{"id":5015,"date":"2016-08-03T09:02:13","date_gmt":"2016-08-03T07:02:13","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5015"},"modified":"2024-10-11T10:31:07","modified_gmt":"2024-10-11T08:31:07","slug":"dronet-nga-perspektiva-e-lirise-se-shprehjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/dronet-nga-perspektiva-e-lirise-se-shprehjes\/","title":{"rendered":"Dron\u00ebt nga perspektiva e liris\u00eb s\u00eb shprehjes"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>Dron\u00ebt nga perspektiva e liris\u00eb s\u00eb shprehjes<\/h3>\n<p>Kosova duhet t? garantoj? respektimin e t? drejt?s s? shprehjes dhe t? sigurohet q? p?rdorimi i dron?ve nuk do t? kufizohet pa arsye legjitime.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>M\u00eb 26 maj Policia e Kosov\u00ebs arrestoi nj\u00eb person duke filmuar.<\/p>\n<p>Ai po filmonte pa leje me dron fluturues ambientet e sheshit \u201cIbrahim Rugova\u201d n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Filmuesi nuk do t\u00eb arrestohej dhe droni nuk do t\u2019i konfiskohej po t\u00eb kishte qen\u00eb i pajisur me leje nga Autoriteti i Aviacionit Civil t\u00eb Kosov\u00ebs (AAC) q\u00eb \u00ebsht\u00eb kompetent p\u00ebr rregullimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb dron\u00ebve.<\/p>\n<p>Por, Kosova duhet t\u00eb ket\u00eb kujdes t\u00eb garantoj\u00eb respektimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb shprehjes, t\u00eb sigurohet q\u00eb p\u00ebrdorimi i dron\u00ebve nuk do t\u00eb kufizohet pa arsye legjitime dhe ta promovoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre. Fakti q\u00eb skena mediale e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e zhvilluara teknologjikisht (pra q\u00eb n\u00eb parim mediat kosovare nuk pritet t\u00eb ken\u00eb n\u00eb posedim shum\u00eb dron\u00eb), nuk duhet t\u00eb shfryt\u00ebzohet p\u00ebr ta kufizuar k\u00ebt\u00eb mjet potencial informacioni kur mediave t\u2019u duhet.<\/p>\n<p>Droni \u00ebsht\u00eb mjet ajror pa pilot q\u00eb koh\u00ebt e fundit, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebr q\u00ebllime ushtarake, p\u00ebrdoret edhe p\u00ebr mbledhje t\u00eb informacioneve p\u00ebrmes xhirimeve dhe fotografimeve n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Meqen\u00ebse k\u00ebshtu p\u00ebrdorimi i dronit hyn n\u00eb kategorin\u00eb e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe duke qen\u00eb se ky lloj filmimi \u00ebsht\u00eb shpesh n\u00eb konflikt me t\u00eb drejt\u00ebn e privat\u00ebsis\u00eb, hartimi i legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vende t\u00eb zhvilluara.<\/p>\n<p>Autoriteti i Aviacionit Civil n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb prej 2014-\u00ebs zbaton Rregulloren p\u00ebr Sistemet e Mjeteve Ajrore pa Pilot me Pesh\u00eb m\u00eb t\u00eb Vog\u00ebl se 20 Kilogram\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rregullore, deri n\u00eb korrik 2016 jan\u00eb l\u00ebshuar 19 leje p\u00ebr operime me dron\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime komerciale, nd\u00ebrsa jan\u00eb shqiptuar dy d\u00ebnime n\u00eb vler\u00eb rreth 100 euro, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb raportuara nga AAC-ja.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti pritet t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi rregulla t\u00eb reja pasi legjislacioni \u00ebsht\u00eb aktualisht duke u rishikuar. Ky blog ofron informata rreth rregullimit aktual t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb dron\u00ebve dhe sugjeron ndryshime q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb rregulloren e re.<\/p>\n<p>Sipas rregullores n\u00eb fuqi, p\u00ebrdorimi i dronit &#8211; termi ligjor \u00ebsht\u00eb mjet ajror pa pilot &#8211; mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm me leje pa pages\u00eb q\u00eb merret n\u00eb AAC duke plot\u00ebsuar formularin q\u00eb gjendet\u00a0<a href=\"https:\/\/docs.google.com\/viewer?url=http%253A%252F%252Fwww.caa-ks.org%252Fimages%252Fstories%252Fdocs%252FEnglish%252Fmenyja_vertikale%252FAircraftRegistration%252FForms%252FApplication%20for%20Registration%20of%20Aircraft%20on%20Civil%20Aircraft%20Registry%20of%20Kosovo.doc\">online<\/a>. Nd\u00ebr kushtet q\u00eb p\u00ebrdoruesi i dronit duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u pajisur me leje jan\u00eb: t\u00eb mos rrezikoj\u00eb personat dhe ambientin p\u00ebrreth, t\u00eb xhiroj\u00eb brenda 500 metrave dhe t\u00eb ket\u00eb kontakt vizuel t\u00eb vazhduesh\u00ebm me dronin gjat\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb tij. N\u00eb ve\u00e7anti ndalohet xhirimi i zonave t\u00eb kontrolluara nga KFOR-i.<\/p>\n<p>Por rregullorja ka nevoj\u00eb t\u00eb precizohet m\u00eb tutje ashtu q\u00eb t\u2019u mund\u00ebsoj\u00eb gazetar\u00ebve dhe mediave ta p\u00ebrdorin me leht\u00ebsi dhe shpejt\u00ebsi duke marr\u00eb parasysh natyr\u00ebn e pun\u00ebs n\u00eb media. P\u00ebr shembull, rregullorja nuk parasheh koh\u00ebzgjatjen e lejes s\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb dronit.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.caa.co.uk\/Consumers\/Model-aircraft-and-drones\/Flying-drones\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">N\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar<\/a>\u00a0leja e p\u00ebrdorimit vlen 12 muaj me mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrt\u00ebritjes. Po ashtu, nuk parashihet koha e pritjes p\u00ebr t\u2019u pajisur me leje. Sipas formularit t\u00eb aplikimit, p\u00ebrdoruesi duhet t\u00eb njoftoj\u00eb AAC-n\u00eb s\u00eb paku tri dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt, afat ky q\u00eb mund t\u00eb konsiderohet si koha e pritjes p\u00ebr t\u2019u pajisur me leje, por q\u00eb duhet t\u00eb parashikohet me rregullore. Draftimi i rregullores s\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb edhe me munges\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb pal\u00ebve t\u00eb interesuara. Gjat\u00eb konsultimit publik AAC-ja, e cila si\u00e7 duket \u00ebsht\u00eb mjaftuar vet\u00ebm me publikimin online t\u00eb draft-rregullores pa i kontaktuar pal\u00ebt e interesit, ka pranuar vet\u00ebm nj\u00eb koment nga Federata Aeronautike e Kosov\u00ebs. Si rezultat, kameraman\u00ebt, gazetar\u00ebt, kompanit\u00eb mediale dhe shoq\u00ebria civile kan\u00eb mbetur t\u00eb pap\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>K\u00ebto mang\u00ebsi do t\u00eb mund t\u00eb adresohen n\u00eb rregulloren e re e cila ishte plasuar online p\u00ebr konsultime publike m\u00eb 18 maj 2016, por \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00ebn\u00a0<a href=\"http:\/\/www.caa-ks.org\/index.php\/sq\/lajme\/599-notice-on-draft-regulation-on-unmanned-aircraft-systems\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">grounds<\/a>\u00a0se \u201cdo t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb rishikimi t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb komenteve t\u00eb shumta nga pal\u00ebt e interesit dhe me q\u00ebllim t\u00eb koordinimit sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb me t\u00eb gjitha autoritetet shtet\u00ebrore me p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb\u201d. Sipas AAC-s\u00eb, drafti i ri k\u00ebsaj rregulloreje do t\u00eb dal\u00eb n\u00eb konsultim publik n\u00eb fund t\u00eb shtatorit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb implikimeve ligjore q\u00eb nd\u00ebrlidhen sidomos me privat\u00ebsin\u00eb dhe rrezikshm\u00ebrin\u00eb nga aktet terroriste, Autoriteti i Aviacionit Civil duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb praktikat m\u00eb t\u00eb mira si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar dhe t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb procesin e hartimit mediat, shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe institucionet tjera relevante, e sidomos policin\u00eb, Avokatin e Popullit dhe Agjencin\u00eb Shtet\u00ebrore p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale.<\/p>\n<p>K\u00ebto institucione fillimisht duhet t\u2019i nd\u00ebrtojn\u00eb kapacitetet e tyre q\u00eb t\u00eb trajtojn\u00eb rastet e p\u00ebrdorimit t\u00eb dron\u00ebve dhe pastaj t\u00eb koordinohen p\u00ebr informimin e publikut rreth t\u00eb drejtave dhe rreziqeve q\u00eb vijn\u00eb me p\u00ebrdorimin e tyre. P\u00ebr zbatimin e duhur t\u00eb rregullores \u00ebsht\u00eb e nevojshme nd\u00ebrmarrja e fushat\u00ebs informuese rreth p\u00ebrdorimit t\u00eb dron\u00ebve q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Po t\u00eb ishte nd\u00ebrmarr\u00eb fushat\u00eb informuese zor se do t\u00eb ishte arrestuar ndonj\u00eb person vet\u00ebm pse ka shfryt\u00ebzuar t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes q\u00eb t\u00eb mbledh\u00eb informacione me dron.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar tendenca q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat personale dhe privat\u00ebsia t\u00eb shfryt\u00ebzohen si arsyetime ligjore p\u00ebr t\u00eb censuruar mediat dhe gazetar\u00ebt. AAC-ja duhet t\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb nj\u00eb lloj kufizimi i k\u00ebtill\u00eb nuk b\u00ebhet edhe me dron\u00ebt q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr informacion.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dron\u00ebt nga perspektiva e liris\u00eb s\u00eb shprehjes Kosova duhet t? garantoj? respektimin e t? drejt?s s? shprehjes dhe t? sigurohet q? p?rdorimi i dron?ve nuk do t? kufizohet pa arsye legjitime. M\u00eb 26 maj Policia e Kosov\u00ebs arrestoi nj\u00eb person duke filmuar. Ai po filmonte pa leje me dron fluturues ambientet e sheshit \u201cIbrahim Rugova\u201d [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":447,"featured_media":7963,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[784,664],"ppma_author":[1034],"class_list":["post-5015","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-freedom-of-speech","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":1034,"user_id":447,"is_guest":0,"slug":"flutura-kusari","display_name":"Flutura Kusari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kusari","first_name":"Flutura","description":"Flutura Kusari \u00ebsht\u00eb juriste e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb medias dhe aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Ajo monitoron zhvillimet q\u00eb nd\u00ebrlidhen me lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb medias n\u00eb Kosov\u00eb dhe avokon p\u00ebr mbrojtje t\u00eb gazetar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb mediave. Flutura punon si k\u00ebshilltare e lart\u00eb ligjore n\u00eb Qendr\u00ebn Europiane p\u00ebr \r\nLiri t\u00eb Shtypit dhe Medias (ECPMF) n\u00eb Leipzig, Gjermani. P\u00ebrgjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj, ajo ka mb\u00ebshtetur qindra gazetar\u00eb n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb ballafaqohen me padi, ndjekje penale dhe rreziqe t\u00eb tjera. Flutura avokon para institucioneve europiane p\u00ebr legjislacion dhe politika m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr mediat dhe gazetar\u00ebt. Flutura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr themelueset e Koalicionit Kund\u00ebr Padive SLAPP n\u00eb Europ\u00eb (CASE) dhe sh\u00ebrben si eksperte p\u00ebr Bashkimin Evropian dhe K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs n\u00eb draftimin e legjislacionit kund\u00ebr Padive Strategjike Kund\u00ebr Pjes\u00ebmarrjes Publike. Ajo ka doktoratur\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e medias nga Universiteti i Gentit, Belgjik\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5015","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/447"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5015"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5015\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8226,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5015\/revisions\/8226"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7963"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5015"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5015"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5015"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5015"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}