{"id":4632,"date":"2021-06-02T17:27:30","date_gmt":"2021-06-02T15:27:30","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4632"},"modified":"2024-10-30T12:23:53","modified_gmt":"2024-10-30T10:23:53","slug":"pergjegjesia-e-kosoves-karshi-komunitetit-nderkombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/pergjegjesia-e-kosoves-karshi-komunitetit-nderkombetar\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgjegj\u00ebsia e Kosov\u00ebs karshi komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Trajektorja politike e Kosov\u00ebs n\u00eb tri dekadat e fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr leksionesh t\u00eb vyeshme p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ngarendjen ton\u00eb q\u00eb t\u00eb luftojm\u00eb korrupsionin, t\u00eb konsolidojm\u00eb subjektivitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, t\u00eb liberalizojm\u00eb vizat etj., shpesh b\u00ebhemi cinik p\u00ebr storien v\u00ebrtet <\/span><em style=\"font-size: 16px;\">sui generis<\/em><span style=\"font-size: 16px;\">\u00a0q\u00eb p\u00ebrcolli rrug\u00ebtimin e Kosov\u00ebs. Dhe shpesh, t\u00eb kredhur n\u00eb problemet tona t\u00eb brendshme, harrojm\u00eb se Kosova ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi para komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb t\u00eb flas\u00eb m\u00eb z\u00ebsh\u00ebm dhe m\u00eb me vet\u00ebbesim p\u00ebr rrug\u00ebtimin e saj. Kjo, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky rrug\u00ebtim t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shembull dhe si inspirim p\u00ebr popuj tjer\u00eb t\u00eb shtypur e t\u00eb rob\u00ebruar. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe detyr\u00eb e Kosov\u00ebs brenda familjes globale t\u00eb kombeve.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>T\u00eb mos harrojm\u00eb: epilogu fatlum si ky i yni q\u00eb pasoi ngjarjet e viteve \u201990 \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i rrall\u00eb n\u00eb historin\u00eb njer\u00ebzore. Popujt fatkeq e t\u00eb braktisur nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar jan\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb num\u00ebr. N\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar, p\u00ebr autonomi, pavar\u00ebsi, apo t\u00eb drejta t\u00eb barabarta, vazhdon t\u00eb ket\u00eb (dhe ndoshta gjithmon\u00eb do t\u00eb ket\u00eb) popuj q\u00eb l\u00ebngojn\u00eb n\u00ebn zgjedh\u00ebn e represionit apo harres\u00ebs. Mjafton nj\u00eb v\u00ebshtrim metaforik p\u00ebrreth globit q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujtohemi p\u00ebr vuajtjet e popujve si kurd\u00ebt, palestinez\u00ebt, sudanez\u00ebt, birman\u00ebt, bellorus\u00ebt, sirian\u00ebt, kashmirasit etj. Lista \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb, e lodhshme, d\u00ebshp\u00ebruese. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, k\u00ebta popuj apo komunitete popujsh kan\u00eb qen\u00eb dhe do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebn shtypje edhe p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet \u201990 Kosova nd\u00ebrtoi nj\u00eb rezistenc\u00eb paq\u00ebsore, krijoi nj\u00eb sistem paralel t\u00eb qeverisjes q\u00eb mbante gjall\u00eb arsimin, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe mir\u00ebqenien sociale, dhe kishte nj\u00eb qeveri n\u00eb ekzil. Kishte po ashtu nj\u00eb diaspor\u00eb mir\u00eb t\u00eb organizuar q\u00eb sh\u00ebrbeu si pomp\u00eb oksigjeni n\u00eb momente rreziku ekzistencial. Kur e t\u00ebr\u00eb kjo nuk mjaftoi p\u00ebr t\u00eb zmbrapsur okupuesin, u ngrit rezistenca e armatosur e unifikuar mbrapa U\u00c7K-s\u00eb. V\u00ebmendja e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar mbi at\u00eb q\u00eb u quajt katastrof\u00eb humanitare n\u00eb Kosov\u00eb, arriti pikun n\u00eb vitet \u201998 dhe sidomos \u201999. Pra, kishim shkuar prej t\u00eb qenit nj\u00eb fusnot\u00eb (ndoshta as fusnot\u00eb) n\u00eb negociatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi ish-Jugosllavin\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990, deri n\u00eb kulmin e v\u00ebmendjes globale n\u00eb vitin \u201999. Sot ekziston nj\u00eb p\u00ebrshtypje se Kosov\u00ebs iu b\u00eb e padrejt\u00eb nga Komisioni i Badinterit (i ngarkuar p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mendim ligjor mbi t\u00eb drejt\u00ebn e secesionit nga Jugosllavia e asokohshme), apo n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Dejtonit. Mir\u00ebpo e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Kosova nuk ishte as tem\u00eb diskutimi apo shqyrtimi q\u00eb t\u2019i b\u00ebhej e padrejt\u00eb. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb paqes mbi Jugosllavin\u00eb, t\u00eb mbajtur m\u00eb 1992 n\u00eb Lond\u00ebr dhe t\u00eb kryesuar nga Lordi Carrington, delegacioni i Kosov\u00ebs i udh\u00ebhequr nga Dr. Rugova nuk ishte lejuar as t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e bisedimeve. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ata ishin ftuar q\u00eb t\u00eb \u201cp\u00ebrcillnin\u201d bisedimet nga dhomat ngjit\u00ebse t\u00eb sall\u00ebs.<\/p>\n<p>Pastaj, si\u00e7 e dim\u00eb, ndodhi lufta, pasuar nga Marr\u00ebveshja Rambujes\u00eb, pasuar nga fushata e bombardimeve t\u00eb NATO-s. E t\u00ebr\u00eb kjo ndodhi brenda nj\u00eb periudhe 10-vje\u00e7are. Nj\u00eb sinkronizim i till\u00eb i v\u00ebmendjes s\u00eb shteteve per\u00ebndimore, nj\u00eb konsensus p\u00ebrmasash globale mbi at\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodhte n\u00eb Kosov\u00eb dhe \u00e7\u2019duhej b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb stopuar luft\u00ebn, \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i rrall\u00eb. N\u00eb rastin ton\u00eb, mbase kishte edhe nj\u00eb doz\u00eb mrekullie. Rasti i Kosov\u00ebs kontribuoi shum\u00eb n\u00eb lindjen e doktrin\u00ebs humanitare \u201cP\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mbrojtur\u201d (Responsibility to protect) t\u00eb promovuar nga vet\u00eb OKB-ja. Kjo doktrin\u00eb n\u00ebnvizon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e popujve dhe shteteve p\u00ebr t\u00eb ndihmuar, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur, madje edhe p\u00ebr t\u00eb intervenuar ushtarakisht n\u00eb raste kur nj\u00eb populli t\u00eb caktuar i shkelen edhe t\u00eb drejtat elementare p\u00ebr jet\u00eb. Pra, ashtu si\u00e7 ishte rasti me Kosov\u00ebn e fund-viteve \u201990.<\/p>\n<p>Edhe ajo \u00e7far\u00eb ndodhi pas luft\u00ebs paraqet rast t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe leksion p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Instalimi dhe administrata e udh\u00ebhequr nga OKB-ja q\u00eb p\u00ebrfshinte n\u00eb ombrell\u00ebn e saj nj\u00eb num\u00ebr organizatash nd\u00ebrkomb\u00ebtare e rajonale, protektorati i NATO-s etj., ishin operacione q\u00eb si t\u00eb tilla u testuan s\u00eb pari n\u00eb terrenin e Kosov\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar pastaj me negociatat e Vjen\u00ebs dhe rekomandimin p\u00ebr \u201cpavar\u00ebsi t\u00eb mbik\u00ebqyrur\u201d p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb. Pra, Kosova, lidershipi i saj politik e m\u00eb gjer\u00eb, kan\u00eb akumuluar nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb fenomenale si n\u00eb rezistenc\u00eb paq\u00ebsore ashtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb armatosur, si n\u00eb shtet-nd\u00ebrtim ashtu edhe n\u00eb demokratizim e n\u00eb konsolidim t\u00eb institucioneve. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb edhe ne t\u00eb ndajm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb nga p\u00ebrvoja jon\u00eb me popujt e tjer\u00eb t\u00eb shtypur.<\/p>\n<p><strong>Koha p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer p\u00ebrvoj\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ka koh\u00eb q\u00eb Kosova ndien nevoj\u00ebn q\u00eb t\u00eb eksportoj\u00eb siguri, jo vet\u00ebm t\u00eb importoj\u00eb. P\u00ebrfshirja para disa muajsh e ushtar\u00ebve t\u00eb FSK-s\u00eb n\u00eb misionin e par\u00eb paqeruajt\u00ebs n\u00eb Irak dhe Kuvajt, \u00ebsht\u00eb hap i shk\u00eblqyesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Por duhet edhe m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb fusha n\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs, si nga insitucionet por gjithsesi edhe nga vet\u00eb individ\u00ebt. Por si duket, ne kemi q\u00eblluar paksa pasiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Ndoshta sepse jemi shum\u00eb t\u00eb fokusuar me vetveten, apo sepse nuk ndiejm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Por ne kemi dhe duhet t\u00eb ndiejm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj t\u00eb tjer\u00ebve, q\u00eb t\u00eb ndajm\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn n\u00eb p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr liri, pavar\u00ebsi dhe demokraci. Dhe pse jo? Pse t\u00eb mos jemi m\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm dhe m\u00eb konfident\u00eb kur e dim\u00eb se kauza jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrtuar mbi bazament t\u00eb drejt\u00eb dhe moral dhe nga e cila mund t\u00eb nxjerren shum\u00eb leksione?<\/p>\n<p>P.sh. OKB n\u00eb bashk\u00ebpunim me disa institute k\u00ebrkimore jan\u00eb duke p\u00ebrgatitur nj\u00eb manual mbi demilitarizimin dhe riintegrimin e ushtarak\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn civile pas luft\u00ebs. Ata jan\u00eb mjaft t\u00eb interesuar q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb nga p\u00ebrvoja q\u00eb Kosova ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Procesi i demilitarizimit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb m\u00eb \u201999 ishte shum\u00eb i suksessh\u00ebm, dhe ndarja e p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb \u00ebsht\u00eb shembull se si mund t\u00eb veprohet n\u00eb t\u00eb tilla raste.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e shum\u00eb konflikteve n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb do t\u00eb ve\u00e7oja dy p\u00ebr momentin. \u00cbsht\u00eb rasti i Bellorusis\u00eb, vend i cili vazhdon t\u00eb jet\u00eb i z\u00ebn\u00eb rob nga diktatori Alexander Lukashenko, n\u00eb pushtet q\u00eb nga r\u00ebnia e komunizmit. Para ca dit\u00ebsh aeroplan\u00ebt e tij ushtarak\u00eb detyruan avionin civil t\u00eb linj\u00ebs Athin\u00eb-Vilnius q\u00eb t\u00eb ateroj\u00eb n\u00eb kryeqytetin Minsk, pasi q\u00eb aty pasagjer ishte gazetari bellorus Roman Protasevich, i k\u00ebrkuar nga pushteti. Protasevich tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i burgosur politik n\u00eb Bellorusi. Ky akt terrorizmi shtet\u00ebror brenda linj\u00ebs s\u00eb zon\u00ebs Shengen \u00ebsht\u00eb provokim shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00ebr\u00eb BE-n\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Bellorusi ka koh\u00eb q\u00eb l\u00ebvizja e opozit\u00ebs ka marr\u00eb hov dhe, ndon\u00ebse fitorja mund t\u00eb mos jet\u00eb e af\u00ebrt, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ndryshim jan\u00eb n\u00eb intensifikim e sip\u00ebr. Ka k\u00ebtu shum\u00eb paralele me rastin e Kosov\u00ebs, e cila mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shembull inspirimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb edhe rasti i Birmanis\u00eb (Mianmarit), ku n\u00eb fillim n\u00eb k\u00ebtij viti ushtria b\u00ebri pu\u00e7 dhe mori pushtetin si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj rezultatit t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet demokratike t\u00eb n\u00ebntorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Si rrjedhoj\u00eb, ka disa muaj q\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb thuajse n\u00eb luft\u00eb civile. Ushtria vazhdon t\u00eb torturoj\u00eb e t\u00eb vras\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm. Mir\u00ebpo n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, rezistenca popullore ndaj ushtris\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft e madhe. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, l\u00ebvizja e opozit\u00ebs ka krijuar Qeverin\u00eb Nacionale t\u00eb Unitetit (QNU) dhe \u00ebsht\u00eb duke punuar drejt rishkrimit t\u00eb kushtetut\u00ebs dhe rikonfigurimit t\u00eb brendsh\u00ebm federal t\u00eb Birmanis\u00eb. Legjitimiteti i k\u00ebsaj qeverie buron nga zgjedhjet e n\u00ebntorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, t\u00eb cilat u dhunuan nga pu\u00e7i ushtarak. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj qeverie punon n\u00eb ilegalitet brenda Birmanis\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e saj n\u00ebp\u00ebr shtetet e jashtme p\u00ebrreth, e disa edhe n\u00eb Per\u00ebndim. Me gjas\u00eb, beteja n\u00eb mes t\u00eb gjeneral\u00ebve dhe QNU-s\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe p\u00ebr ca koh\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrgjakshme. Por, duke pas\u00eb parsysh rezistenc\u00ebn mbar\u00ebpopullore, gjasat jan\u00eb q\u00eb gjeneral\u00ebt do t\u00eb shpartallohen. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes \u00ebsht\u00eb mjaft e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe p\u00ebrkrahja nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebrkrahje q\u00eb deri m\u00eb tani ka qen\u00eb jo e mjaftueshme. Dhe pasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se mund t\u00eb t\u00ebrhiqen shum\u00eb paralele n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Birmanis\u00eb, duhet ta dim\u00eb se rasti yn\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shembull inspirimi. Edhe ne, kushdo nga ne, mund t\u00eb jemi m\u00eb proaktiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe t\u00eb ngrisim z\u00ebrin p\u00ebr drejt\u00ebsi, duke u thirrur n\u00eb vet\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Trajektorja politike e Kosov\u00ebs n\u00eb tri dekadat e fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr leksionesh t\u00eb vyeshme p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ngarendjen ton\u00eb q\u00eb t\u00eb luftojm\u00eb korrupsionin, t\u00eb konsolidojm\u00eb subjektivitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, t\u00eb liberalizojm\u00eb vizat etj., shpesh b\u00ebhemi cinik p\u00ebr storien v\u00ebrtet sui generis\u00a0q\u00eb p\u00ebrcolli rrug\u00ebtimin e Kosov\u00ebs. Dhe shpesh, t\u00eb kredhur n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":405,"featured_media":9025,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664],"ppma_author":[698],"class_list":["post-4632","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":698,"user_id":405,"is_guest":0,"slug":"armend-bekaj","display_name":"Armend Bekaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/armend-bekaj.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/armend-bekaj.png"},"user_url":"","last_name":"Bekaj","first_name":"Armend","description":"Armend Bekaj \u00ebsht\u00eb Ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin p\u00ebr K\u00ebrkime t\u00eb Paqes dhe Konfliktit n\u00eb Universitetin e Uppsala-s, Suedi. Ka punuar p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb organizatash nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb International IDEA n\u00eb Suedi. Ka t\u00eb kryer doktorat\u00ebn n\u00eb shkenca politike n\u00eb Universitetin e Sheffield, Britani t\u00eb Madhe."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4632","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/405"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4632"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4632\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9309,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4632\/revisions\/9309"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9025"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4632"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4632"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4632"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4632"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}