{"id":4437,"date":"2019-01-21T10:43:37","date_gmt":"2019-01-21T08:43:37","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4437"},"modified":"2024-11-12T15:15:04","modified_gmt":"2024-11-12T13:15:04","slug":"mbi-kushtetutshmerine-e-dekretit-presidencial-per-te-emeruar-rasti-i-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/mbi-kushtetutshmerine-e-dekretit-presidencial-per-te-emeruar-rasti-i-shqiperise\/","title":{"rendered":"Mbi kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e dekretit presidencial p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar: Rasti i Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p class=\"img-wrapper\">Republika e Shqip\u00ebris\u00eb, dit\u00ebve t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb konfliktit kushtetues n\u00eb mes Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs z. Ilir Meta, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i unitetit t\u00eb popullit dhe Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb z. Edi Rama lidhur me refuzimin p\u00ebr dekretim t\u00eb t\u00eb nominuarit p\u00ebr Minist\u00ebr p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00eb t\u00eb Jashtme z. Gent Cakaj. P\u00ebrderisa motivet e k\u00ebtij konflikti kushtetues nuk mund t\u00eb trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shkoqitur nga konteksti politik, q\u00ebndrimet kushtetuese diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta mes institucioneve, si\u00e7 jan\u00eb artikuluar n\u00eb media t\u00eb shkruara dhe elektronike, n\u00eb nj\u00eb shtet me Gjykat\u00eb Kushtetuese t\u00eb paralizuar (GJK aktualisht \u00ebsht\u00eb pa kourom) mund ta dob\u00ebsoj\u00eb funksionimin adekuat t\u00eb shtyllave kryesore t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare. Nj\u00eb kronologji e shkurt\u00ebr e veprimeve q\u00eb i paraprin\u00eb k\u00ebsaj krize kushtetuese \u00ebsht\u00eb sa vijon. Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mori vendim p\u00ebr shkarkimin e z. Ditmir Bushati, Minist\u00ebr p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00eb t\u00eb Jashtme dhe m\u00eb dat\u00eb 31.12.2018 i propozoi Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dekretimin e z. Gent Cakaj. Presidenti duke vepruar sipas autorizimeve kushtetuese nuk u shpreh n\u00eb lidhje me miratimin apo refuzimin e propozimit p\u00ebr shkarkimin e z. Bushati por nxori dekret presidencial p\u00ebr refuzimin e z. Cakaj p\u00ebr Minist\u00ebr p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00eb t\u00eb Jashtme. N\u00eb arsyetimin e dekretit presidencial, Presidenti kishte theksuar se<em>\u00a0\u201cn\u00eb munges\u00eb t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb eksperimentuar e provuar kapacitetet dhe aft\u00ebsit\u00eb e ministrit t\u00eb propozuar p\u00ebrball\u00eb sfidave aktuale madhore p\u00ebr vendin dhe interesat komb\u00ebtare t\u00eb tij, gjykoj se n\u00eb krye t\u00eb Ministris\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme duhet nj\u00eb individ i sprovuar dhe efikas, me njohje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive shtet\u00ebrore, komb\u00ebtare dhe administrative, i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr impaktin e madh dhe vendimtar q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e jashtme[&#8230;] Profili i z. Genti Cakaj, i propozuar p\u00ebr postin e ministrit p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, ka munges\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs politike, diplomatike, administrative, shtet\u00ebrore, n\u00eb secilin element dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Kund\u00ebrv\u00ebniet kushtetuese mes Kryeministrit dhe Presidentit nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb precedent t\u00eb izoluar n\u00eb parlamentarizmin shqiptar. N\u00eb realitet, n\u00eb disa intervale kohore, tensione t\u00eb tilla kushtetuese kan\u00eb shoq\u00ebruar edhe shtetin fqinj shqiptar, Italin\u00eb, e cila ka nj\u00eb sistem parlamentar relativisht t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt me Shqip\u00ebrin\u00eb. Neni 92 i kushtetut\u00ebs italiane p\u00ebrcakton se &#8220;Presidenti i Republik\u00ebs em\u00ebron Kryetarin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe, sipas propozimit t\u00eb tij, Ministrat&#8221;. Nj\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnie kushtetuese mes kreut t\u00eb shtetit dhe kryeministrit ishte sh\u00ebnuar qysh vitin kaluar kur Kryeministri i em\u00ebruar Giuseppe Conte hoqi dor\u00eb nga p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb qeveri pasi kreu i shtetit italian Sergio Mattarella nuk pranoi t\u00eb mb\u00ebshteste ekonomistin 81-vje\u00e7ar Paolo Savona, nj\u00eb kritikues i euros dhe i Bashkimit Evropian. Arsyetimi i Presidentit ishte se kishte pranuar t\u00eb gjitha nominimet, p\u00ebrve\u00e7 atij t\u00eb ministrit t\u00eb ekonomis\u00eb. Presidenti Mattarella n\u00eb arsyetimin e tij zyrtar kishte theksuar se\u00a0<em>&#8220;e k\u00ebrkova p\u00ebr at\u00eb ministri nj\u00eb figur\u00eb politike autoritative nga partit\u00eb e koalicionit q\u00eb nuk u pa si mb\u00ebshtet\u00ebs i nj\u00eb linje q\u00eb mund t\u00eb provokonte daljen e Italis\u00eb nga euro&#8221;<\/em>. Ky veprim i Presidentit italian kishte zem\u00ebruar udh\u00ebheq\u00ebsin politik Matteo Salvini duke th\u00ebn\u00eb se presidenti po vepronte p\u00ebrtej kompetencave q\u00eb i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me kushtetut\u00eb. N\u00eb Republik\u00ebn e Italis\u00eb kishte patur edhe shembuj t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, ku nj\u00eb President kishte refuzuar em\u00ebrimin e nj\u00eb ministri t\u00eb caktuar. P\u00ebr shembull, n\u00eb vitin 1994, Presidenti Scalfaro refuzoi t\u00eb em\u00ebroj\u00eb avokatin e Berluskonit si Minist\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb kurse n\u00eb vitin 2004 Presidenti Napolitano refuzoi em\u00ebrimin e nj\u00eb gjyqtari si Minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb me pretendimin se nj\u00eb em\u00ebrim i till\u00eb do t\u00eb turbullonte vijat nd\u00ebrmjet gjyq\u00ebsorit dhe ekzekutivit.<\/p>\n<p>Procedura e em\u00ebrimit dhe e shkarkimit t\u00eb ministrave pas votimit t\u00eb qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb rregulluar me nenet 98 dhe 103 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr dallim nga Kushtetuta e Kosov\u00ebs (neni 94 para. 4 i Kushtetut\u00ebs) sipas t\u00eb cil\u00ebs Kryeministri ka pushtet t\u00eb plot\u00eb n\u00eb nd\u00ebrrimet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Qeveris\u00eb pa p\u00eblqimin e Kuvendit, em\u00ebrimi apo shkarkimi i ministrave sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndjek qartazi nj\u00eb frym\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb kontrolli mes pushteteve duke i dh\u00ebn\u00eb Presidentit t\u00eb drejt\u00ebn e aprovimit t\u00eb propozimit p\u00ebr minist\u00ebr dhe p\u00ebrfundimisht parlamentit t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ratifikuar dekretin presidencial p\u00ebr em\u00ebrim apo shkarkim. Neni 98 parag. 1 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka p\u00ebrcaktuar tre subjekte dhe rrjedhimisht tre veprime kushtetuese lidhur me procedur\u00ebn kushtetuese t\u00eb ndryshimeve n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. Sipas nenit 98 parag. 1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u00a0<em>\u201cMinistri em\u00ebrohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republik\u00ebs, me propozim t\u00eb Kryeministrit, brenda 7 dit\u00ebve. 2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 dit\u00ebve nga Kuvendi\u201d.<\/em>\u00a0Nga nj\u00eb lexim interpretativ i nenit 98 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb rezulton se Kushtetuta ka p\u00ebrcaktuar tre subjekte q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb procesin e ndryshimeve n\u00eb kabinetin qeveritar: Kryeministrin, Presidentin dhe Parlamentin. Caktimi i ministrave \u00ebsht\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb kompetenc\u00eb e Kryeministrit, i cili ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e kabinetit t\u00eb tij dhe t\u2019i propozoj\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dekretin p\u00ebr em\u00ebrim apo shkarkim. Duke qen\u00eb se Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb ka p\u00ebrcaktuar parimin e ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushteteve (neni 7 i Kushtetut\u00ebs) ka mandatuar Presidentin p\u00ebr t\u00eb aprovuar propozimin e Kryeministrit p\u00ebr shkarkimin apo em\u00ebrimin dhe p\u00ebrfundimisht ka p\u00ebrcaktuar se dekretet e Presidentit shqyrtohen nga Kuvendi brenda 10 dit\u00ebve. N\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nr. 6\/2002 \u00ebsht\u00eb n\u00ebnvizuar, mes tjerash, se me fjal\u00ebn\u00a0<em>\u201cshqyrtim\u201d<\/em>, sipas nenit 98 pika 2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, kuptohet e drejta dhe detyrimi i Kuvendit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt diskutimi e debati Dekretin e Presidentit dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb caktuar p\u00ebr miratimin ose mosmiratimin e tij.\u00a0Gjykata Kushtetuese ishte shprehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se shqyrtimi i Dekretit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, i nxjerr\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me pik\u00ebn 2 t\u00eb nenit 98 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb kontrollin formal t\u00eb tij, por dhe n\u00eb at\u00eb substancial, sepse ai \u00ebsht\u00eb akt i nj\u00eb kontrolli politik t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb q\u00eb ushtrohet n\u00eb kuadrin e nj\u00eb mocioni besimi apo mosbesimi.\u201d Duke u shprehur lidhur me interpretimin e pik\u00ebs 2 t\u00eb nenit 98 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb kishte p\u00ebrcaktuar se \u201cn\u00ebse dekreti i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs i nxjerr\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 98 t\u00eb Kushtetut\u00ebs nuk shqyrtohet nga Kuvendi brenda afatit 10 ditor, ai nuk konsiderohet i miratuar apo i shfuqizuar\u201d.<\/p>\n<p>Paqart\u00ebsi kushtetuese lidhur me kushtetutshm\u00ebrin\u00eb ose jo t\u00eb veprimeve institucionale n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 98 t\u00eb Kushtetut\u00ebs ishin adresuar edhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr shembull, n\u00eb vitin 2016, Presidenti i Republik\u00ebs z. Bujar Nishani i ishte drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr interpretim kushtetues t\u00eb nenit 98 para 1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs pasi Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb fillimisht nuk kishte marr\u00eb n\u00eb shqyrtim Dekretet e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e dy Ministrave, at\u00eb t\u00eb Financave dhe t\u00eb Zhvillimit Ekonomik, duke l\u00ebn\u00eb pa fuqi Dekretet e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar. Nd\u00ebr pyetje interpretative kushtetuese, q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb i kishte ngritur Presidenti i Republik\u00ebs, ishin n\u00ebse Presidenti mund t\u00eb em\u00ebroj\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr t\u00eb propozuar nga Kryeministri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kuvendi nuk i ka dh\u00ebn\u00eb fuqi dekretit t\u00eb shkarkimit t\u00eb ministrit paraardh\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Presidenti kishte k\u00ebrkuar interpretim kushtetues edhe lidhur me \u00e7\u00ebshtjen n\u00ebse ekziston mund\u00ebsia q\u00eb Presidenti t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb verifikim t\u00eb kandidatit t\u00eb propozuar, dhe n\u00ebse ky i fundit i plot\u00ebson kriteret kushtetuese dhe ligjore, dhe n\u00ebse jo, a mund t\u2019i k\u00ebrkohet Kryeministrit rishikimi i kandidatur\u00ebs. Rrjedha e ngjarjeve politike kishte evoluar pas parashtrimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese pasi m\u00eb dat\u00ebn 25.02.2016 Kuvendi kishte miratuar shkarkimin e ministrit t\u00eb Financave, z. Shk\u00eblqim Cani, dhe shkarkimin e ministrit t\u00eb Zhvillimit Ekonomik, z. Arben Ahmetaj dhe po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb dhe seanc\u00eb parlamentare, ishin miratuar dekretet p\u00ebr em\u00ebrimin e ministrave t\u00eb dekretuar. Duke manifestuar nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtjes gjyq\u00ebsore, Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb ishte shprehur se ndon\u00ebse Presidenti i Republik\u00ebs pretendon paqart\u00ebsi t\u00eb norm\u00ebs kushtetuese, midis tij dhe Kuvendit nuk ka lindur nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje p\u00ebr shkak t\u00eb interpretimit t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb dispozit\u00ebs kushtetuese, reflektuar kjo n\u00eb vendimmarrjen e tyre. Gjykata Kushtetuese theksoi se mungesa e nj\u00eb mosmarr\u00ebveshjeje apo problemi kushtetuese midis institucioneve kushtetuese t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb vendimmarrje lidhur me zbatimin e norm\u00ebs kushtetuese, nuk e legjitimon k\u00ebrkuesin t\u2019i drejtohet k\u00ebsaj gjykate (Vendimi Nr. 69\/2016 dat\u00eb 22.04.2016). Si\u00e7 kishte theksuar Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vendimin e saj nr. nr.6\/2002, e drejta kushtetuese e Presidentit p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar apo shkarkuar nj\u00eb minist\u00ebr varet nga propozimi i Kryeministrit. Rrjedhimisht koncepti kushtetues i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs lidhur me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dekretuar propozimin e Kryeministrit padyshim se p\u00ebrfshin edhe t\u00eb drejt\u00ebn e refuzimit. Kjo e drejt\u00eb e Presidentit ve\u00e7an\u00ebrisht vjen n\u00eb shprehje n\u00eb kuptim t\u00eb autoritetit kushtetues t\u00eb Presidentit si kujdestar i kushtetutshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00ebse kriteret formale t\u00eb propozimit t\u00eb Kryeministrit jan\u00eb p\u00ebrmbushur. Lidhur me k\u00ebt\u00eb kushtetuta shqiptare n\u00eb nenin 103 shprehet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se\u00a0<em>\u201c1. Minist\u00ebr mund t\u00eb caktohet kushdo q\u00eb ka cil\u00ebsit\u00eb p\u00ebr deputet. 2. Ministri nuk mund t\u00eb ushtroj\u00eb asnj\u00eb veprimtari tjet\u00ebr shtet\u00ebrore dhe as t\u00eb jet\u00eb drejtues ose an\u00ebtar i organeve t\u00eb shoq\u00ebrive fitimprur\u00ebse.\u201d<\/em>\u00a0Andaj, si n\u00eb kuptim t\u00eb norm\u00ebs kushtetuese ashtu edhe t\u00eb vet\u00eb vendimit interpretativ t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nr.6\/2002, roli kushtetues i Presidentit n\u00eb vler\u00ebsimin e kritereve formale t\u00eb propozimit t\u00eb Kryeministrit p\u00ebr em\u00ebrimin apo shkarkimin e nj\u00eb ministri konsiderohet brenda kufijve t\u00eb fush\u00ebveprimit kushtetues t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. \u00c7\u00ebshtja, sidoqoft\u00eb, b\u00ebhet m\u00eb delikate n\u00eb pik\u00ebpamje kushtetuese n\u00ebse p\u00ebrdorimi i s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vetos nga ana e Presidentit kund\u00ebr propozimit t\u00eb Kryeministrit p\u00ebr em\u00ebrimin apo shkarkimin e ministrit mund t\u00eb b\u00ebhet edhe n\u00eb aspekt t\u00eb merit\u00ebs, pra p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me figur\u00ebn politike, personale apo profesionale t\u00eb kandidatit t\u00eb propozuar p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr nj\u00eb portfolio ministrore. N\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, dilema kushtetuese, q\u00eb duket se ka marr\u00eb form\u00eb m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7i sesa t\u00eb nj\u00eb krize kushtetuese n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb n\u00ebse n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb t\u00eb modeluar sipas variantit parlamentar, refuzimi presidencial i propozimit t\u00eb Kryeministrit p\u00ebr minist\u00ebr mbi baz\u00eb t\u00eb merit\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn veprim ultra vires n\u00eb kuptim t\u00eb kompetencave presidenciale dhe n\u00ebse p\u00ebrb\u00ebn nd\u00ebrhyrje n\u00eb terrenin kushtetues t\u00eb pushtetit ekzekutiv q\u00eb drejtohet nga Kryeministri.<\/p>\n<p>N\u00ebse me analogji zbatohet interpretimi kushtetues i Gjykat\u00ebs Kushtetuese lidhur me p\u00ebrmasat e \u201cshqyrtimit\u201d parlamentar t\u00eb dekretit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs konform nenit 98 parag. 2 i Kushtetut\u00ebs, mund t\u00eb rezultoj\u00eb se roli i Presidentit n\u00eb vler\u00ebsimin e kandidatur\u00ebs s\u00eb propozuar nga Kryeministrit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb \u201cnoterizuar\u201d nj\u00eb propozim t\u00eb Kryeministrit n\u00eb kuptim formal. Nj\u00eb interpretim q\u00ebllimor i nenit 98 t\u00eb Kushtetut\u00ebs v\u00eb n\u00eb pah synimin e hartueseve t\u00eb kushtetut\u00ebs shqiptare p\u00ebr t\u00eb vendosur filtra kontrolli n\u00eb procedurat e em\u00ebrimit dhe shkarkimit t\u00eb ministrave dhe at\u00eb fillimisht p\u00ebrmes miratimit paraprak nga ana e Presidentit t\u00eb propozimit t\u00eb Kryeministrit dhe p\u00ebrfundimisht p\u00ebrmes p\u00eblqimit parlamentar t\u00eb dekretit t\u00eb Presidentit p\u00ebr em\u00ebrim apo shkarkim. Nga kjo rezulton q\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs mund ta refuzoj\u00eb propozimin e Kryeministrit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb merit\u00ebs vet\u00ebm p\u00ebrjashtimisht dhe vet\u00ebm n\u00ebse ka bindje t\u00eb themelt\u00eb se dekretimi mund t\u00eb cenoj\u00eb seriozisht funksionimin kushtetues t\u00eb organeve shtet\u00ebrore apo t\u00eb rrezikoj\u00eb interesat vitale t\u00eb Republik\u00ebs, vlera t\u00eb cilat Presidenti i Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb kushtetutshm\u00ebrisht i detyruar t\u2019i mbroj\u00eb. Ndon\u00ebse Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb nuk e artikulon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb pushtetin neutral\u00a0<em>(pouvoir neutre)<\/em>\u00a0t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, nj\u00eb funksion i till\u00eb derivon natyrsh\u00ebm p\u00ebrmes interpretimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs si t\u00ebr\u00ebsi dhe nenit 86 n\u00eb ve\u00e7anti, i cili Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs i atribuon rolin e kujdestarit t\u00eb unitetit t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mes konceptit shmitian t\u00eb figur\u00ebs kushtetuese t\u00eb presidentit dhe ushtrimit n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb kompetencave t\u00eb presidentit n\u00eb modele e n\u00ebn-modele t\u00eb demokracive parlamentare dhe konsocionale, sigurisht se ekziston nj\u00eb kavitet i gjer\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shp\u00ebrputhje, Prof. Grimaldi n\u00eb trajtimin teorik lidhur me rolin e president\u00ebve italian\u00eb &#8211; nj\u00eb kufi delikat nd\u00ebrmjet llogaridh\u00ebnies dhe veprim politik &#8211; me t\u00eb drejt\u00eb ka argumentuar se definicionet e tilla m\u00eb tep\u00ebr ravij\u00ebzojn\u00eb detyrat e institucionit t\u00eb presidentit sesa pun\u00ebn reale q\u00eb kryhet nga president\u00ebt n\u00eb praktik\u00eb. Sipas saj \u201cnj\u00eb president nuk mund t\u00eb p\u00ebrkufizohet si nj\u00eb pushtet neutral n\u00eb kuptimin e nj\u00eb institucioni q\u00eb nuk vepron politikisht&#8230; kreu i shtetit, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8220;pushtet politik&#8221; jo n\u00eb kuptimin q\u00eb ai merr vendime themelore por \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb to\u201d. Dhe n\u00ebse ky konstatim supozohet t\u00eb jet\u00eb i sakt\u00eb at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb argumentohet se Presidenti i Republik\u00ebs n\u00eb sistemin kushtetues shqiptar nuk ushtron kontroll t\u00eb plot\u00eb n\u00eb vendimmarrjen e iniciuar nga nj\u00eb organ tjet\u00ebr por p\u00ebrmes pushtetit t\u00eb kontrollit detyron organet tjera q\u00eb n\u00eb procesin e bashk\u00ebvendimmarrjes kushtetuese t\u00eb reflektojn\u00eb mbi veprimet e tyre. Pra vet\u00eb vendosja e ekuilibrave dhe e kontrolleve t\u00eb nd\u00ebrsjella kushtetuese, mes pushteteve n\u00eb procesin e em\u00ebrimeve dhe shkarkimeve ministrore n\u00eb sistemin qeveris\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb logjika dhe kuptimi ekzistencial i nenit 98 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Republika e Shqip\u00ebris\u00eb, dit\u00ebve t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb konfliktit kushtetues n\u00eb mes Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs z. Ilir Meta, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i unitetit t\u00eb popullit dhe Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb z. Edi Rama lidhur me refuzimin p\u00ebr dekretim t\u00eb t\u00eb nominuarit p\u00ebr Minist\u00ebr p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00eb t\u00eb Jashtme z. Gent Cakaj. P\u00ebrderisa [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":336,"featured_media":9526,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[639],"ppma_author":[348],"class_list":["post-4437","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-albania"],"authors":[{"term_id":348,"user_id":336,"is_guest":0,"slug":"visar-morina","display_name":"Visar Morina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/molina-photo-e1698414224834.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/molina-photo-e1698414224834.jpg"},"user_url":"","last_name":"Morina","first_name":"Visar","description":"Visar Morina \u00ebsht\u00eb profesor i rregullt i s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese n\u00eb Fakultetin Juridik t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00eb\/zv. i Komisionit t\u00eb Venedikut n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs. Z. Morina ka mbaruar studimet e doktorat\u00ebs n\u00eb Fakultetin Juridik t\u00eb Universitetit t\u00eb Linzit (Austri) duke specializuar n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb kushtetuese. \u00cbsht\u00eb autor\u00eb i shum\u00eb punimeve n\u00eb fush\u00ebn e s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb revista vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe \u00ebsht\u00eb autor\u00eb i librit universitar \u201cGjyq\u00ebsia Kushtetuese\u201d. z. Morina ka qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs aktiv n\u00eb shum\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb akredituara n\u00eb Kosov\u00eb dhe ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procesin e hartimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Ligjit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb akteve n\u00ebnligjore n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/336"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4437"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4437\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10062,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4437\/revisions\/10062"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9526"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4437"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}