{"id":4799,"date":"2021-02-05T12:30:21","date_gmt":"2021-02-05T10:30:21","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4799"},"modified":"2025-01-17T12:32:41","modified_gmt":"2025-01-17T10:32:41","slug":"nje-gje-rreth-oratorise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/nje-gje-rreth-oratorise\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb gj\u00eb rreth Oratoris\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Sipas nj\u00eb deklarate t\u00eb Trump-it, gjat\u00eb paraqitjeve publike p\u00ebr t\u00eb adresuar situat\u00ebn e pandemis\u00eb ai thot\u00eb: \u201cWe have it totally under control. It\u2019s one person coming in from China. It\u2019s going to be just fine.\u201d (E kemi situat\u00ebn plot\u00ebsisht n\u00ebn kontroll. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb person t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb vjen nga Kina. Gjith\u00e7ka do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rregull).<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb kohe, diku n\u00eb Australi, n\u00eb nj\u00eb postim individual t\u00eb rastit, i cili arrin t\u00eb shp\u00ebrndahet me \u201cshpejt\u00ebsi t\u00eb drit\u00ebs\u201d n\u00eb rrjete sociale, paraqet tri vajza \u2013 dy nga t\u00eb cilat n\u00eb fillimin nisin ta ngacmojn\u00eb verbalisht t\u00eb tret\u00ebn e cila n\u00eb dukje \u00ebsht\u00eb aziatike. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb incidenti eskalon n\u00eb kontakt fizik (shihen duke e shtyr\u00eb me duar vajz\u00ebn aziatike) duke e akuzuar se \u2018lloji i saj\u2019 e solli Corona-virusin.<\/p>\n<p>Me zgjerimin e ndikimit t\u00eb virusit, kan\u00eb vijuar deklarata publike t\u00eb tjera si: \u201cLooks like by April, you know in theory when it gets a little warmer, it miraculously goes away\u201d (Si\u00e7 duket deri n\u00eb Prill, e dim\u00eb teorikisht q\u00eb fillon t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb ngroht\u00eb, mrekullisht do t\u00eb largohet tutje), apo \u201cI think that\u2019s a problem that\u2019s going to go away\u2026 They have studied it. They know very much. In fact we\u2019re very close to a vaccine.\u201d (Mendoj q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb do t\u00eb largohet&#8230; e kan\u00eb studiuar. Tashm\u00eb din\u00eb mjaftuesh\u00ebm. N\u00eb fakt jemi shum\u00eb af\u00ebr vaksin\u00ebs.\u201d Dhe p\u00ebrfundimisht n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb kur pati deklaruar q\u00eb \u201cthe end of the pandemic is in sight\u201d (fundi i pandemis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb horizont), gjat\u00eb po asaj mbr\u00ebmje publikoi n\u00eb Twitter q\u00eb ai edhe bashk\u00ebshortja jan\u00eb testuar pozitiv me Covid 19-t\u00eb (BBC, 02 Oct 2020).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pas dinamikave politike n\u00eb SHBA, me konsistenc\u00ebn e vetme globale \u2013 pandemin\u00eb, kur shfaqet Joe Biden, nj\u00eb nd\u00ebr deklaratat e tij t\u00eb para rreth menaxhimit t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar me pandemin\u00eb, shkruan n\u00eb faqen e tij zyrtare n\u00eb Facebook: \u201cMy administration will move Heaven and Earth to: Allow more people to get vaccinated; Create more spaces for them to get vaccinated; Mobilize more medical teams to get shots in arms; Increase vaccine supply and get it out the door as soon as possible\u201d (Administrata ime do ta l\u00ebviz\u00eb Qiellin dhe Tok\u00ebn p\u00ebr t\u00eb: t\u00eb lejoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb vaksinohen; t\u00eb mobilizoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb ekipe t\u00eb ken\u00eb duar t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dhe vaksinuar; t\u00eb rris\u00eb furnizimin me vaksina dhe t\u2019i shp\u00ebrndaj\u00eb ato sa m\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur).<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr ilustrim, p\u00ebrve\u00e7se e kemi nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me dy q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme \u2013 k\u00ebto q\u00ebndrime i dallon fundamentalisht m\u00ebnyra e shprehjes s\u00eb tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dallim konsiston ndryshimi q\u00eb e b\u00ebn nj\u00eb njeri lider m\u00eb efektiv se nj\u00eb tjet\u00ebr \u2013 shkatht\u00ebsia e oratoris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tentimin e Trumpit p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuar situat\u00ebn dhe p\u00ebr ta sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb si t\u00eb menaxhueshme para publikut \u2013 duket sikur vet\u00ebm i ka ndjell\u00eb disa emocione negative tek nj\u00eb grup q\u00eb \u00ebsht\u00eb revoltuar kundrejt q\u00ebndrimeve t\u00eb tij, si dhe nj\u00eb grupi tjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb dukje e ka marr\u00eb mesazhin me fokus te pjesa gjykuese: \u201cone person coming from China\u201d (nj\u00eb person q\u00eb vjen nga Kina)&#8230; gjithsesi jo relevante n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Tek rasti i Biden me metafor\u00ebn kolosale \u201cwill move Heaven and Earth\u201d (do ta l\u00ebvizim Qiellin dhe Tok\u00ebn) q\u00eb shfaq\u00eb motive t\u00eb \u201cmbinjeriut\u201d por q\u00eb n\u00ebnkupton shfryt\u00ebzimin e t\u00eb gjitha mjeteve p\u00ebr t\u2019u arritur ajo q\u00eb p\u00ebr momentin perceptohet si e pamundur \u2013 p\u00ebr t\u00eb arritur rezultatin e d\u00ebshiruar. Si fjali e ngjitur n\u00eb vet\u00ebdijen kolektive e cila sh\u00ebrben si motiv n\u00eb shum\u00eb raste filmike dhe artistike poashtu &#8211;\u00a0 nxit\u00eb emocione pozitive duke frym\u00ebzuar shpres\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo pra \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb aspekt fundamental i oratoris\u00eb \u2013 aft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019ia ndryshuar tjetrit emocionet. Kur nj\u00eb president i qaset nj\u00eb audience me\u00a0fjal\u00ebt: \u201cWe can do it\u201d (Mund ta b\u00ebjm\u00eb) e nxit\u00eb d\u00ebshir\u00ebn n\u00eb at\u00eb moment, besimin dhe motivimin e mas\u00ebs p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur n\u00eb at\u00eb drejtim. Kur i thuhet: \u201cWe will try\u201d (Do t\u2019mundohemi), megjithat\u00eb i nj\u00ebjti person me fjalin\u00eb tjet\u00ebr \u2013 e p\u00ebrcjell\u00eb nj\u00eb inercion gjysmak, q\u00eb l\u00eb vend p\u00ebr pritje t\u00eb nj\u00eb rasti m\u00eb t\u00eb volitsh\u00ebm \u2013 sepse si duket k\u00ebsaj here (p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo arsye t\u00eb jet\u00eb) nuk paskemi mund\u00ebsi t\u00eb ia dalim \u2013 mjaftuesh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast personi q\u00eb flet, p\u00ebrve\u00e7se bart nj\u00eb informacion tek d\u00ebgjuesit, poashtu bart edhe nj\u00eb bindje \u2013 prandaj pjes\u00eb e nj\u00eb oratorie t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb manifestimi i vet\u00ebbesimit (n\u00eb fjal\u00eb dhe gjuh\u00eb trupore). Nj\u00eb orator i mir\u00eb e ka n\u00ebn kontroll dhe koordinim konstant fjal\u00ebt dhe sjelljen e tij\/saj \u2013 sepse sigurisht edhe po t\u00eb na thot\u00eb dikush q\u00eb \u201cwe can do it\u201d (mund ta b\u00ebjm\u00eb) por n\u00eb at\u00eb moment e ul\u00eb shikimin, i dob\u00ebsohet toni i z\u00ebrit dhe duket sikur i ulen shpatullat teposht\u00eb \u2013 na p\u00ebr\u00e7ohet mesazhi kontradiktor (personi po thot\u00eb di\u00e7ka t\u00eb cil\u00ebn s\u2019e beson vet; po na thot\u00eb di\u00e7ka t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb).<\/p>\n<p>Historia e presidenc\u00ebs amerikane na tregon se oratoria \u00ebsht\u00eb prej shkatht\u00ebsive \u201cpar excellence\u201d q\u00eb duhet t\u2019i posedoj\u00eb nj\u00eb kandidat i suksessh\u00ebm. Disa nga mjesht\u00ebrit e k\u00ebsaj fushe t\u00eb demonstruar kan\u00eb qen\u00eb: R. Regan, H. Truman, A. Lincoln, F. Roosevelt, B. Clinton, B. Obama, (Qualities of a Great President).<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb oratoria ka edhe kompetenca t\u00eb tjera pa t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb. Elokuenca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej tyre \u2013 q\u00eb inkorporon n\u00eb vete disa tipare si rrjedhshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb folur, p\u00ebrdorimin e figurave retorike t\u00eb cilat e pasurojn\u00eb krahasimin dhe ndikojn\u00eb n\u00eb krijimin e bindjes, t\u00eb folurit m\u00eb nj\u00eb \u201cton elegant\u201d q\u00eb ka aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb bart\u00eb emocione t\u00eb forta \u201cpa u thyer\u201d dhe rrjedhimisht t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb emocionet e d\u00ebgjuesve.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sigurisht amerikan\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr fuqin\u00eb e k\u00ebtyre kualiteteve por nuk e kan\u00eb shpikur oratorin\u00eb. Si n\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb regjistruar n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit ashtu si\u00e7 e kemi t\u00eb prezantuar, oratoria \u00ebsht\u00eb prezantuar si shkatht\u00ebsi e lavd\u00ebruar n\u00eb Greqin\u00eb e Lasht\u00eb.<\/p>\n<p>Disa shekuj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb Britani, kur kryeministri Sir Winston Churchill po udh\u00ebhiqte gjat\u00eb Luft\u00eb s\u00eb II Bot\u00ebrore, i ndodhi q\u00eb n\u00eb vitin 1953 t\u00eb merrte \u00e7mimin Nobel n\u00eb Let\u00ebrsi p\u00ebr \u201carritjen e mjesht\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrshkrimin e materialeve historike dhe biografike si dhe p\u00ebr oratorin\u00eb brilante n\u00eb mbrojtjen e vlerave njer\u00ebzore\u201d. Nga Churchili sot na kan\u00eb mbetur pes\u00eb principet e t\u00eb folurit bind\u00ebs &#8211;\u00a0 t\u00eb derivuara nga studimet e tij n\u00eb shkrimet e Grek\u00ebve t\u00eb lasht\u00eb: 1) Preciziteti, 2) Tempoja dhe Ritmi, 3) Akumulimi i Argumenteve dhe 4) Analogjia, bile thot\u00eb p\u00ebr analogjin\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb mir\u00eb nj\u00eb analogji arrin ta qart\u00ebsoj\u00eb at\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim duket e paqart\u00eb, e mjegullt dhe t\u00eb huaj\u00ebn e b\u00ebn t\u00eb duket m\u00eb e njohur dhe mund t\u00eb fitoj\u00eb mbi nj\u00eb argument teknikisht m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb. Si dhe 5) Ekstravaganca me t\u00eb cil\u00ebn sqarohet procesi se si emocionet e fol\u00ebsit dhe t\u00eb d\u00ebgjuesit zgjohen ose nxiten nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe nj\u00eb shprehje duhet t\u00eb gjendet q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb po e ndjejn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, sot duke i ditur mjetet dhe si \u00e7do shkatht\u00ebsi \u2013 jemi ne ata q\u00eb ia japin orientimin se si dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb e p\u00ebrdorim. Do t\u00eb shtoja k\u00ebtu edhe kontekstin dhe kredibilitetin e fol\u00ebsit nga perspektiva e kontributit q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb \u2013 pik\u00eb s\u00eb pari, nj\u00eb fol\u00ebsit t\u00eb mir\u00eb a ia njohim historin\u00eb e karrier\u00ebs dhe a na duket ajo mjaftuesh\u00ebm kredibile sa p\u00ebr t\u2019ia d\u00ebgjuar \u201cfjal\u00ebt e bukura\u201d?<\/p>\n<p>Ka pasur raste n\u00eb histori, kur orator\u00ebt, duke shfryt\u00ebzuar p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb e aft\u00ebsis\u00eb oratorike kan\u00eb manipuluar masat drejt bindjeve t\u00eb tyre. T\u00eb flasim p\u00ebr rastin e Hitlerit \u2013 i cili me gjith\u00eb paradoksin e rastit t\u00eb tij, vler\u00ebsohet si nj\u00eb nd\u00ebr lider\u00ebt me\u00a0oratori t\u00eb shk\u00eblqyer. Por, aft\u00ebsit\u00eb e tija bind\u00ebse lidheshin dhe me kontekstin n\u00eb t\u00eb cilin ai operoi, dhe sipas nj\u00eb analize pse njer\u00ebzit \u201cu dashuruan n\u00eb fjal\u00ebt e tij\u201d pati nj\u00eb konkludim (Business Insider, Amanda Macias, 2015) q\u00eb \u201cnjer\u00ebzit kishin vullnetin ta ndjekin, sepse ai dukej sikur i kishte t\u00eb gjitha p\u00ebrgjigjet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike\u201d. Sipas bindjeve t\u00eb tij t\u00eb reflektuara n\u00eb \u201cMain Kampf\u201d thot\u00eb: \u201ce di q\u00eb njer\u00ebzit fitohen m\u00eb pak nga fjala e shkruar sesa nga fjala e th\u00ebn\u00eb, sepse secila l\u00ebvizje e madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb ia ka borxh zhvillimin e saj orator\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj dhe jo shkrimtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj\u201d. Disa nga pikat e forta t\u00eb identifikuara nga studiuesja e oratoris\u00eb s\u00eb tij, Amanda Macias n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull e p\u00ebrmend z\u00ebrin e tij (tonin e z\u00ebrit, ritmin), animacionet (l\u00ebvizjet dhe gjuh\u00ebn trupore q\u00eb e ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrcjelljes s\u00eb mesazhit) duke aluduar q\u00eb \u201csyt\u00eb e tij\u201d kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nj\u00eb bindje t\u00eb ftoht\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb disa raste e konsideruar si \u201cshenj\u00eb e nj\u00eb vet\u00ebbesimi t\u00eb madh\u201d. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb tij politike dikur ishte nj\u00eb njeri \u201cme duar n\u00eb xhepa\u201d i cili me vete bartte fjal\u00ebn e folur \u2013 ku kishte nisur nga disa takime \u201cn\u00ebntok\u00ebsore\u201d n\u00eb at\u00eb q\u00eb dikur u b\u00eb partia m\u00eb e madhe n\u00eb Gjermani. Ai e kishte vendosur oratorin\u00eb e tij n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimit ekonomik kur masat d\u00ebgjonin \u201cat\u00eb q\u00eb kishin nevoj\u00eb\u201d e cila m\u00eb von\u00eb ishte par\u00eb t\u00eb mbetej n\u00eb nj\u00eb prej bindjeve t\u00eb masave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb historin\u00eb bashk\u00ebkohore.<\/p>\n<p>Karakteristik\u00eb n\u00eb rastet e krizave ekonomike dhe sociale \u00ebsht\u00eb q\u00eb masat nuk e kan\u00eb energjin\u00eb, mund\u00ebsin\u00eb dhe d\u00ebshir\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin mendimin kritik p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar argumentet dhe historikun e fol\u00ebsit \u2013 duke r\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu pre e fjal\u00ebs s\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb nxit\u00eb shpres\u00eb. Sidoqoft\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me demagogjin\u00eb \u2013 k\u00ebrkimin e mb\u00ebshtetjes duke u thirrur n\u00eb d\u00ebshirat dhe paragjykimet e mas\u00ebs n\u00eb vend se t\u00eb p\u00ebrdoret argumenti racional.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens, ne kemi tendenca t\u00eb \u201cruhemi\u201d n\u00eb fillim nga ata q\u00eb i perceptojm\u00eb si orator\u00eb, duke p\u00ebrcjell\u00eb aktivitetin e tyre t\u00eb t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb konkluzion se ajo q\u00eb po e flasin ka mb\u00ebshtetje reale apo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm rast i demagogjis\u00eb i cili n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq i orienton masat drejt humner\u00ebs.<\/p>\n<p>Oratoria \u201cn\u00eb minitaur\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb e pranishme edhe n\u00eb aktivitetet sociale, nd\u00ebrpersonale etj. N\u00eb nj\u00eb takim romantik personi oratorik \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb favorshme t\u00eb perceptohet si i\/e p\u00eblqyesh\u00ebm, dhe me rrezik n\u00ebse nuk i korrespondon sjellja\/veprat me fjal\u00ebt, t\u00eb identifikohet si i\/e demagog. Ngjash\u00ebm duket sikur e kemi nj\u00eb busull t\u00eb brendshme t\u00eb vler\u00ebsimit mes admirimit dhe p\u00ebr\u00e7mimit t\u00eb atyre roleve n\u00eb jet\u00eb kur e kemi udh\u00ebheq\u00ebsen oratore t\u00eb mir\u00eb, ose p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i komunitetit \u00ebsht\u00eb orator i mir\u00eb, etj., duke sh\u00ebnuar k\u00ebshtu momente kur fjala ndikon bot\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb varg\u00ebzimin e ngjarjeve n\u00ebp\u00ebr historin\u00eb e fjalimeve madh\u00ebshtore kemi nuanca t\u00eb ndryshme n\u00eb q\u00ebndrimin\u00a0dhe kontekstin q\u00eb kan\u00eb hapur shtigjet e ndryshimeve sociale. N\u00eb filma kemi ilustrime t\u00eb panum\u00ebrta t\u00eb k\u00ebsaj fryme, si p.sh., n\u00eb rastin e kryengritjes s\u00eb skllev\u00ebrve n\u00eb perandorin\u00eb Romake, ku sipas filmit\u00a0<em>Spartacus<\/em>\u00a0(1960), pas nj\u00eb dueli \u201ct\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm\u201d q\u00eb p\u00ebrfundon n\u00eb fitore t\u00eb tij, masat e skllev\u00ebrve t\u00eb liruar fillojn\u00eb t\u00eb thyejn\u00eb dhe grabisin n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb orientimi t\u00eb organizuar n\u00eb liri. At\u00ebher\u00eb Spartacus p\u00ebrmes nj\u00eb fjalimi spontan n\u00eb mesin e turm\u00ebs \u2013 si lideri legjitim i liris\u00eb, arsyeton dhe i bind ata q\u00eb t\u00eb organizohen n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje lirie p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb skllev\u00ebrit e perandoris\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb e ngjashme paraqitet edhe te\u00a0<em>Braveheart<\/em>\u00a0(1995) kur n\u00ebn rrethanat e caktuara, zem\u00ebrluani bind nj\u00eb grup burrash me s\u00ebpata \u2013 t\u00eb nisin nj\u00eb kryengritje. Ose tek filmi\u00a0<em>Elisabeth<\/em>\u00a0(1999;2007) ku ajo n\u00eb nj\u00eb paraqitje para popullit thot\u00eb: \u201cI am married to England\u201d. Dhe dedikimi i saj i thurur n\u00eb nj\u00eb varg p\u00ebrkushtimi e krijon efektin e besnik\u00ebris\u00eb s\u00eb plot\u00eb t\u00eb popullit ndaj saj.<\/p>\n<p>T\u00eb kthehemi te Churchilli, n\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb modelit t\u00eb tij oratorik nga Andrew Roberts (Churchil: Walking with Destiny, 2018), ilustron: \u201cNga t\u00eb gjitha talentet e dhuruara njer\u00ebzve, asnj\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e vlefshme sesa talenti i oratoris\u00eb. Oratori zot\u00ebron nj\u00eb fuqi m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme se ajo e nj\u00eb mbreti t\u00eb madh. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb e pavarur n\u00eb bot\u00eb. Edhe i braktisur nga partia e tij, i tradhtuar nga miqt\u00eb, i larguar nga zyrat e tij, kushdo q\u00eb mund ta komandoj\u00eb k\u00ebt\u00eb fuqi \u00ebsht\u00eb ende mahnit\u00ebs\u2026 saq\u00eb edhe nj\u00eb takim me qytetar\u00eb t\u00eb vdekur, t\u00eb mbrojtur nga cinizmi i k\u00ebtyre dit\u00ebve prozaike, nuk mund t\u2019i rezistojn\u00eb influenc\u00ebs s\u00eb tij. Prej nj\u00eb heshtjeje pasive, avancojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pranim hezitues, deri n\u00eb pajtimin e plot\u00eb me fol\u00ebsin\u201d.<\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb rreth oratoris\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb e b\u00ebjm\u00eb n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb dite dimri, mbi reflektimin e njer\u00ebzve q\u00eb na ndikojn\u00eb, dhe atyre q\u00eb i kemi ndikuar.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas nj\u00eb deklarate t\u00eb Trump-it, gjat\u00eb paraqitjeve publike p\u00ebr t\u00eb adresuar situat\u00ebn e pandemis\u00eb ai thot\u00eb: \u201cWe have it totally under control. It\u2019s one person coming in from China. It\u2019s going to be just fine.\u201d (E kemi situat\u00ebn plot\u00ebsisht n\u00ebn kontroll. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb person t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb vjen nga Kina. Gjith\u00e7ka do t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":93,"featured_media":12248,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2407,2406],"ppma_author":[105],"class_list":["post-4799","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-fjalime","tag-oratoria"],"authors":[{"term_id":105,"user_id":93,"is_guest":0,"slug":"qendresa-prapashtica","display_name":"Q\u00ebndresa Prapashtica","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-18.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-18.jpg"},"user_url":"","last_name":"Prapashtica","first_name":"Q\u00ebndresa","description":"Q\u00ebndresa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb psikologe klinike me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb industrin\u00eb e burimeve njer\u00ebzore. Ajo merret me publicistik\u00eb dhe shkrime letrare dhe u diplomua n\u00eb ZPTN - Qendra p\u00ebr Traumatologji dhe Traumaterapi - Niedersachen, Gjermani."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4799","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/93"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4799"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4799\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12249,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4799\/revisions\/12249"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12248"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4799"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4799"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4799"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4799"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}