition.cnn.com\/2018\/06\/09\/politics\/trump-russia-g8-press-conference\/index.html\">p\u00ebr shkak t\u00eb aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb<\/a>.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs (KE) si organizata m\u00eb e vjet\u00ebr pan-evropiane nuk shp\u00ebtoi pa ferr\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Me sanksionet ndaj Rusis\u00eb p\u00ebrmes ndalimit t\u00eb votimit n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme, si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje e aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb,\u00a0<a href=\"https:\/\/euobserver.com\/opinion\/142849\">Rusia ndaloi financimin p\u00ebr organizat\u00ebn<\/a>. Duke qen\u00eb grand-payer (nj\u00eb nga pes\u00eb shtetet kryesore financuese) akti i Rusis\u00eb shkaktoi nj\u00eb kriz\u00eb serioze buxhetore. Por, kriza e KE \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjer\u00eb sesa financiare; ajo preku vlerat dhe mekanizmat e reagimit. N\u00eb Prill t\u00eb vitit 2018 lajmi se deputet\u00eb t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme kishin pranuar rryshfet, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur regjimin autoritar t\u00eb Azerbejxhanit nga kritikat e KE,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/law\/2018\/apr\/22\/council-of-europe-members-suspected-of-corruption-inquiry-reveals\">drodhi themelet e organizat\u00ebs<\/a>. Tutje, mungesa e mekanizmave p\u00ebr veprim nga KE u vu n\u00eb pah disa her\u00eb kur organizata u tregua e pafuqishme t\u00eb reagoj\u00eb ndaj veprimeve t\u00eb shteteve si Turqia n\u00eb arrestimin e qytetar\u00ebve, akademik\u00ebve dhe pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb shoqris\u00eb civile.<\/p>\n<p>Kjo val\u00eb i goditi t\u00eb gjitha institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrmes kriz\u00ebs s\u00eb legjitimitetit, financimit dhe funksionimit. T\u00eb gjitha k\u00ebto organizata u p\u00ebrshkuan me ndarje t\u00eb brendshme dhe fragmentarizim.<\/p>\n<p>Prej arsyeve kryesore, n\u00eb mos m\u00eb kryesorja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndryshim \u00ebsht\u00eb balanci i ri i fuqis\u00eb n\u00eb sistemin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Nga viti 1990 SHBA udh\u00ebhoq\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontestuar sistemin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Rritja ekonomike e Kin\u00ebs dhe forcimi i Rusis\u00eb n\u00eb vitet e fundit kan\u00eb krijuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb re. Rezistenca ndaj SHBA \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb aktive dhe efektive, gjersa hap\u00ebsira ekonomike dhe diplomatike e saj ka shkuar duke u tkurrur. Sistemi nd\u00ebrkomb\u00ebtar unipolar q\u00eb vet\u00ebm disa vite m\u00eb par\u00eb shihej si i p\u00ebrjetsh\u00ebm, ka l\u00ebvizur sheshazi drejt sistemit multipolar. Tashm\u00eb ekzistojn\u00eb disa pika tjera pushteti p\u00ebrpos Washingtonit dhe vendeve t\u00eb fuqishme liberale. Si pasoj\u00eb e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb ngushtuar manovrimi n\u00eb politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb vitet e fundit SHBA ka zbehur p\u00ebrkrahjen p\u00ebr shum\u00ebpal\u00ebshet ku ka pasur z\u00ebrin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr 70 vjet. Bilanci i ri i fuqis\u00eb (i b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb me kriza t\u00eb brendshme t\u00eb vendeve an\u00ebtare) vuri pik\u00ebpyetje mbi rendin multilateral, si koncept dhe si funksion.<\/p>\n<p>Efekti i kriz\u00ebs multilaterale n\u00eb axhend\u00ebn e shtetnjohjes s\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>Kosova mb\u00ebrriti n\u00eb komunitetin e shteteve me vones\u00eb, n\u00eb vitin 2008. Natyrisht, pa anashkaluar l\u00ebvizjen 100-vje\u00e7are p\u00ebr secesion nga Serbia t\u00eb shek. XX, Kosova hyri n\u00eb sistemin nd\u00ebrkomb\u00ebtar par\u00ebsisht si pasoj\u00eb e rendit liberal, th\u00ebn\u00eb tro\u00e7, p\u00ebrkrahjes s\u00eb shteteve liberale dhe organizmave shum\u00ebpal\u00ebshe transatlantike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, krizat e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb k\u00ebtij rendi krijuan nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb re n\u00eb rrafshin e axhend\u00ebs s\u00eb shtetnjohjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Zhvillimet dhe dinamikat e lartp\u00ebrmendura kan\u00eb shkaktuar zbehje t\u00eb p\u00ebrkrahjes lobuese nga shtetet partnere. Kjo v\u00ebrehet n\u00eb numrin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe njohje dypal\u00ebshe. An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Komisionin e Venecias n\u00eb vitin 2014 llogaritet suksesi i fundit i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm shum\u00ebpal\u00ebsh. Kosova d\u00ebshtoi n\u00eb votim n\u00eb UNESCO 2015 dhe INTERPOL 2018, gjithashtu duke u t\u00ebrhequr nga an\u00ebtr\u00ebsimi p\u00ebr INTERPOL n\u00eb vitin 2017 n\u00eb munges\u00eb t\u00eb votave. Nga viti 2015 Kosova ka pranuar vet\u00ebm pes\u00eb njohje dypal\u00ebshe, nga Suriname, Singapori, Bangladeshi, Madakaskari dhe Barbados. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr Suriname dhe Madakaskar ka pasur raportime se e kan\u00eb t\u00ebrhequr njohjen, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mohuar nga MPJ. T\u00ebrheqja e njohjeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim tjet\u00ebr i ri frenues ndaj agjend\u00ebs s\u00eb shtetnjohjes s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb mediat serbe \u00ebsht\u00eb raportuar se deri tash jan\u00eb t\u00ebrhequr rreth 10 njohje edhe pse kjo \u00ebsht\u00eb mohuar nga MPJ e Kosov\u00ebs. Nj\u00eb pjes\u00eb e stagnimit t\u00eb integrimit dypal\u00ebsh dhe shum\u00ebpal\u00ebsh doemos duhet t\u2019i atribuohet zbehjes s\u00eb p\u00ebrkrahjes s\u00eb shteteve partnere p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb reja m\u00eb serioze.<\/p>\n<p>Zhvillimet e fundit t\u00eb politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb shkaktuar divergjenca t\u00eb theksuara n\u00eb q\u00ebndrimet e vendeve partnere n\u00eb raport me Kosov\u00ebn. Diferencat karshi shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve (korrigjimit t\u00eb kufijve) nd\u00ebrmjet shteteve partnere t\u00eb Kosov\u00ebs ishin publike.<a href=\"https:\/\/www.koha.net\/arberi\/134088\/britania-kunder-shkembimit-te-territoreve-kerkon-marreveshje-brenda-kufijve-aktuale\/\">\u00a0Britania e Madhe<\/a>\u00a0and\u00a0<a href=\"https:\/\/telegrafi.com\/gjermania-kunder-shkembimit-te-territoreve\/\">Gjermania<\/a>\u00a0jan\u00eb dy shtete partnere q\u00eb kan\u00eb kund\u00ebrshtuar fuqish\u00ebm p\u00ebrfshirjen e territorieve si \u00e7el\u00ebs p\u00ebr marr\u00ebveshjen Kosov\u00eb-Serbi. N\u00eb an\u00ebn e kund\u00ebrt gjenden\u00a0<a href=\"http:\/\/www.balkaninsight.com\/en\/article\/us-will-not-weigh-in-on-serbia-kosovo-partition-08-24-2018\/1589\/4\/\">USA<\/a>\u00a0and\u00a0<a href=\"http:\/\/www.balkaninsight.com\/en\/article\/macron-supports-border-correction-with-serbia-kosovo-president-says-10-12-2018\">Franca<\/a>. Dallime t\u00eb k\u00ebtilla nd\u00ebrmjet shteteve partnere t\u00eb Kosov\u00ebs mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb kaq t\u00eb lart\u00eb nuk jan\u00eb hasur m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb raport me BE-n\u00eb, problemet me refugjat\u00ebt, BREXIT dhe sfidat e tjera t\u00eb brendshme t\u00eb shteteve an\u00ebtare, kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk jan\u00eb par\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb, ku b\u00ebn pjes\u00eb liberalizimi i vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn. Supozohet se 10-12 vende an\u00ebtare jan\u00eb kund\u00ebr liberalizimit t\u00eb vizave, nj\u00eb num\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur rishtazi. P\u00ebr shkak t\u00eb sfidave tjera, p\u00ebr BE-n\u00eb liberalizimi i vizave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb nuk paraqet urgjenc\u00eb. Gjithashtu, rritja e grupeve dhe e partive nacionaliste n\u00eb disa prej vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE ka rritur z\u00ebrat anti-Kosov\u00eb. Kandidat\u00ebt Presidencial\u00eb t\u00eb vendeve partnere Austris\u00eb (Norbert Hofer) apo Franc\u00ebs (Marine Le Pen) publikisht shfaq\u00ebn dyshime dhe animozitete p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e qeverive t\u00eb tyre ndaj Kosov\u00ebs, madje duke diskutuar t\u00ebrheqjen e njohjes. Tutje, humbja e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb BE, si nj\u00ebri nga partner\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb relacion me integrimin n\u00eb BE paraqet nj\u00eb sfid\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb nuk ka marr\u00eb v\u00ebmendjen e duhur.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto ndryshime t\u00eb dinamikave brenda shteteve dhe rrjedhimisht brenda organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare axhenda e shtetnjohjes s\u00eb Kosov\u00ebs ka mbetur pezull. Tashm\u00eb rruga e vetme drejt njohjes s\u00eb plot\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs varet nga n\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Por, a ka mundur Kosova t\u2019i p\u00ebrshtatet m\u00eb mir\u00eb ndryshimeve t\u00eb 5 viteve t\u00eb fundit n\u00eb raport me njohjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare? N\u00eb fakt, pas gjith\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve t\u00eb sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, krizave t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe forcimit t\u00eb sovranitetit t\u00eb shteteve, Kosova ka qen\u00eb e mpir\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb ndonj\u00ebri se me taks\u00ebn 100% ndaj Serbis\u00eb dhe Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs, &#8211; e kund\u00ebrshtuar nga e BE dhe shtetet partnere, apo me vendoshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr tranzicionin e FSK n\u00eb ushtri, &#8211; Kosova iu bashkua shteteve tjera q\u00eb u distancuan nga mekanizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb shum\u00ebpal\u00ebsh, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb forcimit t\u00eb sovranitetit shtet\u00ebror. Mund t\u00eb thuhet! Por, k\u00ebto masa nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me njohje nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Faktor\u00ebt kontekstual\u00eb sikund\u00ebr njohja e limituar dhe legjitmiteti i dob\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kan\u00eb k\u00ebrkuar reaksion t\u00eb qart\u00eb, n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb nj\u00eb konsensusi nacional n\u00eb raport me axhend\u00ebn e shtetnjohjes.<\/p>\n<p>N\u00eb relacion me njohjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk jan\u00eb v\u00ebrejtur ndryshime substanciale n\u00eb strategji. N\u00eb integrimin shum\u00ebpal\u00ebsh Kosova rrall\u00eb ka hedhur zarin kah rrug\u00ebt alternative, sikur traktatet dhe konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat kan\u00eb kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb lobim dhe d\u00ebshtim eventual. Kosova ka vazhduar t\u00eb \u201cluaj\u00eb ping-pong\u201d mes aplikimit dhe riaplikimit n\u00eb UNESCO-s dhe INTERPOL; ky risk vet\u00ebm sa e ka dob\u00ebsuar legjitimitetin dhe pozit\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb organizat\u00ebn ku Kosova ka pasur gjasat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs, aplikacioni nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar. Befasish\u00ebm n\u00eb vitin 2018 Kosova ka aplikuar si an\u00ebtare v\u00ebzhguese n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/lajme\/kosova-aplikon-per-anetar-vezhgues-ne-organizaten-e-bashkepunimit-islamik-533093\/?archive=1\">Organizat\u00ebn p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Islamik<\/a>\u00a0dhe bazuar n\u00eb argumentimin e dob\u00ebt t\u00eb institucioneve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hap, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dallohet n\u00ebse ky veprim paraqet ndryshim strategjie apo munges\u00eb strategjie. Rishtazi Kosova ka reaguar me kund\u00ebrofensiv\u00eb ndaj fushat\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqjen e njohjeve, p\u00ebrmes themelimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike dhe hapjes s\u00eb misioneve diplomatike, nj\u00eb hap pozitiv por i pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Par\u00eb nga nj\u00eb lup\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit Kosova ka pasur dy pal\u00eb zgjedhje (n\u00eb vitin 2014 dhe n\u00eb vitin 2017). Zgjedhjet e vitit 2014 u pasuan me gjasht\u00eb muaj, nd\u00ebrsa ato t\u00eb vitit 2017 me tre muaj, pa qeveri. Llogaritur me periudh\u00ebn e fushatave zgjedhore kjo n\u00ebnkupton q\u00eb brenda k\u00ebsaj periudhe Kosova ka humbur rreth nj\u00eb vit pa qeveri ose me qeveri n\u00eb ikje. Nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy periudhave, n\u00eb vitet 2015-2017 Parlamenti i Kosov\u00ebs qe n\u00eb bllokad\u00eb. K\u00ebto zhvillime shp\u00ebrfaqin p\u00ebrhumbjen e aren\u00ebs politike kosovare n\u00eb betej\u00eb p\u00ebr pushtet, pa shquar rrezikun nga l\u00ebvizjet e paparashikueshme t\u00eb sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb vitet e stagnimit t\u00eb njohjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Kosova \u00ebsht\u00eb shquar p\u00ebr jostabilitet t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebrshtatja e Kosov\u00ebs ndaj ndryshimeve t\u00eb rendit bot\u00ebror n\u00eb relacion me njohjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka qen\u00eb minimale. Vitet 2008-2013 ku Kosova kishte ekspansion diplomatik kan\u00eb p\u00ebrfunduar. Sikund\u00ebr p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet dhe institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn periudha a situata e re k\u00ebrkon qasje t\u00eb re veprimi.<\/p>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zbehja e sovranitetit shtet\u00ebror: Transatlantizmi shum\u00ebpal\u00ebsh Sistemi bot\u00ebror multilateral i referohet bashkimit t\u00eb shteteve p\u00ebr t\u00eb krijuar mekanizma p\u00ebr rregullimin e sjelles s\u00eb shteteve n\u00eb politik\u00ebn bot\u00ebrore. P\u00ebrpjekjet e krijimit t\u00eb multilateralizmit u p\u00ebrshkuan nga d\u00ebshtimi. Liga e Kombeve e themeluar n\u00eb vitin 1920, pas Luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb Bot\u00ebrore (LPB) me insistimin e Shteteve t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":68,"featured_media":9191,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664],"ppma_author":[77],"class_list":["post-4320","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":77,"user_id":68,"is_guest":0,"slug":"butrint-berisha","display_name":"Butrint Berisha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-7-3.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-7-3.jpg"},"user_url":"","last_name":"Berisha","first_name":"Butrint","description":"Butrint Berisha ka p\u00ebrfunduar studimet BA p\u00ebr Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe studimet MA n\u00eb Universitetin e Stokholmit, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb semest\u00ebr shk\u00ebmbimi n\u00eb Universitetin e Strathclyde, n\u00eb Skoci. Aktualisht \u00ebsht\u00eb i angazhuar n\u00eb Institutin e Pristin\u00ebs p\u00ebr Studime Politike (PIPS). Fokusi i tij \u00ebsht\u00eb politika nd\u00ebrkomb\u00ebtare."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4320","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/68"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4320"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4320\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9924,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4320\/revisions\/9924"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9191"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4320"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4320"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4320"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4320"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}