{"id":5004,"date":"2016-08-08T13:35:49","date_gmt":"2016-08-08T11:35:49","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5004"},"modified":"2024-11-04T16:08:02","modified_gmt":"2024-11-04T14:08:02","slug":"marreveshja-detare-me-greqine-dhe-arsyet-e-nulifikimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/marreveshja-detare-me-greqine-dhe-arsyet-e-nulifikimit\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshja detare me Greqin\u00eb dhe arsyet e nulifikimit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebrplasjet e fundit n\u00eb parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb, soll\u00ebn edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen e publikut marr\u00ebveshjen detare me Greqin\u00eb.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>Aktualisht Prokuroria shqiptare ka nisur hetimin ndaj ish-kryeministrit t\u00eb vendit bazuar n\u00eb nenin 210 t\u00eb kodit penal p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMarr\u00ebveshje p\u00ebr dor\u00ebzim t\u00eb territorit\u201d.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja u shpall e pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb, duke bazuar vendimin e saj n\u00eb shkeljen e principeve kushtetuese dhe mosrespektimin e principeve t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr delimitimin detar.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, Greqia ka refuzuar t\u00eb rinegocioj\u00eb marr\u00ebveshjen, dhe k\u00ebsisoj \u00e7\u00ebshtja e kufirit detar me Greqin\u00eb ngelet e pazgjidhur.<\/p>\n<p>Hyrja e shteteve n\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb shprehje e vullnetit t\u00eb tyre n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjykata, veprimin e hyrjes n\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e ndan n\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb pal\u00eb shteti, ku objekt i marr\u00ebveshjeve jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb natyr\u00ebs politike, nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket marr\u00ebveshjeve t\u00eb natyr\u00ebs ekonomike, kulturore etj., pal\u00eb \u00ebsht\u00eb qeveria, model ky i vendosur n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr marr\u00ebveshjen e Petersbergut lidhur me statusin e provinc\u00ebs s\u00eb Saarlandit vendosur nga Gjykata Federale Kushtetuese e Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe legjislacioni i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb parim t\u00eb till\u00eb, dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet ku pal\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb shteti, qeveria duhet t\u00eb ket\u00eb autorizimet e duhura nga autoriteti p\u00ebrkat\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Presidenti i Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Mungesa e autorizimit nga ana e Presidentit, ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr arsyet p\u00ebr t\u00eb cilat gjykata ka vendosur q\u00eb negocimi ka p\u00ebrb\u00ebr\u00eb shkelje procedurale dhe mosrespektimin e parimit kushtetues t\u00eb balanc\u00ebs s\u00eb pushteteve.<\/p>\n<p>Konventa e Vjen\u00ebs p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Traktateve (VCLT) nuk e konsideron si t\u00eb domosdoshme prezantimin e autorizimit n\u00eb n\u00ebnshkrimin e traktateve, sidoqoft\u00eb, ajo shpjegon se konfirmimi dhe dh\u00ebnia e p\u00eblqimit nga ana e shtetit, pal\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb obligimet nga nj\u00eb traktat nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb traktati do t\u00eb prodhoj\u00eb t\u00eb gjitha efektet legale, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme. (Neni 8 VCLT)<\/p>\n<p>Por, se si nj\u00eb shtet rregullon \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr hyrjen n\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, i takon sistemit juridik t\u00eb vet\u00eb shtetit, dhe Nenin 7 VCLT vet\u00ebm rregullon kriteret lidhur me \u2018autorizimet\u2019 por nuk nd\u00ebrhyn n\u00eb metodat q\u00eb shtetet duhet t\u00eb aplikojn\u00eb n\u00eb rregullimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n<p>Vet\u00eb pakti negociator u themelua me Urdh\u00ebres\u00ebn nr. 153 t\u00eb Kryeministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm Sali Berisha, i cili fillimisht ka qen\u00eb i autorizuar t\u00eb delimitoj\u00eb vet\u00ebm 12% t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs totale q\u00eb \u00ebsht\u00eb delimituar me marr\u00ebveshje, p\u00ebr shkak se autorizimi jep fuqit\u00eb t\u00eb delimitohet vet\u00ebm shelfi kontinental e jo edhe uj\u00ebrat territoriale dhe zona ekskluzive ekonomike (ZEE).<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, nga totali i 150 pikave referuese, q\u00eb p\u00ebrdoren si pika n\u00eb t\u00eb cilat kalon vija delimituese, pika 1 deri 139 \u00ebsht\u00eb e gjat\u00ebsis\u00eb 49.8 milje detare q\u00eb p\u00ebrfshin hap\u00ebsir\u00ebn e detit territorial t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa pika referuese 139 deri tek 150 \u00ebsht\u00eb e gjat\u00ebsis\u00eb prej 14.5 milje detare, gjat\u00ebsi q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson shelfin kontinental p\u00ebr t\u00eb cilin grupi negociator ka pasur autorizimet nga kryeministri p\u00ebr ta delimituar.<\/p>\n<p>Dallimi mes detit territorial dhe shelfit kontinental dhe ZEE, q\u00ebndron n\u00eb faktin q\u00eb juridikisht n\u00eb detin territorial shteti ka sovranitet, p\u00ebrderisa n\u00eb shelfin kontinental dhe ZEE shteti ushtron vet\u00ebm t\u00eb drejta sovrane.<\/p>\n<p>Me marr\u00ebveshjen e n\u00ebnshkruar, grupi negociator nuk ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm definimin e kufijve detar\u00eb por edhe t\u00eb atyre shtet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Delimitimit Detar n\u00eb Detin e Zi mes Rumanis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs, Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb (GJND) vendosi q\u00eb \u201ckufiri detar q\u00eb delimiton shelfin kontinental dhe ZEE nuk duhet t\u00eb asimilohet me kufirin shtet\u00ebror q\u00eb ndan territoret e shteteve. I pari [kufiri detar] definon limitet e zon\u00ebs detare n\u00eb t\u00eb cilat shtetet bregdetare sipas t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb t\u00eb drejta sovrane t\u00eb caktuara, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dytin [kufirin shtet\u00ebror] limitet territoriale t\u00eb sovranitetit shtet\u00ebror\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, grupi negociator, pa kurrfar\u00eb autorizimi jo q\u00eb ka delimituar shelfin kontinental por edhe detin territorial ku shteti ushtron sovranitet, duke shkelur kushtetut\u00ebn dhe normat juridike shqiptare t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb themelore si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ndarja e pushteteve dhe sundimi i ligjit.<\/p>\n<p>Metoda e p\u00ebrdorur n\u00eb delimitimin e zonave detare nga Shqip\u00ebria dhe Greqia \u00ebsht\u00eb metoda e Vij\u00ebs s\u00eb Mesit (Median Line), por duke p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb metod\u00eb pal\u00ebt kan\u00eb injoruar rrethanat e ve\u00e7anta dhe t\u00eb drejtat historike, dhe sipas Nenit 15 t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Detit (UNCLOS), metoda e Vij\u00ebs s\u00eb Mesit nuk aplikohet kur ekzistojn\u00eb rrethanat e ve\u00e7anta apo t\u00eb drejtat historike.<\/p>\n<p>Sipas GJND-s\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e Shelfit Kontinental n\u00eb Detin e Veriut, Vija e Mesit n\u00eb shum\u00eb raste krijon pabarazi p\u00ebr pal\u00eb t\u00eb caktuara dhe sugjeroi q\u00eb kur delimitohen kufijt\u00eb detar\u00eb, principi i barazis\u00eb (equitable principle) duhet t\u00eb aplikohet kur \u00ebsht\u00eb e mundshme t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje e barabart\u00eb p\u00ebr pal\u00ebt, princip ky i konfirmuar si pjes\u00eb edhe e t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare zakonore, (shih: Tunisia v Libyan Arab Jamahiriya), dhe i trajtuar si i till\u00eb edhe nga UNCLOS n\u00eb nenin 15, 74(1) dhe 83(1).<\/p>\n<p>Nenit 74(1) dhe 83(1) konsiderojn\u00eb se delimitimi i EEZ dhe shelfit kontinental duhet t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb normave t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sipas Nenit 28 t\u00eb Statutit p\u00ebr GJND, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb zgjidhje e barabart\u00eb p\u00ebr pal\u00ebt q\u00eb delimitojn\u00eb hap\u00ebsirat detare.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Gjirit t\u00eb Maine, GJND prodhoi dy principe kryesore t\u00eb aplikueshme n\u00eb \u00e7do situat\u00eb t\u00eb delimitimit detar, nd\u00ebr ta edhe aplikimi i principit t\u00eb barazis\u00eb duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb konfigurimin gjeografik t\u00eb zon\u00ebs dhe rrethanat e tjera q\u00eb duhet t\u00eb merren parasysh gjat\u00eb delimitimit, si\u00e7 jan\u00eb rrethanat e ve\u00e7anta (prezenca e ishujve apo e gur\u00ebve dhe r\u00ebnd\u00ebsia e tyre karshi tok\u00ebs kontinentale) dhe t\u00eb drejtat historike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb marr\u00ebveshja t\u00eb mos prodhoj\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, prezenca e ishujve \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb trajtohet ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb konstatohet n\u00ebse ata prodhojn\u00eb efekt t\u00eb plot\u00eb, efekt gjysmak apo nuk prodhojn\u00eb fare efekt, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb reflektuar n\u00eb marr\u00ebveshjen e n\u00ebnshkruar mes pal\u00ebve. Marr\u00ebveshja e injoron nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, dhe ishujve grek\u00eb u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb efekt i plot\u00eb n\u00eb procesin e delimitimit, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ata kan\u00eb gjeneruar nj\u00ebjt\u00eb territor detar, sikur toka kontinentale shqiptare.<\/p>\n<p>Madh\u00ebsia dhe konfigurimi i ishujve, dhe aft\u00ebsia e tyre p\u00ebr t\u00eb mbajtur jet\u00eb njer\u00ebzore dhe ekonomike, po ashtu edhe pozicioni i tyre n\u00eb raport me zon\u00ebn detare, duhet t\u00eb trajtohet ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr secilin nga ishujt p\u00ebrderisa ata nuk krijojn\u00eb arkipelag. Marr\u00ebveshja nuk i ka trajtuar fare k\u00ebto elemente duke mosrespektuar principet p\u00ebr zgjidhje t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb reflektuara n\u00eb nenin 15, 74 dhe 83 t\u00eb UNCLOS, gj\u00eb q\u00eb solli nj\u00eb zgjidhje t\u00eb pafavorshme p\u00ebr pal\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr l\u00ebshim serioz \u00ebsht\u00eb dh\u00ebnia e efektit t\u00eb plot\u00eb gur\u00ebve apo ngritjeve t\u00eb tok\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt shfaqen dhe zhduk\u00ebn sipas batic\u00ebs dhe zbatic\u00ebs (low tide elevations).<\/p>\n<p>Guri i Barket\u00ebs i cili shfaqet dhe zhduket var\u00ebsisht batic\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka pasur efekt t\u00eb plot\u00eb, dhe ka qen\u00eb indikatori m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb determinin e vij\u00ebs baz\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb, i cili m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb delimituar zonat detare p\u00ebrmes metod\u00ebs s\u00eb Vij\u00ebs s\u00eb Mesit.<\/p>\n<p>Neni 13 UNCLOS parasheh q\u00eb, kur k\u00ebto ngritje mbi uj\u00eb gjenden n\u00eb distanca q\u00eb tejkalojn\u00eb detin territorial, nuk mund t\u00eb gjenerojn\u00eb det territorial t\u00eb vetin.<\/p>\n<p>Paragrafi 3 i Nenit 121 UNCLOS b\u00ebn nj\u00eb ndarje t\u00eb qart\u00eb mes ishujve dhe gur\u00ebve, duke parapar\u00eb q\u00eb gur\u00ebt q\u00eb nuk munden t\u00eb mb\u00ebshtesin jet\u00eb ekonomike ose njer\u00ebzore nuk do t\u00eb ken\u00eb as ZEE as shelf kontinental t\u00eb vetin. Sipas t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, prezenca e gur\u00ebve t\u00eb till\u00eb af\u00ebr bregdetit mund t\u00eb merret parasysh p\u00ebr t\u00eb definuar linj\u00ebn baz\u00eb, por kur ata gjenden af\u00ebr ose jasht\u00eb linj\u00ebs s\u00eb kufirit detar nuk duhet t\u00eb merret parasysh as p\u00ebr t\u00eb definuar linj\u00ebn baz\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebsodore, sipas t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, guri i Barket\u00ebs nuk mundet as t\u00eb ket\u00eb efekt t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb ishull, dhe duke i dh\u00ebn\u00eb efekt t\u00eb plot\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje guri i Barket\u00ebs konsideruesh\u00ebm ka ndikuar vij\u00ebn kufitare n\u00eb favor t\u00eb Greqis\u00eb, duke reduktuar detin territorial shqiptar p\u00ebr 15 kilometra katror\u00eb.<\/p>\n<p>GJND n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Nikaragua v. Honduras, n\u00eb paragrafin 141 thekson q\u00eb ngritjet e tilla nuk duhet t\u00eb konsiderohen t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb shtetit dhe k\u00ebshtu nuk mund t\u00eb asimilohen me ishujt e as t\u00eb gjenerojn\u00eb det territorial t\u00eb vetin.<\/p>\n<p>N\u00eb delimitimin e shelfit kontinental mes Greqis\u00eb dhe Italis\u00eb, ishujt Othonoi dhe Erikuza kan\u00eb g\u00ebzuar gjysmefekt pavar\u00ebsisht distanc\u00ebs s\u00eb madhe nga bregu italian.<\/p>\n<p>Linja delimituese kalon n\u00ebp\u00ebr 16 pika referuese, dhe linja delimituese mes pikave 1 dhe 4, e gjat\u00ebsis\u00eb prej 55.9 milje detare, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn efektin e ishullit Othonoi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje ishulli i Othonoit ka marr\u00eb gjysmefekt dhe r\u00ebnd\u00ebsia e tij n\u00eb raport me bregun italian \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar p\u00ebr 97%, q\u00eb rezultoi n\u00eb profitin e Italis\u00eb p\u00ebr 28.93 milje katror\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb marr\u00ebveshjen me Shqiprin\u00eb, ishujt Lazareto, Erikuza dhe Othonoi kan\u00eb g\u00ebzuar efekt t\u00eb plot\u00eb dhe jan\u00eb trajtuar barabar t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm me tok\u00ebn kontinentale shqiptare, duke rezultuar n\u00eb dhunim t\u00eb parimit t\u00eb barazis\u00eb. Me dh\u00ebnien e efektit t\u00eb plot\u00eb k\u00ebtyre ishujve dhe gurit t\u00eb Barket\u00ebs, zona detare shqiptare \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar me 127 kilometra katror\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo zon\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb gjeostrategjike, ekonomike dhe historike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Pas nulifikimit t\u00eb marr\u00ebveshjes \u00ebsht\u00eb konstatuar se zona e delimituar p\u00ebrmban resurse t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit natyror q\u00eb jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ekonomin\u00eb e shtetit. Gjithashtu kjo zon\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kontekstin historik, p\u00ebr shkak se ajo konsiderohet e pasur arkeologjikisht dhe ende nuk \u00ebsht\u00eb eksploruar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nulifikimi i marr\u00ebveshjes, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, respektimin e principeve kushtetuese dhe t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe mbrojtjen e interesave strategjike t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrplasjet e fundit n\u00eb parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb, soll\u00ebn edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen e publikut marr\u00ebveshjen detare me Greqin\u00eb. Aktualisht Prokuroria shqiptare ka nisur hetimin ndaj ish-kryeministrit t\u00eb vendit bazuar n\u00eb nenin 210 t\u00eb kodit penal p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMarr\u00ebveshje p\u00ebr dor\u00ebzim t\u00eb territorit\u201d. Marr\u00ebveshja u shpall e pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb, duke bazuar [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":9526,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[639,1630],"ppma_author":[867],"class_list":["post-5004","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-albania","tag-greece"],"authors":[{"term_id":867,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"arber-ahmeti","display_name":"Arb\u00ebr Ahmeti","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Arber-Ahmeti.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Arber-Ahmeti.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Arb\u00ebr Ahmeti \u00ebsht\u00eb jurist dhe hulumtues me specializim n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Interesat e tij studimore jan\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs dhe siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, drejt\u00ebsis\u00eb penale dhe t\u00eb drejt\u00ebs humanitare, si dhe n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb shtetet e dala nga konfliktet. Ai ka qen\u00eb hulumtues i ftuar n\u00eb Institutin p\u00ebr Paqe dhe Menaxhim t\u00eb Konflikteve n\u00eb Akademin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mbrojtjes n\u00eb Austri ku ka mbuluar Kosov\u00ebn dhe Ballkanin Per\u00ebndimor, si dhe kontribuues n\u00eb Raportet e Oksfordit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku mbulon juridiksionin e Shqip\u00ebris\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5004","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5004"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5004\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9529,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5004\/revisions\/9529"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9526"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5004"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5004"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5004"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5004"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}