{"id":4326,"date":"2019-01-02T12:08:04","date_gmt":"2019-01-02T10:08:04","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4326"},"modified":"2024-12-12T12:10:22","modified_gmt":"2024-12-12T10:10:22","slug":"shenime-per-filmin-spirited-away","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/shenime-per-filmin-spirited-away\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebnime p\u00ebr filmin Spirited Away"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Thelbi i filmit\u00a0<em>Spirited Away<\/em>\u00a0(Braktisur nga Fryma) \u00ebsht\u00eb ky: zhdukja e frym\u00ebs hyjnore n\u00eb bot\u00ebn kapitaliste. Ky shkrim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqyrtim poetik i k\u00ebtij filmi t\u00eb animuar. Me shqyrtim poetik k\u00ebtu, dua t\u00eb them se ky shkrim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me t\u00eb th\u00ebn\u00ebn e path\u00ebnshme t\u00eb filmit: at\u00eb q\u00eb filmi e n\u00ebnkupton dhe e shfaq, por q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e shqipton.<\/p>\n<p>Dua ta filloj shqyrtimin tim p\u00ebr filmin\u00a0<em>Spirited Away\u00a0<\/em>me nj\u00eb keqkuptim t\u00eb madh marksist p\u00ebr fen\u00eb. Thelbi metafizik i fes\u00eb nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pronar\u00ebve kapitalist\u00eb dhe kurr\u00eb nuk ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr ta mbajtur shtres\u00ebn e varf\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur aty ku \u00ebsht\u00eb. K\u00ebtu Marksi dhe miqt\u00eb e tij gabojn\u00eb. Thelbi metafizik i m\u00ebsimeve t\u00eb Krishtit \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtimi t\u00ebr\u00ebsor i bot\u00ebkuptimit kapitalist. Krishti na m\u00ebson dashurin\u00eb p\u00ebr tjetrin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kapitalizmi m\u00ebson dashurin\u00eb p\u00ebr vetveten. Krishti na m\u00ebson dh\u00ebnien, nd\u00ebrsa kapitalizmi t\u00eb m\u00ebson mbledhjen. Krishti t\u00eb m\u00ebson se si t\u00eb v\u00ebshtrosh n\u00eb fush\u00ebpamjen e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kapitalizmi t\u00eb m\u00ebson ta v\u00ebshtrosh \u00e7do gj\u00eb n\u00ebn mallkimin e koh\u00ebs. Krishti t\u00eb m\u00ebson si t\u00eb rritesh shpirt\u00ebrisht, nd\u00ebrsa kapitalizmi t\u00eb m\u00ebson si t\u00eb mir\u00ebmbash trupin e t\u00eb dukesh p\u00ebrher\u00eb i ri.<\/p>\n<p>Parakushti metafizik i kapitalizmit \u00ebsht\u00eb ateizmi. Ateizmi \u00ebsht\u00eb shtrati bot\u00ebkuptimor ku mund t\u00eb lind\u00eb kapitalizmi, dhe jo Protestanizmi i Weber-it. Kapitalizmit i nevojitet braktisja e frym\u00ebs hyjnore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb kthehen n\u00eb sa m\u00eb fitimprur\u00ebs: njeriu duhet t\u00eb kthehet n\u00eb trup t\u00eb pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet &#8220;m\u00eb i dobish\u00ebm&#8221;. Ajo q\u00eb k\u00ebrkon kapitalizmi \u00ebsht\u00eb vdekja e shpirtit. Prandaj, kund\u00ebrshtimi i vet\u00ebm i nj\u00ebmendt\u00eb i kapitalizmit sot \u00ebsht\u00eb rikthimi te m\u00ebsimet e Krishtit. Ose ajo q\u00eb Chesteron-i e quan te libri Orthodoxy: Kryengritja e P\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>Sigurisht, filmi\u00a0<em>Spirited Away\u00a0<\/em>nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb film i krishter\u00eb. Por ai p\u00ebrmban nj\u00eb kund\u00ebrshti fetare ndaj sistemit kapitalist: kund\u00ebrshtimin e vet\u00ebm t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb ndaj sistemit kapitalist, pasi ai niset q\u00eb nga rr\u00ebnj\u00ebt. M\u00eb posht\u00eb do t\u00eb sqaroj themelet e k\u00ebtij kund\u00ebrshtimi shpirt\u00ebror.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb filmit e shikojm\u00eb se ky film \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i p\u00ebrqendruar n\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsin\u00eb ton\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb ne kemi me sistemin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm ekonomik. Chihiro me prind\u00ebrit, duke ecur bashk\u00eb, n\u00eb fillim shikojn\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb braktisur, e cila po r\u00ebnkonte. I ati i thot\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb park arg\u00ebtimi, i cili \u00ebsht\u00eb mbyllur ngaq\u00eb u prish ekonomia. M\u00eb von\u00eb ata hyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vdekur, pa njer\u00ebz. Ka vet\u00ebm objekte dhe k\u00ebnaq\u00ebsi kafsh\u00ebrore. Vet\u00eb familja e Chihiro-s zhytet n\u00eb k\u00ebto k\u00ebnaq\u00ebsi kafsh\u00ebrore, dhe i ati shfaj\u00ebsohet duke th\u00ebn\u00eb se mund ta paguaj\u00eb gjith\u00e7ka fal\u00eb kart\u00ebs s\u00eb tij bankare. Q\u00eb k\u00ebtu kemi hyrjen n\u00eb kritik\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb filmit: sistemi yn\u00eb ekonomik na ka kthyer n\u00eb gj\u00ebsende t\u00eb pashpirt\u00eb. Vet\u00eb subjekti \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb objekt. Si p\u00ebrfundim, vet\u00eb prind\u00ebrit e Chihiro-s kthehen n\u00eb derra: n\u00eb at\u00eb q\u00eb ata vet\u00eb duan t\u00eb han\u00eb.<\/p>\n<p>Filmi\u00a0<em>Spirited Away<\/em>\u00a0na rikujton s\u00ebrish se sado p\u00ebrrallor\u00eb, sado t\u00eb zhytur n\u00eb t\u00eb ardhmen apo n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, sado t\u00eb p\u00ebrbotsh\u00ebm t\u00eb jen\u00eb rr\u00ebfimet, ato p\u00ebrher\u00eb shprehin frym\u00ebn e bashk\u00ebkoh\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi shoq\u00ebrore, politike, ekonomike ku p\u00ebrher\u00eb humb brend\u00ebsia hyjnore. Pasi Chihiro hyn brenda sistemit, ajo e kupton se t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb derra, p\u00ebrbindsha ose hije t\u00eb zgav\u00ebrta. Sistemi ta merr shpirtin duke t\u00eb futur n\u00ebn kontrat\u00eb, duke t\u00eb marr\u00eb emrin dhe duke t\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr. Njer\u00ebzit jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb hije t\u00eb zgav\u00ebrta, t\u00eb cilat mbulohen me lloj-lloj kostumesh t\u00eb tepruara e t\u00eb panevojshme, dhe kjo vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbuluar hi\u00e7in p\u00ebrbrenda. E, pavar\u00ebsisht t\u00eb gjitha k\u00ebtyre, prap\u00eb qyteti ndri\u00e7on si flori kur e shikojm\u00eb nga larg. Nj\u00eb qytet me nj\u00eb drit\u00eb josh\u00ebse prej s\u00eb largu, por kur futesh p\u00ebrbrenda, t\u00eb mbyt e t\u00eb skllav\u00ebron.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e filmit p\u00ebrq\u00ebndrohet te tema e pun\u00ebsimit. Njer\u00ebzit skllav\u00ebrohen n\u00ebp\u00ebrmjet marr\u00ebdh\u00ebnies pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs-pun\u00ebtor. T\u00ebr\u00eb derrat, p\u00ebrbindshat dhe hijet punojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend ku lahen shpirtrat er\u00ebkeq. Kjo nd\u00ebrmarrje drejtohet nga shtriga Ubaba. K\u00ebtu kuptojm\u00eb se puna t\u00eb jepet si nder: ti duhet t\u00eb jesh p\u00ebrher\u00eb i n\u00ebnshtruar ndaj pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, i cili t\u00eb b\u00ebri nj\u00eb nder duke ta dh\u00ebn\u00eb pun\u00ebn ty, e jo dikujt tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi t\u00eb skllav\u00ebron shpirt\u00ebrisht. Tani ti duhet t\u2019i jesh p\u00ebrher\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, se p\u00ebrndryshe e humb pun\u00ebn. Kur Chihiro i k\u00ebrkon pun\u00ebsim shtrig\u00ebs, ajo i hak\u00ebrrehet duke e quajtur p\u00ebrtace, e llastuar dhe nj\u00eb hi\u00e7. Gjithsesi shtriga m\u00eb pas ia jep pun\u00ebn, ama ia jep duke n\u00ebnshkruar me t\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb. Kontrata t\u00eb jepet pa asnj\u00ebfar\u00eblloj shpjegimi, dhe duhet n\u00ebnshkruar menj\u00ebher\u00eb, pa shpjegime, pasi p\u00ebrndryshe e humb mund\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs. Pik\u00ebrisht n\u00ebp\u00ebrmjet kontrat\u00ebs shtriga ua merr shpirtin njer\u00ebzve dhe iu jep nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr. Chihiro-s i jepet nj\u00eb em\u00ebr i ri: Sen. Vet\u00eb v\u00ebnia e emrit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb me n\u00ebnkuptime fetare: kur njeriu b\u00ebhet pjes\u00eb e nj\u00eb feje, ai pag\u00ebzohet me nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb ri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, kapitalizmi me ritualet e tij vazhdimisht \u00ebsht\u00eb duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb sistem antifetar me trajta fetare.<\/p>\n<p>Brenda pun\u00ebs \u00e7do gj\u00eb b\u00ebhet pa shpirt, b\u00ebhet t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mekanike. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e shohim te ngroh\u00ebsi trupmerimang\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb b\u00ebn. Punonj\u00ebsit e tij jan\u00eb ca si gjallesa n\u00eb trajt\u00ebn e milingon\u00ebs. Me pak fjal\u00eb, jan\u00eb skllev\u00ebr t\u00eb tij q\u00eb zbatojn\u00eb urdhrat mekanikisht.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb shtrohet pyetja: gjith\u00eb ky sistem kujt i sh\u00ebrben? P\u00ebr k\u00eb \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb kjo vuajtje dhe gjith\u00eb kjo nd\u00ebrmarrje skllav\u00ebrore? Kjo e gjitha \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shpirtrat er\u00ebkeq. Ata kontrollojn\u00eb gjith\u00e7ka n\u00ebp\u00ebrmjet paras\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb punojn\u00eb q\u00eb t\u00eb lajn\u00eb shpirtrat er\u00ebkeq: ca topa t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb p\u00ebg\u00ebrash q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u lar\u00eb. Kapitalisti shfaqet si nj\u00eb top i madh t\u00eb p\u00ebg\u00ebrash, i cili, pasi pastrohet, nxjerr gj\u00ebra t\u00eb vdekura. Brenda k\u00ebtij topi t\u00eb madh t\u00eb p\u00ebg\u00ebrash fshihet vet\u00eb vdekja, e cila shfaqet n\u00eb trajt\u00ebn e nj\u00eb kafke t\u00eb frikshme.<\/p>\n<p>P\u00ebrbindshat jan\u00eb t\u00eb lumtur pasi i sh\u00ebrbejn\u00eb Vdekjes. Vdekja i jep atyre ca t\u00eb holla dhe kaq mjafton p\u00ebr ta. P\u00ebr shpirtrat er\u00ebkeq, njer\u00ebzit mbajn\u00eb er\u00eb. P\u00ebrbindshat e pashpirt nuk e durojn\u00eb dot frym\u00ebn e shenjt\u00eb. Ata duan q\u00eb \u00e7do individ t\u00eb jet\u00eb si ata. \u00c7do gj\u00eb lejohet n\u00ebse je i pasur. Nuk \u00ebsht\u00eb nderi, nuk \u00ebsht\u00eb dija, por pasuria ajo q\u00eb e p\u00ebrligj \u00e7do gj\u00eb brenda sistemit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga besimet e tjera thelb\u00ebsore metafizike q\u00eb shfaqet n\u00eb film \u00ebsht\u00eb mendimi se askush nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb i keq, por thjesht jemi produkte t\u00eb sistemit. Edhe vet\u00eb kapitalisti, n\u00eb trajt\u00ebn e shpirtit er\u00ebkeq, e pranon se arsyeja p\u00ebrse ai i gllab\u00ebron njer\u00ebzit p\u00ebrmes lek\u00ebve \u00ebsht\u00eb vetmia. Vetmia sh\u00ebrben si parakushti i hedonizmit kafsh\u00ebror. Ne nuk shkojm\u00eb drejt k\u00ebnaq\u00ebsive t\u00eb p\u00ebrkohshme nga d\u00ebshira, por nga nevoja e vetmis\u00eb. Ndryshimin e karakterit e shohim edhe te personazhi Haku: ai \u00ebsht\u00eb dikush tjet\u00ebr jasht\u00eb pune, dhe dikush tjet\u00ebr brenda saj. I eg\u00ebr dhe i pam\u00ebshirsh\u00ebm n\u00eb pun\u00eb, dashamir\u00ebs dhe gjithmon\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb t\u00eb dobt\u00ebve jasht\u00eb saj. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe me djalin e shtrig\u00ebs: para se t\u00eb udh\u00ebtonte me Chihiron, ai e shikon \u00e7dok\u00ebnd si mikrob dhe send p\u00ebr t\u2019u zbavitur. Pas udh\u00ebtimit, ai ndryshon t\u00ebr\u00ebsisht. E shohim k\u00ebt\u00eb gj\u00eb edhe te motra e shtrig\u00ebs Ubaba. Shtriga ka nj\u00eb mot\u00ebr binjake, e cila jeton diku larg saj. Ajo kujdeset p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt dhe \u00ebsht\u00eb njeri shum\u00eb i dashur. Thelbi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kafsh\u00ebror ndaj tjetrit. Sistemi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb kafsh\u00ebror, i cili i kthen t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb p\u00ebrbindsha. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe kritika e Rusos\u00eb ndaj Hobsit: Hobsi e ngat\u00ebrroi karakterin njer\u00ebzor n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ku ai jetonte, me vet\u00eb thelbin dhe natyr\u00ebn njer\u00ebzore t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Dua t\u2019i kushtoj edhe dy fjal\u00eb fundit k\u00ebtij filmi: m\u00ebnyr\u00ebs sesi Chihiro largohet prej sistemit. Mendoj se dalja q\u00eb shfaqet n\u00eb k\u00ebt\u00eb film \u00ebsht\u00eb n\u00eb trajt\u00ebn e nj\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb sinqert\u00eb e t\u00eb vendosur me vetveten dhe realitetin. Chihiro del jasht\u00eb sistemit kur kupton se asnj\u00eb prej derrave nuk jan\u00eb prind\u00ebrit e saj. Ajo largohet kur t\u00ebhuaj\u00ebsohet t\u00ebr\u00ebsisht nga sistemi ku jeton.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fundit shohim edhe nj\u00eb dalje t\u00eb err\u00ebt tejp\u00ebrtej tunelit. Kjo \u00ebsht\u00eb vdekja e nevojshme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb lind\u00eb di\u00e7ka e re. Filmi p\u00ebrfundon p\u00ebrfsheht\u00ebsisht me nj\u00eb udh\u00ebtim drejt s\u00eb ardhmes s\u00eb panjohur. K\u00ebtu p\u00ebrfundon edhe ky shqyrtim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\"><\/div>\n<div class=\"share\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Thelbi i filmit\u00a0Spirited Away\u00a0(Braktisur nga Fryma) \u00ebsht\u00eb ky: zhdukja e frym\u00ebs hyjnore n\u00eb bot\u00ebn kapitaliste. Ky shkrim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqyrtim poetik i k\u00ebtij filmi t\u00eb animuar. Me shqyrtim poetik k\u00ebtu, dua t\u00eb them se ky shkrim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me t\u00eb th\u00ebn\u00ebn e path\u00ebnshme t\u00eb filmit: at\u00eb q\u00eb filmi e n\u00ebnkupton dhe e shfaq, por [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":10936,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[2015],"ppma_author":[263],"class_list":["post-4326","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-filmi-spirited-away"],"authors":[{"term_id":263,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"erlind-sulko","display_name":"Erlind Sulko","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/sulko.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/sulko.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Erlind Sulko ka lindur n\u00eb Tiran\u00eb, Shqip\u00ebri. Ka mbaruar studimet ba\u00e7elor p\u00ebr filozofi n\u00eb Universitetin e Otav\u00ebs, Kanada. Tani merret kryesisht me poezi, hulumtime letrare dhe mbledhje librash t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb rrall\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4326","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4326"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4326\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13535,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4326\/revisions\/13535"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10936"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4326"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4326"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4326"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4326"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}