{"id":4371,"date":"2015-08-28T12:24:00","date_gmt":"2015-08-28T10:24:00","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4371"},"modified":"2024-11-20T12:26:02","modified_gmt":"2024-11-20T10:26:02","slug":"maxhupi-ai-te-cilit-nganjihere-i-themi-rom","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/uncategorized\/maxhupi-ai-te-cilit-nganjihere-i-themi-rom\/","title":{"rendered":"Maxhupi, ai t\u00eb cilit nganjiher\u00eb i themi rom"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Para disa dit\u00ebve u konfrontuem me tregimin e radh\u00ebs nga reportuari horror i QKUK-s\u00eb (tregimet e tyne s\u2019po ndalen, thue se po i prodhojn\u00eb p\u00ebr popullaritet). Nji pacient rom ishte injorue n\u00eb korridoret e nji klinike, ku kishte shkue me marr\u00eb ndihm\u00eb mjek\u00ebsore. E dijm\u00eb q\u00eb nuk asht i pari q\u00eb trajtohet k\u00ebshtu, pamvar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike, por p\u00ebrderisa zhurma rreth \u00e7ashtjes po shuhet goxha shpejt, shansat q\u00eb ky do t\u00eb jet\u00eb rasti i fundit jan\u00eb t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Kjo sjellje duhet me qen\u00eb absolutisht e papranueshme n\u00eb nji vend demokratik. Sidomos n\u00ebse asht diskriminuese n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike t\u00eb pacientit, e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse vjen prej atyne q\u00eb paguhen prej buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs &#8211; pra prej pares ton\u00eb. E as mos t\u00eb foli p\u00ebr betimin q\u00eb mjek\u00ebt e kan\u00eb dhan\u00eb me i sh\u00ebrbye njer\u00ebzit profesionalisht.<\/p>\n<p>Ne jemi m\u00ebsu me QKUK-n\u00eb, me ndigjue tregime t\u00eb trishtueshme p\u00ebr trajtimet q\u00eb u bahen pacient\u00ebve, por nuk guxojm\u00eb me u verbue para mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb sjellja, t\u00eb cil\u00ebn jemi m\u00ebsue me e konsiderue \u201cnormale\u201d, asht thjesht\u00eb diskriminim etnik, e nuk asht bile as \u201cve\u00e7\u201d munges\u00eb kulture dhe profesionalizmi.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, e teprova kur thash\u00eb se u konfrontuem me nji tregim t\u00eb till\u00eb &#8211; n\u00eb realitet, sipas mendimit tem, krejt \u00e7ka ka ndodh\u00eb asht kjo: rr\u00ebfimi na u p\u00ebrplas\u00eb n\u00eb surrat. Disa prej nesh u mllefos\u00ebm, bile edhe u munduem me u konfrontue me te, por shum\u00eb shpejt e pam\u00eb q\u00eb zani yn\u00eb mbytej n\u00eb heshtjen e shumic\u00ebs: \u201cShhhh, mos e thuej, mos e thuej at\u00eb fjal\u00eb, pe din ti at\u00eb fjal\u00ebn!\u201d<\/p>\n<p>A po e dini ju cil\u00ebn fjal\u00eb?<\/p>\n<p>Raciz\u00ebm!<\/p>\n<p>Po, po raciz\u00ebm! Problemi ma i madh i Kosov\u00ebs me racizmin e saj asht fakti se qytetar\u00ebt &#8211; s\u00eb paku shumica prej tyne &#8211; nuk e dijn\u00eb definicionin e racizmit. Ata nuk bajn\u00eb hajgare kur mendojn\u00eb q\u00eb asht n\u00eb rregull dhe absolutisht jo raciste me i than\u00eb nji romi \u201cmaxhup\u201d, p\u00ebrderisa \u201ce ke p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb\u201d. P.sh. \u201csa gjynah ky maxhupi\u201d. Ata mendojn\u00eb q\u00eb, tue ia ngjit\u00eb nji \u201cgjynah\u201d p\u00ebr mbrapa \u201cmaxhupit\u201d, zbutet em\u00ebrtimi n\u00ebn\u00e7mues q\u00eb, n\u00eb kokat e shqiptar\u00ebve, serbeve, turqve etj., asocohet me kanta t\u00eb b\u00ebrllogut.<\/p>\n<p>Ndodh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb bisedave t\u00eb drek\u00ebs n\u00ebp\u00ebr salla konferencash t\u00eb ministrive e hoteleve me yje, n\u00eb mledhje t\u00eb organizatave jo-qeveritare e qeveritare, zyrtar\u00eb e punonj\u00ebs t\u00eb ndrysh\u00ebm s\u2019e kan\u00eb problem me ia pranue njani tjetrit (tue e dijt\u00eb q\u00eb kurrkush nuk i denoncon) se romi p\u00ebr t\u00eb cilin kan\u00eb shkruejt raporte 100 faq\u00ebshe, kan\u00eb pague ekspert\u00eb me paga marramend\u00ebse, romi p\u00ebr t\u00eb cilin kan\u00eb marr\u00eb donacione milion\u00ebshe p\u00ebr projekte integruese, mbrojt\u00ebse, demokratizuese etj., n\u00eb fakt asht \u201cmaxhupi\u201d. E probemi ma i madh i k\u00ebtij, sipas tyne, nuk asht diskriminimi shoqnor q\u00eb i bahet, por stili i tij i jet\u00ebs q\u00eb e ka.<br \/>\nA asht s\u2019asht raciz\u00ebm kjo? Ju lutem vendosni ju, n\u00ebse mundeni me qen\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb me veten! A s\u2019asht diskriminimi ndaj romit n\u00eb Kosov\u00eb sistematik? Margjinalizimi ekonomik i romit dhe ekspozimi i tij ndaj l\u00ebndimeve e damtimeve n\u00eb ambientin ku jeton, a s\u2019asht sistematikisht i injoruem mu para syve tan\u00eb, tue ia rrezikue atij mir\u00ebqenien e familjes? E f\u00ebmija i tij n\u00eb rrug\u00eb as q\u00eb v\u00ebrehet ma, aq shum\u00eb q\u00eb jemi m\u00ebsue me e pa aty.<br \/>\nPrandaj romi jeton mesatarisht 15 vite ma pak se shqiptari, serbi, turku etj. dhe e mbrrin\u00eb edukimin e nalt\u00eb shum\u00eb ma rrall\u00eb se pjes\u00ebtar\u00ebt e grupeve tjera etnike. Ai e braktis\u00eb shum\u00eb ma shpesh shkoll\u00ebn se f\u00ebmij\u00ebt e grupeve tjera, e shpesh nuk ka as dokumenta identifikimi p\u00ebr me u regjistrue n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>F\u00ebmija i tij refuzohet prej shkoll\u00ebs e prej pishinave, d\u00ebbohet prej autobusit ose s\u2019lejohet me hyp\u00eb n\u00eb te, krejt simbas nivelit t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb faktorit \u201cgjynah\u201d nga ana e personit p\u00ebrgjegj\u00ebs. Romi endet ma shum\u00eb korridoreve t\u00eb spitaleve se cilido person me p\u00ebrkat\u00ebsi tjet\u00ebr etnike n\u00eb Kosov\u00eb. Shkurt e shqip &#8211; gati kurrkush nuk e do romin, p\u00ebrnime!<\/p>\n<p>Romi asht ai q\u00eb i takon nji grupi etnik, papun\u00ebsia e t\u00eb cilit ndoshta shkon mbi 90%. K\u00ebshtu q\u00eb, po, normal \u2013 \u201cstili i jet\u00ebs\u201d, se p\u00ebr pak e harrova!<br \/>\nPik\u00ebrisht \u201cstili i jet\u00ebs\u201d asht problemi ma i madh i romit! A po e shihni qysh? Asht, sepse Kosova ka shum\u00eb racist\u00eb! Disa prej tyne bile marrin shum\u00eb pare n\u00eb em\u00ebn t\u00eb projekteve p\u00ebr rom\u00ebt. Do tjer\u00eb, kryet me ua pre, nuk besojn\u00eb q\u00eb jan\u00eb racist\u00eb, pamvar\u00ebsisht se \u201cmaxhupit\u201d ve\u00e7 nganjiher\u00eb i thojn\u00eb rom.<\/p>\n<p>Empatia e shumic\u00ebs\u00a0 ndaj rom\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb asht e p\u00ebrth\u00ebkume n\u00eb relacione \u201cnalt\u00eb-posht\u00eb\u201d, \u201csuperior-inferior\u201d oh, dhe definitivisht \u201ci fort\u00eb-gjynah\u201d. I shikuem prej naltit posht\u00eb ma keq se \u201cshkijet\u201d prej shqiptar\u00ebve dhe i shikuem prej naltit posht\u00eb ma zi se \u201c\u0161iptari\u201d prej serbeve, ky asht romi, drejt\u00ebsia jon\u00eb ndaj t\u00eb cilit po vjen n\u00eb shprehje ve\u00e7 si artikulim politik i imponuem prej sponzor\u00ebve q\u00eb na kan\u00eb vizatue shtetin n\u00eb hart\u00eb t\u00eb bot\u00ebs. Na nuk identifikohemi hala me drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb parasheh barazi mes njer\u00ebzve pamvar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike. Na nuk identifikohemi hala me demokracin\u00eb. Un\u00eb mendoj se na jemi racist\u00eb &#8211; ndaj romit po se po &#8211; por edhe ndaj nji afroamerikani q\u00eb ka ardh\u00eb me sh\u00ebrbye n\u00eb Kosov\u00eb. Ve\u00e7se at\u00eb nuk e kemi guximin me e shiku prej nalt\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb mjaftohemi me \u201czg\u00ebrdhimje\u201c mes vete tue ia komentue ngjyr\u00ebn e l\u00ebkur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse e keni v\u00ebshtir\u00eb me pa \u00e7ka po mundohna me than\u00eb, ju ftoj, jo me mendue, por me i kujtue ndjenjat tueja kur jeni trajtue si qytetar\u00eb t\u00eb \u201cklasit t\u00eb dyt\u00eb\u201d, e n\u00ebse nuk keni kujtime tuejat, g\u00ebrmoni n\u00ebp\u00ebr kujtime t\u00eb trash\u00ebgume prej prind\u00ebrve, gjysh\u00ebve e st\u00ebrgjysh\u00ebve tuej &#8211; do t\u00eb gjeni mjaft p\u00ebr me u kujtue se s\u2019ju ka p\u00eblqye ai trajtim, se iu ka damtue vet\u00ebbesimin, cenue vet\u00ebvler\u00ebsimin, kafshue dinjitetin dhe mbi t\u00eb gjitha ngadal\u00ebsue p\u00ebrparimin.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb jo, kategorisht jo! Nuk asht stili i jet\u00ebs s\u00eb rom\u00ebve problemi!\u00a0 Shkaku i varfnis\u00eb e diskriminit q\u00eb ata e hasin n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoqni asht dashnia e teprueme e shqiptar\u00ebve, serbeve, turqve etj. ndaj vetvetes q\u00eb po ua ngushton zemrat aq sa mos me pas\u00eb vend ma aty p\u00ebr rom\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebr ndonji gjynah aty k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Rom\u00ebt do t\u00eb banin mir\u00eb mos me u mb\u00ebshtet\u00eb n\u00eb \u201cm\u00ebshir\u00ebn\u201d e demokracis\u00eb n\u00eb let\u00ebr, por me e kutpue q\u00eb e drejta e tyne p\u00ebr trajtim t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb shoqni nuk asht vet\u00ebkuptuesh\u00ebm e sigurueme me ul\u00ebsen e garantueme n\u00eb parlament. E drejta e tyne p\u00ebr trajtim t\u00eb barabart\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb lufta themelore p\u00ebr lirin\u00eb q\u00eb iu takon, rreth t\u00eb cil\u00ebs duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bashkuem.<\/p>\n<p>\u201cLiria asht e shtrejt\u00eb!\u201d, na kan\u00eb m\u00ebsue t\u00eb par\u00ebt. Na ka m\u00ebsue vet\u00eb jeta. Prandaj n\u00eb em\u00ebn t\u00eb t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb, n\u00eb em\u00ebn t\u00eb dashnis\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn, na duhet me shpall\u00eb zero toleranc\u00eb p\u00ebr racizmin, qoft\u00eb ai edhe rezultat i injoranc\u00ebs. Sepse, n\u00eb vetvete, edhe injoranca ma shum\u00eb toleranc\u00eb nuk meriton.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; Para disa dit\u00ebve u konfrontuem me tregimin e radh\u00ebs nga reportuari horror i QKUK-s\u00eb (tregimet e tyne s\u2019po ndalen, thue se po i prodhojn\u00eb p\u00ebr popullaritet). Nji pacient rom ishte injorue n\u00eb korridoret e nji klinike, ku kishte shkue me marr\u00eb ndihm\u00eb mjek\u00ebsore. E dijm\u00eb q\u00eb nuk asht i pari q\u00eb trajtohet k\u00ebshtu, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":10533,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1912,972,990],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-4371","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized","tag-komunitetet","tag-kosove","tag-racizmi"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4371","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4371"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4371\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10534,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4371\/revisions\/10534"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10533"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4371"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4371"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4371"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4371"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}