{"id":4580,"date":"2021-07-30T11:20:22","date_gmt":"2021-07-30T09:20:22","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4580"},"modified":"2024-11-12T11:24:24","modified_gmt":"2024-11-12T09:24:24","slug":"cka-po-na-duhet-parlamenti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/cka-po-na-duhet-parlamenti\/","title":{"rendered":"\u00c7ka po na duhet parlamenti?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>\u00c7ka po na duhet parlamenti? Pyetje kjo e cila ka filluar t\u00eb mundoj shumic\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb. Sidomos tani pasi Parlamenti i Republik\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndrruar n\u00eb poligon p\u00ebr trajnimin e t\u00eb sht\u00ebnave dhe gjuajtjeve ndaj opozit\u00ebs, insitucioneve t\u00eb pavarura, mediave e akter\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk mendojn\u00eb si mazhoranca e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vend se t\u00eb diskutoj\u00eb dhe miratoj\u00eb ligje, Parlamenti na \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndrruar n\u00eb nj\u00eb tempull unison partie, n\u00eb nj\u00eb kooperativ\u00eb roz\u00eb apo sh\u00ebnjtore poltron\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt betohen p\u00ebr besnik\u00ebri ndaj liderit t\u00eb tyre dhe jo ndaj qytetar\u00ebve. Prandaj, \u00e7`ne kjo turm\u00eb parlamentare e cila n\u00eb fakt m\u00eb shum\u00eb ngjan\u00eb n\u00eb nj\u00eb bord tjet\u00ebr t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet?<\/p>\n<p>Epo, q\u00eb ta dini t\u00eb njejt\u00ebn pyetje pat\u00ebn b\u00ebre edhe Lenini e Hitleri. Sipas t\u00eb parit, parlamentet duhej t\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsoheshin me pushtetin e nj\u00eb partie si pasqyrimi m\u00eb i mir\u00eb i interesave t\u00eb nj\u00eb klase shoq\u00ebrore. Nd\u00ebrkaq sipas t\u00eb dytit, fuqia e nj\u00eb njeriu apo lideri \u00ebsht\u00eb pasqyrimi m\u00eb i mir\u00eb i shpirtit t\u00eb nj\u00eb populli.<\/p>\n<p>Sot ne e dijm\u00eb se mendimet e tilla nuk dolen mir\u00eb, megjithat\u00eb akoma po vlen pyetja &#8211; \u00e7ka na duhet parlementi?<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb p\u00ebrgjigjjes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje, duket m\u00eb se e p\u00ebrshtatshme q\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb nga historia e her\u00ebshme, nga epoka e zbulimeve t\u00eb m\u00ebdha gjeografike. P\u00ebrkat\u00ebsisht\u00eb, nga pushtimi dhe kolonizimi i Amerik\u00ebs s\u00eb Jugut dhe Veriut, si nj\u00eb nga eksperimentet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha natyrore n\u00eb historin\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Dhe tani, si n\u00eb nj\u00eb kuzhin\u00eb sociologjike, le t\u00eb marrim s\u00eb pari dy kultura per\u00ebndimore \u2013 at\u00eb britanike dhe at\u00eb spanjolle. Pastaj le t\u00eb nd\u00ebrlidhim ato dhe institucionet e tyre n\u00eb Bot\u00ebn e Re dhe le t`iu imponojm\u00eb ato njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb. Britanik\u00ebt n\u00eb veri dhe Spanjoll\u00ebt n\u00eb jug. Dhe s\u00eb treti, le t\u00eb kthehemi disa shekuj m\u00eb von\u00eb, dhe t\u00eb kontrollojm\u00eb se cilat shoq\u00ebri jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb pasura, m\u00eb t\u00eb sukseshme dhe m\u00eb t\u00eb lumtura.<\/p>\n<p>Rezultati?<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja dol\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakrahasueshme m\u00eb mir\u00eb, krahasuar me p.sh. Meksik\u00ebn, Bolivin\u00eb ose Kolumbin\u00eb. Deri von\u00eb, Amerika Latine ishte shum\u00eb prapa asaj Anglo-Saksone. Dhe kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj fare me klim\u00ebn apo tok\u00ebn, sepse fusha pjellore ka edhe n\u00eb veri edhe jug t\u00eb Amerik\u00ebs. Burime natyrore si naft\u00eb dhe ari gjithashtu. E mbi t\u00eb gjitha, civilizimet madh\u00ebshtore t\u00eb Aztek\u00ebve, Incasve dhe Majave ishin n\u00eb zon\u00ebn e Amerik\u00ebs s\u00eb sotme Latine, dhe jo n\u00eb at\u00eb t\u00eb Kanadas\u00eb s\u00eb sotme.<\/p>\n<p>Perandoria Spanjolle nuk ishte asgj\u00eb prapa asaj Britaneze as n\u00eb shekullin XVI, edhe ajo kishte t\u00eb zhvilluar tregtin\u00eb globale, universitetet dhe shkenc\u00ebn. Madje edhe kolonizimin e Amerik\u00ebs e filluan m\u00eb her\u00ebt se Britanik\u00ebt. Pastaj edhe skllav\u00ebria ishte po aq e fort\u00eb dhe brutale n\u00eb t\u00eb dyja pjes\u00ebt. Fal\u00eb Weberit p\u00ebr sa i p\u00ebrket\u00eb ndryshimeve teologjike midis katolicizmit dhe protestantizmit mund t\u00eb jemi skolastik\u00eb deri n\u00eb pafund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Por n\u00eb realitet, aventurier\u00ebt spanjoll\u00eb, tregtar\u00ebt, t\u00eb pasurit dhe grabit\u00ebsit ishin po aq sip\u00ebrmarr\u00ebs dhe t\u00eb motivuar nga fitimi sa edhe homolog\u00ebt e tyre britanik\u00eb.<\/p>\n<p>E cili qenka dallimi at\u00ebher\u00eb?<\/p>\n<p>Dallimi kryesor q\u00ebndron n\u00eb nj\u00eb \u2013 ide t\u00eb guximshme, e cila n\u00eb Bot\u00ebn e Re u soll nga kolonialist\u00ebt Britanik ( pra jo ata t\u00eb Gadishullit Iberik). N\u00eb pytje ishte ideja q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb menaxhonin vetvet\u00ebn e tyre. N\u00eb popull kjo njihet si demokraci. Por q\u00eb thelbi i saj modern muk q\u00ebndron fare n\u00eb sundimin banal t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb dal nga disa zgjedhje. Thelbi tashm\u00eb q\u00ebndron n\u00eb institucionin e Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve ose Parlamentit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri e ilustroi Xhon Loku n\u00eb \u201cDy debate p\u00ebr qeverin\u00eb\u201d ( 1689), kur zbuloi se nj\u00eb pushtet i ve\u00e7ant\u00eb legjislativ ose parlamenti, ishte baza m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr bashkimin e njer\u00ebzve n\u00eb nj\u00eb komunitet politik. Ai po ashtu ilustroi edhe sh\u00ebrbimin e k\u00ebtij organi p\u00ebr mbrojtjen e qytetar\u00ebve nga arbitrariteti i pushtetar\u00ebve dhe despot\u00ebve luftarak, do t\u00eb thot\u00eb nga ekzekutivi. Kjo pra \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja se pse thelbi i demokracis\u00eb q\u00ebndron n\u00eb sundimin p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe jo at\u00eb elektoral. K\u00ebshtu pra, n\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, parlamenti kontrollon qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo filozofi dhe teori politike e Lokut fatmir\u00ebsisht\u00eb nuk mbeti e varrosur n\u00eb libra por arriti t\u00eb realizohet n\u00eb histori dhe praktika shoq\u00ebrore. K\u00ebshtu p\u00ebr shembull, n\u00eb Revolucionin e Lavdish\u00ebm Anglez t\u00eb vitit 1688, i cili ndodhi si shkak i shkarkimit t\u00eb parlamentit nga ana e Mbretit Xhejms II, anglez\u00ebt e p\u00ebrmbys\u00ebn at\u00eb dhe pasi soll\u00ebn mbretin e ri, me shum\u00eb largpam\u00ebsi, ata i dor\u00ebzuan pushtetin parlamentit.<\/p>\n<p>Pra, nj\u00eb shekull t\u00eb t\u00ebr\u00eb para Revolucionit Francez, themelet e demokracis\u00eb parlamentare u vun\u00eb n\u00eb Ishujt Britanik\u00eb, kur edhe u miratua Karta e t\u00eb Drejtave (1689) dhe m\u00eb asnj\u00eb monark britanik kurr\u00eb m\u00eb nuk pati pushtet absolut. Dhe sa i p\u00ebrket\u00eb k\u00ebsaj fushe, pasqyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr modelin, vlerat dhe institucionin e parlamentarizmit ishin kolonit\u00eb britanike n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim, u duk sikur pushtuesit spanjoll\u00eb dhe jo puritan\u00ebt anglez\u00eb, ishin t\u00eb ardhurit t\u00eb cil\u00ebt kap\u00ebn premin\u00eb e kolonizimit. Me mikrobe, pushk\u00eb dhe \u00e7elik pushtuan civilizime t\u00eb pasura dhe pla\u00e7kit\u00ebn sasi t\u00eb pakonceptueshme ari dhe argjendi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1692, Meksiko City num\u00ebronte 100 mij\u00eb banor\u00eb p\u00ebrderisa Bostoni mezi kishte 6 mij\u00eb. Spanjoll\u00ebt gjithashtu themeluan 25 universitete n\u00eb Bot\u00ebn e Re. Universiteti i Santa Domingo-s \u00ebsht\u00eb 100 vjet m\u00eb i vjet\u00ebr se ai i Harvardit. Nd\u00ebrtuan katedrale luksoze dhe shkolla jezuite, lul\u00ebzoi studimi i hartografis\u00eb dhe metalurgjis\u00eb dhe u miratua nj\u00eb diet\u00eb me inovacione kalorike si speca, mis\u00ebr dhe patate. Ishte nj\u00eb El Dorado i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb institucionet politike.<\/p>\n<p>Pra, Spanjoll\u00ebt as nuk dinin as nuk interesoheshin p\u00ebr institucionin e parlamentit apo demokracin\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese. Kolonit\u00eb e tyre drejtoheshin me grusht\u00eb t\u00eb hekurt\u00eb t\u00eb nj\u00eb elite t\u00eb vog\u00ebl e shum\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb t\u00eb tokave. Ishte pushtet i njer\u00ebzve feudal.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kolonit\u00eb britanike n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut lul\u00ebzuan me parlamente, asamble lokale dhe k\u00ebshilla qytetar\u00ebsh, si dhe me kongregacione dhe bashk\u00ebsi lokale. Guvernator\u00ebt e kolonive em\u00ebroheshin nga Kurora Britanike, por u lihej kolonist\u00ebve t\u00eb organizonin vet\u00ebqeverisjet e tyre p\u00ebrfaq\u00ebsuese me sistemin nga lart\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p>Kolonist\u00ebt e par\u00eb britanik\u00eb arrit\u00ebn n\u00eb Amerik\u00eb m\u00eb 1607 nd\u00ebrkaq q\u00eb asambleja e par\u00eb e kolonis\u00eb s\u00eb Virxhinias u mblodh n\u00eb vitin 1619. Deri n\u00eb vitin 1640, ishin formuar edhe tet\u00eb parlamente t\u00eb tilla, n\u00eb Massachusetts, Maryland, Connecticut, Plymouth, New Haven, etj. Nd\u00ebrkaq q\u00eb asgj\u00eb e till\u00eb nuk ekzistonte n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Amerik\u00ebn Latine. N\u00eb fund t\u00eb fundit, pavar\u00ebsia amerikane n\u00eb 1776 u votua nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qytetar\u00ebve, dhe jo nga t\u00eb ligjshmit revolucionar\u00eb. Ishte nj\u00eb kongres i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 343 delegat\u00eb nga 13 koloni britanike.<\/p>\n<p>Kjo pra edhe \u00ebsht\u00eb arsyeja se pse Kongresi Amerikan \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb parlament q\u00eb kontrollon fuqin\u00eb ekzekutive Amerikane (presidentin) n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vendosur dhe t\u00eb pavarur, si ndoshta asnj\u00eb parlament tjet\u00ebr n\u00eb planetin Tok\u00eb. Nd\u00ebrsa vendet e Amerik\u00ebs Latine kryesisht jan\u00eb duke u mbytur n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e njer\u00ebzve t\u00eb fuqish\u00ebm lokal\u00eb dhe t\u00eb ashtuquajturin sistem t\u00eb klientelizmit.<\/p>\n<p>Pra, v\u00ebrtet\u00eb evropian\u00ebt soll\u00ebn vet\u00ebm mikrobe, gjenocid dhe alkool tek amerikan\u00ebt vendas por, ama p\u00ebr veten e tyre, anglez\u00ebt dhe spanjoll\u00ebt soll\u00ebn sisteme krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme t\u00eb qeverisjes ose institucioneve politike. Dhe jan\u00eb pik\u00ebrisht\u00eb k\u00ebta, ata q\u00eb p\u00ebrcaktuan drejtimin e zhvillimit t\u00eb k\u00ebtyre shoq\u00ebrive, edhe shekuj pasi fituan pavar\u00ebsin\u00eb nga kurora britanike dhe spanjolle.<\/p>\n<p>Prandaj n\u00eb momentin kur ne po pyesim se \u00e7ka na duhet parlamenti, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta kujtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb eksperiment t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm shoq\u00ebror. Pa \u00e7ka se eksperimentet dhe akrobacit\u00eb e tilla mendore nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosura. Dhe se shoq\u00ebrit\u00eb e sapoformuara jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larmishme, m\u00eb komplekse dhe se ato nuk p\u00ebrcaktohen vet\u00ebm nga institucionet e tyre politike. Por le t\u00eb mos harrojm\u00eb sa vijon:\u00a0Doktrinat e Xhon Lokut mbi ndarjen dhe kontrollin e pushtetit, nuk jan\u00eb ndonj\u00eb filozofi abstrakte. Jan\u00eb realitet jasht\u00ebzakonisht praktik, histori reale por edhe e ardhme.<\/p>\n<p>Pra, dallimi kryesor n\u00eb rezultatet shoq\u00ebrore midis atij t\u00eb Amerik\u00ebs Britanike dhe asaj Iberike nuk q\u00ebndron n\u00eb burimet natyrore, klim\u00ebn dhe gjeografin\u00eb, n\u00eb fe dhe kultur\u00eb, por n\u00eb politik\u00eb dhe institucione politike.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00ebse pushtetar\u00ebt e sot\u00ebm v\u00ebrtet d\u00ebshirojn\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb histori, duhet t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb parlament i cili me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb kontrolloj\u00eb dhe qeverin\u00eb dhe institucionet tjera dhe jo ta mbushin at\u00eb me nj\u00eb mazhornac\u00eb gjysmak\u00ebsh duartrokit\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbushja e egove personale deri diku edhe arsyetohet, por ama nd\u00ebrtimi i demokracis\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe mir\u00ebqenien e nj\u00eb shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>Dhe po, ne mund t\u00eb mos b\u00ebhemi kurr\u00eb Amerik\u00eb (Veriore), por ama mund dhe duhet ta provojm\u00eb!<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7ka po na duhet parlamenti? Pyetje kjo e cila ka filluar t\u00eb mundoj shumic\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb. Sidomos tani pasi Parlamenti i Republik\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndrruar n\u00eb poligon p\u00ebr trajnimin e t\u00eb sht\u00ebnave dhe gjuajtjeve ndaj opozit\u00ebs, insitucioneve t\u00eb pavarura, mediave e akter\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk mendojn\u00eb si mazhoranca e tij. N\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":503,"featured_media":9982,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1376],"ppma_author":[1327],"class_list":["post-4580","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-parlamenti"],"authors":[{"term_id":1327,"user_id":503,"is_guest":0,"slug":"ardita-dushi","display_name":"Ardita Dushi","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/1d4b8e432bf1446028f09c22e055718369d0f60936b8129cd14ae40b8135c1ab?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Dushi","first_name":"Ardita","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4580","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/503"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4580"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4580\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9983,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4580\/revisions\/9983"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9982"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4580"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4580"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4580"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4580"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}