{"id":4843,"date":"2021-02-25T15:56:29","date_gmt":"2021-02-25T13:56:29","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4843"},"modified":"2024-12-24T16:00:38","modified_gmt":"2024-12-24T14:00:38","slug":"ka-pak-rendesi-cfare-thane-dje-ka-shume-rendesi-cfare-do-bejne-neser","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/ka-pak-rendesi-cfare-thane-dje-ka-shume-rendesi-cfare-do-bejne-neser\/","title":{"rendered":"Ka pak r\u00ebnd\u00ebsi \u00e7far\u00eb than\u00eb dje, ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi \u00e7far\u00eb do b\u00ebjn\u00eb nes\u00ebr!"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Zgjedhjet e 14 shkurtit u organizuan dhe u mbajt\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb meritojn\u00eb duartrokitje komisionar\u00ebt e zgjedhjeve dhe mbi t\u00eb gjitha stafi i KQZ dhe zonja Valdete Daka si kryesuese. Shpresojm\u00eb se edhe procesi i num\u00ebrimit dhe certifikimi i rezultateve do t\u00eb kryhen shpejt dhe pa probleme t\u00eb theksuara.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Ndon\u00ebse rezultati i zgjedhjeve ka qen\u00eb i pritsh\u00ebm, megjithat\u00eb befasi kan\u00eb ndodhur. T\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb prit\u00eb q\u00eb L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje do jet\u00eb fituese e k\u00ebtyre zgjedhjeve, por pak kan\u00eb pritur nj\u00eb r\u00ebnie kaq t\u00eb madhe t\u00eb LDK-s\u00eb. Krejt kjo meriton nj\u00eb analiz\u00eb, mbi t\u00eb gjitha nga partit\u00eb q\u00eb i humb\u00ebn k\u00ebto zgjedhje t\u00eb cilat duhet t\u00eb\u00a0reflektojn\u00eb dhe t&#8217;i b\u00ebjn\u00eb reformat e domosdoshme n\u00ebse duan t\u00eb mbeten n\u00eb sken\u00ebn politike dhe eventualisht t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebrs\u00ebri. Por n\u00eb k\u00ebto momente reformimi i partive opozitare \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ndon\u00ebse jo krejt\u00ebsisht i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por ajo \u00e7ka meriton v\u00ebmendjen ton\u00eb tani \u00ebsht\u00eb qeveria e re dhe veprimet e saj.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje po vjen n\u00eb pushtet bazuar n\u00eb nj\u00eb politik\u00eb kryesisht kund\u00ebrshtuese. Lideri i saj z.Kurti, t\u00eb cilit i atribuohet rritja dhe fitorja e LVV, ishte kund\u00ebr Marr\u00ebveshjes se Rambujes\u00eb n\u00eb 1999, kund\u00ebr Pakos s\u00eb Ahtisarit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs u shpall Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, kund\u00ebr t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjeve t\u00eb n\u00ebnshkruara me Serbin\u00eb, kund\u00ebr Zajednic\u00ebs, kund\u00ebr shk\u00ebmbimit t\u00eb territorit me Serbin\u00eb. Ishte edhe kund\u00ebr kapjes s\u00eb shtetit, kund\u00ebr korrupsionit e keqqeverisjes. Edhe kund\u00ebr flamurit t\u00eb Kosov\u00ebs e komb\u00ebtares n\u00eb futboll, e edhe kund\u00ebr Gjykat\u00ebs Speciale. T\u00eb gjitha k\u00ebto i ka th\u00ebn\u00eb vet\u00eb Kurti dhe partia e tij, pjes\u00eb e s\u00eb\u00a0cil\u00ebs kam qen\u00eb edhe un\u00eb dikur.<\/p>\n<p>Por t\u00eb gjitha k\u00ebto kund\u00ebrshtime jan\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme tani, kjo tashm\u00eb i takon t\u00eb kaluar\u00ebs. E shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb do b\u00ebj\u00eb nes\u00ebr Kurti dhe qeveria e udh\u00ebhequr nga ai.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00e7far\u00eb do b\u00ebj\u00eb Kurti p\u00ebr ta zgjidhur p\u00ebrfundimisht konfliktin me Serbin\u00eb. E dim\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb q\u00ebndron kund\u00ebr Kurti:\u00a0kund\u00ebr Zajednic\u00ebs dhe\u00a0shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve. Por nuk e dim\u00eb P\u00cbR \u00e7ka \u00ebsht\u00eb, nuk e dim\u00eb si e sheh ai zgjidhjen e konfliktit me Serbin\u00eb. Gjat\u00eb fushat\u00ebs nuk e ka p\u00ebrmendur pothuajse fare \u00e7\u00ebshtjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, nuk ka qen\u00eb prioritet i tij. Por fushata ka p\u00ebrfunduar, dhe s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb dje, me r\u00ebnd\u00ebsi \u00e7ka do b\u00ebj\u00eb nes\u00ebr kur n\u00eb der\u00eb do i trokasin nd\u00ebrmjet\u00ebsit nga SHBA dhe BE. E pyetjeve t\u00eb tyre nuk mund t\u2019u shmanget si\u00e7 b\u00ebnte me gazetar\u00ebt n\u00eb ato pak debate n\u00eb media ku ka marr\u00eb pjes\u00eb. Ndoshta ai pyetjeve edhe i shmanget por konfliktit nuk i shmanget. Serbia \u00ebsht\u00eb aty dhe do e bllokoj\u00eb Kosov\u00ebn si ka b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb tani n\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje t\u00eb saj p\u00ebr integrim n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kurti dhe partia e tij e kan\u00eb kritikuar qeverin\u00eb e m\u00ebhershme edhe p\u00ebr menaxhimin e pandemis\u00eb. Ndon\u00ebs\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u lavd\u00ebruar menaxhimi nga qeveria n\u00eb ikje, megjithat\u00eb nuk ka qen\u00eb as m\u00eb s\u00eb keqi krahasuar me vendet e rajonit. Por pasojat n\u00eb ekonomi e cila edhe ashtu \u00ebsht\u00eb tejet e lodhur, do i ndiejm\u00eb edhe m\u00eb tutje, e shpresoj q\u00eb t\u00eb mos thellohen. Kurti gjat\u00eb fushat\u00ebs nuk ka shpalos\u00eb ndonj\u00eb plan konkret sesi do sanoj\u00eb pasojat ekonomike t\u00eb pandemis\u00eb, por n\u00eb qeveri ai nuk do mund t\u2019i shmanget ballafaqimit me k\u00ebto pasoja. Premtimet q\u00eb ai i ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr rritje t\u00eb asistenc\u00ebs sociale, apo shtesave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, bashk\u00ebpunimi apo d\u00ebnimi i oligark\u00ebve jan\u00eb pak t\u00eb zbatueshme, e akuzat se ai ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebto s\u00ebrish jan\u00eb pak me r\u00ebnd\u00ebsi; se \u00e7far\u00eb do b\u00ebj\u00eb ai p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kapja e shtetit \u00ebsht\u00eb togfjal\u00ebshi q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti e kemi d\u00ebgjuar para dhe gjat\u00eb fushat\u00ebs. Sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr kapjen e shtetit, qoft\u00eb shprehimisht apo e n\u00ebnkuptuar, akuzat jan\u00eb drejtuar drejt PDK-s\u00eb s\u00eb Hashim Tha\u00e7it e Kadri Veselit. Sot k\u00ebta t\u00eb dy, bashk\u00eb me disa bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb tjer\u00eb, ndodh\u00ebn prapa grilave n\u00eb Hag\u00eb. Pra, edhe po t\u00eb duan ata nuk munden m\u00eb ta mbajn\u00eb shtetin e kapur. \u00c7\u00ebshtja tani \u00ebsht\u00eb nga kush do \u00e7kapet shteti dhe n\u00eb duar t\u00eb kujt do bjer\u00eb? Institucionet e pavarura q\u00eb \u00ebsht\u00eb supozuar se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb kapuara, ndaj kujt do t\u00eb pavar\u00ebsohen, kujt do i japin llogari tani?<\/p>\n<p>Por ashtu, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e domosdoshme ndryshimi i m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb qeverisjes, jo vet\u00ebm i qeveris\u00eb, po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe ndryshimi i m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb b\u00ebrjes opozit\u00eb. Opozita e deritashme e k\u00ebtyre viteve t\u00eb fundit, pa marr\u00eb parasysh se cilat parti kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, kryesisht ka kund\u00ebrshtuar dhe kurdo q\u00eb e ka pas\u00eb t\u00eb mundur ka bllokuar nismat e qeveris\u00eb p\u00ebrmes mospjes\u00ebmarrjes n\u00eb votim. Kjo form\u00eb e b\u00ebrjes opozit\u00eb mund t\u00eb vler\u00ebsohet se ka sjell\u00eb rezultate p\u00ebr L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje n\u00eb ve\u00e7anti, por b\u00ebrja e nj\u00eb opozite t\u00eb till\u00eb nuk do i ndihmonte opozit\u00ebs s\u00eb re. Sepse, si\u00e7 besoj e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb tashm\u00eb edhe opozita e re, n\u00eb politik\u00eb rolet mund t\u00eb nd\u00ebrrohen shpejt. Prandaj, edhe opozita e tashme duhet t\u00eb mendoj\u00eb se \u00e7far\u00eb opozite do donte t\u00eb kishte nes\u00ebr kur t\u00eb vij\u00eb eventualisht n\u00eb pushtet. Sepse Kosova v\u00ebrtet ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshim n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e b\u00ebrjes politik\u00eb, e jo vet\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrrohen rolet.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto mbeten p\u00ebr t\u2019u par\u00eb, edhe m\u00ebnyra e qeverisjes edhe e b\u00ebrjes opozit\u00eb. Qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi e d\u00ebshmuan se nuk jan\u00eb indiferent\u00eb dhe din\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb kur t\u2019u vij\u00eb radha. Dhe qytetar\u00ebt nuk vler\u00ebsojn\u00eb aq shum\u00eb ato \u00e7far\u00eb thuhen, por ato \u00e7far\u00eb b\u00ebhen. Ata duan q\u00eb jeta e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e mir\u00eb dhe m\u00eb e sigurt; duan pun\u00eb e mir\u00ebqenie m\u00eb t\u00eb mir\u00eb; duan sh\u00ebndet\u00ebsi e arsim cil\u00ebsor; duan nj\u00eb t\u00eb ardhme. Prandaj edhe nj\u00eb her\u00eb ka pak r\u00ebnd\u00ebsi \u00e7far\u00eb keni th\u00ebn\u00eb dje, e ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi \u00e7far\u00eb do b\u00ebni nes\u00ebr!<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjedhjet e 14 shkurtit u organizuan dhe u mbajt\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb meritojn\u00eb duartrokitje komisionar\u00ebt e zgjedhjeve dhe mbi t\u00eb gjitha stafi i KQZ dhe zonja Valdete Daka si kryesuese. Shpresojm\u00eb se edhe procesi i num\u00ebrimit dhe certifikimi i rezultateve do t\u00eb kryhen shpejt dhe pa probleme t\u00eb theksuara. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":567,"featured_media":11547,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[2199,998,833,1261],"ppma_author":[2198],"class_list":["post-4843","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-kqz","tag-politike","tag-vv","tag-zgjedhjet"],"authors":[{"term_id":2198,"user_id":567,"is_guest":0,"slug":"shqipe-pantina","display_name":"Shqipe Pantina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/WhatsApp-Image-2024-12-24-at-14.58.34.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/WhatsApp-Image-2024-12-24-at-14.58.34.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Pantina","first_name":"Shqipe","description":"Shqipe Pantina \u00ebsht\u00eb Drejtoresh\u00eb ekzekutive - Qendra p\u00ebr Politika dhe Avokim."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4843","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/567"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4843"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4843\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11650,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4843\/revisions\/11650"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11547"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4843"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4843"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4843"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4843"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}