{"id":453,"date":"2015-09-02T09:13:49","date_gmt":"2015-09-02T09:13:49","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=453"},"modified":"2024-12-19T11:36:50","modified_gmt":"2024-12-19T09:36:50","slug":"portalet-disidence-apo-dekadence","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/portalet-disidence-apo-dekadence\/","title":{"rendered":"Portalet: Disidenc\u00eb apo dekadenc\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb pyetjen e Sbunker se n\u00ebse mediat online e kan\u00eb ndryshuar komunikimin publik duhet p\u00ebrgjigjur jo vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen dhe efektin e \u2018lajmeve\u2018 por edhe p\u00ebr periudh\u00ebn para se lajmi t\u00eb b\u00ebhet lajm. Pra, duhet par\u00eb dhe analizuar informata, gazetari, konteksti politik, ekonomik e kulturor si dhe mund\u00ebsia teknologjike p\u00ebr ta plasuar po at\u00eb lajm.<\/p>\n<p>Pyetja fundamentale \u00ebsht\u00eb pse ka nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb informimit, pse kjo form\u00eb e komunikimit gjeneron klikime dhe pse gazetar\u00ebt punojn\u00eb pun\u00eb t\u00eb till\u00eb? Mediat sociale edhe portalet n\u00eb Kosov\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e komunikimit publik si dhe zhvillimit t\u00eb gazetaris\u00eb. Padyshim se teknologjia ka ndikim edhe n\u00eb kualitetin dhe etik\u00ebn n\u00eb rrafshin praktik t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit gazetari.\u00a0Duhet pranuar se shumica e p\u00ebrgjigjeve n\u00eb rubrik\u00ebn \u2018P\u00ebrballja\u2019 ishin opinione pak m\u00eb t\u00eb sofistikuara t\u00eb p\u00ebrdoruesve dhe drejtuesve t\u00eb k\u00ebtyre mediave.<\/p>\n<p>Debati p\u00ebr portalet n\u00eb Kosov\u00eb kryesisht po zhvillohet n\u00eb dy rrafshe: nga perspektiva e konsumuesit t\u00eb lajmeve dhe nga perspektiva e analiz\u00ebs s\u00eb kualitetit t\u00eb lajmit t\u00eb plasuar n\u00eb k\u00ebto mediume.\u00a0Mungesa e analiz\u00ebs s\u00eb prodhimit t\u00eb lajmit si dhe mungesa e analiz\u00ebs s\u00eb kontekstit t\u00eb themelimit dhe veprimit t\u00eb k\u00ebtij lloji t\u00eb mediave e l\u00eb t\u00eb mang\u00ebt k\u00ebt\u00eb debat t\u00eb cilit edhe ashtu i mungon v\u00ebrtet\u00ebsia e deklarimeve.\u00a0Funksionimi i portaleve n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shfaqje e nj\u00eb personi por nd\u00ebrmarrje e disa personave me vendimmarrje se cili lajm plasohet dhe si b\u00ebhet ai plasim. Pra, ka mendim strategjik prapa lajmeve q\u00eb botohen.<\/p>\n<p>Diskursi i deritanish\u00ebm i analizimit t\u00eb portaleve, disi e l\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptojm\u00eb se gjithkush i urren portalet, nuk d\u00ebshirojm\u00eb ti lexojm\u00eb dhe se nuk na p\u00eblqejn\u00eb titujt pompoz dhe mashtrues. Gjithashtu diskutimi i deritanish\u00ebm na paraqet, ani pse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjaft implicite, nj\u00eb person prapa ekranit q\u00eb gjithsesi tenton ta mashtroj\u00eb lexuesin me\u00a0q\u00ebllim t\u00eb keq.\u00a0Realiteti q\u00ebndron se portalet lexohen nga nj\u00eb mas\u00eb e konsiderueshme audienc\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu neglizhuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb analizuar trendin e mediave online duhet par\u00eb se pse ka nevoj\u00eb p\u00ebr media t\u00eb tilla. Shumica e p\u00ebrdoruesve t\u00eb telefonave mobil p\u00ebrdorin edhe internetin n\u00eb telefona, dhe, medoemos kjo p\u00ebrb\u00ebn rast biznesi. N\u00ebse e shohim fenomenin nga perspektiva e ofert\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs, at\u00ebher\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr lajme ekziston s\u00eb bashku\u00a0me infrastruktur\u00eb dhe oferta p\u00ebrgjigjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb duke ofruar lajmin \u201en\u00eb dor\u00eb\u201c.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta elaboruar pak m\u00eb tutje dhe p\u00ebr ta par\u00eb nga perspektiva e punonj\u00ebsve t\u00eb portaleve duhet ditur edhe arsyen pse k\u00ebto portale funksionojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb semi-legale dhe pse shum\u00eb prej tyre as q\u00eb iu dihen pronar\u00ebt. E t\u00ebr\u00eb bota po p\u00ebrballet me zhvillimin teknologjik dhe \u00ebsht\u00eb sfiduar nga zhvillimi i hovsh\u00ebm i bot\u00ebs virtuale duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe mediat. S\u00eb fundit edhe gazeta prestigjioze New York Times ka b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje me Facebook t\u00eb distribuoj\u00eb lajmet n\u00eb platform\u00ebn q\u00eb ofron ky medium social. Sfid\u00eb mbetet privat\u00ebsia dhe cil\u00ebsia e lajmeve. P\u00ebr pjes\u00ebn e par\u00eb, institucionet e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar infrastruktur\u00ebn e nevojshme ligjore si dhe rregullimin e k\u00ebtij tregu nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn e dyt\u00eb, tregu rregullohet vet\u00eb, brenda-p\u00ebr-brenda.<\/p>\n<p>Faktori njeri, pra gazetar\u00ebt, jan\u00eb faktori num\u00ebr nj\u00eb q\u00eb ka mund\u00ebsuar nj\u00eb fenomen t\u00eb till\u00eb. Trendi i bllogjeve n\u00eb BE dhe Amerik\u00eb pothuajse tani \u00ebsht\u00eb shterur si fllusk\u00eb sapuni. Edhe gjigandi Google mbylli platform\u00ebn Reader duke mos par\u00eb p\u00ebrfitime dhe pasues. Por arsyeja e vetme e mbajtjes s\u00eb bllogjeve nga gazetar\u00ebt \u00ebsht\u00eb sepse aty mund t\u00eb publikojn\u00eb lajme t\u00eb cilat nuk jan\u00eb \u201ctamam lajme&#8221; n\u00eb kuptimin e struktur\u00ebs, verifikimit t\u00eb burimeve, qasjes, k\u00ebndv\u00ebshtrimi, objektiviteti, balancimi edhe shum\u00eb e shum\u00eb faktor\u00ebve tjer\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb lajm klasik.<\/p>\n<p>N\u00eb parim, bllogjet si paraardh\u00ebse t\u00eb portaleve, jan\u00eb nj\u00ebfar\u00eb dekadence e gazetaris\u00eb t\u00eb monopolizuar nga biznesi dhe mungesa e liris\u00eb s\u00eb bashku\u00a0me\u00a0censur\u00ebn dhe autocensur\u00ebn q\u00eb ka gazetaria kosovare e pasluft\u00ebs. Pas bisedave me\u00a0disa pronar\u00eb dhe gazetar t\u00eb portaleve n\u00eb Kosov\u00eb, konkluzioni \u00ebsht\u00eb se shumica ishin n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme disident\u00eb, sepse nuk e gjet\u00ebn veten t\u00eb sigurt n\u00eb mediat ekzistuese. Nj\u00ebri ishte k\u00ebrc\u00ebnuar nga pronari, nj\u00eb tjet\u00ebr ishte sulmuar kur k\u00ebrkoj rrog\u00ebn dhe i treti nuk pa rrug\u00eb tjet\u00ebr pos t\u00eb krijoj nj\u00eb portal pasi q\u00eb ishte i pak\u00ebnaqur\u00a0me\u00a0pron\u00ebsin\u00eb e gazet\u00ebs.\u00a0Tjer\u00ebt e pan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb biznesore p\u00ebr t\u00eb krijuar portale t\u00eb specializuara n\u00eb fusha t\u00eb caktuara dhe gjet\u00ebn audienc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk mendojn\u00eb televizioni, radio apo gazetat.<\/p>\n<p>Presioni struktural, q\u00eb vjen nga pronar\u00ebt e mediave n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe nga mungesa e komunikimit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb elitave politike\u00a0me\u00a0gazetarin dhe qytetarin, sot ka krijuar gazetarin dekadent i cili tanim\u00eb po refuzon t\u00eb verifikoj nj\u00eb informacion nga dy-tri burime t\u00eb ndryshme, po refuzon\u00a0t\u00eb mbledh\u00eb nj\u00eb lajm\u00a0me\u00a0informacione t\u00eb verifikuara nga m\u00eb shum\u00eb burime t\u00eb pavarura, dhe, n\u00eb vend se t\u00eb prodhoj p\u00ebrb\u00ebrje cil\u00ebsore, po zgjedh m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb mundshme duke i sh\u00ebrbyer \u201clajmin m\u00eb interesant\u201d lexuesit mesatar n\u00eb telefonin e men\u00e7ur.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb pyetjen e Sbunker se n\u00ebse mediat online e kan\u00eb ndryshuar komunikimin publik duhet p\u00ebrgjigjur jo vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen dhe efektin e \u2018lajmeve\u2018 por edhe p\u00ebr periudh\u00ebn para se lajmi t\u00eb b\u00ebhet lajm. Pra, duhet par\u00eb dhe analizuar informata, gazetari, konteksti politik, ekonomik e kulturor si dhe mund\u00ebsia teknologjike p\u00ebr ta plasuar po at\u00eb lajm. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":29,"featured_media":11082,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[664],"ppma_author":[40],"class_list":["post-453","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":40,"user_id":29,"is_guest":0,"slug":"abit-hoxha","display_name":"Abit Hoxha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/abith_profil.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/abith_profil.jpg"},"user_url":"","last_name":"Hoxha","first_name":"Abit","description":"Abit Hoxha \u00ebsht\u00eb hulumtues dhe doktorant n\u00eb Universitetin Ludwig Maximilian n\u00eb Mynih t\u00eb Gjermanis\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb krahasim t\u00eb prodhimit t\u00eb lajmeve n\u00eb konflikte. Ai \u00ebsht\u00eb autor i disa publikimeve shkencore n\u00eb revista akademike dhe nj\u00eb libri p\u00ebr raportimin e mediave gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Shkenc\u00eb Politike, Gazetari dhe Politika t\u00eb Mbrojtjes, Zhvillimit dhe Diplomaci n\u00eb Kosov\u00eb dhe Angli. Abiti \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb fush\u00ebn e hulumtimeve t\u00eb gazetaris\u00eb, medias, siguris\u00eb, konfliktit dhe l\u00ebvizjeve sociale, \u00ebsht\u00eb hulumtues i jasht\u00ebm n\u00eb Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb dhe kontribuon p\u00ebr media nd\u00ebrkomb\u00ebtare."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/453","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/29"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=453"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/453\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":454,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/453\/revisions\/454"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11082"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=453"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=453"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=453"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=453"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}