{"id":4650,"date":"2021-06-08T11:23:10","date_gmt":"2021-06-08T09:23:10","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4650"},"modified":"2025-01-17T11:25:24","modified_gmt":"2025-01-17T09:25:24","slug":"te-jetuarit-me-ankthin-e-tragjedise-ii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/te-jetuarit-me-ankthin-e-tragjedise-ii\/","title":{"rendered":"T\u00eb jetuarit me ankthin e tragjedis\u00eb (II)"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><strong><em>M\u00ebsimet e tragjedis\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Shtytja p\u00ebr ta ringjallur frym\u00ebn e sensit tragjik e ka preokupuar edhe filozofin e njohur gjerman\u00a0<a href=\"https:\/\/plato.stanford.edu\/entries\/nietzsche\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Fridrih Ni\u00e7e<\/a>\u00a0[Friedrich Nietzsche]. N\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201c<a href=\"https:\/\/www.amazon.com\/Birth-Tragedy-Spirit-Penguin-Classics\/dp\/0140433392\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Lindja e Tragjedis\u00eb<\/a>\u201d ky filozofi i pasionuar pas artit klasik, \u201criafirmon vullnetin p\u00ebr jet\u00ebn p\u00ebrball\u00eb ballafaqimit me vdekjen\u201d si thelbin e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb artit tragjik. Sidoqoft\u00eb, k\u00ebto p\u00ebrsiatje t\u00eb Ni\u00e7es do t\u00eb zhvillohen vet\u00ebm n\u00eb domenin e teoris\u00eb estetike, motivi i t\u00eb cilit ishte ofrimi i nj\u00eb \u201cterapie\u201d filozofike p\u00ebr shp\u00ebtimin e shoq\u00ebrive moderne nga e v\u00ebrteta racionaliste \u201cn\u00ebp\u00ebrmjet artit\u201d.<\/p>\n<p>Kurse, thirrja p\u00ebr t\u00eb jetuar me barr\u00ebn dhe ankthin e pashmangsh\u00ebm t\u00eb tragjedis\u00eb edhe n\u00eb sfer\u00ebn e veprimit politik p\u00ebrb\u00ebn thelbin e librit: \u201c<a href=\"https:\/\/www.amazon.com\/Lessons-Tragedy-Statecraft-World-Order\/dp\/030023824X\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">The Lessons of Tragedy \u2013 Statecraft and World Order<\/a>\u201d t\u00eb autor\u00ebve\u00a0<a href=\"https:\/\/halbrands.org\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Hal Brands<\/a>\u00a0and\u00a0<a href=\"https:\/\/www.ussc.edu.au\/people\/charles-edel\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00c7arls Edel<\/a>\u00a0[Charles Edel]. K\u00ebta dy profesor\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb shkencave politike dhe t\u00eb historis\u00eb (Brands profesor n\u00eb John Hopkins dhe Edel n\u00eb Universitetin e Sidney-t), para involvimit n\u00eb jet\u00ebn akademike kishin pasur pozita t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb politik\u00ebn dhe administrat\u00ebn amerikane.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i krijimeve madh\u00ebshtore n\u00eb kultur\u00ebn antike greke, ve\u00e7an\u00ebrisht i veprave t\u00eb pavdekshme dramaturgjike \u2013 me synim tej\u00e7imin e mesazhit t\u00eb tyre edhe p\u00ebr kushtet tona bashk\u00ebkohore \u2013 p\u00ebrb\u00ebn parimin bazik t\u00eb k\u00ebtij libri. Reflektimi mbi karakterin universal t\u00eb k\u00ebtyre veprave tragjike, sipas k\u00ebtyre dy profesor\u00ebve, na shfaqet si domosdoshm\u00ebri. P\u00ebr grek\u00ebt e mo\u00e7\u00ebm kultura tragjike ishte nj\u00eb horizont i patejkaluesh\u00ebm. Ajo e formonte humusin shpirt\u00ebror, psikologjik dhe moral t\u00eb jet\u00ebs politike dhe shoq\u00ebrore t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb shekullin e V-t\u00eb para Krishtit nga kjo vet\u00ebdije tragjike lul\u00ebzoi edhe teatri si hap\u00ebsir\u00eb ku shfaqeshin veprat t\u00eb tilla, si pjes\u00eb e inspirimit dhe edukimit t\u00eb publikut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Eskili dhe Sofokliu shkruan tragjedit\u00eb e tyre. Antigona dhe Mbreti Edip e p\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb repertorit artistik t\u00eb thesareve letrare t\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Kurse, Aristoteli n\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201cPoetika\u201ddo t\u00eb tregonte mbi efektet morale dhe shpirt\u00ebrore q\u00eb mund t\u00eb luaj\u00eb arti n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe tragjedia n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb jet\u00ebn e njeriut.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtjen tematike t\u00eb k\u00ebtij opusi dramatik e karakterizonte nj\u00eb konflikt nd\u00ebrmjet vet\u00eb per\u00ebndive, po ashtu nd\u00ebrmjet per\u00ebndive dhe vdekatar\u00ebve, e deri t\u00eb konfliktet nd\u00ebrmjet d\u00ebshirave, shtytjeve dhe detyrimeve njer\u00ebzore. Shumic\u00ebn e koh\u00ebs ky patos p\u00ebr aksion t\u00eb pakompromis rezultonte me shkat\u00ebrrimin e heroit, grupit, qytetit, apo edhe shthurjen e vet perandoris\u00eb ku zhvillohej ngjarja. Sidoqoft\u00eb,\u201czhvendosja n\u00eb sken\u00eb e tragjedis\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim sforcimin e mendjes dhe karakterit p\u00ebr t\u00eb shmangur me \u00e7do kusht tragjedin\u00eb n\u00eb jet\u00ebn reale\u201d. Po ashtu, k\u00ebta dy studiues, nj\u00eb vend qendror i kushtojn\u00eb edhe vepr\u00ebs historike t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/link.springer.com\/chapter\/10.1007\/978-3-531-93299-6_11\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Tukiditit<\/a>\u00a0[Thucydides], ku pasqyrohet Lufta e Peloponezit.<\/p>\n<p>Sipas tyre, ndon\u00ebse kjo vep\u00ebr ka karakter historik, megjithat\u00eb me mesazhin q\u00eb transmeton ajo fqinj\u00ebron me karakterin e veprave tragjike. Sepse, si\u00e7 thot\u00eb ky historian, me p\u00ebrshkrimin e k\u00ebtyre ngjarjeve ai ka p\u00ebr q\u00ebllim thjesht t\u2019ua transmetoj\u00eb brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm jo vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrshkrim kronik t\u00eb asaj q\u00eb ka ndodhur, por edhe t\u2019i inspiroj\u00eb drejtuesit e ardhsh\u00ebm t\u00eb shteteve q\u00eb t\u00eb shmangin fatkeq\u00ebsi t\u00eb tilla. K\u00ebshtu, sipas k\u00ebtij historiani, kalkulimet e gabuara dhe besimi i tepruar si i Athin\u00ebs ashtu edhe Spart\u00ebs i galvanizuan deri n\u00eb ekstrem tensionet nd\u00ebrmjet dy vendeve saq\u00eb ishte e pamundur m\u00eb pastaj q\u00eb t\u00eb kontrollohej spiralja e konfliktit.<\/p>\n<p>Brands dhe Edel konstatojn\u00eb s\u00eb \u201ctragjedit\u00eb greke na paralajm\u00ebronin mbi nj\u00eb rrezik t\u00eb dyfisht\u00eb q\u00eb na kanoset n\u00eb vazhdim\u00ebsi: arroganca (hubris) dhe vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsia (complaceny)\u201d. Hubrisi, ose krenaria e tepruar, shihej si produkt i sukseseve t\u00eb kaluara ku individ\u00ebt apo grupet shoq\u00ebrore pushtoheshin nga nj\u00eb vet\u00ebbesim ekstrem dhe bindje e ngurt\u00eb se p\u00ebrjet\u00ebsisht mund ta posedonin pushtetin dhe forc\u00ebn momentale. Prandaj, shfaqjet tragjike sh\u00ebnonin nj\u00eb p\u00ebrpjekje \u201cprovokuese\u201d p\u00ebr t\u2019ua zbardh\u00ebllyer shikimin atyre q\u00eb mund t\u00eb deheshin nga metamorfozat e triumfit momental.<\/p>\n<p>Koh\u00ebrat e mira, paralajm\u00ebronte Aristoteli, kan\u00eb edhe \u201cprirje t\u00eb prodhojn\u00eb karaktere arrogante dhe irracionale\u201d. Mir\u00ebpo, ky optizm\u00ebm i tepruar mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb ushqim p\u00ebr sensin e vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb fatale. K\u00ebshtu, q\u00ebllimi i tragjedis\u00eb ishte ta zgjonte audienc\u00ebn nga kjo topitje dhe plog\u00ebshti e trisht\u00eb. Sipas k\u00ebtij filozofi, \u201cfrika mund ta shtoj\u00eb prirjen e njer\u00ebzve drejt delibracionit\u201d. Kurse, frika s\u00eb bashku me m\u00ebshir\u00ebn dhe katarsisin si pasoja t\u00eb tragjedis\u00eb, e krijonin nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr stimulimin e debatit dhe diskutimit t\u00eb \u00e7liruar nga ngarkesat tjet\u00ebrsuese t\u00eb arroganc\u00ebs si dhe shtronin parakushtet p\u00ebr forcimin e vullnetit njer\u00ebzor p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb rrethana t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>Pra, athinasit \u201cbanonin n\u00eb tragjedit\u00eb e kaluara si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i shmangur ato n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d. Sepse, asgj\u00eb p\u00ebr ta nuk ishte m\u00eb rrezikshme se sa vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsia q\u00eb pulsonte nga besimi se k\u00ebrc\u00ebnimet e s\u00eb kaluar\u00ebs kan\u00eb marr\u00eb fund nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Ky iluzion naiv mund t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb burim t\u00eb rezignimit nga detyrat sublime p\u00ebr mbrojtje, zhvler\u00ebsim t\u00eb rrezikut real dhe kapitullim t\u00eb shtetaseve p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb duhej domosdoshm\u00ebrisht p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb duhur. Prandaj, tragjedit\u00eb dhe shfaqjet tjera dramatike, sh\u00ebrbenin si modele t\u00eb edukimit publik. Ato e plot\u00ebsonin nj\u00eb rol t\u00eb dyfisht\u00eb: at\u00eb t\u00eb paralajm\u00ebrimit dhe thirrjes p\u00ebr aksion. Ato nuk ishin \u201cngush\u00ebllim p\u00ebr fataliz\u00ebm, por nxitje p\u00ebr zgjim t\u00eb vet\u00ebdijes publike, shoq\u00ebrore dhe etike\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, kjo zhytje teorike e k\u00ebtyre dy autor\u00ebve n\u00ebp\u00ebr thesaret letrare t\u00eb kultur\u00ebs greke, nuk b\u00ebhet vet\u00ebm sa p\u00ebr ta gudulisur lexuesin modern me magjin\u00eb e atyre krijimeve, por pik\u00ebrisht p\u00ebr ta nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar at\u00eb mbi nevoj\u00ebn e shnd\u00ebrrimit t\u00eb resurseve shpirt\u00ebrore tragjike si norm\u00eb dhe inspirim edhe n\u00eb gjykimin zhvillimeve politike bashk\u00ebkohore.<\/p>\n<p>Madje autor\u00ebt nuk e l\u00ebn\u00eb pa na kujtuar se si tundimit p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebrfillur mesazhet e krijimeve tragjike, nuk i kishin shp\u00ebtuar as grek\u00ebt, fakt ky q\u00eb d\u00ebshmohet nga vet Lufta e Peleponezit. Kurse, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb ekskursioni brilant ata tregojn\u00eb se si procesi \u201cdialektik\u201d i p\u00ebrjetimit fillimisht dhe m\u00eb pastaj harres\u00ebs s\u00eb tragjedive thuajse ka pasur karakter fatal n\u00eb zhvillimin e historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Disa nga arritjet me spikatura t\u00eb paqes nd\u00ebrkomb\u00ebtare si ato q\u00eb u inauguruan m\u00eb modelin e \u201cVestfalis\u00eb\u201d apo \u201cKoncertit t\u00eb Evrop\u00ebs\u201d, pas luft\u00ebrave fetare n\u00eb rastin e par\u00eb dhe atyre napoleonike n\u00eb t\u00eb dytin, u b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundura, fal\u00eb faktit se themeluesit e k\u00ebtyre rendeve kishin pasur aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb kombinonin \u201ckreativitetin diplomatik me sensin p\u00ebr tragjedin\u00eb e p\u00ebrjetuar\u201d. E fal\u00eb k\u00ebsaj miksture ata arrit\u00ebn t\u2019i mbanin,t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, n\u00ebn kontroll forcat destruktive q\u00eb e cenonin mir\u00ebmbajtjen e paqes dhe siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, me thellimin e distanc\u00ebs historike anashkalohej parimi fondator i k\u00ebtyre rendeve. D\u00ebshtimi p\u00ebr t\u00eb kuptuar, si\u00e7 thot\u00eb Donald Kagan n\u00eb librin e tij: \u201cMbi Origjin\u00ebn e Luft\u00ebs dhe Ruajtjen e Paq\u00ebs\u201d(<a href=\"https:\/\/www.amazon.com\/Origins-War-Preservation-Peace\/dp\/0385423756\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">On the Origins of War and the Preservation of Peace<\/a>), se edhe \u201cpaqja k\u00ebrkon p\u00ebrpjekje aktive, planifikim, shpenzime t\u00eb resurseve dhe sakrifica ashtu sikur lufta\u201d, mund t\u00eb jet\u00eb fatale. Kurse\u00a0<a href=\"https:\/\/www.henryakissinger.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Henri Kisinxher<\/a>\u00a0[Henry Kissinger] n\u00eb studimin e tij mbi shkaqet e d\u00ebshtimit t\u00eb Koncertit t\u00eb Evrop\u00ebs, pohon se \u201cpik\u00ebrisht nga intervali i gjat\u00eb kohor i paqes, ishte davaritur sensi i tragjikes, ishte harruar se shtetet mund t\u00eb zhduken dhe se p\u00ebrmbysjet kataklizamtike mund t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb pashmangshme\u201d. Nj\u00eb m\u00ebsim i till\u00eb u injorua edhe nd\u00ebrmjet dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong><em>Amnezia e tragjedive t\u00eb shekullit XX-t\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Pretendimi p\u00ebr t\u00eb kuruar k\u00ebt\u00eb dob\u00ebsi u shnd\u00ebrrua n\u00eb parim themelues p\u00ebr kreator\u00ebt e rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb doli pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Tmerret, shkat\u00ebrrimet e pallogaritshme, krimet masive, humbjet enorme q\u00eb p\u00ebrjetoi njer\u00ebzimi nga ajo ngjarje u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb makth p\u00ebr t\u00eb. Detyrimi p\u00ebr t\u00eb shmangur me \u00e7do kusht n\u00eb t\u00eb ardhmen tragjedi t\u00eb tilla mori karakterin e nj\u00eb force t\u00eb domosdoshme morale. Kurse, thirrja \u201ckurr\u00eb m\u00eb\u201d (never again) u b\u00eb princip frym\u00ebzues politik i k\u00ebtij rendi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, synimi p\u00ebr t\u00eb mposhtur forcat autokratike, destruktive si dhe ideologjit\u00eb inspiruese t\u00eb asaj llahtarie, i udh\u00ebhoqi thuajse t\u00eb gjith\u00eb burr\u00ebshtetasit e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs pas asaj tragjedie. Kjo ngjarje traumatike u b\u00eb burim i pashmangsh\u00ebm i sensiblitetit tragjik.<\/p>\n<p>N\u00ebn shtytjen e k\u00ebsaj force, afirmimi i demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, rendit liberal ekonomik si dhe garantimi i siguris\u00eb kolektive mor\u00ebn form\u00ebn e postulateve doktrinare t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane. Ajo sh\u00ebrbeu si kriter p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebrtuar aleancat dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me vendet tjera. T\u00eb frym\u00ebzuar nga ky idealiz\u00ebm i ve\u00e7ant\u00eb, SHBA-t\u00eb s\u00eb bashku me aleat\u00ebt tjer\u00eb, nd\u00ebrtuan Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara, sistemin financiar nd\u00ebrkomb\u00ebtar, themeluan FMN, Bank\u00ebn Bot\u00ebrore si dhe NATO-n\u00eb.<\/p>\n<p>Madje edhe p\u00ebrkund\u00ebr forc\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb e posedonin, megjithat\u00eb q\u00ebllimi q\u00eb ta suspendonin me \u00e7do kusht tundimin q\u00eb e ngjall \u201chubrisi\u201d, Uashingtoni thuajse gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe asnj\u00ebher\u00eb nuk veproi i vetmuar, por s\u00eb bashku me aleat\u00ebt e tij. Ky bashkim i vendeve demokratike u tregua vendimtar edhe n\u00eb mposhtjen e \u201cPerdes s\u00eb Hekurt\u201d dhe fitoren e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb kund\u00ebr armikut ideologjik t\u00eb demokracive, Bashkimit Sovjetik . Bota totalitare q\u00eb erdhi prej t\u00eb \u201cftohtit polar rus\u201d, u shkri papritmas nga \u201crrezet e ngrohta t\u00eb liris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb k\u00ebsaj lufte shpresa dhe besimi p\u00ebr triumfin p\u00ebrfundimtar t\u00eb demokracis\u00eb, paqes dhe siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare u b\u00eb e gjith\u00ebpranishme. Bota njohu nj\u00eb zhvillim t\u00eb paprecedent n\u00eb histori. Sistemin demokratik e karakterizoi nj\u00eb ekspansion i hatash\u00ebm. Robert Kagan k\u00ebt\u00eb model e quajti si \u201cvariant jonormal t\u00eb historis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sepse zhvillimin normal t\u00eb historis\u00eb e karakterizonte konkurrenca, rivaliteti, armiq\u00ebsia nd\u00ebrmjet aktor\u00ebve t\u00eb sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar e jo harmonia si\u00e7 po supozohej pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Mir\u00ebpo, ashtu si her\u00ebve tjera edhe k\u00ebsaj radhe, me kalimin e koh\u00ebs dhe thellimin e distanc\u00ebs nga tragjedia fillestare, u harrua se besimi i tepruar si dhe vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsia me arritjet dhe triumfin e k\u00ebtij rendi, mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb bumerang p\u00ebr ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebn ombrell\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Libri \u201cM\u00ebsimet e Tragjedis\u00eb\u201d (The Lessons of Tragedy), konstaton se sot pik\u00ebrisht njer\u00ebzit i ka pushtuar kjo amnezi bizare. P\u00ebr m\u00eb keq, ata edhe jan\u00eb desensualizuar nga horizonti tragjik, ndjejn\u00eb kjo q\u00eb i shoq\u00ebroi et\u00ebrit themelues t\u00eb sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u00c7do gj\u00eb filloi t\u00eb merret si e mir\u00ebqen\u00eb. T\u00eb shihej si nj\u00eb rrjedh\u00eb e natyrshme e evoluimit t\u00eb njer\u00ebzimit, e ngadh\u00ebnjimit final t\u00eb vlerave t\u00eb iluminizmit e progresit t\u00eb domosdosh\u00ebm moral human dhe jo rezultat i p\u00ebrkushtimit dhe angazhimit maksimal t\u00eb SHBA-ve me aleat\u00ebt p\u00ebr ta mir\u00ebmbajtur me \u00e7do kusht at\u00eb. Kurse, pa k\u00ebt\u00eb investim, p\u00ebrkushtim dhe angazhim enorm, ky rend mund t\u00eb shembet pik\u00ebrisht kur nuk pritet, e ta t\u00ebrheq njer\u00ebzimin drejt nj\u00eb humnere edhe m\u00eb tragjike se sa ato q\u00eb kishte p\u00ebrjetuar deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, rizgjimi kolektiv nga gjendja e arroganc\u00ebs dhe vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb, (dy nga veset kryesore q\u00eb krijimet artistike tragjike m\u00ebtonin t\u2019i korrigjonin brenda natyr\u00ebs njer\u00ebzore), p\u00ebr t\u2019i preservuar shtyllat bazike t\u00eb rendit aktual \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb i domosdosh\u00ebm s\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Sepse, sipas Brands dhe Edel, \u201ckontestimi i parametrave q\u00eb e kan\u00eb mir\u00ebmbajtur deri m\u00eb tani k\u00ebt\u00eb ngrehin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka marr\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb frikshme\u201d.<\/p>\n<p>Natyra e zhvillimeve aktuale dallon rr\u00ebnj\u00ebsisht nga ato q\u00eb e karakterizonin bot\u00ebn pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Nj\u00eb zymt\u00ebsi e pashoqe i ka kap\u00ebrthyer horizontet e s\u00eb ardhmes. Forcat e kaosit kan\u00eb filluar t\u00eb \u201ckal\u00ebrojn\u00eb\u201d n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb galoponte. Kurse \u201cparmak\u00ebt\u201d e mbrojtjes duket sikur i ka p\u00ebrfshir\u00eb erozioni i koh\u00ebs.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00ebsimet e tragjedis\u00eb Shtytja p\u00ebr ta ringjallur frym\u00ebn e sensit tragjik e ka preokupuar edhe filozofin e njohur gjerman\u00a0Fridrih Ni\u00e7e\u00a0[Friedrich Nietzsche]. N\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201cLindja e Tragjedis\u00eb\u201d ky filozofi i pasionuar pas artit klasik, \u201criafirmon vullnetin p\u00ebr jet\u00ebn p\u00ebrball\u00eb ballafaqimit me vdekjen\u201d si thelbin e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb artit tragjik. Sidoqoft\u00eb, k\u00ebto p\u00ebrsiatje t\u00eb Ni\u00e7es [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":377,"featured_media":12173,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[2378],"ppma_author":[371,688],"class_list":["post-4650","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-tragjedia"],"authors":[{"term_id":371,"user_id":377,"is_guest":0,"slug":"afrim-kasolli","display_name":"Afrim Kasolli","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/download-e1699361476685.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/download-e1699361476685.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kasolli","first_name":"Afrim","description":"Afrim Kasolli ka studiuar Filozofi-Sociologji. Nj\u00eb koh\u00eb ka ligj\u00ebruar l\u00ebnd\u00ebn \u201cHyrje n\u00eb Shkencat Politike n\u00eb Kolegjin Victory\u201d. Ka qen\u00eb deputet i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Merret me shkrime dhe ese filozofike. Sfer\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e interesit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb filozofia politike."},{"term_id":688,"user_id":402,"is_guest":0,"slug":"alfred-marleku","display_name":"Alfred Marleku","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/IMG_0067-min-scaled-1-e1725456797811.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/IMG_0067-min-scaled-1-e1725456797811.jpg"},"user_url":"","last_name":"Marleku","first_name":"Alfred","description":"Alfred Marleku ka p\u00ebrfunduar studimet bachelor, master dhe ato t\u00eb doktorat\u00ebs n\u00eb shkenca politike. Aktualisht \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Kolegjin \u201cUBT\u201d, Fakultetin e Shkencave Politike.\r\n\r\nP\u00ebr shum\u00eb vjet ka punuar si menaxher i projekteve t\u00eb ndryshme t\u00eb financuara nga Komisioni Evropian, USAID-i, Ambasada Amerikane etj., t\u00eb cilat fokusohen, kryesisht, n\u00eb reformat e arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebrkim dhe zhvillim (R&amp;D); kthimin e trurit; zhvillimin e plan-programeve n\u00eb harmoni me nevojat e tregut etj. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb i angazhuar edhe n\u00eb sektorin publik si k\u00ebshilltar politik n\u00eb fush\u00ebn e bashk\u00ebpunimit juridik nd\u00ebrkomb\u00ebtar."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4650","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/377"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4650"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4650\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12174,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4650\/revisions\/12174"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12173"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4650"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4650"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4650"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4650"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}