{"id":4673,"date":"2021-06-29T14:37:46","date_gmt":"2021-06-29T12:37:46","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4673"},"modified":"2024-10-30T11:55:59","modified_gmt":"2024-10-30T09:55:59","slug":"faktori-kine-ne-marredheniet-shba-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/faktori-kine-ne-marredheniet-shba-shqiperi\/","title":{"rendered":"Faktori Kin\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet SHBA-Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sh\u00ebnim i botuesit: <\/span><em style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebrkund\u00ebr disa nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb vitet 1990, Shtetet e Bashkuara e kan\u00eb trajtuar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor kryesisht si amulli strategjike. Ilari Papa nga Instituti i Uashingtonit p\u00ebr Politika t\u00eb Lindj\u00ebs s\u00eb Af\u00ebrt thot\u00eb se kjo do t\u00eb ndryshoj\u00eb. Gara strategjike me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn po rrit interesin p\u00ebr rajonin dhe po shton arsyet p\u00ebr angazhimin amerikan.<\/em><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>***<\/p>\n<p>N\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb majit, anija e flot\u00ebs amerikane Bob Hope arriti n\u00eb portin shqiptar t\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgatitje p\u00ebr st\u00ebrvitjet ushtarake t\u00eb Defender Europe 21 t\u00eb NATO-s. P\u00ebrderisa NATO zhvillon st\u00ebrvitje t\u00eb p\u00ebrvitshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar nd\u00ebroperueshm\u00ebrin\u00eb dhe koordinimin e aft\u00ebsive t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij, Defender Europe 21 dallohet p\u00ebr dy\u00a0 arsye: ai do t\u00eb jet\u00eb operacioni m\u00eb i madh n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore q\u00eb prej Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb luaj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Pjes\u00ebmarrja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Defender Europe 21 n\u00ebnvizon rritjen e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, duke pasur parasysh gar\u00ebn e SHBA-s\u00eb me ndikimin kinez n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Vendndodhja e rajonit p\u00ebrgjat\u00eb Mesdheut dhe n\u00eb kryq\u00ebzim t\u00eb Europ\u00ebs, Lindjes s\u00eb Mesme dhe Afrik\u00ebs Veriore, ofron pik\u00ebqasje t\u00eb vlefshme strategjike. Interesat amerikane n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebrqendrohen n\u00eb siguri dhe stabilitet. Gjat\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb dhunshme t\u00eb Jugosllavis\u00eb n\u00eb fund t\u00eb viteve 1990, Uashingtoni shtoi angazhimin n\u00eb rajon duke udh\u00ebhequr Operacionin e Forcave Aleate t\u00eb NATO-s, i cili ndali agresionin e regjimit jugosllav ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb let\u00ebr, q\u00eb at\u00ebher\u00eb Shtetet e Bashkuara kan\u00eb investuar n\u00eb zgjidhjen e konfliktit (mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb ), integrimin e rajonit n\u00eb institucionet shum\u00ebpal\u00ebshe per\u00ebndimore dhe zbatimin e reformave demokratike. Sidoqoft\u00eb, politika amerikane ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe ndaj Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti,\u00ebsht\u00eb karakterizuar nga neglizhenca q\u00eb prej p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Uashingtoni ka investuar pak resurse n\u00eb rajon, duke u shfaqur i k\u00ebnaqur me rolin e spektatorit. N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, Uashingtoni ka luajtur rol t\u00eb kufizuar, duke prioritizuar ndihm\u00ebn p\u00ebr zbatimin e reformave kund\u00ebr korrupsionit dhe luftimit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p><strong>Politika amerikane ndaj Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Tre zhvillime l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb se r\u00ebnd\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb po rritet p\u00ebr politik\u00ebn amerikane n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. S\u00eb pari, Uashtingtoni dhe Tirana kan\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb sfer\u00ebn ushtarake bilateralisht dhe p\u00ebrmes NATO-s. Trupat shqiptare kan\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.mod.gov.al\/index.php\/politikat-e-sigurise\/misione-nderkombetare\/misione-aktuale\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">p\u00ebrkrahur<\/a>\u00a0fushatat e NATO-s n\u00eb Afganistan, Irak, Kosov\u00eb, Detin Egje dhe Letoni.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se 3000 ushtar\u00eb shqiptar\u00eb i jan\u00eb bashkuar forcave amerikane dhe aleate n\u00eb Afganistan q\u00eb prej 2002, ku 99 prej tyre ishin n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 2021 kur presidenti Biden njoftoi p\u00ebr t\u00ebrheqjen amerikane. 1.343 trupa t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Operacionin Liria e Irakut, duke fituar l\u00ebvdata nga gjenerali Lloyd Austin, i cili punoi me forcat shqiptare si komandant i Trupave Shum\u00ebkomb\u00ebtare dhe i cili tash \u00ebsht\u00eb sekretar i mbrojtjes i SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Defender Europe 21 dhe vlera e saj si partnere e SHBA-s\u00eb buron prej k\u00ebtyre viteve t\u00eb bashk\u00ebpunimit n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, si dhe prej pozicionit strategjik t\u00eb vendit n\u00eb brigjet e Adriatikut dhe Jonit. Sipas\u00a0<a href=\"https:\/\/www.defense.gov\/Explore\/News\/Article\/Article\/2593494\/defender-europe-21-exercises-multinational-interoperability-readiness-transpare\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Departamentit t\u00eb Mbrojtjes<\/a>, st\u00ebrvitja \u201cp\u00ebrfshin 28000 forca amerikane dhe aleate nga 26 vende t\u00eb ndryshme,\u201d ku Shqip\u00ebria ka zotuar 1000 trupa dhe 6 baza ushtarake p\u00ebrgjat\u00eb vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 ndihm\u00ebs n\u00eb leht\u00ebsimin e operacioneve t\u00eb tyre ushtarake, Defender Europe 21 p\u00ebrmban edhe vler\u00eb simbolike, duke siguruar partner\u00ebt europian\u00eb t\u00eb NATO-s p\u00ebr p\u00ebrkushtimin e Uashingtonit ndaj siguris\u00eb s\u00eb tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb d\u00ebrgon sinjal t\u00eb fuqish\u00ebm Rusis\u00eb, e cila s\u00eb fundmi ka grumbulluar trupa p\u00ebrgjat\u00eb kufirit me Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>Nje tjet\u00ebr tregues p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mundshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb lul\u00ebzimi i bashk\u00ebpunimit ekonomik mes Uashingtonit dhe Tiran\u00ebs \u2013 ndon\u00ebse mbetet i kufizuar krahasuar me partner\u00ebt tjer\u00eb tregtar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Investimet e Uashingtonit n\u00eb vend kan\u00eb filluar t\u00eb shtohen s\u00eb fundmi. Sipas\u00a0<a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/skavica-dhe-gazi-ne-vlore-planet-per-investimet-e-medha-amerikane-ne-shqiperi-2\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/a>, \u201cinvestimi direkt i huaj (FDI) amerikan \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb fund t\u00eb \u00e7erekut t\u00eb tret\u00eb t\u00eb vitit 2020, duke u ngritur p\u00ebr 48 p\u00ebr qind krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.\u201d P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, memorandumi i mir\u00ebkuptimit SHBA-Shqip\u00ebri i vitit 2020 krijoi hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr rritje t\u00eb bashk\u00ebpunimit ekonomik mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb memorandumit, firmat amerikane lidhen marr\u00ebveshje investimesh p\u00ebr dy projekte t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri:\u00a0<a href=\"https:\/\/al.usembassy.gov\/under-secretary-for-economic-growth-energy-and-the-environment-keith-krach-visits-albania\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">hidrocentralin e Skavic\u00ebs dhe termocentralin e gazit natyror n\u00eb Vlor\u00eb<\/a>. N\u00ebse projektet n\u00eb Skavic\u00eb dhe Vlor\u00eb sjellin rezultate t\u00eb frytshme, ka gjas\u00eb q\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb firma amerikane t\u00eb futen n\u00eb tregun shqiptar. Megjithat\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment Shtetet e Bashkuara nuk luajn\u00eb ndonj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare, qoft\u00eb p\u00ebrmes FDI-s\u00eb apo n\u00eb lidhjet m\u00eb t\u00eb gj\u00ebra tregtare. Shtetet europiane kan\u00eb investuar shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb vend dhe tregtia amerikane \u00ebsht\u00eb modeste krahasuar me importet prej lojtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb madhor\u00eb si Kina apo Rusia.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, lidhjet SHBA-Shqip\u00ebri po b\u00ebhen gjithashtu m\u00eb t\u00eb forta n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb. Fuqia e but\u00eb e SHBA-s\u00eb ka ndikim t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb popullat\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 sondazhet tregojn\u00eb vazhdimisht p\u00ebr q\u00ebndrime pro amerikane dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/www.gallup.com\/analytics\/315848\/gallup-rating-world-leaders-2020-report.aspx?utm_source=analytics&amp;utm_medium=email&amp;utm_campaign=Rating_World_Leaders_2020_Report-Confirmation_Jul_07272020&amp;utm_content=downloadreport-cta-1&amp;elqTrackId=088e7cd7e125483ca\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">n\u00eb sondazhin<\/a>\u00a0e vitit 2019 t\u00eb Gallup-it, 67 p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve than\u00eb se jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me lidershipin e SHBA-s\u00eb. Diaspora e madhe shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara, avokimi i presidentit \u00cboodro\u00eb \u00cbilson p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb Bot\u00ebrore dhe Operacioni Forcat Aleate i NATO-s m\u00eb 1999, kan\u00eb kontibuar n\u00eb sentimentin pro amerikan t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo p\u00ebrkrahje mes popullat\u00ebs ka ndihmuar p\u00ebrpjekjet e SHBA-s\u00eb n\u00eb asistimin e vendit q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb reformat gjyq\u00ebsore q\u00eb synojn\u00eb p\u00ebrforcimin e gjykatave shqiptare dhe luftimin e korrupsionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Shqip\u00ebria i \u00ebsht\u00eb bashkuar\u00a0<a href=\"https:\/\/2017-2021.state.gov\/the-clean-network\/index.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Rrjetit t\u00eb Past\u00ebr [Clean Network]<\/a>, nism\u00eb e administrat\u00ebs s\u00eb Trump-it q\u00eb ka vazhduar edhe n\u00ebn presidentin Biden, e cila synon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb infrastruktur\u00eb t\u00eb sigurt 5G dhe standarde t\u00eb privacis\u00eb s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe t\u00eb luftoj\u00eb dominance e Kin\u00ebs n\u00eb tregun 5G. Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama ripohuan p\u00ebrkushtimin e Shqip\u00ebris\u00eb ndaj rrjeteve t\u00eb sigurta 4G dhe 5G\u00a0<a href=\"https:\/\/www.state.gov\/secretary-antony-j-blinken-and-albanian-prime-minister-edi-rama-at-a-signing-of-a-memorandum-of-understanding-between-the-government-of-the-united-states-of-america-and-the-council-of-ministers-of\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">duke n\u00ebnshkruar<\/a>\u00a0nj\u00eb memorandum bashk\u00ebpunimi n\u00eb Bruksel gjat\u00eb samitit t\u00eb NATO-s n\u00eb qershor 2021.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me 38 shtete an\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb, p\u00ebrfshi Shtetet e Bashkuara, Shqip\u00ebria gjithashtu\u00a0<a href=\"https:\/\/www.hrw.org\/news\/2020\/10\/06\/39-countries-un-express-grave-concerns-about-chinas-abuses\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">d\u00ebnoi shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut<\/a>\u00a0nga Kina n\u00eb Xinjiang, Hong Kong dhe Tibet. Ndon\u00ebse ndjenja e solidaritetit t\u00eb popullat\u00ebs shumic\u00eb myslimane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me mysliman\u00ebt ujgur\u00eb n\u00eb Xinjiang motivoi pjes\u00ebrisht d\u00ebnimin e shkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nga Kina, kjo prap\u00ebseprap\u00eb tregon mjaft, duke marr\u00eb parasysh se Shqip\u00ebria pranon investime kineze p\u00ebrmes Nism\u00ebs Rrug\u00eb dhe Rrip [Road and Belt Initiative] t\u00eb Pekinit. P\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb perspektiv\u00eb, vendet me shumic\u00eb myslimane n\u00eb Lindjen e Mesme jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb z\u00eb p\u00ebr shkeljet e Kin\u00ebs ndaj mysliman\u00ebve ujgur\u00eb, por madje kan\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.washingtoninstitute.org\/policy-analysis\/chinas-foreign-minister-tours-middle-east-outcomes-and-implications\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">lavd\u00ebruar shtypjen<\/a>\u00a0e Kin\u00ebs si metod\u00eb t\u00eb efektshme p\u00ebr t\u00eb luftuar terrorizmin.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb solidarizuar gjithashtu me Per\u00ebndimin sa i p\u00ebrket disa prioriteteve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane, gj\u00eb e cila mund t\u00eb d\u00ebshmohet e dobishme p\u00ebr Shtetet e Bashkuara, meq\u00eb vitin tjet\u00ebr\u00a0<a href=\"https:\/\/news.un.org\/en\/story\/2021\/06\/1093882\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Shqip\u00ebria i bashkohet K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit<\/a>\u00a0t\u00eb OKB-s\u00eb si an\u00ebtare jo e p\u00ebrhershme. Tirana iu bashkua vendeve europiane dhe Uashingtonit n\u00eb p\u00ebrgjigjen ndaj helmimit t\u00eb Skripal-it m\u00eb 2018\u00a0<a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/uk-news\/2018\/mar\/26\/four-eu-states-set-to-expel-russian-diplomats-over-skripal-attack\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">duke p\u00ebrjashtuar dy diplomat\u00eb rus\u00eb<\/a>. Shqip\u00ebria gjithashtu\u00a0<a href=\"https:\/\/www.rferl.org\/a\/albania-expels-iranian-diplomats-kosovo-world-cup-bolton-pompeo\/29666425.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">i hyri n\u00eb zem\u00ebr<\/a>\u00a0presidentit Trump kur p\u00ebrjashtoi ambasadorin e Iranit p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ai vendim koincidoi me fushat\u00ebn e \u201cpresionit maksimal\u201d t\u00eb SHBA-s\u00eb, q\u00eb synonte t\u00eb detyronte Iranin q\u00eb t\u00eb hiqte dor\u00eb prej programit b\u00ebrthamor dhe agjend\u00ebs armiq\u00ebsore n\u00eb Lindjen e Mesme. K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngrohta duket se po vazhdojn\u00eb n\u00ebn administrat\u00ebn Bidenit. N\u00eb nj\u00eb takim me kryeminstrin Rama n\u00eb samitin e NATO-s, Sekretari Blinken\u00a0<a href=\"https:\/\/www.state.gov\/secretary-antony-j-blinken-and-albanian-prime-minister-edi-rama-at-a-signing-of-a-memorandum-of-understanding-between-the-government-of-the-united-states-of-america-and-the-council-of-ministers-of\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">shprehu fal\u00ebnd\u00ebrimin<\/a>\u00a0e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfshi st\u00ebrvitjet e Defender Europe 21, dhe foli p\u00ebr shpres\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb vazhduesh\u00ebm mes Tiran\u00ebs dhe Uashingtonit n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb te jet\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet SHBA-Shqip\u00ebri pat\u00ebn disa l\u00ebkundje gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb Trumpit, disa prej t\u00eb cilave kan\u00eb vazhduar edhe n\u00eb epok\u00ebn e Bidenit. Tirana u bashkua me qendrimin e BE-s\u00eb dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/balkaninsight.com\/2017\/12\/22\/balkan-split-over-un-jerusalem-resolution-12-22-2017-1\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nuk e njohu Jeruzalemin<\/a>\u00a0kryeqytet t\u00eb Izraelit n\u00eb vot\u00ebn e OKB-s\u00eb m\u00eb 2017. Vendi mbetet gjithashtu pjes\u00eb e Nism\u00ebs Rrip dhe Rrug\u00eb t\u00eb Kin\u00ebs, pa marr\u00eb parasysh skepticizmin e SHBA-s\u00eb rreth p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Pekinit p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb infrastruktur\u00eb tok\u00ebsore, ujore dhe digjitale p\u00ebr t\u00eb lidhur pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs me Kin\u00ebn. Shqip\u00ebria synon t\u00eb p\u00ebrforcoj\u00eb ekonomin\u00eb e saj p\u00ebrmes investimeve t\u00eb huaja dhe qeveria e konsideron Nism\u00ebn Rrip dhe Rrug\u00eb si mund\u00ebsi p\u00ebr rritje ekonomike, m\u00eb shum\u00eb se sa aspekt t\u00eb gar\u00ebs s\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Incidenti m\u00eb i fundit negativ ngjau n\u00eb prill, kur presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb Ilir Meta akuzoi pa t\u00eb drejt\u00eb ambasadoren amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri Yuri Kim p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vendit n\u00eb favor t\u00eb kryeministrit Rama. Akuzat erdh\u00ebn pas d\u00ebnimit t\u00eb Kim p\u00ebr thirrjet e Met\u00ebs p\u00ebr dhun\u00eb n\u00ebse Partia Socialiste do t\u00eb fitonte zgjedhjet. Departamenti amerikan i Shtetit nxiti gjithashtu tensione n\u00eb maj kur k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ndihmuar fushat\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb kund\u00ebr korrupsionit duke njoftuar\u00a0<a href=\"https:\/\/www.state.gov\/public-designation-of-albanian-sali-berisha-due-to-involvement-in-significant-corruption\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">p\u00ebr ndalimin e hyrjes n\u00eb SHBA<\/a>\u00a0p\u00ebr ish presidentin dhe ish kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb Sali Berisha, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb korrupsion gjat\u00eb mandateve t\u00eb tij. P\u00ebrderisa presidenti Meta dhe Berisha i Partis\u00eb Demokratike\u00a0<a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/5900407.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kritikuan<\/a>\u00a0veprimin e SHBA-s\u00eb, ambasadorja Kim n\u00ebnvizoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e llogaridh\u00ebnies dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/al.usembassy.gov\/transcript-of-interview-of-u-s-ambassador-yuri-kim-with-blendi-fevziu-opinion-show-tv-klan\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">pohoi<\/a>\u00a0se \u201caskush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin.\u201d<\/p>\n<p><strong>Gara Strategjike<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre pengesave t\u00eb rastit, p\u00ebrgjith\u00ebsisht marr\u00ebdh\u00ebniet e SHBA-s\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb jan\u00eb p\u00ebrforcuar dhe relevanca e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb politik\u00ebn amerikane n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb rritur. Nj\u00eb prej arsyeve prapa k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendrimi i Uashingtonit n\u00eb gar\u00ebn strategjike me Kin\u00ebn. P\u00ebrderisa tregtia dhe investimet e Pekinit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor jan\u00eb t\u00eb vogla krahasuar me rajonet tjera prioritare, Kina ka b\u00ebr\u00eb inkursione n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Kina \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar kryesisht n\u00eb Serbi, duke investuar 10.53 miliard\u00eb dollar\u00eb mes viteve 2005 dhe 2020,\u00a0<a href=\"http:\/\/mjpa.umich.edu\/files\/2020\/06\/MJPA-Vol.-17.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">p\u00ebrfshi 16 projekte<\/a>\u00a0energjetike, t\u00eb telekomunikacionit, industriale dhe infrastrukturore gjat\u00eb gjasht\u00eb viteve t\u00eb fundit. Ajo gjithashtu ka bler\u00eb aksione n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.cnbc.com\/2019\/11\/15\/china-wants-to-turn-greece-piraeus-port-into-europe-biggest.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">portin grek t\u00eb Pireut<\/a>\u00a0dhe ka investuar n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn\u00a0<a href=\"http:\/\/mjpa.umich.edu\/files\/2020\/06\/MJPA-Vol.-17.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">shtat\u00eb projekte n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a>, p\u00ebrfshi hidrocentralin e Bushatit dhe Aeroportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs (ndon\u00ebse tenderin e fitoi nj\u00eb firm\u00eb private p\u00ebr t\u00eb operuar me aeoroportin m\u00eb 2021) dhe \u201c<a href=\"https:\/\/thediplomat.com\/2020\/02\/the-western-balkans-low-hanging-fruit-for-china\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">rafinerin\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebishme t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb vend.<\/a>\u201d slogans<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb Kina t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb rajon, aq m\u00eb e lart\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb varura n\u00eb Pekinin dhe t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb c\u00ebnueshme ndaj shfryt\u00ebzimit t\u00eb terrenit ekonomik p\u00ebr p\u00ebrfitime politike. N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb zgjedhur t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb ndikimin kinez duke ngritur vet\u00ebdij\u00ebn p\u00ebr politikat e saj grabitqare t\u00eb investimeve, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb lidhje me teknologjin\u00eb 5G, si dhe duke mb\u00ebshtetur institucionet demokratike dhe duke rritur bashk\u00ebpunimin ushtarak e ekonomik p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar aleanc\u00ebn me Tiran\u00ebn si mburoj\u00eb kund\u00ebr ndikimit kinez n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Pekini, Uashingtoni nuk mund t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb firmat amerikane q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb biznes n\u00eb Shqip\u00ebri, por administrata e Biden-it duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb investimet amerikane n\u00eb sektor\u00ebt e energjis\u00eb dhe infrastruktur\u00ebs, si alternativ\u00eb ndaj Nism\u00ebs Rrug\u00eb dhe Rrip t\u00eb Kin\u00ebs. Shtetet e Bashkuara duhet gjithashtu t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb asistenc\u00eb teknike p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb reformat kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Uashingtoni mund t\u00eb shtyj\u00eb qeverin\u00eb shqiptare q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb mekanizma t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mbik\u00ebqyrjen e investimeve t\u00eb huaja p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb bashk\u00ebpunimi i Shqip\u00ebris\u00eb me Kin\u00ebn t\u00eb mos ngris\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb siguris\u00eb. Ndon\u00ebse marr\u00ebdh\u00ebnia SHBA-Shqip\u00ebri ka ende shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u2019u rritur, strategjia proaktive e Uashingtonit p\u00ebr angazhim me Shqip\u00ebrin\u00eb mund t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb model pozitiv t\u00eb bashk\u00ebpunimit me aleat\u00ebt, p\u00ebr sa i p\u00ebrket gar\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb me Kin\u00ebn dhe vendet tjera revizioniste.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Artikulli origjinal n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.lawfareblog.com\/china-factor-us-albania-relations\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Lawfare blog<\/a>, m\u00eb 20 qershor 2021.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2021\/January\/25\/auto_auto_1200px-U.S._Department_of_State_official_seal.svg16050083051611573665.png\" alt=\"Image\" \/><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky artikull mb\u00ebshtetet nga &#8220;Sbunker&#8221; p\u00ebrmes projektit t\u00eb financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb autorit dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sh\u00ebnim i botuesit: P\u00ebrkund\u00ebr disa nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb vitet 1990, Shtetet e Bashkuara e kan\u00eb trajtuar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor kryesisht si amulli strategjike. Ilari Papa nga Instituti i Uashingtonit p\u00ebr Politika t\u00eb Lindj\u00ebs s\u00eb Af\u00ebrt thot\u00eb se kjo do t\u00eb ndryshoj\u00eb. Gara strategjike me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn po rrit interesin p\u00ebr [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":236,"featured_media":9299,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[639,645,656],"ppma_author":[240],"class_list":["post-4673","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-albania","tag-china","tag-usa"],"authors":[{"term_id":240,"user_id":236,"is_guest":0,"slug":"ilari-papa","display_name":"Ilari Papa","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-22-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-22-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Papa","first_name":"Ilari","description":"Ilari Papa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb asistente k\u00ebrkimore n\u00eb Institutin e Uashingtonit p\u00ebr Politik\u00ebn e Lindjes s\u00eb Af\u00ebrt, ku ajo shqyrton Kin\u00ebn dhe konkurrenc\u00ebn e madhe t\u00eb fuqis\u00eb n\u00eb Lindjen e Mesme. Ajo \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb studente e diplomuar n\u00eb Universitetin e Stanfordit, ku do t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb master n\u00eb politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Institutin Freeman Spogli."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4673","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/236"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4673"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4673\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9300,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4673\/revisions\/9300"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9299"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4673"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4673"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4673"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4673"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}