{"id":4467,"date":"2019-01-31T13:46:43","date_gmt":"2019-01-31T11:46:43","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4467"},"modified":"2024-10-16T16:01:13","modified_gmt":"2024-10-16T14:01:13","slug":"perhumbja-e-qenies-ne-liri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/perhumbja-e-qenies-ne-liri\/","title":{"rendered":"P\u00ebrhumbja e qenies n\u00eb liri"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>P\u00ebrhumbja e qenies n\u00eb liri<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2019\/January\/31\/auto_Kukumi11548940814.jpg\" \/><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Nj\u00eb nga shprehjet alternative, por mjaft p\u00ebrmbajt\u00ebsore ka koh\u00eb q\u00eb e p\u00ebrqon edhe kinemaja. Shum\u00eb drama njer\u00ebzore, historike dhe individuale jan\u00eb sheshuar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjaft p\u00ebrmbajt\u00ebsore, por edhe si nj\u00eb shprehje e fuqishme ndjesore. Viziuelizimi i nj\u00eb ngjarje, i nj\u00eb historie n\u00ebp\u00ebrmes kinemas\u00eb ka prodhuar deri edhe efekte\u00a0<em>katarze<\/em>\u00a0tek njer\u00ebzit. Regjisori n\u00ebp\u00ebrmes fuqis\u00eb s\u00eb kamer\u00ebs shpeshher\u00eb ka prodhuar realitete q\u00eb e kan\u00eb tejkalu edhe vet\u00eb realitetin e nj\u00eb ngjarje. Nj\u00eb fuqi t\u00eb till\u00eb e ka edhe filmi\u00a0<em>Kukumi<\/em>, i regjisorit Isa Qosja.<em>\u00a0Kukumi<\/em>, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato rr\u00ebfimet q\u00eb artistikikish mbetet nj\u00eb nga veprat kinematografike m\u00eb t\u00eb arrira kosovare. Si rr\u00ebfiim\u00a0<em>Kukumi<\/em>\u00a0n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant e paraqet katrahur\u00ebn q\u00eb l\u00eb lufta pas vet\u00ebs. Regjisori Qosja n\u00ebp\u00ebrmes k\u00ebtij filmi i nxjerr n\u00eb sip\u00ebrfaqe ndjenjat e ndrydhura t\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb d\u00ebrrmuar nga lufta, e cial si q\u00ebllim kishte dehuamnizimin e tyre. Po ashtu, n\u00ebp\u00ebrmes k\u00ebtij filmi regjisori v\u00eb n\u00eb spikam\u00eb edhe keqkuptimet q\u00eb sjell me vete liria, e sidomos keqkuptimi i vet liris\u00eb si koncept dhe praktik\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Personazhet n\u00eb filmin\u00a0<em>Kukumi<\/em>\u00a0duket sikur p\u00ebrvijojn\u00eb me po t\u00eb njejt\u00ebn forc\u00eb dhe me po t\u00eb njejt\u00ebn vrazhd\u00ebsi edhe t\u00ebr\u00eb krijimtarin\u00eb artistike t\u00eb vet regjisorit Qosja.\u00a0Mbase, edhe t\u00ebr\u00eb krijimtaria e tij\u00a0 \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb formati socio-historik, sepse ai mundohet q\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kishte par\u00eb, d\u00ebgjuar dhe p\u00ebrjetuar dikur, e shp\u00ebrfaq\u00eb edhe n\u00eb veprat e tij. Dhuna, dashuria, vdekja, marr\u00ebzia, bukuria, lufta, guximi, miqsia, frika, besa dhe shum\u00eb tema tjera q\u00eb e p\u00ebrshkojn\u00eb realitetin social, jan\u00eb t\u00eb shoshitura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb krijmtarin\u00eb e tij mbi 30 vje\u00e7are.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2019\/January\/31\/auto_kuku21548939927.jpg\" alt=\"Image\" \/>Personazhet e tij i karakterizon fuqia e z\u00ebrit t\u00eb heshtjes s\u00eb tyre dhe ky si duket \u00ebsht\u00eb edhe q\u00ebllimi i vet regjisorit, q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmes heshtjes si revolt\u00eb ta paraqes kumbimin e nj\u00eb epoke q\u00eb nuk po p\u00ebrfundon edhe sot e k\u00ebsaj dite.\u00a0<em>Kukumi\u00a0<\/em>\u00ebsht\u00eb ajo klithja e cila vjen nga err\u00ebsirat e s\u00eb shkuar\u00ebs, jehon\u00eb e cila na frik\u00ebson sot, por q\u00eb na b\u00ebn\u00eb me dije se e nesermja duket se do t\u00eb jehoj\u00eb nj\u00ebsoj po ashut. Pra, regjisori Qosja n\u00ebp\u00ebrmes filmit\u00a0<em>Kukumi\u00a0<\/em>nuk \u00ebsht\u00eb se po na fut\u00eb n\u00eb pellgun e zymt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrkundrazi, po na kumton nj\u00eb lajm q\u00eb edhe mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrhershm\u00ebria jon\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, pothuajse n\u00eb gjith\u00eb krijimtarin\u00eb artistike t\u00eb regjisorit Qosja ka nj\u00eb nostalgji, jo nostalgji p\u00ebr t\u00eb shukar\u00ebn si histori, por si\u00e7 thoshte shkrimtari Milan Kundera nj\u00eb:\u00a0<em>nostalgji e cila shpreh\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht vuajtjen dhe d\u00ebshir\u00ebn e paplot\u00ebsuar p\u00ebr t\u2019u kthyer tek e kaluara si nj\u00eb moment knaq\u00ebsie e trishtimi nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/em>\u00a0Andaj, personazhet tek filmi\u00a0<em>Kukumi<\/em>\u00a0sikur ngarendin p\u00ebr t\u2019i rr\u00ebmbyer\u00a0<em>koh\u00ebt e humbura.\u00a0<\/em>Ato koh\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb jeta e tyre si zhg\u00ebnjim. K\u00ebto personazhe oscilojn\u00eb n\u00eb mes t\u00eb kaluar\u00ebs dhe s\u00eb ardhmes, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr ta rrokur aktualitetin dhe si t\u00eb till\u00eb duket sikur jetojn\u00eb n\u00eb absurdin e Harold Pinter-it. Po ashut, edhe marr\u00ebzia, \u00ebsht\u00eb nja nga konceptet kryesore q\u00eb trajtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb film. Ashtu sikurse<em>\u00a0<\/em><em>\u00adi marri<\/em>\u00a0n\u00eb kohrat e lashta q\u00eb ngarente n\u00ebp\u00ebr sheshe n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb njeriut, edhe i marri i regjisorit Qosja ngarend n\u00eb bot\u00ebn e hi\u00e7it duke e k\u00ebrkuar njer\u00ebzoren e humbur. Pra, si\u00e7 v\u00ebrejm\u00eb liria tek personazhet e filmit\u00a0<em>Kukumi,<\/em>\u00a0\u00ebsht\u00eb simbol i nj\u00eb marr\u00ebzia. I marri aty \u00ebsht\u00eb i natyrsh\u00ebm ose marr\u00ebzia \u00ebsht\u00eb shprehja e v\u00ebrtet e shpirtit t\u00eb tij. P\u00ebrderisa moralizimet e tepruara shoq\u00ebrin\u00eb e kan\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb\u00a0<em>kastrim\u00a0<\/em>emocional, marr\u00ebzia sikur tenton ta rigjej\u00eb dhe rikthej nj\u00ebkoh\u00ebsisht ndjesin\u00eb tek njer\u00ebzit. Prandaj, k\u00ebto personazhet edhe p\u00ebrmes loj\u00ebs shfrenues insistojn t\u00eb na \u00e7lirojn\u00eb nga k\u00ebto ngarkesat morale dhe t\u00eb na fusin n\u00eb dimenzionet e nj\u00eb bote m\u00eb t\u00eb but\u00eb, m\u00eb t\u00eb ndjeshme.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb interesant edhe trajtimi q\u00eb i b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb film, mend\u00ebsis patriarkale n\u00eb shoq\u00ebrin ton\u00eb. Regjisori Qosja patriarkalitetin i cili \u00ebsht\u00eb i mbingarkuar me moralitet, e v\u00eb n\u00ebn dioptrin\u00eb e nj\u00eb dekonstruktimi permanent si nj\u00eb imazhi fantazmgorik dhe fiktiv, q\u00eb kinse p\u00ebr predikat ka guximin, bes\u00ebn, fuqin\u00eb dhe ndershm\u00ebrin, e q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre shprehjeve sikur e fsheh\u00eb pisll\u00ebkun q\u00eb e karakterizon shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. K\u00ebto imazhe lirisht mund t\u00eb themi se nuk jan\u00eb vet\u00ebm shprehja reale e nj\u00eb gjendje t\u00eb larg\u00ebt, por jan\u00eb realitete edhe t\u00eb po k\u00ebtij aktualitetit. I gjendur n\u00eb situata paradoksale, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie e cila p\u00ebr hir\u00eb t\u00eb mosprishjes s\u00eb normativitetit moral, shkat\u00ebrron \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie indivuale, at\u00ebher\u00eb, regjisori Qosja vendos\u00eb q\u00eb t\u2019i demaskoj k\u00ebto rregulla q\u00eb n\u00ebnkuptohen si t\u00eb mir\u00ebqena. Ai ato i v\u00eb n\u00eb fokusin e kamer\u00ebs duke na i shp\u00ebrfaq\u00eb si di\u00e7ka q\u00eb n\u00eb fakt jan\u00eb inxhinjeringu i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb korruptuar moralisht. Tanim\u00eb ai e kishte v\u00ebrejtur se sa m\u00eb shum\u00eb moral q\u00eb t\u00eb ket\u00eb n\u00eb diskursin e nj\u00eb shoq\u00ebrie aq m\u00eb shum\u00eb ajo shoq\u00ebri \u00ebsht\u00eb e prirur drejt\u00eb degradimit. Prandaj, tek filmi\u00a0<em>Kukumi<\/em>, regjisori tregon se si morali nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb makiazh q\u00eb mir\u00ebmban\u00eb\u00a0<em>status quon.<\/em><\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2019\/January\/31\/auto_Kukumi51548939908.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/div>\n<p>Gjithashtu, regjisori Qosja tek ky film i jep nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant hap\u00ebsir\u00ebs. Ai p\u00ebrmes theksimit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb pa mas\u00eb, sikur d\u00ebshiron t\u00eb na shp\u00ebrfaq\u00eb ngusht\u00ebsin\u00eb ton\u00eb shpirtrore dhe mendore q\u00eb e kemi krijuar. Hap\u00ebsira jon\u00eb mendore sikur ia ka z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn edhe vet hap\u00ebsir\u00ebs reale dhe pik\u00ebrisht personazhet tek\u00a0<em>Kukumi<\/em>, d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb t\u2019i shp\u00ebrthejn\u00eb k\u00ebta kufj\u00eb. Ata hap\u00ebsir\u00ebs mundohen t\u2019i japin nj\u00eb dimenzion t\u00eb pafund\u00ebsis\u00eb. Regjisori Qosja duke e theksuar imagjinat\u00ebn e pafundme t\u00eb personazheve t\u00eb tij, insiston q\u00eb edhe neve t\u00eb na fus n\u00eb bot\u00ebn e tyre, n\u00eb bot\u00ebn e nj\u00eb shpirti artistik ku mendimi nuk i n\u00ebnshtrohet limiteve, por\u00a0i jepet nj\u00eb bote f\u00ebmijrore n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ngarkesat e s\u00eb kaluar\u00ebs t\u00eb mos jen\u00eb e sotmja jon\u00eb.\u00a0 Prandaj, regjisori Isa Qosja me personazhet e tij n\u00eb filmin\u00a0<em>Kukumi\u00a0<\/em>mundohet q\u00eb vujatjen reale t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, e q\u00eb na jep si imazh ta kthej n\u00eb kurajo p\u00ebr spektatorin.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrhumbja e qenies n\u00eb liri Nj\u00eb nga shprehjet alternative, por mjaft p\u00ebrmbajt\u00ebsore ka koh\u00eb q\u00eb e p\u00ebrqon edhe kinemaja. Shum\u00eb drama njer\u00ebzore, historike dhe individuale jan\u00eb sheshuar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjaft p\u00ebrmbajt\u00ebsore, por edhe si nj\u00eb shprehje e fuqishme ndjesore. Viziuelizimi i nj\u00eb ngjarje, i nj\u00eb historie n\u00ebp\u00ebrmes kinemas\u00eb ka prodhuar deri edhe efekte\u00a0katarze\u00a0tek njer\u00ebzit. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":8396,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"ppma_author":[733],"class_list":["post-4467","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4467","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4467"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4467\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13530,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4467\/revisions\/13530"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4467"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4467"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4467"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4467"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}