{"id":5016,"date":"2016-02-05T11:00:45","date_gmt":"2016-02-05T09:00:45","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5016"},"modified":"2024-11-04T15:58:49","modified_gmt":"2024-11-04T13:58:49","slug":"diskursi-publik-dhe-kriza-politike-vene-e-vjeter-ne-gota-te-reja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/diskursi-publik-dhe-kriza-politike-vene-e-vjeter-ne-gota-te-reja\/","title":{"rendered":"Diskursi publik dhe kriza politike: ven\u00eb e vjet\u00ebr n\u00eb gota t\u00eb reja"},"content":{"rendered":"<p class=\"news-up\">Kriza politike q\u00eb pasoi pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb Samitin e Vjen\u00ebs, mbase sh\u00ebnon momentin m\u00eb kompleks n\u00eb aren\u00ebn politike q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<div class=\"news-down\">\n<p>Tashm\u00eb, kjo kriz\u00eb politike sh\u00ebnon ndarjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb mes t\u00eb akter\u00ebve politik\u00eb, n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, dhe jo vet\u00ebm por sh\u00ebnon edhe definimin e nj\u00eb t\u00eb ardhme shum\u00eb t\u00eb paparashikueshme p\u00ebr sa i p\u00ebrket p\u00ebrfundimeve q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb kjo kriz\u00eb.<\/p>\n<p>Ky konflikt, nuk erdhi si rrjedhoj\u00eb e n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve me Serbin\u00eb, e as si pasoj\u00eb e veprimeve jopolitike t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb organin legjislativ, por fillimisht nd\u00ebrtoi bazat e saj n\u00eb mosgatishm\u00ebrin\u00eb e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u2019iu adresuar shqet\u00ebsimeve dhe debatit q\u00eb fillimisht kishte nisur opozita me kund\u00ebrshtimin e marr\u00ebveshjeve respektive.<\/p>\n<p>Kjo mendjemadh\u00ebsi politike e partive n\u00eb pushtet, t\u00eb cilat vazhdimisht kan\u00eb injoruar principet e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe raportimit t\u00eb veprimeve t\u00eb tyre tek qytetari, e n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autoriate kan\u00eb refuzuar t\u2019i diskutojn\u00eb apo braktisin nismat e tyre n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb edhe kur ato \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrmbushen n\u00eb rrug\u00eb jolegjitime, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb rezultat jo t\u00eb habitsh\u00ebm n\u00eb sken\u00ebn politike kosovare.<\/p>\n<p>Mungesa e sjelljes konform principeve demokratike t\u00eb llogaridh\u00ebnies ndaj qytetarit, marrjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr veprimet n\u00eb t\u00eb cilat qeveria angazhohet, dhe respekti i principleve kushtetuese t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb brendshme, si fenomen i cili edhe pse \u00ebsht\u00eb politik, \u00ebsht\u00eb jo demokratik, ka legjitimuar sjelljen jopolitike t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb kuvend.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, shqet\u00ebsimi jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u2019i b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb politike konfliktit pozit\u00eb-opozit\u00eb, dhe as t\u00eb biem n\u00eb grack\u00ebn e p\u00ebrcaktimit t\u00eb t\u00eb \u201amirit\u2018 dhe \u201at\u00eb keqit\u2018, por t\u00eb analizojm\u00eb diskursin publik i cili duksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb struktuaruar dhe dominuar nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (tash e tutje Vet\u00ebvendosje) si aktori m\u00eb influent i opozit\u00ebs, me mb\u00ebshtetjen e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe NISMA.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, hendeku i thell\u00eb i krijuar midis partive n\u00eb pozit\u00eb dhe atyre opozitare, ka reflektuar n\u00eb krijimin e dy \u00e7asjeve brenda diskursit, qasja Westphaliane e cila proklamohet nga partit\u00eb opozitare, t\u00eb cilat n\u00eb intepretimine tyre jan\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb sovranitetit t\u00eb Republik\u00ebs, ides\u00eb s\u00eb Bashkimit Komb\u00ebtar, mbrojtjes s\u00eb principeve kushtetuese dhe t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vet\u00ebvendosjes, dhe n\u00eb rastin e dyt\u00eb \u00e7asja liberale per\u00ebndimore apo integracioniste e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga partit\u00eb n\u00eb pushtet, ku sipas intepretimit t\u00eb tyre, me veprimet e tyre ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb thellimin e partneritetin me vendet per\u00ebndimore dhe SHBA, t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs si an\u00ebtare e Kombeve t\u00eb Bashkuara, Unionit Europian dhe Paktit t\u00eb NATO\u2018s, si e vetmja e ardhme e sigurt p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Retorika e Konfliktit Politik<\/strong><\/p>\n<p>Analizimi i dekaratave t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb akter\u00ebve politik, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb diskursit, n\u00eb t\u00eb cilin ata marrin pjes\u00eb, n\u00eb fjal\u00ebt e Foucault si m\u00ebnyra t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb ekzistenc\u00ebs (Foucault, 1972, f. 100) q\u00eb lejojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e grupeve t\u00eb shenjave dhe aktivizojn\u00eb rregullat apo format t\u00eb b\u00ebhen manifest,(ibid. 99) ku deklaratat me referenc\u00eb tek proceset q\u00eb shkaktuan kriz\u00ebn politike b\u00ebhen funksion i cili na lejon ta njohim dhe izolojm\u00eb aktin e formulimit (ibid, 98) t\u00eb deklarimeve t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p class=\"news-left\">Deklarimet e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs, me referenc\u00eb ndaj t\u00eb nj\u00ebjtit proces apo fenomen por q\u00eb thell\u00ebsisht kund\u00ebrshtojn\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebn, vendosin qeverin\u00eb dhe opozit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb juxta-pozicion i cili ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb gjitha vlerat e shtetnd\u00ebrtimit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria vazhdimisht deklaron q\u00eb marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara n\u00eb Vjen\u00eb, jan\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara drejt integrimit Europian t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr Vet\u00ebvendosje-AAK-NISMA, th\u00ebrret dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb saj ti mbroj\u00eb interesat e Kosov\u00ebs, sovranitetin, territorin dhe rendin kushtetues, duke i quajtur veprimet e qeveris\u00eb si tradhti ndaj Kosov\u00ebs dhe qytetar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, p\u00ebr nj\u00eb moment, Vet\u00ebvendosja si forc\u00eb q\u00eb ka kritikuar rregullisht kushtetut\u00ebn \u00ebsht\u00eb transformuar n\u00eb mbrojt\u00ebsin m\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm t\u00eb saj, duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebsisoj reprezentimi ideal i patriotizmit kushtetues Habermasian.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb demonstrohet me metodat e Vet\u00ebvendosjes dhe argumentet e saj brenda dhe jasht\u00eb kunvendit, poashtu u manifestua edhe me mbledhjen e 200 mij\u00eb n\u00ebnshkrimeve Kund\u00ebr Serbis\u00eb, si form\u00eb e mbrojtjes s\u00eb ideve t\u00eb Vet\u00ebvendosjes p\u00ebr demokraci direkte si dhe principeve kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky ndryshim i papritur i Vet\u00ebvendosjes, nuk \u00ebsht\u00eb aspak i habitsh\u00ebm apo i panatyrsh\u00ebm. Q\u00eb nga momenti q\u00eb Vet\u00ebvendosja vendosi t\u00eb kandidoj\u00eb n\u00eb zgjedhje, pa u larguar shum\u00eb nga bindjet e saj politike, apo edhe metodat e saj politike, nd\u00ebrmori nj\u00eb transformim organizativ dhe strukturor, ku organizatat politike q\u00eb nd\u00ebrmarrin transformimet e caktuara kompenzojn\u00eb n\u00eb kushtet e reja\u2026 mbajtjen e aktivitetit t\u00eb organizat\u00ebs n\u00eb performanc\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se m\u00eb par\u00eb (Kaufman, 1985, f. 46) dhe p\u00ebrshtaten vazhdimisht duke synuar gjithmon\u00eb mbijetes\u00ebn (Hall, 1987, f. 203).<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ky transformin nuk p\u00ebrfaq\u00ebson ndryshim t\u00eb ideve politike t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, dhe qasjes s\u00eb saj n\u00eb raport me planin e Ahtisaarit a po kushtetut\u00ebn, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mbrojtja e kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm mjet p\u00ebr realizimin e q\u00ebllimeve politike t\u00eb Vet\u00ebvendosjes.<\/p>\n<p>Konflikti politik, n\u00eb fillet e tij tentoi t\u00eb bazohet n\u00eb at\u00eb q\u00eb Habermasi n\u00eb teorin\u00eb e tij t\u00eb aksionit komunikativ e quan Forca e Argumentit, por q\u00eb shpejt degradoi si pasoj\u00eb e mospjes\u00ebmarrjes s\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb debatin p\u00ebr marr\u00ebveshjet respektive.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin filozofik t\u00eb analizimit t\u00eb sjelljes politike, e gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtja kaloi nga nj\u00eb aplikim i mundsh\u00ebm i teoris\u00eb ideale tek racionaliteti real si p\u00ebrfaq\u00ebsim i Fuqis\u00eb (lexo fuqis\u00eb politike, pushtetit) n\u00eb determinimin e realitetit politik.<\/p>\n<p>Sjellja e till\u00eb e qeveris\u00eb ishte rrjedhoj\u00eb e konceptit t\u00eb mazhoranc\u00ebs p\u00ebr fuqin\u00eb politike dhe pushtetin, i bazuar n\u00eb mb\u00ebshtetjen nd\u00ebrkom\u00ebtare pasuar nga idet\u00eb integracionaliste, e cila diktoi ambientimin e opozit\u00ebs ndaj konceptit t\u00eb fuqis\u00eb dhe pushtetit t\u00eb saj, ku p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb mbrojtja e principeve Westphaliane, kushtetut\u00ebs, dhe ideja e mb\u00ebshtetjes popullore, hodhi themelet e strukturimit t\u00eb fuqis\u00eb politike t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Fuqia \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb prezente thot\u00eb Foucault, dhe nj\u00ebashtu \u00ebsht\u00eb determinante n\u00eb realizimin e proceseve t\u00eb caktuara. Suksesi i shtremb\u00ebrimit t\u00eb fakteve apo realitetit, nga cilado pal\u00eb n\u00eb cil\u00ebndo mas\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb fuqin\u00eb deklarative por n\u00eb fuqin\u00eb faktike q\u00eb q\u00ebndron prapa argumenteve, pavar\u00ebsisht se a jan\u00eb ato argumente t\u00eb elaboruara mir\u00eb apo jo.<\/p>\n<p>Vet\u00eb pretendimi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mund t\u00eb shihet si praktik\u00eb e fuqishme retorike e garantuar n\u00eb t\u00eb gjitha llojet diskursive. (Edwards, Nicoll, Solomon &amp; Usher, 2013, f. 14)<\/p>\n<p>Opozita e motivuar nga idet\u00eb q\u00eb mbron, vazhdimisht ka proklamuar se \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, dhe qeveria ka vepruar nj\u00ebjt\u00eb duke i bazuar deklaratat e saj n\u00eb argumente si \u2018Amerika nuk do t\u00eb ishte pro\u2019 n\u00eb rast se di\u00e7ka brenda procesit do t\u00eb ishte e d\u00ebmshme p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Por roli i \u2018zbulimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u2019 ka qen\u00eb n\u00eb interpretimin e Vet\u00ebvendosjes nj\u00eb detyr\u00eb e saj q\u00eb n\u00eb fillet e organizat\u00ebs. P\u00ebrderisa, \u2018marr\u00ebsit mund t\u00eb mos e ken\u00eb diturin\u00eb dhe besimin e duhur p\u00ebr t\u00eb sfiduar diskurset dhe informacionin ndaj t\u00eb cilit ekspozohen\u2019 (Wodak, 1987, f. 377-410), Vet\u00ebvendosja e konsideron veten si liderja n\u00eb ngritjen e vet\u00ebdijes qytetare kund\u00ebr proceseve t\u00eb d\u00ebmshme politike.<\/p>\n<p>Opinioni politik i Vet\u00ebvendosjes q\u00eb nga fillimi i konfliktit politik \u00ebsht\u00eb karakterizuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb diferencimit mes \u2018ne\u2019 dhe \u2018ata\u2019 si baz\u00eb fundamentale e komunikimit dhe diskursit t\u00eb saj politik, duke e vendosur qytetarin n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb ku do t\u00eb detyrohet t\u00eb zgjedh\u00eb mes t\u00eb \u2018mir\u00ebs\u2019 dhe s\u00eb \u2018keqes\u2019, i cili do t\u00eb identifikohet si i till\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb zgjedhjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kjo qasje populiste, deri tani ka qen\u00eb arma m\u00eb e fort\u00eb e opozit\u00ebs n\u00eb dep\u00ebrtimin e ideologjis\u00eb s\u00eb saj tek qytetari i thjesht\u00eb, dhe mjet p\u00ebr t\u00eb arsyetuar veprimet e opozit\u00ebs karshi institutcioneve t\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>Forca e Gjuh\u00ebs n\u00eb diskursin publik<\/strong><\/p>\n<p>Nuk kam pas\u00eb nervat dhe koh\u00ebn ta num\u00ebroj sa her\u00eb deri tash \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdrorur termi \u2018Zajednic\u00eb\u2018 nga reprezentuesit e opozit\u00ebs, militant\u00eb apo analist\u00eb q\u00eb i mb\u00ebshtesin, n\u00eb fjalime n\u00ebp\u00ebr tubime, n\u00eb debate, n\u00eb intervista apo n\u00eb komunikata dhe artikuj t\u00eb ndrysh\u00ebm. Por sigurisht q\u00eb n\u00eb rast t\u00eb numrimit, patjet\u00ebr se rezultati do t\u00eb ishte mbase nj\u00eb num\u00ebr kat\u00ebr shifror.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i termit \u2018Zajednic\u00eb\u2018 n\u00eb vend t\u00eb Asociacion apo Bashk\u00ebsi m\u00ebton t\u00eb inicoj\u00eb reagim negativ ndaj vet\u00eb Asociacionit nga qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, derisa p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs m\u00ebtohet t\u00eb krijohet ideja e kthimit t\u00eb dominimit Serb n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb mbase nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq fiktive n\u00eb rast se do t\u00eb zbatohej kjo marr\u00ebveshje n\u00eb form\u00ebn ekzistuese.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, duke e demonizuar vet\u00eb termin, ku si faktor demonizues \u00ebsht\u00eb vet\u00eb gjuha n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn termi thuhet gjithandej, Vet\u00ebvendosje q\u00eb nga marsi i vitit t\u00eb kaluar e ka shtruar rrug\u00ebn e saj drejt kund\u00ebrshtimit t\u00eb rrept t\u00eb Asociacionit si e keqe e panevojshme q\u00eb na vjen nga Serbia dhe pushtetar\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>Wodak p\u00ebrcakton se fuqia e gjuh\u00ebs vjen nga njer\u00ebzit e fuqish\u00ebm q\u00eb e p\u00ebrdorin at\u00eb, e jo pse ajo \u00ebsht\u00eb e fuqishme n\u00eb esenc\u00eb.<\/p>\n<p>Poashtu Jager dhe Maier thon\u00eb q\u00eb tekstet, fjalimet, spotet, fjal\u00eb apo fotografi t\u00eb caktuara, fuqin\u00eb nuk e kan\u00eb n\u00eb \u00e7ka ato p\u00ebrmbajn\u00eb por n\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjen konstante te deklaratave. (Jager and Maier cit. at. Wodak and Meyer, 2009, f. 34-61).<\/p>\n<p>\u201cZajednica\u201c, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb simbol i kampanj\u00ebs antiqeveritare t\u00eb opozit\u00ebs, term i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante n\u00eb secilin rast t\u00eb mundsh\u00ebm, dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb forma t\u00eb ndryshme deri edhe te identifikimi i qeveris\u00eb s\u00eb tanishme si \u201cQeveri e Zajednic\u00ebs\u201c.<\/p>\n<p>N\u00eb strategjit\u00eb e Vet\u00ebvendosjes p\u00ebr strukturimin e diskursit publik, Vet\u00ebvendosje mund t\u00eb thuhet se ka p\u00ebrdorur Strategjit\u00eb Profetike (shih: Wodak&amp;Pelinka, Haider Phenomenon in Austria, 2002, f. 41) si atribut vler\u00ebsues i tipareve negative dhe pozitive n\u00eb forma linguistike t\u00eb predikateve implicite dhe eksplicite.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, parashikimi i pasojave q\u00eb rrjedhin nga procese politike, populizmi i skajsh\u00ebm, p\u00ebrdorimi dhe p\u00ebrs\u00ebritja e vazhdueshme e termave t\u00eb caktuar me konotacion negativ, jan\u00eb pjes\u00eb e strategjis\u00eb s\u00eb Vet\u00ebvendosjes p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dallimin mes \u201cne\u201c dhe \u201cata\u201c, dhe p\u00ebr ta vendosur menj\u00ebher\u00eb secilin q\u00eb ka opinion ndryshe nga Vet\u00ebvendosje n\u00eb kategorin\u00eb e \u2018ata\u2018.<\/p>\n<p>Por gjithashtu, edhe qeveria ka luajtur me kart\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb, duke e konsideruar secilin q\u00eb i ka kund\u00ebrshtuar veprimet e saj, si individ\u00eb apo grupe destruktive me munges\u00eb vizioni p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs. (v\u00ebrej: Destruktiv jo ne kuptimin e Heideggerit)<\/p>\n<p>Diskurset sipas Wodak, jan\u00eb gjithmon\u00eb supra-individuale dhe integrojn\u00eb perspektiva dhe pozicione t\u00eb shumta ku akter\u00ebt luftojn\u00eb p\u00ebr hegjemoni. N\u00eb rastin ton\u00eb, Vet\u00ebvendosje e ka fituar luft\u00ebn p\u00ebr hegjemoni p\u00ebrbrenda diskurseve, dhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket perceptimit se ajo \u00ebsht\u00eb mbrojt\u00ebsja e pakorruptueshme e interesit qytetar, aksionit politik ndaj t\u00eb padrejt\u00ebs brenda dhe jasht\u00eb kunvendit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Vet\u00ebvendosja e ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb hije shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe \u00e7do organizat\u00eb tjet\u00ebr me vullnet p\u00ebr aksion politik n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave qytetare, duke e monopolizuar k\u00ebsisoj gjith\u00eb hapsir\u00ebn protestuese t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Observimi i veprimeve t\u00eb akter\u00ebve politik n\u00eb Kosov\u00eb, na sjell n\u00eb p\u00ebrfundimin q\u00eb Vet\u00ebvendosje s\u00eb bashku me partit\u00eb tjera opozitare, kan\u00eb dominuar n\u00eb formimin e diskursit publik n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa kontributi i qeveris\u00eb nuk q\u00ebndron n\u00eb p\u00ebrgjigje logjike ndaj akuzave q\u00eb i jan\u00eb drejtuar, por vet\u00ebm n\u00eb metodat represive q\u00eb ajo ka p\u00ebrdor\u00eb ndaj opozit\u00ebs, duke e forcuar k\u00ebshtu percepcionin publik p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa argumentimi i opozit\u00ebs krahas metodave t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrdorura kund\u00ebr qeveris\u00eb, I ka dh\u00ebn\u00eb asaj supremcai p\u00ebrbrenda diskursit publik, qeveria n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e ka fokusuar kund\u00ebrp\u00ebrgjigjen e saj n\u00eb kritik\u00ebn ndaj metodave t\u00eb opozit\u00ebs m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb substanc\u00ebn dhe burimin e akuzave t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb kampanj\u00ebn e saj populiste, opozita n\u00eb fjal\u00ebt e Derrid\u00ebs nuk e ka limituar aspak retorik\u00ebn e saj n\u00eb kontekst t\u00eb dekonstruktimit t\u00eb veprimeve t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt Zajednic\u00eb, tradh\u00ebti komb\u00ebtare, projekt racist etnik, planet serbe ekspansioniste e neo-kolonizatore, shitja e Kosov\u00ebs nga qeveritar\u00ebt e shum\u00eb terma t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur nga opozita, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb japin nj\u00eb efekt masiv tek qytetar\u00ebt, kan\u00eb fuqizuar opozit\u00ebn brenda diskursit publik n\u00eb raport me qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese ku u konstatua shkelja e rreth 23 neneve t\u00eb kushtetut\u00ebs, n\u00eb kuptimin e Weber-it t\u00eb teoris\u00eb s\u00eb legjitimitetit ku \u2018faktet dhe normat bashkohen\u2019, legjitimizon deklarimet e opozit\u00ebs n\u00eb raport me marr\u00ebveshjen p\u00ebr Asociacionin e Komunave serbe, dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e forcon perceptimin publik p\u00ebr jolegjitimitetin e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarimet e z. Tha\u00e7i pas vendimit kushtetues se \u2018marr\u00ebveshja nuk e shkel asnj\u00eb nen t\u00eb kushtetueses\u2018 apo se \u201a\u2018Kosova nuk e humbet asnj\u00eb centimet\u00ebr t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb marr\u00ebveshjen e demarkacionit\u2018, vet\u00ebm sa e forcojn\u00eb perceptimin publik q\u00eb qeveritar\u00ebt ton\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb sens respekti p\u00ebr sundimin e ligjit apo p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb dhe profesionalitetin e organeve t\u00eb tjera shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sipas Hay, politika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktivitet social dhe si t\u00eb gjitha aktivitetet e tjera sociale m\u00eb s\u00eb miri funksionon n\u00eb frym\u00ebn e besimit dhe bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sken\u00eb politike ku mbizot\u00ebron urrejtja dhe mosbesimi i thell\u00eb, arritja e nj\u00eb niveli t\u00eb p\u00ebrshkruar nga Hay t\u00eb b\u00ebrjes politik\u00eb \u00ebsht\u00eb larg realitetit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, politika kosovare prodhon realitete t\u00eb ndryshme e kund\u00ebrshtuese p\u00ebr qytetar\u00ebt, ku qytetar\u00ebt e gjejn\u00eb veten n\u00eb nj\u00ebrin apo tjetrin dhe absorbojn\u00eb edhe idet\u00eb e metodat q\u00eb prodhohen nga imituesit e k\u00ebtyre realiteteve.<\/p>\n<p>Sipas Gioia pjes\u00ebtar\u00ebt e organizatave krijojn\u00eb dhe mir\u00ebmbajn\u00eb realitetin e tyre t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr shkak se n\u00eb esenc\u00eb njer\u00ebzit i p\u00ebrgjigjen vet\u00ebm gj\u00ebrave q\u00eb kan\u00eb kuptim p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Retorika populiste e opozit\u00ebs dhe asimilimi i ideve t\u00eb tyre me idet\u00eb e popullit sh\u00ebnon pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb nj\u00eb retorike t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Paaft\u00ebsia e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar pretendimet politike t\u00eb opozit\u00ebs dhe injorimi i debatit publik i jep deklarimeve t\u00eb opozit\u00ebs kredibilitet, dhe e delegjitimizon vet\u00eb qenien e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkimet dhe rendimet e akter\u00ebve politik, evolimi i bindjeve t\u00eb tyre dhe maskimi i ambicieve politike p\u00ebrmes ideve politike, nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Hipokrizi politike, realitet tashm\u00eb normal n\u00eb sken\u00ebn politike kosovare.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kriza politike q\u00eb pasoi pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb Samitin e Vjen\u00ebs, mbase sh\u00ebnon momentin m\u00eb kompleks n\u00eb aren\u00ebn politike q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Tashm\u00eb, kjo kriz\u00eb politike sh\u00ebnon ndarjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb mes t\u00eb akter\u00ebve politik\u00eb, n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, dhe jo vet\u00ebm [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":9069,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664],"ppma_author":[867],"class_list":["post-5016","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":867,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"arber-ahmeti","display_name":"Arb\u00ebr Ahmeti","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Arber-Ahmeti.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Arber-Ahmeti.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Arb\u00ebr Ahmeti \u00ebsht\u00eb jurist dhe hulumtues me specializim n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Interesat e tij studimore jan\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs dhe siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, drejt\u00ebsis\u00eb penale dhe t\u00eb drejt\u00ebs humanitare, si dhe n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb shtetet e dala nga konfliktet. Ai ka qen\u00eb hulumtues i ftuar n\u00eb Institutin p\u00ebr Paqe dhe Menaxhim t\u00eb Konflikteve n\u00eb Akademin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mbrojtjes n\u00eb Austri ku ka mbuluar Kosov\u00ebn dhe Ballkanin Per\u00ebndimor, si dhe kontribuues n\u00eb Raportet e Oksfordit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku mbulon juridiksionin e Shqip\u00ebris\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5016","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5016"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5016\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9511,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5016\/revisions\/9511"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9069"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5016"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5016"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5016"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5016"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}