{"id":4983,"date":"2016-01-25T13:50:58","date_gmt":"2016-01-25T11:50:58","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4983"},"modified":"2024-11-04T16:13:22","modified_gmt":"2024-11-04T14:13:22","slug":"qyteti-dhe-katundi-ne-historine-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/qyteti-dhe-katundi-ne-historine-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Qyteti dhe katundi n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p class=\"news-up\">Historikisht, Kosova nuk ka pas\u00eb qytete. T\u00eb pakt\u00ebn jo n\u00eb form\u00ebn q\u00eb ato kan\u00eb ekzistuar n\u00eb Evrop\u00eb prej t\u00eb pakt\u00ebn shek. X deri rreth shek. XIX. Sociologu i madh Max Weber i kushton nj\u00eb diskutim t\u00eb gjer\u00eb rolit t\u00eb qytetit n\u00eb historin\u00eb evropiane. Ve\u00e7oria e qytetit n\u00eb historin\u00eb evropiane \u00ebsht\u00eb ekzistenca e tij si nj\u00ebsi e dallueshme shoq\u00ebroro-politike. Ekonomikisht, qyteti \u00ebsht\u00eb dalluar nga aktivitetet ekonomike; n\u00eb t\u00eb kan\u00eb dominuar tregtia dhe aktivitetet komerciale. Qytetet q\u00ebndrore evropiane, si ato t\u00eb brigjeve italiane, jan\u00eb ve\u00e7uar edhe nga kontrolli i tregtis\u00eb s\u00eb larg\u00ebt, p\u00ebrmes shk\u00ebmbimeve me Lindjen e Mesme dhe n\u00eb ve\u00e7anti me Azin\u00eb. Gjat\u00eb shekujve XIV e XV, ky lloj komerci i distancave t\u00eb gjata, i cili hynte n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebrmes porteve t\u00eb mesdheut dhe nga aty shp\u00ebrndahej n\u00eb rrjetet tregtare nga Milano e n\u00eb Hamburg e deri n\u00eb Seville t\u00eb Spanj\u00ebs, i pat shnd\u00ebrruar qytetet mesdhetare si Firenca, Gjenoa e Venediku n\u00eb sup\u00ebrfuqi detare e financiare t\u00eb Mesjet\u00ebs.<\/p>\n<div class=\"news-down\">\n<p>K\u00ebto aktivitete ekonomike e kan\u00eb ve\u00e7uar qytetin nga pjesa tjet\u00ebr e kontinentit, i cili mbizot\u00ebrohej nga ekonomia agrare. Kjo ekonomi ka qen\u00eb e organizuar n\u00eb sistem manorial, dometh\u00ebn\u00eb kan\u00eb mbizot\u00ebruar marr\u00ebdh\u00ebniet feudale dhe bujkrob\u00ebria (po flasim gjithmon\u00eb nga shek. X deri n\u00eb shthurjen e feudalizmit midis shek. XVII-XIX). Me k\u00ebt\u00eb rast, edhe struktura shoq\u00ebrore e qytetit ka qen\u00eb e dallueshme nga fshati. P\u00ebrderisa n\u00eb zonat agrare ka mbizot\u00ebruar hierarkia midis bujaris\u00eb feudale dhe mas\u00ebs s\u00eb pun\u00ebtoris\u00eb bujkrobe fshatare e cila, bashk\u00eb me tok\u00ebn e punuar, \u00ebsht\u00eb trajtuar si \u201cpron\u00eb\u201d feudale, n\u00eb qytet jan\u00eb zhvilluar marr\u00ebdh\u00ebnie komerciale q\u00eb ngjasojn\u00eb me ato t\u00eb kapitalizmit modern. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, klasa qytetare (ang. burgher, gjerm. B\u00fcrger) ka qen\u00eb e ve\u00e7uar si p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e saj ekonomike nga marr\u00ebdh\u00ebniet agrare feudale, ashtu dhe p\u00ebr profesionet e dallueshme t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Kjo pavar\u00ebsi ekonomike \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur edhe n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb politike q\u00eb kan\u00eb g\u00ebzuar qyetet. P\u00ebrgjat\u00eb shekullit XVII dhe XVIII, marr\u00ebdh\u00ebniet feudale gradualisht i n\u00ebnshtrohen sundimit princ\u00ebror, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nis dob\u00ebsimi i influenc\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs mbi sundimtar\u00ebt evropian\u00eb dhe dob\u00ebsimi relativ i bujaris\u00eb feudale kundrejt p\u00ebrq\u00ebndrimit t\u00eb pushtetit politik e ekonomik n\u00eb oborret mbret\u00ebrore. K\u00ebto procese kulmojn\u00eb n\u00eb Paqen e Vestfalias (Peace of Westphalia) e vitit 1648, q\u00eb i v\u00ebn\u00eb themelet e sovranizimit t\u00eb pushteteve territoriale n\u00eb Evrop\u00eb dhe lindjen e absolutizmit. Mir\u00ebpo, ky transformim i marr\u00ebdh\u00ebnieve feudale n\u00eb Evrop\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb periudhat e hershme, nuk i c\u00ebnon qytetet. Brenda kontinentit, centralizimi i pushteteve n\u00eb Franc\u00eb n\u00ebn kardinalin Richelieu, me themelimin e zyr\u00ebs s\u00eb intendant dhe lindjen n\u00ebn regjimin e vjet\u00ebr t\u00eb Franc\u00ebs t\u00eb noblesse de robe (bujaris\u00eb administrative) p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs Parisi vendosi kontrollin politik e financiar p\u00ebrmbi gjith\u00eb territorin e Franc\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr rastet e shquara t\u00eb rr\u00ebnimit t\u00eb pushteteve lokale, p\u00ebrfshir\u00eb ato t\u00eb qyteteve dikur t\u00eb pavarura si Marseille, Lyon e Avignon, p\u00ebrmes penetrimit t\u00eb pushtetit nacional me t\u00eb drejt\u00eb vendosje taksash dhe t\u00eb ligjit. Mir\u00ebpo, n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb kontinentit, si n\u00eb Spanj\u00eb, Gjermani e gadishullin italian, qytetet ruajn\u00eb autonomin\u00eb politike t\u00eb tyre edhe p\u00ebrkund\u00ebr rritjes dhe p\u00ebrq\u00ebndrimit t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb pushteteve mbret\u00ebrore, me lindjen e shtetit territorial. N\u00eb Angli, p\u00ebrkund\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb Londr\u00ebs si qend\u00ebr politike, q\u00eb nga Lufta Civile dhe sidomos pas Revolucionit t\u00eb Lavdish\u00ebm (Glorious Revolution) t\u00eb 1688-\u00ebs, pushteti mbret\u00ebror ishte n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb ndaj bujaris\u00eb provinciale q\u00eb, n\u00eb Angli, kishte baz\u00eb rurale.<\/p>\n<p>Qyteti dallonte edhe me institucionet e ve\u00e7anta politike. Ato mb\u00ebshteteshin n\u00eb kushtetuta dhe karta t\u00eb tjera t\u00eb t\u00eb drejtave q\u00eb kufizojn\u00eb pushtetet e qytetit, \u00e7far\u00eb nuk ekzistojn\u00eb n\u00eb oborret mbret\u00ebrore. N\u00eb Gjermani, p.sh., \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dallimi i prer\u00eb midis ligjit t\u00eb qytetit (Stadtrecht) dhe ligjit t\u00eb fshatit (Landrecht). N\u00eb qytete kan\u00eb ekzistuar edhe institucione t\u00eb ve\u00e7anta juridike e vet\u00ebqeveris\u00ebse, si gjykata t\u00eb ndara nga ato t\u00eb mbretit dhe k\u00ebshille qeveris\u00ebse q\u00eb kan\u00eb zhvilluar ligjet dhe vendosur buxhetin e qytetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur (duke pas\u00eb parasysh se qyteti ka pas\u00eb gjithashtu t\u00eb drejt\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb tatimit t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb saj). Qytetet jan\u00eb dalluar edhe fizikisht nga zonat agrare p\u00ebrmes mureve ose fortifikimit, mbetjet e t\u00eb cilave i gjen edhe sot n\u00eb qytetet e m\u00ebdha evropiane. Muret kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr q\u00ebllim mbrojtjeje, por edhe kan\u00eb mund\u00ebsuar autoritetet e qytetit q\u00eb t\u2019i ndalojn\u00eb ose kufizojn\u00eb hyrjen dhe q\u00ebndrimin n\u00eb qytet t\u00eb joqytetar\u00ebve. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebrmes pushtetit qytetar bujaria qytetare ka zhvilluar edhe ve\u00e7im statusor midis qytetar\u00ebve dhe joqytetar\u00ebve, q\u00eb Weber i quan grupe statusi (St\u00e4nde). Me nj\u00eb fjal\u00eb, klasa e burgher\/B\u00fcrger \u00ebsht\u00eb ve\u00e7uar si shoq\u00ebrisht, si grup statusor me privilegje t\u00eb ve\u00e7anta, si ekonomikisht, duke vepruar jasht\u00eb strukturave t\u00eb ekonomis\u00eb agrare, ashtu dhe politikisht, duke jetuar n\u00ebn nj\u00eb regjim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb politik e juridik nga pjesa tjet\u00ebr e vendit. Hendeku midis shoq\u00ebris\u00eb agrare dhe qytetit ka qen\u00eb relativisht i thell\u00eb, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs ka vazhduar gjer n\u00eb shek. XIX. Dallimet ekonomike e kulturore midis qytetit dhe shoq\u00ebris\u00eb agrare n\u00eb Evrop\u00eb i paraprin proceseve t\u00eb urbanizimit (n\u00eb kuptimin modern t\u00eb fjal\u00ebs), q\u00eb \u00ebsht\u00eb proces q\u00eb fillon kryesisht n\u00eb shekullin XIX, me lindjen e kapitalizmit industrial, rast me \u00a0t\u00eb cilin nis zhdukja p\u00ebrfundimtare e ekonomis\u00eb agrare dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve shoq\u00ebrore t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nga kjo pasqyr\u00eb historike kuptoj se Kosova (dhe zonat e Ballkanit jugor n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi) nuk jan\u00eb ve\u00e7uar nga zhvillimi historik i qyteteve. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb, si n\u00eb pjes\u00ebt tjera t\u00eb Ballkanit jugor, ka pas\u00eb qytete, n\u00eb kuptimin e vendbanimeve t\u00eb m\u00ebdha. Mir\u00ebpo madh\u00ebsia nuk e b\u00ebn nj\u00eb vend qytet, si\u00e7 e thekson edhe Weber-i. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb, edhe ato vendbanime historikisht t\u00eb m\u00ebdha pas shek. XVII ose XVIII, si ta z\u00ebm\u00eb Prizreni ose Shkupi, nuk kan\u00eb qen\u00eb vendbanime t\u00eb ve\u00e7uara nga jeta agrare e viseve p\u00ebrreth. K\u00ebto qytete kan\u00eb sh\u00ebrbyer si qyete tregu, por t\u00eb tregtis\u00eb lokale, ku shit\u00ebsit kryesor\u00eb kan\u00eb qen\u00eb fshatar\u00ebt e rrethit. Edhe aktiviteti ekonomik i banor\u00ebve t\u00eb qytetit nuk \u00ebsht\u00eb shquar duksh\u00ebm nga ai i fshatit. Bujq\u00ebsia e vog\u00ebl ka ekzistuar n\u00eb qytet (n\u00eb disa qytete t\u00eb Kosov\u00ebs vazhdon edhe sot) dhe nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e qytetaris\u00eb ka jetuar nga bujq\u00ebsia. Pjesa e madhe e popullsis\u00eb s\u00eb qytetit \u00ebsht\u00eb formuar me dyndje nga fshati. P\u00ebr t\u2019u dyndur nga fshati n\u00eb qytet, penges\u00eb m\u00eb e madhe kan\u00eb qen\u00eb kufizimet ekonomike se sa ato juridike. Varshm\u00ebria ekonomike nga toka ka v\u00ebshtir\u00ebsuar mbijetes\u00ebn n\u00eb qytet. P\u00ebrndryshe, Perandoria osmane nuk ka b\u00ebr\u00eb dallime juridike midis fshatit dhe qytetit dhe i ka par\u00eb ato gjithmon\u00eb si zona t\u00eb integruara.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb, historikisht, n\u00eb koh\u00ebn kur qytetet evropiane g\u00ebzonin pavar\u00ebsi politike e autonomi administrative, qytetet e m\u00ebdha t\u00eb Ballkanit jugor kan\u00eb qen\u00eb qendra administrative t\u00eb pushtetit perandorak osman. Me nj\u00eb fjal\u00eb, ato jo q\u00eb nuk kan\u00eb g\u00ebzuar autonomi politike, por kan\u00eb sh\u00ebrbyer si baza nga e cila perandoria ka ushtruar pushtetin e saj mbi zonat agrare, p.sh. p\u00ebrmes mbledhjes s\u00eb tatimeve nga popullata fshatare. Edhe bujaria \u201cfeudale\u201d osmane (termi \u201cfeudal\u201d nuk \u00ebsht\u00eb term i drejt\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet agrare osmane, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrdorur tradicionalisht nga historiografia shqiptare) ka qen\u00eb \u201cqytetare\u201d, n\u00eb kuptimin q\u00eb n\u00eb qytete kan\u00eb jetuar edhe bejler\u00ebt q\u00eb kan\u00eb zot\u00ebruar toka agrare. Me nj\u00eb fjal\u00eb, qyteti ballkanik, pra edhe ai kosovar, si ekonomikisht, si politikisht e si demografikisht, nuk \u00ebsht\u00eb dalluar duksh\u00ebm nga fshati, por ka ekzistuar si nj\u00eb zgjatje e shoq\u00ebris\u00eb dhe e ekonomis\u00eb agrare t\u00eb fshatit, n\u00ebn kupol\u00ebn politike t\u00eb Perandoris\u00eb osmane. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb qyteti osman n\u00eb Ballkanin jugor ishte kryesisht vendbanim shumetnik dhe shum\u00ebgjuh\u00ebsor. Gjuha dominante e qytetit \u00ebsht\u00eb ajo e elit\u00ebs sunduese perandorake, turqishtja. K\u00ebto tipare kulturore, produkt kryesisht i pranis\u00eb s\u00eb strukturave administrative osmane, ishin t\u00eb vetmet ve\u00e7ori q\u00eb dallonin \u201cqytetin\u201d (si vendbanim i madh) nga fshati n\u00eb Ballkanin osman.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme historike, Ballkani jugor pati nj\u00eb zhvillim tjet\u00ebr shoq\u00ebror nga ai i Evrop\u00ebs veriper\u00ebndimore dhe q\u00ebndrore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon jo vet\u00ebm q\u00eb nuk zhvillohen qytetet (p\u00ebrjashto, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar, qytetet bregdetare si Shkodra e Durr\u00ebsi n\u00ebn ndikimin venedikas), por pushtimi osman, q\u00eb fillon n\u00eb shek. XIV, \u00e7on n\u00eb shkat\u00ebrrimin edhe t\u00eb strukturave lokale feudale.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e shqiptar\u00ebve, me shkat\u00ebrrimin e bujaris\u00eb feudale arb\u00ebrore pas pushtimit osman, shkat\u00ebrrohen edhe bazat e organizimit feudal arb\u00ebror. Historia politike shqiptare prandaj nuk niset nga feudalizmi, e aq m\u00eb pak nga qyteti, por nga mbetjet katundare t\u00eb shqiptar\u00ebve. Katundi mbijeton sepse \u00ebsht\u00eb organizim i pavarur n\u00eb niveli fshati, i mundur n\u00eb rastin e shqiptar\u00ebve, sikur t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb periferik\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb izolimit relativ t\u00eb popullat\u00ebs nga pushtetet sunduese, si kisha, perandorit\u00eb dhe bujarit\u00eb feudale, q\u00eb kishin n\u00ebnshtruar fshatar\u00ebsit\u00eb n\u00eb pjes\u00ebt tjera t\u00eb Evrop\u00ebs. Organizimi katundar \u00ebsht\u00eb organizim i ve\u00e7ant\u00eb fshatar n\u00eb t\u00eb cilin fshatar\u00ebsia ruan pavar\u00ebsin\u00eb e saj relative nga autoritete t\u00eb jashtme. Kjo dallon thelb\u00ebsisht nga organizimi agrar n\u00eb Evrop\u00eb, i cili n\u00eb disa raste (si n\u00eb Gjermani) deri n\u00eb shekullin XIX shquhej nga bujkrob\u00ebria. Me nj\u00eb fjal\u00eb, katundaria shqiptare i takon kategoris\u00eb s\u00eb fshatar\u00ebsis\u00eb s\u00eb lir\u00eb, n\u00eb kuptimin e organizimit t\u00eb pavarur politik dhe t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushteteve t\u00eb jashtme p\u00ebr t\u2019i obliguar ato me tatime t\u00eb p\u00ebrhershme ose me p\u00ebrvet\u00ebsim t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi tok\u00ebn.<\/p>\n<p>Katundi historik \u00ebsht\u00eb ve\u00e7uar jo vet\u00ebm nga patriarkalizmi, marr\u00ebdh\u00ebniet fisnore dhe ekonomis\u00eb bujq\u00ebsore e blegtorale, por edhe nga vetorganizimi politik e ekonomik dhe vet\u00ebqeverisja n\u00eb form\u00eb t\u00eb kuvendeve e pleq\u00ebsive dhe zbatimi i ligjeve lokale (kanuneve) jasht\u00eb sistemit perandorak t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, i cili kishte baz\u00eb n\u00eb qytete. Katundet nuk mbijetonin si vendbanime t\u00eb izoluara por t\u00eb organizuara n\u00eb konfederata katundare si bajraqet, qoft\u00eb me baza fisnore, qoft\u00eb t\u00eb tarafeve, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e krer\u00ebve e parive lokale. Katundi si nj\u00ebsi politike i mbijeton edhe shekujve XVII dhe XVIII, kur nj\u00eb pjes\u00eb e fshatar\u00ebsis\u00eb shqiptare i n\u00ebnshtrohet sistemit \u00e7ifligar osman. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb fillon nj\u00eb diferencim i ri shoq\u00ebror, ai midis klas\u00ebs s\u00eb ajan\u00ebve (bejler\u00ebve e pashallar\u00ebve) dhe mas\u00ebs fshatare t\u00eb n\u00ebnshtruar ndaj \u00e7ifligut. Me marr\u00ebdh\u00ebniet \u00e7ifligare fshatar\u00ebsia ballkanike, p\u00ebrfshir\u00eb ajo shqiptare, p\u00ebrjeton nj\u00eb bujkrob\u00ebrizim t\u00eb vonsh\u00ebm, p\u00ebr shkak se fshatar\u00ebsia i n\u00ebnshtrohet obligimeve ekonomike ndaj beut (dhe shfryt\u00ebzimit t\u00eb tyre nga ky i fundit p\u00ebrmes tatimeve dhe marrjes s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs mbi tok\u00ebn). Mir\u00ebpo edhe shtrirja e sistemit \u00e7ifligar, si\u00e7 v\u00eb n\u00eb dukje studiuesi i historis\u00eb agrare shqiptare Ligor Mile, asnj\u00ebher\u00eb nuk arrin ta mposht\u00eb plot\u00ebsisht katundin, i cili mbijeton, sidomos n\u00eb zonat malore, t\u00eb cilat p\u00ebr Port\u00ebn e Lart\u00eb b\u00ebhen simbol i nj\u00eb popullate rezistente ndaj n\u00ebnshtrimit ndaj autoriteve t\u00eb perandoris\u00eb. Fakt tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se ky diferencim shoq\u00ebror tek shqiptar\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb edhe gjithaq i fuqish\u00ebm, duke marr\u00eb parasysh se islamizimi i shqiptar\u00ebve i linte mund\u00ebsi p\u00ebr ngritje n\u00eb hierarkit\u00eb perandorake. N\u00eb dallim prej shum\u00eb pjes\u00ebve krishtere t\u00eb Ballkanit, ku ajan\u00ebt dalloheshin nga fshatar\u00ebsia sepse ishin turqi, n\u00eb viset shqiptare shum\u00eb nga ajan\u00ebt ishin vet\u00eb me origjin\u00eb nga parit\u00eb katundare. Prandaj edhe dallimi i elit\u00ebs me mas\u00ebn fshatare nuk ishte asnj\u00ebher\u00eb i thell\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ndon\u00ebse n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit n\u00ebn osman\u00ebt, ku dallimet klasore ishin gjithashtu edhe dallime fetare e etnike, kjo nuk vlente p\u00ebr shqiptar\u00ebt (gj\u00eb q\u00eb, mund t\u00eb thuhet, \u00ebsht\u00eb shkas p\u00ebr lindjen e von\u00eb t\u00eb nacionalizmit nd\u00ebr shqiptar\u00ebt). Megjithat\u00eb, si\u00e7 u theksua edhe m\u00eb lart\u00eb, elita shoq\u00ebrore shqiptare ishite e lidhur thell\u00eb me katundin; jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb origjinave, por edhe p\u00ebr shkak se vet\u00eb sundimi i \u00a0k\u00ebtyre elitave varej nga vullneti i popullat\u00ebs katundare, q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk i ishte n\u00ebnshtruar plot\u00ebsisht sundimit t\u00eb ajan\u00ebve. M\u00eb shum\u00eb se sundimtar\u00eb lokal\u00eb, ajan\u00ebt shqiptar\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sh\u00ebrbenin si nd\u00ebrmjet\u00ebs midis popullsis\u00eb katundare dhe pushtetit perandorak, duke p\u00ebrfituar nga kjo ca privilegje m\u00eb shum\u00eb se shumica.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrueshm\u00ebria e strukturave agrare osmane dhe e form\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb pushtetit pernadorak b\u00ebn q\u00eb katundi t\u2019i mbijetoj\u00eb edhe shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Perandoris\u00eb osmane. Shthurja e katundit fillon vet\u00ebm n\u00eb shek. XX, me vendosjen e pushteteve shtet\u00ebrore komb\u00ebtare n\u00eb Shqip\u00ebri pas 1912-\u00ebs. N\u00eb Shqip\u00ebri, ky \u00ebsht\u00eb proces i dhunsh\u00ebm. Shkat\u00ebrrimi i plot\u00eb i katundit n\u00eb Shqip\u00ebri ndodh gjat\u00eb regjimit stalinist n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili dep\u00ebrton thell\u00eb p\u00ebrmes pushteteve t\u00eb saj n\u00eb strukturat e shoq\u00ebris\u00eb katundare. N\u00eb Kosov\u00eb nd\u00ebrkaq, katundi i mbijeton edhe k\u00ebsaj periudhe. Madje, si pasoj\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve antagoniste midis pushtetit serb dhe katundaris\u00eb shqiptare, katundi p\u00ebrforcon rolin si vat\u00ebr e rezistenc\u00ebs. Harrohet shpesh se sundimi i Serbis\u00eb dhe i Jugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb ndiqej p\u00ebrmes nj\u00eb politike t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb klasore; p\u00ebrderisa Serbia shtypte katundarin\u00eb, Serbia p\u00ebrpiqej t\u00eb kultivonte marr\u00ebdh\u00ebniet me bejler\u00ebt, q\u00eb arriten t\u00eb ruajn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pronave t\u00eb veta. Nj\u00eb koh\u00eb, Serbia toleroi edhe organizimin politik t\u00eb bejler\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, si\u00e7 ishte rasti i organizimit t\u00eb partis\u00eb \u201cXhemjeti\u201d, por ve\u00e7imi i bejler\u00ebve nga masa nuk mund t\u00eb realizohej asnj\u00ebher\u00eb, sepse si n\u00eb koh\u00ebn osmane, bejler\u00ebt shqiptar\u00eb ishin t\u00eb lidhur me strukturat katundare dhe t\u00eb varur nga ato. Serbia, nd\u00ebrkaq, shtypte katundarin\u00eb e lir\u00eb shqiptare, p\u00ebrmes terrorit, masave kolonizuese dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr konfiskim t\u00eb tokave.<\/p>\n<p>Pas viteve 1960, pushteti i Jugosllavis\u00eb socialiste arrin t\u00eb minoj\u00eb strukturat katundare, jo medoemos duke i penetruar ato (sikur stalinizmi shqiptar), por duke i dob\u00ebsuar ato p\u00ebrmes zgjerimit t\u00eb institucioneve konkurrente si arsimit, ekonomis\u00eb industriale, por edhe proceseve t\u00eb urbanizimit (si projekte shtet\u00ebrore) q\u00eb nisin e shthurin si baz\u00ebn ekonomike, ashtu dhe at\u00eb kulturore e politike t\u00eb katundit. K\u00ebto procese i vendosin lojalitetet ndaj elitave komb\u00ebtare, q\u00eb tashm\u00eb kontrollojn\u00eb institucionet e pushtetit ekonomik, politik e, me p\u00ebrhapjen e sistemit arsimor, edhe atij kulturor, p\u00ebrmbi besnik\u00ebris\u00eb ndaj traditave dhe parive lokale katundare. Nacionalizmi, si nj\u00eb dukuri urbane e intelektuale, b\u00ebhet forc\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb katund, ku trash\u00ebgimit\u00eb dhe goj\u00ebdh\u00ebnat lokale t\u00eb rezistenc\u00ebs kombinohen dhe nd\u00ebrthuren me narrativat intelektuale e institucionale mbi origjinat, luft\u00ebrat dhe p\u00ebrpjekjet e kombit, q\u00eb p\u00ebrhapen p\u00ebrmes arsimit e q\u00eb n\u00eb zona lokale artikulohen si pjes\u00eb e nj\u00eb tregimi t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Si demografikisht, ashtu dhe ekonomikisht e kulturalisht, pjesa e dyt\u00eb e shek. XX p\u00ebrb\u00ebn periudh\u00ebn e mposhtjes p\u00ebrfundimtare t\u00eb katundit shqiptar. Katundi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst ruralizohet n\u00eb kuptimin q\u00eb ruralizimi dhe ubanizimi kan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dialektike \u2013 urbanizimi n\u00ebnkupton ruralizimin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ruralizimi n\u00ebnkupton periferizimin dhe margjinalizimin e popullat\u00ebs s\u00eb ruralizuar kundrejt strukturave shoq\u00ebrore urbane dhe rendit t\u00eb saj t\u00eb centralizuar politik, ekonomik e kulturor. K\u00ebto t\u00eb fundit jan\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb shtetit modern burokratik dhe form\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb elitave t\u00eb saj (profesionale, burokratike, ekonomike e kulturore) dhe faktit q\u00eb shteti socialist jugosllav, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Kosov\u00eb, shkat\u00ebrroi themelet e ekonomis\u00eb agrare. Ajo jo vet\u00ebm minoi bazat ekonomike e politike t\u00eb katundit, por p\u00ebrmes reform\u00ebs agrare zhduku klas\u00ebn bejlere, bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb edhe beneficionet klasore nga pron\u00ebsia mbi tok\u00ebn dhe fshatar\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Rezistenca historike katundare shqiptare ironikisht p\u00ebrfundoi me krijimin e kushteve p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e vet\u00eb katundit. Moderniteti ndryshoi jo vet\u00ebm karakterin politik t\u00eb katundit, por edhe natyr\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve shoq\u00ebrore brenda tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ka ndikuar edhe masivizimi i arsimit dhe, n\u00eb disa zona, edhe dep\u00ebrtimi i pun\u00ebs industriale. Ndon\u00ebse nga kjo e fundit ka pas\u00eb edhe zbrapsje (sidomos pas viteve 1990), q\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebn vitet 1950, n\u00eb mos edhe m\u00eb her\u00ebt, sistemi arsimor ka ndikuar thell\u00ebsisht n\u00eb nacionalizimin (dhe me k\u00ebt\u00eb, urbanizimin) e katundit, duke qen\u00eb nj\u00eb konstante institucionale p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha ndryshimeve t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha shoq\u00ebrore q\u00eb vendi ka p\u00ebrjetuar q\u00eb nga fundvitet 1980. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse U\u00c7K-ja, nj\u00eb l\u00ebvizje moderne \u00e7lirimtare (n\u00eb kuptimin historik t\u00eb fjal\u00ebs), ishte, nga kjo pik\u00ebpamje, p\u00ebrkund\u00ebr baz\u00ebs shoq\u00ebrore rurale, nj\u00eb l\u00ebvizje me bot\u00ebkupime thell\u00ebsisht urbane. Misioni i saj ishte \u00e7lirimi nacional dhe, politikisht, zot\u00ebrimi i pushteteve t\u00eb qendr\u00ebs, n\u00eb dallim prej rezistenc\u00ebs historike katundare, q\u00eb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb e fragmentuar, lokale dhe e nxitur nga interesi i ruajtjes s\u00eb rendit lokal shoq\u00ebror, jo nga vizionet e projektet p\u00ebr transformimin e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Stigmatizimi i sot\u00ebm kulturor i origjinave rurale t\u00eb individit nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me katundarin\u00eb historike, as me, si\u00e7 e pam\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, zhvillimin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb qytetit, i cili historikisht n\u00eb Kosov\u00eb ishte i lidhur ngusht\u00eb, si demografikisht, ashtu dhe ekonomikisht e politikisht, me shoq\u00ebrin\u00eb agrare. Megjithat\u00eb, korniza dhe terreni i veprimit t\u00eb pretendimeve p\u00ebr kufij kulturor\u00eb dhe identitar\u00eb (\u201ckatundar\u201d dhe \u201cqytetetar\u201d) nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me zhvillimin historik t\u00eb qytetit dhe katundit n\u00eb historin\u00eb shqiptare, si\u00e7 e pam\u00eb, por ka nj\u00eb origjin\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb tenativ\u00ebn moderne p\u00ebr shk\u00ebputje t\u00eb dhunshme dhe decidive nga historia e von\u00eb agrare t\u00eb gjith\u00eb struktur\u00ebs shoq\u00ebrore; kjo e fundit d\u00ebshmi e periferizimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm shoq\u00ebror, ekonomik e kulturor t\u00eb Kosov\u00ebs kundrejt pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb kontinentit. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ve\u00e7imi nga ruralja nuk \u00ebsht\u00eb, dhe nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, shenj\u00eb e dallimeve kategorike shoq\u00ebrore q\u00eb lindin nga ndonj\u00eb histori e gjat\u00eb e zhvillimit t\u00eb qytetit, por strategji e dallimit dhe legjitimimit kulturor e politik t\u00eb elitave provinciale q\u00eb vet\u00eb jan\u00eb t\u00eb dalura nga gjiri i shoq\u00ebris\u00eb agrare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>_____________<\/p>\n<p>Sh\u00ebnim: p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb mediumit, lexuesi \u00ebsht\u00eb kursyer nga referencat dhe bibliografia. Por, autori \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i ndaj\u00eb ato me cilindo q\u00eb i k\u00ebrkon.<\/p>\n<p>Foto:<a href=\"https:\/\/www.flickr.com\/photos\/qiv\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> qiv<\/a> \/ Flickr Creative Commons <a href=\"https:\/\/creativecommons.org\/licenses\/by-sa\/2.0\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">[CC by 2.0]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historikisht, Kosova nuk ka pas\u00eb qytete. T\u00eb pakt\u00ebn jo n\u00eb form\u00ebn q\u00eb ato kan\u00eb ekzistuar n\u00eb Evrop\u00eb prej t\u00eb pakt\u00ebn shek. X deri rreth shek. XIX. Sociologu i madh Max Weber i kushton nj\u00eb diskutim t\u00eb gjer\u00eb rolit t\u00eb qytetit n\u00eb historin\u00eb evropiane. Ve\u00e7oria e qytetit n\u00eb historin\u00eb evropiane \u00ebsht\u00eb ekzistenca e tij si nj\u00ebsi [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":49,"featured_media":9191,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664],"ppma_author":[59],"class_list":["post-4983","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":59,"user_id":49,"is_guest":0,"slug":"besnik-pula","display_name":"Besnik Pula","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1516241920287.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1516241920287.jpg"},"user_url":"","last_name":"Pula","first_name":"Besnik","description":"Besnik Pula specializon n\u00eb Ekonomi Politike dhe \u00ebsht\u00eb profesor-asistent n\u00eb Departamentin e Shkenc\u00ebs Politike n\u00eb Universitetin Virginia Tech n\u00eb ShBA. Besniku ka doktoruar n\u00eb Sociologji n\u00eb Universitetin e Mi\u00e7igenit. Shkruan kryesisht p\u00ebr politikat zhvillimore, \u00e7\u00ebshtjet sociale dhe ekonomike."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4983","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/49"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4983"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4983\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9532,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4983\/revisions\/9532"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9191"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4983"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4983"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4983"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4983"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}