{"id":4878,"date":"2020-12-03T12:48:14","date_gmt":"2020-12-03T10:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4878"},"modified":"2024-11-07T12:50:53","modified_gmt":"2024-11-07T10:50:53","slug":"mr-jones-holodomori-memorja-kolektive-dhe-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/mr-jones-holodomori-memorja-kolektive-dhe-ne\/","title":{"rendered":"Mr. Jones, Holodomori, memorja kolektive dhe ne"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>\u201cMr. Jones\u201d (Zoti Jones) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb film i vitit 2019 i realizuar nga regjisorja polake Agnieszka Holland, i nominuar, nd\u00ebr shum\u00eb \u00e7mime nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr ta fituar \u201cAriun e art\u00eb\u201d n\u00eb Festivalin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Filmit n\u00eb Berlin. Filmi rr\u00ebfen historin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Gareth Jones-it, nj\u00eb gazetari uellsian dhe udh\u00ebtimin e tij n\u00eb Bashkimin Sovjetik n\u00eb vitin 1933, rolin e t\u00eb cilit n\u00eb film e luan mrekulluesh\u00ebm aktori James Norton.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gazetar i ri, por ambicioz, i cili kishte b\u00ebr\u00eb em\u00ebr kryesisht fal\u00eb intervist\u00ebs q\u00eb kishte realizuar me Adolf Hitler-in, Jones-i fiksohet pas ides\u00eb p\u00ebr ta realizuar nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb nj\u00ebllojt\u00eb me Josif Stalin-in, udh\u00ebheq\u00ebsin e Bashkimit Sovjetik. Mes shum\u00eb peripetish, ai ia del ta siguroj\u00eb nj\u00eb viz\u00eb udh\u00ebtimi p\u00ebr n\u00eb Mosk\u00eb. Me t\u00eb mb\u00ebrritur atje, ai e kupton q\u00eb kjo intervist\u00eb do t\u00eb jet\u00eb jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u realizuar dhe detyrohet t\u00eb sorollatet rrug\u00ebve t\u00eb Mosk\u00ebs n\u00ebn survejimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb policis\u00eb sekrete t\u00eb regjimit.<\/p>\n<p>Por, filmi fiton dramacitetin e tij kur Jones-i niset me tren n\u00eb drejtim t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe ajo q\u00eb ai zbulon atje \u00ebsht\u00eb e tmerrshme. Stalini e kishte kthyer urin\u00eb n\u00eb arm\u00eb. Ai kishte vendosur q\u00eb p\u00ebrmes konfiskimit t\u00eb drith\u00ebrave ta shkaktonte nj\u00eb kriz\u00eb urie vdekjeprur\u00ebse. \u201cDrithi \u00ebsht\u00eb ari i Stalinit,\u201d i thon\u00eb Jones-it. E, kush \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrfaqja m\u00eb e pasur me k\u00ebt\u00eb \u201car\u201d? Ukraina. Tmerri dhe lemeria q\u00eb zbulon Jones-i atje, d\u00ebshmit\u00eb e njer\u00ebzve, uria e miliona syresh, konfiskimi i drithit nga shteti, shnd\u00ebrrimi i njer\u00ebzve t\u00eb uritur n\u00eb kanibal\u00eb, tmerri i f\u00ebmij\u00ebve dhe shum\u00eb skena t\u00eb tjera rr\u00ebqeth\u00ebse p\u00ebrcjellen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb magjeps\u00ebse nga regjisorja Holland.<\/p>\n<p>Gareth Jones-i i mbledh t\u00ebr\u00eb k\u00ebto llahtare q\u00eb i kishte par\u00eb, i boton n\u00eb mediat britanike, por zhg\u00ebnjehet nga impakti i pak\u00ebt q\u00eb shkaktojn\u00eb dhe nga shurdh\u00ebria e shoq\u00ebris\u00eb per\u00ebndimore kundrejt k\u00ebtij tmerri stalinist. P\u00ebr m\u00eb keq, \u201cNew York Times\u201d-i e boton nj\u00eb demant nga korrespodenti i saj n\u00eb Mosk\u00eb, Walter Duranty, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit ai e mohon ekzistenc\u00ebn e vdekjeve masive nga uria n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Filmi e paraqet edhe komunikimin e Gareth Jones-it me shkrimtarin fam\u00ebmadh, George Orwell-in, i cili thuhet t\u00eb jet\u00eb inspiruar nga rr\u00ebfimet e Jones-it nga Ukraina p\u00ebr ta shkruar\u00a0<em>magnum opus<\/em>-in e tij, \u201cFerm\u00ebn e kafsh\u00ebve\u201d. Madje, pretendohet q\u00eb fillimisht ai kishte menduar ta em\u00ebrtonte k\u00ebt\u00eb kryevep\u00ebr t\u00eb tij me titullin \u201cMr. Jones\u201d. Megjithat\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr paraqitjes n\u00eb film, nuk ekziston ndonj\u00eb evidenc\u00eb historiografike q\u00eb George Orwell-i dhe Gareth Jones-i t\u00eb jen\u00eb takuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Tmerri t\u00eb cil\u00ebn e kish p\u00ebrshkruar gazetari i ri uellsian dhe q\u00eb e paraqet filmi eponimik ka ndodhur mes vitit 1932 dhe 1933. N\u00eb historiografin\u00eb ukrainase ky njihet si \u201cHolodomor\u201d, si nj\u00eb kombinimin i shkronjave t\u00eb para t\u00eb dy fjal\u00ebve ukrainase \u201cmoryty holodom\u201d q\u00eb do t\u00eb thon\u00eb \u201ct\u00eb vras\u00ebsh p\u00ebrmes uris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrllogaritjet e ndryshme flasin p\u00ebr 3 gjer 12 milion viktima civile. Nj\u00eb deklarat\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e OKB-s\u00eb e n\u00ebnshkruar nga 25 shtete an\u00ebtare deklaronte 7 gjer 10 milion viktima. N\u00eb vitin 2016, Universiteti i Kievit pretendonte p\u00ebr 7 milion viktima, ish-kryeministri kanadez, Stephen Harper, fliste p\u00ebr 10 milion viktima, kurse historiani David Marple pretendon p\u00ebr 7.5 milion viktima. Revista amerikane \u201cThe New Yorker\u201d shkruan se burimet m\u00eb kredibile akademike flasin p\u00ebr rreth 4 milion viktima civile t\u00eb Holodomorit.<\/p>\n<p>Holodomori ngel nj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb m\u00eb t\u00eb qarta t\u00eb \u00e7menduris\u00eb s\u00eb regjimit stalinist. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb kolektivizmit t\u00eb pron\u00ebs bujq\u00ebsore, regjimi sovjetik shkaktoi nj\u00eb tmerr t\u00eb till\u00eb. Byrokratizimi destruktiv, planifikimi i dob\u00ebt, orientimi i gabuar ekonomik, presioni p\u00ebr t\u00eb kaluar nga kultivimi i panxharsheqerit dhe pambukut vet\u00ebm n\u00eb kultivim t\u00eb drith\u00ebrave, nevoja p\u00ebr t\u00eb sekuestruar sa m\u00eb shum\u00eb drith\u00ebra nga fshatar\u00ebt q\u00eb pastaj t\u00eb shiteshin p\u00ebr eksport, e shkaktuan nj\u00eb gjenocid t\u00eb k\u00ebtill\u00eb.<\/p>\n<p>Por, shteti i Ukrain\u00ebs nuk ka q\u00ebndruar duarkryq. Q\u00eb nga pavar\u00ebsimi prej Bashkimit Sovjetik m\u00eb 1991, Ukraina ka nd\u00ebrmarr\u00eb fushata t\u00eb shumta p\u00ebr memorializimin e k\u00ebsaj ngjarjeje dhe p\u00ebr trumbetimin e saj n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb vitin 2006, Ukraina e ka shpallur Holodomorin si akt gjenocidi dhe gjer m\u00eb sot 15 shtete t\u00eb tjera e kan\u00eb njohur Holodomorin si akt gjenocidi t\u00eb kryer nga qeveria sovjetike.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr debateve t\u00eb shumta n\u00ebse Holodomori mund t\u00eb p\u00ebrkufizohet si gjenocid, vet\u00eb shpik\u00ebsi dhe p\u00ebrkufizuesi i par\u00eb akademik i k\u00ebtij nocioni, Raphael Lemkin, ish-profesor i Universitetit t\u00eb Yale-it, do ta vler\u00ebsonte at\u00eb si akt gjenocidi. N\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb vitit 1953 q\u00eb ai e botoi me titullin \u201cGjenocidi sovjetik n\u00eb Ukrain\u00eb\u201d, Lemkin-i, nd\u00ebr t\u00eb tjera, do t\u00eb shkruante: \u201c[Holodomori] \u00ebsht\u00eb simbas gjas\u00ebs shembulli klasik i gjenocidit sovjetik dhe eksperimenti m\u00eb i gjat\u00eb dhe m\u00eb i gjer\u00eb i tij n\u00eb [drejtim t\u00eb] rusifikimit dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb kombit ukrainas.\u201d<\/p>\n<p>Fal\u00eb diplomacis\u00eb proaktive t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe sidomos t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb saj, sot Holodomori \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb si tem\u00eb politike anek\u00ebnd bot\u00ebs dhe muzeumet q\u00eb e p\u00ebrkujtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb llahtarshme ekzistojn\u00eb n\u00eb Chicago, Los Angeles (ShBA), Winniepeg, Edmonton, Windsor, Calgary (Kanada) dhe Lublin (Poloni). Natyrisht, k\u00ebtu nuk p\u00ebrmenda dhjet\u00ebra muzeume memoriale n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>Vendin m\u00eb t\u00eb posa\u00e7\u00ebm nd\u00ebr muzeumet e Holodomorit e ka \u201cMuzeu Komb\u00ebtar i Gjenocidit t\u00eb Holodomorit\u201d n\u00eb Kiev \u2013 nj\u00eb investim mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs i shtetit ukrainas n\u00eb memorjen kolektive t\u00eb kombit t\u00eb vet. Aty t\u00eb l\u00eb pa fjal\u00eb intensiteti i kujtimeve q\u00eb p\u00ebrcjell ky muzeum, duke u nisur nga artefaktet q\u00eb i kan\u00eb takuar viktimave gjer tek p\u00ebrmendorja n\u00eb hyrje t\u00eb muzeut, simboli i vet\u00eb muzeut, \u201cHistori e hidh\u00ebt e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb\u201d, skulptura e nje vajz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb uritur e t\u00eb vuajtur.<\/p>\n<p>Ofensiva diplomatike e Ukrain\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb rast q\u00eb shum\u00eb figura akademike n\u00eb bot\u00eb e kontestojn\u00eb n\u00ebse v\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb kufizohet si gjenocid, d\u00ebshmon se nj\u00eb shtet, nj\u00eb qeveri, me p\u00ebrkushtim serioz dhe t\u00eb gjithansh\u00ebm, mund ta shtyj\u00eb p\u00ebrpara respektimin e memorjes kolektive t\u00eb kombit t\u00eb vet dhe t\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb dhimbshme t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Tmerret q\u00eb ka kryer shteti serb n\u00eb Kosov\u00eb nd\u00ebr dekada kan\u00eb mbetur t\u00eb pagjykuara. Mij\u00ebra civil\u00eb t\u00eb vrar\u00eb, gra t\u00eb dhunuara, f\u00ebmij\u00eb t\u00eb masakruar, asnj\u00ebher\u00eb nuk mor\u00ebn kujtimin e merituar. Akoma sot Kosova nuk e ka nj\u00eb muze q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrkujtonte k\u00ebta n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs. Mos t\u00eb flasim p\u00ebr aktet e m\u00ebhershme gjenocidiale t\u00eb Serbis\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve \u2013 m\u00eb 1878, m\u00eb 1913, m\u00eb 1945. Vet\u00ebm ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb vitet 1998 dhe 1999 do t\u00eb duhej t\u00eb sh\u00ebrbente si baz\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr ta nd\u00ebrkomb\u00ebtarizuar tmerrin q\u00eb Serbia ia ka shkaktuar popullsis\u00eb civile shqiptare.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pika ku kemi d\u00ebshtuar. T\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn ton\u00eb kemi hezituar t\u2019ia p\u00ebrcjellim dhe t\u2019ia p\u00ebrs\u00ebritim bot\u00ebs. Nuk kemi investuar n\u00eb memorjen kolektive dhe n\u00eb memorializimin e saj. N\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimin e saj, aq m\u00eb pak. Ukraina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull se si duhet t\u00eb b\u00ebhet ofensiv\u00eb diplomatike dhe se si memorja kolektive t\u00eb jep kredite nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe siprani morale karshi fqinj\u00ebve q\u00eb kan\u00eb kryer gjenocid. Ne jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e kemi realizuar at\u00eb ofensiv\u00eb, por jemi tkurrur n\u00eb defansiv\u00eb dhe e kemi l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn boshe p\u00ebr shtetin serb q\u00eb ta imponoj\u00eb narrativ\u00ebn e vet dhe ta relativizoj\u00eb dallimin mes agresorit dhe viktim\u00ebs.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cMr. Jones\u201d (Zoti Jones) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb film i vitit 2019 i realizuar nga regjisorja polake Agnieszka Holland, i nominuar, nd\u00ebr shum\u00eb \u00e7mime nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr ta fituar \u201cAriun e art\u00eb\u201d n\u00eb Festivalin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Filmit n\u00eb Berlin. Filmi rr\u00ebfen historin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Gareth Jones-it, nj\u00eb gazetari uellsian dhe udh\u00ebtimin e tij n\u00eb Bashkimin Sovjetik n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":411,"featured_media":9804,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1708,1709],"ppma_author":[768],"class_list":["post-4878","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-memoria-kolektive","tag-mr-jones"],"authors":[{"term_id":768,"user_id":411,"is_guest":0,"slug":"fitim-salihu","display_name":"Fitim Salihu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Fitim-Salihu-e1701268592693.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Fitim-Salihu-e1701268592693.png"},"user_url":"","last_name":"Salihu","first_name":"Fitim","description":"Fitim Salihu \u00ebsht\u00eb politolog dhe merret kryesisht me studime kulturore e me studime t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Lindjen e Mesme, ShBA-n\u00eb dhe Amerik\u00ebn Latine. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ka punuar si redaktor i kultur\u00ebs n\u00eb gazet\u00ebn \"Z\u00ebri\", shkruan si kolumnist p\u00ebr gazet\u00ebn kroate \"Bilten\" dhe punon si hulumtues shkencor p\u00ebr disa institute vendore e t\u00eb jashtme."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4878","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/411"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4878"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4878\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9805,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4878\/revisions\/9805"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9804"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4878"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4878"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4878"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4878"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}