{"id":4901,"date":"2015-12-07T10:24:38","date_gmt":"2015-12-07T08:24:38","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4901"},"modified":"2024-12-20T12:24:31","modified_gmt":"2024-12-20T10:24:31","slug":"kunder-stereotipizimit-negativ-te-nenave-te-punesuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/kunder-stereotipizimit-negativ-te-nenave-te-punesuara\/","title":{"rendered":"Kund\u00ebr stereotipizimit negativ t\u00eb n\u00ebnave t\u00eb pun\u00ebsuara"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p class=\"img-wrapper\"><span style=\"font-size: 16px;\">I bie ziles. Edukatorja e hap ngadal\u00eb der\u00ebn e kopshtit. M\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet kujdessh\u00ebm. Menj\u00ebher\u00eb nga dyert e klas\u00ebve vog\u00eblush\u00ebt i qesin kokat nj\u00eb nga nj\u00eb p\u00ebr t\u00eb identifikuar se prindi i kujt erdhi. M\u00eb shikojn\u00eb me shum\u00eb shpres\u00eb, me sy t\u00eb m\u00ebdhenj. Pastaj me vrap e th\u00ebrrasin: Noar t\u00eb ka ardh\u00eb mami. Noari vrapon. Buz\u00ebqeshjen vesh m\u00eb vesh. Nj\u00eb p\u00ebrqafim, nj\u00eb shtr\u00ebngim dhe bota e tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull.<\/span><\/p>\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">\u201eTi gjith\u00eb m\u00eb len vet\u00eb\u201c, m\u00eb akuzon kur jemi rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. Dikur edhe un\u00eb e akuzoja mamin tim q\u00eb m\u00eb \u201elinte vet\u00ebm\u201c e shkonte n\u00eb pun\u00eb. Nganj\u00ebher\u00eb besoj se ende e njoh at\u00eb ndjenj\u00ebn e mallit p\u00ebr t\u00eb. Sa shum\u00eb m\u00eb merrte malli p\u00ebr t\u00eb. P\u00ebr mamin. P\u00ebr er\u00ebn e saj. P\u00ebr p\u00ebrqafimet. P\u00ebr k\u00ebng\u00ebt e vjershat q\u00eb i recitonim e k\u00ebndonim bashk\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrrallat tona. E mbaj mend q\u00eb \u00e7do m\u00ebngjes ajo vishte tesha t\u00eb hekurosura e me er\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe shkonte n\u00eb pun\u00eb dhe un\u00eb mezi prisja q\u00eb ajo t\u00eb kthehej tek un\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00ebnat e pun\u00ebsuara gjithmon\u00eb ndiqen nga frika dhe ndjenja e faj\u00ebsis\u00eb q\u00eb po u ikin momente t\u00eb \u00e7muara, t\u00eb cilat nuk kthehen m\u00eb pas: hapat e par\u00eb, fjal\u00ebt e para, fjal\u00ebt e reja q\u00eb thuhen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, \u00e7asti kur e v\u00ebren q\u00eb i ka dal\u00eb dh\u00ebmbi i par\u00eb, vizatimi i par\u00eb, programet n\u00eb kopsht e shkoll\u00eb, r\u00ebnia e dh\u00ebmbit t\u00eb par\u00eb t\u00eb qum\u00ebshtit e shum\u00eb hera tjera t\u00eb para.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Un\u00eb nuk e mbaj mend se cilat momente i kan\u00eb ikur mamit tim. Ndjenja e mallit p\u00ebr mamin dikur u z\u00ebvend\u00ebsua me ndjenj\u00ebn e mburrjes p\u00ebr t\u00eb. Ta kesh nj\u00eb n\u00ebn\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri, financiarisht e pavarur e respektuar nga t\u00eb gjith\u00eb edhe q\u00eb arrin ta balancoj\u00eb pun\u00ebn dhe familjen \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ka ndikim n\u00eb jet\u00ebn dhe zhvillimin e nj\u00eb f\u00ebmije.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Diskurse sociale e mediale lidhur me ndikimin e n\u00ebnave t\u00eb pun\u00ebsuara tek f\u00ebmij\u00ebt ka pasur gjithmon\u00eb dhe kudo. Grat\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb patriarkale e mendjengusht\u00eb, shpeshher\u00eb duhet t\u00eb vendosin nd\u00ebrmjet pun\u00ebsimit dhe t\u00eb qenit n\u00ebn\u00eb. Tradicionalisht gruaja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e ka p\u00ebr obligim t\u00eb p\u00ebrkujdeset p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e familjes dhe vendi i saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebrderisa burrat jan\u00eb ata q\u00eb duhet t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr ta mbajtur at\u00eb familje. Statistikat lidhur me numrin e t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb Kosov\u00eb \u00a0ilustrojn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb faktin q\u00eb n\u00eb tregun kosovar t\u00eb pun\u00ebs nuk jemi as af\u00ebr barazimit gjinor: \u00a0nga 287 062 t\u00eb pun\u00ebsuarve, vet\u00ebm 88 172 jan\u00eb t\u00eb gjinis\u00eb fem\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nuk \u00ebsht\u00eb e rrall\u00eb q\u00eb n\u00ebnat e pun\u00ebsuara t\u00eb etiketohen si n\u00ebna t\u00eb k\u00ebqija, q\u00eb devijojn\u00eb nga roli i tyre si p\u00ebrkujdes\u00ebse dhe kan\u00eb ndikim t\u00eb keq n\u00eb familje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nj\u00eb studim i publikuar n\u00eb fund t\u00eb korrikut t\u00eb k\u00ebtij viti nga Harvard Business School nga Kathleen McGinn et al. jep nj\u00eb argument t\u00eb fuqish\u00ebm kund\u00ebr k\u00ebtij stereotipizimit negativ p\u00ebr n\u00ebnat. Studimi u bie me grusht etiketimeve t\u00eb llojit \u201en\u00ebnat t\u00eb cilat punojn\u00eb e shkat\u00ebrrojn\u00eb familjen\u201c \u201en\u00ebnat e pun\u00ebsuara i l\u00ebn\u00eb anash dhe i braktisin f\u00ebmij\u00ebt\u201c.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sipas k\u00ebtij hulumtimi n\u00ebnat e pun\u00ebsuara nuk kan\u00eb vet\u00ebm ndikim pozitiv tek vajzat e tyre, por edhe te djemt\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt q\u00eb rriten n\u00eb familje, ku n\u00ebna \u00ebsht\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune, m\u00ebsohen t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb pavarur e t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi, m\u00ebsohen t\u2019i ndajn\u00eb obligimet brenda familjes dhe k\u00ebshtu t\u2019i p\u00ebrmbysin gradualisht konceptet mbi rolet tradicionale gjinore jo vet\u00ebm n\u00eb familje e shoq\u00ebri, por edhe n\u00eb tregun e pun\u00ebs!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb studim jan\u00eb mbledhur nga 24 shtete t\u00eb ndryshme. Sipas k\u00ebtij studimi vajzat e rritura t\u00eb n\u00ebnave t\u00eb pun\u00ebsuara kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa p\u00ebr t\u2018u pun\u00ebsuar, p\u00ebr t\u00eb fituar m\u00eb shum\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb pasur pozita udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb krahasim me vajzat e rritura t\u00eb n\u00ebnave, t\u00eb cilat q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, kur f\u00ebmij\u00ebt e tyre jan\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, djemt\u00eb e rritur t\u00eb n\u00ebnave t\u00eb pun\u00ebsuara, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj familjes, ata kalojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb p\u00ebrkujdesjen ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes. Studimi gjithashtu tregon q\u00eb ata kan\u00eb gjasa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb martohen me vajza t\u00eb pun\u00ebsuara, n\u00eb krahasim me djemt\u00eb e n\u00ebnave q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><a href=\"http:\/\/www.hbs.edu\/faculty\/Pages\/item.aspx?num=49311\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Studimi i McGinn<\/a> synon t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shtyt\u00ebs p\u00ebr nxitjen e krijimit t\u00eb politikave m\u00eb t\u00eb favorshme komb\u00ebtare dhe lokale p\u00ebr pun\u00ebsim prind\u00ebror dhe largimin e barrierave q\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb balancin nd\u00ebrmjet pun\u00ebs dhe familjes. N\u00eb ve\u00e7anti rekomandohen politika p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e n\u00ebnave t\u00eb pun\u00ebsuara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00ebnat kosovare, p\u00ebrpos q\u00eb duhet t\u2019i luftojn\u00eb konceptet patriarkale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr ta filluar apo vazhduar marr\u00ebdh\u00ebnien e pun\u00ebsimit duhet t\u00eb luftojn\u00eb edhe p\u00ebr ta gjetur nj\u00eb vend n\u00eb kopsht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nj\u00ebri prej faktor\u00ebve vendimtar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e pun\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb padyshim qasja n\u00eb kopshte p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb ofrojn\u00eb p\u00ebrkujdesje cil\u00ebsore me \u00e7mime t\u00eb arsyeshme. N\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb leht\u00eb ta regjistrosh f\u00ebmin\u00eb t\u00ebnd n\u00eb fakultet sesa t\u2019ia gjesh nj\u00eb vend n\u00eb kopsht publik. N\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb Komunave dhe t\u00eb qyteteve tjera n\u00eb Kosov\u00eb as q\u00eb ka kopshte publike p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Gjendja \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb ndryshe sa u p\u00ebrket kopshteve private. Aty kemi oferta nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet: kopshte t\u00eb licensuara e t\u00eb palicensuara, kopshte n\u00eb sht\u00ebpi e n\u00eb nd\u00ebrtesa t\u00eb banimit kolektiv, kopshte q\u00eb ofrojn\u00eb programe edukative apo t\u00eb tilla q\u00eb f\u00ebmij\u00ebve u ofrojn\u00eb programe televizive\u2026 p\u00ebrkund\u00ebr dallimeve, kopshtet private e kan\u00eb nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: jan\u00eb t\u00eb paaritshme p\u00ebr shumic\u00ebn e buxheteve familjare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Edhepse rrethanat ekzistuese jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr \u00e7do grua kosovare q\u00eb vendos t\u00eb punoj\u00eb edhe t\u00eb krijoj\u00eb familje, Qeveria nuk krijon politika p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrkrahur ato, por p\u00ebr t&#8217;i sfiduar akoma m\u00eb shum\u00eb duke ua shkurtuar pushimin e lehonis\u00eb!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Shkurtimi i pushimit t\u00eb lehonis\u00eb, i cili parashihet me projektligjin p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e ligjit t\u00eb pun\u00ebs, parasheh q\u00eb e pun\u00ebsuara do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb \u00a0tre muajt e par\u00eb t\u00eb pushimit t\u00eb lehonis\u00eb t\u00eb marr\u00eb kompensim prej 70% t\u00eb pag\u00ebs baz\u00eb nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi dhe p\u00ebr tre muajt e tjer\u00eb pushimi i lehonis\u00eb t\u00eb paguhet nga Qeveria e Kosov\u00ebs me kompensim 50% t\u00eb pag\u00ebs mesatare n\u00eb Kosov\u00eb. Gruas s\u00eb pun\u00ebsuar pastaj i mund\u00ebsohet q\u00eb tre muajt e fundit t\u00eb pushimit t\u00eb lehonis\u00eb t\u00eb marr\u00eb pushim pa pages\u00eb. Shkurt e shqip: Shumica do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb detyruara ta fillojn\u00eb pun\u00ebn kur foshnja t\u2019i mbush\u00eb tre muaj. Kur kemi parasysh q\u00eb nuk ka kopshte p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb q\u00eb pranojn\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00ebn gjasht\u00eb muaj, me aprovimin e k\u00ebtij ndryshimi ligjor, gjasat do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb grat\u00eb e pun\u00ebsuara \u2013 t\u00eb cilat b\u00ebhen n\u00ebna- \u00a0t\u00eb heqin dor\u00eb nga vendi i tyre i pun\u00ebs dhe k\u00ebshtu pjes\u00ebmarrja e femrave n\u00eb tregun e pun\u00ebs t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e vog\u00ebl.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nd\u00ebrsa, p\u00ebr ato n\u00ebna, t\u00eb cilat p\u00ebrkund\u00ebr sfidave vazhdojn\u00eb ta ndjekin pun\u00ebn dhe karrier\u00ebn e tyre, t\u00eb gjeturat nga ky studim i Harvard Business School mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb leht\u00ebsim i vog\u00ebl nga ajo ndjenja e p\u00ebrhershme e faj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ikjen e \u00e7asteve q\u00eb nuk p\u00ebrseriten m\u00eb. Ndikimi pozitiv n\u00eb zhvillimin e f\u00ebmij\u00ebve \u00ebsht\u00eb m\u00eb afatgjat\u00eb dhe m\u00eb i thell\u00eb se nj\u00eb kujtim i humbur.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I bie ziles. Edukatorja e hap ngadal\u00eb der\u00ebn e kopshtit. M\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet kujdessh\u00ebm. Menj\u00ebher\u00eb nga dyert e klas\u00ebve vog\u00eblush\u00ebt i qesin kokat nj\u00eb nga nj\u00eb p\u00ebr t\u00eb identifikuar se prindi i kujt erdhi. M\u00eb shikojn\u00eb me shum\u00eb shpres\u00eb, me sy t\u00eb m\u00ebdhenj. Pastaj me vrap e th\u00ebrrasin: Noar t\u00eb ka ardh\u00eb mami. Noari vrapon. Buz\u00ebqeshjen [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":543,"featured_media":11411,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[664,929],"ppma_author":[2027],"class_list":["post-4901","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-kosovo","tag-womens-rights"],"authors":[{"term_id":2027,"user_id":543,"is_guest":0,"slug":"nora-hasani","display_name":"Nora Hasani Llapashtica","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/462555188_936747311221714_20195046760660311_n.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/462555188_936747311221714_20195046760660311_n.png"},"user_url":"","last_name":"Hasani Llapashtica","first_name":"Nora","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4901","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/543"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4901"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4901\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11508,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4901\/revisions\/11508"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11411"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4901"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4901"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4901"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4901"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}