{"id":4430,"date":"2015-10-07T11:05:51","date_gmt":"2015-10-07T09:05:51","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4430"},"modified":"2024-11-04T16:57:22","modified_gmt":"2024-11-04T14:57:22","slug":"interesi-ne-marredheniet-nderkombetare-rasti-i-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/interesi-ne-marredheniet-nderkombetare-rasti-i-kosoves\/","title":{"rendered":"Interesi n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare: rasti i Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">K\u00ebshilltari i ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme (MPJ) t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, z. Adri Nurellari, kishte marr\u00eb mundin t\u00eb b\u00ebnte<\/span><a style=\"font-size: 16px;\" href=\"https:\/\/sbunker.net\/teh\/42288\/marredheniet-nderkombetare-te-nje-shteti-te-vogel-rasti-i-kosoves\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb gjat\u00eb<\/a><span style=\"font-size: 16px;\"> ndaj shkrimit tim mbi konceptet q\u00eb orientojn\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>Shkrimi im, \u201c<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/teh\/41596\/marredhenie-katundare-apo-marredhenie-nderkombetare\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Marr\u00ebdh\u00ebnie katundare apo marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/a>\u201d, nuk ishte menduar si kritik\u00eb ndaj protagonist\u00ebve t\u00eb MPJ-s\u00eb konkretisht, por ftes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reflektim rreth skemave publike interpretuese mbi t\u00eb cilat vler\u00ebsohen marr\u00ebdh\u00ebniet e jashtme dhe, n\u00eb ve\u00e7anti, vendit q\u00eb ka kategoria e interesit n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs. Jam i lumtur q\u00eb, megjithat\u00eb, kjo ftes\u00eb b\u00ebri jehon\u00eb edhe tek z. Nurellari, si zyrtar i k\u00ebsaj ministrie.<\/p>\n<p>Z. Nurellari kishte vendosur t\u00eb hidhte posht\u00eb gjith\u00eb shkrimin tim p\u00ebrmes dy tezave. E para, se krahasimi im i marr\u00ebdh\u00ebnieve katundare me b\u00ebrjen e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nj\u00eb forc\u00eb zakoni apo deformim profesional e n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq nj\u00eb sjellje snob\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbaltur elit\u00ebn politike kosovare me nofk\u00ebn \u2018katundare\u2019\u201d.<\/p>\n<p>Teza e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb se un\u00eb, si sociolog me p\u00ebrgatitje akademike, nuk kam aft\u00ebsi (ose kompetenc\u00eb) q\u00eb t\u00eb gjykoj rreth \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pasi q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb fush\u00eb q\u00eb, si\u00e7 l\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb z. Nurellari, un\u00eb nuk e njoh.<\/p>\n<p>Tek n\u00eb fund mund t\u00eb gjurmohen ca mospajtime konceptuale e politike, q\u00eb do t\u2019i adresoj p\u00ebr aq sa mundem, duke marr\u00eb parasysh se z. Nurellari do t\u2019i drejtohem kryesisht sipas thirrjes s\u00eb tij zyrtare, pa d\u00ebshiruar ta ngarkoj lexuesin me nj\u00eb trajtes\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, duhet t\u00eb shpreh keqardhje q\u00eb z. Nurellari, si intelektual i ngritur, nuk e kishte arritur ta lexonte shkrimin tim n\u00eb nivelin konceptual n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb shkruar. Ai, qoft\u00eb nga nxitimi, qoft\u00eb q\u00ebllimisht, keqlexon trajtimin tim t\u00eb katundarizmit, duke e krahasuar at\u00eb me p\u00ebrdorime t\u00eb ndryshme pezhorative t\u00eb fjal\u00ebs \u201ckatundar\u201d n\u00eb qarqet shoq\u00ebrore n\u00eb t\u00eb cilat mbase kalon koh\u00ebn z. Nurellari.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, duke kujtuar se shkrimi im e precizoi qart\u00eb (t\u00eb pakt\u00ebn, sipas mendimit tim) p\u00ebrdorimin e termit, nuk mund ta them se nga reagimi i z. Nurellari e kuptova se ku q\u00ebndronte problemi i tij me p\u00ebrdorimin tim t\u00eb termit katundar dhe marr\u00ebdh\u00ebnie katundare.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Sbunker-i nuk \u00ebsht\u00eb medium akademik, megjithat\u00eb, tentoj kryesisht t\u2019i p\u00ebrmbahem ca normave t\u00eb vlefshme akademike t\u00eb shkrimit analitik. Nd\u00ebr k\u00ebto \u00ebsht\u00eb preciziteti i termave dhe p\u00ebrdorimi i tyre sipas definicioneve normative.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, pasi konsultova s\u00ebrish <em>Fjalorin e Gjuh\u00ebs Shqipe<\/em>, nuk pash\u00eb se fjala \u201ckatund\u201d ose \u201ckatundar\u201d ka kuptimin e nj\u00eb fjale fyese.<\/p>\n<p>Sipas fjalorit etimologjik t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, nga Vladimir Orel, fjala \u201ckatund\u201d n\u00eb dometh\u00ebnie historike ka kuptimin e nj\u00eb bashk\u00ebsie barinjsh\u00eb. Kanuni i Lek\u00eb Dukagjinit, nj\u00eb etnografi e pasur e jet\u00ebs katundare shqiptare, i referohet katundit si nj\u00ebsi baz\u00eb shoq\u00ebrore e politike. Z. Nurellari duhet t\u00eb jet\u00eb i njohur me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e shoq\u00ebrive katundare n\u00eb historin\u00eb agrare, shoq\u00ebrore e politike shqiptare, q\u00eb un\u00eb mbase nuk kam nevoj\u00eb t\u2019ia p\u00ebrs\u00ebris k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Historikisht, p\u00ebr bashk\u00ebsit\u00eb e vogla e t\u00eb pavarura agrare, organizimi shoq\u00ebror katundar ka qen\u00eb mjet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i q\u00ebndres\u00ebs, autonomis\u00eb politike dhe vet\u00eb-organizimit. E ftoj z. Nurellari q\u00eb ta lexoj <em>The Art of Not Being Governed: An Anarchist History of Upland Southeast Asia<\/em> (2010) t\u00eb politikologut t\u00eb njohur James C. Scott q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se katundarizmi si form\u00eb e organizimit shoq\u00ebror e politik nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7ori e shqiptar\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7ori madje vet\u00ebm e Ballkanit dhe, p\u00ebrkund\u00ebr dallimeve t\u00eb ve\u00e7anta, i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb lloj gjeneralizimi sociologjik q\u00eb un\u00eb e paraqita, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb studimin e Pierre Bourdieu-s\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrive kabile t\u00eb Algjeris\u00eb (duke marr\u00eb parasysh se Bourdieu, n\u00eb studimet e tij t\u00eb m\u00ebvonshme, elementet antropologjike t\u00eb katundarizmit, i aplikon analitikisht edhe n\u00eb kultur\u00ebn urbane, moderne, kapitaliste t\u00eb Franc\u00ebs).<\/p>\n<p>Pra, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrdorimi i konceptit \u201ckatundar\u201d, me ndonj\u00eb dallim rural-urban, si\u00e7 duket ta ket\u00eb kuptuar z. Nurellari. N\u00eb shprehjen e sotme, katundarizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri moderne kulturore shqiptare q\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb thjesht\u00eb, me origjin\u00ebn gjeografike t\u00eb personave ose individ\u00ebve, apo me ekonomin\u00eb rurale (bujq\u00ebsin\u00eb e blegtorin\u00eb tradicionale). Madje, katundarizmi si metod\u00eb efektive, moderne politike e ekonomike gjen \u201cvendbanimin\u201d dhe shprehjen e vet kryesisht n\u00eb zonat urbane, moderne, vendimmarr\u00ebse t\u00eb shoq\u00ebrive shqiptare, pra n\u00eb kryeqytete dhe jo n\u00eb fshat. N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb, p\u00ebrdorimi im i termit ndjek m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb zhvilluar fillimisht nga Prof. Shinasi Rama, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i cituar n\u00eb tekst. Me sa duket, z. Nurellari nuk kishte marr\u00eb mundin ta konsultonte librin e Prof. Ram\u00ebs dhe vendosi t\u00eb interpretoj\u00eb qasjen time sipas disa paragjykimeve t\u00eb veta.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb jet\u00eb deri dikund edhe i shpjeguesh\u00ebm keqleximi i z. Nurellari t\u00eb k\u00ebsaj pjese t\u00eb shkrimit, duke qen\u00eb se ai, nuk \u00ebsht\u00eb specialist n\u00eb sociologji. Mir\u00ebpo, z. Nurellari pretendon superioritet t\u00eb njohjes s\u00eb fush\u00ebs s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Po supozojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, pavar\u00ebsisht se p\u00ebr mua nuk jan\u00eb t\u00eb njohura punimet shkencore t\u00eb z. Nurellari n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, ku ai pretendon specialitet ekskluziv.<\/p>\n<p>Po i kthehemi at\u00ebher\u00eb disa tezave t\u00eb z. Nurellari n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb dhe lidhjen q\u00eb ai ia b\u00ebn k\u00ebtyre politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs. Ajo q\u00eb m\u00eb intereson mua, duke qen\u00eb se kjo ka edhe r\u00ebnd\u00ebsi politike (si k\u00ebshilltar ministri, politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs e p\u00ebrcakton m\u00eb shum\u00eb mendimi i z. Nurellari se imi), dhe lidhet drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me objektin e shkrimit tim t\u00eb shkurt\u00ebr, \u00ebsht\u00eb qasja e z. Nurellari ndaj kategoris\u00eb s\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Z. Nurellari nuk diskuton k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ai ofron nj\u00eb diskutim t\u00eb gjat\u00eb mbi at\u00eb q\u00eb quan \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shteteve t\u00eb vogla\u201d. Po i drejtohem shkurtimisht k\u00ebtij diskutimi t\u00eb z. Nurellari, para se t\u2019i kthehem disa \u00e7\u00ebshtjeve substanciale e konkrete t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat z. Nurellari, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i MPJ-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb se kompetent q\u00eb t\u2019i diskutoj\u00eb.<\/p>\n<p>Teza e z. Nurellari bazohet n\u00eb nj\u00eb tez\u00eb, mbase edhe triviale, se shtetet e vogla nuk mund ta ndjekin politik\u00ebn e jashtme t\u00eb shteteve e m\u00ebdha. Ai thot\u00eb se shtetet e vogla, q\u00eb nuk mund t\u00eb jen\u00eb neutrale e as vet\u00ebmjaftuese, duhet t\u00eb ndjekin aleanca me shtetet e fuqishme. Pastaj thot\u00eb se me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shtetet e vogla \u00ebsht\u00eb multilateralizmi. Kjo, nd\u00ebr t\u00eb tjera, sepse pesha e shteteve t\u00eb vogla n\u00eb organizata multilaterale b\u00ebhet m\u00eb e madhe se q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb realitet, p\u00ebr shkak t\u00eb formave t\u00eb votimit, p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb zyrtar\u00ebve drejtues n\u00eb k\u00ebto organizata etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta zhvilluar k\u00ebt\u00eb tez\u00eb, z. Nurellari na prezanton nj\u00eb \u00e7orb\u00eb teorike t\u00eb realizmit, neorealizmit, liberalizmit e konstruktivizmit, duke marr\u00eb ngapak nga t\u00eb gjitha. P\u00ebrfundimi \u00ebsht\u00eb se shtetet e vogla duhet t\u00eb ndjekin\u00a0aleanca dhe multilateraliz\u00ebm. Megjithat\u00eb, aleanca dhe multilateraliz\u00ebm ndjek pothuajse \u00e7do shtet n\u00eb bot\u00eb, prandaj nuk m\u00ebsuam se \u00e7far\u00eb na qenka diferencia specifica n\u00eb rrafshin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e konceptit t\u00eb z. Nurellari t\u00eb shtetit t\u00eb vog\u00ebl. Dhe z. Nurellari, \u00e7udit\u00ebrisht, n\u00eb gjith\u00eb shkrimin e tij, nuk shpenzon asnj\u00eb sekond n\u00eb konceptin e hegjemonis\u00eb, t\u00eb cilin un\u00eb e kam p\u00ebrdor\u00eb n\u00eb shkrimin tim e i cili, si\u00e7 duhet ta di z. Nurellari, rrjedh pik\u00ebrisht nga fusha e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ky ushtrim akademik i z. Nurellari nuk besoj se ka q\u00ebllim t\u00eb zhvilloj\u00eb ndonj\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb re n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. (N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, edhe un\u00eb i d\u00ebshiroj shum\u00eb sukses z. Nurellari n\u00eb k\u00ebt\u00eb orvajte dhe pres t\u2019i shoh studimet e tij t\u00eb botuara akademike mbi tem\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb shteteve t\u00eb vogla.) Ajo \u00e7far\u00eb b\u00ebn z. Nurellari \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mobilizoj\u00eb teori t\u00eb ndryshm\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr ta mbrojtur politik\u00ebn e MPJ-s\u00eb n\u00eb form\u00eb, por jo n\u00eb p\u00ebrmbajtje.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb dometh\u00ebn\u00eb kjo?<\/p>\n<p>P.sh., sipas z. Nurellari, p\u00ebr Kosov\u00ebn, si shtet i vog\u00ebl, \u201caleanca me SHBA-t\u00eb dhe vendet e NATO-s \u00ebsht\u00eb prioritet i pashmangsh\u00ebm\u201d. Natyrisht, pyetjes se pse SHBA-t\u00eb dhe pse NATO-ja, mbase z. Nurellari duhet t\u2019i jepte p\u00ebrgjigje p\u00ebrmes teoris\u00eb s\u00eb hegjemonis\u00eb, por z. Nurellari mbase nuk \u00ebsht\u00eb i interesuar t\u00eb shkoj\u00eb aq larg, sepse aty hapen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh tjera q\u00eb na nxjerrin p\u00ebrtej nj\u00eb pik\u00ebpamjeje statike (p.sh., burimet e hegjemonis\u00eb, ciklet dhe r\u00ebnia hegjemonike etj.). K\u00ebto probleme mbase jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebndshme p\u00ebr z. Nurellari. Sidoqoft\u00eb, un\u00eb po b\u00ebhem pak m\u00eb teknik n\u00eb analiz\u00ebn time, dhe do t\u00eb pyes z. Nurellari, si specialist i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, se \u00e7far\u00eb mendon kur, n\u00eb raport me Kosov\u00ebn, flet p\u00ebr \u201caleanca\u201d?<\/p>\n<p>Z. Nurellari, si specialist i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duhet ta di se n\u00eb fush\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, fjala \u201caleanc\u00eb\u201d ka nj\u00eb kuptim t\u00eb caktuar. Ajo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, me nj\u00eb traktat midis dy shteteve p\u00ebr mbrojtje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ushtarake nga nj\u00eb sulm i nj\u00eb pale t\u00eb tret\u00eb. Si praktikant i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, z. Nurellari duhet ta di se nd\u00ebr aleancat e para t\u00eb njohura n\u00eb histori \u00ebsht\u00eb aleanca midis monarikve absolutiste t\u00eb Anglis\u00eb dhe Portugalis\u00eb, e n\u00ebnshkruar m\u00eb 1386, ku, n\u00eb rast rreziku t\u00eb nj\u00ebrit, \u201caleati \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkushtuar q\u00eb t\u2019i jap\u00eb ndihm\u00eb dhe mb\u00ebshtetje tjetrit\u201d.<em> Oxford Companion to Politics of the World <\/em>(2001), konceptin \u201caleanc\u00eb\u201d (<em>alliance<\/em>) e p\u00ebrkufizon (sipas p\u00ebrkthimit tim): \u201cnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnje kooperative e siguris\u00eb midis dy ose m\u00eb shum\u00eb shteteve, q\u00eb zakonisht merr trajt\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkushtimi ushtarak i b\u00ebr\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkruar\u201d.<\/p>\n<p>Nuk e di un\u00eb, n\u00eb terma t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, se p\u00ebr \u00e7far\u00eb aleance e ka fjal\u00ebn z. Nurellari, kur mes SHBA-ve dhe Kosov\u00ebs nuk ekziston nj\u00eb traktat i mbrojtjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Nuk gjej dot, n\u00eb arkivin diplomatik t\u00eb Kosov\u00ebs e as t\u00eb SHBA-ve, nj\u00eb dokument t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr Kosov\u00ebn, nj\u00eb <em>aleanc\u00eb<\/em> me SHBA-t\u00eb, n\u00eb kuptimin e drejt\u00eb t\u00eb termit, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb aspirat\u00eb. Besimi se aleanca tashm\u00eb ekziston, si\u00e7 l\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb z. Nurellari, \u00ebsht\u00eb huqje e pafalshme p\u00ebr nj\u00eb specialist t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb po dalim n\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrmbajt\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb bashk\u00ebbisedim me nj\u00eb zyrtar t\u00eb MPJ-s\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e ndjej obligim publik q\u00eb t\u00eb merrem m\u00eb sakt\u00ebsisht me politikat q\u00eb i zbaton po kjo ministri.<\/p>\n<p>Z. Nurellari n\u00eb trajtimin e tij nuk na p\u00ebr\u00e7on qart\u00eb se cilat jan\u00eb interesat e Kosov\u00ebs n\u00eb rrafshin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ai flet p\u00ebr aleancat dhe multilateralizmin, por p\u00ebr asnj\u00eb shtet q\u00eb ndjek politik\u00eb racionale, aleancat dhe multilateralizmi nuk jan\u00eb q\u00ebllime n\u00eb vete. Megjithat\u00eb, un\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkufizim t\u00eb k\u00ebtyre interesave e gjeta n\u00eb web-faqen e MPJ-s\u00eb, ku mund t\u00eb shkarkohet dokumenti \u201cObjektivat e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d. Dokumenti nuk ka dat\u00eb, pra nuk di n\u00ebse dokumenti \u00ebsht\u00eb punuar nga ekipi i z. Nurellari, apo \u00ebsht\u00eb trash\u00ebguar nga kjo ministri nga drejtuesit e kaluar. Sidoqoft\u00eb, sipas k\u00ebtij dokumenti, nj\u00eb nga synimet kryesore t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb, si\u00e7 shkruan n\u00eb dokument, \u201ckonsolidimi i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d. Ky synim ndahet n\u00eb dy komponenta, \u201cp\u00ebrmbyllja e procesit t\u00eb njohjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb organizatat kryesore nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d dhe \u201cforcimin e siguris\u00eb dhe stabilitetit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb mir\u00ebqenies sociale e ekonomike\u201d.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thekson edhe <a href=\"http:\/\/www.mfa-ks.net\/repository\/docs\/ObjektivatpolitikjashtmeRepublikABsKosovABs.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">dokumenti i MPJ-s\u00eb<\/a>, politika e jashtme e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e lidhur drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me konsolidimin e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, si n\u00eb aspektin e subjektivitetit t\u00eb jasht\u00ebm, ashtu dhe t\u00eb brendsh\u00ebm. (Pra thirrja e z. Nurellari q\u00eb t\u00eb ndahet politika e brendshme nga ajo e jashtme bie ndesh me vet\u00eb strategjin\u00eb e ministris\u00eb ku vepron z. Nurellari.) Pra, politika e jashtme duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb konsolidimi t\u00eb k\u00ebsaj shtet\u00ebsie.<\/p>\n<p>Le t\u00eb themi se, k\u00ebta objektiva i konsideroj parimisht n\u00eb rregull. Pyetja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ky formulim vazhdon t\u00eb jet\u00eb paradigma e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs sot dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb raport me angazhimin kryesor diplomatik t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, negociatat me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Shkrimi im paralajm\u00ebroi rrezikun q\u00eb ndryshimi i konstelacioneve rajonale mund ta rrezikoj\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb proces. N\u00ebse un\u00eb personalisht duhet t\u00eb zgjedh midis konsolidimit t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb, p\u00ebrsa koh\u00eb k\u00ebto jan\u00eb (si\u00e7 jan\u00eb sot) dy procese p\u00ebrjashtuese, un\u00eb detyrimisht do t\u00eb zgjedh t\u00eb par\u00ebn. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zgjedh t\u00eb par\u00ebn, t\u00eb pakt\u00ebn nuk do ta zgjedhja t\u00eb dyt\u00ebn.<\/p>\n<p>Un\u00eb insistova n\u00eb shkrimin tim t\u00eb par\u00eb, dhe insistoj s\u00ebrish, se si p\u00ebr SHBA-t\u00eb, ashtu dhe p\u00ebr BE-n\u00eb, Serbia \u00ebsht\u00eb shtet m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rajonin e Ballkanit se sa Kosova. Udh\u00ebheqja serbe, e cila \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebdijshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, i jep Serbis\u00eb at\u00eb q\u00eb n\u00eb anglisht quhet<em> leverage<\/em>.<\/p>\n<p>Un\u00eb pyes se \u00e7far\u00eb masa parashikon politika e jashtme kosovare, n\u00eb rast se Serbia vazhdon ta p\u00ebrdor\u00eb ket\u00eb <em>leverage<\/em>, tashm\u00eb edhe si kandidat p\u00ebr an\u00ebtar i BE-s\u00eb, pranues i qindra miliona eurove investime nga BE-ja dhe SHBA-ja, me tri brigada ushtarake t\u00eb vendosura p\u00ebrreth kufirit t\u00eb Kosov\u00ebs, me struktura t\u00eb organizuara politike e parapolitike brenda Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb minuar shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs? Nuk kuptova, n\u00ebse z. Nurellari, sheh politik\u00ebn aktuale t\u00eb Serbis\u00eb si rrezik p\u00ebr q\u00ebllimin themelor t\u00eb MPJ-s\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201ckonsolidimi i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d? N\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari, dhe n\u00eb situat\u00ebn aktuale ku ndjej un\u00eb se retorika p\u00ebr \u201caleanca\u201d e miq\u00ebsi, e obligime nuk mjafton, un\u00eb insistoj n\u00eb kategorin\u00eb e interesit.<\/p>\n<p>P\u00ebr z. Nurellari kjo \u00ebsht\u00eb e rrezikshme. Aq m\u00eb tep\u00ebr, ai thot\u00eb se t\u00eb insistosh n\u00eb kategorin\u00eb e interesit p\u00ebr t\u00eb definuar politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe ndjekjen e tij edhe kundrejt kund\u00ebrshtive t\u00eb caktuara, paraqet \u201cnaivitet intelektual ose nj\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri politike\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb habit\u00ebse kur vjen nga z. Nurellari. Ai sikur ka ndjekur shembullin tim t\u00eb \u201cnaivitetit intelektual\u201d dhe \u201cpap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb politike\u201d (q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast nuk m\u00eb takon mua, sepse un\u00eb nuk jam zyrtar politik), n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy raste. N\u00eb k\u00ebto raste, z. Nurellari kishte tem\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb vend q\u00eb, ndon\u00ebse nuk i ka problemet e nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs lidhur me njohjet dhe pjes\u00ebmarrjen formale n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, besoj se i takon konceptit t\u00eb z. Nurellari mbi \u201cshtetet e vogla\u201d. K\u00ebtu, regjistri i z. Nurellari sikur ndryshon dhe ai nuk flet p\u00ebr miq\u00ebsi, aleanca e multilateraliz\u00ebm me \u00e7do \u00e7mim, por p\u00ebr interesa.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/shqiptarja.com\/news.php?IDNotizia=140935&amp;NomeCategoria=analiza&amp;Titolo=koha-qe-e-majta-ta-deshmoje-patriotizmin&amp;IDCategoria=2709&amp;reply=286527\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">N\u00eb nj\u00eb shkrim<\/a> t\u00eb botuar n\u00eb janar t\u00eb vitit 2013, lidhur me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, z. Nurellari ngritte shqet\u00ebsime ndaj synimeve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, asokohe n\u00eb opozit\u00eb. Rast ishin kritikat q\u00eb kjo parti ia b\u00ebnte kryeministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm Sali Berisha, lidhur me nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Shkup, mbi mbetjen e territoreve shqiptare jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 1913. Mbrojtjen e interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, z. Nurellari aty e quan plot\u00ebsisht legjitime, nd\u00ebrsa kritikonte PS-n\u00eb p\u00ebr \u201chiper-ndjeshm\u00ebri ndaj interesave t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve dhe shp\u00ebrfillje ndaj interesit komb\u00ebtar shqiptar\u201d (!). Ai sugjeron q\u00eb, \u201cKa ardhur koha q\u00eb partia kryesore e opozit\u00ebs <em>t\u00eb distancohet nga ky kompleks inferioriteti ndaj t\u00eb huajve<\/em> dhe t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e denj\u00eb e interesave komb\u00ebtare shqiptare\u201d (!) (theksi im).<\/p>\n<p>In the key <a href=\"http:\/\/www.westernbalkans.info\/upload\/docs\/1b_Albania_Point_of_view_Adri_Nurellar.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nj\u00eb punim tjet\u00ebr<\/a>, z. Nurellari sikur shpreh rezerva mbi at\u00eb q\u00eb pohon n\u00eb reagimin ndaj meje, se interesat e shteteve ose organizatave hegjemone t\u00eb sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb dobishme dhe pozitive p\u00ebr shtetet e vogla. N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr European Institute, m\u00eb 2006, z. Nurellari ngrit\u00eb kritik\u00eb serioze ndaj BE-s\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se (sipas p\u00ebrkthimit tim), \u201cBE-ja \u00ebsht\u00eb treguar e gatshme ta sakrifikoj\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr hir t\u00eb stabilitetit t\u00eb Ballkanit\u201d. Vazhdon m\u00eb tej z. Nurellari n\u00eb k\u00ebt\u00eb punim, \u201cBE-ja nuk \u00ebsht\u00eb sjellur me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paternaliste, bazuar n\u00eb parimin bujar t\u00eb demokratizimit, por i ka imponuar Shqip\u00ebris\u00eb prioritetet q\u00eb BE-ja ka patur p\u00ebr rajonin e Evrop\u00ebs juglindore\u201d, se BE-ja ka \u201cshp\u00ebrblyer q\u00ebndrimet anti-nacionaliste t\u00eb Partis\u00eb Socialiste\u201d, p\u00ebr hir t\u00eb interesave t\u00eb veta \u201cka njohur rezultate e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb zgjedhjesh t\u00eb manipuluara\u201d, etj. etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, sikur z. Nurellari distancohet nga doktrina e tij se multilateralizmin duhet synuar me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p>Ka raste tjera kur z. Nurellari ka alarmuar se kund\u00ebrshtia ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb caktuara t\u00eb SHBA-ve, do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, z. Nurellari, para ca viteve, n\u00eb disa paraqitje televizive, kishte alarmuar se kund\u00ebrshtimi, nga Republika e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e propozuar t\u00eb arm\u00ebve kimike siriane n\u00eb territorin e saj, do t\u00eb k\u00ebt\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb pandreqshme p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike mes Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe SHBA-ve. <a href=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/shqip\/opinionart\/aID\/2136\/Armet-kimike-dhe-triumfi-i-populizmit-ne-Shqiperi\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Ai kishte paralajm\u00ebruar<\/a> se kund\u00ebrshtia ndaj shkat\u00ebrrimit t\u00eb arm\u00ebve kimike ishte \u201cpopulliste\u201d dhe se refuzimi \u00ebsht\u00eb shfaqje \u201ckapadai e prepotent me aleatin kryesor, t\u00eb cilit i jemi p\u00ebrjet\u00eb borxhli\u201d.\u00a0Po e l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb idolatrin\u00eb e shprehur n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjali nga z. Nurellari, q\u00eb nuk ka vend n\u00eb nj\u00eb konsiderat\u00eb racionale e analitike t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, parashikimet e z. Nurellari p\u00ebr prishjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqip\u00ebri-SHBA si pasoj\u00eb e refuzimit t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb mjetet kimike n\u00eb territorin e saj, nuk dolen t\u00eb sakta.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb interesante \u00ebsht\u00eb se, asohohe,<a href=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/shqip\/opinionart\/aID\/2136\/Armet-kimike-dhe-triumfi-i-populizmit-ne-Shqiperi-\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> z. Nurellari i sugjeronte<\/a> kritik\u00ebve t\u00eb tij se, \u201c[n]\u00ebse do t\u00eb duhej t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbej krenaria e sovraniteti komb\u00ebtar shqiptar, ky proces nis nga v\u00ebnia n\u00eb vend e dinjitetit me vendet fqinje dashakeqe\u201d.<\/p>\n<p>Nuk po shoh arsye ta zgjas m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p><em>Nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb merrem me arroganc\u00ebn e z. Nurellari p\u00ebr sa i p\u00ebrket pretendimeve t\u00eb tij p\u00ebr \u201cdeformime profesionale\u201d apo p\u00ebrqeshjen e tij p\u00ebr \u201cfuzionin teorik mes sociologjis\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d. Nuk mund ta besoj se z. Nurellari nuk di se konstruktivizmi, si qasje n\u00eb fush\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mb\u00ebshtetet krejt\u00ebsisht n\u00eb tradita sociologjike. Ai p\u00ebrbuz\u00eb p\u00ebrdorimin tim t\u00eb sociologjis\u00eb p\u00ebr t\u00eb interpretuar marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kurse nga ana tjet\u00ebr citon Alexander Wendt, duke harruar se kapitulli i par\u00eb i librit t\u00eb Wendt-it, Social Theory of International Politics, mban titullin \u201cKat\u00ebr sociologji t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d (\u201cFour sociologies of international politics\u201d). Njashtu, si duket z. Nurellari nuk \u00ebsht\u00eb i njohur me ekzistenc\u00ebn e fush\u00ebs s\u00eb sociologjis\u00eb politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare (international political sociology), e cila ekziston edhe si sekcion i organizuar pran\u00eb International Studies Association (ISA), shoqat\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe akademike p\u00ebr studimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb bot\u00eb, ku edhe nxjerr revist\u00ebn e saj International Political Sociology. Ai e quan fush\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare nj\u00eb \u201cfush\u00eb t\u00eb konsoliduar\u201d. \u00a0Nd\u00ebrkaq, pamund\u00ebsia p\u00ebr ta ndar\u00eb studimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga disiplinat tjera \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem thelb\u00ebsor i vet\u00eb k\u00ebsaj fushe. P.sh., <a href=\"http:\/\/www.isacompendium.com\/subscriber\/uid=4234\/tocnode?id=g9781444336597_yr2014_chunk_g978144433659721_ss1-5\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">n\u00eb sh\u00ebnimin e Patrick Thaddeus Jackson<\/a>, n\u00eb enciklopedin\u00eb e ISA mbi rolin e teoris\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ai thekson se \u201cnuk ekziston akoma nj\u00eb konsenzus i gjer\u00eb mbi at\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kesh nj\u00eb \u2018teori t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u2019, l\u00ebre m\u00eb nj\u00eb koncenzus mbi at\u00eb se \u00e7far\u00eb ajo teori duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb apo \u00e7far\u00eb q\u00ebllime duhet t\u2019i avancoj\u00eb\u201d. Autoriteti me t\u00eb cilin flet z. Nurellari b\u00ebn t\u00eb kuptosh ndryshe, por \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ai flet nga pozicione q\u00eb nuk pranohen nga shumica e praktikant\u00ebve t\u00eb disiplin\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn ai m\u00ebton ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb. Mir\u00ebpo, k\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb sepse me sa kuptova un\u00eb z. Nurellari nuk ishte i interesuar kryesisht p\u00ebr t\u00eb zhvilluar debat akademik.<\/em><\/p>\n<p><em>________________<\/em><\/p>\n<p><strong>Ky shkrim \u00ebsht\u00eb ribotuar nga redaksia pas nj\u00eb t\u00ebrheqje p\u00ebr shkaqe teknike.<\/strong><\/p>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilltari i ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme (MPJ) t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, z. Adri Nurellari, kishte marr\u00eb mundin t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb gjat\u00eb ndaj shkrimit tim mbi konceptet q\u00eb orientojn\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs. Shkrimi im, \u201cMarr\u00ebdh\u00ebnie katundare apo marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, nuk ishte menduar si kritik\u00eb ndaj protagonist\u00ebve t\u00eb MPJ-s\u00eb konkretisht, por ftes\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":49,"featured_media":8799,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664],"ppma_author":[59],"class_list":["post-4430","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":59,"user_id":49,"is_guest":0,"slug":"besnik-pula","display_name":"Besnik Pula","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1516241920287.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1516241920287.jpg"},"user_url":"","last_name":"Pula","first_name":"Besnik","description":"Besnik Pula specializon n\u00eb Ekonomi Politike dhe \u00ebsht\u00eb profesor-asistent n\u00eb Departamentin e Shkenc\u00ebs Politike n\u00eb Universitetin Virginia Tech n\u00eb ShBA. Besniku ka doktoruar n\u00eb Sociologji n\u00eb Universitetin e Mi\u00e7igenit. Shkruan kryesisht p\u00ebr politikat zhvillimore, \u00e7\u00ebshtjet sociale dhe ekonomike."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4430","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/49"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4430"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4430\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9570,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4430\/revisions\/9570"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8799"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4430"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4430"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4430"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4430"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}