{"id":4727,"date":"2021-05-17T12:41:46","date_gmt":"2021-05-17T10:41:46","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4727"},"modified":"2025-01-17T12:42:34","modified_gmt":"2025-01-17T10:42:34","slug":"nje-udhezues-praktik-per-boten-qe-po-ndryshon-pjesa-ii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/nje-udhezues-praktik-per-boten-qe-po-ndryshon-pjesa-ii\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb udh\u00ebzues praktik p\u00ebr bot\u00ebn q\u00eb po ndryshon (pjesa II)"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><strong><em>Ndarja e bot\u00ebs n\u00eb rajone<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb seksionin e dyt\u00eb Has analizon rajonet kryesore t\u00eb bot\u00ebs duke p\u00ebrfshir\u00eb gjasht\u00eb sosh: Evrop\u00ebn, Azin\u00eb Lindore &amp; Paq\u00ebsorin, Azin\u00eb Jugore, Lindjen e Mesme, Afrik\u00ebn sub-Sahariane dhe Kontinentin Amerikan. N\u00eb trajtimin e secilit nga k\u00ebto rajone ai kryesisht fokusohet \u2013 n\u00eb form\u00eb t\u00eb kondensuar \u2013 n\u00eb aspektet historike t\u00eb rajonit, zhvillimin ekonomik e sfidat politike, konstelacionet gjeopolitike, potencialin e k\u00ebtyre shteteve p\u00ebr ndikim si dhe perspektiv\u00ebn drejt\u00eb s\u00eb ardhmes p\u00ebr secilin rajon. Ai konstaton se \u201cp\u00ebrderisa Evropa ka z\u00ebn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shekullit XX-t\u00eb, ka shum\u00eb pak t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb shtetet e k\u00ebtij rajoni do t\u00eb ken\u00eb rolin kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull\u201d.Azia Jugore dhe Paq\u00ebsori do t\u00eb jet\u00eb rajoni m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebtij shekulli, ku roli i \u201cKin\u00ebs dhe f\u00eb uqive tjera rajonale si Japonia dhe Koreja Jugore, do jet\u00eb vendimtar\u201d.<\/p>\n<p>Religjioni konsiderohet si nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb luaj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb dinamikat e shum\u00eb prej k\u00ebtyre rajoneve. Element tjet\u00ebr me ndikim n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim parashihet t\u00eb jen\u00eb edhe ndryshimet demografike. Disa rajone, si Evropa dhe Azia Lindore, jan\u00eb duke u p\u00ebrballur me \u201cngecje demografike\u201d, konstaton autori. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, rajonet tjera, si Afrika sub-Sahariane dhe Azia Jugore, kan\u00eb rritje t\u00eb madhe t\u00eb popullsis\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, shp\u00ebrndarja moshore p\u00ebrgjat\u00eb shteteve \u00ebsht\u00eb e pabarabart\u00eb. N\u00eb disa shtete, shumica e t\u00eb cilave shtrihen n\u00eb Afrik\u00eb, \u201cm\u00eb shum\u00eb se 40% e popullsis\u00eb s\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb n\u00ebn mosh\u00ebn 15 vje\u00e7are dhe vet\u00ebm 3% e popullat\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbi mosh\u00ebn 60 vje\u00e7\u201d. Mosha e re e popullsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend, n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb, mund t\u00eb duket si potencial dhe burim i fuqis\u00eb s\u00eb shtetit. Dhe n\u00eb fakt, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, ashtu edhe \u00ebsht\u00eb. Mir\u00ebpo, kur shteti nuk e ka zhvillimin ekonomik t\u00eb duhur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb e v\u00eb n\u00ebn presion shtetin q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb kushte sa i p\u00ebrket shkollimit dhe pun\u00ebsimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb popullsi.P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsyeje ndodh jo rrall\u00eb q\u00eb ky potencial i fuqis\u00eb fare leht\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr vendin. Kurse n\u00eb Azi m\u00eb pak se \u201c25% e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn 15 vje\u00e7 dhe rreth 10% \u00ebsht\u00eb mbi 65 vje\u00e7\u201d. Kjo e rrit barr\u00ebn p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb mosh\u00eb adekuate p\u00ebr t\u00eb punuar dhe mbi shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sepse personat e moshuar k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore dhe p\u00ebrkujdesje.<\/p>\n<p><strong><em>Epoka globale dhe sfidat e globalizmit<\/em><\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr ndikimit q\u00eb ka n\u00eb sistemin nd\u00ebrkomb\u00ebtar rivaliteti n\u00eb mes t\u00eb superfuqive q\u00eb e dominojn\u00eb at\u00eb,si\u00e7 jan\u00eb ShBA-ja dhe Kina, Has nuk mendon se epoka n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po hyjm\u00eb do t\u00eb karakterizohet nga nj\u00eb gar\u00eb n\u00eb mes k\u00ebtyre dy shteteve. Ai beson dhe provon t\u00eb argumentoj\u00eb me kok\u00ebfort\u00ebsi se \u201cglobalizmi do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb epok\u00ebn q\u00eb po vjen\u201d. Nj\u00eb konstatim i till\u00eb edhe pritej n\u00ebse merret n\u00eb konsiderat\u00eb prizmi teorik Liberal p\u00ebrmes s\u00eb cilit autori i deshifron realitetet e politik\u00ebs globale.<\/p>\n<p>Has e definon globalizmin si di\u00e7ka q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u201crrjedhat, shpesh t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb shkall\u00eb dhe t\u00eb shpejta n\u00eb l\u00ebvizje, t\u00eb pothuajse gjith\u00e7kaje q\u00eb ju mund t\u00eb mendoni duke filluar nga njer\u00ebzit, posta elektronike deri tek viruset dhe dyoksidii karbonit, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe p\u00ebrtej kufijve\u201d. Por, ai nuk le pa p\u00ebrmendur edhe kontradiktat dhe sfidat q\u00eb e shoq\u00ebrojn\u00eb globalizmin. Sipas tij, ai n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe \u201ci mir\u00eb dhe i keq. Benin dhe malinj\u00eb. N\u00eb disa aspekte, globalizmi \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb shtetet do t\u00eb donin ta p\u00ebrqafonin, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr do t\u00eb donin edhe ta drejtonin\u201d.<\/p>\n<p>Pjesa e par\u00eb e k\u00ebtij seksioni i kushtohet globalizmit, nd\u00ebrsa kapitujt pasues i dedikohen manifestimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb tij q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb: terrorizmin, p\u00ebrhapjen nukleare, ndryshimet klimatike, migrimin, hap\u00ebsir\u00ebn kibernetike, sh\u00ebndetin publik, tregtin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00e7\u00ebshtjet monetare dhe zhvillimin. \u00c7do kapitull analizon, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike,secil\u00ebn nga k\u00ebto trajta t\u00eb globalizmit duke u fokusuar n\u00eb shkaqet, pasojat dhe duke u marr\u00eb edhe me opsionet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb shteteve p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb.<\/p>\n<p>Autori n\u00ebnvizon, me t\u00eb drejt\u00eb, shum\u00eb trende pozitive q\u00eb jan\u00eb rezultat i nj\u00eb bote t\u00eb globalizuar dhe t\u00eb cilat kan\u00eb luajtur rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb, p\u00ebr shembull, uljen e numrit t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb nivel global q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri ekstreme. Megjithat\u00eb, Has pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs ia dedikon zhvillimeve m\u00eb t\u00eb zymta q\u00eb jan\u00eb aktualisht karakteristik\u00eb e zhvillimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare si: erozioni i mb\u00ebshtetjes p\u00ebr institucionet demokratike, rritja e pabarazis\u00eb globale dhe shpejt\u00ebsia e shp\u00ebrndarjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh se libri \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb shtyp para fillimit t\u00eb pandemis\u00eb, Has nuk p\u00ebrmend askund efektet e virusit Covid-19. Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb nga kapitujt e librit, edhe pse sip\u00ebrfaq\u00ebsisht, sjell n\u00eb pah rreziqet q\u00eb mund t\u00eb shkaktoheshin nga nj\u00eb pandemi globale duke e n\u00ebnvizuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb jetike q\u00eb ka bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb ofrimin e p\u00ebrgjigjes adekuate kundrejt k\u00ebrc\u00ebnimeve globale q\u00eb i tejkalojn\u00eb kufijt\u00eb dhe, rrjedhimisht, nuk mund te gjejn\u00eb zgjidhje brendashtet\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong><em>Rendi anarkik<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e kat\u00ebrt dhe t\u00eb fundit t\u00eb librit Has trajton \u201crendin\u201d dhe \u201c\u00e7rregullimin\u201d nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Kjo, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb edhe pjesa m\u00eb intriguese dhe kontradiktore e k\u00ebtij libri. Sipas autorit \u201crendi synon t\u00eb pasqyroj\u00eb shkall\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ekzistojn\u00eb rregulla t\u00eb pranuara gjer\u00ebsisht t\u00eb cilat qart\u00ebsojn\u00eb modalitetet se si duhet t\u00eb udh\u00ebhiqen marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nivelin n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ekziston nj\u00eb \u2018ekuilib\u00ebr fuqie\u2019 p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur ato rregulla, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt nuk pajtohen me to t\u00eb mos tundohen t\u2019i shkelin, ose n\u00ebse e provojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb\u201d. Elementi kryesor i rendit, argumenton tutje Has, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cekuilib\u00ebr i q\u00ebndruesh\u00ebm\u201d, dhe jo thjesht\u00eb shpresa e pabazuar se aktor\u00ebt do udh\u00ebhiqen nga \u201cparime etike\u201d apo nga \u201ce drejta\u201d dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, n\u00eb form\u00eb t\u00eb vet\u00ebkuptueshme, do t\u00eb shfaqin \u201cvet\u00ebp\u00ebrmbajtje\u201d nga sjelljet destruktive q\u00eb cenon \u201cekuilibrin e fuqis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Derisa studiuesit q\u00eb priren t\u00eb interpretojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga prizmi i teoris\u00eb Realiste e n\u00ebnvizojn\u00eb \u00e7do her\u00eb relevanc\u00ebn e shtetit si aktori thelb\u00ebsor, Has e thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb jo rrall\u00eb kan\u00eb edhe aktor\u00ebt tjer\u00eb si:\u201corganizatat joqeveritare, korporatat e ndryshme, mediat, religjionet apo edhe rrjetet e organizatave terroriste\u201d. Sidoqoft\u00eb, ai nuk \u00ebsht\u00eb se pajtohet \u00e7do her\u00eb me faktin se roli i organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb politik\u00ebn globale \u00ebsht\u00eb relevant. Sipas tij, \u201cKombet e Bashkuara, si nj\u00eb nga organizatat me t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme globale, kan\u00eb shum\u00eb pak ndikim n\u00eb rendin nd\u00ebrkomb\u00ebtar sepse an\u00ebtar\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm \u2013 q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pes\u00ebshen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit \u2013 duke mbrojtur para s\u00eb gjithash interesat e tyre komb\u00ebtare, shum\u00eb rrall\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb pajtohen sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjeve jetike\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst Has, duke cituar librin \u201cShoq\u00ebria Anarkike\u201d (<a href=\"https:\/\/www.amazon.com\/Anarchical-Society-Andrew-Hurrell\/dp\/0231127634\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">The Anarchical Society<\/a>) t\u00eb autorit t\u00eb tij t\u00eb preferuar, Hedli Bull [<a href=\"https:\/\/www.britannica.com\/biography\/Hedley-Bull\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Hedley Bull<\/a>], konstaton se ne jetojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201csistem nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, se sa n\u00eb nj\u00eb \u201cshoq\u00ebri nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d. Ky konstatim i Has mb\u00ebshtetet edhe nga interpretimi Realist i Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ekziston e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ka edhe gjykata nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat rregullojn\u00eb shum\u00eb aspekte t\u00eb sjelljes t\u00eb shteteve, por k\u00ebto elemente e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u2019i ndalojn\u00eb apo detyrojn\u00eb shtetet q\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, kur k\u00ebto t\u00eb fundit e shohin t\u00eb arsyeshme q\u00eb nj\u00eb sjellje apo veprim i caktuar \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me interesat e tyre nacionale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, mund t\u00eb sjellim n\u00eb kujtes\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb njohur p\u00ebr ne. Edhe pse\u00a0<a href=\"https:\/\/www.icj-cij.org\/en\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb<\/a>\u00a0n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2010 kishte\u00a0<a href=\"https:\/\/www.icj-cij.org\/en\/case\/141\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">konstatuar<\/a>\u00a0se \u201cdeklarata e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk e kishte shkelur t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, nj\u00eb vendim i till\u00eb nuk ndikoi q\u00eb shtete si Serbia t\u00eb njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, edhe pse ky i fundit ishte shteti q\u00eb vet\u00eb kishte ndikuar inicimin e ngritjes s\u00eb rastit n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Has t\u00ebrheq v\u00ebrejtjen se \u201crendi n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje natyrale\u201d dhe nuk shfaqet ashtu papritur dhe vetvetiu andaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, as nuk mund t\u00eb mir\u00ebmbahet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb rend nd\u00ebrkomb\u00ebtar funksional do t\u00eb duhej nj\u00eb angazhim dhe vendosm\u00ebri e vazhdueshme nga shtetet n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb \u201cl\u00ebn\u00eb anash divergjencat mes tyre dhe t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb identifikimin e elementeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, n\u00eb p\u00ebrpjekjen permanente p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e atij rendi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, do t\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb krijohej nj\u00eb rend nd\u00ebrkomb\u00ebtar i \u201cavancuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjet rrethanave dhe zhvillimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, vazhdon Has. Mir\u00ebpo, n\u00eb dekadat e fundit kan\u00eb ndodhur shum\u00eb zhvillime q\u00eb po e cenojn\u00eb rendin e deritanish\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb \u00ebsht\u00eb i zbatuesh\u00ebm s\u00eb paku q\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Has v\u00eb n\u00eb pah se \u201crritja e fuqis\u00eb s\u00eb Kin\u00ebs, rikthimi i sentimentit nacionalist n\u00eb shum\u00eb shtete, krizat dhe problemet q\u00eb ka shkaktuar globalizmi nd\u00ebr vite, e ka b\u00ebr\u00eb \u2018riformatimin\u2019 e rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar nj\u00eb domosdoshm\u00ebri t\u00eb pashmangshme\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Has e p\u00ebrfundon librin e tij m\u00eb nj\u00eb lutje q\u00eb lidershipi i ri i ShBA-s\u00eb, t\u00eb marr\u00eb rolin kryesor p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb form\u00eb dhe p\u00ebrmbajtje nj\u00eb rendi t\u00eb ri nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur t\u00ebk\u00ebtij shekulli.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb konluduar, vler\u00ebsimi i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr librin nga ish Sekretarja e Shtetit, Medlin Ollbrajt [Madeleine Albright] \u2013 i cili shfaq\u00ebt edhe n\u00eb ballin\u00eb \u2013 se \u201cky tekst shpjegon se si funksionon bota n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, si po ndryshon dhe pse kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi&#8230;\u201d, \u00ebsht\u00eb mendim elokuent dhe mjaft dashamir\u00ebs i b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb mike e autorit. Megjithat\u00eb, ky lib\u00ebr \u2013 n\u00eb form\u00ebn si jan\u00eb ndar\u00eb seksionet, si jan\u00eb shtruar argumentet dhe analizuar faktet dhe rastet e ve\u00e7anta \u2013 p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tekst interesant q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si hyrje e mir\u00eb p\u00ebr rishtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb interes dhe vullnet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fush\u00eb t\u00eb dij\u00ebs. Megjithat\u00eb, mund t\u00eb konstatohet se teksti \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, n\u00eb disa raste sip\u00ebrfaq\u00ebsor dhe tejet konvencional q\u00eb t\u00eb ngjall\u00eb interesimin dhe k\u00ebrsh\u00ebrin\u00eb e atyre q\u00eb e studiojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb n\u00eb baza m\u00eb profesionale.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndarja e bot\u00ebs n\u00eb rajone N\u00eb seksionin e dyt\u00eb Has analizon rajonet kryesore t\u00eb bot\u00ebs duke p\u00ebrfshir\u00eb gjasht\u00eb sosh: Evrop\u00ebn, Azin\u00eb Lindore &amp; Paq\u00ebsorin, Azin\u00eb Jugore, Lindjen e Mesme, Afrik\u00ebn sub-Sahariane dhe Kontinentin Amerikan. N\u00eb trajtimin e secilit nga k\u00ebto rajone ai kryesisht fokusohet \u2013 n\u00eb form\u00eb t\u00eb kondensuar \u2013 n\u00eb aspektet historike t\u00eb rajonit, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":402,"featured_media":12261,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1322,1169],"ppma_author":[688],"class_list":["post-4727","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-kritike","tag-libri"],"authors":[{"term_id":688,"user_id":402,"is_guest":0,"slug":"alfred-marleku","display_name":"Alfred Marleku","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/IMG_0067-min-scaled-1-e1725456797811.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/IMG_0067-min-scaled-1-e1725456797811.jpg"},"user_url":"","last_name":"Marleku","first_name":"Alfred","description":"Alfred Marleku ka p\u00ebrfunduar studimet bachelor, master dhe ato t\u00eb doktorat\u00ebs n\u00eb shkenca politike. Aktualisht \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Kolegjin \u201cUBT\u201d, Fakultetin e Shkencave Politike.\r\n\r\nP\u00ebr shum\u00eb vjet ka punuar si menaxher i projekteve t\u00eb ndryshme t\u00eb financuara nga Komisioni Evropian, USAID-i, Ambasada Amerikane etj., t\u00eb cilat fokusohen, kryesisht, n\u00eb reformat e arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebrkim dhe zhvillim (R&amp;D); kthimin e trurit; zhvillimin e plan-programeve n\u00eb harmoni me nevojat e tregut etj. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb i angazhuar edhe n\u00eb sektorin publik si k\u00ebshilltar politik n\u00eb fush\u00ebn e bashk\u00ebpunimit juridik nd\u00ebrkomb\u00ebtar."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4727","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/402"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4727"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4727\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12265,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4727\/revisions\/12265"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12261"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4727"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4727"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4727"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4727"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}