{"id":4469,"date":"2021-08-17T12:27:50","date_gmt":"2021-08-17T10:27:50","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4469"},"modified":"2025-01-08T12:34:38","modified_gmt":"2025-01-08T10:34:38","slug":"a-mund-te-punoje-greqia-me-bidenin-per-ta-tejkaluar-ngercin-e-ballkanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/a-mund-te-punoje-greqia-me-bidenin-per-ta-tejkaluar-ngercin-e-ballkanit\/","title":{"rendered":"A mund t\u00eb punoj\u00eb Greqia me Bidenin p\u00ebr ta tejkaluar ng\u00ebr\u00e7in e Ballkanit?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Ky vit sh\u00ebnon 200-vjetorin e l\u00ebvizjes p\u00ebr \u00e7lirimin komb\u00ebtar t\u00eb Greqis\u00eb. Poeti anglez Lord Byron i doli krah p\u00ebrpjekjes greke p\u00ebr pavar\u00ebsi. Ai vdiq bashk\u00eb me grek\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb vendosur t\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr gjuh\u00ebn, ishujt dhe traditat dhe besimin e tyre kundrejt sundimtar\u00ebve turq.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, festimet e planifikuara p\u00ebr lirin\u00eb dhe vet\u00ebvendosjen greke u anuluan p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Greqia ka qen\u00eb gjithnj\u00eb e ve\u00e7uar n\u00eb Evrop\u00eb. Ajo ballafaqohet me nj\u00eb komshi armiq\u00ebsor si Turqia e presidentit autoritar Recep Tayyip Erdogan.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb 2007, kur Bullgaria iu bashkua BE-s\u00eb, Greqia nuk kishte p\u00ebr fqinj asnj\u00eb shtet an\u00ebtar t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Evropa n\u00eb veri t\u00eb Egjeut dhe Alpeve vazhdon t\u00eb patronizoj\u00eb Greqin\u00eb. N\u00eb librin e tyre t\u00eb ri,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.amazon.com\/valse-europ%C3%A9enne-trois-Essais-French\/dp\/2213717990\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em>La Valse Eurp\u00e9ene<\/em><\/a>, q\u00eb trajton kriz\u00ebn e BE-s\u00eb q\u00eb prej vitit 2008, ekonomisti i shquar francez \u00c9lie Cohen dhe shkenc\u00ebtari politik Richard Robert, analizojn\u00eb nd\u00ebshkimin e Greqis\u00eb nga grupi evropian i udh\u00ebhequr nga gjerman\u00ebt dhe holandez\u00ebt pas kriz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Ekonomia greke nuk \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb nivelin e fillimviteve 2000 as para se t\u00eb goditej nga pandemia. Pensionet greke u shkat\u00ebrruan p\u00ebr ta p\u00ebrmbushur k\u00ebrkes\u00ebn e kryeprift\u00ebrinjve monetar\u00eb n\u00eb Bruksel. Nj\u00eb gjysm\u00eb milioni grek\u00ebsh t\u00eb rinj e t\u00eb arsimuar u larguan nga vendi para nj\u00eb dekade, p\u00ebr shkak t\u00eb politikave nd\u00ebshkuese t\u00eb Komisionit Evropian.<\/p>\n<p>Ajo ia mund\u00ebsoi fitoren partis\u00eb s\u00eb majt\u00eb Syriza, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i s\u00eb cil\u00ebs, ekonomisti populist Yanis Varoufakis, b\u00ebri edhe m\u00eb shum\u00eb d\u00ebm me k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr t\u2019u larguar nga euro. Pas largimit t\u00eb tij u kthye stabiliteti. M\u00eb 2019, elementet turbulluese t\u00eb Syrizas u z\u00ebvend\u00ebsuan me partin\u00eb e modernizuar t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb Demokracia e re, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Kyriakos Mitsotakis.<\/p>\n<p>Si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta festuar 200-vjetorin e liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb, a mund Greqia t\u00eb marr\u00eb rol udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb madhe p\u00ebr presidentin Joe Biden? Edhe si kryesues i Komisionit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Senatit, edhe si n\u00ebnpresident, Bideni ka treguar interes t\u00eb madh p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Bideni vizitoi rregullisht rajonin n\u00eb vitet 1990 dhe pas vitit 2000. Madje, nj\u00eb rrug\u00eb mban emrin e tij n\u00eb Kosov\u00eb. I biri i tij, Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri n\u00eb tru n\u00eb mosh\u00ebn 45-vje\u00e7are, sh\u00ebrbeu si avokat i ushtris\u00eb p\u00ebr ta ndihmuar Kosov\u00ebn t\u2019i krijoj\u00eb strukturat e sundimit t\u00eb ligjit pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs nga sundimi serb.<\/p>\n<p>Ashtu si Greqia q\u00eb u \u00e7lirua pjes\u00ebrisht nga dominimi turk m\u00eb 1821, Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00ebn presion t\u00eb madh nga Serbia, e mb\u00ebshtetur nga Rusia, e cila n\u00eb dekad\u00ebn e fundit ka intensifikuar fushat\u00ebn bot\u00ebrore p\u00ebr t\u2019ia mohuar Kosov\u00ebs njohjen e plot\u00eb si shtet an\u00ebtar i KB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Putini p\u00ebrkrah pik\u00ebpamjen nacionaliste serbe se Kosova \u00ebsht\u00eb provinc\u00eb serbe, ashtu si osman\u00ebt q\u00eb refuzuan ta pranonin se Greqia kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ekzistonte jo sipas kushteve turke n\u00eb shekullin XIX.<\/p>\n<p>Lideri grek Mitsotakis e ka ndryshuar bot\u00ebkuptimin e partis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb Demokracia e Re q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb ekzistenc\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut si shtet i vog\u00ebl i Ballkanit Per\u00ebndimor. Ai u ballafaqua me nacionalist\u00eb t\u00eb djatht\u00eb grek\u00eb, q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulnin se lider\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Shkupit po orvateshin t\u00eb vidhnin identitetin komb\u00ebtar t\u00eb Greqis\u00eb t\u00eb ngulitur n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e Filipit t\u00eb Maqedonis\u00eb, i cili ia dha emrin rajonit t\u00eb madh grek t\u00eb Maqedonis\u00eb, rajon ky shum\u00eb m\u00eb i madh sesa provinca e vog\u00ebl n\u00eb jug t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Putini u orvat ta p\u00ebrmbyste marr\u00ebveshjen Athin\u00eb-Shkup, ngase Kremlini e urren iden\u00eb e integrimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kombeve t\u00eb vogla t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor si Maqedonia e Veriut n\u00eb BE dhe me koh\u00eb n\u00eb NATO, sikurse shtetet baltike ose ish-kolonit\u00eb e tjera sovjetike n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Mitsotakis ua tregoi der\u00ebn edhe Putinit, edhe nacionalist\u00ebve t\u00eb tij grek\u00eb. Tash ai ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb marr\u00eb rol udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb prej lojtar\u00ebve ky\u00e7 t\u00eb BE-s\u00eb, si Gjermania apo Franca, nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb tregojn\u00eb lidership. Presidenti Macron mendon se n\u00ebse Shqip\u00ebria frankofone a Kosova do t\u2019i afroheshin Evrop\u00ebs, kund\u00ebrshtarja e tij islamofobe Marine Le Pen do ta akuzonte se po u hap rrug\u00ebn dy vendeve me shumic\u00eb myslimane.<\/p>\n<p><strong>Indiferenca e Berlinit<\/strong><\/p>\n<p>Berlini ka qen\u00eb gjithnj\u00eb indiferent ndaj Ballkanit q\u00ebkur Bismarcku u shpreh se rajoni \u201cnuk vlente as sa nj\u00eb jet\u00eb e vetme e nj\u00eb granatieri pomeranian\u201d. Gjermania gjithnj\u00eb merkantiliste sapo i ka shitur Turqis\u00eb gjasht\u00eb n\u00ebndet\u00ebse t\u00eb avancuara \u2013 gj\u00eb q\u00eb e prish ekuilibrin e brisht\u00eb t\u00eb pushtetit n\u00eb Mesdheun Lindor. Nj\u00eb Gjermani q\u00eb refuzoi t\u00eb ndihmonte Greqin\u00eb gjat\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb euros nuk ka shum\u00eb gjasa t\u00eb brengoset p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, presidenti Biden insiston n\u00eb prioritetin e sjelljes para drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr masakrat dhe spastrimin etnik gjat\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb viteve 1990 n\u00eb Ballkan.\u00a0<strong>Kryeministri serb<\/strong>, Aleksandar Vu\u00e7iq, sh\u00ebrbeu si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Slobodan Miloseviqit, nd\u00ebrkaq mediat serbe nxisin urrejtje ndaj fqinjit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt e Departamentit t\u00eb Shtetit gjithashtu e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se Uashingtoni d\u00ebshiron ta mbaj\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor larg ndikimit rus, turk dhe kinez.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebrpara do t\u00eb ishte integrimi i vendeve t\u00eb voglave mes Egjeut dhe Alpeve n\u00eb BE. Greqia mund t\u00eb luaj\u00eb rol ky\u00e7 k\u00ebtu. Z\u00ebvend\u00ebsministri i Jasht\u00ebm, Kostas Frangogiannis, thot\u00eb se q\u00ebllimi afatgjat\u00eb strategjik i Greqis\u00eb \u00ebsht\u00eb integrimi n\u00eb Evrop\u00eb i rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrkrahet nga Sllovenia, nj\u00eb prej dy ish-vendeve jugosllave q\u00eb u detyrua nga Marr\u00ebveshja e Jalt\u00ebs t\u00eb jetoj\u00eb n\u00ebn sundimin komunist pas vitit 1945, e cila ishte mjaft me fat t\u00eb integrohej n\u00eb BE m\u00eb 2004. Tjetra \u00ebsht\u00eb Kroacia. Por, vendet tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor u lan\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, me BE-n\u00eb t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar ndonj\u00eb zgjidhje, meq\u00eb shtetet e saj an\u00ebtare nuk mund t\u00eb pajtoheshin se si t\u00eb shkohet p\u00ebrpara.<\/p>\n<p><strong>\u2018Si Orbani\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Sllovenia tash ka kryesin\u00eb e presidenc\u00ebs gjasht\u00ebmujore t\u00eb BE-s\u00eb. Kryeministri i saj ekscentrik, Janesz Jan\u0161a, konsiderohet si nj\u00ebfar\u00eb Orbani i rajonit, por zyrtar\u00ebt dhe diplomat\u00ebt slloven\u00eb jan\u00eb t\u00eb men\u00e7ur dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar n\u00eb p\u00ebrmbushjen e procesit t\u00eb zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb territorin mes Sllovenis\u00eb n\u00eb Alpe dhe Greqis\u00eb n\u00eb Egje.<\/p>\n<p>Qeveria sllovene po organizon nj\u00eb samit p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb tetor.<\/p>\n<p>Gj\u00ebja e fundit q\u00eb i duhet rajonit \u00ebsht\u00eb modeli i qeveris\u00eb joliberale autoritare me sulmet mbi gjyqtar\u00eb e gazetar\u00a0n\u00eb stilin e Orbanit dhe Jan\u0161\u00ebs. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb fakt se shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb iu bashkuan BE-s\u00eb para 25 vjet\u00ebve jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr humner\u00ebn e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE sesa shtetet e vjetra an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.N\u00eb vitet 1990, Uashingtonit iu desh t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb q\u00eb ta shp\u00ebtoj\u00eb BE-n\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, s\u00eb pari me Marr\u00ebveshjen e Dejtonit dhe m\u00eb pas m\u00eb 1999 me nd\u00ebrhyrjen e NATO-s, q\u00eb t\u2019i parandaloj\u00eb masakrat e m\u00ebtejme n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>SHBA-ja n\u00ebn George W. Bushin e keqmenaxhoi koh\u00ebn e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 2008. Deri at\u00ebher\u00eb, Bushi ishte aq i diskredituar n\u00eb Evrop\u00eb pas katastrof\u00ebs s\u00eb Irakut, saq\u00eb menaxhimi amerikan i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs pati reperkusione dhe i lejoi Putinit q\u00eb t\u00eb fitonte terren, meq\u00eb pushtimi i Gjeorgjis\u00eb e la Per\u00ebndimin n\u00eb defansiv\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, Greqia dhe Sllovenia kan\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Athina tashm\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hap madhor duke normalizuar marr\u00ebdh\u00ebniet me Maqedonin\u00eb e Veriut. Hapi tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb mir\u00ebpritej n\u00eb Uashingtoni do t\u00eb ishte normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo do t\u2019i mbizot\u00ebronte kryetitujt bot\u00ebror\u00eb dhe do t\u00eb fitonte p\u00ebrkrahjen e presidentit Biden dhe shumic\u00ebs s\u00eb qeverive t\u00eb NATO-s. Gjithashtu, do t\u2019u d\u00ebrgonte sinjale Putinit dhe Erdoganit se Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ky do t\u00eb ishte sinjal p\u00ebr serb\u00ebt se ka ardhur koha q\u00eb t\u2019i l\u00ebn\u00eb prapa luft\u00ebrat e vitit 1990. Ka nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb ndritur p\u00ebr Serbin\u00eb si vend evropian dinamik n\u00eb partneritet me ish-vendet e Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Duke punuar s\u00eb bashku me Greqin\u00eb dhe ngjash\u00ebm me Franc\u00ebn dhe Gjermanin\u00eb pas vitit 1945, duke ofruar dor\u00ebn e pajtimit Kosov\u00ebs, Beogradi mund t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e zgjidhjes n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe jo m\u00eb penges\u00eb p\u00ebr afrimin e rajonit n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>200 vjet pasi Greqia filloi procesin e integrimit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, bashk\u00ebpunimi si partner dhe aleat i Uashingtonit mund t\u2019i ndihmoj\u00eb fqinj\u00ebt e Greqis\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Artikulli origjinal n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/euobserver.com\/opinion\/152554\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">EUobserver<\/a>, m\u00eb 30 korrik 2021.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky artikull\u00a0mb\u00ebshtetet nga &#8220;Sbunker&#8221; p\u00ebrmes projektit t\u00eb financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb autorit\u00a0dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"time\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ky vit sh\u00ebnon 200-vjetorin e l\u00ebvizjes p\u00ebr \u00e7lirimin komb\u00ebtar t\u00eb Greqis\u00eb. Poeti anglez Lord Byron i doli krah p\u00ebrpjekjes greke p\u00ebr pavar\u00ebsi. Ai vdiq bashk\u00eb me grek\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb vendosur t\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr gjuh\u00ebn, ishujt dhe traditat dhe besimin e tyre kundrejt sundimtar\u00ebve turq. P\u00ebr fat t\u00eb keq, festimet e planifikuara [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":220,"featured_media":11695,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1605,1687,1604],"ppma_author":[2209],"class_list":["post-4469","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-ballkani","tag-biden","tag-greqia"],"authors":[{"term_id":2209,"user_id":220,"is_guest":0,"slug":"denis-macshane","display_name":"Denis Macshane","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/images.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/images.jpg"},"user_url":"","last_name":"Macshane","first_name":"Denis","description":"Denis MacShane is a British former politician, author, commentator who served as Minister of State for Europe from 2002 to 2005."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4469","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/220"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4469"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4469\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11696,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4469\/revisions\/11696"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11695"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4469"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4469"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4469"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}