{"id":4493,"date":"2019-02-12T12:08:53","date_gmt":"2019-02-12T10:08:53","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4493"},"modified":"2024-11-13T16:43:15","modified_gmt":"2024-11-13T14:43:15","slug":"faktoret-e-shikushmerise-se-larte-te-telenovelave-turke-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/faktoret-e-shikushmerise-se-larte-te-telenovelave-turke-ne-ballkan\/","title":{"rendered":"Faktor\u00ebt e shikushm\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb t\u00eb telenovelave turke n\u00eb Ballkan"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p class=\"img-wrapper\">Edhe pse n\u00eb disa vende nuk jan\u00eb n\u00eb pikun e tyre, telenovelat turke duket se po vijojn\u00eb me suksesin e tyre jo vet\u00ebm brenda Turqis\u00eb, por edhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs.Vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb ata ku k\u00ebto telenovela po ndiqen pothuajse m\u00eb shum\u00eb se kudo tjet\u00ebr. Nisur nga ky fakt, shtrojm\u00eb pyetjen se cilat jan\u00eb karakteristikat kryesore t\u00eb telenovelave turke, t\u00eb cilat p\u00ebrcaktojn\u00eb edhe nivelin e lart\u00eb t\u00eb ndjekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre?<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.doktoratura.unitir.edu.al\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Doktoratura_Alban-Tartari_-Punimi-Final-1.pdf\">Sipas nj\u00eb anketimi t\u00eb zhvilluar n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2015\u00a0<\/a>nga studiuesi Alban Tartari me 1058 qytetar\u00eb nga Shqip\u00ebria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi, rezulton se 68 p\u00ebr qind e tyre ndjekin shum\u00eb shpesh telenovela turke. Ky fakt ka shtyr\u00eboperator\u00ebt televiziv q\u00eb t\u2019i transmetojn\u00eb k\u00ebto telenovela n\u00eb oraret m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mbr\u00ebmjeve, duke z\u00ebvend\u00ebsuar edhe shum\u00eb programe q\u00eb dikur transmetoheshin n\u00eb\u00a0<em>prime time<\/em>.\u00a0I intervistuar n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, Albert Dumani, Drejtori i Programacionit t\u00eb TV Klan, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, shprehet se p\u00ebrcaktimi i programacionit ditor dhe javor b\u00ebhet sipas nj\u00eb studimi t\u00eb tregut t\u00eb audienc\u00ebs p\u00ebr fasha t\u00eb caktuara oraresh, dhe m\u00eb pas programet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsisshme dhe m\u00eb t\u00eb kushtueshme vendosen n\u00eb prime-time, duke n\u00ebnkuptuar se shitja e koh\u00ebs televizive p\u00ebr reklama gjat\u00eb transmetimit t\u00eb k\u00ebtyre telenovelave \u00ebsht\u00eb shum\u00eb fitimprur\u00ebse.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb monitorim i b\u00ebr\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr jav\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb titulluar \u201cStrategjit\u00eb e programacionit dhe sfidat e transmetimeve televizive n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, t\u00eb implementuar nga Departamenti i Gazetaris\u00eb dhe Komunikimit n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2018, n\u00eb rastin e TV Klan, transmetimi i telenovelave z\u00eb 28 p\u00ebrqind t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb transmetimit, m\u00eb e madhja kjo n\u00eb krahasim me kategorit\u00eb e tjera t\u00ebprogramacionit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb hap\u00ebsirat publicitare jan\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb kushtueshmet, \u00e7mimi i blerjes s\u00eb nj\u00eb serie q\u00eb zgjat 40-50 minuta varion nga 800 n\u00eb 1200 euro.<\/p>\n<p>Interesant mbetet fakti se k\u00ebto telenovela kan\u00eb gjetur shum\u00eb pak, ose aspak hap\u00ebsir\u00eb, n\u00eb vendet e zhvilluara per\u00ebndimore. Ka nj\u00eb qasje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb studiuesve nga vende t\u00eb ndryshme p\u00ebrsa i p\u00ebrket suksesit q\u00eb k\u00ebto produksione kan\u00eb pasur brenda dhe jasht\u00eb vendit: temat dhe subjektet (historit\u00eb) e trajtuara n\u00eb to p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb jet\u00ebn e shumic\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb vendin e origjin\u00ebs dhe n\u00eb vendet ku transmetohen.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.researchgate.net\/publication\/322619453_A_Cultural_And_Ideological_Approach_To_The_Turkish_Soap_Operas_Made_in_Turkey\">Interesi i madh i treguar ndaj tyre, lindte pik\u00ebrisht nga q\u00eb njer\u00ebzit gjenin tek personazhet t\u00eb shkuar\u00ebn e tyre.<\/a><\/p>\n<p>Tiparet dalluese t\u00eb telenovelave turke q\u00eb ndikojn\u00eb t\u00ebrheqjen e audiencave<\/p>\n<p><strong><em>Pik\u00ebtakimet historike midis Turqis\u00eb dhe vendeve mikprit\u00ebse t\u00eb telenovelave turke:<\/em><\/strong>\u00a0I intervistuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj teme, Irfan Arik, nj\u00eb studiues nga Kirgizistani, i cili ka hulumtuar karakteristikat e telenovelave turke gjat\u00eb studimeve t\u00eb tij doktorale, shprehet se k\u00ebto produksione kan\u00eb gjetur m\u00eb shum\u00eb interes n\u00eb ato vende q\u00eb ndajn\u00eb histori dhe kultur\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Turqin\u00eb. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e v\u00ebm\u00eb re edhe n\u00eb vendet e rajonit ton\u00eb, t\u00eb cilat shfaqin ngjashm\u00ebri sociale dhe kulturore me kultur\u00ebn turke, var\u00ebsisht kjo edhe t\u00eb shkuar\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Turqin\u00eb gjat\u00eb sundimit t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p><em><strong>Skenare t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb kultur\u00ebn Pop:<\/strong><\/em>\u00a0N\u00ebse analizojm\u00eb historit\u00eb dhe skenaret e telenovelave turke, duket se mes tyre ka shum\u00eb ngjashm\u00ebri.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.researchgate.net\/publication\/322619453_A_Cultural_And_Ideological_Approach_To_The_Turkish_Soap_Operas_Made_in_Turkey\">Brenda tyre gjen p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb temave dhe formateve q\u00eb kan\u00eb ndjekshm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebr audienca.<\/a>\u00a0P\u00ebr studiuesin turk Ekmel Ge\u00e7er, r\u00ebnd\u00ebsia q\u00eb i kushtohet familjes n\u00eb telenovelat turke \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb rrit interesin e audiencave ndaj tyre. Sipas tij, edhe n\u00eb personazhet m\u00eb negative brenda nj\u00eb telenovele, pas tyre gjendet nj\u00eb familje dashamir\u00ebse dhe q\u00eb i mb\u00ebshtet vazhdimisht ato.<\/p>\n<p><strong><em>Drama si tipar karakterizues i telenovelave turke:<\/em><\/strong>\u00a0Shumica e telenovelave turke karakterizohen nga drama q\u00eb zhvillohen brenda grupeve t\u00eb vogla, si familja, mjediset e pun\u00ebs, etj. Kjo form\u00eb realizimi duket se \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga dallimet m\u00eb thelb\u00ebsore midis tyre dhe telenovelave per\u00ebndimore. \u00a0Sipas studiuesit shqiptar\u00a0<a href=\"http:\/\/www.doktoratura.unitir.edu.al\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Doktoratura_Alban-Tartari_-Punimi-Final-1.pdf\">Alban Tartari<\/a>, n\u00eb k\u00ebto telenovela e keqja d\u00ebnohet, por edhe e mira nuk fiton. Ky trend i \u2018fundit t\u00eb palumtur\u2019 i b\u00ebn t\u00eb ndryshme serialet turke nga ato latino-amerikane apo edhe ato amerikane.\u00a0<em>\u2018Happy end\u2019<\/em>\u00a0mungon thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha serialet duke i b\u00ebr\u00eb ato m\u00eb realiste.<\/p>\n<p><strong><em>Elementet romantik\u00eb:<\/em><\/strong>\u00a0N\u00eb pothuajse t\u00eb gjitha telenovelat turke, qofshin ato q\u00eb p\u00ebrcjellin histori bashk\u00ebkohore, apo edhe ato q\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb historin\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane, vihet re prania e nj\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb t\u00eb romantizmit. Urat e komunikimit t\u00eb vendosura p\u00ebrmes lidhjeve shpirt\u00ebrore, sakrificat q\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb, dashurit\u00eb platonike, por edhe mos v\u00ebnia e nj\u00eb ekuilibri midis vendimmarrjes t\u00eb mb\u00ebshtetur\u00a0<em>n\u00ebndjenja<\/em>\u00a0dhe asaj q\u00eb buron nga<em>\u00a0racionaliteti mendor<\/em>,\u00a0duket se jan\u00ebtipare t\u00eb kulturave t\u00ebvendeve t\u00eb Lindjes, t\u00eb cilat karakterizojn\u00eb edhe brendin\u00eb e k\u00ebtyre telenovelave.<\/p>\n<p><em><strong>Teknikat e realizimit:\u00a0<\/strong><\/em>Niveli i romantizmit mb\u00ebshtetet edhe nga disa teknika t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb realizimin e k\u00ebtyre telenovelave.\u00a0<a href=\"http:\/\/www.hurriyet.com.tr\/kelebek\/keyif\/turk-dizilerinin-bu-kadar-uzun-olmasinin-5-nedeni-40454470\">Disa karakteristika kryesore t\u00eb tyre jan\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb theksuar m\u00eb posht\u00eb.<\/a><\/p>\n<p><em>V\u00ebshtrimi i pareshtur i personazheve ndaj nj\u00ebri tjetrit<\/em>.\u00a0Ky \u00ebsht\u00eb tipar i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebtyre telenovelave, ku karakteret p\u00ebrgjith\u00ebsisht komunikojn\u00eb me nj\u00ebri tjetrin p\u00ebrmes gjuh\u00ebs joverbale. Ata v\u00ebshtrojn\u00eb nj\u00ebri tjetrin, shikojn\u00eb n\u00eb horizont, kujtojn\u00eb momente t\u00eb caktuara, apo i rikthehen skenave t\u00eb m\u00ebparshme. N\u00eb k\u00ebto skena mungon aksioni dhe ulihet m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb element\u00ebve romantik.<\/p>\n<p><em>Reagimet emocionale n\u00eb vend t\u00eb dialogut<\/em>.\u00a0Edhe problemet m\u00eb t\u00eb vogla q\u00eb mund t\u00eb zgjidhen p\u00ebrmes nj\u00eb dialogu t\u00eb shkurt\u00ebr, n\u00eb telenovelat turke shoq\u00ebrohen me reagime emocionale t\u00eb karaktereve, t\u00eb cil\u00ebt arrijn\u00eb deri n\u00eb ekstrem.<\/p>\n<p><em>\u201cProblemet e gjith\u00eb bot\u00ebs\u201d r\u00ebndojn\u00eb mbi nj\u00eb familje.<\/em>\u00a0\u00cbsht\u00eb karakteristik\u00eb e skenareve t\u00eb k\u00ebtyre telenovelave q\u00eb ta p\u00ebrfshijn\u00eb familjen n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes n\u00eb nj\u00eb seri problemesh q\u00eb s\u2019kan\u00eb t\u00eb sosur. Tek i nj\u00ebjti karakter mund t\u00eb gjesh problemet me partnerin, me familjen, me pun\u00ebn, apo me sh\u00ebndetin.<\/p>\n<p><em>P\u00ebr hir t\u00eb shikueshm\u00ebris\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, personazhet nuk bashkohen dhe e v\u00ebrteta nuk zbulohet kurr\u00eb.<\/em>\u00a0P\u00ebrdorimi i tep\u00ebrt q\u00eb shpesh her\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes k\u00ebtyre metodave, i kthen k\u00ebto telenovela edhe n\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitshme p\u00ebr syrin kritik t\u00eb studiuesve.<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrzgjedhja e kujdesshme e aktor\u00ebve:<\/em><\/strong>\u00a0Interesant mbetet fakti se shumica e k\u00ebtyre aktor\u00ebve nuk kan\u00eb nj\u00eb edukim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr kinamatografi, por kan\u00eb gjetur hap\u00ebsira var\u00ebsisht angazhimit t\u00eb tyre n\u00eb industrin\u00eb e reklamave, konkurseve t\u00eb ndryshme t\u00eb bukuris\u00eb, etj. Pas nisjes s\u00eb realizimit t\u00eb telenovelave, aktor\u00ebt q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb to, m\u00eb shum\u00eb se sa p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb e tyre profesionale, diskutohen n\u00eb media dhe publik p\u00ebr paraqitjen e tyre fizike. Nd\u00ebrkoh\u00eb, duhet theksuar fakti se\u00a0<a href=\"http:\/\/dergipark.gov.tr\/download\/article-file\/213131\">rrogat e aktor\u00ebve variojn\u00eb nga 20 deri n\u00eb 30 p\u00ebrqind t\u00eb buxhetit total t\u00eb nj\u00eb telenovele.<\/a><\/p>\n<p><strong><em>Politizimi i telenovelave turke:<\/em><\/strong>\u00a0Dinamika e zhvillimeve t\u00eb brendshme politike n\u00eb Turqi duket se \u00ebsht\u00eb reflektuar edhe n\u00eb historit\u00eb q\u00eb trajtohen n\u00eb industrin\u00eb e prodhimit kinematografik. Periudha pas viteve \u201990, u karakterizua edhe nga dor\u00ebzimi i hegjemonis\u00eb nga elitat Kemaliste tek partia konservatore p\u00ebr Drejt\u00ebsi dhe Zhvillim (AKP), e cila ndoqi nj\u00eb agjend\u00eb politike n\u00eb rregullimin e p\u00ebrmbajtjes mediatike. Studiuesja turke<a href=\"https:\/\/ijoc.org\/index.php\/ijoc\/article\/viewFile\/2749\/1265\">\u00a0Kumru Berfin Emre \u00c7etin<\/a>\u00a0vler\u00ebson kat\u00ebr trende t\u00eb politizimit t\u00eb dramave televizive turke: 1.Trajtimi i historive q\u00eb prekin aktualitetin e Turqis\u00eb; 2.Zgjidhja e problemeve q\u00eb kan\u00eb ekzistuar m\u00eb par\u00eb; 3.Qasja mbi neo-otomanizmin; 4.Devocioni dhe qasja religjioze islame. K\u00ebto tendenca p\u00ebrputhen kryesisht me axhendat ose projektet e ve\u00e7anta politike.<\/p>\n<p><strong>Ndjekshm\u00ebria e telenovelave turke n\u00eb vijim<\/strong><\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, mund t\u00eb themi se vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, edhe pse m\u00eb t\u00eb prirura p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqafuar kultur\u00ebn per\u00ebndimore, ata shfaqin lidhje t\u00eb ngushta me kultur\u00ebn dhe tradit\u00ebn turke, gj\u00eb kjo q\u00eb ndikon n\u00eb ndjekshm\u00ebrin\u00eb e lart\u00eb telenovelave turke.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, nisur nga karakteristikat e m\u00ebsip\u00ebrme, telenovelat turke preferohen nga audiencat, pasi ato jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb thjeshta p\u00ebr t\u2019u kuptuar, e krahasuar kjo me dinamik\u00ebn q\u00eb shoq\u00ebron produksionet e ngjashme per\u00ebndimore. N\u00eb to mungon aksioni dhe mbizot\u00ebron romantizmi, intriga dhe drama.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, n\u00eb nj\u00eb moment kur industria e prodhimeve kinematografike n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike dhe nuk ofron produksione origjinale vendase, por edhe teksa nj\u00eb seri telenovalash turke kushton mjaft lir\u00eb dhe shoq\u00ebrohet me shum\u00eb reklama dhe madje t\u00eb shtrenjta, prania e tekenovelave turke n\u00eb ekranet tona do t\u00eb vijoj\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>&#8212;-<\/p>\n<p>Shkrimi origjinal \u00ebsht\u00eb\u00a0botuar n\u00eb\u00a0<a href=\"http:\/\/respublica.edu.mk\/blog\/faktoret-e-shikushmerise-se-larte-te-telenovelave-turke-ne-ballkan?fbclid=IwAR38aqMXE8lmiy-aDkvUPSGtYTXjCg4styj2QhDtOTZDWFJdhsEfWWYXbXs\">Respublica.<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pse n\u00eb disa vende nuk jan\u00eb n\u00eb pikun e tyre, telenovelat turke duket se po vijojn\u00eb me suksesin e tyre jo vet\u00ebm brenda Turqis\u00eb, por edhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs.Vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb ata ku k\u00ebto telenovela po ndiqen pothuajse m\u00eb shum\u00eb se kudo tjet\u00ebr. Nisur nga ky fakt, shtrojm\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":163,"featured_media":10203,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"ppma_author":[192],"class_list":["post-4493","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize"],"authors":[{"term_id":192,"user_id":163,"is_guest":0,"slug":"ramadan-cipuri","display_name":"Ramadan \u00c7ipuri","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-1-9.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-1-9.jpg"},"user_url":"","last_name":"\u00c7ipuri","first_name":"Ramadan","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4493","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/163"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4493"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4493\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10206,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4493\/revisions\/10206"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10203"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4493"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4493"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4493"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4493"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}