{"id":4897,"date":"2015-12-04T12:33:38","date_gmt":"2015-12-04T10:33:38","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4897"},"modified":"2024-11-07T12:38:35","modified_gmt":"2024-11-07T10:38:35","slug":"vasha-dhe-demokracia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/vasha-dhe-demokracia\/","title":{"rendered":"Vasha dhe demokracia"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>?\u201cP\u00ebrse vashat tona e ndienin aq thell\u00eb munges\u00ebn e perspektiv\u00ebs? K\u00eb dhe p\u00ebrse akuzonin vashat e Kosov\u00ebs? &#8230; P\u00ebrse e preferonin vdekjen mbi jet\u00ebn? Pastaj mu kujtuan p\u00ebrgjigjet n\u00eb k\u00ebto pyetje t\u00eb r\u00ebnda: ato instinktivisht, ndoshta, edhe me vet\u00ebdije, luft\u00ebn e kishin kuptuar ashtu si ishte: si luft\u00eb p\u00ebr \u00e7lirim t\u00eb dyfisht\u00eb: &#8211; nga prangat e imponuara politike dhe nga prangat sociale q\u00eb forcoheshin me adetet e vjetra, me t\u00eb drejt\u00ebn zakonore, me injoranc\u00ebn kolektive t\u00eb rrethit. Ato aq shum\u00eb e ndienin trusnin e k\u00ebtij rrethi, t\u00eb k\u00ebtyre adeteve dhe t\u00eb k\u00ebsaj injorance, sa q\u00eb dot nuk e shihnin perspektiv\u00ebn.<\/em>\u201d Ukshin Hoti, \u201cVasha dhe Demokracia\u201d, Gazeta Dea, 1991<\/p>\n<p>Ku \u00ebsht\u00eb vashat sot, pas afro 25 vitesh kur ky shkrim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga ky burr\u00eb i urt\u00eb u shkrua? \u00a0Sot, 16 vite pas \u00e7lirimit nga prangat e imponuara politike t\u00eb Serbis\u00eb, vashat dhe grat\u00eb shqiptare jan\u00eb duke u zgjidhur nga prangat shoq\u00ebrore, jan\u00eb duke sfiduar adetet, dhe jan\u00eb duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb injoranca kolektive e rrethit t\u00eb mos p\u00ebrjet\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Vasha sot po arsimohet, dhe gradualisht po pavar\u00ebsohet. Vasha sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fuqizuar ekonomikisht; ajo punon dhe fiton. Vasha sot \u00ebsht\u00eb e dh\u00ebn\u00eb pas politik\u00ebs, artit, teknologjis\u00eb dhe fushave teknike; ajo po i rip\u00ebrkufizon profesionet tradicionale gjinore. Vasha sot \u00ebsht\u00eb revolucionare; ajo flet, shkruan, proteston, reagon. Vasha \u00ebsht\u00eb kampione bot\u00ebrore n\u00eb gara nd\u00ebrkomb\u00ebtare sportive. Vasha sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vet\u00ebdijshme p\u00ebr t\u00eb drejtat e saj riprodhuese; ajo refuzon t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Vasha sot \u00ebsht\u00eb \u2018rebele\u2019 politike. Ajo posedon pik\u00ebpamje politike, t\u00eb cilat i mbron dhe vepron p\u00ebr to. Kur kryeministri i Kosov\u00ebs Isa Mustafa, iu drejtua grave t\u00eb Vet\u00ebvendosjes q\u00eb vendi i tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi e jo n\u00eb rrug\u00eb duke protestuar, Elona Kastrati, iu kund\u00ebrp\u00ebrgjigj atij me nj\u00eb veprim simbolik duke ngjitur peceta sanitare me mbishkrimin \u201cTrim\u00ebria nuk lidhet me gjini\u201d, n\u00eb shtyllat elektrike t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Vasha sot \u00ebsht\u00eb feministe. Ajo beson n\u00eb barazi dhe drejt\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb n\u00eb mes t\u00eb djemve e vajzave, grave e burrave, dhe vepron p\u00ebr ndryshimin e perceptimit t\u00eb roleve gjinore dhe raporteve personale dhe shoq\u00ebrore n\u00eb mes tyre. Ajo po e jep shembullin e nj\u00eb gruaje t\u00eb pavarur me pik\u00ebpamje e identitet vetanak p\u00ebrtej rolit t\u00eb gruas dhe n\u00ebn\u00ebs, dhe po u reziston me krenari sharjeve q\u00eb po pasojn\u00eb nga pik\u00ebpamjet konservatore.<\/p>\n<p>Kampionet bot\u00ebrore n\u00eb xhudo, Majlinda Kelmeni, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, po na sjellin nj\u00eb frym\u00eb demokracie dhe fitore t\u00eb dyfisht\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 fitores p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs dhe sportin kosovar, ato po e sfidojn\u00eb besimin se grat\u00eb e kan\u00eb vendin n\u00eb kuzhin\u00eb e sht\u00ebpi. Ato k\u00ebt\u00eb po e b\u00ebjn\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebrmes sportit, por p\u00ebrmes sportit luftarak, q\u00eb sfidon po ashtu besimin se \u2018tiparet fem\u00ebrore\u2019 nuk njohin forc\u00ebn dhe agresivitetin si t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr \u201cnatyr\u00ebn fem\u00ebrore\u201d.<\/p>\n<p>Girls Code in Kosova, dhe Vajzat n\u00eb TIK jan\u00eb dy prej p\u00ebrpjekjeve q\u00eb sot vashat po i kund\u00ebrvihen pritshm\u00ebrive tradicionale p\u00ebr p\u00ebrzgjedhje pune e profesioni. Ato sot kan\u00eb p\u00ebr mision fuqizimin e vashave q\u00eb t\u00eb synojn\u00eb profesion n\u00eb fushat teknike dhe shkatht\u00ebsive n\u00eb teknologjin\u00eb informative dhe t\u00eb komunikimit, ku numri i vashave (dhe i grave) t\u00eb angazhuara \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl. Ato po p\u00ebrpiqen q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ngritje t\u00eb kapaciteteve n\u00eb kodim dhe dekodim, dhe gjetjen e m\u00ebnyrave p\u00ebr t\u00eb angazhuar grat\u00eb q\u00eb t\u00eb pun\u00ebsohen, t\u00eb angazhohen, dhe t\u00eb gjejn\u00eb pasion e aft\u00ebsi n\u00eb k\u00ebto fusha.<\/p>\n<p>Vasha \u00ebsht\u00eb inovative. Ajo \u00ebsht\u00eb vigjilente dhe perceptuese dhe arrin t\u2019i identifikoj\u00eb problemet n\u00eb komun\u00ebn, qytetin apo fshatin ku jeton. Ajo ka ide sesi t\u00eb ofroj\u00eb zgjidhje konkrete p\u00ebr ato probleme. K\u00ebto vasha sot po punojn\u00eb me bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tyre djem drejt zgjidhjes s\u00eb k\u00ebtyre problemeve, dhe perspektiva gjinore \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb integrale e pun\u00ebs s\u00eb tyre. Iniciativa Let\u2019s See n\u00eb Ferizaj, Qendra Kreative C\u00ebrmjan n\u00eb C\u00ebrmjan, Bashkimi Rinor \u2018E ardhmja e Ndritur\u2019 n\u00eb Ferizaj, Vushtri Antike n\u00eb Vushtri, jan\u00eb disa nga k\u00ebta shembuj, ku vashat e djemt\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht arritjeve apo p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vashave t\u00eb p\u00ebrmendura, vasha n\u00eb Kosov\u00eb ende vazhdon t\u00eb mos jet\u00eb pjes\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb n\u00eb familje. As ajo vet\u00eb ende nuk e k\u00ebrkon at\u00eb t\u00eb drejt\u00eb me ngulm. Vasha nga komunitet pakic\u00eb, vasha rome, ashkalike, egjiptiane sot \u00ebsht\u00eb e prekur nga diskriminim i trefisht\u00eb, n\u00eb etni, gjini, e klas\u00eb shoq\u00ebrore. Vasha me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara po ashtu preket nga diskriminim i shum\u00ebfisht\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb qasjen n\u00eb t\u00eb drejta elemente sikurse mund\u00ebsia p\u00ebr shkollim.<\/p>\n<p>Vasha ende \u00ebsht\u00eb e ndikuar nga paragjykimet e rrethit p\u00ebr t\u00eb si qenie seksuale; ajo ende nuk \u00ebsht\u00eb emancipuar seksualisht. Diskriminimi kryesor ndaj vashave shpesh pohohet t\u00eb ket\u00eb baz\u00ebn tek seksualiteti dhe morali. Shoq\u00ebrit\u00eb me pik\u00ebpamje konvencionale rreth roleve gjinore, nuk duan ta kuptojn\u00eb apo pranojn\u00eb q\u00eb vasha (nj\u00ebjt\u00eb sikurse djali) \u00ebsht\u00eb qenie seksuale. Kjo n\u00ebnkupton se edhe djemt\u00eb edhe vajzat prodhojn\u00eb hormone seksuale, ndjenj\u00eb epsh dhe atraksion seksual. Por kjo perspektiv\u00eb p\u00ebrb\u00ebn standard t\u00eb dyfisht\u00eb. Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet seksuale, djali mbetet djal\u00eb, nd\u00ebrkaq vasha mbetet e ndotur.<\/p>\n<p>Lajm i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb modeli vash\u00eb dhe grua po p\u00ebson ndryshime \u00e7do her\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Para 25 vitesh, vasha ka pas p\u00ebr model n\u00ebn\u00ebn e saj e cila ka lindur f\u00ebmij\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb (edhe n\u00ebse ka punuar) dhe \u00ebsht\u00eb gjykuar e shar\u00eb n\u00ebse nuk e ka luajtur rolin e p\u00ebrkujdes\u00ebses. Sot, edhe pse nuk ka barazi, trajtim dhe perceptim t\u00eb barabart\u00eb, dhe rolet diskriminuese gjinore jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbysje e sip\u00ebr, vasha ka p\u00ebr model vashat aktive t\u00eb p\u00ebrmendura m\u00eb lart\u00eb. Vasha ka burime konkrete p\u00ebr frym\u00ebzim dhe gjen mb\u00ebshtetje tek to p\u00ebr t\u00eb synuar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebnaqshme dhe pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb sheh rolin e gruas e t\u00eb n\u00ebn\u00ebs si p\u00ebrvoj\u00eb konsumuese dhe padrejt\u00ebsisht sfiduese.<\/p>\n<p>K\u00ebto vasha jan\u00eb model i vashave q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn nga vetja, q\u00eb u q\u00ebndrojn\u00eb besnike q\u00ebndrimeve dhe pasioneve t\u00eb tyre. K\u00ebto vasha i japin kuptim demokracis\u00eb dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb demokracin\u00eb funksionale. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, demokracia p\u00ebr vashat do t\u00eb ket\u00eb kuptim edhe m\u00eb t\u00eb plot\u00eb, kur kjo shoq\u00ebri do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr model nj\u00eb burr\u00eb sikurse Ukshin Hoti, kur ata t\u00eb dalin z\u00ebsh\u00ebm dhe krenar\u00eb si aleat\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos i penguar vashat e grat\u00eb t\u00eb \u00e7lirohen nga prangat patriarkale dhe ta g\u00ebzojn\u00eb demokracin\u00eb si sistem e mend\u00ebsi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; ?\u201cP\u00ebrse vashat tona e ndienin aq thell\u00eb munges\u00ebn e perspektiv\u00ebs? K\u00eb dhe p\u00ebrse akuzonin vashat e Kosov\u00ebs? &#8230; P\u00ebrse e preferonin vdekjen mbi jet\u00ebn? Pastaj mu kujtuan p\u00ebrgjigjet n\u00eb k\u00ebto pyetje t\u00eb r\u00ebnda: ato instinktivisht, ndoshta, edhe me vet\u00ebdije, luft\u00ebn e kishin kuptuar ashtu si ishte: si luft\u00eb p\u00ebr \u00e7lirim t\u00eb dyfisht\u00eb: &#8211; [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":480,"featured_media":9800,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1047,972,1707],"ppma_author":[1281],"class_list":["post-4897","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-demokracia","tag-kosove","tag-vashat"],"authors":[{"term_id":1281,"user_id":480,"is_guest":0,"slug":"shqipe-gjocaj","display_name":"Shqipe Gjocaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gjocaj","first_name":"Shqipe","description":"Shqipe Gjocaj \u00ebsht\u00eb aktiviste feministe, njoh\u00ebse e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore, dhe gazetare e pavarur. Pun\u00ebn e saj e zhvillon n\u00eb organizata joqeveritare dhe medie p\u00ebrmes hulumtimit, hartimit t\u00eb politikave gjinore, dhe shkrimit rreth \u00e7\u00ebshtjeve gjinore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb kolumniste n\u00eb Prishtina Insight\/BIRN. Shkrimet e saj jan\u00eb botuar po ashtu n\u00eb Kosovo2.0, sbunker, Balkan Insight, dhe Reuters. Ne vitin 2017 ajo ka qen\u00eb bursiste n\u00eb Burs\u00ebn Ballkanike p\u00ebr Ekselenc\u00eb n\u00eb Gazetari. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e programit t\u00eb K2.0, Bursa n\u00eb Gazetari p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut (cikli 2019)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4897","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/480"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4897"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4897\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9801,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4897\/revisions\/9801"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9800"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4897"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}