{"id":4706,"date":"2015-12-01T11:53:37","date_gmt":"2015-12-01T09:53:37","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4706"},"modified":"2024-11-07T11:56:44","modified_gmt":"2024-11-07T09:56:44","slug":"bota-dhe-ndryshimet-klimatike-parisi-2015","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/bota-dhe-ndryshimet-klimatike-parisi-2015\/","title":{"rendered":"Bota dhe ndryshimet klimatike &#8211; Parisi 2015"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Kurt Vonnegut duke komentuar fotografit\u00eb q\u00eb NASA ia kishte d\u00ebrguar: &#8220;Toka \u00ebsht\u00eb perl\u00eb e bukur, ngjyr\u00eb blu, roz\u00eb, dhe bardh\u00eb. Duket aq e past\u00ebr! Posht\u00eb atje nuk shihen Tok\u00ebsor\u00ebt e uritur e t\u00eb zem\u00ebruar &#8211; as tymi, kanalizimi, b\u00ebrllogu dhe armatimet e sofistikuara.&#8221;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2016\/August\/03\/auto_aaa1470215465.png\" \/><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Pak koh\u00eb ka kaluar prej vargsulmeve terroriste n\u00eb kryeqytetin (bot\u00ebror) francez. 13 N\u00ebntori \u00a0ishte di\u00e7ka e paparashikuar, ani pse t\u00eb nes\u00ebrmen autoritetet franceze u prononcuan p\u00ebr media se kishin qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se di\u00e7ka e keqe po vjen drejt tyre. Kjo ngjarje ishte tejet e tmerrshme dhe e dhimbshme. Derisa Franca dhe bota po vuan dhe bashk\u00ebndjen me k\u00ebt\u00eb tragjedi, Parisi zyrtar po p\u00ebrgatitet \u00a0p\u00ebr Samitin e Klim\u00ebs &#8211; Paris 2015 ose Konferenca e Pal\u00ebve (COP21) si pjes\u00eb e Konvent\u00ebs Korniz\u00eb p\u00ebr Ndryshimin Klimatik (UNFCCC) q\u00eb \u00ebsht\u00eb instanca m\u00eb e lart\u00eb e politikave klimatike. I pyetur nga gazetar\u00ebt se a do t\u00eb shtyhet ose anulohet COP21 pas sulmeve terroriste Ministri i Jasht\u00ebm francez, \u00a0z. Laurent Fabius u prononcua: \u00a0Jo, jo, jo, jo, jo, jo COP21 do t\u00eb mbahet\u201d.<\/p>\n<p>Samiti i Klim\u00ebs n\u00eb Paris fillon k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, dhe q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb afro 150 lider\u00eb bot\u00ebror\u00eb do t\u00eb marrin pjes\u00eb \u00a0p\u00ebr t\u00eb gjeneruar momentumin \u00a0politik para fillimit t\u00eb negociatave teknike p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb konsensus global. N\u00eb k\u00ebto negociata marrin pjes\u00eb an\u00ebar\u00eb t\u00eb delegacioneve shtet\u00ebrore, profesionist\u00eb e ekspert\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00eb e akademik\u00eb, reprezentues\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, obzervues\u00eb, dhe mediat &#8211; teksa synohet q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet negociata nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb konkludohet nj\u00eb marr\u00ebvshje universale p\u00ebr ndryshimet klimatike, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mbahet rritja e m\u00ebtejme e temperatur\u00ebs globale p\u00ebrfundi 2\u00b0 Grad\u00eb Celsius.<\/p>\n<p>Krahas organizmit s\u00eb Asambles\u00eb Gjenerale s\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb Nju Jork \u00e7do vit, COP21 \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr ngjarjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha diplomatik\u00eb n\u00eb bot\u00eb dhe q\u00eb nikoqir\u00ebt francez\u00eb po e organizojn\u00eb. Padyshim s\u00eb p\u00ebr k\u00ebto q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb direkt ose indirekt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishm\u00eb bot\u00ebror\u00eb q\u00eb (do duhej) t\u00eb p\u00ebrcaktonte nj\u00eb kahe t\u00eb re q\u00eb civilizimi jon\u00eb do t\u00eb marr\u00eb pas vitit 2020.<\/p>\n<p>Sot, 97% e shkenc\u00ebtar\u00ebve q\u00eb trajtojn\u00eb Ndryshimet Klimatike pajtohen se jetesa jon\u00eb dhe gjeneratave t\u00eb ardhshme n\u00eb Tok\u00eb, \u00ebsht\u00eb direkt e rrezikuar nga ndryshimet ekstreme t\u00eb klim\u00ebs q\u00eb vet\u00ebm sa kan\u00eb filluar t\u00eb shfaqen. P\u00ebr vite me radh\u00eb, \u00ebsht\u00eb observuar ngritja e temepratur\u00ebs s\u00eb planetit ton\u00eb, ngritje e nivelit t\u00eb oqean\u00ebve, termete dhe uragane t\u00eb paprecedent\u00eb, shterrja e uj\u00ebrave t\u00eb \u00ebmb\u00ebl, etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto, n\u00ebse jo direkt t\u00eb shkaktuara, jan\u00eb t\u00eb amplifikuar nga \u201cndotja anthropogjenike\u201d ose emitimi i lart\u00eb i gaz\u00ebrave serr\u00eb n\u00eb atmosfer\u00ebn ton\u00eb si rezultat i aktiviteteve njer\u00ebzore si\u00e7 origjinojn\u00eb nga rritja ekonomike e shteteve, rritja enorme e popullat\u00ebs bot\u00ebrore dhe fakti q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz po dalin nga varf\u00ebria me m\u00eb shum\u00eb k\u00ebrkesa dhe rritje t\u00eb konsumit; rritja e sip\u00ebrfaqeve tok\u00ebsore p\u00ebr shfryt\u00ebzim agrikulturor, k\u00ebrkesa gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr energji, etj.<\/p>\n<p>Shkenca \u00ebsht\u00eb thuajse nj\u00ebz\u00ebri p\u00ebr faktin q\u00eb ndryshimet klimatike po shkaktohen p\u00ebr shkak t\u00eb gjurm\u00ebve tona n\u00eb planet, dhe kjo tashm\u00eb \u00ebshte e pamohueshme, ani pse n\u00eb vende t\u00eb ndryshme kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ende me \u201cskeptik\u00ebt klimatik\u00eb\u201d ata njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt menduan se debati p\u00ebr ndryshimet klimatike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konspiracion i madh apo nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb. K\u00ebta njer\u00ebz ndoshta p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm 3% t\u00eb spektrit, por q\u00eb reprezenton koorporatat m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb sektorin energjetik (t\u00eb naft\u00ebs, gazit, etj.), blloqet e politikan\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb si donator\u00eb t\u00eb kampanjave t\u00eb tyre k\u00ebto kompani, dhe kuazi-shkenc\u00ebtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt paguhen p\u00ebr t\u00eb qit\u00eb n\u00eb drit\u00eb p\u00ebrfundime q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb koleg\u00ebt e tyre nga 97%-shi.<\/p>\n<p><strong>Adaptimi<\/strong><\/p>\n<p>Kemi humbur shum\u00eb koh\u00eb! P\u00ebrgjat\u00eb dy-tri dekadave t\u00eb fundit m\u00eb shum\u00eb ka qen\u00eb \u00e7\u00ebshtje debati se a ekziston kjo dukuri, sesa fokusimi n\u00eb ato \u00e7far\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, \u00a0adaptimi (si individ\u00eb dhe si shoq\u00ebri n\u00eb kushtet e reja t\u00eb jetes\u00ebs ne tok\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshin nevoj\u00ebn e krijimit t\u00eb shprehive t\u00eb reja ku jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr impaktin ton\u00eb n\u00eb planet dhe t\u00eb mundohemi t\u00eb jemi sa ma t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm duke shpenzuar m\u00eb pak uj\u00eb, t\u00eb ham\u00eb mish m\u00eb rrall\u00eb os\u00eb hi\u00e7, dhe t\u00eb furnizohemi p\u00ebr ushqim vet\u00ebm nga furnizuesit dhe ato t\u00eb mira q\u00eb i ofron vet\u00ebm realiteti jon\u00eb lokal, duke mos d\u00ebshiruar p\u00ebr t\u00eb mira q\u00eb vijn\u00eb nga kontinente m\u00eb larg, dhe p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebrkohet transport p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb raftet e marketit n\u00eb lagjen ton\u00eb, etj.)<\/p>\n<p><strong>Zbutja<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebna Tok\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb zem\u00ebruar! Tashm\u00eb ve\u00e7 kemi krijuar d\u00ebm t\u00eb madh n\u00eb planetin ton\u00eb, dhe k\u00ebshtu q\u00eb kemi filluar t\u00eb shohim nj\u00eb \u2018planet t\u00eb nervozuar\u2019 e t\u00eb shfaqur n\u00ebp\u00ebrmjet ngjarjeve klimatike dhe fatkeq\u00ebsive natyrore, t\u00eb cilat njer\u00ebzimi nuk i ka par\u00eb m\u00eb heret. Zbutja e konsekuencave q\u00eb rezultojn\u00eb nga ndryshimet klimatike, n\u00ebnkupton krijimin e sistemeve m\u00eb efektive p\u00ebr reagim n\u00eb emergjenca, implementimi i zgjidhjeve inovative p\u00ebr afate t\u00eb ndryshme kohore q\u00eb do t\u00eb minimizonin d\u00ebmin n\u00eb k\u00ebto raste, dhe do t\u00eb rrisnin q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe elasticitetin e komuniteteve tona.<\/p>\n<p>Kjo e fundit na lejon t\u00eb aludojm\u00eb se shum\u00eb \u00e7ka varet nga arritjet shkencore dhe teknologjike, dhe kjo q\u00ebndron. Por deri n\u00eb \u00e7far\u00eb p\u00ebrmase? Autori p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet mjedisore, Kenneth Brower, n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb tij na thot\u00eb, se nocioni q\u00eb shkenca do t\u00eb na shp\u00ebtoj\u00eb \u00ebsht\u00eb iluzion q\u00eb lejon gjenerat\u00ebn e tanishme t\u00eb konsumoj\u00eb t\u00eb gjitha resurset q\u00eb do, sikurse nuk do t\u00eb ket\u00eb gjenerata t\u00eb ardhshme. \u00cbsht\u00eb qet\u00ebsuesi q\u00eb e lejon civilizimin t\u00eb marshoj\u00eb drejt katastrof\u00ebs mjedisore dhe q\u00eb e parandalon zgjidhjen e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb puna e v\u00ebshtir\u00eb dhe joteknike e ndryshimit t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb njeriut. Nd\u00ebrsa n\u00eb polin tjet\u00ebr. Autori Derrick Jensen n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb tij t\u00eb titulluar \u201cT\u00eb Harrojm\u00eb Dushat e Gjat\u00eb\u201d shpreh si kund\u00ebrth\u00ebnie iden\u00eb se n\u00ebs\u00eb njer\u00ebzit do t\u00eb kishin dushe m\u00eb t\u00eb shkurtra do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr planetin ton\u00eb. Padyshim se kjo q\u00ebndron si nj\u00eb tipar q\u00eb do t\u00eb ndikont\u00eb n\u00eb prezervim t\u00eb ujit, por teza e tij \u00ebsht\u00eb se edhe n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Bot\u00eb do t\u00eb ndryshonin m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs s\u00eb tyre, p\u00ebrs\u00ebri nuk do t\u00eb ishte e mjaftueshm\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb rrethanat e reja klimatike n\u00eb planetin ton\u00eb, si dhe ato q\u00eb do t\u00eb rezultojn\u00eb n\u00eb dekadat n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb, se p\u00ebrgjat\u00eb 15 viteve t\u00eb fundit, mediat na kan\u00eb prezentuar nj\u00eb diskurs gjeneral ku problemi dhe zgjidhja varet n\u00eb veprim ose mosveprim t\u00eb individit. Konsumi individual \u2014 nga banimi, veturat private, e t\u00eb tjera \u2014 p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fraksion t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb konsumit global, q\u00eb realisht dominohet nga faktor\u00ebt megaloman: komercial, industrial, koorporativ (energjetik, agrikulturor), shtet\u00ebror (duke p\u00ebrfshir\u00eb aspektin e mbrojtj\u00ebs dhe ushtris\u00eb). K\u00ebshtu q\u00eb edhe n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb vendosim p\u00ebr bi\u00e7ikleta si mjet kryesor p\u00ebr transport, apo t\u00eb b\u00ebhemi vegjetarian\u00eb, nj\u00eb lloj ndryshimi (sado drastik q\u00eb \u00ebsht\u00eb) p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb rezultont\u00eb n\u00eb impakt neglizhent n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb energjis\u00eb, parandalimin e ngrohjes globale, dhe ndotjes atmosferike.<\/p>\n<p>Simbas do njoh\u00ebsve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ndryshimet klimatike po ndikojn\u00eb edhe n\u00eb rr\u00ebnimin e stabilitetit shoq\u00ebror n\u00eb vende t\u00eb ndryshme, po shohim krijimin e vatrave t\u00eb dhun\u00ebs, sidomos n\u00eb Lindjen e Mesme dhe n\u00eb Afrik\u00eb. P\u00ebr shembull kur lufta n\u00eb Siri filloi, vendi vet\u00ebm ishte kapluar nga nj\u00eb that\u00ebsi dhe q\u00eb shtyu shum\u00eb fermer\u00eb n\u00eb cepin e humner\u00ebs, q\u00eb edhe rezultoi n\u00eb shum\u00eb familje q\u00eb migruan n\u00eb qytete nga vendet rurale p\u00ebr shkak skamjes. Ngjash\u00ebm para Pranver\u00ebs Arabe, that\u00ebsira shkaktoi shum\u00eb probleme p\u00ebr fermer\u00ebt egjiptian\u00eb, q\u00eb rezultoi n\u00eb rritje enorme t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb buk\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga komponent\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb sofr\u00ebs, dhe jo vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm, shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Afrik\u00ebs po b\u00ebh\u00ebn t\u00eb pabanueshme. P\u00ebr shembull me ngritje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb nivelit t\u00eb oqean\u00ebve, nj\u00eb uragan i fuqish\u00ebm n\u00eb cilindo vend q\u00eb ka lart\u00ebsi mbidetare t\u00eb ul\u00ebt si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Bangladeshi, Egjipti, Kina, ShBA, Holanda, do t\u00eb shkaktoj\u00eb d\u00ebme t\u00eb paimagjinueshme. \u00cbsht\u00eb e kjart\u00eb se asnj\u00eb shtet nuk do t\u00eb jet\u00eb i mundur t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb dhe p\u00ebrbij\u00eb ngjarjet ekstreme klimatike, \u00e7far\u00eb na duhet \u00ebsht\u00eb t\u00eb bashkohemi dhe t\u00eb pozicionohemi strategjikisht p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme. Nuk kemi m\u00eb koh\u00eb t\u00eb presim, Ishujt Maldive, Ishujt Marshall, Tuvalu, Kiribati dhe t\u00eb gjitha shtetet ishuj n\u00eb Oqeanin Paq\u00ebsor, t\u00eb cil\u00ebt tanim\u00eb i kan\u00eb dit\u00ebt e num\u00ebruara deri n\u00eb evakuim, nuk e kan\u00eb luksin t\u00eb presin.<\/p>\n<p>Nes\u00eb jo tash n\u00eb Paris, at\u00ebher\u00eb kur? Miliona njer\u00ebz ikin nga horrori e fatkeq\u00ebsia, nj\u00eb bot\u00eb tej mase e disbalancuar. Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, Sekretari Gjeneral i OKB-s\u00eb Ban Ki Moon, tha se ndryshimi klimatik nuk njeh pasaport\u00eb. Ne t\u00eb gjith\u00eb do duhemi t\u00eb l\u00ebvizim m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kurt Vonnegut duke komentuar fotografit\u00eb q\u00eb NASA ia kishte d\u00ebrguar: &#8220;Toka \u00ebsht\u00eb perl\u00eb e bukur, ngjyr\u00eb blu, roz\u00eb, dhe bardh\u00eb. Duket aq e past\u00ebr! Posht\u00eb atje nuk shihen Tok\u00ebsor\u00ebt e uritur e t\u00eb zem\u00ebruar &#8211; as tymi, kanalizimi, b\u00ebrllogu dhe armatimet e sofistikuara.&#8221; Pak koh\u00eb ka kaluar prej vargsulmeve terroriste n\u00eb kryeqytetin (bot\u00ebror) francez. 13 [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":135,"featured_media":9769,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1697,1698],"ppma_author":[162],"class_list":["post-4706","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-ndryshimet-klimatike","tag-paris"],"authors":[{"term_id":162,"user_id":135,"is_guest":0,"slug":"lander-islami","display_name":"Land\u00ebr Islami","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/032f9b2fb6392799213ec8274e93118eb16c60be8255d84bdaba5fc536209fd6?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Islami","first_name":"Land\u00ebr","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4706","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/135"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4706"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4706\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9770,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4706\/revisions\/9770"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9769"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4706"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4706"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4706"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4706"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}