{"id":4899,"date":"2015-12-04T12:27:10","date_gmt":"2015-12-04T10:27:10","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4899"},"modified":"2024-11-07T12:30:26","modified_gmt":"2024-11-07T10:30:26","slug":"isis-si-totalitarizem-dhe-rreziku-per-shoqerine-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/isis-si-totalitarizem-dhe-rreziku-per-shoqerine-tone\/","title":{"rendered":"ISIS si totalitariz\u00ebm dhe rreziku p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Koh\u00ebve t\u00eb fundit krimet e ISIS-it kan\u00eb z\u00ebn\u00eb qendr\u00ebn e v\u00ebmendjes s\u00eb medieve bot\u00ebrore dhe opinionit publik shqiptar. Ajo q\u00eb e b\u00ebn akoma m\u00eb shqet\u00ebsuese k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u00ebsht\u00eb numri alarmant i bashk\u00ebkombasve tan\u00eb q\u00eb jan\u00eb rekrutuar nga ky formacion terrorist dhe q\u00eb me gjas\u00eb n\u00ebse kthehen do t\u00eb importojn\u00eb me vete ideologjin\u00eb, dhun\u00ebn e terrorin duke k\u00ebrc\u00ebnuar seriozisht paqen dhe rendin ton\u00eb publik. Mir\u00ebpo diskutimet mbi ISIS-in shpesh marrin nj\u00eb kah t\u00eb gabuar fetar duke konfirmuar dhe promovuar n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre axhend\u00ebn e ISIS-it i cili pretendon t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e v\u00ebrtet\u00eb e islamit t\u00eb past\u00ebr. Jo m\u00eb kot\u00eb ISIS e quan veten shtet islamik duke ngjar\u00eb shum\u00eb me fars\u00ebn e Republik\u00ebs Demokratike Gjermane dikur apo Republik\u00ebn Popullore Demokratike t\u00eb\u00a0Kores\u00eb sot q\u00eb kan\u00eb pretenduar konceptin demokratik formalisht n\u00eb em\u00ebr mir\u00ebpo nuk kan\u00eb pasur aspak t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Trajtimi i ISIS-it m\u00eb shum\u00eb n\u00eb rrafshin liturgjik \u00a0fetar duke folur p\u00ebr shkolla apo tendenca t\u00eb islamit apo duke kaluar madje dendur edhe n\u00eb stereotipizime islamofobe apo anti-imigrante, faktikisht \u00ebsht\u00eb i mang\u00ebt dhe nuk jep nj\u00eb shpjegim solid t\u00eb k\u00ebtij realiteti t\u00eb ri politik si dhe nuk jep recetat e duhura p\u00ebr ta ballafaquar si\u00e7 duhet k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb kobshme q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon bot\u00ebn e lir\u00eb sot. M\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta analizuar k\u00ebt\u00eb realiteti t\u00eb ri tiranik \u00ebsht\u00eb duke\u00a0 e analizuar e mandej luftuar si nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re t\u00eb nj\u00eb sistemi politik totalitar.<\/p>\n<p>Historia e njer\u00ebzimit ka njohur n\u00eb shekullin e kaluar (me nj\u00eb rudiment\u00a0 q\u00eb vazhdon edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull\u00a0 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Korea e Veriut)\u00a0 ka njohur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rastesh regjimesh totalitare q\u00eb kan\u00eb shkaktuar mbi 150 milion\u00eb viktima q\u00eb kan\u00eb tipare shum\u00eb t\u00eb ngjashme me ISIS-in e sotsh\u00ebm. Sikurse regjimet fashiste dhe komuniste dikur edhe ISIS-i sot karakterizohet nga sulme ndaj liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, lufta ndaj demokracis\u00eb;\u00a0 shkelja e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut; nj\u00eb urrejtje ndaj qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs; p\u00ebrdorimi i propagand\u00ebs p\u00ebr t\u00eb promovuar dhun\u00ebn dhe m\u00ebnyr\u00ebn e tyre t\u00eb shtremb\u00ebr t\u00eb t\u00eb parit t\u00eb bot\u00ebs; nocione t\u00eb forta anti-semite dhe nj\u00eb urrejtje ndaj Izraelit; himnizimi i kultit t\u00eb individit duke e quajtur udh\u00ebheq\u00ebsin kalif dhe duke i dh\u00ebn\u00eb pothuaj atribut hyjnor etj.<\/p>\n<p>Prandaj m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb rishfaqje e obskurantizmit mesjetar teokratik, ISIS-i duhet t\u00eb shihet e trajtohet si nj\u00eb projekt politik totalitar.\u00a0 N\u00ebse nisemi nga retorika mund t\u00eb thuhet se ngjashm\u00ebria e kryesore e ISIS-it dhe rastet e tjera historike t\u00eb totalitarizmin ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe armiq\u00ebsin\u00eb q\u00eb kan\u00eb me rendin ekzistues nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe me refuzimin q\u00eb i b\u00ebhet sistemit politik t\u00eb liberal demokracis\u00eb si dhe t\u00eb sistemit t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut.\u00a0 Faktikisht n\u00eb kryevepr\u00ebn e saj \u201cOrigjinat e Totalitarizmit\u201d Hannah Arendt merr n\u00eb shqyrtim dy regjimet totalitare rivale, fashizmin dhe komunizmin, dhe g\u00ebrmon n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e tyre historike p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ku buron totalitarizmi. Ajo e gjen origjin\u00ebn e totalitarizmit tek disa elemente si\u00a0 antisemitizmi,\u00a0 zhg\u00ebnjimi me sistemin ekzistues dhe gjendjen e shoq\u00ebris\u00eb, imperializmi dhe anti-imperializmi apo nihilizmi.\u00a0 Nj\u00eb tjet\u00ebr mendimtar i njohur q\u00eb ka shkruajtur p\u00ebr totalitarizmin ka qen\u00eb Raymond Aron i cili ka parashtruar pes\u00eb shenja dalluese t\u00eb totalitarizmit. S\u00eb pari monizmi apo sistemi nj\u00eb partiak dhe n\u00eb rastin e ISIS-it \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pal\u00eb q\u00eb ka monopol dhe opozita eliminohet fizikisht. Ka nj\u00eb ideologji sunduese q\u00eb shitet si e v\u00ebrtet\u00eb e kulluar dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dogma e terrorist\u00ebve e nj\u00eb pseudo-islami nuk dallon shum\u00eb nga mendimi totalitar nazist apo ai komunist. Ka monopol shtet\u00ebror t\u00eb informacionit sikurse ndodh n\u00eb territoret e ISIS-it ku pluralizmi dhe z\u00ebrat alternativ\u00eb jan\u00eb shuar me dhun\u00eb.\u00a0 Ka nj\u00eb ekonomi shtet\u00ebrore dhe qartazi terrorist\u00ebt kan\u00eb shtet\u00ebzuar v\u00ebn\u00eb n\u00eb kontroll kapilar ekonomin\u00eb e zonave q\u00eb kan\u00eb pushtuar. Ka terror dhe p\u00ebr makabritetet e ISIS-it ndaj pakicave fetare apo disident\u00ebve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Me pak fjal\u00eb i p\u00ebrmbush kriteret q\u00eb jep Aron p\u00ebr tu konsideruar nj\u00eb sistem politik totalitar.<\/p>\n<p>Paralelizmat apo analogjit\u00eb me sistemet totalitare t\u00eb kaluara jan\u00eb t\u00eb shumta. N\u00eb ISIS sikurse n\u00eb nj\u00eb regjim tipik totalitar eliminohet ndarja mes pushteteve,\u00a0 mes jet\u00ebs private e publike, ndarja klasore duke konfiskuar pronat e pasanik\u00ebve disident\u00eb, ndarja mes\u00a0 fes\u00eb dhe shtetit dhe imponohet nj\u00eb konformiz\u00ebm total p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nga besimtar\u00eb t\u00eb kulluar e besnik ngjash\u00ebm me njeriun e ri socialist apo me rac\u00ebn eprore arjane. Totalitarizmi pik\u00ebs\u00ebpari n\u00ebnkupton kontrollin total t\u00eb normave morale dhe ligjore t\u00eb territorit t\u00eb sunduar Interpretimet e rrepta t\u00eb Sheriatit imponohen me dhun\u00eb duke diktuar nj\u00eb kod veshje dhe stil jete q\u00eb nuk dallon shum\u00eb prej luft\u00ebs kund\u00ebr shfaqjeve t\u00eb huaja q\u00eb b\u00ebhej n\u00eb koh\u00ebn e \u201cxhaxhit\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Po ashtu indoktrinimi \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe nuk mjaftohet vet\u00ebm tek ri-organizimi i kurrikulave arsimore por edhe me censurimin e informacionit q\u00eb vjen nga jasht\u00eb. N\u00ebp\u00ebr shkolla p\u00ebr shembull jan\u00eb anuluar prej programeve shkollore l\u00ebnd\u00eb si arti, muzika, filozofia, sociologjia apo psikologjia. N\u00eb biologji ndalohet t\u00eb flitet p\u00ebr evolucion nd\u00ebrsa n\u00eb let\u00ebrsi n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e gjuh\u00ebs arabe ndalohet p\u00ebrmendja e veprave pagane.<\/p>\n<p>Terrori \u00ebsht\u00eb mbase edhe tipari m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i k\u00ebtij realiteti politik totalitar\u00a0 ku zhvillohen gjyqe t\u00eb p\u00ebrshpejtuara e t\u00eb inskenuara publike dhe ekzekutime para popullit nj\u00ebsoj si ato t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Stalinit, Enverit apo t\u00eb kmer\u00ebve t\u00eb kuq t\u00eb Pol Potit n\u00eb Kamboxhia. Dallimi \u00ebsht\u00eb prania e mjeteve m\u00eb t\u00eb avancuara t\u00eb komunikimit dhe k\u00ebto krime katile sot p\u00ebrhapen n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet internetit e medieve sociale. Mandej mbizot\u00ebron hipokrizia sepse p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e regjimit totalitar justifikojn\u00eb ekseset dhe p\u00ebrdorimin e skajsh\u00ebm t\u00eb dhun\u00ebs duke pretenduar se\u00a0 ndjekin nj\u00eb kauz\u00eb fisnike dhe p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb autoritet moral sip\u00ebror.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha raportet flasin gjithashtu p\u00ebr nj\u00eb aparat t\u00eb konsoliduar t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret me nj\u00eb rrjet masiv informator\u00ebsh q\u00eb nuk dallon shum\u00eb nga Sigurimi apo STASI.\u00a0 N\u00eb territorin e ISIS v\u00ebrtiten skuadra t\u00eb vdekjes q\u00eb ngjash\u00ebm me\u00a0 apo detashmentet e \u00c7ekas bolshevike apo Einsatzgruppen t\u00eb SS-ve naziste, organizojn\u00eb nd\u00ebshkime kolektive dhe vrasje masive t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve apo pakicave.\u00a0 \u00c7udit\u00ebrisht ka edhe nj\u00eb p\u00ebrputhje p\u00ebr sa i p\u00ebrket uniform\u00ebs sepse sikurse terrorist\u00ebt e ISIS-it sot n\u00eb fillimet e veta pjes\u00ebtar\u00ebt e \u00c7ekas visheshin me xhaketa l\u00ebkure t\u00eb zez\u00eb e po ashtu uniformat e SS-ve dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi fashist\u00ebt kishin nj\u00eb preferenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb zez\u00ebn. Rast\u00ebsisht dhe kriminel\u00ebt e Pol Potit uniform\u00eb t\u00eb zez\u00eb mbanin.<\/p>\n<p>Dimensioni totalitar manifestohet edhe nga m\u00ebnyra se si zhvillohet lufta e ISIS-it duke nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb luft\u00eb totale. Ky koncept n\u00ebnkupton mobilizimin total t\u00eb t\u00eb gjitha burimeve p\u00ebr t\u00eb fituar luft\u00ebn si dhe shp\u00ebrfillja e t\u00eb gjitha ligjeve t\u00eb luft\u00ebs duke goditur jo vet\u00ebm objektiva legjitim luftarak por edhe infrastruktur\u00ebn civile si dhe duke mos b\u00ebr\u00eb dallimin mes luft\u00ebtar\u00ebve dhe jo-luft\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga ngjashm\u00ebrit\u00eb spikat\u00ebse \u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr tu shp\u00ebrndar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht si murtaja nj\u00ebsoj si fashizmi dhe komunizmi. Me dhjet\u00ebra mij\u00ebra kriminel\u00eb nga gjith\u00eb bota kan\u00eb shkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuazi-shtet. P\u00ebrpos k\u00ebsaj duket qart\u00eb p\u00ebrpjekja e k\u00ebtyre terrorist\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb tentakulat jasht\u00eb Irakut e Siris\u00eb duke investuar n\u00eb propagand\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb mobilizojn\u00eb dhe rekrutojn\u00eb ushtar\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb dhe duke organizuar aksione terrori jasht\u00eb territorit q\u00eb kontrollojn\u00eb.\u00a0 T\u00eb tilla p\u00ebrpjekje nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimi ka b\u00ebr\u00eb edhe enverizmi yn\u00eb mediok\u00ebr duke armatosur e st\u00ebrvitur grupe marksiste latine e arabe, duke dh\u00ebn\u00eb para p\u00ebr parti komuniste radikale n\u00eb per\u00ebndim apo duke mbajtur nj\u00eb mjet propagande si Radio Tirana q\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e lavdishme t\u00eb saja renditej n\u00eb 10 m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb bot\u00ebs me 21 gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb huaja t\u00eb transmetuara.\u00a0 Ambicja p\u00ebr tu p\u00ebrhapur si epidemi nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht duket edhe nga nisma e fundit e ISIS-it p\u00ebr t\u00eb ndryshuar emrin nga ISIS q\u00eb n\u00ebnkuptonte Shtetin Islamik t\u00eb Irakut dhe Siris\u00eb n\u00eb thjesht Shtet Islamik duke manifestuar nj\u00eb oreks p\u00ebr dominim global.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr analogji \u00ebsht\u00eb gatishm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb jo vet\u00ebm ata ndryshe por edhe njer\u00ebz t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit soj q\u00eb manifestojn\u00eb elemente t\u00eb zbehta disidence. Ashtu sikurse komunist\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt nuk kursenin t\u00eb eliminonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore komunist\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm edhe terrorist\u00ebt e ISIS-it nuk e kan\u00eb p\u00ebr gj\u00eb q\u00eb t\u00eb eliminojn\u00eb musliman\u00eb suni q\u00eb manifestojn\u00eb m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn shenj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie me regjimin.\u00a0 Tanim\u00eb q\u00eb jan\u00eb eliminuar apo d\u00ebbuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e pakicave apo kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb v\u00ebmendja survejuese e ISIS ka kaluar tek musliman\u00ebt suni dhe mjafton q\u00eb t\u00eb vihet re nj\u00eb shenj\u00eb dallimi n\u00eb veshje sjellje apo t\u00eb folur q\u00eb ta p\u00ebsosh keq atje ngjash\u00ebm me d\u00ebnimet n\u00eb Shqip\u00ebri ku\u00a0 mund ta humbje lirin\u00eb duke veshur pantallona tub, mbajtur flok\u00eb t\u00eb gjata apo d\u00ebgjuar muzik\u00eb n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebshmi i qasjes\u00a0 totalitare t\u00eb shtetit pseudo-islamik \u00ebsht\u00eb qasja ndaj t\u00eb kaluar\u00ebs dhe monumenteve duke dashur q\u00eb t\u00eb fshijn\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb narrativ\u00eb t\u00eb tyre historike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb dominojn\u00eb t\u00eb ardhmen (duke p\u00ebrdorur k\u00ebtu qasjen e Santayanes).\u00a0 Shkat\u00ebrrimi i qytetit t\u00eb Palmir\u00ebs q\u00eb listohet si trash\u00ebgimi bot\u00ebrore e UNESCO-s, i muzeut t\u00eb Mosulit apo i nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh objektesh kulti t\u00eb krishtera e shiite nuk dallon shum\u00eb nga revolucioni kulturor i Mao Ce Dunit i cili fatkeq\u00ebsisht u imitua me zell t\u00eb madh edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Mund t\u00eb thuhet pa frik\u00eb q\u00eb shkat\u00ebrrimi m\u00eb i madh i monumenteve n\u00eb Shqip\u00ebri ka ndodhur gjat\u00eb komunizmit kur frym\u00ebzuar nga gardist\u00ebt e kuq kinez\u00eb tek ne u zhduk\u00ebn objektet e kultit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb shnd\u00ebrrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb parin vend ateist n\u00eb bot\u00eb. Gjithashtu me shkat\u00ebrrimin t\u00eb frym\u00ebzuar nga ideologjia totalitare t\u00eb pazareve si d\u00ebshmi t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut dhe pron\u00ebs private n\u00eb vend si dhe me shkat\u00ebrrimin e pallateve apo sarajeve t\u00eb t\u00eb pasurve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb eliminuar dallimin mes klasave.<\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr anti-semitizmin kjo urrejtje ka qen\u00eb shtyll\u00eb e ideologjis\u00eb s\u00eb fashist\u00ebve por edhe shtetet komuniste e sponsorizonin anti-semitizmin e shum\u00eb grupet terroriste marksiste kishin nj\u00eb dimension t\u00eb qart\u00eb anti-semite sikurse e d\u00ebshmon \u00a0masakra n\u00eb aeroportin izraelit t\u00eb Lodit e b\u00ebr\u00eb prej tre japonez\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Kuqe Japoneze n\u00eb 30 Maj 1972 \u00a0apo lidhjet e ngushta t\u00eb Rote Armee Fraktion gjermane me terrorist\u00ebt palestinez\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet jan\u00eb t\u00eb shumta p\u00ebraf\u00ebrsit\u00eb q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr dimensionin totalitar t\u00eb ISIS-it dhe pasi kemi p\u00ebrcaktuar premis\u00ebn se ky regjim barbar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem politik totalitar at\u00ebher\u00eb b\u00ebjm\u00eb mir\u00eb t\u00eb analizojm\u00eb p\u00ebrse bashkatdhetar\u00ebt tan\u00eb joshen nga totalitarizmi i ISIS-it dhe vendosin t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb perverse e \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb k\u00ebtij regjimi.<\/p>\n<p>Shpjegimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb na e jep psikologu gjerman Erich Fromm i cili pasi ia doli t\u00eb arratisej vet\u00eb prej Gjermanis\u00eb totalitare pak koh\u00eb pas ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb nazist\u00ebve shkroi n\u00eb vitin 1941 nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb titulluar \u201cArratisja nga Liria\u201d ku p\u00ebrpiqet t\u00eb shpjegoj\u00eb p\u00ebrse kaq shum\u00eb qytetar\u00eb ishin t\u00eb t\u00ebrhequr prej ideologjis\u00eb totalitare naziste.\u00a0 Ai vuri n\u00eb dukje se \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e natyr\u00ebs njer\u00ebzore frika e t\u00eb qenurit i lir\u00eb dhe prandaj ka njer\u00ebz q\u00eb preferojn\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb autoriteti sesa t\u00eb mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale p\u00ebr jet\u00ebn e vet\u00eb.\u00a0 K\u00ebta individ\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb ngarkese liris\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur dhe munges\u00ebs s\u00eb pengesave\u00a0 dhe prandaj kultivojn\u00eb mendime dhe sjellje qe u japin atyre nj\u00eb ndjesi sigurie. Fromm shkruan se shum\u00eb individ\u00eb t\u00eb till\u00eb vendosin t\u00eb largohen prej liris\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur dhe p\u00ebrpiqen q\u00eb dikush apo nj\u00eb institucion tjet\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime p\u00ebr ta duke iu larguar k\u00ebshtu edhe kontrollit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive personale.<\/p>\n<p>Ai dallon tre mekanizma arratisje, i pari \u00ebsht\u00eb autoritarizmi q\u00eb n\u00ebnkupton nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga pavar\u00ebsia personale duke iu n\u00ebnshtruar nj\u00eb force sip\u00ebrore autoritare. K\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm e p\u00ebrshkruan si sado-mazokiz\u00ebm sepe kombinon d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kontrolluar sjelljen e t\u00eb tjer\u00ebve por edhe gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr tiu bindur e disiplin\u00eb urdhrave q\u00eb vijn\u00eb nga autoriteti. Mekanizmi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb destruktivizmi q\u00eb n\u00ebnkupton nj\u00eb personalitet q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk e fut dot n\u00ebn kontroll.\u00a0 Ky destruktiviz\u00ebm kamuflohet shpesh me fjal\u00ebt dashuri, detyr\u00eb, moral , nd\u00ebrgjegje dhe patriotiz\u00ebm.\u00a0 I treti \u00ebsht\u00eb konformizmi q\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb heqjen dor\u00eb prej individualitetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushin d\u00ebshirat e t\u00eb tjer\u00ebve, q\u00eb t\u00eb duken m\u00eb popullor dhe t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb por edhe duke hequr dor\u00eb nga mendimi i lir\u00eb i cili mund t\u2019u provokoj\u00eb ankth.<\/p>\n<p>Sot t\u00eb tre k\u00ebto mekanizma apo tendenca gjenden shum\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb popullin ton\u00eb qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e qoft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe kultivimi i shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb kund\u00ebr autoritarizmit, destruktivizmit dhe konformizmit duhet par\u00eb si nj\u00eb mas\u00eb parandaluese shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.\u00a0 Shoq\u00ebria shqiptare nuk duhet t\u00eb ri indiferente ndaj tendencave autoritare t\u00eb disa aktor\u00ebve politik,\u00a0 ndaj prirjes s\u00eb pranimit t\u00eb dhun\u00ebs dhe destruktivitetit si mjet politik si dhe ndaj mentalitetit konformist q\u00eb s\u2019pranon diversitetin dhe pluralizmit t\u00eb mendimit sepse k\u00ebto elemente sh\u00ebrbejn\u00eb si katalizator\u00eb t\u00eb nj\u00eb klime q\u00eb nxit mobilizimin e atyre q\u00eb vendosin t\u00eb \u201carratisen nga liria\u201d dhe p\u00ebrqafojn\u00eb totalitarizmin.<\/p>\n<p>N\u00ebse duam ta luftojm\u00eb ISIS-in\u00a0 n\u00eb trojet shqiptare, ne luft\u00ebn nuk duhet ta b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm me form\u00eb represive me arm\u00eb sikurse u mposht totalitarizmi fashist 70 vite m\u00eb par\u00eb por edhe me antidotin kryesor kund\u00ebr totalitarizmit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb liria. Q\u00eb ISIS t\u00eb sfidohet si\u00e7 duhet ai duhet t\u00eb goditet aty ku e ka rr\u00ebnj\u00ebn pra tek ideologjia totalitare dhe duke e sfiduar n\u00eb tregun e ideve. Sistemi liberal demokratik q\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb ka padyshim pap\u00ebrsosm\u00ebri q\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb adresohen mir\u00ebpo qasja nihiliste ndaj k\u00ebtij sistemi ekzistues \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushqim p\u00ebr mentalitetin totalitar. \u00a0\u00a0Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb duhen nxjerr\u00eb n\u00eb pah perversitetet, mashtrimet, falsifikimet, mizorit\u00eb dhe q\u00ebllimet e v\u00ebrteta t\u00eb regjimit totalitar t\u00eb ISIS-it. \u00a0Por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb tona t\u00eb promovohen ato vlera q\u00eb ISIS lufton si liria, demokracia, toleranca, paqja\u00a0 e tregu i lir\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koh\u00ebve t\u00eb fundit krimet e ISIS-it kan\u00eb z\u00ebn\u00eb qendr\u00ebn e v\u00ebmendjes s\u00eb medieve bot\u00ebrore dhe opinionit publik shqiptar. Ajo q\u00eb e b\u00ebn akoma m\u00eb shqet\u00ebsuese k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u00ebsht\u00eb numri alarmant i bashk\u00ebkombasve tan\u00eb q\u00eb jan\u00eb rekrutuar nga ky formacion terrorist dhe q\u00eb me gjas\u00eb n\u00ebse kthehen do t\u00eb importojn\u00eb me vete ideologjin\u00eb, dhun\u00ebn e terrorin [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":373,"featured_media":9796,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1705,1706],"ppma_author":[367],"class_list":["post-4899","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-isis","tag-totalitarizmi"],"authors":[{"term_id":367,"user_id":373,"is_guest":0,"slug":"adri-nurellari","display_name":"Adri Nurellari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg"},"user_url":"","last_name":"Nurellari","first_name":"Adri","description":"Adri Nurellari \u00ebsht\u00eb studiues, k\u00ebshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs dhe medias. Ai ka vijuar studimet universitare n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe ato pasuniversitare n\u00eb Cambridge, London School of Economics dhe University College London. Adri \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe ish-sekretar i PDIU-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka punuar si pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb. Ka qen\u00eb i angazhuar si analist dhe konsulent nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 punon si k\u00ebshilltar i Hashim Tha\u00e7it."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/373"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4899"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4899\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9797,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4899\/revisions\/9797"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9796"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4899"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}