{"id":4390,"date":"2019-01-17T14:09:43","date_gmt":"2019-01-17T12:09:43","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4390"},"modified":"2024-12-23T16:01:53","modified_gmt":"2024-12-23T14:01:53","slug":"mos-krijoni-ide-te-medha-nuk-do-te-ndodhin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/mos-krijoni-ide-te-medha-nuk-do-te-ndodhin\/","title":{"rendered":"Mos krijoni ide t\u00eb m\u00ebdha, nuk do t\u00eb ndodhin"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Shoq\u00ebrit\u00eb dhe shtetet krijojn\u00eb mite, disa nga k\u00ebto mite lidhen me ekonomin\u00eb dhe si t\u00eb tilla \u00a0ndikojn\u00eb n\u00eb mendimin ekonomik dhe politikat ekonomike t\u00eb vendit. Resurset natyrale t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb nuk kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr zhvillim ekonomik t\u00eb vendit, ato kan\u00eb ndikuar n\u00eb krijimin e miteve mbi zhvillimin ekonomik, duke orientuar v\u00ebmendjen e publikut gabimisht n\u00eb fusha joprioritare dhe duke orientuar qeverit\u00eb n\u00eb zhvillim t\u00eb politikave joefikase.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb librat e shkollave dhe fakulteteve tona lexojm\u00eb se si Kosova \u00ebsht\u00eb e mbushur me minerale e pasuri natyrore dhe se si k\u00ebto pasuri do t\u2019i sjellin Kosov\u00ebs zhvillim ekonomik t\u00eb nivelit bot\u00ebror. Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb paraluft\u00ebs, mendohej q\u00eb pushtimi i Kosov\u00ebs nga Serbia po e pengonte zhvillimin e saj, sepse p\u00ebrndryshe Kosova posedonte potencial q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej nd\u00ebr shtetet m\u00eb t\u00eb pasura n\u00eb bot\u00eb. Pas periudh\u00ebs s\u00eb \u00e7lirimit, u bindem q\u00eb kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb, pra nuk do t\u00eb b\u00ebhemi shtet i pasur fal\u00eb resurseve natyrale. Por prap\u00ebseprap\u00eb n\u00eb mendjen e njer\u00ebzve, bizneseve dhe politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsve \u00a0ende mbizot\u00ebron bindja se kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb drejt zhvillimit ekonomik. Pra, mendja dhe logjika e zhvillimit t\u00eb Kosov\u00ebs ende bazohet n\u00eb shfryt\u00ebzimin e resurseve natyrale ose n\u00eb gjetjen e nj\u00eb formule magjike e cila do t\u00eb b\u00ebj\u00eb mrekulli dhe do ta realizoj\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e pasurive megalomane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Resursi m\u00eb strategjik, i p\u00ebrmendur p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb pozita e saj strategjike. Ky faktor strategjik \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e secilit prezantim p\u00ebr Kosov\u00ebn, pra Kosova \u00ebsht\u00eb \u201c<em>nj\u00eb shtet i vog\u00ebl n\u00eb Ballkan me nj\u00eb pozit\u00eb strategjike n\u00eb Evrop\u00eb dhe bot\u00eb q\u00eb sh\u00ebrben si\u00a0ur\u00eb lidh\u00ebse\u00a0n\u00eb mes lindjes dhe per\u00ebndimit.<\/em>\u201d Ky lloj shpjegimi se Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Ballkanit dhe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb lidhjeve n\u00eb mes per\u00ebndimit dhe lindjes domosdo kuptohet si di\u00e7ka q\u00eb e b\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebn shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht dhe di\u00e7ka q\u00eb i siguron Kosov\u00ebs p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb pamohueshme p\u00ebr zhvillim. Me k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb gjeografike Kosova mendohet se \u00ebsht\u00eb atraktive p\u00ebr investimet e huaja. Fatkeq\u00ebsisht, secili shtet i Ballkanit mburret me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn parull\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkruan pozit\u00ebn gjeografike, pra secili shtet i rajonit e sheh veten n\u00eb pozicion strategjik n\u00eb nivelin global, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb pika lidh\u00ebse, dhe t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb n\u00eb kufi n\u00eb mes per\u00ebndimit dhe lindjes. Ndoshta \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb Kosova t\u00eb filloj\u00eb ta konsideroj\u00eb m\u00eb me modesti faktin q\u00eb ka pozit\u00eb t\u00eb mir\u00eb strategjike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb minierat e Trep\u00e7\u00ebs kishte aq xehe t\u00eb pasura saq\u00eb e t\u00ebr\u00eb Jugosllavia ishte zhvilluar nga Trep\u00e7a. Nuk mjaftuan si informata vet\u00ebm ato q\u00eb shkruheshin n\u00ebp\u00ebr libra p\u00ebr rezervat n\u00ebntok\u00ebsore, por imagjinata shkoi edhe m\u00eb lart, pas luft\u00ebs u p\u00ebrhap edhe informata se n\u00eb Kosov\u00eb kishte\u00a0<strong>uranium<\/strong>\u00a0dhe se kjo ishte edhe arsyeja kryesore e ardhjes dhe pranis\u00eb ushtarake nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb (Ushtria e SHBA). Projekt tjet\u00ebr megaloman ishte edhe projekti i njohur i Gjeneralit Wesley Clark, q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb nga rezervat e linjitit t\u00eb krijohet nafta, pra me nj\u00eb proces teknologjik kjo nd\u00ebrmarrje do t\u00eb investonte n\u00eb Kosov\u00eb dhe do t\u00eb krijonte naft\u00eb nga linjiti. K\u00ebshtu, Kosova do t\u00eb b\u00ebhej vend i nxjerrjes s\u00eb naft\u00ebs tamam si vendet arabe dhe do t\u00eb g\u00ebzonte pasuri marramend\u00ebse!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Zhvillimi i turizmit n\u00eb Kosov\u00eb po ashtu \u00ebsht\u00eb par\u00eb si potencial i madh p\u00ebr zhvillim ekonomik. Duke qen\u00eb se poashtu jemi rritur me informacionin q\u00eb Brezovica ka nj\u00eb pozit\u00eb dhe terren t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, ideja q\u00eb kjo zon\u00eb do t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb me leht\u00ebsi turist\u00ebt nga e gjith\u00eb bota shihej si aq e leht\u00eb saq\u00eb qeveria krijoi plane t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb duke e projektuar projektin me mbi 410 milion\u00eb investime q\u00eb do t\u00eb siguronte mbi 3500 vende t\u00eb pun\u00ebs. Pas disa vitesh p\u00ebrpjekjeje dhe milionash t\u00eb shpenzuar p\u00ebr konsulenc\u00eb dhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera, edhe ky projekt d\u00ebshtoi dhe investitor\u00ebt e huaj d\u00ebshtuan t\u00eb binden p\u00ebr investime n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. P\u00ebrderisa qeveria ishte e z\u00ebn\u00eb me plane \u00a0madhore milion\u00ebshe; nd\u00ebrkoh\u00eb asnj\u00eb investim minor nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe gjendja e Brezovic\u00ebs n\u00eb terren ngelet e mjerueshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb vitin 2001 kishin filluar t\u00eb b\u00ebheshin plane p\u00ebr nd\u00ebrtimin e termocentraleve, ku \u00a0n\u00eb vitin 2005 ishte vendosur t\u00eb b\u00ebhej nd\u00ebrtimi i Termocentralit C prej 2100 megavatesh, e q\u00eb ishte llogaritur si projekti m\u00eb i madh kapital n\u00eb Kosov\u00eb, ky projekt pastaj u ndryshua n\u00eb \u201cKosova e Re\u201d, ku edhe kapaciteti i tij prodhues ndryshoi nga 2,000 n\u00eb 1,000 megavat. Qeveria gati \u00e7do vit ka shpallur tender\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt dhe ka premtuar q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij projekti Kosov\u00ebn ta shnd\u00ebrroj\u00eb n\u00eb fuqi rajonale t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb. Tash e disa vite qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke negociuar me investitorin Coutour Global p\u00ebr ta bindur q\u00eb t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e termocentralit, dhe me t\u00eb gjitha favorizimet dhe leht\u00ebsimet e ofruara nga qeveria, ku shteti i Kosov\u00ebs merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u2019ia paguaj\u00eb Contour Global-it t\u00eb gjitha shpenzimet, k\u00ebstet e kredis\u00eb, kamat\u00ebn, fitimin, tatimin n\u00eb fitim, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr investitori p.sh. t\u00eb shpenzoj\u00eb vet\u00ebm 10 euro p\u00ebr blerje t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb nevojshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e termocentralit \u201cKosova e Re\u201d, kjo marr\u00ebveshje ende nuk \u00ebsht\u00eb finalizuar. N\u00ebse n\u00ebnshkruhet kjo marr\u00ebveshje at\u00ebher\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn prej 20 vitesh, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs do t\u00eb paguaj\u00eb 5-7 miliard\u00eb euro dhe sipas mendimeve t\u00eb ekspert\u00ebve kjo marr\u00ebveshje do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e d\u00ebmshme p\u00ebr vendin dhe ekonomin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb shtator 2017 ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi ligji p\u00ebr investitor strategjik t\u00eb Kosov\u00ebs. Ky ligj \u00ebsht\u00eb krijuar pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investitor\u00ebt n\u00eb fush\u00ebn e minierave dhe energjis\u00eb, pra duke u nisur nga fakti q\u00eb Kosova ka resurse n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor dhe se me nj\u00eb ligj i cili siguron disa leht\u00ebsime, investitor\u00ebt do t\u00eb renditeshin p\u00ebr t\u2019i shfryt\u00ebzuar resurset tona t\u00eb shtrenjta natyrale. Nga shkurti i vitit \u00a02017 e deri m\u00eb tani, pas dy viteve ende nuk kemi asnj\u00eb investitor strategjik t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb k\u00ebta sektor sipas k\u00ebtij ligjit. Fakti q\u00eb edhe me ftesa e ligje t\u00eb ve\u00e7anta nuk kemi arritur t\u00eb t\u00ebrheqim investitor\u00eb strategjik\u00eb, duhet s\u00eb paku t\u00eb na sh\u00ebrbej\u00eb si m\u00ebsim mbi trajtimin q\u00eb i b\u00ebjm\u00eb resurseve natyrale. Rrjedhimisht t\u00eb ndryshojm\u00eb bot\u00ebkuptimin q\u00eb resurset tona natyrale jan\u00eb aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr bot\u00ebn dhe investitor\u00ebt e huaj, saq\u00eb ata do te b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos p\u00ebr t\u2019i shfryt\u00ebzuar k\u00ebto resurse.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Edhe po t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb gjitha ato q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn m\u00eb lart mbi resurset natyrale, pra edhe n\u00ebse Kosova \u00ebsht\u00eb super fuqi globale, kjo s\u00eb paku deri m\u00eb tani nuk na ka sjell\u00eb asnj\u00eb t\u00eb mir\u00eb madhore n\u00eb zhvillimin ekonomik, dhe nuk do t\u00eb ishte e drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb fokusojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb energjit\u00eb duke shpresuar q\u00eb resurset natyrale do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndryshim esencial n\u00eb ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Shteti sigurisht q\u00eb duhet t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb pasurit\u00eb natyrore p\u00ebr zhvillim t\u00eb tij ekonomik, kjo nuk mohohet, por iluzioni i zhvillimit t\u00eb shpejt\u00eb duke u bazuar n\u00eb resurse natyrale dhe duke l\u00ebn\u00eb anash zhvillimin e brendsh\u00ebm ekonomik, \u00a0\u00ebsht\u00eb gabimi m\u00eb i madh q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb shtet qoft\u00eb i pasur apo i varf\u00ebr me resurse natyrale. N\u00eb terminologjin\u00eb ekonomike, disponimi me resurse natyrale tek shtetet e pazhvilluara njihet si \u201cmallkim i resurseve\u201d q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ato shtete jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i shfryt\u00ebzojn\u00eb resurset e tyre p\u00ebr zhvillim, por k\u00ebto resurse do t\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb nivelin ekonomik dhe demokraci. Shembull t\u00eb k\u00ebtij fenomeni jan\u00eb disa shtete afrikane t\u00eb cilat jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb pasura me resurse por q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb popullat\u00eb skajshm\u00ebrisht t\u00eb varf\u00ebr dhe udh\u00ebhiqen nga qeveri korruptive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Resurset natyrale jan\u00eb t\u00eb vlefshme vet\u00ebm p\u00ebr ato shtete q\u00eb kan\u00eb institucione t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, transparente dhe nivel t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb korrupsionit. Resurset natyrale nuk jan\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e shpejt\u00eb e zhvillimit ekonomik, dhe mund t\u00eb shfryt\u00ebzohen efektsh\u00ebm vet\u00ebm pasi t\u00eb krijohen disa parakushte. P. sh. Norvegjia q\u00eb njihet si shtet q\u00eb ka shfryt\u00ebzuar me sukses resurset natyrale t\u00eb saj, krahas shfryt\u00ebzimit t\u00eb resurseve natyrale, r\u00ebnd\u00ebsi kryesore i ka dh\u00ebn\u00eb zhvillimit t\u00eb \u00a0kapitalit njer\u00ebzor, zhvillimit t\u00eb sektoreve t\u00eb ndryshme t\u00eb ekonomis\u00eb, zhvillimit t\u00eb kapaciteteve t\u00eb kompanive vendore, zhvillimit t\u00eb teknologjis\u00eb dhe Know-How-it.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Zhvillimi ekonomik i Kosov\u00ebs nuk duhet bazuar n\u00eb veprime \u00a0t\u00eb \u201cm\u00ebdha\u201d strategjike e as n\u00eb investitor\u00eb strategjik\u00eb, resurset m\u00eb t\u00eb vlefshme t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb njer\u00ebzit e kualifikuar dhe bizneset vendore, e q\u00eb fatkeq\u00ebsisht q\u00eb nga ekzistenca si shtet k\u00ebto t\u00eb dyja po d\u00ebmtohen \u00e7do dit\u00eb. Njer\u00ebzit e kualifikuar po ikin nga Kosova dhe kualiteti i edukimit n\u00eb shkollat po vazhdon t\u00eb bjer\u00eb. Bizneset vendore t\u00eb cilat jan\u00eb shtylla e ekonomis\u00eb po mbyllen, kurse konkurrenca jolojale po rritet, ambienti i t\u00eb b\u00ebrit biznes po v\u00ebshtir\u00ebsohet, kurse korrupsioni po rritet. N\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb qeverisjes me shtetin, resurset natyrale jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb mallkim sesa bekim, dhe \u00e7do shfryt\u00ebzim i resurseve natyrale si nga kompanit\u00eb e vendit ashtu edhe nga investitor\u00ebt e huaj sigurisht do t\u00eb sjell\u00eb vet\u00ebm d\u00ebme an\u00ebsore si d\u00ebmtim t\u00eb ambientit, sh\u00ebndetit, buxhetit etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebr ata q\u00eb presin \u201cboom\u201d ekonomik duke u bazuar n\u00eb veprime t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb qeveris\u00eb, le t\u00eb pajtohen q\u00eb kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb. Politikat qeveritare duke ndjekur zhvillim t\u00eb shpejt\u00eb, investime strategjike, shfryt\u00ebzim t\u00eb resurseve, zona t\u00eb lira ekonomike amerikane, liberalizim t\u00eb vizave, etj. vet\u00ebm se po e keqorientojn\u00eb publikun dhe po fshehin d\u00ebshtimet e vazhdueshme t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><em>\u00a0P. S.\u00a0<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/Burimet_natyrore_t%C3%AB_Kosov%C3%ABs\">Burimet natyrore\u00a0jan\u00eb me boll\u00ebk n\u00eb\u00a0Kosov\u00eb<\/a>. Kosova \u00ebsht\u00eb e pasur me linjit dhe minerale si: qymyr, zink, plumb, argjend dhe krom, por ka gjithashtu dhe tok\u00eb bujq\u00ebsore produktive. Kosova ka pyje, lumenj, male, dhe tok\u00eb; \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb pasurat n\u00eb Evrop\u00eb n\u00eb lidhje me burime natyrore, t\u00eb bazuar n\u00eb sip\u00ebrfaqe. Kosova \u00ebsht\u00eb sidomos e pasur me qymyr, e treta n\u00eb Evrop\u00eb me rezerva. Kosova posedon rreth 14.700 miliard\u00eb ton linjit n\u00eb rezerva, q\u00eb e rendit Kosov\u00ebn t\u00eb pest\u00ebn n\u00eb bot\u00eb.\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shoq\u00ebrit\u00eb dhe shtetet krijojn\u00eb mite, disa nga k\u00ebto mite lidhen me ekonomin\u00eb dhe si t\u00eb tilla \u00a0ndikojn\u00eb n\u00eb mendimin ekonomik dhe politikat ekonomike t\u00eb vendit. Resurset natyrale t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb nuk kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr zhvillim ekonomik t\u00eb vendit, ato kan\u00eb ndikuar n\u00eb krijimin e miteve mbi zhvillimin ekonomik, duke orientuar v\u00ebmendjen e publikut gabimisht [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":65,"featured_media":11563,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[691,664],"ppma_author":[74],"class_list":["post-4390","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-economy","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":74,"user_id":65,"is_guest":0,"slug":"bujar-ejupi","display_name":"Bujar Ejupi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-5-2.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-5-2.jpg"},"user_url":"","last_name":"Ejupi","first_name":"Bujar","description":"Bujar Ejupi \u00ebsht\u00eb ekonomist me p\u00ebrvoj\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7are si konsulent n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb, biznesit, marketingut dhe investimeve. Bujari ka qen\u00eb  z\u00ebvend\u00ebsdrejtor komercial n\u00eb Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Prishtin\u00ebs, nd\u00ebrsa aktualisht \u00ebsht\u00eb menaxher i projekteve n\u00eb sektorin jo-qeveritar. Ai ka mbaruar Fakultetin Ekonomik n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe dy programe master, MA n\u00eb menaxhment dhe MSc n\u00eb Menaxhim t\u00eb Sh\u00ebrbimeve (Rochester Institute of Technology). Bujari \u00ebsht\u00eb autor i disa hulumtimeve ne fush\u00ebn ekonomike dhe angazhohet si ligj\u00ebrues dhe trajnues n\u00eb fush\u00ebn e menaxhimit dhe marketingut."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4390","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/65"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4390"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4390\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11565,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4390\/revisions\/11565"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11563"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4390"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4390"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4390"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4390"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}