{"id":4587,"date":"2021-08-09T11:51:01","date_gmt":"2021-08-09T09:51:01","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4587"},"modified":"2024-10-29T12:40:33","modified_gmt":"2024-10-29T10:40:33","slug":"pasojat-afatgjata-te-pandemise-ne-shendetin-mendor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/pasojat-afatgjata-te-pandemise-ne-shendetin-mendor\/","title":{"rendered":"Pasojat afatgjata t\u00eb pandemis\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin mendor"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebrve\u00e7 efekteve sh\u00ebndet\u00ebsore, sociale, ekonomike apo edhe psikologjike, pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 na dha edhe shum\u00eb m\u00ebsime. Ajo na rikujtoi se sa fragjil\u00eb jemi ne si qenie njer\u00ebzore. Na tregoi se p\u00ebrkund\u00ebr zhvillimit teknologjik dhe shkencor, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit, t\u00eb vetmet forma t\u00eb mbrojtjes nga virusi ishin vendosja e mask\u00ebs dhe distancimi fizik \u2013 metoda k\u00ebto t\u00eb nj\u00ebjta q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur edhe n\u00eb mesjet\u00eb. Por, gjithashtu, kuptuam edhe nj\u00eb her\u00eb se sa t\u00eb adaptuesh\u00ebm jemi kundrejt rrethanave q\u00eb ndryshojn\u00eb. K\u00ebshtu, pa humbur shum\u00eb koh\u00eb, arrit\u00ebm q\u00eb t\u2019i transformojm\u00eb aktivitetet tona t\u00eb p\u00ebrditshme dhe shum\u00eb pun\u00eb t\u2019i kryejm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb virtuale. Me zbulimin e vaksin\u00ebs dhe rritjes s\u00eb numrit t\u00eb t\u00eb vaksinuarve, shum\u00eb pasoja t\u00eb pandemis\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb rikuperohen me q\u00ebllim t\u00eb rikthimit t\u00eb \u201cnormalitetit\u201d para-pandemik. Megjithat\u00eb, edhe pasi vaksinimi t\u00eb masivizohet deri n\u00eb at\u00eb nivel sa virusi t\u00eb \u201cmposhtet\u201d p\u00ebrfundimisht, vler\u00ebsoj se njer\u00ebzit do t\u00eb vazhdojn\u00eb edhe p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me probleme t\u00eb ndryshme psikologjike, q\u00eb jan\u00eb pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb pandemis\u00eb.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>Ka shum\u00eb arsye se pse profesionist\u00ebt e sh\u00ebndetit mendor nj\u00ebz\u00ebsh\u00ebm ngren\u00eb shqet\u00ebsimin p\u00ebr pasojat afatgjata t\u00eb COVID-19 te njer\u00ebzit. Nj\u00eb nd\u00ebr to \u00ebsht\u00eb edhe mb\u00ebshtetja n\u00eb p\u00ebrvojat nga epidemit\u00eb\/pandemit\u00eb e m\u00ebparshme, apo emergjencat e ndryshme me t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrballur vendet. N\u00eb fakt, studimet tregojn\u00eb se p\u00ebrhapja globale e s\u00ebmundjes\u00a0<a href=\"https:\/\/www.ncbi.nlm.nih.gov\/pmc\/articles\/PMC3323309\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">SARS<\/a>\u00a0n\u00eb vitin 2003 ka pasur ndikim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm psikologjik mbi komunitetin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe n\u00eb ve\u00e7anti te pun\u00ebtor\u00ebt e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor. E gjith\u00eb kjo p\u00ebr shkak t\u00eb ngarkes\u00ebs s\u00eb madhe q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e k\u00ebtij sektori kishin gjat\u00eb realizimit t\u00eb aktiviteteve t\u00eb tyre ditore p\u00ebr periudha t\u00eb tejzgjatura kohore. Tutje, strategjit\u00eb q\u00eb zakonisht p\u00ebrdoren n\u00eb rastet e s\u00ebmundjeve infektive, si\u00a0<a href=\"https:\/\/www.thelancet.com\/journals\/lancet\/article\/PIIS0140-6736(20)30460-8\/fulltext\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">karantinimi<\/a>\u00a0i qytetar\u00ebve me q\u00ebllim t\u00eb minimizimit t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb virusit, mund t\u00eb ken\u00eb pasoja afatgjata psikologjike, si shfaqja e simptomave t\u00eb stresit post-traumatik, depresionit, ankthit apo edhe pagjum\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/pubmed.ncbi.nlm.nih.gov\/21330117\/\">studimi<\/a>\u00a0i cili analizon efektet n\u00eb sh\u00ebndetin mendor 25 vjet pas aksidentit b\u00ebrthamor q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb Ukrain\u00eb, respektivisht n\u00eb \u00c7ernobil, konstatohet se edhe pse kishin kaluar mbi dy dekada nga ngjarja apokaliptike, personat q\u00eb i ishin ekspozuar drejtp\u00ebrdrejt k\u00ebtij aksidenti kishin raportuar nivele t\u00eb larta t\u00eb depresionit dhe stresit post-traumatik (PTSD). Studimi kishte konkluduar se efektet n\u00eb sh\u00ebndetin mendor ishin pasojat m\u00eb evidente t\u00eb k\u00ebsaj katastrofe, e cila kishte shkaktuar me mij\u00ebra vdekje dhe e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb pabanuesh\u00ebm lokacionin n\u00eb fjal\u00eb. Duket se shqet\u00ebsimet psikologjike q\u00eb lidhen me stresin post-traumatik jan\u00eb t\u00eb zakonshme dhe shfaqen r\u00ebndom te njer\u00ebzit q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb ndryshime drastike n\u00eb jet\u00ebn e tyre si pasoj\u00eb e faktor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm rrethanor\u00eb me p\u00ebrmasa katastrofike, qofshin ato sh\u00ebndet\u00ebsore apo natyrore, por edhe si pasoj\u00eb e krizave financiare apo edhe konflikteve t\u00eb armatosura. T\u00eb nj\u00ebjtat simptoma sikur te personat q\u00eb kishin p\u00ebrjetuar avarin\u00eb b\u00ebrthamore t\u00eb \u00c7ernobilit ishin shfaqur edhe te t\u00eb mbijetuarit nga uragani Katrina, q\u00eb kishte ndodhur m\u00eb 2005 n\u00eb New Orleans pes\u00eb vjet pas ngjarjes. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, te personat q\u00eb kishin sh\u00ebndet m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt mendor p\u00ebrpara se uragani ta godiste vendin, ishte v\u00ebrejtur nj\u00eb gjendje m\u00eb e r\u00ebnduar psikologjike.<\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb sh\u00ebndetit mendor t\u00eb lidhura me pandemin\u00eb COVID-19, shumica e psikolog\u00ebve dhe studiuesve t\u00eb fush\u00ebs kan\u00eb konstatuar se ka shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb pasojat psikologjike do t\u00eb zgjasin edhe p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb. Konsiderohet se \u00e7rregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga problemet kryesore afatgjata. Sipas tyre, kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebr shkak se ky lloj \u00e7rregullimi lind nga nd\u00ebrveprimi midis faktor\u00ebve gjenetik\u00eb dhe atyre rrethanor\u00eb t\u00eb mjedisit p\u00ebrkat\u00ebs. Te personat me predispozita m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha gjenetike ndaj disa modaliteteve t\u00eb \u00e7rregullimit n\u00eb fjal\u00eb \u2013 si\u00e7 jan\u00eb fiksimet kundrejt kontaminimit dhe detyrimet permanente p\u00ebr pastrim \u2013 stresi i shkaktuar nga pandemia ka shum\u00eb gjasa ta agravoj\u00eb edhe m\u00eb tutje gjendjen.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pasoj\u00eb tjet\u00ebr afatgjate konsiderohet se mund t\u00eb jet\u00eb manifestimi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente i ankthit. Kjo mund t\u00eb multiplikohet kur kihet parasysh se sot jemi t\u00eb ekspozuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe permanente ndaj \u201clajmeve t\u00eb rrejshme\u201d dhe dezinformatave, t\u00eb cilat \u2013 duke shfryt\u00ebzuar n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve rrjetet sociale \u2013 shp\u00ebrndajn\u00eb \u201cnjoftime\u201d p\u00ebr shfaqjen e viruseve tjera t\u00eb reja, ose p\u00ebr rritjen e agresivitetit t\u00eb virusit aktual, apo edhe p\u00ebr pasojat q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb val\u00eb e re e p\u00ebrhapjes s\u00eb virusit diku n\u00eb fillim t\u00eb vjesht\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cVetmia kronike\u201d, q\u00eb shkaktohet nga izolimi social ose \u201chumbja e kuptimit\u201d p\u00ebr t\u00eb jetuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur gjat\u00eb pandemis\u00eb dhe konsiderohet q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet problem jo i vog\u00ebl edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Duke qen\u00eb se nd\u00ebr teknikat kryesore q\u00eb shtetet aplikuan p\u00ebr ngadal\u00ebsimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb virusit ishin karantinimi dhe distancimi fizik (q\u00eb shpesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jokorrekte quhej distancim social), shum\u00eb njer\u00ebz e kan\u00eb gjetur veten, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavullnetshme, me m\u00eb pak lidhje t\u00eb ngushta shoq\u00ebrore, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte ka rritur vetmin\u00eb dhe pasojat q\u00eb shkaktohen nga ajo. N\u00eb fakt, vetmia \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje komplekse, q\u00eb mbulon jo vet\u00ebm jet\u00ebn sociale, por ndikon edhe n\u00eb sjelljen e njeriut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Sipas autores Noreena Hertz, ky \u00ebsht\u00eb \u201cshekulli i vetmis\u00eb\u201d. Ajo, n\u00eb librin\u00a0<a href=\"https:\/\/www.penguinrandomhouse.com\/books\/612503\/the-lonely-century-by-noreena-hertz\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201cThe Lonely Century<\/a>\u201d, konstaton se vetmia e rrit rrezikun e s\u00ebmundjeve t\u00eb zemr\u00ebs, goditjes n\u00eb tru, apo edhe demencias. Mb\u00ebshtetur n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.economist.com\/business\/2021\/01\/28\/youll-often-walk-alone\">matjet empirike<\/a>\u00a0t\u00eb realizuara nga kjo autore, respondent\u00ebt q\u00eb kishin deklaruar se ndihen t\u00eb vetmuar kishin shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb pas pes\u00eb vjet\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrjetonin depresion. Gjithashtu, njer\u00ebzit e vetmuar mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb armiq\u00ebsor\u00eb ndaj t\u00eb tjer\u00ebve dhe mund t\u00eb ken\u00eb prirje t\u00eb marrin vendime m\u00eb radikale apo, me raste, edhe ekstreme.<\/p>\n<p>Duhet n\u00ebnvizuar se efektet psikologjike mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb forta n\u00eb intensitet dhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb koh\u00ebzgjatje te personat q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb infektuar me virusin COVID-19 dhe sidomos tek ata t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebt\u00eb virus e kan\u00eb kaluar me probleme serioze sh\u00ebndet\u00ebsore apo kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb hospitalizuar. Nj\u00eb p\u00ebrjetim i till\u00eb fuqish\u00ebm mund t\u00eb provokoj\u00eb te ta emocione intensive dhe traumatike shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb pas, qoft\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme, apo edhe t\u00eb pavet\u00ebdijshme. Kur merret n\u00eb konsiderat\u00eb fakti se ne jemi shoq\u00ebri q\u00eb vet\u00ebm para 20 vjet\u00ebsh kemi p\u00ebrjetuar ngjarjet dramatike dhe traumatike t\u00eb luft\u00ebs, ballafaqimi edhe me pandemin\u00eb mund ta r\u00ebndoj\u00eb duksh\u00ebm gjendjen e sh\u00ebndetit mendor t\u00eb njer\u00ebzve, sidomos t\u00eb disa personave apo grupeve q\u00eb jan\u00eb m\u00eb vulnerabil\u00eb. Jo rast\u00ebsisht, shum\u00eb nga ne koh\u00ebn kur ishte vendosur karantinimi e p\u00ebrshkruanim dhe e krahasonim me periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb. Pra, frika, paniku, ndjenja e rrezikut, e pasiguris\u00eb dhe paqart\u00ebsis\u00eb, asocionin p\u00ebr ne n\u00eb ndjenja t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Humbja e vendit t\u00eb pun\u00ebs, q\u00eb ka si pasoj\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar siguri financiare p\u00ebr veten dhe familjen, mund t\u00eb ndikoj\u00eb gjithashtu n\u00eb mir\u00ebqenien afatgjate t\u00eb njer\u00ebzve. Studimet kan\u00eb treguar se ekziston nj\u00eb korrelacion i drejt\u00eb mes atyre q\u00eb e humbin vendin e pun\u00ebs dhe efekteve n\u00eb sh\u00ebndetin mendor. Sipas nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.kff.org\/coronavirus-covid-19\/issue-brief\/the-implications-of-covid-19-for-mental-health-and-substance-use\/https:\/\/www.kff.org\/coronavirus-covid-19\/issue-brief\/the-implications-of-covid-19-for-mental-health-and-substance-use\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">studimi<\/a>\u00a0t\u00eb realizuar n\u00eb ShBA, m\u00eb shum\u00eb se gjysma e personave q\u00eb ishin t\u00eb papun\u00eb, ose t\u00eb cil\u00ebve u ishin ulur t\u00eb ardhurat si pasoj\u00eb e pandemis\u00eb, kishin raportuar ndikime negative n\u00eb sh\u00ebndetin mendor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, institucionet e Kosov\u00ebs vazhdojn\u00eb t\u00eb mos ia kushtojn\u00eb v\u00ebmendjen e duhur sh\u00ebndetit mendor. Sa p\u00ebr ilustrim, \u201cProgrami i Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs 2021-2025\u201d n\u00eb vet\u00ebm dy raste e p\u00ebrmend fjal\u00ebn \u201csh\u00ebndet mendor\u201d, pa dh\u00ebn\u00eb detaje apo pa paraqitur ndonj\u00eb aktivitet konkret dhe t\u00eb mir\u00eb-elaboruar se cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e k\u00ebtij aspekti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb sh\u00ebndetit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. P\u00ebr fat t\u00eb keq, kjo shp\u00ebrfaq neglizhenc\u00ebn e vazhdueshme q\u00eb institucionet ia b\u00ebjn\u00eb k\u00ebtij aspekti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebt e qytetar\u00ebve, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb komplekse.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se krahasuar me krizat e m\u00ebparshme me t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrballur njer\u00ebzit \u2013 si ato ekonomike\/financiare, natyrore apo edhe konfliktet e armatosura \u2013 shkalla e papar\u00eb e shtrirjes dhe paparashikueshm\u00ebria e koh\u00ebzgjatjes s\u00eb kriz\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb shkaktuar nga COVID-19 rrit duksh\u00ebm nivelin e pasiguris\u00eb, stresit dhe ankthit te njer\u00ebzit. Variante t\u00eb reja t\u00eb virusit q\u00eb shfaqen n\u00eb rajone t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs e komplikojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb situat\u00ebn. Nga ana tjet\u00ebr, qytetar\u00ebt kan\u00eb filluar t\u2019i ndryshojn\u00eb sjelljet n\u00eb raport me mbrojtjen nga virusi. Kjo \u00ebsht\u00eb e dukshme, sidomos n\u00eb Kosov\u00eb. Tashm\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rralla rastet kur njer\u00ebzit mund t\u00eb shihen duke bartur maska, qoft\u00eb edhe n\u00eb ambiente t\u00eb mbyllura. P\u00ebr shumic\u00ebn e njer\u00ebzve duket se pandemia tashm\u00eb ka p\u00ebrfunduar. Por, p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk \u00ebsht\u00eb ashtu. Derisa t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vaksinim masiv t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb Kosov\u00eb dhe gjithandej n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, mbetet e paqart\u00eb se kur pandemia do t\u00eb marr\u00eb fund p\u00ebrfundimisht. Kjo paraqet nj\u00eb situat\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht sfiduese, sidomos p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ngath\u00ebt n\u00eb ballafaqimin m\u00eb situata t\u00eb pasiguris\u00eb, apo e kan\u00eb m\u00eb sfiduese p\u00ebrballjen me gjendjen e munges\u00ebs s\u00eb kontrollit. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019i pasur gjerat n\u00ebn kontroll ka qen\u00eb dhe mbetet e pranishme gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb. Megjithat\u00eb, duhet theksuar se p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj situate jo t\u00eb leht\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb jo e vog\u00ebl e njer\u00ebzve kan\u00eb shfaqur aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb rezilienc\u00eb adekuate n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rikuperohen shpejt nga problemet dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb me t\u00eb cilat p\u00ebrballen. N\u00ebse ekziston edhe mb\u00ebshtetja adekuate psikologjike \u2013 dhe sidomos n\u00ebse ajo ofrohet me koh\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale \u2013 mund t\u00eb rriten duksh\u00ebm gjasat e rikuperimit dhe rikthimit n\u00eb normalitet, pa pasoja afatgjate psikologjike.<\/p>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb se \u2013 desh\u00ebm ne apo jo \u2013 nga pandemia kemi nxjerr\u00eb disa m\u00ebsime t\u00eb vlefshme dhe shum\u00eb t\u00eb tjera do t\u00eb qart\u00ebsohen n\u00eb muajt dhe vitet n\u00eb vijim. Kemi m\u00ebsuar t\u2019i japim m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb vetes son\u00eb dhe t\u2019i ngadal\u00ebsojm\u00eb pak angazhimet e preokupimet e p\u00ebrditshme dhe rutinore. E rikonfirmuam faktin se sa jetik \u00ebsht\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin ton\u00eb mendor kalimi i koh\u00ebs kualitative dhe t\u00eb mjaftueshme me an\u00ebtar\u00ebt e familjes, pastaj edhe rivler\u00ebsimi i objektivave e rifokusimi n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, bashk\u00eb me ruajtjen e kontakteve me t\u00eb af\u00ebrmit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt, duke p\u00ebrdorur m\u00ebnyra t\u00eb reja dhe kreative t\u00eb komunikimit. Kjo periudh\u00eb e zorshme dhe komplekse na ka vet\u00ebdijesuar p\u00ebr pasojat \u2013 sidomos ato afatgjate \u2013 q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb \u00e7rregullimet n\u00eb sh\u00ebndetin mendor dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, na ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka trajtimi psikologjik adekuat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi m\u00eb rezilient\u00eb, t\u2019i rikuperojm\u00eb pasojat eventuale afatgjata psikologjike dhe t\u2019i p\u00ebrballojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur sfidat jet\u00ebsore.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrve\u00e7 efekteve sh\u00ebndet\u00ebsore, sociale, ekonomike apo edhe psikologjike, pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 na dha edhe shum\u00eb m\u00ebsime. Ajo na rikujtoi se sa fragjil\u00eb jemi ne si qenie njer\u00ebzore. Na tregoi se p\u00ebrkund\u00ebr zhvillimit teknologjik dhe shkencor, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit, t\u00eb vetmet forma t\u00eb mbrojtjes nga virusi ishin vendosja e mask\u00ebs [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":334,"featured_media":9252,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[646,751,767],"ppma_author":[346],"class_list":["post-4587","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-covid-19","tag-mental-health","tag-pandemic"],"authors":[{"term_id":346,"user_id":334,"is_guest":0,"slug":"violeta-zefi","display_name":"Violeta Zefi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/ssjdoals-e1776417820433.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/ssjdoals-e1776417820433.png"},"user_url":"","last_name":"Zefi","first_name":"Violeta","description":"Violeta Zefi ka ndjekur studimet themelore dhe ato master, n\u00eb fush\u00ebn e Psikologjis\u00eb, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. N\u00eb vitin 2017 ka p\u00ebrfunduar studimet e doktorat\u00ebs n\u00eb Masaryk University, Republik\u00eb \u00c7eke. Aktualisht \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebruese n\u00eb Kolegjin \u201cUBT\u201d, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ndjek specializimin n\u00eb fush\u00ebn e \u201cPsikologjis\u00eb Klinike\u201d. Nga viti 2006 ka punuar p\u00ebr organizata t\u00eb ndryshme vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrpos ligj\u00ebrimit ajo punon edhe si Psikologe n\u00eb Asociacionin Kosovar t\u00eb Personave q\u00eb Jetojn\u00eb me HIV\/AIDS (n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Global Fund p\u00ebr HIV\/AIDS) dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb e angazhuar si psikologe, konsulente dhe trajnere n\u00eb projekte t\u00eb ndryshme."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4587","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/334"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4587"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4587\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9254,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4587\/revisions\/9254"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4587"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4587"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4587"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4587"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}