{"id":4892,"date":"2020-11-23T09:55:29","date_gmt":"2020-11-23T07:55:29","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4892"},"modified":"2024-10-11T12:39:27","modified_gmt":"2024-10-11T10:39:27","slug":"sikur-te-kishte-emer-liria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/sikur-te-kishte-emer-liria\/","title":{"rendered":"Sikur t\u00eb kishte em\u00ebr liria\u2026"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p><em>Liria \u00ebsht\u00eb ide dhe ideal q\u00eb aspirohet n\u00eb vazhdim\u00ebsi, dhe ta identifikosh at\u00eb me nj\u00eb organizat\u00eb a grup personash, i bie t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb nga ideali i liris\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebnaqesh me status-quon\u00eb q\u00eb e ofron ajo organizat\u00eb, shtet, grup njer\u00ebzish, qeveri, ose kushdoqoft\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb publik nj\u00eb nism\u00eb ose fushat\u00eb me emrin \u201cLiria ka em\u00ebr\u201d. Dua t\u00eb komentoj mbi dy aspekte k\u00ebsaj fushate, duke iu referuar afisheve me mbishkrimin &#8220;Liria ka em\u00ebr&#8221; bashk\u00eb me stem\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb dhe emrat e ish-luft\u00ebtar\u00ebve, tani t\u00eb shnd\u00ebrruar\u00a0n\u00eb politikan\u00eb t\u00eb pushtetsh\u00ebm, q\u00eb po gjykohen p\u00ebr krime t\u00eb supozuara t\u00eb luft\u00ebs, si dhe me mbishkrimin &#8220;Liria ka em\u00ebr: Rreth 20,000.00 (sic!) viktima t\u00eb dhun\u00ebs seksuale&#8221; dhe me emrat personal\u00eb t\u00eb viktimave. Dua t\u00eb problematizoj m\u00ebnyr\u00ebn se si po p\u00ebrdoret fushata dhe momentin e zgjedhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, t&#8217;i vihen emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm &#8220;liris\u00eb&#8221; duke e lidhur at\u00eb me ndonj\u00eb person, grup a organizat\u00eb, nuk shkon me vet\u00eb konceptin e liris\u00eb. Sepse, liria \u00ebsht\u00eb ide dhe ideal q\u00eb aspirohet n\u00eb vazhdim\u00ebsi, dhe ta identifikosh at\u00eb me nj\u00eb organizat\u00eb a grup personash, i bie t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb nga ideali i liris\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebnaqesh me status-quon\u00eb q\u00eb e ofron ajo organizat\u00eb, shtet, grup njer\u00ebzish, qeveri, ose kushdoqoft\u00eb. O do t\u00eb p\u00ebrpiqesh n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe \u00e7do dit\u00eb drejt liris\u00eb, o do t\u00eb pajtohesh me nj\u00eb gjendje q\u00eb ta kufizon lirin\u00eb dhe nuk t\u00eb ofron mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb realizuar mund\u00ebsin\u00eb njer\u00ebzore p\u00ebr liri. Rrug\u00eb t\u00eb tret\u00eb nuk ka.<\/p>\n<p>Ne mund t\u2019i falemi nderit t\u00eb k\u00ebtij a atij veprimtari, k\u00ebtij a atij luft\u00ebtari p\u00ebr \u00e7lirim nga Serbia, por jo edhe p\u00ebr gjendjen q\u00eb politikan\u00ebt ish-luft\u00ebtar\u00eb dhe partit\u00eb e \u201cdala nga lufta\u201d na kan\u00eb sjell\u00eb. Se liria \u00ebsht\u00eb \u00e7lirim prej zgjedh\u00ebs s\u00eb huaj, por edhe \u00e7lirim prej varf\u00ebris\u00eb, mashtrimeve, vjedhjeve, shfryt\u00ebzimit nga tan\u00ebt, pra nga politikan\u00ebt e qeverit\u00eb tona, prej se ky vend u \u00e7lirua nga Serbia. Shkurt, liria \u00ebsht\u00eb \u00e7lirim prej frik\u00ebs nga e tashmja dhe e ardhmja, si prej t\u00eb huajve, ashtu edhe prej tan\u00ebve. Por, edhe mund\u00ebsi njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb filluar di\u00e7ka t\u00eb re n\u00eb jet\u00ebn politike, shkruante Hannah Arendt, q\u00eb ideologjia e vlerave t\u00eb luft\u00ebs e ka penguar, si\u00e7 kam argumentuar n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/90166\/ideologjia-e-vlerave-te-luftes\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nj\u00eb shkrim.<\/a><\/p>\n<p>S\u00eb dyti, p\u00ebrmendja e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale n\u00eb luft\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, e b\u00ebn fatin dhe vuajtjen e viktimave pre leht\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandershme p\u00ebr hesape t\u00eb politikan\u00ebve. Nuk kemi iluzione p\u00ebr interesimin e politikan\u00ebve p\u00ebr viktimat e dhun\u00ebs seksuale. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, vones\u00ebn e rr\u00ebfimeve dhe shkurajimin e viktimave t\u00eb p\u00ebrdhunimit n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer p\u00ebrjetimet e tyre dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar drejt\u00ebsi, e kan\u00eb shkaktuar edhe kremtimet e epopeve dhe heroizmave, se p\u00ebrmes tyre \u201cbart\u00ebsit e vlerave t\u00eb luft\u00ebs\u201d dhe politikan\u00ebt e \u201cdalur nga lufta\u201d kan\u00eb krijuar kapital politik dhe ekonomik. Edhe tmerri i luft\u00ebs q\u00eb ka r\u00ebnduar mbi grat\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb dob\u00ebtit ka mbet\u00eb n\u00eb hijen e luft\u00ebs heroike t\u00eb burrave e heronjve t\u00eb luft\u00ebs. Sikur kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se ne milicin, ushtarin e paramilitarin serb e kemi pa ve\u00e7 p\u00ebrmes tyt\u00ebs s\u00eb pushk\u00ebs! Kah po dalin tash k\u00ebto t\u00eb p\u00ebrdhunuarat! Dhe, vet\u00ebm tash kur heronjve t\u00eb luft\u00ebs po ju duhet me kapitalizu vuajtjen e popullat\u00ebs s\u00eb pambrojtur n\u00eb luft\u00eb, fushata po i p\u00ebrmend ato, madje me emra e mbiemra!<\/p>\n<p>Kjo fushat\u00eb q\u00eb e p\u00ebrdor\u00eb emrin e U\u00c7K-s\u00eb dhe viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale n\u00eb luft\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb problematike, m\u00eb l\u00eb p\u00ebrshtypjen se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr me ndonj\u00eb ose disa persona t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm q\u00eb po gjykohen n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale, se sa me ndonj\u00eb breng\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr namin e U\u00c7K-s\u00eb ose me ndonj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr viktimat e dhun\u00ebs seksuale. K\u00ebt\u00eb po e them, pasi q\u00eb m\u00eb kujtohet se kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ish-pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb gjykohen p\u00ebr krime t\u00eb supozuara lufte, por nuk m\u00eb kujtohet se at\u00ebbot\u00eb gjykimi i tyre p\u00ebrcillej me fushata t\u00eb bujshme dhe kaq problematike si kjo \u201cLiria ka em\u00ebr\u201d. Gjithashtu, nuk mund t\u00eb kujtoj se politikan\u00ebt \u201ce dal\u00eb nga lufta\u201d jan\u00eb kujtuar gjithaq p\u00ebr\u00a0viktimat e dhun\u00ebs seksuale. Por, k\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri e dijn\u00eb viktimat, z\u00ebri i t\u00eb cilave, fatkeq\u00ebsisht, nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar deri m\u00eb tash nga z\u00ebri i lart\u00eb i p\u00ebrkujtimeve t\u00eb heroizmave t\u00eb djeshme t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb sotit dhe i agjend\u00ebs dialoguese me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Si shqiptar q\u00eb e kam p\u00ebrjetuar n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn time dhe t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb mi pushtimin serb para luft\u00ebs, tmerret e luft\u00ebs dhe nderimin e thell\u00eb q\u00eb kam ushqyer p\u00ebr luft\u00ebn \u00e7lirimtare dhe luft\u00ebtar\u00ebt e saj, por edhe si studiues i shkencave shoq\u00ebrore, nuk mund t\u00eb theksoj\u00eb mjaftuesh\u00ebm sa e vler\u00ebsoj nevoj\u00ebn p\u00ebr, jo vet\u00ebm fushata, por p\u00ebr nj\u00eb program gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb kujtes\u00ebs kolektive p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, mungon p\u00ebrkrahja shtet\u00ebrore e institucionale p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Mir\u00ebpo, \u201cLiria ka em\u00ebr\u201d m\u00eb tep\u00ebr se fushat\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsuese p\u00ebr publikun, m\u00eb duket si instrument i gatsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb leht\u00eb ideologjik nga politikan\u00eb t\u00eb caktuar; me gjith\u00eb ato afishe t\u00eb m\u00ebdha dhe loj\u00ebra me emocionet e njer\u00ebzve ndaj viktimave t\u00eb luft\u00ebs dhe luft\u00ebs \u00e7lirimtare, t\u00eb cilat sikur e mbrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb nga \u00e7do kritik\u00eb e arsyeshme.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb kishte em\u00ebr liria, do t\u00eb kishte mbajtur emrat e atyre q\u00eb u shuan p\u00ebr t\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb nuk b\u00ebn\u00eb em\u00ebr p\u00ebr vete n\u00eb llogari t\u00eb liris\u00eb. Emrat e tyre do t\u00eb mbahen n\u00eb mend e n\u00eb zem\u00ebr, sa t\u00eb rroj\u00eb nd\u00ebr ne ideja e liris\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Liria \u00ebsht\u00eb ide dhe ideal q\u00eb aspirohet n\u00eb vazhdim\u00ebsi, dhe ta identifikosh at\u00eb me nj\u00eb organizat\u00eb a grup personash, i bie t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb nga ideali i liris\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebnaqesh me status-quon\u00eb q\u00eb e ofron ajo organizat\u00eb, shtet, grup njer\u00ebzish, qeveri, ose kushdoqoft\u00eb. K\u00ebto dit\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb publik nj\u00eb nism\u00eb ose fushat\u00eb me [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":196,"featured_media":7972,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[725,664],"ppma_author":[700],"class_list":["post-4892","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-kla","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":700,"user_id":196,"is_guest":0,"slug":"gezim-selaci","display_name":"G\u00ebzim Selaci","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selaci","first_name":"G\u00ebzim","description":"G\u00ebzimi Selaci \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin e Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka studiuar Sociologji dhe Teori politike n\u00eb Prishtin\u00eb, Lond\u00ebr dhe Budapest. Specializimi i tij ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me legjitimimin e pushtetit dhe nd\u00ebrtimin e shtetit. Interesimi i tij p\u00ebrq\u00ebndrohet tek politika dhe pushteti n\u00eb shoq\u00ebri nga perspektiva nd\u00ebrdisiplinore dhe shtrihet tek t\u00eb kuptuarit e pranimit\/mospranimit t\u00eb autoritetit, dinamik\u00ebs s\u00eb identiteteve kolektive, si dhe aktivizmit politik."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4892","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/196"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4892"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4892\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8239,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4892\/revisions\/8239"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4892"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4892"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4892"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4892"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}