{"id":4969,"date":"2016-01-21T11:22:08","date_gmt":"2016-01-21T09:22:08","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4969"},"modified":"2024-11-06T11:24:26","modified_gmt":"2024-11-06T09:24:26","slug":"presidentja-jahjaga-politikanja-gruaja-dhe-opinioni-publik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/presidentja-jahjaga-politikanja-gruaja-dhe-opinioni-publik\/","title":{"rendered":"Presidentja Jahjaga; politikanja, gruaja dhe opinioni publik"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Police, Z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresh\u00eb e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Presidente e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb n\u00eb pika t\u00eb shkurtra (a vija t\u00eb p\u00ebrgjithshme) profili profesional i Atifete Jahjag\u00ebs, gruas q\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb kosovare p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb figur\u00eb kontradiktore. E zgjedhur Presidente e vendit n\u00eb prill t\u00eb 2011, Jahjaga njihet si \u201cpresidente e zarfit\u201d. P\u00ebr politik\u00ebn e jashtme dhe diplomacin\u00eb, Presidentja g\u00ebzon respekt. N\u00eb vend, ajo \u00ebsht\u00eb pre e p\u00ebrqeshjes dhe seksizmit m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do grua tjet\u00ebr n\u00eb politik\u00eb. P\u00ebr shum\u00eb gra t\u00eb angazhuara p\u00ebr barazi gjinore, Jahjaga njihet si p\u00ebrkrah\u00ebse e fuqizimit t\u00eb grave. Pse figur\u00eb kontradiktore dhe \u00e7ka na tregon mandati i Jahjag\u00ebs p\u00ebr Presidenc\u00ebn dhe opinionin publik?<\/p>\n<p>Perceptimi publik i Jahjag\u00ebs si presidente u ndikua qysh n\u00eb fillim kur emri i saj u propozua nga ambasadori amerikan Christopher Dell tek lider\u00ebt e partive politike Tha\u00e7i, Mustafa e Pacolli t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas e propozuan n\u00eb Kuvend. Nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e till\u00eb e jashtme, u konsiderua jolegjitime dhe, n\u00eb kombinimin me faktin q\u00eb Jahjaga nuk kishte t\u00eb kaluar politike, ajo u b\u00eb target i leht\u00eb i kritik\u00ebs ende pa filluar t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se \u00e7ka mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb. Perceptimin publik p\u00ebr paaft\u00ebsin\u00eb e saj n\u00eb rolin e kreut t\u00eb shtetit n\u00eb fillim e ndihmoi edhe vet Presidentja me mosshkatht\u00ebsit\u00eb e saj komunikuese, me fjalimet q\u00eb gjithnj\u00eb i lexonte me pik\u00eb e presje dhe p\u00ebr gabimet e gafat e shpeshta n\u00eb fjalimet publike. Pra, Jahjaga, rolin e Presidentes e filloi l\u00ebkundsh\u00ebm dhe prej saj pritej vet\u00ebm d\u00ebshtimi dhe m\u00ebnyrat sesi do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenca nuk \u00ebsht\u00eb institucion me kompetenca ekzekutive per se, por m\u00eb shum\u00eb shtyt\u00ebs i proceseve dhe ndryshues e plot\u00ebsues i vendimeve t\u00eb marra nga qeveria dhe kuvendi. Si kreu i shtetit, Presidenti apo Presidentja p\u00ebrfaq\u00ebson unitet t\u00eb Republik\u00ebs dhe dinjitet jasht\u00eb saj. Vet\u00eb presidenca si institucion, ka historik kontradiktor dhe (me nj\u00eb p\u00ebrjashtim) nuk \u00ebsht\u00eb shembull i etik\u00ebs dhe i udh\u00ebheqjes s\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb rikujtojm\u00eb personat q\u00eb sot hyjn\u00eb n\u00eb historikun e presidenc\u00ebs. Ibrahim Rugova, Presidenti i Par\u00eb i Kosov\u00ebs (i njohur edhe si president historik), p\u00ebrve\u00e7 kontributit politik gjat\u00eb fundit t\u00eb viteve\u201980 dhe \u201990 p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e vendit, \u00ebsht\u00eb shquar edhe p\u00ebr nga personaliteti intelektual si albanolog, shkrimtar e kritik letrar. Fatmir Sejdiu i zgjedhur n\u00eb vitin 2006 dhe i rizgjedhur m\u00eb 2008, dha dor\u00ebheqje n\u00eb vitin 2010 pasi q\u00eb Gjykata Kushtetuese e obligoi t\u00eb zgjedh\u00eb nd\u00ebrmjet rolit t\u00eb Presidentit dhe kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb. Behgjet Pacollit i zgjedhur n\u00eb vitin 2011, e mbajti postin presidencial vet\u00ebm 37 dit\u00eb pasi q\u00eb Gjykata Kushtetuese e konsideroi zgjedhjen e tij kund\u00ebr-kushtetuese p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kuorumit t\u00eb duhur prej dy t\u00eb tretave t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kuvendit. Dhe m\u00eb pas kemi Atifete Jahjag\u00ebn e cila e filloi mandatin e saj n\u00eb vitin 2011 dhe e p\u00ebrfundon n\u00eb prill 2016. Cili \u00ebsht\u00eb kontributi i Jahjag\u00ebs gjat\u00eb k\u00ebtij mandati, ku ka arritur sukses e ku ka ngecur?<\/p>\n<p>Atifete Jahjaga \u00ebsht\u00eb gruaja e par\u00eb e zgjedhur presidente jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb Ballkan. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb arritje e saj p\u00ebr vet\u00eb faktin se \u00ebsht\u00eb grua, por arritje p\u00ebr presidenc\u00ebs e Kosov\u00ebs dhe shoq\u00ebrin\u00eb patriarkale kosovare q\u00eb \u2018pranon\u2019 nj\u00eb grua n\u00eb krye t\u00eb shtetit. Vet\u00eb Ligji p\u00ebr Presidentin e Kosov\u00ebs e specifikon postin \u201cpresident\u201d si post t\u00eb burrave dhe n\u00eb ligj p\u00ebrmend vet\u00ebm zoj\u00ebn e par\u00eb, dhe askund zot\u00ebrin\u00eb e par\u00eb.<\/p>\n<p>Duke mos qen\u00eb pjes\u00eb e asnj\u00eb partie politike, Jahjaga mund t\u00eb konsiderohet si e paanshme dhe figur\u00eb unifikuese si\u00e7 k\u00ebrkohet m\u00eb Kushtetut\u00eb dhe e kaluara e saj profesionale i b\u00ebn shum\u00eb m\u00eb nder institucionit t\u00eb Presidenc\u00ebs sesa dy president\u00ebt pararend\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt njihen p\u00ebr shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe performanc\u00eb t\u00eb dob\u00ebt. Fatmir Sejdiu ushtroi detyr\u00ebn si President n\u00ebn hije t\u00eb kryeministrit t\u00eb asaj kohe Hashim Tha\u00e7i, e cila u pa sidomos kur pavar\u00ebsin\u00eb e vendit n\u00eb vitin 2008 e shpalli Tha\u00e7i si kryeminist\u00ebr e jo ai si President dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i unitetit t\u00eb popullit. Behgjet Pacolli n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb u zgjodh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jokushtetuese dhe as q\u00eb pati koh\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn si President, profili i tij si biznesmen multimilioner por n\u00ebn hetime p\u00ebr korrupsion n\u00eb vend e jasht\u00eb, mbetet vet\u00ebm nj\u00eb njoll\u00eb n\u00eb historikun e Presidenc\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsimi jasht\u00eb vendit mund t\u00eb konsiderohet plus n\u00eb mandatin e Jahjag\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim nga lider\u00ebt tjer\u00eb politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt priteshin me v\u00ebshtir\u00ebsi nga lider\u00ebt evropian\u00eb, sidomos pas raportit t\u00eb Dick Marty-t p\u00ebr transplantim organesh, Jahjaga u b\u00eb personi m\u00eb kredibil p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar Kosov\u00ebn jasht\u00eb vendit. Ajo, si asnj\u00eb lider tjet\u00ebr politik, u ftua n\u00eb takime bilaterale me lider\u00ebt m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm bot\u00ebror dhe mori pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb forume\u00a0nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Jahjaga njihet si p\u00ebrkrah\u00ebse e fuqizimit t\u00eb grave dhe avokuese p\u00ebr barazi gjinore. Ajo ka qen\u00eb e pranishme n\u00eb shum\u00eb ngjarje e fushata t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, organizuar nga organizata komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nj\u00eb vullnet i till\u00eb politik u d\u00ebshmua me krijimin e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb Mbijetuarit e Dhun\u00ebs Seksuale gjat\u00eb Luft\u00ebs, k\u00ebshill ky q\u00eb tash von\u00eb rezultoi me Rregulloren p\u00ebr Njohjen dhe Verifikimin e Statusit t\u00eb Viktimave t\u00eb Dhun\u00ebs Seksuale. Mbrojtja e k\u00ebsaj kategorie (p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb president\u00ebt dhe lider\u00ebt tjer\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe as q\u00eb e kan\u00eb konsideruar t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme), e cil\u00ebson Jahjag\u00ebn si kontribuese n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>N\u00ebn presionin e opozit\u00ebs dhe t\u00eb z\u00ebrave kritik\u00eb, nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb konsiderohet arritje \u00ebsht\u00eb edhe d\u00ebrgimi n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Asociacionin e Komunave me shumic\u00eb serbe. Ky veprim i Presidentes dhe pastaj vendimi i Kushtetueses kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb qart\u00ebsime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Marr\u00ebveshjen p\u00ebr Asociacionin, e cila mund t\u00eb sjell\u00eb edhe fundin e kriz\u00ebs politike gjasht\u00ebmujore.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Jahjaga ka pasur ngecje gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs si Presidente. Ajo nuk ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb reformat politike. Iniciativat e saj p\u00ebr krijimin e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Kund\u00ebr Korrupsion dhe K\u00ebshillit p\u00ebr Integrime Evropiane, nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb rezultat konkret.<\/p>\n<p>Ajo u tregua e paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb udh\u00ebheqjen e vendit gjat\u00eb kriz\u00ebs politike pas zgjedhjeve t\u00eb qershorit 2014. Pas krijimit t\u00eb bllokut opozitar dhe pas dilemave kushtetuese se kush ka t\u00eb drejt\u00ebn e formimit t\u00eb Qeveris\u00eb, Jahjaga nuk mori asnj\u00eb veprim pa marr\u00eb opinionin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Madje vet\u00eb vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese e sugjeroi at\u00eb q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kompetencave t\u00eb saj n\u00eb rast se d\u00ebshton zgjedhja e qeveris\u00eb nga partia m\u00eb e madhe sipas votave t\u00eb qytetar\u00ebve. Kjo konsideroj ishte ngecja apo e meta e saj e p\u00ebrgjithshme p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij mandati, pra moszot\u00ebrimi i pozit\u00ebs s\u00eb saj si Presidente.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri jopatriarkale, kritikat kryesore dhe dominuese q\u00eb Jahjaga do t\u2019i kishte marr\u00eb, do t\u00eb nd\u00ebrlidheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me postin presidencial t\u00eb cilin e ushtron, me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe performanc\u00ebn e saj si\u00e7 e obligon posti. Megjithat\u00eb, kritika t\u00eb tilla konstruktive e objektive kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb zbehta n\u00eb krahasim me talljen dhe posht\u00ebrimin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb baz\u00eb gjinore. Edhe pse nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht Jahjaga njihet dhe p\u00ebrmendet si presidentja e par\u00eb apo gruaja e par\u00eb n\u00eb postin presidencial n\u00eb rajonin e Ballkanit, n\u00eb vend at\u00eb e tallnin p\u00ebr pamjen e saj, e seksualizonin imazhin e saj, dhe ia tregonin se ku e ka vendin (shpesh n\u00eb kuzhin\u00eb). P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, q\u00ebndrimi i saj modest (dhe jo arrogant sikurse i shum\u00eb politikan\u00ebve) q\u00eb n\u00eb fakt do t\u00eb duhej t\u00eb cil\u00ebsohej si vler\u00eb, m\u00eb shum\u00eb perceptohej si dob\u00ebsi dhe ky tipar konvencional \u2018fem\u00ebror\u2019 p\u00ebrdorej edhe m\u00eb shum\u00eb kund\u00ebr saj p\u00ebr postin presidencial.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00eb konteksti politik e shoq\u00ebror, Jahjaga p\u00ebrfaq\u00ebson politikanen dhe politikanin mesatar t\u00eb Kosov\u00ebs. Kontributi i saj politik nuk ka nevoj\u00eb as t\u00eb mbivler\u00ebsohet nga p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb saj, dhe as t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsohet apo trivializohet nga t\u00eb tjer\u00ebt. Por p\u00ebr dallim nga politikan\u00ebt e tjer\u00eb (burra dhe gra), ajo nuk \u00ebsht\u00eb e korruptuar n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe as q\u00eb njihet p\u00ebr shkelje ligjore e kushteutese. \u00a0\u00a0Dhe jo, ky fakt nuk e b\u00ebn\u00eb at\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb dhe as q\u00eb e liron nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia e pun\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb<\/p>\n<p>q\u00eb ka mundur ta b\u00ebj\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij mandati, por e ndryshon nivelin e kritik\u00ebs p\u00ebr klas\u00ebn politike. Ta kritikosh performancen e nj\u00eb politikani\/e t\u00eb pakorruptuar p\u00ebr mos shkatht\u00ebsi, p\u00ebr dallim me dik\u00eb me t\u00eb kaluar kriminale e korruptive, t\u00eb jep shpres\u00eb p\u00ebr ndryshime pozitive e t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb nivel shteti e shoq\u00ebrie. Dhe kjo ofron hap\u00ebsir\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs mbimesatar\u00eb, por t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb model t\u00eb Merkelit e Klintonit dhe \u00e7far\u00ebdo politikani a politikane q\u00eb realizon mandatin me vet\u00ebbesim e zot\u00ebsi.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Police, Z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresh\u00eb e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Presidente e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb n\u00eb pika t\u00eb shkurtra (a vija t\u00eb p\u00ebrgjithshme) profili profesional i Atifete Jahjag\u00ebs, gruas q\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb kosovare p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb figur\u00eb kontradiktore. E zgjedhur Presidente e vendit n\u00eb prill t\u00eb 2011, Jahjaga njihet si \u201cpresidente e zarfit\u201d. P\u00ebr [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":480,"featured_media":9635,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1654,1653],"ppma_author":[1281],"class_list":["post-4969","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-opinioni-publik","tag-presidentja-jahjaga"],"authors":[{"term_id":1281,"user_id":480,"is_guest":0,"slug":"shqipe-gjocaj","display_name":"Shqipe Gjocaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gjocaj","first_name":"Shqipe","description":"Shqipe Gjocaj \u00ebsht\u00eb aktiviste feministe, njoh\u00ebse e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore, dhe gazetare e pavarur. Pun\u00ebn e saj e zhvillon n\u00eb organizata joqeveritare dhe medie p\u00ebrmes hulumtimit, hartimit t\u00eb politikave gjinore, dhe shkrimit rreth \u00e7\u00ebshtjeve gjinore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb kolumniste n\u00eb Prishtina Insight\/BIRN. Shkrimet e saj jan\u00eb botuar po ashtu n\u00eb Kosovo2.0, sbunker, Balkan Insight, dhe Reuters. Ne vitin 2017 ajo ka qen\u00eb bursiste n\u00eb Burs\u00ebn Ballkanike p\u00ebr Ekselenc\u00eb n\u00eb Gazetari. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e programit t\u00eb K2.0, Bursa n\u00eb Gazetari p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut (cikli 2019)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4969","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/480"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4969"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4969\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9636,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4969\/revisions\/9636"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9635"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4969"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4969"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4969"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4969"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}