{"id":4832,"date":"2020-12-30T12:44:21","date_gmt":"2020-12-30T10:44:21","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4832"},"modified":"2024-11-06T12:48:49","modified_gmt":"2024-11-06T10:48:49","slug":"quo-vadis-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/quo-vadis-ballkan\/","title":{"rendered":"Quo vadis Ballkan!?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>P\u00ebr dekada me radh\u00eb, rajoni i Ballkanit \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb udh\u00ebkryqe, konflikte, dilema e mosmarr\u00ebveshje t\u00eb lidhura me identitetin. Ngjarjet, marr\u00ebdh\u00ebniet dhe zhvillimet jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb, edhe pse mund t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb mund i madh dhe harxhuar koh\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri ose rezultat pozitiv, sakaq ndryshojn\u00eb rrethanat dhe t\u00eb tilla \u00e7\u00ebshtje vihen prap\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje. Kur kryeministrat Boyko Borissov dhe Zoran Zaev n\u00ebnshkruan m\u00eb 2017\u00a0<strong>Marr\u00ebveshjen p\u00ebr Miq\u00ebsi, Fqinj\u00ebsi t\u00eb Mir\u00eb dhe Bashk\u00ebpunim<\/strong>\u00a0nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb dhe Republik\u00ebs s\u00eb Bullgaris\u00eb, mbase s\u2019u kishte shkuar mendja q\u00eb krisjet do fillonin pas rreth tri viteve nga n\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb p\u00ebrpjekjeve pothuajse finale p\u00ebr t\u00eb hapur negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian, Sofia zyrtare doli me q\u00ebndrimin q\u00eb nuk do ta mb\u00ebshtes\u00eb bashk\u00ebngjitjen e Maqedonis\u00eb n\u00eb familjen europiane. Me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, u shkel\u00ebn dy nenet e para t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb lartp\u00ebrmendur: Neni 1, \u201cZhvillimi i raporteve mir\u00ebkuptuese n\u00eb ndjekje t\u00eb parimeve baz\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb\u201d dhe Neni 2 (1) \u201cPal\u00ebt kontraktuese duhet t\u00eb zhvillojn\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb fush\u00ebn e integrimit evropian dhe euroatlantik (\u2026). Pala bullgare duhet t\u00eb ndaj\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kriteret e k\u00ebrkuara p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian\u2026\u201d. Gjeneza e k\u00ebsaj mosmarr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb produkt i t\u00eb kaluar\u00ebs, dualizmit dhe dilemave identitare e kulturore, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira zhvillime, personalitete, perceptime e besime t\u00eb ndryshme, var\u00ebsisht se k\u00ebndv\u00ebshtrimi i cil\u00ebs pal\u00eb vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje.<\/p>\n<p><strong>Konteksti historik<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka pasur nj\u00eb shtet maqedonas q\u00eb nga koha e mbret\u00ebrve t\u00eb Maqedonis\u00eb n\u00eb shekullin e kat\u00ebrt para Krishtit. Nd\u00ebrmjet periudhave t\u00eb ndryshme historike, Maqedonia ka qen\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e Perandoris\u00eb Romake, Bizantit, perandorive mesjetare t\u00eb Bullgaris\u00eb, Serbis\u00eb dhe Perandoris\u00eb Osmane. N\u00eb periudh\u00ebn e Luft\u00ebrave Ballkanike (1912-1913) Maqedonia u aneksua nga Serbia. Pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore u b\u00eb pjes\u00eb e Mbret\u00ebris\u00eb Serbo-Kroato-Sllovene. M\u00eb 1946, Maqedonia njihet si nj\u00eb nga 6 republikat p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Maqedonasit, grupfol\u00ebs i sllavishtes, ishin klasifikuar si narod (popull), pra nj\u00eb komb i ve\u00e7ant\u00eb dhe popull p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs (konstituues) i federat\u00ebs jugosllave. Nga k\u00ebtej e tutje, ka pasuar nj\u00eb debat dhe teori q\u00eb kombi etnik maqedonas \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konstrukt jugosllav.<\/p>\n<p>Raportet ndryshuan me nd\u00ebrrimin e pushtetit n\u00eb Maqedoni dhe zotimin e kryeministrit maqedonas p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb mira me shtetin fqinj bullgar. Por, n\u00eb periudh\u00ebn gati finale t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb zgjatur t\u00eb bashk\u00ebngjitjes n\u00eb BE, Bullgaria vendosi veto ndaj Konferenc\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Nd\u00ebrqeveritare p\u00ebr bashk\u00ebngjitjen e Maqedonis\u00eb n\u00eb organizat\u00eb. Bullgaria i ka d\u00ebrguar memorandum 26 vendeve t\u00eb tjera an\u00ebtare t\u00eb organizat\u00ebs duke theksuar q\u00eb dokumentet e BE-s\u00eb duhet ta njohin faktin q\u00eb gjuha maqedonase mund t\u00eb konsiderohet si norm\u00eb e shkruar regjionale e gjuh\u00ebs bullgare. P\u00ebrpos k\u00ebsaj, Ministrja e Jashtme e Bullgaris\u00eb Ekaterina Zaharieva ka b\u00ebr\u00eb v\u00ebrejtje mbi zbatimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2017 me Maqedonin\u00eb (sipas saj, Shkupi zyrtar ka politika t\u00eb urrejtjes kundrejt Bullgaris\u00eb). Zaharievaka deklaruar q\u00eb si pal\u00eb nuk p\u00ebrzihen n\u00eb vet\u00ebp\u00ebrcaktimin e kombit maqedonas, por q\u00eb ky p\u00ebrcaktim nuk duhet t\u00eb jet\u00eb i bazuar n\u00eb urrejtje, vjedhje t\u00eb historis\u00eb dhe mohim t\u00eb Bullgaris\u00eb. I ndrysh\u00ebm ishte q\u00ebndrimi i Z\u00ebvend\u00ebskryeministrit t\u00eb Maqedonis\u00eb, Nikola Dimitrov. Sipas tij, \u00e7\u00ebshtja se kush jan\u00eb maqedonasit \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e popullit maqedonas dhe se kjo nuk duhet t\u00eb jet\u00eb parakusht p\u00ebr t\u00eb ardhmen evropiane.<\/p>\n<p><strong>Dilemat identitare: Etnia dhe gjuha<\/strong><\/p>\n<p><em>Gjuha ka r\u00ebnd\u00ebsi. S\u00eb pari \u00ebsht\u00eb roli psikologjik q\u00eb gjuha lidhet me vet\u00ebvler\u00ebsimin dhe krenarin\u00eb e grupeve dhe individ\u00ebve, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr kombet m\u00eb t\u00eb vogla (Peter Harris et al.).<\/em><\/p>\n<p><em>Maqedonia ka qen\u00eb e pushtuar nga Mbret\u00ebria Bullgare n\u00eb shekullin e n\u00ebnt\u00eb. Sipas studiuesit Dimitar Bechev, nga kjo periudh\u00eb vihen bazat e kontestimit t\u00eb nj\u00eb identiteti t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsish\u00ebm maqedonas nga ana e historian\u00ebve bullgar\u00eb. Faktor\u00eb ky\u00e7<\/em>\u00eb<em>\u00a0sipas perspektiv\u00ebs s\u00eb tyre ishin kristianizimi i Bullgaris\u00eb (864) dhe miratimi i shkrimit sllav t\u00eb zhvilluar nga prift\u00ebrinjt\u00eb Cyril dhe Metodi. Nga ana tjet\u00ebr, historian\u00ebt bashk\u00ebkohor\u00eb maqedonas mbrojn\u00eb q\u00ebndrimin q\u00eb sllavomaqedonasit e kan\u00eb ruajtur m\u00ebvet\u00ebsin\u00eb e tyre gjat\u00eb sundimit bullgar.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb maj 1945, gjuha maqedonase standardizohet si gjuh\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb sllave (jugore). Alfabeti publikohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb faqet e\u00a0<em>Nova Makedonija<\/em>.\u00a0 N\u00eb vitin 1946 pasi Kushtetuta e re jugosllave e njohu Maqedonin\u00eb si nj\u00eb nga 6 republikat p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb federat\u00ebs, \u00a0paraqitet gramatika e par\u00eb e gjuh\u00ebs maqedonase si lib\u00ebr shkollor, e shkruar nga Krume Kepeski. K\u00ebto dhe zhvillime t\u00eb tjera ishin nism\u00eb e formimit t\u00eb nj\u00eb identiteti t\u00eb shtetit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtit\u00eb kryesore nga ana bullgare jan\u00eb identitare, lidhen me gjuh\u00ebn dhe p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike. Ky problem nuk \u00ebsht\u00eb as i von\u00eb dhe as i r\u00ebndomt\u00eb. Sipas q\u00ebndrimit bullgar, gjuha maqedonase n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb bullgare ose nj\u00eb variant i saj. Mosmarr\u00ebveshja rreth m\u00ebvet\u00ebsis\u00eb dhe origjinalitetit t\u00eb gjuh\u00ebs maqedonase, \u00ebsht\u00eb goxha e vjet\u00ebr dhe sikur kjo mos t\u00eb mjaftonte, n\u00eb sken\u00eb hyjn\u00eb edhe disa personalitete t\u00eb shquara t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs apo tjetr\u00ebs kultur\u00eb.\u00a0<em>Q\u00ebndrimi bullgar n\u00eb lidhje me kombin maqedonas \u00ebsht\u00eb mohues. Sipas k\u00ebsaj teze, maqedonasit jan\u00eb etnikisht bullgar\u00eb. K\u00ebtij q\u00ebndrimi i shtohet edhe mohimi i njohjes s\u00eb pakic\u00ebs maqedonase n\u00eb Bullgari, edhe pse llogaritet q\u00eb rreth 10% e popullsis\u00eb n\u00eb Bullgari jan\u00eb maqedonas etnik\u00eb.\u00a0<\/em>Shteti i pavarur maqedonas u formua n\u00eb vitin 1991. Si\u00e7 v\u00ebren Kyril Drezov, akademik\u00ebt dhe politikan\u00ebt bullgar\u00eb e kan\u00eb pranuar emrin \u201cMaqedonia\u201d si nj\u00eb dizajnim shtet\u00ebror dhe gjeografik por e mohojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb kombi dhe gjuhe t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsishme para vitit 1944. Bullgaria ishte shteti i par\u00eb q\u00eb e njohu pavar\u00ebsin\u00eb e shtetit t\u00eb Maqedonis\u00eb m\u00eb 16 janar 1992, por sipas presidentit t\u00eb Bullgaris\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u017delju \u017delev\u201a njohja e shtetit nuk n\u00ebnkupton njohjen e kombit.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e etnogjenez\u00ebs s\u00eb maqedonasve \u00ebsht\u00eb tem\u00eb tejet e diskutuar dhe problematik\u00eb p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra. Kjo nuk ngjan vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrlikimeve q\u00eb sjellin aspektet kulturore e gjenetike, por edhe p\u00ebr shkak se n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme, mendimi publik ka anuar nga nj\u00eb teori kah tjetra, var\u00ebsisht se kush ka administruar me shtetin dhe cila etni ka mbizot\u00ebruar kulturalisht n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb maqedonase. Disa nga k\u00ebto teori jan\u00eb q\u00eb maqedonasit kan\u00eb prejardhje nga maqedonasit e vjet\u00ebr t\u00eb koh\u00ebs perandorake, prejardhje sllave dhe\/ose bullgare ose gjenez\u00eb t\u00eb p\u00ebrzier nd\u00ebrmjet maqedonasve antik\u00eb, bizantin\u00ebve, serb\u00ebve, bullgar\u00ebve dhe osman\u00ebve. Todor \u010cepreganov (drejtues p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb i Institutit Shtet\u00ebror t\u00eb Historis\u00eb) konsideron q\u00eb kodi gjenetik i maqedonasve vjen nga trash\u00ebgimia romane, trash\u00ebgimia bizantine, osmane dhe trash\u00ebgimia e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb qeverisur me territorin e Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>Teza p\u00ebr nj\u00eb trash\u00ebgimi bullgare n\u00eb kodin gjenetik t\u00eb maqedonasve ka pasur nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr shkak t\u00eb mohimit t\u00eb identitetit q\u00eb shteti fqinj ka b\u00ebr\u00eb kundrejt Maqedonis\u00eb. Koh\u00eb pas kohe, k\u00ebtij debati i kan\u00eb kontribuar zhvillimet politike. P\u00ebrfshirja e figurave t\u00eb njohura t\u00eb politik\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat nuk ka kaluar pa v\u00ebmendje e zhurm\u00eb. Ish kryeministri maqedonas Ljubco Georgievski n\u00eb vitin 2006 ka marr\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb bullgare, duke e lidhur me origjin\u00ebn bullgare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij. Pajisja e qytetar\u00ebve t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb me pasaporta t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e njohur, kjo p\u00ebr shkak t\u00eb konveniencave ekonomike. Por, identifikimi i nj\u00eb ish kryeministri \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie m\u00eb t\u00eb madhe dhe Georgievski u portretizua si bullgarofil n\u00eb publik. Madje edhe distancimi nga partia q\u00eb e ka themeluar vet\u00eb (VMRO-DPMNE) dhe themelimi i VMRO-NP \u00ebsht\u00eb konsideruar t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr arsye ideologjike. An\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb Georgievskit po ashtu njihen si bullgarofil\u00eb. Edhe zgjedhja e Nikola Dimitrov si minist\u00ebr i jasht\u00ebm n\u00eb qeverin\u00eb e par\u00eb Zaev, nuk u pa me sy t\u00eb mir\u00eb nga p\u00ebrkrah\u00ebsit e teoris\u00eb q\u00eb maqedonasit jan\u00eb etnikisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me maqedonasit antik\u00eb, kjo p\u00ebr shkak se babai i tij Dimitar Dimitrov perceptohet si intelektual bullgarofil. K\u00ebshtu, opinioni publik \u00ebsht\u00eb ende i ndar\u00eb nd\u00ebrmjet teorive t\u00eb ndryshme t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike t\u00eb popullit n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrmjet zgjidhjes dhe status quo-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrderisa jan\u00eb b\u00ebr\u00eb hapa dhe mbase l\u00ebshime nga t\u00eb dyja pal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr harmonizim dhe fuqizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe, \u00ebsht\u00eb tejet e panevojshme dhe kthim prapa rikthimi i temave t\u00eb vjetra n\u00eb tavolin\u00eb, e sidomos instrumentalizimi i tyre. Duke pasur parasysh ndjeshm\u00ebrin\u00eb publike rreth aspekteve identitare, t\u00eb tilla tema nuk duhet lejuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen burim i prishjes s\u00eb progresit t\u00eb arritur n\u00eb vitet e fundit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe. Nd\u00ebrlikimi me aspekte nga e kaluara e sidomos p\u00ebrdorimi i etnogjenez\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb hap i duhur, duke marr\u00eb parasysh bot\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb. Jo vet\u00ebm n\u00eb Ballkan, por kudo n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb popull 100% i nj\u00ebtrajtsh\u00ebm etnikisht. Sipas Ant Oberschall, nga 132 entitete t\u00eb konsideruara shtete m\u00eb 1971, vet\u00ebm 12 shtete (9%<em>)<\/em>\u00a0mund t\u00eb konsiderohen shtetkombe. Pra, insistimi p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar trajt\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb gjenetike mes dy popullsive dhe instrumentalizimi i saj nuk jan\u00eb opsione shum\u00eb t\u00eb men\u00e7ura, pasi k\u00ebshtu do t\u00eb mund t\u00eb krijohej nj\u00eb precedent p\u00ebr instrumentalizim edhe nga shtetet e tjera, duke u bazuar n\u00eb situata t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Maqedonia \u00ebsht\u00eb kandidate p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e BE-s\u00eb q\u00eb nga viti 2005, por mosmarr\u00ebveshjet me Greqin\u00eb rreth emrit dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebria politike n\u00eb aspekt t\u00eb brendsh\u00ebm e ka shtyr\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit. Kur u mendua q\u00eb k\u00ebtij procesi po i vinte epilogu, pas marr\u00ebveshjes p\u00ebr emrin me Greqin\u00eb, u riaktualizuan mospajtimet me Bullgarin\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mospajtimeve t\u2019u dihet fundi, lypset nj\u00eb qasje serioze dhe objektive p\u00ebr zgjidhjen e problemit, ku v\u00ebmendja dhe hap\u00ebsira kryesore duhet l\u00ebn\u00eb n\u00eb profesionist\u00ebt e fushave nga t\u00eb dy pal\u00ebt, pasi politika vet\u00ebm sa tenton t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebto dilema n\u00eb favor t\u00eb interesave t\u00eb ngushta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb status quo nuk \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb e duhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. K\u00ebmb\u00ebngulja n\u00eb perspektivat gjegj\u00ebse, tejzgjatja e diskutimeve ose shprehimisht refuzimi p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar pe nga t\u00eb dyja pal\u00ebt mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohen edhe m\u00eb tej marr\u00ebdh\u00ebniet. Kjo m\u00eb s\u00eb paku do t\u2019i konvenonte Maqedonis\u00eb pasi rruga e saj evropiane nuk do t\u00eb shihte drit\u00eb edhe p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet e mira fqinj\u00ebsore jan\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri n\u00eb Ballkan, nga ku edhe shk\u00ebndija m\u00eb e vog\u00ebl e mospajtimeve mund t\u00eb rezultoj\u00eb me zhvillime t\u00eb tensionuara dhe potencialisht konfliktuoze.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr dekada me radh\u00eb, rajoni i Ballkanit \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb udh\u00ebkryqe, konflikte, dilema e mosmarr\u00ebveshje t\u00eb lidhura me identitetin. Ngjarjet, marr\u00ebdh\u00ebniet dhe zhvillimet jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb, edhe pse mund t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb mund i madh dhe harxhuar koh\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri ose rezultat pozitiv, sakaq ndryshojn\u00eb rrethanat dhe t\u00eb tilla \u00e7\u00ebshtje vihen [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":253,"featured_media":9694,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1378,1677],"ppma_author":[745],"class_list":["post-4832","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-ballkan","tag-quo-vadis"],"authors":[{"term_id":745,"user_id":253,"is_guest":0,"slug":"donika-hamiti","display_name":"Donika Hamiti","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/1597148511084.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/1597148511084.jpg"},"user_url":"","last_name":"Hamiti","first_name":"Donika","description":"Donika Hamiti studimet bazike dhe Master i ka realizuar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, Fakulteti Filozofik (Departamenti i Shkenc\u00ebs Politike) dhe studimet Master i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Programin Politik\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Donika \u00ebsht\u00eb e angazhuar n\u00eb fush\u00ebn e edukimit joformal, duke sh\u00ebrbyer si Zyrtare p\u00ebr Informim dhe pastaj si Koordinatore e Programeve dhe Trajnimeve n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb joqeveritare n\u00eb Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4832","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/253"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4832"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4832\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9695,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4832\/revisions\/9695"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9694"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4832"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4832"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4832"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4832"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}