{"id":4616,"date":"2021-05-28T11:55:00","date_gmt":"2021-05-28T09:55:00","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4616"},"modified":"2024-11-08T11:56:57","modified_gmt":"2024-11-08T09:56:57","slug":"marredheniet-izrael-turqi-1950-1980-ii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/marredheniet-izrael-turqi-1950-1980-ii\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebdh\u00ebniet Izrael-Turqi: 1950-1980 (II)"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>Marr\u00ebdh\u00ebniet Izrael-Turqi: 1950-1980 (II)<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Pse marr\u00ebdh\u00ebniet e ngrohta n\u00eb fillim mes Turqis\u00eb dhe Izraelit nuk mbizot\u00ebruan\u00a0edhe n\u00eb vitet e m\u00ebpasshme? Cil\u00ebt ishin shkaktar\u00ebt e aleanc\u00ebs s\u00eb viteve 50\u2019, m\u00eb pas stagnimit n\u00eb vitet 60\u2019 dhe ftohjes n\u00eb vitet 70\u2019?\u00a0\u00c7far\u00eb faktor\u00eb ishin vendet arabe, ShBA dhe BRSS n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet Izrael-Turqi? \u00a0Duke u fokusuar n\u00eb ngjarjet kryesore q\u00eb determinuan temperatur\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy shteteve n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb paragraf\u00ebt e m\u00ebposht\u00ebm do t\u00eb trajtohen shum\u00eb shkurtimisht marr\u00ebdh\u00ebniet ne mes viteve 1950-1980.<\/p>\n<p><strong>Vitet 50\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Vitet e 50-ta sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb intensifikim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Turqis\u00eb dhe Izraelit. T\u00eb pozicionuar n\u00eb Bllokun Per\u00ebndimor, t\u00eb dy shtetet kishin interes t\u00eb zhvillonin raporte t\u00eb q\u00ebndrueshme me nj\u00ebri-tjetrin. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb Turqia p\u00ebson nj\u00eb ndryshim dramatik n\u00eb sistemin e saj politik. Prej sistemit shtet\u00ebror nj\u00ebpartiak, Turqia kalon n\u00eb sistem demokratik dhe partia themeluese e Turqis\u00eb moderne\u00a0 dhe e liderit historik Mustafa Kemal Ataturkut, CHP\u00a0 (Partia Republikane e Popullit) rr\u00ebzohet nga pushteti n\u00eb zgjedhjet e lira n\u00eb vitin 1950, p\u00ebr t\u2019u z\u00ebvend\u00ebsuar nga DP (Partia Demokratike) e Adnan Menderesit. Edhe pse ky proces u p\u00ebrcoll me ndryshim t\u00eb premisave t\u00eb politikb\u00ebrjes s\u00eb brendshme, n\u00eb politik\u00ebn e jashtme n\u00eb nivel orientimi Turqia nuk ndryshoi.<\/p>\n<p>Arsyet e vazhdimit t\u00eb raporteve t\u00eb mira mes dy shteteve n\u00eb vitet e pes\u00ebdhjeta mund t\u00eb p\u00ebrmbledhen n\u00eb kat\u00ebr pika.\u00a0<em>E para<\/em>, t\u00eb dy shtetet si model zhvillimi kishin modelin per\u00ebndimor.\u00a0<em>E dyta<\/em>, ShBA, duke e mbushur shpejt\u00eb vakumin e fuqis\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb nga Britania n\u00eb Lindjen e Mesme, m\u00ebtonte t\u00eb themelonte marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb q\u00ebndrueshme ekonomike dhe politike me aleat\u00ebt e saj n\u00eb regjion. K\u00ebshtu, p\u00ebr t\u00eb dy aleat\u00ebt, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr,\u00a0 u krijuan kushtet p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb.\u00a0<em>E treta<\/em>, shtetet arabe kishin mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim kund\u00ebrshtues ndaj pjes\u00ebmarrjes s\u00eb Turqis\u00eb si pjes\u00eb e misionit t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Koreve, e cila pjes\u00ebmarrje kishte sh\u00ebrbyer si katalizator p\u00ebr integrimin e Turqis\u00eb n\u00eb NATO. Si kund\u00ebrpesh\u00eb, Turqia i kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi marr\u00ebdh\u00ebnieve me Izraelin.\u00a0<em>E fundit<\/em>, Izraeli ishte i p\u00ebrkushtuar n\u00eb raportet me Turqin\u00eb. Sa p\u00ebr ilustrim, diplomati i rryer izraelit Elihu Sasson, pas Washingtonit, Londr\u00ebs dhe Parisit ishte em\u00ebruar atashe ushtarak n\u00eb Ankara.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike n\u00eb vitet e 50\u2019 mes dy shteteve u nd\u00ebrtuan n\u00eb baz\u00ebn e eksport-importit t\u00eb produkteve q\u00eb i mungonin nj\u00ebri-tjetrit. Derisa Izraeli importonte nga Turqia pambuk, duhan, tekstil, minerale, mish dhe peshk, eksportonte n\u00eb Turqi mallra si pajisje elektrike sht\u00ebpiake, materiale nd\u00ebrtimore, ila\u00e7e dhe materiale kimike. Poashtu, Turqia merrte nga Izraeli edhe kamion\u00eb, buldozer, traktor\u00eb t\u00eb cilat Izraeli i siguronte nga shtetet e Europ\u00ebs Lindore. Pas vitit 1954, p\u00ebr shkak t\u00eb politikave t\u00eb mira bujq\u00ebsore, Izraeli produktet bujq\u00ebsore fillon t\u2019i prodhoj\u00eb vet\u00eb dhe, si pasoj\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb balanci tregtar fillon ta favorizoj\u00eb Izraelin n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Turqis\u00eb. Megjithat\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike mbet\u00ebn stabile deri ne vitet 90\u2019.<\/p>\n<p>Atmosfera e marr\u00ebdh\u00ebnieve politike n\u00eb k\u00ebto vite u p\u00ebrcaktua nga tri ngjarje: Pakti i Bagdadit, Kriza e Suezit dhe Pakti Periferik. Pakti i Bagdadit u themelua n\u00eb vitin 1955 me sponsorizimin e ShBA-ve n\u00eb mes Turqis\u00eb, Irakut, Iranit dhe Britanis\u00eb dhe ishte nj\u00eb aleanc\u00eb ushtarake regjionale. P\u00ebr shkak q\u00eb n\u00eb fillim shtetet e tjera arabe e kund\u00ebrshtuan formimin e k\u00ebtij pakti, Izraeli ishte t\u00ebrhequr nga nj\u00eb q\u00ebndrim kund\u00ebr. Megjithat\u00eb, tri zhvillime kishin ndikuar ripozicionimin kund\u00ebrshtues t\u00eb Izraelit.\u00a0<em>E para,<\/em>n\u00eb punimet e Paktit shprehej qartazi q\u00ebndrimi p\u00ebr \u201cmir\u00ebqenien dhe sigurin\u00eb e arab\u00ebve\u201d. K\u00ebto shprehje dhe t\u00eb ngjashmet e saj, Izraelin e kishin bezdisur.\u00a0<em>E dyta<\/em>, kryeministri irakian kishte deklaruar se Izraeli kurr\u00eb nuk do t\u00eb pranohet n\u00eb pakt.\u00a0<em>E treta<\/em>, n\u00eb vizit\u00ebn n\u00eb Damask kryeministrit turk Menderes kishte deklaruar se n\u00eb rast t\u00eb sulmit t\u00eb Izraelit ndaj shteteve arabe, Turqia do t\u00eb merrte an\u00ebn e arab\u00ebve. K\u00ebshtu, marr\u00ebdh\u00ebniet e tensionuan dhe ran\u00eb n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt sa q\u00eb niveli i p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb Ambasad\u00ebn e Izraelit n\u00eb Ankara u degradua.<\/p>\n<p>Me Kriz\u00ebn e Kanalit t\u00eb Suezit t\u00eb vitit 1956, me \u00e7\u2019rast Britania, Franca dhe Izraeli e kishin sulmuar Egjiptin p\u00ebr shkak t\u00eb vendimit t\u00eb nacionalizimit t\u00eb kanalit nga ky i fundit, n\u00eb opinionin publik turk ishte formuar ideja e Izraelit si shtet agresor. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate ministri turk i pun\u00ebve t\u00eb jashtme Zorlu kishte kritikuar k\u00ebt\u00eb veprim dhe, madje, kishte n\u00ebnshkruar nj\u00eb dokument ku d\u00ebnoheshin veprimet e izraelit. Nga ky moment e tutje, marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy shteteve do t\u00eb ftohen dhe niveli i p\u00ebrfaq\u00ebsimit diplomatik do t\u00eb degradohet edhe m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimi i ides\u00eb s\u00eb Paktit Periferik nis\u00eb nga ardhja n\u00eb pushtetin egjiptian me pu\u00e7 e Xhemal Abdulnaserit, nga bashkimi i Siris\u00eb me Egjiptin n\u00ebn emrin Republika e Bashkuar Arabe dhe nga raportet e af\u00ebrta ushtarake q\u00eb kishin filluar t\u2019i nd\u00ebrtonin k\u00ebto t\u00eb fundit me BRSS-n\u00eb. Kryeministri izraelit Ben Gurion, duke i perceptuar k\u00ebto ngjarje si k\u00ebrc\u00ebnim, kishte propozuar paktin ku p\u00ebrfshiheshin shtetet n\u00eb periferi t\u00eb shteteve arabe. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ShBA-t\u00eb, p\u00ebr ta kund\u00ebrpeshuar tanim\u00eb prezenc\u00ebn e shtuar sovjetike, e p\u00ebrkrah\u00ebn k\u00ebt\u00eb pakt. M\u00eb 28 gusht t\u00eb vitit 1958 n\u00eb Ankara, n\u00eb nj\u00eb takim top-sekret mes kryeministrave Menderes dhe Gurion, ku diplomat\u00ebt kishin sh\u00ebrbyer si kamarier\u00eb, Turqia pranon t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb pakt. Sipas studiuesit Omer Kurkcuoglu, Turqia pranoi t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e paktit\u00a0<em>s\u00eb pari<\/em>\u00a0p\u00ebr shkak q\u00eb kishte q\u00ebllim ta kund\u00ebrbalanconte Republik\u00ebn e Bashkuar Arabe (Sirin\u00eb dhe Egjiptin).\u00a0<em>S\u00eb dyti,<\/em>\u00a0n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit n\u00eb Irak kishte ndodhur nj\u00eb pu\u00e7 dhe Iraku ishte larguar nga Pakti i Bagdadit. K\u00ebt\u00eb Turqia e perceptoi si k\u00ebrc\u00ebnim ndaj siguris\u00eb.\u00a0<em>S\u00eb treti<\/em>\u00a0dhe m\u00eb s\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmi,\u00a0 ShBA-t\u00eb donin q\u00eb Turqia t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e paktit. Produkti m\u00eb me pesh\u00eb i k\u00ebtij pakti ishte formimi i nj\u00eb rrjeti t\u00eb inteligjencave t\u00eb shteteve p\u00ebrkat\u00ebse. Me k\u00ebt\u00eb pakt marr\u00ebdh\u00ebniet do t\u00eb normalizoheshin, deri n\u00eb vitet \u201860 ku do t\u00eb marrin disa kthesa dramatike.<\/p>\n<p><strong>Vitet \u201860<\/strong><\/p>\n<p>Vitet e 60 dhe 70 sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb fuqis\u00eb t\u00eb Bllokut Per\u00ebndimor dhe ngritje t\u00eb Bllokut Lindor dhe t\u00eb Bot\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb. Sidomos lufta e humbur n\u00eb Vietnam dhe efektet e saj kishin ngjallur reagim kund\u00ebrshtues s\u00eb brendshmi dhe prishje t\u00eb imazhit s\u00eb jashtmi. Efektet e r\u00ebnda ekonomike t\u00eb luft\u00ebs poashtu ndikuan n\u00eb r\u00ebnien e fuqis\u00eb s\u00eb SHBA-ve. \u00c7mimet e naft\u00ebs pas luft\u00ebs arabo-izraelite kishin fluturuar nga 3 dollar\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr n\u00eb fiilim vitet 70\u2019, n\u00eb 30 dollar\u00eb n\u00eb vitet 80\u2019 (Shoku i Naft\u00ebs).\u00a0 Argument tjet\u00ebr i r\u00ebnies s\u00eb fuqis\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe devalvimi i dollarit amerikan dhe shthurja e sistemit t\u00eb\u00a0<em>Bretton Woods.\u00a0<\/em>BRSS, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ishte hapur n\u00eb Lindjen e Mesme, ishte afruar kah Oqeani Indian. Shtetet e dala bga procesi i dekolonizimit (Bota e Tret\u00eb), p\u00ebr ta ruajtur pavar\u00ebsin\u00eb e brisht\u00eb kishin refuzuar t\u2019i bashkohen nj\u00ebrit bllok ose tjetrit duke tentuar t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga t\u00eb dyt\u00eb. Kjo periudh\u00eb sh\u00ebnon intensifikimin e aktiviteteve t\u00eb Bot\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb.<\/p>\n<p>Studiuesit turq k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme turke e em\u00ebrojn\u00eb si \u201cvitet e vendosm\u00ebris\u00eb\u201d, \u201ce autonomis\u00eb relative\u201d dhe politik\u00ebs s\u00eb jashtme shum\u00ebdrejtim\u00ebshe p\u00ebr shkak t\u00eb vendimeve turke t\u00eb cilat ishin n\u00eb shp\u00ebrputhje me interesat dhe vendimet e bllokut. Kjo p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb varshm\u00ebris\u00eb ekonomike ndaj shteteve per\u00ebndimore dhe p\u00ebr shkak t\u00eb fillimit t\u00eb hapjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Bot\u00ebn e Tret\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Izraeli ishte i angazhuar me k\u00ebrc\u00ebnimet ekzistenciale q\u00eb vinin nga shtetet arabe. Studiuesja Ofra Bengio konsideron se, si n\u00eb shumic\u00ebn e herave, edhe k\u00ebsaj here marr\u00ebdh\u00ebniet turko-izraelite duhet t\u00eb shihen n\u00ebn drit\u00ebn e trek\u00ebnd\u00ebshit Izrael-shtetet arabe-Turqi dhe vullnetit t\u00eb venimmarr\u00ebsve turk sepse Izraell i izoluar dhe i k\u00ebrc\u00ebnuar e shihte Turqin\u00eb si vendin potencialisht aleat n\u00eb regjion.<\/p>\n<p>Dy ngjarje kryesore n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet turko-izraelite spikasin n\u00eb vitet 60: Lufta arabo-izraelite e vitit 1967 dhe djegia e Xhamis\u00eb Aksa n\u00eb vitin 1969. N\u00eb maj t\u00eb vitit 1967 forcat egjiptiane ishin stacionuar n\u00eb gadishullin e Sinait pran\u00eb kufirit me Izraelin. Duke e perceptuar k\u00ebt\u00eb si\u00a0<em>casus belli\u00a0<\/em>(shkak i luft\u00ebs), m\u00eb 5 qershor 1967 forca ajrore e Izraelit sulmoi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb fushat ajrore egjiptiane, siriane dhe jordaneze, duke shkat\u00ebrruar p\u00ebrkat\u00ebsisht 304, 53 dhe 28 aeroplan\u00eb, kryesisht n\u00eb tok\u00eb. Duke fituar ep\u00ebrsi t\u00eb plot\u00eb ajrore, Forcat e Mbrojtjes s\u00eb Izraelit okupuan Sinain dhe Bregun Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Turqia n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, q\u00eb ndryshe njihet me emrin Lufta Gjasht\u00eb Ditore, p\u00ebr kat\u00ebr arsye kishte p\u00ebrvet\u00ebsuar nj\u00eb q\u00ebndrim mb\u00ebshtet\u00ebs ndaj arab\u00ebve:\u00a0<em>e para<\/em>, Turqia po ballafaqohej me problemin e Qipros dhe kishte p\u00ebr q\u00ebllim ta p\u00ebrdorte t\u00eb drejt\u00ebn e intervenimit. T\u00eb zhg\u00ebnjyer nga kund\u00ebrshtimi amerikan (Letra e Johnson-it) Turqia kalon n\u00eb nj\u00eb diplomaci shum\u00eb-drejtim\u00ebshe dhe, k\u00ebshtu, synon p\u00ebrfitimin e mb\u00ebshtetjes s\u00eb vendeve arabe.<em>\u00a0E dyta<\/em>, AP (Partia e Drejt\u00ebsis\u00eb) synonte marrjen e p\u00ebrkrahjes t\u00eb pjes\u00ebs konservatore dhe fetare.\u00a0<em>E treta<\/em>, rritja e interesit ekonomik nga vendet arabe e shprehur n\u00eb fundvitet 60\u2019 dhe vitet 70\u2019.\u00a0<em>E fundit<\/em>, n\u00eb mesin e viteve 60\u2019 forcat komuniste dhe t\u00eb majta ishin fuqizuar ndjesh\u00ebm n\u00eb Turqi. P\u00ebr shkak q\u00eb Izraeli ishte nj\u00eb aleat i padiskutuesh\u00ebm i SHBA-ve, ato ushqenin nj\u00eb antipati ndaj saj. Ky q\u00ebndrim pro-arab gjat\u00eb k\u00ebsaj lufte v\u00ebrehet edhe n\u00eb kund\u00ebrshtimin e lejimit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb bazave ushtarake t\u00eb NATO-s n\u00eb Turqi p\u00ebr t\u2019i ndihmuar Izraelit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, gjat\u00eb luft\u00ebs Turqia kishte ndihmuar vendet arabe me ndihma ushqimore n\u00eb vler\u00eb 100 mij\u00eb Dollar\u00eb dhe pas luft\u00ebs me nj\u00eb ndihm\u00eb 500 mij\u00eb Dollar\u00eb. Edhe n\u00eb sesionet n\u00eb OKB ministri i jasht\u00ebm turk \u00c7aglayangil\u00a0ishte shprehur kund\u00ebr zgjerimit t\u00eb territorit p\u00ebrmes okupimit dhe kishte k\u00ebrkuar nga Izraeli \u201ct\u00eb t\u00ebrhiqej menj\u00ebher\u00eb nga tokat e okupuara\u201d dhe kishte votuar n\u00eb disa raste n\u00eb favor t\u00eb vendeve arabe. Megjithat\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet me Izraelin, edhe pse mund t\u00eb vler\u00ebsohen si t\u00eb stagnuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, ato nuk u pren\u00eb.<\/p>\n<p>Djegia e nj\u00eb pjese t\u00eb Xhamis\u00eb Aksa m\u00eb 21 gusht 1969 kishte nxitur reagimin e bot\u00ebs myslimane e cila e konsideron k\u00ebt\u00eb xhami si vendin e tret\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb. Kryeministri Demirel kishte deklaruar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb \u201cpran\u00eb vendeve myslimane\u201d dhe kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb grupin e shteteve q\u00eb k\u00ebrkonin diskutim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit. K\u00ebshilli kishte marr\u00eb vendim q\u00eb kund\u00ebrshtonte cil\u00ebsimin e Izraelit ndaj Jerusalemit si tok\u00eb e saj. Jasht\u00eb k\u00ebsaj, Turqia morri pjes\u00eb edhe n\u00eb Samitin Islam ku u morr vendim k\u00ebrkesa e t\u00ebrheqjes s\u00eb Izraelit nga Jerusalemi Lindor, por doli kund\u00ebr vendimit p\u00ebr prerjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Izraelin. Ministri \u00c7aglayangil n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrfundimtare deklaroi se kund\u00ebrshtimi ndaj Izraelit \u00ebsht\u00eb n\u00eb proporcion me kund\u00ebrshtimin e vendosur n\u00eb OKB. Kjo ishte nj\u00eb tregues se Turqia nuk d\u00ebshironte t\u2019i prishte m\u00eb tutje raportet me Izraelin.<\/p>\n<p><strong>Vitet 70\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb k\u00ebto vite karakterizohen me ftoht\u00ebsi p\u00ebr shkak t\u00eb dy ngjarjeve kryesore: Lufta arabo-izraelite e vitit 1973 dhe\u00a0Organizata e \u00c7lirimit t\u00eb Palestin\u00ebs\u00a0(O\u00c7P). M\u00eb 6 shtator t\u00eb vitit 1973 Egjipti dhe Siria kishin lansuar nj\u00eb sulm t\u00eb befasish\u00ebm ndaj Izraelit. Turqia edhe pse zyrtarisht kishte deklaruar neutralitet, kishte ndihmuar vendet arabe n\u00eb disa forma. \u00c7\u00ebshtja qipriote, mb\u00ebshtetja e k\u00ebrkuar nga vendet arabe p\u00ebr t\u00eb, nevoja p\u00ebr naft\u00ebn arabe dhe ndjekja e aktiviteteve t\u00eb O\u00c7P-s\u00eb nga opinioni publik turk mund t\u00eb p\u00ebrmenden si arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje.<\/p>\n<p>M\u00eb 1975 Ankaraja zyrtare e kishte njohur O\u00c7P-n\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsuese legjitime t\u00eb palestinez\u00ebve. Kjo ishte shkaktare e ftohjes s\u00eb m\u00ebtejme t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. Izraeli e konsideronte O\u00c7P-n\u00eb terroriste. Kjo ftoht\u00ebsi v\u00ebrehet edhe n\u00eb votimin pro t\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb vendimin e Asambles\u00eb t\u00eb OKB-s\u00eb e cila e cil\u00ebsonte cionizmin si raciz\u00ebm. Madje n\u00eb vitin 1979 me ftes\u00eb zyrtare nga kryeministri turk Ecevit, Jasir Arafat kishte hapur deg\u00ebn e O\u00c7P-s\u00eb n\u00eb Stamboll. Edhe n\u00eb procesin Camp David ku u arrit marr\u00ebveshja p\u00ebr paqe mes Egjipt-Izrael Turqia kishte k\u00ebrkuar t\u00ebrheqjen nga territoret e okupuara nga kjo e fundit.<\/p>\n<p>K\u00ebto vite p\u00ebr Turqin\u00eb kishin sh\u00ebrbyer si nj\u00eb pendim dhe falje nga m\u00ebkati fillestar i njohjes ndaj Izraelit. N\u00eb vitet 80\u2019 k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ftohta do t\u00eb vazhdonin t\u00eb dominonin, p\u00ebr t\u2019ssu ngrohur pastaj n\u00eb vitet 90\u2019. Vitet 80\u2019 dhe 90\u2019 do t\u00eb trajtohen n\u00eb shkrimin e radh\u00ebs.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet Izrael-Turqi: 1950-1980 (II) Pse marr\u00ebdh\u00ebniet e ngrohta n\u00eb fillim mes Turqis\u00eb dhe Izraelit nuk mbizot\u00ebruan\u00a0edhe n\u00eb vitet e m\u00ebpasshme? Cil\u00ebt ishin shkaktar\u00ebt e aleanc\u00ebs s\u00eb viteve 50\u2019, m\u00eb pas stagnimit n\u00eb vitet 60\u2019 dhe ftohjes n\u00eb vitet 70\u2019?\u00a0\u00c7far\u00eb faktor\u00eb ishin vendet arabe, ShBA dhe BRSS n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet Izrael-Turqi? \u00a0Duke u fokusuar n\u00eb ngjarjet kryesore [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":37,"featured_media":9925,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1748,1639],"ppma_author":[48],"class_list":["post-4616","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-izrael-turqi","tag-marredheniet"],"authors":[{"term_id":48,"user_id":37,"is_guest":0,"slug":"berat-buzhala","display_name":"Berat Buzhala","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-3-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-3-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Buzhala","first_name":"Berat","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4616","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/37"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4616"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4616\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9926,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4616\/revisions\/9926"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9925"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4616"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}