{"id":4979,"date":"2016-01-24T11:24:51","date_gmt":"2016-01-24T09:24:51","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4979"},"modified":"2024-11-06T11:26:36","modified_gmt":"2024-11-06T09:26:36","slug":"nji-kandveshtrim-feminist-per-rolin-e-jahjages-si-presidente","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/nji-kandveshtrim-feminist-per-rolin-e-jahjages-si-presidente\/","title":{"rendered":"Nji kandv\u00ebshtrim feminist p\u00ebr rolin e Jahjag\u00ebs si presidente"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Asht e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb dallim prej figurave politike meshkuj n\u00eb Kosov\u00eb, Jahjaga si presidente ka qen\u00eb pre e komenteve seksiste n\u00eb adres\u00eb t\u00eb saj. P\u00ebr shembull, rrall\u00eb e hi\u00e7, dikush e komenton \u201cllusterin\u201d e Is\u00ebs a zg\u00ebrdhimjen e politikan\u00ebve burra q\u00eb duken si me ken\u00eb kuaj t\u00eb shfrenuem, kur shkojn\u00eb n\u00eb takime me fol\u00eb, pardon me ngue Da\u00e7iqin, Vu\u00e7iqin a Gjuriqin. Kritika ndaj tyne qoft\u00eb edhe me fyemje kufizohet n\u00eb politikbamjen e tyne t\u00eb dob\u00ebt, me tendenca kriminale dhe tradhtie tue kursye pamjen e tyne. Mir\u00ebpo, fakti q\u00eb presidentja Jahjaga ka qen\u00eb pre e komenteve seksiste n\u00eb Kosov\u00eb, nuk do me than\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb presidente e aft\u00eb apo e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb asht v\u00ebshtir\u00eb me qen\u00eb presidente e nji vendi, presidente e nji populli q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr ty d\u00ebgjon masi q\u00eb ulesh n\u00eb fotelen e presidenc\u00ebs. Si grue padyshim edhe ma v\u00ebshtir\u00eb. Por, besimi nuk vjen natyrsh\u00ebm, duhet shum\u00eb mund me e fitue. Dhe pavar\u00ebsisht qysh erdhi, me ardhjen e saj Jahjaga e pat\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi me e fitue besimin e popullit. Por, mundi i president\u00ebs ton\u00eb me arrit\u00eb nji gja t\u00eb till\u00eb, sipas mendimit tem, ka mungue. N\u00eb fillimin e karier\u00ebs s\u00eb saj si presidente, p\u00ebrpjekja ma e madhe e Jahjag\u00ebs ka qen\u00eb krijimi i nji imazhi q\u00eb i p\u00ebrshtatet nevojave mediale. Kurrgjo kund\u00ebr k\u00ebsaj, p\u00ebrderisa asht zhvillim i natyrsh\u00ebm i nji njeriu q\u00eb ka nji post ku paraqitja publike ka ndikim t\u00eb madh\u00eb n\u00eb p\u00ebrceptimin e mesazhve q\u00eb p\u00ebr\u00e7on etj. Sepse, fundi i fundit edhe hulumtimet psikologjike e v\u00ebrtetojn\u00eb q\u00eb diksuh q\u00eb p\u00ebrceptohet ma i\/e bukur vler\u00ebsohet sikur ma kompetent. Mir\u00ebpo, mesazhi mungoi. P\u00ebrderisa bukuria merrte hov n\u00eb pamjen e Jahjag\u00ebs, vl\u00ebr\u00ebsimi mbi kompetenc\u00ebn e saj me ushtrue detyr\u00ebn e president\u00ebs nuk pat mund\u00ebsi me pas\u00eb asnji zhvillim konstruktiv, p\u00ebr disa arsye: nd\u00ebr to fakti q\u00eb ajo nuk servoi shum\u00eb mbi \u00e7ka me nd\u00ebrtue k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim sa i p\u00ebrket q\u00ebllimeve t\u00eb saja politike, synimeve gjat\u00eb mandatit q\u00eb kishte para vetes etj., por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ajo nuk ka faj, ne si shoqni nuk jemi shum\u00eb t\u00eb dhanun pas vler\u00ebsimeve e kritikave konsktruktive p\u00ebr figura t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendit. Filani e filanja ose jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb ose jan\u00eb t\u00eb kqinj\u00eb. Kur ne e ndajm\u00eb mendjen q\u00eb dikush nuk vyen, ne vuejm\u00eb m\u00eb gjet\u00eb arsye me ushqye bindjen ton\u00eb. Bile edhe kur kemi dyshime, ne kemi me ba \u00e7ka asht e mundshme me gjet\u00eb arsye me i dyshue edhe dyshimet para se me e pranue q\u00eb ndoshta e zeza asht pak e hir\u00ebt. Dhe p\u00ebr Jahjag\u00ebn ne e ndajt\u00ebm mendjen shum\u00eb her\u00ebt q\u00eb ajo nuk asht presidente \u201ce zoja\u201d.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, si feminste, nuk pajtohem q\u00eb ajo asht pre e p\u00ebrqeshjes e seksizmit ma shum\u00eb se \u00e7do grue tjet\u00ebr n\u00eb politik\u00eb. Ajo mban postin ma t\u00eb nalt se \u00e7do grue tjet\u00ebr n\u00eb politik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, por e pre e p\u00ebrqeshjes dhe e seksizmit asht aq si \u00e7do grue tjet\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe ky nuk asht nji argument as kund\u00ebr as pro saj, por nji argument q\u00eb tregon di\u00e7ka p\u00ebr kultur\u00ebn e kritik\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Si presidente n\u00eb lidhje me ngjarjet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb, Jahjaga injori dhe vazhdon me i injorue n\u00ebnshkrimet e mbi 200 000 qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb peticionin kund\u00ebr k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje dhe demarkacionit me Malin e Zi. Ajo nuk reagoi as ndaj dhun\u00ebs s\u00eb ish koleg\u00ebve t\u00eb saj ndaj protestuesve. E kritikat ishin t\u00eb zbehta, ndoshta p\u00ebrshkak se tolerohet q\u00eb ndaj tyne ajo nuk mundet me qen\u00eb neutrale. Por nji grafiti me imazhin e saj gjysm\u00eb t\u00eb zhveshun me uniform\u00eb policie (aq sa mund t\u00eb quhen t\u00eb brendshmet dhe nji kapel\u00eb uniform\u00eb) nuk hezituen me e kritikue ashp\u00ebr organizata t\u00eb mbrojtjes s\u00eb drejtave t\u00eb grave. \u201cSeksiz\u00ebm\u201d i b\u00ebrtit\u00ebn artit.<\/p>\n<p>Ganimete Musliu depute nga radh\u00ebt e PDK-\u00ebs vazhdimisht asht pre e komentimeve seksiste, por ate hala as nji organizat\u00eb e grave nuk e mbrojti, sepse ajo asht e PDK-\u00ebs. Kada &#8211; Bujupi kur u arrestue, ata q\u00eb e p\u00ebrkrahnin k\u00ebrkonin lirimin e saj, nd\u00ebr t\u00eb tjerash edhe sepse asht nan\u00eb. Ata q\u00eb e sulmonin e k\u00ebshillonin \u201ctjet\u00ebr her\u00eb me nejt te shpia qysh i ka hije nji nane, e jo me gjuejt ve\u201d. Ve\u00e7 e dyta u konsiderue seksiz\u00ebm. Shum\u00eb gra t\u00eb angazhueme p\u00ebr barazi gjinore, nuk reaguen p\u00ebr komentimet e stilit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb, nji grue kosovare nuk ka leht\u00eb me u ba presidente, por un\u00eb si feminsite ma p\u00ebrpara pres edhe pes\u00ebdhjet\u00eb vite me e pa nji grue tue u ba presidente ose tue u ngjit\u00eb n\u00eb ndonji post tjet\u00ebr t\u00eb nalt shtetnor, se me jetue me iluzione idiotike t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nji imazhi shtetnor q\u00eb s\u2019asht real me mentalitetin q\u00eb p\u00ebrtypet k\u00ebtu. Nji iluzioni q\u00eb ushqehet me kuota dhe p\u00ebrmbushje numrash. Q\u00eb asht v\u00ebshtir\u00eb me ken\u00eb grue n\u00eb Kosov\u00eb, e kam pranue dhe po e luftoj, sidoqoft\u00eb isha g\u00ebzue me mu kursye nji luft\u00eb ku t\u00eb bahet v\u00ebshtir\u00eb me ken\u00eb edhe feministe.<\/p>\n<p>P\u00ebrzgjedhja e Jahjag\u00ebs presidente, jo Jahjaga si presidente, ka nd\u00ebrtue tash e sa vite nji fasad\u00eb t\u00eb rrejshme q\u00eb e ban Kosov\u00ebn me u duk\u00eb vend p\u00ebrparimtar sipas stilit \u201cshihni shihni e kena kryetar\u00ebn grue\u201d, p\u00ebrderisa Kosova nuk asht nji vend i till\u00eb, por asht nji vend ku hala grat\u00eb vdesin prej grushtave t\u00eb burrave, e shoqnia mundohet me marr\u00eb vesh \u00e7ka ka ba ajo grue q\u00eb e ka lyp; ku policia n\u00eb kontrolla trafiku t\u00eb pyet \u201ca je e martume\u201d n\u00ebse je grue; ku mjeku tek i cili ke shkue me u k\u00ebshillue p\u00ebr nji \u00e7ashtje t\u2019i ngul\u00eb syt\u00eb n\u00eb gji, pa naj relevanc\u00eb mjek\u00ebsore; ku nji kang\u00ebtare shqiptare e sukseshme q\u00eb martohet me nji afro amerikan quhet kurv\u00eb e nji artist shqiptar i martuem me serbe quhet intelektual; ku tradhtar\u00ebt jan\u00eb heronj\u00eb, e heronj\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vdekun. Shumica burra.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb Kosova ka hala problem t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb fush\u00ebn e barazis\u00eb gjinore, nuk asht faji i Jahjag\u00ebs, por asaj nuk i ndihmojm\u00eb n\u00ebse krejt p\u00ebrkrahjen drejt saj e adresojm\u00eb n\u00eb em\u00ebn t\u00eb barazis\u00eb gjinore, sepse ajo nuk asht presidente ve\u00e7 e grave t\u00eb Kosov\u00ebs. Ajo nuk ka ma shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7ashtjes si presidente, sesa \u00e7do president tjet\u00ebr para saj e pas saj, pavar\u00ebsisht gjinis\u00eb. Fakti q\u00eb asht grue nuk e ban ate p\u00ebrkrah\u00ebse ma t\u00eb madhe t\u00eb \u00e7ashtjes. Q\u00eb burrat sidomos ata n\u00eb politik\u00eb, e shohin ate ma s\u00eb pari si grue besoj q\u00eb asht e sakt, por kam frik\u00eb q\u00eb edhe grat\u00eb edhepse me q\u00ebllime t\u00eb mira, e kan\u00eb pa ate ma s\u00eb pari si grue e tani si presidente.<\/p>\n<p>Jahjaga d\u00ebshtoi me e fitue besimin e k\u00ebtij populli. Tashti v\u00ebshtir\u00eb e kemi me e dijt\u00eb pse: a pse asht grue, e kjo shoqni ende patriarkale e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me i besue nji grueje n\u00eb politik\u00eb? A pse asht nji presidente e dob\u00ebt? Nuk asht v\u00ebshtir\u00eb me besue q\u00eb ndoshta kjo shoqni nuk e ka pranue Jahjag\u00ebn si presidente sepse ajo asht grue; ndoshta nuk e ka pranue p\u00ebr arsye t\u00eb njejta qysh e pranon q\u00eb Mustafa me qen\u00eb kryeminist\u00ebr i saj e Tha\u00e7i \u00e7ka t\u2019i teket atij; ndoshta sepse komunikimi i Jahjag\u00ebs me popullin e k\u00ebtij vendi ka qen\u00eb i dob\u00ebt. Ndoshta t\u00eb gjitha s\u00eb bashku!<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, Jahjaga sipas mendimit tem, edhe \u00e7mohet edhe n\u00ebnvler\u00ebsohet p\u00ebr arsye t\u00eb gabueme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Asht e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb dallim prej figurave politike meshkuj n\u00eb Kosov\u00eb, Jahjaga si presidente ka qen\u00eb pre e komenteve seksiste n\u00eb adres\u00eb t\u00eb saj. P\u00ebr shembull, rrall\u00eb e hi\u00e7, dikush e komenton \u201cllusterin\u201d e Is\u00ebs a zg\u00ebrdhimjen e politikan\u00ebve burra q\u00eb duken si me ken\u00eb kuaj t\u00eb shfrenuem, kur shkojn\u00eb n\u00eb takime me fol\u00eb, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":9639,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1655,1653],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-4979","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kendveshtrim-feminist","tag-presidentja-jahjaga"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4979"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4979\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9640,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4979\/revisions\/9640"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9639"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4979"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}