{"id":4963,"date":"2016-01-20T14:49:23","date_gmt":"2016-01-20T12:49:23","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4963"},"modified":"2024-10-21T14:52:06","modified_gmt":"2024-10-21T12:52:06","slug":"qytetari-dhe-katunari-i-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/qytetari-dhe-katunari-i-kosoves\/","title":{"rendered":"Qytetari dhe katunari i Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>E njoh edhe katunarin edhe qytetarin. Prindi-burr\u00eb asht le e rrit\u00eb n\u00eb katun kurse prindi-gru asht le e rrit\u00eb n\u00eb qytet. Prandaj, po e marr mundin me i than\u00eb nja dy &#8211; tri fjal\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Rrita jem nuk ka kalue me rrzuemje e lojna por me komplekse e vetmi. Nuk kam qen\u00eb fmi i lazdruem e i \u00e7oroditun e n\u00eb \u00e7oroditje i ledhatuem. Kurr\u00eb nuk jam msue me sha. Un\u00eb kam qen\u00eb fmi i shp\u00ebrfillun, i vuejtun, i heshtun e mbas krejt ksaj edhe vetmitar e vrojtues. Un\u00eb s\u2019e kom dasht\u00eb vetmin\u00eb&#8230; ajo m\u2019u ka imponu hi\u00e7 pa m\u2019pvet\u00eb. Nuk dhemb qaq me u konsideru si njeri i dor\u00ebs s\u2019dyt\u00eb sa dhemb me u konsideru si fmi i dor\u00ebs s\u2019dyt\u00eb. Kjo dhimbt\u00eb \u00e7on n\u00eb rezistenc\u00eb dhe n\u00eb nji luft\u00eb t\u00eb heshtun me shoqnin\u00eb. Un\u00eb kom mbet\u00eb sakat shoqnor, nji tip asocial pa ndjenja p\u00ebrkatsie. Kjo m\u2019ka \u00e7u pavetdijsh\u00ebm n\u00eb nji konceptim tjet\u00ebr p\u00ebr identitetin q\u00eb asht postulue prej Butler dhe do teoricienve tjer\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm (shih queer theory): identiteti asht i qarkulluesh\u00ebm, i lir\u00eb, i zbrazun prej \u00e7do elementi natyror. S\u2019mundet me pas\u00eb debat n\u00ebse operojm\u00eb me terme t\u00eb st\u00ebrlashta e qesharake para-parasokratike si \u201cidentitete nga natyra\u201d ose \u201ckatunar a qytetar natyror\u201d ose me do pohime idiote si \u201cky ka le qytetar\u201d, \u201cky ka le katunar\u201d ose edhe \u201cky ka le shqiptar\u201d.<\/p>\n<p>Dajt\u00eb e mi t\u00eb rritun n\u00eb Prishtin\u00eb, shpesh si me hajgare ma kan\u00eb bo: katunar. Sidomos kur iu kom dal\u00eb jasht\u00eb bot\u00ebs q\u00eb ata e kan\u00eb nd\u00ebrtu p\u00ebr mu. Nihilizmi jem u ka ndjell\u00eb \u00e7ud\u00eb. Kur s\u2019besojsha as n\u00eb komb, as n\u00eb fe, as n\u00eb familje, as n\u00eb gjini e as n\u00eb kurrgjo hi\u00e7, gjyshi jem (i ashtuquejtun ag\u00eb) ma bojke: ti je budall\u00eb, s\u2019din sen\u2019 hi\u00e7. I papranuem kom qen\u00eb edhe n\u00eb katun. Jom pa si i ndrysh\u00ebm vazhdimisht. Un\u00eb jom rrit\u00eb n\u00eb njifar\u00eb toke asnjan\u00ebse. Jom rrit\u00eb n\u00eb autobus bashk\u00eb me pasagjer\u00eb tjer\u00eb q\u00eb thjesht heshtnin t\u00eb paluem n\u00ebp\u00ebr karriga.<\/p>\n<p>Por sot, shoqnia jon\u00eb po e vlon krenarin\u00eb e vet p\u00ebr p\u00ebrkatsit\u00eb e veta inferiore. Me nji entuziaz\u00ebm t\u00eb madh po \u00e7irren: \u201cJam krenar q\u00eb jam shqiptar\u201d megjith\u00ebse turpnohen n\u00eb heshtje q\u00eb jan\u00eb pasardh\u00ebs analfabet\u00ebsh e katunar\u00ebsh. Me nji entizuaz\u00ebm pak ma t\u00eb zbeht\u00eb, ish-kryeministri Tha\u00e7i si plot e p\u00ebrplot tjer\u00eb tha: \u201cJam krenar q\u00eb jam katunar\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb krenia e atij q\u00eb jeton n\u00eb qytet p\u00ebr qytetnin\u00eb e vet asht edhe ma e madhe dhe zakonisht shprehet p\u00ebrmes sjelljeve, veshjeve e veprimeve distancuese me kultur\u00ebn e maparshme.<\/p>\n<p>Ama duhet me u than\u00eb q\u00eb ekziston katuni dhe qyteti. N\u00eb kuptimin gjeografik ekziston katunari dhe qytetari. Dhe bile, nji dallim i vog\u00ebl p\u00ebrmbajtjesor n\u00eb kultur\u00ebn e tyne ekziston. Por, n\u00eb themel edhe i pari, edhe i dyti jan\u00eb paragjykues. I pari e paragjykon nji katun tjet\u00ebr, ose nji katun ma t\u00eb thell\u00eb, ose nji katun thjesht ma t\u00eb prapambetun. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qytetari natyrisht, e paragjykon \u00e7do katunar, e madje edhe \u00e7do qytetar t\u00eb ndonji krahine tjet\u00ebr. Pra, provincializmi dhe paragjykimet vijn\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e krenaris\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn u shpreh ish-kryeministri Tha\u00e7i. Kur je krenar me fshatin, qytetin ose qytez\u00ebn ku ke le at\u00ebher\u00eb je edhe paragjykues p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb nuk jan\u00eb si ti. E paragjykon at\u00eb q\u00eb asht le n\u00eb Broj\u00eb, Junik, Gjilan, Lipjan a Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Ekziston provincialisti ose mendjemshelti n\u00eb nj\u00eb an\u00eb dhe mendje\u00e7elti e toleranti n\u00eb tjetr\u00ebn an\u00eb. Por kjo nuk i korrespondon dallimit nd\u00ebrmjet qytetarit dhe katunarit n\u00eb shoqnin\u00eb ton\u00eb. Dallimi asht n\u00eb vetvete provincialist sepse e ngrit\u00eb tendenc\u00ebn e mospranimit dhe paragjykimit t\u00eb tjetrit ve\u00e7 n\u00eb dukjen a shfaqjen e tij. E ngrit\u00eb n\u00eb vetvete tendenc\u00ebn p\u00ebr t\u2019u krenu me vendin ku ke le, ku je rrit\u00eb e ku po jeton sikur k\u00ebto me pas\u00eb qen\u00eb elementet e vetme q\u00eb e p\u00ebrcaktojn\u00eb identitetin. N\u00eb nji m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb habitshme bin\u00eb n\u00eb njifar\u00eb konformizmi qesharak dhe i respektojn\u00eb zakonet e mahall\u00ebs a katunit t\u00eb vet. Ky zell me u konformizu, me u ba pjes\u00eb e kopes\u00eb q\u00ebndron n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb provincializmit t\u00eb nji qytetnimi thjesht bimor q\u00eb kqyr\u00eb ve\u00e7 qysh me u dok\u00eb sa ma bukur lulet e veta.<\/p>\n<p>N\u00eb nji frym\u00eb t\u00eb ktill\u00eb agresive mospranimi e paragjykimi ai q\u00eb erdh n\u00eb qytet e kishte t\u00eb zorshme fillimisht me u bo qytetar. S\u2019dihej sakt\u00eb se \u00e7ka donte me than\u00eb kjo fjal\u00eb. Bile kanjiher\u00eb mendohej se qytetari asht qytetar p\u00ebr nga natyra, me do esencialitete t\u00eb mshefta. Por, ylberi kap\u00ebrcehet kur ai merr vesh se dallimi q\u00ebndron ve\u00e7 n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e paraqitjes, n\u00eb t\u00eb folmen, n\u00eb t\u00eb porositunit e kafes\u00eb, n\u00eb t\u00eb ecunit e sidomos n\u00eb veshje. N\u00eb kalimin nga nji kope te tjetra. Ish-katunari veshet, msohet me pi e \u00e7ka me pi, me hang\u00ebr e \u00e7ka me hang\u00ebr, me kesh\u00eb e qysh me kesh\u00eb dhe rikonformizohet, rikopeizohet, \u201cqytetnohet\u201d. Procesi \u201cqytetnues\u201d pra, asht investim i thjesht\u00eb n\u00eb dukje. Mendjet mbesin t\u00eb paprekuna, se shqipet jan\u00eb t\u00eb men\u00e7me p\u00ebr nga natyra. Zakonet banale mbesin po ato. Shijet muzikore, po ato. E nj\u00ebjta m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb menduemit. I nj\u00ebjti pasivitet qytetar. Po qajo hajni. Po qajo familje kanunore. Po qaj Zot. Ksisoj, ne marrim vesh se kemi qytetar\u00eb ve\u00e7 n\u00eb dukje t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb qytet, veshen mir\u00eb, ecin mir\u00eb por kan\u00eb mendje g\u00ebrrdit\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb ajrin e Prishtin\u00ebs pluskon nji \u00e7lirim i madh gjith\u00ebshoqnor. Njer\u00ebzit qytetnohen leht\u00eb. N\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebrnjime\u2019 vjen era mut, vjen era e kontenjer\u00ebve, vjen era tamb\u00ebl i djegun. Vjen era shtirje. Ve\u00e7 njer\u00ebzit kan\u00eb tesha t\u00eb mira, kerre t\u00eb mira&#8230; dukje t\u00eb mir\u00eb. Nji shok amerikan q\u00eb jeton e punon n\u00eb Prishtin\u00eb \u00e7uditej sesa mir\u00eb q\u00eb visheshin njer\u00ebzit dhe sesi askush nuk e p\u00ebrsh\u00ebndeste n\u00eb rrug\u00eb. Paramendojeni, nji amerikan (vendi i zombieve) na kritikon p\u00ebr shpirtna t\u00eb vdekun. N\u00eb fakt, shpirti i shoqnis\u00eb ton\u00eb asht i mshefun e jo i vdekun. Asht i mshefun se ai asht shpirt provincialist q\u00eb e kqyr\u00eb ve\u00e7 dok\u00ebn, ve\u00e7 gun\u00ebn e jo pun\u00ebn. Ky pra asht qytetarizmi yn\u00eb gjith\u00ebshoqnor q\u00eb n\u00eb thelb e ka p\u00ebr\u00e7mimin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb s\u2019veshet a thjesht s\u2019duket simbas modelit t\u00eb tyne t\u00eb qytetarit.<\/p>\n<p>Nji njeri q\u00eb jeton n\u00eb katun duhet me tejkalu bot\u00ebn q\u00eb ia mbarojn\u00eb pambarim bashk\u00ebvendasit e tij. Po qat tejkalim duhet me e krye edhe dikush q\u00eb jeton n\u00eb qytet. Edhe qato zakone, tesha, qajo gjuh\u00eb pa theks katunaresk q\u00eb ky beson se e qytetnon n\u00eb fakt jan\u00eb boshe, t\u00eb zbrazta. Qyteti &#8211; thot\u00eb edhe Ortega y Gasset &#8211; asht nji hapsin\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje ku gjith\u00e7ka debatizohet bile edhe nd\u00ebrmjet vet njerzve t\u00eb thjesht\u00eb dhe ku p\u00ebrpunohen n\u00eb baza t\u00eb p\u00ebrditshme vlerat. Pra, qytetari asht mendje\u00e7elt\u00eb i gatsh\u00ebm me pranue ndryshimin e shpirtit t\u00eb tij, e jo nji qenie meskine q\u00eb e mshef shpirtin dhe e ndreq\u00eb thjesht pamjen e tij t\u00eb jashtme.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E njoh edhe katunarin edhe qytetarin. Prindi-burr\u00eb asht le e rrit\u00eb n\u00eb katun kurse prindi-gru asht le e rrit\u00eb n\u00eb qytet. Prandaj, po e marr mundin me i than\u00eb nja dy &#8211; tri fjal\u00eb. Rrita jem nuk ka kalue me rrzuemje e lojna por me komplekse e vetmi. Nuk kam qen\u00eb fmi i lazdruem e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":120,"featured_media":8830,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[972,991],"ppma_author":[145],"class_list":["post-4963","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosove","tag-shoqeria"],"authors":[{"term_id":145,"user_id":120,"is_guest":0,"slug":"jetlir-buja","display_name":"Jetlir Buja","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/jetlir-1-e1729514487600.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/jetlir-1-e1729514487600.jpg"},"user_url":"","last_name":"Buja","first_name":"Jetlir","description":"Jetlir Buja \u00ebsht\u00eb gazetar, p\u00ebrkthyes dhe studiues i filozofis\u00eb per\u00ebndimore. S\u00eb fundmi ai \u00ebsht\u00eb angazhuar si kryeredaktor n\u00eb gazet\u00ebn Nacionale, nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt ka punuar n\u00eb kapacitete t\u00eb ndryshme n\u00eb media si Periskopi, New Perspektiva, Organizata Cohu\/Preportr etj."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4963","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/120"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4963"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4963\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8831,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4963\/revisions\/8831"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8830"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4963"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4963"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}