{"id":4529,"date":"2015-10-09T14:51:22","date_gmt":"2015-10-09T12:51:22","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4529"},"modified":"2024-10-23T11:06:05","modified_gmt":"2024-10-23T09:06:05","slug":"teorite-e-marredhenieve-nderkombetare-per-shtetet-e-vogla-kosova-si-rast-i-keq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/teorite-e-marredhenieve-nderkombetare-per-shtetet-e-vogla-kosova-si-rast-i-keq\/","title":{"rendered":"Teorit\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr shtetet e vogla: Kosova si rast i keq"},"content":{"rendered":"<p class=\"news-up\">Max Weber-i shprehet se kur balanci i fuqive zhduket, shtetet e vogla zhduken bashk\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<div class=\"news-down\">\n<p>Sistemi post-napoleonik i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku fuqit\u00eb e m\u00ebdha vendosin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara dhe shtetet e vogla nuk e kan\u00eb as privilegjin t\u00eb ken\u00eb fjal\u00ebn e tyre n\u00eb vendimet konkrete, \u00ebsht\u00eb relativizuar dhe m\u00ebnjanuar si pasoj\u00eb e njohjes s\u00eb subjektivitetit te shteteve t\u00eb vogla n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe evolimit t\u00eb rendit legal nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb shtetet i njeh si subjekte t\u00eb barabarta, me t\u00eb drejta dhe detyrime t\u00eb barabarta p\u00ebr obligimet q\u00eb ato marrin dhe p\u00ebr normat e paderogueshme t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb imponohen tek t\u00eb gjitha shtetet.<\/p>\n<p>E drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si rregullatore e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb aspekte t\u00eb caktuara ka munges\u00eb t\u00eb mjeteve juridike n\u00eb ekzekutimin e normave t\u00eb saj, sidomos ndaj shteteve t\u00eb forta ose n\u00eb kuptimin e Krauthammer me paraqitjen e momentit unipolar, ku shfaqet nj\u00eb hiperfuqi, (Krauthammer p\u00ebrdor frazen n\u00eb kuptim t\u00eb definimit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, koncept ky mjaft relativ pas zhvillimeve eventuale n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare) dhe superfuqive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, n\u00eb kontekstin e politik\u00ebs bot\u00ebrore krijohet nj\u00eb terren i aplikuesh\u00ebm p\u00ebr aksiom\u00ebn Orvelliane q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb por disa jan\u00eb m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb opnionin e z. Besnik Pula, Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare apo Marr\u00ebdh\u00ebnie Katundare, z. Pula me t\u00eb drejt\u00eb thekson se Kosova, n\u00eb raport me akter\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur k\u00ebrkesat e akter\u00ebve t\u00eb huaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast\u00eb partner\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, anashkalon interesat m\u00eb jetike duke arrit\u00eb koncesione q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb elementet kryesore t\u00eb funksionalizimit t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu Kosova duke vepruar n\u00eb kuadrin nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb koncepteve t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb, dhe duke b\u00ebr\u00eb l\u00ebshime q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb rezultonin me fatalitet p\u00ebr qenien e Kosv\u00ebs si shtet p\u00ebr hir t\u00eb respektimit t\u00eb miqve nd\u00ebrkomb\u00ebtar, tregon se politikb\u00ebr\u00ebsve kosovar\u00eb nuk i njohin dhe nuk i kuptojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe parimet morale nd\u00ebrnjer\u00ebzore q\u00eb aplikohen n\u00eb nj\u00eb seting ku marr\u00ebdh\u00ebniet krijohen nga interesat e p\u00ebrbashk\u00ebt ose p\u00ebrfitimi nga bashk\u00ebpunimi me nj\u00ebri tjetrin.<\/p>\n<p>Meq\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb nocion abstrakt n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por vepron p\u00ebrmes agjent\u00ebve t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb kruciale q\u00eb politika e jashtme t\u00eb definohet, t\u00eb p\u00ebrcaktohen interesat strategjik t\u00eb Kosov\u00ebs brenda dhe jasht\u00eb vendit, t\u00eb p\u00ebrcaktohen metodat e angazhimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe elemente q\u00eb n\u00eb realitet i mungojn\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo rezulton me veprimin e paarsyesh\u00ebm t\u00eb agjent\u00ebve t\u00eb shtetit, duke implementuar mend\u00ebsin\u00eb e tyre si mekaniz\u00ebm veprues t\u00eb shtetit, e k\u00ebshtu duke p\u00ebrfunduar me arritje t\u00eb marr\u00ebveshjeve jo t\u00eb favorshme p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Z. Nurellari n\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjen e tij ndaj z. Pula, me t\u00eb drejt\u00eb thekson se Kosova nuk mund t\u00eb ket\u00eb mendje t\u00eb madhe dhe t\u00eb injoroj\u00eb proceset e integrimit, sidoqoft\u00eb, vendimet e nj\u00eb shteti karshi interesave t\u00eb brendshme t\u00eb nj\u00eb niveli krucial, mbrojtja e t\u00eb cilave jo vet\u00ebm q\u00eb nuk bie ndesh, por edhe promovohet nga sistemi legal nd\u00ebrkomb\u00ebtar, dhe vlerat demokratike universale t\u00eb parashikuara me Kart\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara, nuk jan\u00eb largim nga proceset e integrimit por tregues i vullnetit politik t\u00eb Kosov\u00ebs. Ky vullnet politik \u00ebsht\u00eb poashtu tregues i nivelit t\u00eb shtetformimit t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb ilustruar m\u00eb mir\u00eb me shembuj k\u00ebt\u00eb, Europa nuk e d\u00ebshiron edhe nj\u00eb Iralnd\u00eb veriore n\u00eb territorin e saj.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, mungesa e nj\u00eb politike t\u00eb definuar t\u00eb jashtme, b\u00ebn\u00eb q\u00eb Kosova as t\u00eb mos dij\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj nga partner\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Meq\u00eb \u00e7asjen personale ndaj natyr\u00ebs s\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs e marr\u00eb si t\u00eb qen\u00eb, un nuk do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta argumentoj\u00eb m\u00eb tutje pozicionin tim, por do t\u00eb thellohem teorikisht rreth pozit\u00ebs s\u00eb shteteve t\u00eb vogla n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe Kosov\u00ebs si rast specifik.<\/p>\n<p><em>Dallimi mes shtetit &#8220;t\u00eb vog\u00ebl&#8221; dhe shtetit t\u00eb &#8220;dob\u00ebt&#8221;<\/em><\/p>\n<p>Shteti i vog\u00ebl jo domosdoshm\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb shtet i dob\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00ebse nd\u00ebrrojm\u00eb disiplin\u00eb, \u00e7\u00ebshtja vjen dhe b\u00ebhet edhe m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse, por sa p\u00ebr ta ilustruar relativitetin e kualifikimit si i vog\u00ebl, n\u00eb teorin\u00eb e luft\u00ebs, Toft dhe autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb merren me luft\u00ebrat asimetrike, argumentojn\u00eb se n\u00eb periudh\u00ebn 1800-1849, aktor\u00ebt e fort\u00eb kan\u00eb fituar 88.2% t\u00eb luft\u00ebrave, nd\u00ebrsa duke p\u00ebsuar r\u00ebnie graduale, nga periudha 1950-1999 akter\u00ebt e fort\u00eb fituan vet\u00ebm 48.8% t\u00eb luft\u00ebrave asimetrike.<\/p>\n<p>Teoricient\u00ebt q\u00eb i takojn\u00eb rrym\u00ebs s\u00eb realizmit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e asimilojn\u00eb termin &#8220;i vog\u00ebl&#8221; me termin i &#8220;dob\u00ebt&#8221;, dhe fuqia p\u00ebr realist\u00ebt \u00ebsht\u00eb materialisht e matshme, nd\u00ebrsa p\u00ebr liberal\u00ebt termi \u00ebsht\u00eb relativ, ku ata argumentojn\u00eb se shteti i vog\u00ebl pa ndonj\u00eb ndikim n\u00eb nj\u00eb sfer\u00eb t\u00eb caktuar, mund t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb sfer\u00eb tjet\u00ebr specifike.<\/p>\n<p>Geser vendos tre kategori p\u00ebr definimin e shtetit t\u00eb vog\u00ebl, substatialistische Sichtweise si teresi e karakteristikave shtet\u00ebrore objektivisht ose thelb\u00ebsisht t\u00eb matshme, relationistische perspektive si elementet q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb natyr\u00ebn e shteti (territori, popullsia, ushtria) dhe Statuseigenschaftperzeption si element i tret\u00eb q\u00eb merret me konceptin e shtetit t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr vet\u00ebveten dhe shteteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Durkheim thekson se shoq\u00ebrit\u00eb kan\u00eb krenarin\u00eb e tyre jo n\u00eb t\u00eb qenit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb apo m\u00eb t\u00eb pasurit, por n\u00eb t\u00eb qenit m\u00eb t\u00eb organizuarit dhe n\u00eb posedim t\u00eb kushtetut\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb morale.<\/p>\n<p>Keohane dhe Nye argumentojn\u00eb s\u00eb t\u00eb qenit i vog\u00ebl dhe i madh \u00a0\u00ebsht\u00eb jo domosdoshm\u00ebrisht e dobishme n\u00eb nivelin e analizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkombetare si t\u00ebr\u00ebsi, por duhet t\u2019i referohemi si pyetje brenda fushave dhe \u00e7\u00ebshtjeve specifike.<\/p>\n<p>Qasja teorike e viteve 60 q\u00eb madh\u00ebsia e shtetit \u00ebsht\u00eb determinuese p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme influentive, \u00ebsht\u00eb dekonstruktuar n\u00eb teorit\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke mos e konsideruar shtetin e vog\u00ebl, si shtet t\u00eb dob\u00ebt. Prandaj madh\u00ebsia e shtetit nuk \u00ebsht\u00eb determinues i sjelljes s\u00eb shtetit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe Amstrup argumenton q\u00eb edhe sjellja e shtetit \u00ebsht\u00eb bisht\u00ebruese po aq sa koncepti i madh\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pozita e pabarabart\u00eb e shtetit t\u00eb vog\u00ebl karshi shteteve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare shpesh rezulton si p\u00ebrfituese p\u00ebr shtetin e vog\u00ebl. Sipas konceptit t\u00eb pushtetit t\u00eb Zartmanit, pal\u00ebt me kapacitete m\u00eb t\u00eb vogla dalin me p\u00ebrfitime proporcionalisht m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb pritur duke mb\u00ebshtetut nj\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe duke dh\u00ebn\u00eb zgjidhje t\u00eb problemeve t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu \u00e7\u00ebshtja e t\u00eb qenit &#8220;i vog\u00ebl&#8221; nuk duhet par\u00eb n\u00eb kontekstin e p\u00ebrgjitsh\u00ebm, por n\u00eb fusha specifike ku shteti \u00ebsht\u00eb i angazhuar.<\/p>\n<p>Madje t\u00eb jesh i vog\u00ebl mund t\u00eb p\u00ebrdoret edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb favorshme n\u00eb aspekte t\u00eb shumta, dhe si shembull Hey argumenton duke analizuar se si poltika e jashtme e Luksemburgut p\u00ebrdor munges\u00ebn e territorit si avantazh.<\/p>\n<p>Poashtu Aaltola thekson se politika e jashtme e Finland\u00ebs gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb subjekt t\u00eb madh dhe influentiv n\u00eb politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr arsye se institucionet e shteteve t\u00eb vogla bazohen n\u00eb fleksibilitet, shkatht\u00ebsi dhe inovacion.<\/p>\n<p>Iniciativa e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb shteteve t\u00eb vogla bazohet n\u00eb stabilitetin e politik\u00ebs s\u00eb brendshme, p\u00ebrderisa regjimi i nj\u00eb shteti t\u00eb vog\u00ebl, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim konstant dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, nuk ndjek politik\u00eb t\u00eb jashtme aktive, si dhe si element i dyt\u00eb, ai i c\u00ebnueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb vog\u00ebl, duke konstatuar se sa m\u00eb i rrezikuar t\u00eb ndihet shteti vis-a-vis sistemit t\u00eb jasht\u00ebm, aq m\u00eb n\u00eb gjendje \u00ebsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme aktive.<\/p>\n<p>Sipas Torfing-ut i cili argumenton n\u00eb kontekstin e antagonizmit social, i gjith\u00eb identiteti social form\u00ebsohet p\u00ebrmes praktikave hegjemone.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, shtetet i bashk\u00ebrenditen politikave t\u00eb t\u00eb fortit, por ato kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e zgjedhjes se cilin sistem apo cilin krah duan ta ndjekin, dhe cila aleanc\u00eb, hipotetikisht \u00ebsht\u00eb m\u00eb e favorshme p\u00ebr to, dhe p\u00ebr shkak se ato jan\u00eb m\u00eb t\u00eb c\u00ebnueshme nga nd\u00ebrhyrjet e jashtme.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb Kosova ka zgjedhur t\u00eb bashk\u00ebrendohet n\u00eb proceset integruese dhe mekanizmat e mbrojtjes kolektive t\u00eb per\u00ebndimit, gj\u00eb q\u00eb z. Pula nuk e konsideroi askund si jo t\u00eb drejt\u00eb dhe jo t\u00eb pafavorshme, por kritikoi qyqarll\u00ebkun e politik\u00ebs s\u00eb jashtme, i cili si\u00e7 e theksuam m\u00eb lart vjen si pasoj\u00eb e nj\u00eb politike t\u00eb jashtme sip\u00ebrfaq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin e konstruktivizmit si ontologji shkencore, pra si \u00e7asje ndaj \u00e7\u00ebshtjeve dhe jo si teori, shtetet jan\u00eb nj\u00ebsi kryesore n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sipas Wendt me struktura ky\u00e7e intersubjektive n\u00eb sistemin shoq\u00ebror\u00eb dhe identitete t\u00eb form\u00ebsuara nga strukturat sociale.<\/p>\n<p>N\u00ebse thellohemi n\u00eb konstruktivizmin holistik, Weber thekson se interesat shtet\u00ebrore jo vet\u00ebm jan\u00eb form\u00ebsuar nga strukturat sociale, por edhe nga fenomentet globale kulturore e politike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst sipas Weber-it interesat shoq\u00ebrore bazohen n\u00eb determinat\u00ebt social e politik\u00eb t\u00eb agjencis\u00eb respektive. K\u00ebshtu Finnemore shkon edhe m\u00eb tej duke theksuar se interesat shtet\u00ebrore dhe sjellja e shteteve n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare arrihen p\u00ebrmes kuptimeve, vlerave sociale dhe strukturave t\u00eb pushtetit t\u00eb arrira p\u00ebrmes interaksionit social.<\/p>\n<p>Wendt thekson se identitetet jan\u00eb bazat e interesit, rrjedhimisht marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrshet\u00ebt\u00ebrore ne fjal\u00ebt e Kratochwil jan\u00eb aksion politik n\u00eb terma t\u00eb kuptushm\u00ebris\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb aksion i past\u00ebr i instrumentalizuar.<\/p>\n<p>Sipas Wendt, shtetet veprojn\u00eb ndaj objekteve dhe akter\u00ebve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb objektet kan\u00eb p\u00ebr to, \u00a0r\u00ebd\u00ebsia q\u00eb kan\u00eb objektet dhe akter\u00ebt p\u00ebr shtetet vjen nga interaksioni q\u00eb shtetet kan\u00eb mes vete, duke prodhuar k\u00ebshtu identitete dhe interesa nga aktiviteti i caktuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta ilustruar konkretisht, marr\u00ebdh\u00ebniet Serbo-Ruse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb &#8220;V\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Sllave&#8221;, dhe pozicioni i Ukrain\u00ebs, Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebrise ndaj inegrimeve Euro-Atlantike n\u00eb em\u00ebr t\u00eb idenditetit Europian, konfirmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, mir\u00ebpo shtetet kan\u00eb zgjedhur t\u00eb krijojn\u00eb k\u00ebto identitete vet\u00ebm p\u00ebr arsyen se interaksioni me subjektet q\u00eb ato aspirojn\u00eb ka prodhuar interesa dhe identitete t\u00eb caktuara dhe jan\u00eb cil\u00ebsuar si profitabile nga shtetet e caktuara.<\/p>\n<p>Prandaj, &#8220;Miq\u00ebsia&#8221; me akter\u00ebt e tjer\u00eb bazohet nga ng\u00ebrthimi i t\u00eb dy elementeve, interaksionit dhe interesave q\u00eb jan\u00eb krijuar nga ky interaksion, por pa p\u00ebrdor mjete q\u00eb minojn\u00eb sovranitetin dhe shtet\u00ebsin\u00eb e shteteve t\u00eb caktuara p\u00ebr t\u00eb arritur integrimin si objektiv politik, por vet\u00ebm duke deleguar sovranitet aq sa delegojn\u00eb dhe shtetet e tjera pjes\u00eb e proceseve t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj Kosova ka d\u00ebshtuar t\u00eb kuptoj\u00eb elementin e dyt\u00eb, respektivisht interesat e saj shtet\u00ebrore rrezikimi i t\u00eb cilave aspak nuk e v\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb favorshme karshi integrimit.<\/p>\n<p>Wivel argumenton se institucionet e EU-s\u00eb i b\u00ebjn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e pushtetit tradicional m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe kodifikojn\u00eb sjellje t\u00eb pranuar t\u00eb shteteve an\u00ebtare, k\u00ebshtu duke e mbrojtur influenc\u00ebn e shteteve t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta ilustruar m\u00eb mir\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb EU i jep shteteve t\u00eb vogla, q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb politika t\u00eb ndryshme n\u00eb aspektin krahasimor, klauza p\u00ebr mbrojtje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt e Traktatit t\u00eb Unionit Europian, respektivisht paragrafi i 7 i nenit 42, shprehet se obligimi p\u00ebr mbrojtjen kolektive \u00ebsht\u00eb pa predispozit\u00eb ndaj politikave t\u00eb mbrojtjes s\u00eb vendeve an\u00ebtare, dhe se obligimet ndaj NATO-s kan\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj obligimeve t\u00eb dh\u00ebna me k\u00ebt\u00eb paragraf, k\u00ebshtu duke mos e paragjykuar dhe duke e respektuar qasjen neutrale t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb caktuara, dhe duke mos sfiduar p\u00ebrfitimin nga an\u00ebtar\u00ebsia n\u00eb NATO t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem tjet\u00ebr q\u00ebndron tek influencimi i jasht\u00ebm dhe presioni i jasht\u00ebm q\u00eb i b\u00ebhet shtetit t\u00eb vog\u00ebl dhe i cili ndikon direkt n\u00eb politikat e brendshme.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb studim fascinues t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jasthme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara gjat\u00eb shekullit XIX, Miriam Elman e sfidon supozimin se politika e jashtme e shteteve t\u00eb vogla p\u00ebrllogaritet nga strukturat e jashtme, duke argumentuar se rregullat dhe strukturat e brendshme kan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr efekt n\u00eb politikb\u00ebrjen e shtetit t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Doeser e largon fajin nga influenca dhe presioni i jasht\u00ebm, duke theksuar se ndryshimet situat\u00ebn politike t\u00eb brendshme mund t\u00eb ken\u00eb impakt n\u00eb ndryshimin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb vendeve t\u00eb vogla. Duke e interpretuar konstatimin e Doeser, konsiderohet se mosaft\u00ebsia e politik\u00ebs s\u00eb brendshme ti rezistoj presionit t\u00eb jasht\u00ebm \u00ebsht\u00eb arsya e ndryshimit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, dhe jo vet\u00eb presioni i jasht\u00ebm n\u00eb esenc\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu politika e jashtme e Kosov\u00ebs, ose doktrina e kompromiseve &#8220;pa hesap&#8221;, nuk vjen si pasoj\u00eb e presionit t\u00eb jasht\u00ebm, aq sa vjen si pasoj\u00eb e qasjes s\u00eb qeverive t\u00eb deritanishme t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i argumenteve t\u00eb ndjek\u00ebsve t\u00eb realizmit dhe neorealizmit gjithashtu nuk e arsyeton qasjen e Kosov\u00ebs ndaj marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrdorur qasjen e viteve &#8217;60 p\u00ebr shtetet e vogla, nuk mund t\u00eb arsyetohet mosaft\u00ebsia e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ambientin e politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Browning p\u00ebr shembull n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb direkte refuzon ta kualifikoj\u00eb shtetin e vog\u00ebl si shtet i dob\u00ebt.<\/p>\n<p>Zvicrra, Danimaraka dhe Holanda konsiderohen si shtetet e vogla influenca e t\u00eb cilave n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb n\u00eb disproporcion t\u00eb lart\u00eb me madh\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Lindell dhe Parson kapacitetin e shteteve t\u00eb vogla p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur &#8220;soft power&#8221; e konsideron si &#8220;perspektiv\u00eb e pazarll\u00ebkut&#8221;, ku shtetet maksimalizojn\u00eb aksionet e tyre n\u00eb aspekte specifike \u00a0ose p\u00ebrdorin karakteristikat e tyre p\u00ebr t\u00eb arritur p\u00ebrfitime t\u00eb caktuara, totalisht e kund\u00ebrta e asaj q\u00eb z. Pula i identifikon si &#8220;marr\u00ebdh\u00ebnie katundare&#8221;, marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb fat\u00ebkeq\u00ebsisht jan\u00eb pika nis\u00ebse e politikb\u00ebr\u00ebsve Kosovar.<\/p>\n<p>E kuptueshme q\u00eb Kosova si shtet i ri dhe i vog\u00ebl, dhe i dob\u00ebt, nuk mund t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb influenconte politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por si shtet i sapoformuar, ajo nuk mund t\u00eb arsyetohet me kategorizimin si i vog\u00ebl p\u00ebr moskrijimin e nj\u00eb koncepti adekuat t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, p\u00ebr mos definimin e interesave strategjike t\u00eb saj brenda dhe jasht\u00eb, p\u00ebr mos angazhimin e kuadrove profesional\u00eb n\u00eb fusha n\u00eb t\u00eb cilat angazhohet si shtet, p\u00ebr nepotizmin dhe korrupsionin n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore, p\u00ebr mosformimin e Forcave t\u00eb Armatosura kur vet\u00ebm e kishte rastin, p\u00ebr keqqeverisjen e vendit dhe p\u00ebr mos sundimin e ligjit.<\/p>\n<p>Politika e jashtme b\u00ebhet duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb interesat, dhe nj\u00eb paraqitje dinjitoze e jo qyqare n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb ishte ajo q\u00eb do e p\u00ebrmir\u00ebsonte imazhin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Max Weber-i shprehet se kur balanci i fuqive zhduket, shtetet e vogla zhduken bashk\u00eb me t\u00eb. Sistemi post-napoleonik i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku fuqit\u00eb e m\u00ebdha vendosin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara dhe shtetet e vogla nuk e kan\u00eb as privilegjin t\u00eb ken\u00eb fjal\u00ebn e tyre n\u00eb vendimet konkrete, \u00ebsht\u00eb relativizuar dhe m\u00ebnjanuar si pasoj\u00eb e njohjes [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":8799,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664],"ppma_author":[867],"class_list":["post-4529","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":867,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"arber-ahmeti","display_name":"Arb\u00ebr Ahmeti","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Arber-Ahmeti.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Arber-Ahmeti.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Arb\u00ebr Ahmeti \u00ebsht\u00eb jurist dhe hulumtues me specializim n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Interesat e tij studimore jan\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs dhe siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, drejt\u00ebsis\u00eb penale dhe t\u00eb drejt\u00ebs humanitare, si dhe n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb shtetet e dala nga konfliktet. Ai ka qen\u00eb hulumtues i ftuar n\u00eb Institutin p\u00ebr Paqe dhe Menaxhim t\u00eb Konflikteve n\u00eb Akademin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mbrojtjes n\u00eb Austri ku ka mbuluar Kosov\u00ebn dhe Ballkanin Per\u00ebndimor, si dhe kontribuues n\u00eb Raportet e Oksfordit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku mbulon juridiksionin e Shqip\u00ebris\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4529","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4529"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4529\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8914,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4529\/revisions\/8914"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8799"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4529"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4529"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4529"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4529"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}