{"id":4691,"date":"2021-04-22T13:10:12","date_gmt":"2021-04-22T11:10:12","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4691"},"modified":"2024-10-14T13:54:46","modified_gmt":"2024-10-14T11:54:46","slug":"deshtimet-e-be-se-rizgjojne-fantazmen-e-ndryshimit-te-kufijve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/deshtimet-e-be-se-rizgjojne-fantazmen-e-ndryshimit-te-kufijve\/","title":{"rendered":"D\u00ebshtimet e BE-s\u00eb rizgjojn\u00eb fantazm\u00ebn e ndryshimit t\u00eb kufijve"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>D\u00ebshtimet e BE-s\u00eb rizgjojn\u00eb fantazm\u00ebn e ndryshimit t\u00eb kufijve<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Fantazmat e l\u00ebvizjeve t\u00eb kufijve aviten p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Ballkan. M\u00eb pak se nj\u00eb vit pasi u p\u00ebrmbyll zhurmnaja n\u00eb lidhje me dialogun Kosov\u00eb-Serbi, tashm\u00eb duket sikur nj\u00eb tjet\u00ebr stuhi do p\u00ebrplaset n\u00eb brigjet ballkanike, k\u00ebsaj radhe duke prekur thuajse t\u00eb gjith\u00eb rajonin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb let\u00ebr jo-zyrtare e pakonfirmuar, e qarkulluar dhe publikuar fillimisht n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/necenzurirano.si\/clanek\/aktualno\/objavljamo-slovenski-dokument-o-razdelitvi-bih-ki-ga-isce-ves-balkan-865692\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">mediat sllovene<\/a>, paraqiti nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur propozim p\u00ebr t\u00eb rivizatuar kufijt\u00eb e vendeve t\u00eb Ballkanit. Sipas letr\u00ebs, autor\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs i \u00ebsht\u00eb atribuar qeveris\u00eb sllovene, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e mbartura rekomandohet bashkimi i Shqip\u00ebris\u00eb me Kosov\u00ebn. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, aty ngrihet ideja e bashkimit t\u00eb Republik\u00ebs Srpska me Serbin\u00eb dhe mund\u00ebsia e asimilimit t\u00eb disa kantoneve t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs nga Kroacia, duke sh\u00ebnuar dhe shp\u00ebrb\u00ebrjen efektive t\u00eb Bosnj\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryeministri slloven Janez Jan\u0161a nuk e pranoi fillimisht ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtij propozimi, dhe mbi t\u00eb gjitha, mohoi se letra ishte p\u00ebrgatitur dhe shp\u00ebrndar\u00eb nga qeveria e tij n\u00eb zyrat evropiane. Megjithat\u00eb, kryeministri Edi Rama\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=um5oDVxl3XQ&amp;t=7564s\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">confirmed<\/a>\u00a0se n\u00eb fakt e kishte par\u00eb k\u00ebt\u00eb propozim dhe e kishte biseduar me homologun slloven n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Konfirmimi i kryeministrit Rama se ishte n\u00eb dijeni t\u00eb asaj letre dhe se e kishte diskutuar at\u00eb me kryeministrin Jan\u0161a kund\u00ebrshtoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb pretendimet e k\u00ebtij t\u00eb fundit, por zyrtarisht nuk pati koment.<\/p>\n<p>Publikimi i propozimit informal ngjalli reagime t\u00eb forta n\u00eb rajon dhe n\u00eb Bruksel. Presidenti krolat Zoran Milanovic e\u00a0<a href=\"https:\/\/hr.n1info.com\/english\/news\/croatias-president-blasts-alleged-non-paper-on-changing-borders-in-balkans\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kritikoi<\/a>\u00a0at\u00eb dhe p\u00ebrjashtoi kategorikisht mund\u00ebsin\u00eb e shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs. N\u00eb Sarajev\u00eb, publikimi i letr\u00ebs iu shtua skepticizmit dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/www.euractiv.com\/section\/enlargement\/news\/slovenia-suspected-of-seeking-peaceful-dissolution-of-bosnia-herzegovina\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">turbullir\u00ebs<\/a>\u00a0s\u00eb krijuar pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga vizita e Presidentit slloven, Barut Pahor. Ky i fundit, pyeti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e presidenc\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs n\u00ebse mund t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhej shteti i tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Sikurse\u00a0<a href=\"https:\/\/www.euractiv.com\/section\/enlargement\/news\/michel-silent-over-unofficial-document-mulling-border-changes-in-western-balkans\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">raportohet<\/a>, p\u00ebrtej rajonit, dokumenti informal shkaktoi nj\u00ebfar\u00eb konfuzioni edhe n\u00eb Bruksel. Nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e diplomat\u00ebve dhe e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Komisionit Evropian nuk ishin n\u00eb dijeni t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb letr\u00ebs, zyra e Presidentit t\u00eb Komisionit Evropian, Charles Michel, nuk mohoi dyshimin se nj\u00eb kopje kishte vajtur tashm\u00eb tek ata.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht seriozitetit q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb vetvete nj\u00eb iniciativ\u00eb e till\u00eb, duket sikur ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb koordinuar p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb rend dite diskutime t\u00eb cilat jan\u00eb refuzuar kategorikisht deri pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Prandaj besoj se vlejn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb konsideratash paraprake.<\/p>\n<p>Fillimisht, p\u00ebrtej diskutimit rreth seriozitetit t\u00eb nj\u00eb \u201cnon-paper\u201d t\u00eb till\u00eb, duhet analizuar p\u00ebrpjekja e viteve t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb rifutur n\u00eb diskutim kufijt\u00eb aktual\u00eb n\u00eb Ballkan. N\u00ebse p\u00ebrgjith\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr ndryshime t\u00eb vogla, si demarkacionet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb sakt\u00ebsuar hartat, ose qoft\u00eb edhe p\u00ebr \u201c<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/gjate\/analize\/kalimi-i-thacit-nga-korrigjimi-ne-korrigjim-te-lehte-te-kufijve\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">korrigjime t\u00eb kufijve<\/a>\u201d nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb si zgjidhje p\u00ebr konfliktin, tashm\u00eb paraqitet nj\u00eb axhend\u00eb e re sugjestionuese n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Nj\u00eb ide e till\u00eb risjell n\u00eb mendje dhe krijon reminishenca me ndodhit\u00eb e shek. XIX dhe t\u00eb fillim-shekullit XX.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, ka nj\u00eb paqart\u00ebsi n\u00eb lidhje me shkall\u00ebn e ndryshimeve t\u00eb propozuara. N\u00eb artikullin e\u00a0<em>necenzurirano<\/em>, medias sllovene q\u00eb publikoi fillimisht letr\u00ebn atribuar qeveris\u00eb sllovene, shkrimi u shoq\u00ebrua me nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb Ballkanit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb hart\u00eb, p\u00ebrtej bashkimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Kosov\u00ebn, sh\u00ebnohej veriu i Kosov\u00ebs si pjes\u00eb e Serbis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Lugina e Preshev\u00ebs dhe pjesa per\u00ebndimore e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebrfshiheshin si pjes\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Megjithat\u00eb, asnj\u00eb prej k\u00ebtyre ndryshimeve nuk p\u00ebrmendeshin tekstualisht n\u00eb letr\u00ebn e publikuar nga media dhe n\u00eb fakt harta nuk ishte pjes\u00eb integrale e dokumentit, por ishte marr\u00eb nga nj\u00eb portal maqedonas. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pasur dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr lajme faktike t\u00eb kryq\u00ebzuara me dezinformata t\u00eb q\u00ebllimshme. Ballkani, sikurse dhe vendet e tjera evropiane, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb subjekt i qart\u00eb i fushatave dezinformuese, por n\u00ebse per\u00ebndimi g\u00ebzon m\u00eb shum\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri, Ballkani b\u00ebhet m\u00eb leht\u00ebsisht pre e tyre dhe prandaj nevojitet nj\u00eb qasje e ftoht\u00eb dhe duke u nisur nga analiza se kush financon, orienton dhe p\u00ebrfiton nga fushata t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb propozimi i par\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb rishikoj\u00eb hart\u00ebn e Ballkanit. P\u00ebrgjat\u00eb viteve, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe rishtazi, ka pasur vazhdimisht ide dhe versione t\u00eb reja p\u00ebr rishikim. Ajo \u00e7far\u00eb mbetet relativisht e pandryshuar n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto versione \u00ebsht\u00eb ideja e kompensimit t\u00eb Serbis\u00eb me territore t\u00eb reja, pavar\u00ebsisht faktit se nacionalizmi dhe revizionizmi serb, i mb\u00ebshtetur nga fuqi malinje brenda dhe jasht\u00eb Ballkanit, mbetet k\u00ebrc\u00ebnimi kryesor p\u00ebr paqen dhe stabilitetin.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, pyetur n\u00eb lidhje m\u00eb k\u00ebt\u00eb propozim, zyrtar\u00ebt rus\u00eb nuk e adresuan plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. P\u00ebrkundrazi, Ministri i Jasht\u00ebm rus, Sergey Lavrov, shprehu vet\u00ebm\u00a0<a href=\"https:\/\/rs.n1info.com\/english\/news\/lavrov-greater-albania-and-slovenian-pms-statements-harmful-provocations\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">shqet\u00ebsimin<\/a>\u00a0p\u00ebr faktin se n\u00eb at\u00eb dokument p\u00ebrmendej bashkimi i Shqip\u00ebris\u00eb me Kosov\u00ebn, duke injoruar element\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Shpeshtimi i ngritjes s\u00eb tezave kartografike lidhet pashmangshm\u00ebrisht me d\u00ebshtimin e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs perspektiv\u00eb e Bashkimit Evropian p\u00ebr rajonin dhe zbehjen e imazhit idilik t\u00eb unionit. Zhg\u00ebnjimi n\u00eb lidhje me procesin e zgjerimit, por edhe me bjerrjen e mantelit t\u00eb demokratizimit me t\u00eb cilin shoq\u00ebrohej ky proces, ka shkaktuar nj\u00eb hendek nd\u00ebrmjet pritshm\u00ebrive t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb rajonit dhe rezultateve t\u00eb prekshme. N\u00ebqoft\u00ebse politika e Bashkimit Evropian n\u00eb rajon nuk rivitalizohet, duke nisur fillimisht me nj\u00eb analiz\u00eb autokritike n\u00eb Bruksel dhe n\u00eb qendrat e tjera vendim-marr\u00ebse, gjasat jan\u00eb q\u00eb teza t\u00eb tilla t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendje. Mbi t\u00eb gjitha, duket sikur teza t\u00eb tilla rishfaqen dhe si reagim ndaj nj\u00eb momenti kur duket nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/europeanwesternbalkans.com\/2021\/04\/16\/secretary-blinkens-letters-signs-of-increasing-us-engagement-departure-from-trump-policy\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">aktivizim<\/a>\u00a0i ri amerikan n\u00eb rajonin ballkanik.<\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb nuk mund t\u00eb anashkalohet dhe nj\u00eb konsiderat\u00eb mbi koh\u00ebn dhe kontekstin e zhvillimeve m\u00eb t\u00eb gjera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky propozim vjen n\u00eb nj\u00eb moment kritik gjeopolitik. Nj\u00eb kriz\u00eb e re \u00ebsht\u00eb profilizuar n\u00eb lindje t\u00eb Europ\u00ebs, teksa Rusia ka nisur nj\u00eb mobilizim t\u00eb rreziksh\u00ebm dhe t\u00eb pashpjeguesh\u00ebm t\u00eb trupave ushtarake n\u00eb kufirin me Ukrain\u00ebn, duke risjell\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb agresionin e saj ushtarak t\u00eb vitit 2014. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim q\u00eb rrezikon t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb thella p\u00ebr Ukrain\u00ebn, por edhe sigurin\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontinentin evropian, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe Ballkanin.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur, vlen t\u00eb ritheksohet se protagonizmi slloven n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje vjen i mveshur n\u00ebn petkun e drejtueses s\u00eb ardhshme t\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian, por qart\u00ebsisht lider\u00ebt slloven\u00eb po sh\u00ebrbejn\u00eb si korrier\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa nism\u00ebtar\u00eb. Tirana dhe Prishtina duhet t\u00eb mbeten sy\u00e7el\u00ebta ndaj t\u00eb gjitha zhvillimeve q\u00eb prekin drejtp\u00ebrdrejt interesat shqiptare. P\u00ebrtej zhurmnaj\u00ebs, roli i dy shteteve shqiptare \u00ebsht\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dinamikat e rajonit. Duhet kujdes maksimal ndaj p\u00ebrpjekjeve q\u00eb mund t\u00eb synojn\u00eb ta instrumentalizojn\u00eb ose zhb\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2021\/January\/25\/auto_auto_1200px-U.S._Department_of_State_official_seal.svg16050083051611573241.png\" alt=\"Image\" \/><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky artikull mb\u00ebshtetet nga &#8220;Sbunker&#8221; p\u00ebrmes projektit t\u00eb financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb autor\u00ebve dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshtimet e BE-s\u00eb rizgjojn\u00eb fantazm\u00ebn e ndryshimit t\u00eb kufijve Fantazmat e l\u00ebvizjeve t\u00eb kufijve aviten p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Ballkan. M\u00eb pak se nj\u00eb vit pasi u p\u00ebrmbyll zhurmnaja n\u00eb lidhje me dialogun Kosov\u00eb-Serbi, tashm\u00eb duket sikur nj\u00eb tjet\u00ebr stuhi do p\u00ebrplaset n\u00eb brigjet ballkanike, k\u00ebsaj radhe duke prekur thuajse t\u00eb gjith\u00eb rajonin. Nj\u00eb let\u00ebr jo-zyrtare e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":9,"featured_media":7972,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[1277],"ppma_author":[19],"class_list":["post-4691","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-balkan"],"authors":[{"term_id":19,"user_id":9,"is_guest":0,"slug":"akri-cipa","display_name":"Akri \u00c7ipa","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/akri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/akri.jpg"},"user_url":"","last_name":"\u00c7ipa","first_name":"Akri","description":"Akri \u00c7ipa \u00ebsht\u00eb konsulent dhe ekspert i politik\u00ebs s\u00eb jashtme. \u00c7ipa ka mbaruar studimet Master n\u00eb Columbia University, New York, dhe \u00ebsht\u00eb aktiv me analiza n\u00eb fush\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, demokratizimit dhe proceseve integruese. Shkrimet e tij jan\u00eb publikuar n\u00eb The National Interest, Euractiv, Jerusalem Post, Balkan Insight, Brussels Times dhe t\u00eb tjera."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4691","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4691"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4691\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8274,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4691\/revisions\/8274"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4691"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4691"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4691"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4691"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}