{"id":4660,"date":"2021-06-19T11:39:39","date_gmt":"2021-06-19T09:39:39","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4660"},"modified":"2024-10-30T12:09:59","modified_gmt":"2024-10-30T10:09:59","slug":"si-mundet-kohezioni-social-te-forcoje-mbrojtjen-dhe-ruajtjen-e-trashegimise-kulturore-dhe-fetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/si-mundet-kohezioni-social-te-forcoje-mbrojtjen-dhe-ruajtjen-e-trashegimise-kulturore-dhe-fetare\/","title":{"rendered":"Si mundet kohezioni social t\u00eb forcoj\u00eb mbrojtjen dhe ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe fetare?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Manastiri Ortodoks i vendosur af\u00ebr qytetit t\u00eb De\u00e7anit n\u00eb Kosov\u00eb ka qen\u00eb subjekt i polemikave t\u00eb shumta n\u00eb jav\u00ebt e fundit. Megjithat\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e hera e par\u00eb q\u00eb Manastiri arrin t\u00eb shkaktoj\u00eb goxha trazir\u00eb. Dallimi \u00ebsht\u00eb se k\u00ebsaj here diskursi publik rreth tij ka mb\u00ebrritur nivele t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb.Kjo mosmarr\u00ebveshje e polarizuar, e cila leht\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet, ka rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella. Mir\u00ebpo, shkaktar k\u00ebsaj rradhe ishte vendimi i Europa Nostres p\u00ebr t shtuar manastirin n\u00eb list\u00ebn e shtat\u00eb monumenteve m\u00eb t\u00eb rrezikuara n\u00eb Evrop\u00eb.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>E themeluar m\u00eb shum\u00eb se 50 vjet m\u00eb par\u00eb, kjo organizat\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e trash\u00ebgimis\u00eb ka mbi 40 vende an\u00ebtare. Pjes\u00eb e misionit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb &#8216;t\u00eb jen\u00eb mbrojt\u00ebs t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb &#8211; me p\u00ebrfitimet e tyre t\u00eb shumta p\u00ebr ekonomin\u00eb, shoq\u00ebrin\u00eb, kultur\u00ebn dhe mjedisin ton\u00eb \u00a0&#8211; ndaj politikb\u00ebr\u00ebsve n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e qeverisjes: lokale, rajonale, komb\u00ebtare, Evropiane dhe n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb globale.<\/p>\n<p>&#8216;Mes vlerave t\u00eb Europa Nostra-s, mund t\u00eb gjesh formulime t\u00eb tilla si:\u00a0<em>\u201cTrash\u00ebgimia Kulturore nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb relik\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, e dobishme dhe e arritshme e s\u00eb sotmes dhe e nes\u00ebrm\u00ebs&#8221; dhe &#8220;Trash\u00ebgimia Kulturore \u00ebsht\u00eb komplekse dhe shum\u00ebshtresore dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk i p\u00ebrket nj\u00eb grup ikulturor ose kombi, por p\u00ebrkundrazi i p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00eb Evropian\u00ebve.&#8221;<\/em>\u00a0T\u00eb gjitha vlera shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, q\u00eb duhen t\u00eb respektohen plot\u00ebsisht nga t\u00eb gjith\u00eb pal\u00ebt e interesuara, brenda dhe jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i Europa Nostr\u00ebs p\u00ebr ta shtuar Manastirin e De\u00e7anit n\u00eb list\u00ebn e tyre t\u00eb shtat\u00eb vendeve m\u00eb t\u00eb rrezikuara t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore n\u00eb Evrop\u00eb ka shkaktuar reagim t\u00eb ashp\u00ebr nga institucionet kosovare dhe shoq\u00ebria civile, qendrore dhe lokale. Presidentja e Kosov\u00ebs dhe Kryeministri, s\u00eb bashku l\u00ebshuan nj\u00eb let\u00ebr drejtuar udh\u00ebheq\u00ebve s\u00eb organizat\u00ebs duke ofruar argumente se p\u00ebrse Manastiri nuk \u00ebsht\u00eb i rrezikuar. Ata argumentojn\u00eb se jan\u00eb gjetur shum\u00eb pasakt\u00ebsi ne kriteret e nominimit dhe se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht e politizuar dhe e instrumentalizuar nga qeveria e Serbis\u00eb si pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb sabotuar shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs jo vet\u00ebm nga brenda por edhe n\u00eb forumet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ata gjithashtu \u201cakuzojn\u00eb\u201d\u00a0 Serbin\u00eb p\u00ebr maskimin e q\u00ebllimit t\u00eb saj kryesor, at\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe fetare serbe n\u00eb agjend\u00ebn e faz\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb bisedimeve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, \u00e7\u00ebshtje kjo e cila sipas institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe shoq\u00ebris\u00eb civile tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb pakon e Ahtisaarit dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs &#8211; nj\u00eb element i shtet\u00ebsis\u00eb q\u00eb Kisha Ortodokse Serbe (pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Manastiri i De\u00e7anit) nuk e njeh.<\/p>\n<p>N\u00eb dy jav\u00ebt e kaluara,\u00a0 institucionet e Kosov\u00ebs kan\u00eb d\u00ebrguar letra shtes\u00eb tek udh\u00ebheq\u00ebsit \u00a0e Europa Nostra-s dhe UNESCO-s. Ministrja e Jashtme e Kosov\u00ebs dhe Ministri i Kultur\u00ebs k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb Europa Nostra t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb vendndodhje, t\u00eb flas\u00eb me t\u00eb gjitha pal\u00ebt e interesuara dhe t\u00eb rishikoj\u00eb vendimin e saj q\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb nj\u00eb &#8216;tekst tendencioz dhe joprofesional nga organizata nominuese.&#8217; P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, institucionet e Kosov\u00ebs k\u00ebrkojn\u00eb nga Europa Nostra q\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb d\u00ebmin e shkaktuar n\u00eb reputacionin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, tre udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb institucional\u00eb s\u00eb bashku n\u00ebnshkruan nj\u00eb let\u00ebr drejtuar udh\u00ebheqjes s\u00eb UNESCO-s duke k\u00ebrkuar q\u00eb monumentet e Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s n\u00eb Kosov\u00eb me p\u00ebrkat\u00ebsi t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb ortodokse Serbe t\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebn patronazh te Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, nga ai i Serbis\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti aktualisht.Nj\u00eb let\u00ebr shtes\u00eb e shkruar nga Ministri i Kultur\u00ebs i\u2019u drejtua gjithashtu organizat\u00ebs nominuese, Ardhm\u00ebria p\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb Fetare, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar informacion n\u00eb lidhje me origjin\u00ebn e nominimit.<\/p>\n<p>40 organizata t\u00eb shoq\u00ebris civile n\u00eb Kosov\u00eb, kryesisht t\u00eb drejtuara nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, l\u00ebshuan nj\u00eb let\u00ebr publike duke shprehur \u2018shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb\u2019 p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e Manastirit n\u00eb list\u00ebn e shtat\u00eb monumenteve m\u00eb t\u00eb rrezikuara n\u00eb Evrop\u00eb. OSHC argumenton se vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb informacioneve paragjykuese t\u00eb siguruara vet\u00ebm nga nj\u00eb pal\u00eb. Ata m\u00eb tej p\u00ebrcaktojn\u00eb q\u00eb kjo b\u00ebhet q\u00ebllimisht p\u00ebr t\u00eb politizuar \u00e7\u00ebshtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore serbe n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr ta vendosur at\u00eb si pjes\u00eb e procesit t\u00eb negociatave n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb KOS-i t\u00eb fitoj\u00eb statusin ekstraterritorial q\u00eb k\u00ebrkon prej vitesh.<\/p>\n<p>Ashtu si institucionet e Kosov\u00ebs, OShC-t\u00eb gjithashtu ftojn\u00eb Europa Nostra-n t\u00eb vizitoj\u00eb Kosov\u00ebn dhe t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb faktet n\u00eb terren dhe t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb nivelin e siguris\u00eb p\u00ebrreth Manastirit, duke p\u00ebrfshir\u00eb konsultimet me institucionet lokale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mbrojtjen e kulturore dhe fetare Kosov\u00eb. OSHC me t\u00eb drejt\u00eb argumenton q\u00eb organizata t\u00eb ngjashme si Europa Nostra duhet t\u00eb \u2018p\u00ebrkushtohen n\u00eb mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe fetare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb ur\u00eb pajtimi n\u00eb Kosov\u00eb\u2019 \u2013 nj\u00eb proces q\u00eb mbetet seriozisht pas, p\u00ebrkund\u00ebr faktit se kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Historian\u00ebt e Lidhjes s\u00eb Kosov\u00ebs &#8216;Ali Hadri&#8217;, dega e De\u00e7anit, kan\u00eb reaguar ndaj vendimit t\u00eb fundit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet e pron\u00ebs p\u00ebrreth manastirit duke e quajtur vendimin si &#8220;skandaloz&#8221;. Lidhja e Historian\u00ebve tha se vendimi i p\u00ebrmendur do t\u00eb pohonte nj\u00eb vendim n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet serbe t\u00eb viteve &#8217;90 (q\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs konsiderohen si shum\u00eb diskriminuese) &#8211; ky ishte nj\u00eb vendimi p\u00ebr kthimin e pjes\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs t\u00eb shtet\u00ebzuara m\u00eb par\u00eb nga autoritetet komuniste n\u00eb 1946.Ata shtet\u00ebzuan 700 hektar\u00eb tok\u00eb n\u00eb vitin 1946 dhe m\u00eb pas i kthyen 24 hektar\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe m\u00eb 1997 &#8211; dhe k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb mos implementohet.<\/p>\n<p>Ata gjithashtu u b\u00ebjn\u00eb thirrje shteteve t\u00eb Kuintit q\u00eb t\u00eb mos k\u00ebrkojn\u00eb zbatimin e tij &#8211; duke iu referuar deklarat\u00ebs s\u00eb fundit q\u00eb kan\u00eb l\u00ebshuar k\u00ebto vende n\u00eb lidhje me zbatimin e plot\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2016, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kleri i manastirit \u00ebsht\u00eb duke argumentuar me vite. Kreu i Lidhjes historiane tha se zbatimi i k\u00ebtij vendimi mund t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e situat\u00ebs n\u00eb terren dhe t\u00eb nxis\u00eb &#8216;akte radikalizimi&#8217; p\u00ebrmes protestave n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me zbatimin e vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs. Deklarata t\u00eb tilla nga vendet e Kuintit dhe Lidhjes s\u00eb Historian\u00ebve \u2019\u2019Ali Hadri\u2019\u2019 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dukuri vjetore t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb prej 2019-tes.<\/p>\n<p>Europa Nostra dhe e Ardhmja p\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb Fetare d\u00ebrguan nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs jav\u00ebn e kaluar, duke njoftuar se do t\u00eb vizitonin Kosov\u00ebn dhe manastirin. Ata vun\u00eb n\u00eb dukje se informacioni p\u00ebr nominimin ishte mbledhur &#8220;n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet m\u00eb t\u00eb larta profesionale q\u00eb k\u00ebrkohen p\u00ebr nominimet sipas k\u00ebtij programi.&#8221;<\/p>\n<p>Padyshim, statusi i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe fetare serbe n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb trajtuar thell\u00ebsisht gjat\u00eb bisedimeve t\u00eb statusit t\u00eb mbajtura n\u00ebn kujdesin e OKB dhe t\u00eb udh\u00ebhequra nga ish Presidenti Ahtisaari gjat\u00eb viteve 2005-2007. Nj\u00eb kapitull i t\u00ebr\u00eb i pakos s\u00eb Ahtisaarit i kushtohet mbrojtjes s\u00eb kishave n\u00eb Kosov\u00eb. Dispozitat e siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe mbrojtur Kish\u00ebn Ortodokse jan\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme, si\u00e7 jan\u00eb planet p\u00ebr krijimin e zonave mbrojt\u00ebse q\u00eb do t\u00eb rrethonin m\u00eb shum\u00eb se 40 vende kryesore fetare, p\u00ebrfshir\u00eb qendr\u00ebn historike t\u00eb Prizrenit, p\u00ebr t\u00eb siguruar dinjitetin dhe zhvillimin e tyre.<\/p>\n<p>Sipas Planit t\u00eb Ahtisaarit, Kisha Ortodokse Serbe ka t\u00eb drejt\u00eb pron\u00ebsie dhe p\u00ebrjashtohet nga taksat dhe te vjelat tjera doganore. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, dega e kish\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb lidhje me at\u00eb n\u00eb Beograd. Propozimi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs i Ahtisaarit \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Klerik\u00ebt e manastirit n\u00eb De\u00e7an jan\u00eb ankuar p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb siguris\u00eb dhe vullnetit politik p\u00ebr t\u00eb zbatuar sundimin e ligjit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me akomodimin e pron\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Ata vazhdimisht b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr shtrirjen dhe zgjerimin e mbrojtjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Udh\u00ebheqja kosovare ka argumentuar se kisha ka status t\u00eb privilegjuar dhe \u00ebsht\u00eb e interesuar vet\u00ebm t\u00eb zgjedh\u00eb ato parakushte q\u00eb u p\u00ebrshtaten atyre pa e njohur realitetin n\u00eb terren dhe si rrjedhoj\u00eb edhe shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Polemikat e fundit rreth Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb Kosov\u00eb tregojn\u00eb se si sigurimi dhe politizimi i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe fetare serbe n\u00eb vend e kan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar situat\u00ebn dhe kan\u00eb ndar\u00eb m\u00eb tej manastiret dhe klerik\u00ebt e tyre nga jeta kryesore politike dhe shoq\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb. Nuk ka hap\u00ebsira p\u00ebr dialog t\u00eb sinqert\u00eb midis kish\u00ebs dhe komunitetit t\u00eb saj, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr ta ndryshuar k\u00ebt\u00eb. Dialogu i vet\u00ebm i k\u00ebtij lloji \u00ebsht\u00eb ai i nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i cili p\u00ebrcjell mesazhe nga pal\u00ebt. Mungesa e nj\u00eb hap\u00ebsire t\u00eb sigurt dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr bashk\u00ebveprim midis dy komuniteteve ka d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar besim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb midis komuniteteve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kisha dhe kleri ndihen \u2018t\u00eb pasigurt\u2019 n\u00eb Kosov\u00eb, komunitetet e tyre p\u00ebrreth ndjehen t\u00eb p\u00ebrjashtuara nga trash\u00ebgimia q\u00eb ata e konsiderojn\u00eb si pjes\u00eb e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tyre kulturore. Deklarata t\u00eb tilla si ato nga kleri q\u00eb \u2018kosovar\u00ebt po p\u00ebrpiqen t\u00eb pretendojn\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb ton\u00eb sepse u mungon e tyre\u2019 dhe ato nga Lidhja e historian\u00ebve q\u00eb &#8216;veprimet e radikalizuara do t\u00eb ndjekin n\u00eb form\u00eb proteste&#8217; nuk do t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb rregullimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. P\u00ebrkundrazi, ato do t\u00eb hapin rrug\u00eb t\u00eb reja p\u00ebr konflikt. Kanalet e duhura dhe t\u00eb hapura t\u00eb komunikimit midis klerik\u00ebve ortodoks dhe komuniteteve \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb pranueshme nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Politika dhe sigurimi i problemit nuk do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb komunikimin e hapur dhe t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar s\u00eb bashku pozicionet dhe nevojat e ndryshme. Q\u00eb klerik\u00ebt dhe komunitetet t\u00eb angazhohen n\u00eb nj\u00eb komunikim t\u00eb hapur dhe t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm q\u00eb i ndihmon ata t\u00eb kuptojn\u00eb pozicionet dhe nevojat e nj\u00ebri-tjetrit ata do t\u00eb duhet t\u00eb shprehin d\u00ebshir\u00eb t\u00eb flasin me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb vend se t\u00eb merren me retorika nacionaliste dhe urrejt\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb interpretonim fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb vlerat e Europa Nostra,\u00a0<em>\u2018\u2019Trash\u00ebgimia Kulturore \u00ebsht\u00eb komplekse dhe me shum\u00eb shtresa dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk i p\u00ebrket nj\u00eb grupi kulturor ose kombi, por p\u00ebrkundrazi i p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00eb Europian\u00ebve\u2019\u2019<\/em> &#8211; zgjidhja natyrale e k\u00ebtij problemi do t\u00eb gjendet vet\u00ebm n\u00eb mes t\u00eb Manastirit t\u00eb De\u00e7anit dhe komunitetit t\u00eb De\u00e7anit, jo n\u00eb Prishtin\u00eb, as n\u00eb Beograd, as selin\u00eb e UNESCO-s n\u00eb Paris.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Manastiri Ortodoks i vendosur af\u00ebr qytetit t\u00eb De\u00e7anit n\u00eb Kosov\u00eb ka qen\u00eb subjekt i polemikave t\u00eb shumta n\u00eb jav\u00ebt e fundit. Megjithat\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e hera e par\u00eb q\u00eb Manastiri arrin t\u00eb shkaktoj\u00eb goxha trazir\u00eb. Dallimi \u00ebsht\u00eb se k\u00ebsaj here diskursi publik rreth tij ka mb\u00ebrritur nivele t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":9045,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[746,664,1584],"ppma_author":[257],"class_list":["post-4660","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-cultural-heritage","tag-kosovo","tag-unesco"],"authors":[{"term_id":257,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"engjellushe-morina","display_name":"Engj\u00ebllushe Morina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Morina-Engjellushe.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Morina-Engjellushe.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Engjellushe Morina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtore e lart\u00eb n\u00eb politik\u00eb me Programin p\u00ebr Evrop\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin Evropian p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet e Jashtme. Ajo punon nga zyra e ECFR-s\u00eb n\u00eb Berlin. Ajo ka p\u00ebrvoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 18 vje\u00e7are n\u00eb hulumtim dhe pun\u00eb n\u00eb terren n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, integrimin Euro-Atlantik, nd\u00ebrtimin e paqes dhe transformimin e konfliktit, ekstremizmin e dhunsh\u00ebm, dialogun dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsimin. Gjat\u00eb negociatave t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb mbi statusin politik t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequr nga Presidenti Marti Ahtisaari, ajo sh\u00ebrbeu si eksperte dhe konsulente n\u00eb grupin e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore brenda Ekipit t\u00eb Unitetit (2005-2007). Puna e saj u p\u00ebrqendrua n\u00eb mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe fetare n\u00eb Kosov\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4660","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4660"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4660\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9303,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4660\/revisions\/9303"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4660"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4660"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4660"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4660"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}