{"id":4872,"date":"2020-12-08T12:53:29","date_gmt":"2020-12-08T10:53:29","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4872"},"modified":"2024-11-07T12:56:42","modified_gmt":"2024-11-07T10:56:42","slug":"rikthimi-i-perhershem-i-se-keqes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/rikthimi-i-perhershem-i-se-keqes\/","title":{"rendered":"Rikthimi i p\u00ebrhersh\u00ebm i s\u00eb keqes"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Nj\u00eb kuartet t\u00eb burgosurish b\u00ebnin muzik\u00eb me violin\u00eb, kurse nj\u00eb \u00e7ift po ashtu t\u00eb burgosurish, vall\u00ebzonin n\u00ebn tingujt e k\u00ebsaj muzike dhe e gjith\u00eb kjo urdh\u00ebrohej nga ushtar\u00ebt nazist\u00eb, para se t\u2019i fusnin n\u00eb krematorium. Madje, kjo \u00ebsht\u00eb historia sesi lindi k\u00ebnga hit\u00a0<em>Dance Me to the End of Love<\/em>\u00a0e k\u00ebng\u00ebtarit Leonard Cohen. Nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb ngjashme do ta shohim edhe n\u00eb filmin\u00a0<em>Remake<\/em>, t\u00eb regjisorit boshnjak Dino Mustafiq, ku nj\u00eb i burgosur boshnjak detyrohet nga ushtar\u00ebt serb\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb para se ta vrasin. Pra, n\u00eb t\u00eb dy rastet historia \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, mbase kjo ngjan sepse barbaria \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, si sot, si dje, e si para nj\u00eb shekulli. Fraza se\u00a0<em>historia p\u00ebrs\u00ebritet po nuk m\u00ebsove prej saj<\/em>\u00a0shpesh ka dal\u00eb t\u00eb jet\u00eb e sakt\u00eb, sidomos p\u00ebr ne popujt e Ballkanit, e ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt. Nj\u00eb p\u00ebrshkrim sesi historia p\u00ebrs\u00ebritet na e shpalos regjisori boshnjak Dino Mustafiq, me filmin e tij\u00a0<em>Remake<\/em>, t\u00eb realizuar n\u00eb vitin 2003. Ky film rr\u00ebfen p\u00ebr luft\u00ebn e fundit n\u00eb Bosnje. Aty para s\u00eb gjithash paraqitet makthi i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb po ndodhte n\u00eb Sarajev\u00ebn e vitit 1992. Federata e dikurshme jugosllave, nj\u00eb konglomerat kombesh dhe etnish, e cila si parull\u00eb p\u00ebrbashkuese kishte\u00a0<em>vllaznim-bashkimin<\/em>, kishte filluar t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb mundshme. Ata q\u00eb deri dje thoshin se kishin krijuar lidhje v\u00ebllaz\u00ebrore sikur\u00a0<em>mishi me thoin<\/em>\u00a0dhe vet\u00ebn e konsideronin si di\u00e7ka p\u00ebrtej nacionale, p\u00ebrtej etnie, pra, jugosllav\u00eb, filluan ta vrasin nj\u00ebri-tjetrin po mbi baza t\u00eb etnis\u00eb. Dukej sikur vall\u00ebzimi i p\u00ebrbashk\u00ebt afro gjysm\u00eb shekulli ishte thjesht nj\u00eb mashtrim, sepse mizorit\u00eb ndaj nj\u00ebri-tjetrit qen\u00eb aq barbare.<\/p>\n<p>Regjisori Mustafiq, p\u00ebrmes k\u00ebtij filmi mundohet t\u2019i jap\u00eb shpjegim dy ng\u00ebr\u00e7eve themelore t\u00eb asaj bashk\u00ebsie t\u00eb ashtuquajtur Jugosllavi. Ng\u00ebr\u00e7i i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt, pra p\u00ebrkat\u00ebsia etnike, q\u00eb n\u00ebn federat\u00ebn jugosllave asnj\u00ebher\u00eb nuk ishte suspenduar nga marr\u00ebdh\u00ebnia e nd\u00ebrsjell\u00eb dhe ng\u00ebr\u00e7i i dyt\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me\u00a0<em>demenc\u00ebn kolektive<\/em>. Miro Jovanovi\u0107 (luajtur nga aktori Aleksandar Seksan), ishte me prejardhje etnike serbe dhe i cili \u00ebsht\u00eb miku m\u00eb i ngusht\u00eb i boshnjakut Tarik Karaga (luajtur nga aktori Ermin Bravo). Sikur Tariku ashtu edhe Miro jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lagje, n\u00eb G\u00ebrrbavica, n\u00eb qytetin e Sarajev\u00ebs. \u00c7do gj\u00eb duket e zakonshme deri n\u00eb momentin e shp\u00ebrthimit t\u00eb luft\u00ebs, ku Miro do t\u00eb detyrohet t\u2019i bashk\u00ebngjitet forcave ushtarake serbe, kurse Tariku dhe t\u00eb gjith\u00eb boshnjak\u00ebt tani e tutje do t\u00eb jen\u00eb sh\u00ebnjestra e tyre. Pra, k\u00ebtu regjisori e thekson fuqin\u00eb e prejardhjes etnike karshi fuqis\u00eb s\u00eb mendimit.\u00a0<em>N\u00ebse faktet nuk p\u00ebrputhen me q\u00ebndrimet, at\u00ebher\u00eb keq p\u00ebr faktet,<\/em>\u00a0thoshte dikur nj\u00eb filozof, e q\u00eb fakti se Tariku dhe t\u00eb tjer\u00ebt si ai ishin boshnjak\u00eb, nuk p\u00ebrputheshin me q\u00ebndrimin q\u00eb serb\u00ebt kishin p\u00ebr ta, at\u00ebher\u00eb mjer\u00eb p\u00ebr faktet.<\/p>\n<p>Ng\u00ebr\u00e7in e dyt\u00eb, q\u00eb paraqitet si problem i brendsh\u00ebm boshnjak, regjisori Mustafiq e shpjegon p\u00ebrmes vet\u00eb Tarik Karagas, i cili ishte nj\u00eb shkrimtar i ri, e q\u00eb para se t\u00eb fillonte lufta kishte shkruar nj\u00eb skenar filmi, t\u00eb cilin e kishte d\u00ebrguar n\u00eb nj\u00eb konkurs letrar n\u00eb Franc\u00eb. Ky skenar rr\u00ebfen historin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb babait t\u00eb tij, Ahmed Karaga, i cili gjat\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore zihet rob dhe p\u00ebrfundon n\u00eb nj\u00eb kamp p\u00ebrqendrimi, por q\u00eb arrin t\u00eb mbijetoj\u00eb. N\u00eb fakt, k\u00ebtu historia p\u00ebrs\u00ebritet, sepse ajo se \u00e7far\u00eb kishte shkruar n\u00eb skenar Tariku, e q\u00eb ishte rr\u00ebfimi se \u00e7\u2019i kishte ndodhur babait t\u00eb tij gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Botrore, tani po i ndodhte vet\u00eb atij. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmes vendosjes s\u00eb filmit brenda filmit, regjisori Mustafiq p\u00ebrve\u00e7se krijon t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn metakinema, gjithashtu, shp\u00ebrfaq para publikut problemin e harres\u00ebs kolektive. Megjithat\u00eb, skenari i Tarikut i d\u00ebrguar para se t\u00eb niste lufta, kishte zgjuar kureshtje n\u00eb Paris, mir\u00ebpo, zhvillimet n\u00eb Bosnje tanim\u00eb kishin marr\u00eb tiparet e nj\u00eb lufte t\u00eb \u00e7mendur. N\u00eb Sarajev\u00eb Tariku \u00ebsht\u00eb z\u00ebn\u00eb rob nga ushtria serbe dhe u ishte n\u00ebnshtruar kushteve mizore n\u00eb nj\u00eb kamp pune, i cili pothuajse nuk ndryshonte nga nj\u00eb kamp p\u00ebrqendrimi ku dikur ishte mbajtur babai i tij nga nazist\u00ebt gjerman\u00eb. Pas nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje t\u00eb pasuksesshme p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar, nj\u00eb producent filmi francez n\u00eb nj\u00eb k\u00ebmbim me nj\u00eb t\u00eb burgosur tjet\u00ebr e ndihmon Tarikun q\u00eb t\u00eb lirohet dhe t\u2019ia siguroj\u00eb transportin p\u00ebr n\u00eb Paris.<\/p>\n<p>I gjendur n\u00eb sallonet me shum\u00eb luks t\u00eb Parisit, ku njer\u00ebzit nuk \u00e7anin kok\u00ebn se \u00e7far\u00eb po ndodhte realisht me Bosnjen dhe me boshnjak\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ai vendos t\u00eb kthehet n\u00eb vendlindjen e tij n\u00eb Sarajev\u00eb. Duket se p\u00ebrmes k\u00ebsaj sekuenc\u00eb regjisori Dino Mustafiq sikur i b\u00ebn kritik\u00eb (akuz\u00eb) bot\u00ebs per\u00ebndimore rreth sjelljes indiferente karshi nj\u00eb lufte q\u00eb po merrte p\u00ebrmasat e shfarosjes etnike. Tariku kthehet n\u00eb Bosnje, tani si nj\u00ebri nga ushtar\u00ebt boshnjak\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb me forcat serbe, p\u00ebrballet me Miro-n, mikun e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, ku nga nj\u00eb granat\u00eb humbin jet\u00ebn q\u00eb t\u00eb dy. Pra, regjisori Mustafiq k\u00ebtu shp\u00ebrfaq edhe vrazhd\u00ebsin\u00eb e politik\u00ebs, dhe sikur n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme pse Jugosllavia kishte hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb \u00e7mendur dhun\u00eb ishte p\u00ebr shkak t\u00eb politik\u00ebs, e cila p\u00ebr hesape pushteti i kishte armiq\u00ebsuar shoq\u00ebrit\u00eb deri n\u00eb urrejtje.<\/p>\n<p>Gjithashtu, filmi\u00a0<em>Remake<\/em>\u00a0shqyrton tem\u00ebn e hakmarrjes kundrejt faljes, si dhe iden\u00eb se historia p\u00ebrs\u00ebritet dhe se ata q\u00eb nuk m\u00ebsojn\u00eb prej saj jan\u00eb t\u00eb destinuar ta jetojn\u00eb at\u00eb n\u00eb form\u00ebn q\u00eb vjen. Pra, p\u00ebrderisa Tariku ishte i fokusuar q\u00eb ta rr\u00ebfente historin\u00eb e babait t\u00eb tij, ai nuk e dinte se shum\u00eb shpejt edhe ai do t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e nj\u00eb rr\u00ebfimi t\u00eb trisht\u00eb me p\u00ebrmasa bot\u00ebrore. Ai nuk ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm se drama e babait do t\u00eb jet\u00eb pothuajse identike e riprodhuar n\u00eb vet\u00eb fatin e tij. Do t\u00eb ndryshonin vet\u00ebm epokat, por jo edhe problemet etnike. Prandaj, fuqia e v\u00ebrtet\u00eb e filmit\u00a0<em>Remake<\/em>\u00a0nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm te historia e saj p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb kaluar t\u00eb trishtuar e t\u00eb shkak\u00ebtuar nga lufta, por edhe te parashikimi i saj p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb zymt\u00eb. P\u00ebrmes k\u00ebtij filmi, regjisori Dino Mustafiq mundohet ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb qend\u00ebr fuqin\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndarjet etnike pavar\u00ebsisht zhvillimit kulturor q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri. Ai p\u00ebrmes k\u00ebtij filmi ngre z\u00ebrin dhe insiston q\u00eb politikan\u00ebt ekstremist\u00eb me politikat e tyre fashiste jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb ta p\u00ebrs\u00ebrisin historin\u00eb n\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb mundshme dhe se \u00ebsht\u00eb detyra qytetare dhe intelektuale, q\u00eb humaniteti jo vet\u00ebm t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e nd\u00ebrsjell\u00eb e jona, por edhe pjes\u00eb q\u00eb banon n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\"><\/div>\n<div class=\"share\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb kuartet t\u00eb burgosurish b\u00ebnin muzik\u00eb me violin\u00eb, kurse nj\u00eb \u00e7ift po ashtu t\u00eb burgosurish, vall\u00ebzonin n\u00ebn tingujt e k\u00ebsaj muzike dhe e gjith\u00eb kjo urdh\u00ebrohej nga ushtar\u00ebt nazist\u00eb, para se t\u2019i fusnin n\u00eb krematorium. Madje, kjo \u00ebsht\u00eb historia sesi lindi k\u00ebnga hit\u00a0Dance Me to the End of Love\u00a0e k\u00ebng\u00ebtarit Leonard Cohen. Nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":9810,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1711,1712],"ppma_author":[733],"class_list":["post-4872","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-dino-mustafiq","tag-filmi-remake"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4872","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4872"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4872\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9811,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4872\/revisions\/9811"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9810"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4872"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}