{"id":4560,"date":"2021-07-23T10:24:25","date_gmt":"2021-07-23T08:24:25","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4560"},"modified":"2024-10-29T13:03:10","modified_gmt":"2024-10-29T11:03:10","slug":"thirrje-per-veprim-permes-zgjidhjeve-digjitale-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/thirrje-per-veprim-permes-zgjidhjeve-digjitale-te-kosoves\/","title":{"rendered":"Thirrje p\u00ebr veprim p\u00ebrmes zgjidhjeve digjitale t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><em style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebrpjekjet e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kaluar t\u00ebr\u00ebsisht online varen nga n\u00ebnshkrimi elektronik dhe nevoja p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb centralizuara.<\/em><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>Duke pohuar pavar\u00ebsin\u00eb e saj si shtet, sh\u00ebrbimet administrative t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gradualisht gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit. N\u00eb vitet e fundit, ka pasur gjithashtu p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb drejtim t\u00eb digjitalizimit t\u00eb administrat\u00ebs publike. Si kritere minimale t\u00eb k\u00ebrkuara nga Partneriteti p\u00ebr Qeverisje t\u00eb Hapur (ang. OGP),, Kosova tashm\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb num\u00ebr n\u00eb kuptimin e transparenc\u00ebs dhe qeverisjes s\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb nisma qeveritare dhe jo-qeveritare jan\u00eb themeluar dhe dizajnuar p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Kosov\u00ebn n\u00eb digjitalizimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb saja.\u00a0<a href=\"https:\/\/opendata.rks-gov.net\/en\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Portali p\u00ebr t\u00eb Dh\u00ebnat e Hapura<\/a>\u00a0\u00ebsht\u00eb katalog qeveritar i nj\u00eb pakoje t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb format t\u00eb hapur nga administratat publike t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb etiketuara me kategori lidhur me temat specifike.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/konsultimet.rks-gov.net\/index.php\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Platforma p\u00ebr konsultime publike<\/a>\u00a0\u00ebsht\u00eb krijuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndihmuar ministrit\u00eb dhe agjencit\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar procesin e konsultimit publikun duke p\u00ebrfshir\u00eb autoritetet publike dhe joqeveritare, organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe partner\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb procesin e politik\u00ebb\u00ebrjes dhe vendimmarrjes.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/eparticipimi.opendatakosovo.org\/issues\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">E-pjes\u00ebmarrja<\/a>\u00a0\u00ebsht\u00eb krijuar nga Open Data Kosova, nj\u00eb OJQ jofitimprur\u00ebse, p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb platform\u00eb e hapur ku \u00e7do qytetar\/e mund t\u00eb regjistrohet dhe t\u00eb ngrej\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb n\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb tij ose t\u00eb saj. Duke adresuar shqet\u00ebsimet e tyre n\u00eb platform\u00eb, qytetar\u00ebt e interesuar jan\u00eb n\u00eb komunikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me deputet\u00ebt\/et e Kuvendit t\u00eb cil\u00ebt mund t\u2019i adresojn\u00eb shqet\u00ebsimet e tyre m\u00eb tej n\u00eb mbledhjet e Kuvendit.<\/p>\n<p>Ky lloj nd\u00ebrveprimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pasi q\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb inkurajon pjes\u00ebmarrjen aktive t\u00eb qytetar\u00ebve, gjithashtu u mund\u00ebson atyre t\u2019u d\u00ebgjohet z\u00ebri n\u00eb proceset e vendimmarrjes. Platforma n\u00eb fjal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ende\u00a0<em>live<\/em>, por s\u00eb shpejti do t\u00eb transferohet n\u00eb serverin e Kuvendit.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ekosova.rks-gov.net\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">E-Kosova<\/a>\u00a0\u00ebsht\u00eb portal shtet\u00ebror q\u00eb ofron sh\u00ebrbime digjitale p\u00ebr sh\u00ebrbimet publike t\u00eb vendosura n\u00eb zyra dhe sportelet fizike t\u00eb institucioneve. Portali \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr dhe bashk\u00ebpunimi i tij i par\u00eb ishte me Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, ku qytetar\u00ebt p\u00ebrve\u00e7 tjerash mund t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr vaksinat Covid-19.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i e-Kosova \u00ebsht\u00eb t\u00eb centralizoj\u00eb sh\u00ebrbimet ekzistuese digjitale aktuale n\u00eb nj\u00eb portal. Duke krijuar nj\u00eb llogari t\u00eb verifikuar, nj\u00eb qytetar\/e mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb kryej\u00eb t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet n\u00eb internet. Mund t\u00eb paguaj\u00eb qiran\u00eb, energjin\u00eb elektrike dhe obligime t\u00eb tjera bazike, si dhe t\u00eb aplikoj\u00eb p\u00ebr let\u00ebrnjoftim ose certifikat\u00eb t\u00eb lindjes.<\/p>\n<p>Kosova ka investuar po ashtu n\u00eb platforma q\u00eb synojn\u00eb rritjen e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies dhe promovimin e qeverisjes s\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb hapur.\u00a0<a href=\"http:\/\/ojqfinancime.rks-gov.net\/en\/ballina-kryesore\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Platforma p\u00ebr financimin publik t\u00eb organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile<\/a>, e iniciuar nga zyra e Kryeministrit, konkretisht nga Zyra e Qeverisjes s\u00eb Mir\u00eb, ndan t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb OSHC-ve sipas viteve, institucioneve, OJQ-ve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar, shum\u00ebs s\u00eb ofruar, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb platform\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ndihmon n\u00eb rritjen e transparenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/e-prokurimi.rks-gov.net\/HOME\/ClanakItemNew.aspx?id=327\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">e-prokurimi<\/a>\u00a0q\u00eb administrohet nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), nj\u00eb agjenci e pavarur rregullative. E-prokurimi jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive n\u00eb aspektin e sh\u00ebrbimeve q\u00eb platforma ofron, por po ashtu \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr pal\u00ebt e treta si\u00e7 jan\u00eb gazetar\u00ebt dhe OJQ-t\u00eb p\u00ebr t\u2019i analizuar kontratat publike. Si e till\u00eb, platforma p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mund\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb dobishme q\u00eb mund t\u00eb ndihmoj n\u00eb transparenc\u00ebn dhe luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb theksohet mjaftuesh\u00ebm se t\u00eb gjitha k\u00ebto platforma p\u00ebrmbajn\u00eb shum\u00eb t\u00eb meta dhe si\u00e7 thuhet n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/opendatakosovo.org\/portfolio\/digital-agenda-observatory-2020\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Observatorin e Agjend\u00ebs Digjitale p\u00ebr Kosov\u00eb<\/a><u>,\u00a0<\/u>kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb m\u00ebtejshme . S\u00eb pari, ato duhet t\u00eb plot\u00ebsohen me m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna, duke mbuluar t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, institucionet duhet t\u00eb sigurojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje teknike p\u00ebr qytetar\u00ebt\/et se si t\u00eb i p\u00ebrdorin platformat. S\u00eb treti, disa sh\u00ebrbime duhet t\u00eb koordinohen m\u00eb mir\u00eb me bankat. P\u00ebr shembull, kur kryejn\u00eb pagesa n\u00eb internet, ndonj\u00ebher\u00eb qytetar\u00ebt duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb institucione p\u00ebr t\u00eb verifikuar ato, e kjo q\u00ebndron n\u00eb kund\u00ebrshtim me q\u00ebllimin e e-sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Aktualisht, sistemi i k\u00ebrkimit dhe marrjes s\u00eb sh\u00ebrbimeve funksionon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hibride duke kombinuar qasjen online dhe offline. T\u00eb dh\u00ebnat plot\u00ebsohen online, por p\u00ebrs\u00ebri, dokumentet mund t\u00eb merren vet\u00ebm duke u paraqitur fizikisht n\u00eb institucionin p\u00ebrkat\u00ebs.\u00a0<a href=\"https:\/\/kk.rks-gov.net\/decan\/decan-4\/e-administrata\/ekioska\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">E-kiosku<\/a>\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i till\u00eb. Ndon\u00ebse ishte nj\u00eb iniciativ\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb e krijuar gjat\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb kryetarit t\u00eb Prishtin\u00ebs Shpend Ahmeti, qytetari\/ja ende duhet t\u00eb paraqitet fizikisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb at\u00eb dokument.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, Kosova tashm\u00eb ka nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/opendatakosovo.medium.com\/towards-open-government-kosovo-57f295f9675a\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">infrastruktur\u00eb ligjore<\/a>\u00a0solide, nj\u00eb tjet\u00ebr kriter themelor p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb OGP. P\u00ebrderisa gradualisht po e nd\u00ebrton infrastruktur\u00ebn e saj digjitale, nj\u00eb aspekt qen\u00ebsor mungon. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr n\u00ebnshkrimin elektronik\/digital, e-n\u00ebnshkrimi. Deri m\u00eb tani, nuk ka ligj t\u00eb miratuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs q\u00eb mund\u00ebson p\u00ebrdorimin e e-n\u00ebnshkrimit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb shum\u00eb portale shtet\u00ebrore nuk mund t\u00eb jen\u00eb 100% funksionale.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsia p\u00ebr centralizimin e t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimeve online n\u00eb e-Kosova do t\u00eb mund\u00ebsonte qasjen n\u00eb t\u00eb gjitha dokumentet duke p\u00ebrdorur e-n\u00ebnshkrimin, nj\u00eb n\u00ebnshkrim i pranuar nga institucionet, ambasadat, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Duke krijuar nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave me t\u00eb gjitha dokumentet n\u00eb t\u00eb, turmat e gjata dhe t\u00eb z\u00ebshme n\u00eb hap\u00ebsirat fizike t\u00eb institucioneve do t\u00eb shmangeshin dhe njer\u00ebzit do t\u00eb merrnin sh\u00ebrbimet e nevojshme t\u00eb kryera me koh\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase. Centralizimi i sh\u00ebrbimeve madje nuk do t\u00eb thot\u00eb domosdo zvog\u00eblim t\u00eb numrit t\u00eb punonj\u00ebsve, sepse edhe ashtu jan\u00eb njer\u00ebzit ata q\u00eb t\u00eb merren me shqyrtimin e atyre dokumenteve. Vet\u00ebm do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb puna do t\u00eb transferohet online.<\/p>\n<p>N\u00ebse e-n\u00ebnshkrimi kalon, mund\u00ebsit\u00eb e shumta p\u00ebr angazhim qytetar do t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb. Peticionet jan\u00eb nj\u00eb nga shembujt e par\u00eb q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb mend. Individ\u00ebt, grupet, organizatat mund t\u00eb avokojn\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme duke mbledhur z\u00ebrat e qytetar\u00ebve\/eve dhe jo t\u00eb varen kryesisht nga mbledhja e n\u00ebnshkrimeve fizike n\u00eb sheshet e qyteteve. N\u00ebnshkrimi i nj\u00eb peticioni n\u00eb internet k\u00ebrkon p\u00ebrpjekje minimale dhe k\u00ebshtu siguron nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe efikase p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar z\u00ebri qytetar.<\/p>\n<p>Roli dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e bart\u00ebsve t\u00eb detyrave dhe mbajt\u00ebsve t\u00eb t\u00eb drejtave nuk duhet t\u00eb shihen t\u00eb ndara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze n\u00eb kuptimin e digjitalizimit dhe centralizimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve. P\u00ebrgjegj\u00ebsia e institucioneve p\u00ebr mund\u00ebsimin e\u00a0 qeverisjes s\u00eb hapur \u00ebsht\u00eb primare. Por roli i fuqish\u00ebm i grave dhe burrave si qytetar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb po ashtu tejet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe duhet t\u00eb theksohet.<\/p>\n<p>Hulumtimet tregojn\u00eb se edhe pse grat\u00eb dhe burrat n\u00eb Kosov\u00eb e ngisin z\u00ebrin dhe k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga qeveria, ata nuk jan\u00eb ndjek\u00ebs shum\u00eb aktiv\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb institucioneve. N\u00eb nj\u00eb sondazh t\u00eb kryer nga Open Data Kosova dhe UBO Consulting, nga 1065 t\u00eb anketuar 34.8% e p\u00ebrcjellin mesatarisht pun\u00ebn e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, 20.8% nuk e p\u00ebrcjellin fare, nd\u00ebrsa 5% u deklaruan si p\u00ebrcjell\u00ebs t\u00eb rregullt. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, pothuajse gjysma e respondent\u00ebve t\u00eb anketuar nuk mendojn\u00eb se ata mund t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb iniciativat qeveritare si qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, duke p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive burimet digjitale n\u00eb dispozicion, duke i kritikuar platformat at\u00ebher\u00eb kur\/n\u00ebse k\u00ebrkesat ose ankesat e tyre injorohen, duke ftuar miqt\u00eb dhe t\u00eb njohurit e tyre p\u00ebr veprim publik dhe t\u00eb ngjashme, k\u00ebto platforma mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb thirrje p\u00ebr veprim si p\u00ebr bashk\u00ebqytetar\u00ebt ashtu edhe p\u00ebr institucionet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p><em>*Ky artikull \u00ebsht\u00eb publikuar nga Open Data Kosovo n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit \u201cIniciativa p\u00ebr Qeverisje t\u00eb Hapur dhe t\u00eb Mir\u00eb\u201d t\u00eb financuar nga programi MATRA 2020 n\u00eb Ambasad\u00ebn e Holand\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Ky artikull \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Open Data Kosovo dhe nuk reflekton pik\u00ebpamjet e Ambasad\u00ebs s\u00eb Holand\u00ebs.<\/em><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrpjekjet e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kaluar t\u00ebr\u00ebsisht online varen nga n\u00ebnshkrimi elektronik dhe nevoja p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb centralizuara. Duke pohuar pavar\u00ebsin\u00eb e saj si shtet, sh\u00ebrbimet administrative t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gradualisht gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit. N\u00eb vitet e fundit, ka pasur gjithashtu p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb drejtim t\u00eb digjitalizimit t\u00eb administrat\u00ebs publike. Si kritere minimale [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":480,"featured_media":9266,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1228,458],"ppma_author":[1281],"class_list":["post-4560","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-digital","tag-election"],"authors":[{"term_id":1281,"user_id":480,"is_guest":0,"slug":"shqipe-gjocaj","display_name":"Shqipe Gjocaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gjocaj","first_name":"Shqipe","description":"Shqipe Gjocaj \u00ebsht\u00eb aktiviste feministe, njoh\u00ebse e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore, dhe gazetare e pavarur. Pun\u00ebn e saj e zhvillon n\u00eb organizata joqeveritare dhe medie p\u00ebrmes hulumtimit, hartimit t\u00eb politikave gjinore, dhe shkrimit rreth \u00e7\u00ebshtjeve gjinore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb kolumniste n\u00eb Prishtina Insight\/BIRN. Shkrimet e saj jan\u00eb botuar po ashtu n\u00eb Kosovo2.0, sbunker, Balkan Insight, dhe Reuters. Ne vitin 2017 ajo ka qen\u00eb bursiste n\u00eb Burs\u00ebn Ballkanike p\u00ebr Ekselenc\u00eb n\u00eb Gazetari. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e programit t\u00eb K2.0, Bursa n\u00eb Gazetari p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut (cikli 2019)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4560","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/480"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4560"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4560\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9268,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4560\/revisions\/9268"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9266"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4560"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4560"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4560"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4560"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}