{"id":4862,"date":"2020-12-22T11:49:45","date_gmt":"2020-12-22T09:49:45","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4862"},"modified":"2024-11-06T11:51:35","modified_gmt":"2024-11-06T09:51:35","slug":"spastrim-etnik-pa-pike-gjakimi-ne-luginen-e-presheves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/spastrim-etnik-pa-pike-gjakimi-ne-luginen-e-presheves\/","title":{"rendered":"Spastrim etnik pa pik\u00eb gjakimi n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Me p\u00ebrjashtime t\u00eb vogla, dy dekadat e fundit e kan\u00eb gjetur Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs t\u00eb harruar n\u00eb politikat e shteteve shqiptare. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj indiference, rreth 80 mij\u00eb shqiptar\u00eb autokton\u00eb jan\u00eb p\u00ebrballur dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me forma t\u00eb ndryshme represioni, munges\u00eb investimesh dhe nj\u00eb perspektiv\u00eb pesimiste p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej gjesteve simbolike, shum\u00eb pak koh\u00eb \u00ebsht\u00eb shpenzuar nga dy shtetet shqiptare p\u00ebr t\u00eb ravij\u00ebzuar nj\u00eb politik\u00eb koherente n\u00eb lidhje me Lugin\u00ebn. Autoktonia dhe prezenca e shqiptar\u00ebve aty \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb luftohet me gjithfar\u00eb mjetesh nga institucionet qendrore serbe, duke filluar nga anashkalimi i Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit n\u00eb projektet zhvillimore ekonomike, deri n\u00eb p\u00ebrdorimin e mjeteve burokratike p\u00ebr t\u00eb anormalizuar jetes\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Sot, Lugina e Preshev\u00ebs \u00ebsht\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb prapambetura ekonomike n\u00eb Serbi. P\u00ebrtej elementeve bazike, banor\u00ebt nuk mund t\u00eb marrin sh\u00ebrbime mjek\u00ebsore p\u00ebrve\u00e7se duke udh\u00ebtuar dhjet\u00ebra kilometra, kryesisht n\u00eb qytetin e Nishit. Investimet n\u00eb arsim jan\u00eb inekzistente.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb pjes\u00eb integrale e kombit shqiptar dhe si p\u00ebrjetuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb diskriminimit shtet\u00ebror serb, shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs meritojn\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb madhe institucionale si nga Shqip\u00ebria, ashtu edhe nga Kosova. Koh\u00ebt e fundit ka pasur m\u00ebtime p\u00ebr ta ndrequr k\u00ebt\u00eb gabim.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, opinioni publik shqiptar u kujtua p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs vet\u00ebm kur kjo e fundit u b\u00eb subjekt i diskutimeve n\u00eb lidhje me shk\u00ebmbimin e territoreve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb si pjes\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje hipotetike p\u00ebr t\u00eb zgjidhur konfliktin nd\u00ebrmjet tyre. Megjithat\u00eb, p\u00ebrtej k\u00ebsaj hipoteze q\u00eb u refuzua forc\u00ebrisht, ka pasur rishtazi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjesh p\u00ebr ta ripar\u00eb qasjen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm n\u00eb Detyr\u00eb, Gent Cakaj, pati nj\u00eb rol aktiv n\u00eb p\u00ebrbashkimin e entiteteve t\u00eb ndryshme politike n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit parlamentare n\u00eb Serbi. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, si Ministri Cakaj, edhe Ministrja e Jashtme e Kosov\u00ebs, Meliza Haradinaj Stublla, kan\u00eb ngritur si \u00e7\u00ebshtje format m\u00eb t\u00eb targetuara dhe eksplicite t\u00eb diskriminimit shtet\u00ebror ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Serbi. N\u00eb takimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb qeverive m\u00eb 2 tetor, Shqip\u00ebria dhe Kosova u dakord\u00ebsuan p\u00ebr ngritjen e fondit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Lugin\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto hapa jan\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm dhe duhen p\u00ebrsh\u00ebndetur si nj\u00eb moment i ri. Por \u00ebsht\u00eb e dukshme q\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje duhen shum\u00ebfishuar dhe thelluar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb qasjeje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe afatgjat\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Serbi dhe p\u00ebr faktorizimin e tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shfaqjet m\u00eb problematike t\u00eb diskriminimit shtet\u00ebror serb \u00ebsht\u00eb fshirja e adresave t\u00eb vendbanimeve t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet verifikimeve jo transparente dhe tendencioze, institucionet serbe\u00a0<a href=\"https:\/\/exit.al\/serbia-po-i-shpopullon-shqiptaret-ne-lugine-te-presheves-ne-nivele-alarmante\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kan\u00eb shfryt\u00ebzuar<\/a>\u00a0ligjin p\u00ebr vendbanim dhe vendq\u00ebndrim p\u00ebr t\u00eb pasivizuar adresat e p\u00ebrhershme t\u00eb vendbanimit. Kjo ka sjell\u00eb \u201c<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/30963435.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">zhdukjen<\/a>\u201d nga regjistrat e Lugin\u00ebs t\u00eb qindra e mij\u00ebra shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Duke pasivizuar adresat e vendbanimeve, Serbia po shkel n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante t\u00eb drejtat themelore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00eb duke iu pamund\u00ebsuar atyre marrjen e let\u00ebrnjoftimeve t\u00eb reja, marrjen e sh\u00ebrbimeve mjek\u00ebsore ose asistencave sociale. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnuar, institucionet serbe po i shnd\u00ebrrojn\u00eb k\u00ebta subjekte n\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb duke iu hequr t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs. P\u00ebrmes proceseve burokratike dhe diskriminimit sistemik, shteti serb \u00ebsht\u00eb duke realizuar, pa zhurm\u00eb dhe pa derdhur asnj\u00eb pik\u00eb gjak, nj\u00eb pastrim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb etnik n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>Ngritja e fenomenit malinj t\u00eb pasivizimit t\u00eb adresave n\u00eb raport me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb tejet e nevojshme. Ministrit\u00eb e Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs kan\u00eb gjetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nj\u00eb konsistenc\u00eb vokale. Megjithat\u00eb, kjo problematik\u00eb dhe simotrat e saj nuk ekzistojn\u00eb n\u00eb vakuum. Ato jan\u00eb produkt i institucioneve dhe politikave shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje duhen ngritur n\u00eb nivelet maksimale edhe n\u00eb kontaktet bilaterale me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb e pafalshme q\u00eb t\u00eb mos ngrihet n\u00eb nivel institucional ky shqet\u00ebsim me pal\u00ebn serbe. Kjo munges\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb e theksuar duke marr\u00eb parasysh intensifikimin e kontakteve nd\u00ebrmjet dy shteteve n\u00eb vitet e fundit \u2013 edhe p\u00ebr hir t\u00eb platformave rajonale q\u00eb po synohen. Raportet e Shqip\u00ebris\u00eb zyrtare me Serbin\u00eb nuk mund t\u00eb anashkalojn\u00eb politikat e jashtme destabilizuese t\u00eb Serbis\u00eb ndaj fqinj\u00ebve dhe politikat e brendshme diskriminuese ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kosova, nga ana e saj, duhet t\u2019i ngrej\u00eb shqet\u00ebsimet p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel me shqet\u00ebsimet e presupozuara nga Serbia p\u00ebr pakic\u00ebn serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Lugina t\u00eb imponohet si nj\u00eb pik\u00eb diskutimi n\u00eb dialogun e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Europian. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljeve malinje t\u00eb pal\u00ebs serbe p\u00ebr Bashk\u00ebsin\u00eb e Komunave me Shumic\u00eb Serbe, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb se detyrimet e Serbis\u00eb ndaj minoritetit shqiptar jan\u00eb po aq substanciale sa ato t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj minoritetit serb. Nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb tolerohet asnj\u00eb lloj bishtnimi ndaj k\u00ebtyre p\u00ebrgjegj\u00ebsive.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb qasjeje t\u00eb re nga Tirana dhe Prishtina zyrtare t\u00eb motivohen dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim m\u00eb t\u00eb madh dhe aktiviz\u00ebm t\u00eb shtuar. Kjo n\u00ebnkupton kontakte t\u00eb shum\u00ebfishuara me K\u00ebshillin Komb\u00ebtar Shqiptar, institucionin e vet\u00ebqeverisjes s\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb Serbi. Hapja e deg\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit n\u00eb Medvegj\u00eb, me mb\u00ebshtetjen e autoriteteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fillim i mir\u00eb, por sigurisht jo i mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb Shqip\u00ebria dhe Kosova t\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebvepruar dhe mb\u00ebshtetur shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs. N\u00eb takimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb qeverive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs n\u00eb tetor t\u00eb k\u00ebtij viti, Kryeministri Hoti\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/qeveria-hoti-hap-zyre-per-luginen-e-presheves\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">announced<\/a>\u00a0krijimin e nj\u00eb zyre p\u00ebr Preshev\u00ebn n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb tij. Normalisht nj\u00eb pozicion i till\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Kryeministris\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb vizibilitet. Megjithat\u00eb, do t\u00eb ishte e udh\u00ebs q\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb e till\u00eb t\u00eb hapej nga Ministria e Jashtme dhe t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme institucionale. E nj\u00ebjta struktur\u00eb duhet t\u00eb ngrihet edhe n\u00eb Ministrin\u00eb e Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ose, edhe m\u00eb mir\u00eb akoma, ajo mund t\u00eb konceptohet si nj\u00eb iniciativ\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e dy Ministrive t\u00eb Jashtme.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.oranews.tv\/shqiperia-e-kosova-fond-te-perbashket-per-shqiptaret-e-presheves\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Fondi i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr Lugin\u00ebn<\/a><u>,<\/u>\u00a0i dakord\u00ebsuar nga Shqip\u00ebria dhe Kosova, mbetet modest n\u00eb vetvete. T\u00eb dy shtetet, n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me diaspor\u00ebn, kan\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta rritur shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb kontributin e tyre. Kjo mb\u00ebshtetje duhet t\u00eb filloj\u00eb nga element\u00ebt m\u00eb bazik\u00eb n\u00eb arsimin shqip, median dhe aktivitetet kulturore, p\u00ebr t\u2019u zgjeruar m\u00eb pas me pak vullnet dhe koordinim me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit lokal\u00eb n\u00eb fusha t\u00eb tjera zhvillimore.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet tre rrug\u00ebve \u2013 intensifikimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me vet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit dhe strukturat lokale, reagimit n\u00eb rrug\u00eb zyrtare ndaj Serbis\u00eb p\u00ebr politikat diskriminuese dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimit t\u00eb formave t\u00eb diskriminimit shtet\u00ebror serb \u2013 mund t\u00eb rikonceptualizohet roli i Lugin\u00ebs. L\u00ebnia n\u00eb harres\u00eb e shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebkat i madh q\u00eb nuk duhet t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb m\u00eb mbi politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit shqiptar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me p\u00ebrjashtime t\u00eb vogla, dy dekadat e fundit e kan\u00eb gjetur Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs t\u00eb harruar n\u00eb politikat e shteteve shqiptare. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj indiference, rreth 80 mij\u00eb shqiptar\u00eb autokton\u00eb jan\u00eb p\u00ebrballur dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me forma t\u00eb ndryshme represioni, munges\u00eb investimesh dhe nj\u00eb perspektiv\u00eb pesimiste p\u00ebr t\u00eb ardhmen. P\u00ebrtej gjesteve simbolike, shum\u00eb pak koh\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":9,"featured_media":9662,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1666,1667],"ppma_author":[19],"class_list":["post-4862","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-presheve","tag-spastrim-etnik"],"authors":[{"term_id":19,"user_id":9,"is_guest":0,"slug":"akri-cipa","display_name":"Akri \u00c7ipa","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/akri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/akri.jpg"},"user_url":"","last_name":"\u00c7ipa","first_name":"Akri","description":"Akri \u00c7ipa \u00ebsht\u00eb konsulent dhe ekspert i politik\u00ebs s\u00eb jashtme. \u00c7ipa ka mbaruar studimet Master n\u00eb Columbia University, New York, dhe \u00ebsht\u00eb aktiv me analiza n\u00eb fush\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, demokratizimit dhe proceseve integruese. Shkrimet e tij jan\u00eb publikuar n\u00eb The National Interest, Euractiv, Jerusalem Post, Balkan Insight, Brussels Times dhe t\u00eb tjera."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4862","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4862"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4862\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9663,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4862\/revisions\/9663"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9662"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4862"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4862"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4862"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4862"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}