{"id":4606,"date":"2019-03-22T16:55:45","date_gmt":"2019-03-22T14:55:45","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4606"},"modified":"2024-12-18T16:59:26","modified_gmt":"2024-12-18T14:59:26","slug":"pranvere-ne-gadishullin-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/pranvere-ne-gadishullin-tone\/","title":{"rendered":"Pranver\u00eb n\u00eb Gadishullin ton\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><strong>Artikull origjinal i shkruar nga Avni Spahiu p\u00ebr Rilindjen.<\/strong><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><em>Pas konferenc\u00ebs s\u00eb ministrave t\u00eb vendeve ballkanike<\/em><\/p>\n<p>Ballkani ne stin\u00ebt e veta kurr\u00eb nuk ka pasur nj\u00eb stin\u00eb pranvere. Takimi i par\u00eb i minisrave t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jashtme t\u00eb vendeve t\u00eb k\u00ebtij rajoni cyti er\u00ebra t\u00eb ngrohta q\u00eb paralajm\u00ebrojn\u00eb pranver\u00ebn n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes k\u00ebtyre vendeve. Kjo ndodhi n\u00eb takimin tridit\u00ebsh n\u00eb Beograd, ku u sh\u00ebnua k\u00ebshtu nj\u00eb kapitull i ri i qart\u00eb dhe shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb historin\u00eb e Ballkanit t\u00eb vjet\u00ebr. Mbledhja p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nuk i ngjau as Konferenc\u00ebs s\u00eb V\u00ebrsaj\u00ebs, as Kongresit t\u00eb Berlinit, as Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn Stefanit, as takimit t\u00eb Jalt\u00ebs. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb vendet Ballkanike biseduan pa shantazhet e t\u00eb huajve dhe pa parallogarit\u00eb e t\u00eb m\u00ebdhenj\u00ebve p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pazarrll\u00ebqet e tyre n\u00eb d\u00ebm t\u00eb nj\u00ebrit a tjetrit vend ballkanik.<\/p>\n<p>P\u00ebr tri dit\u00eb n\u00eb Beograd vendet e Ballkanit, Shqip\u00ebria, Bullgaria, Greqia, Rumania, Turqia, Jugosllavia filluan nj\u00eb proces t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb rajon, t\u00eb njohur n\u00eb histori \u00a0&gt;&gt; pik\u00eb neurologjike &lt;&lt;\u00a0 t\u00eb Evrop\u00ebs, t\u00eb bindur se problemet, mosmarr\u00ebveshjet, konfliktet duhen flakur. Ministrat Malile, Miladenov, Papulas, Totu, Jilmaz dhe Llon\u00e7ar d\u00ebshmuan po ashtu se n\u00eb Ballkan mundet edhe ndryshe, se mes tyre mund t\u00eb shkrihet\u00a0 akulli shekullor, ngaq\u00eb, si\u00e7 u tha, &lt;&lt; Ballkani u takon ballkanasve&gt;&gt;\u00a0\u00a0dhe ata patjet\u00ebr dhe n\u00eb baz\u00eb realiste duhet t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb mes vete, ngaq\u00eb ndajn\u00eb nj\u00eb hapsir\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk ka alternativ\u00eb tjet\u00ebr, pos toleranc\u00ebs, bashk\u00ebpunimit dhe jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Natyrisht, nga ky hap i vog\u00ebl, por i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, nuk u zgjidh\u00ebn problemet e m\u00ebdha t\u00eb Gadishullit. Ato mbesin edhe m\u00eb tutje, por, me k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb hapur udha p\u00ebr nj\u00eb qasje m\u00eb reale dhe p\u00ebr nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb bisedohet jo vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb afrojn\u00eb, por edhe p\u00ebr ato q\u00eb i ndajn\u00eb k\u00ebto vende.<\/p>\n<p><strong>Propozime konkrete t\u00eb bashk\u00ebpunimit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb takimin e Beogradit u paraqit\u00ebn ide, propozime, iniciativa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr p\u00ebrparimin e bashk\u00ebpunimit, aq sa ato krijuan nj\u00eb bindje se u arrit m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb pritur. Q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb takimit u b\u00ebn\u00eb shum\u00eb propozime p\u00ebr forcimin e bashk\u00ebpunimit n\u00eb Ballkan. T\u00eb gjitha k\u00ebto propozime dhe nisma ishin t\u00eb motivuara nga d\u00ebshira p\u00ebr lidhje m\u00eb t\u00eb mira dhe p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb mes tyre. Vendet ballkanike nuk kan\u00eb dal\u00eb kurr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre me m\u00eb pak mospajtime se gjat\u00eb k\u00ebsaj jave.<\/p>\n<p>Cilat qen\u00eb propozimet konkrete? Sekretari federativ i Pun\u00ebv\u00eb t\u00eb Jashtme, Budmir Llon\u00e7ar thekoi se duhet t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb proces i ri dinamik i bashk\u00ebpunimit n\u00eb Ballkan duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb vazhdm\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, pastaj p\u00ebr nj\u00eb tubim t\u00eb ministrave t\u00eb transportit t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit n\u00eb Jugosllavi si dhe nevoj\u00ebn q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb mund t\u00eb kemi nj\u00eb asosacion t\u00eb odave ekonomike t\u00eb vendeve ballkanike, si nj\u00eb trup i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrparimin e bashk\u00ebpunimit shum\u00ebpal\u00ebsh ekonomik.<\/p>\n<p>Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme i Shqip\u00ebris\u00eb Reis Malile u angazhua p\u00ebr p\u00ebrparimin e dialogut dhe t\u00eb bashk\u00ebpunimit, duke propozuar riaktivizimin e komiteteve t\u00eb aspekteve t\u00eb ndryshme t\u00eb bashk\u00ebpunimit n\u00eb Ballkan. Sipas k\u00ebtij propozimi, k\u00ebto komitete do t\u00eb shprehnin mendimin e opinionit publik rreth propozimeve n\u00eb Ballkan dhe rreth marr\u00ebdh\u00ebnieve midis k\u00ebtyre vendeve n\u00eb l\u00ebmenj\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Malile propozoi po ashtu zgjerimin e tregtis\u00eb n\u00eb rajonet nd\u00ebrkufitare, kurse sa i p\u00ebrket\u00eb k\u00ebmbimit kulturor, theksoi ai, do t\u2019i kontribuohet njohjes dhe miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb popujve t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Petar Mlladenovi, minist\u00ebr bullgar i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, propozoi vendosjen e\u00a0&gt;&gt;\u00a0linjave t\u00eb nxehta\u00a0&lt;&lt;\u00a0\u00a0telefonike mes ministrave t\u00eb mbrojtjes t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit. Ai po ashtu p\u00ebrs\u00ebriti propozimin q\u00eb Ballkani t\u00eb sh\u00ebndrrohet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb pa arm\u00eb b\u00ebrthamore e kimike, p\u00ebr \u00e7\u2019gj\u00eb ai pati p\u00ebrkrahje t\u00eb t\u00eb gjitha vendeve pjes\u00ebmarr\u00ebse. Sipas tij, ministrat e jasht\u00ebm t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit do t\u00eb duhej t\u00eb takohesin \u00e7do dy vjet n\u00eb secilin vend ballkanik me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Ministri grek Karolos Papulas p\u00ebrkrahu propozimin q\u00eb takimet ministrore t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb \u00e7do dy vjet. Ai propozoi po ashtu q\u00eb secila ministri t\u00eb em\u00ebroj nga nj\u00eb funksionar, i cili do t\u00eb ishte i ngarkuar me \u00e7\u00ebshtjet bashk\u00ebpunimit n\u00eb Ballkan. K\u00ebta do t\u00eb siguronin vazhdim\u00ebsin\u00eb duke u takuar n\u00eb \u00e7do tre muaj. Papulasi propozoi po ashtu themelimin e nj\u00eb instituti p\u00ebr hulumtime ekonomike me qend\u00ebr n\u00eb Athin\u00eb.<\/p>\n<p>Ministri rumun Joan Totu u angazhua po ashtu p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e takimeve peridoike ministrore ballkanike. Ai propozoi q\u00eb vendet e k\u00ebtij rajoni t\u00eb arrijn\u00eb pajtueshm\u00ebri p\u00ebr zvog\u00eblimin e nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb detyrimeve doganore, si hap i par\u00eb n\u00eb heqjen e barrierave tregtare mes tyre. Ai po ashtu qe kund\u00ebr bazave t\u00eb reja t\u00eb huaja ushtarake, duke ftuar p\u00ebr p\u00ebrpjekje p\u00ebr heqjen e tyre ekzisktuse.<\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb takimeve t\u00eb k\u00ebtilla ministri turk Mesut Jilmaz propozoi q\u00eb s\u00eb shpejti t\u00eb mbahet nj\u00eb takim i ministrave t\u00eb ekonimis\u00eb s\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit. Sipas Jilmazit, fryma e Helsinkit n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet \u2013 at\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, t\u00eb ekonomis\u00eb dhe humanitetit duhet t\u00eb jet\u00eb pik\u00eb startuese p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb Ballkan. Ai shprehu nevoj\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr t\u2019u liruar nga trash\u00ebgimia ultranacionaliste dhe nga paragjykimet negative historike.<\/p>\n<p><strong>Ballkani sot dhe nes\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7u b\u00eb q\u00eb Ballkani t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb k\u00ebtill\u00eb? Natyrisht, si\u00e7 theksuan edhe t\u00eb gjith\u00eb ministrat e k\u00ebtij takimi n\u00eb Beograd, mir\u00ebnjohja i takon s\u00eb pari Jugosllavis\u00eb dhe ish \u2013 shefit t\u00eb displomacis\u00eb jugosllave. Raif Dizdareviq, i cili ka b\u00ebr\u00eb propozimin p\u00ebr takim. Por, duhet pasur parasysh gjinj\u00eb klim\u00ebn e p\u00ebrgjithshme m\u00eb t\u00eb but\u00eb n Ballkan, n\u00eb Evrop\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb, q\u00eb u krijuan gjat\u00eb dy vjet\u00ebve t\u00eb fundit. N\u00eb p\u00ebrmasat ballkanike, vet\u00eb zhvillimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe: p\u00ebrparimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqip\u00ebri \u2013 Greqi, Greqi \u2013 Turqi, interesimi i Ballkanit p\u00ebr t\u2019u afruar n\u00eb rrjedhat ekonime n\u00eb Evrop\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb m\u00eb me sukses n\u00eb shekullin XXI. Ky \u00ebsht\u00eb faktor me r\u00ebnd\u00ebsi duke njohur faktin se vendet e Ballkanit me interesa t\u00eb ndara v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb futen n\u00eb k\u00ebto trende. N\u00eb p\u00ebrmasa evropiane duhet pasur parasysh faktin se fryma e KESB, duhet t\u00eb vitalizohet edhe n\u00eb jugun e kontinentit, n\u00eb Ballkan e Mesdhe, si pjes\u00eb t\u00eb pandashme e me ndikim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb. S\u00eb fundi duhet pasur, parasysh edhe nj\u00eb fakt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit jemi koh\u00ebve t\u00eb fundit: pika e shtendosjes mes superfuqive ka arritur n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb duruesh\u00ebm, aq sa bota, p\u00ebr her\u00eb pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb kohore mund t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb lirisht. Kjo frym\u00eb ka prekur edhe Ballkanin, ashtu si edhe \u00e7do pjes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rezultateve t\u00eb k\u00ebsaj Konference t\u00eb par\u00eb ministrore ballkanike t\u00eb paramendohet nj\u00eb vizion m\u00eb i lumtur p\u00ebr Ballkan n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ky optimiz\u00ebm real ka p\u00ebr baz\u00eb pjekurin\u00eb politike t\u00eb popujve t\u00eb Ballkanit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vendosur t\u2019i shohin gj\u00ebrat m\u00eb realisht, duke filluar nga tema m\u00eb t\u00eb lehta drejt atyre m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara t\u00eb bindur se n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb volitshme \u00e7\u00ebshtjet e nd\u00ebrlikuara mund t\u00eb zgjidhen m\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>Ky takim mund t\u00eb vler\u00ebsohet si nj\u00eb kthes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb e popujve t\u00eb Ballkanit, q\u00eb buron nga synimet autoktone civilizuese ballkanike dhe nga d\u00ebshira q\u00eb rajoni t\u00eb mos mbetet n\u00eb margjinat e ecurive t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, posa\u00e7\u00ebrisht atyre n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>&#8212;-<\/p>\n<p><em>Ky tekst \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nism\u00ebs RI-RILINDJA &#8211; nj\u00eb shfletim digjital i historis\u00eb p\u00ebrmes faqeve t\u00eb Rilindjes, gazet\u00ebs kryesore t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb shekullin e kaluar.\u00a0Faza pilot e k\u00ebtij projekti \u00ebsht\u00eb zbatuar nga Free Libre Open Source Software Kosova n\u00eb bashk\u00ebpunim me Sbunker dhe Bibliotek\u00ebn Hivzi Sulejmani, si dhe me mb\u00ebshtetje nga Ipko Foundation dhe Presidenca e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Fillimisht e kemi digjitalizuar vitin e par\u00eb t\u00eb s\u00eb p\u00ebrjavshmes \u2018Rilindja e Jav\u00ebs\u2019, q\u00eb \u00ebsht\u00eb botuar \u00e7do t\u00eb diel\u00eb nga 14 shkurti i vitit 1988. 30 vjet m\u00eb von\u00eb, Sbunker sjell artikuj t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga kjo periudh\u00eb me synim t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb urave lidh\u00ebse mes diskursit t\u00eb sot\u00ebm dhe atij t\u00eb dikursh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikull origjinal i shkruar nga Avni Spahiu p\u00ebr Rilindjen. Pas konferenc\u00ebs s\u00eb ministrave t\u00eb vendeve ballkanike Ballkani ne stin\u00ebt e veta kurr\u00eb nuk ka pasur nj\u00eb stin\u00eb pranvere. Takimi i par\u00eb i minisrave t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jashtme t\u00eb vendeve t\u00eb k\u00ebtij rajoni cyti er\u00ebra t\u00eb ngrohta q\u00eb paralajm\u00ebrojn\u00eb pranver\u00ebn n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes k\u00ebtyre vendeve. Kjo [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":547,"featured_media":11377,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[988,998],"ppma_author":[2110],"class_list":["post-4606","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-ballkani-perendimor","tag-politike"],"authors":[{"term_id":2110,"user_id":547,"is_guest":0,"slug":"ri-rilindja","display_name":"Ri-rilindja","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ririlindja-e1734531608656.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ririlindja-e1734531608656.jpg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"Ri-rilindja","description":"RI-RILINDJA \u00ebsht\u00eb projekt i FLOSSK n\u00eb partneritet medial me Sbunker, q\u00eb synon t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb komunitetin e te rinj\u00ebve n\u00eb digjitalizimin e gazet\u00ebs RILINDJA p\u00ebrmes skaner\u00ebve bone-vet dhe m\u00eb pas t'i b\u00ebj\u00eb ato t\u00eb qasshme online p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4606","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/547"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4606"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4606\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11378,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4606\/revisions\/11378"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11377"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4606"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4606"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4606"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4606"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}