{"id":509,"date":"2015-11-27T12:16:27","date_gmt":"2015-11-27T12:16:27","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=509"},"modified":"2024-12-17T11:45:57","modified_gmt":"2024-12-17T09:45:57","slug":"zejnepe-bytyqi-viktime-e-dhunes-strukturore-gjinore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/zejnepe-bytyqi-viktime-e-dhunes-strukturore-gjinore\/","title":{"rendered":"Zejnepe Bytyqi, viktim\u00eb e dhun\u00ebs strukturore gjinore"},"content":{"rendered":"<p>Zejnepe Bytyqi Berisha \u00ebsht\u00eb viktima e radh\u00ebs e dhun\u00ebs n\u00eb familje, e vrar\u00eb nga bashk\u00ebshorti i saj. Me 10 goditje thike, ajo vdiq n\u00eb dhimbje e terror. Vajza e saj \u00ebsht\u00eb l\u00ebnduar nga babai i saj po \u00a0ashtu, e edhe f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb kan\u00eb qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb krimit. Sikurse Diana Kastrati e vrar\u00eb nga ish bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2011, edhe rasti i dhun\u00ebs q\u00eb burri i Zejnepes ushtronte ndaj saj, ishte i njohur p\u00ebr policin\u00eb. \u00c7ka Diana dhe Zejnepja kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt jan\u00eb jo vet\u00ebm bashk\u00ebshort\u00ebt e dhunsh\u00ebm, por edhe fakti q\u00eb policia nuk u mor me ta. Burri i Zejnepes ka pasur 16 dosje n\u00eb polici. Ai ishte arrestuar n\u00eb vitin 2002 kur Zejnepja paraqiti rastin n\u00eb polici p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Dhuna brutale e sistematike q\u00eb ushtrohej ndaj saj e detyroi at\u00eb t\u00eb tentoj\u00eb edhe vet\u00ebvrasjen. N\u00eb vitin 2008, ai ishte d\u00ebnuar edhe p\u00ebr arm\u00ebmbajtje, por sanksionimi ishte vet\u00ebm me gjob\u00eb. Disa her\u00eb i arrestuar nga policia dhe i l\u00ebn\u00eb i lir\u00eb p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>Dhuna n\u00eb baz\u00eb gjinore \u00ebsht\u00eb strukturore. Sociolog\u00ebt e shpjegojn\u00eb dhun\u00ebn strukturore si delikate, shpesh t\u00eb padukshme, dhe pa nj\u00eb person konkret q\u00eb mund t\u00eb mbahet i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Dhuna n\u00eb baz\u00eb gjinore, forma m\u00eb e shpesht\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb dhuna ndaj grave, \u00ebsht\u00eb shprehje e pabarazive n\u00eb pushtet n\u00eb mes t\u00eb grave e burrave. P\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb arsyen se pse ka kaq shum\u00eb dhun\u00eb ndaj grave n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb vende e shoq\u00ebri t\u00eb tjera patriarkale, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb kuptojm\u00eb sesi shtrihen pik\u00ebpamjet dhe praktikat diskriminuese n\u00eb struktura t\u00eb caktuara shoq\u00ebrore. Mendoni p\u00ebr dhun\u00ebn n\u00eb familje; trajtimin institucional t\u00eb grave gjat\u00eb dhe pas lindjes; kultur\u00ebn e p\u00ebrdhunimit dhe qortimin p\u00ebr \u2018kurv\u00ebri\u2019; trafikimin e grave dhe pastaj arrestimin e tyre nga policia, p\u00ebrderisa klient\u00ebt e tyre mbeten t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pacenuesh\u00ebm; p\u00ebrfaq\u00ebsimin diskriminues t\u00eb vajzave dhe grave n\u00eb libra shkollor dhe universitar; p\u00ebrfaq\u00ebsimin degradues t\u00eb grave n\u00eb media, dhe t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Studimet tregojn\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, pra ata q\u00eb shohin dhun\u00ebn q\u00eb ushtrohet ndaj nj\u00eb an\u00ebtari tjet\u00ebr t\u00eb familjes, kan\u00eb prirje q\u00eb m\u00eb von\u00eb t\u00eb jen\u00eb vet viktima t\u00eb dhun\u00ebs. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ata q\u00eb n\u00eb fakt p\u00ebrjetojn\u00eb dhun\u00eb, qoft\u00eb fizike, emocionale, apo seksuale, jan\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti t\u00eb prirur t\u00eb ushtrojn\u00eb vet\u00eb dhun\u00eb ndaj t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb fazat e m\u00ebvonshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre. Pra, qysh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, mund t\u00eb dim\u00eb se pse dhe kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i prir\u00eb t\u00eb jet\u00eb viktim\u00eb e dhun\u00ebs apo ushtrues i saj. Nj\u00eb hulumtim nga UNICEF n\u00eb Kosov\u00eb tregon q\u00eb djemt\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhun\u00eb fizike, nd\u00ebrkaq vajzat jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb d\u00ebshmitare t\u00eb saj, fakt ky q\u00eb shpjegon deri diku edhe sjelljen n\u00eb komunitet t\u00eb gjinive; djemt\u00eb si viktima t\u00eb dhun\u00ebs po ushtrojn\u00eb dhun\u00eb n\u00eb familje, e vajzat po priren t\u00eb p\u00ebrzgjedhin p\u00ebr partner jete po k\u00ebta persona t\u00eb dhunsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Tekstet shkollore tek ne m\u00ebsojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit se \u201ctruri i vajz\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur, nd\u00ebrsa i djemve p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb\u201d. N\u00eb tekste universitare, si \u201cKriminalistika\u201d e Vesel Latifit, viktimat e dhun\u00ebs seksuale p\u00ebrshkruhen si \u201cp\u00ebrdala\u201d. N\u00eb sfer\u00ebn politike n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, grat\u00eb na irritojn\u00eb. Albulena Haxhiu e Donika Kada Bujupi, jan\u00eb nd\u00ebr grat\u00eb q\u00eb duket se m\u00eb shumti irritojn\u00eb publikun e gjer\u00eb; histerike, t\u00eb m\u00ebrzitshme e t\u00eb paafta t\u00eb cilave mund t\u2019u drejtohesh me m\u00ebnyrat m\u00eb p\u00ebr\u00e7muese. Edhe koleget e tyre deputete i kritikojn\u00eb sjelljet e tyre duke ua p\u00ebrkujtuar k\u00ebtyre t\u00eb dyjave se jan\u00eb femra, n\u00ebna e gra t\u00eb dikujt.<\/p>\n<p>Epitetet mizogjene si \u201ckurv\u00eb\u201d apo \u201ckud\u00ebr\u201d jan\u00eb pjes\u00eb e diskutimeve t\u00eb hapura, e poezive e shkrimeve, e debateve t\u00eb shpeshta nga qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm, e edhe nga gazetar\u00eb dhe letrar\u00eb n\u00eb medie sociale. N\u00eb qoft\u00eb se vishesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u2018provokuese\u2019, je kurv\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se ke pasur partner\u00eb, konsiderohesh e till\u00eb, n\u00ebse shpreh seksualitetin lirsh\u00ebm p\u00ebrmes veshjes, gjuh\u00ebs apo mbron t\u00eb drejt\u00ebn e seksualitetit t\u00eb grave, mbetesh \u201ckurv\u00eb\u201d. Ky nocion nuk njeh as mosh\u00eb. Vajzave t\u00eb vogla nuk u hezitohet t\u00eb u drejtohet me k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb, qoft\u00eb edhe p\u00ebr humor, nj\u00eb gruaje n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shtyer i thuhet \u201ckurva plak\u00eb\u201d, e mos t\u00eb flasim p\u00ebr vajzat e grat\u00eb e reja si individ\u00eb me pjekuri e sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb seksual; ndoshta objektivi m\u00eb i leht\u00eb dhe m\u00eb i shpesht\u00eb. Pavar\u00ebsisht nga subjektiviteti i atij apo asaj q\u00eb e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb etiketim, termi \u201ckurv\u00eb\u201d asociohet me imoralitet, inferioritet, dhe di\u00e7ka q\u00eb mund dhe ia vlen t\u00eb sundohet e dominohet. Pra, ky nocion pritet t\u00eb p\u00ebrdoret nga ata me etje p\u00ebr t\u00eb sunduar, p\u00ebr t\u00eb shkelur, e dominuar dik\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kur dhuna e strukturuar p\u00ebrvet\u00ebsohet aq shum\u00eb, ajo na shpien tek dhuna simbolike. Dhuna fizike, psikologjike, verbale, dhe ajo seksuale, gradualisht shnd\u00ebrrohet n\u00eb Dhun\u00eb Simbolike q\u00eb sipas antropologut Pierre Bourdieu n\u00ebnkupton qe vet grupi i n\u00ebnp\u00ebrfaq\u00ebsuar, ai i n\u00ebnshtruar apo i dominuar e pranon pozit\u00ebn e tij si t\u00eb till\u00eb, e pranon dominuesin si superior dhe e normalizon realitetin abuzues. Nj\u00eb hulumtim i kryer nga ASK dhe UNICEF tregon q\u00eb 40% e grave n\u00eb Kosov\u00eb e pranojn\u00eb dhe arsyetojn\u00eb dhun\u00ebn n\u00eb familje. Dhuna simbolike shpjegon pse grat\u00eb tek ne shpesh pranojn\u00eb domestikimin e tyre dhe pse arsyetojn\u00eb dhun\u00ebn q\u00eb ushtrohet ndaj tyre dhe grave t\u00eb tjera, apo thjesht nuk shohin alternativ\u00eb.<\/p>\n<p>Pra dhuna ndaj grave \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb zinxhiri kulturor e institucional. Ajo po ushqehet nga policia e prokurorit\u00eb lokale e qendrore, dhe institucionet e akter\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me delikates\u00ebn dhe dhembshurin\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb tregojn\u00eb ndaj grave t\u00eb prekura nga dhuna, dhe seriozitetin p\u00ebr ta kontrolluar dhe mbajtur n\u00ebn vrojtim nj\u00eb person t\u00eb dhunsh\u00ebm e n\u00eb gjendje t\u00eb kryej krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Pra, Zejnepe Bytyqi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm viktim\u00eb e rast\u00ebsishme e nj\u00eb personi t\u00eb dhunsh\u00ebm. Ajo \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e nj\u00eb sistemi t\u00eb padrejt\u00eb e t\u00eb dhunsh\u00ebm shoq\u00ebror e kulturor, dhe nj\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe institucionale. Ky sistem jo vet\u00ebm q\u00eb po i vret grat\u00eb si Zejnepja e Diana me plot kuptim t\u00eb fjal\u00ebs, por po p\u00ebrcjell n\u00eb shoq\u00ebri pasojat e pariparueshme t\u00eb d\u00ebmeve zinxhirore me t\u00eb cilat p\u00ebrcillet dhuna.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zejnepe Bytyqi Berisha \u00ebsht\u00eb viktima e radh\u00ebs e dhun\u00ebs n\u00eb familje, e vrar\u00eb nga bashk\u00ebshorti i saj. Me 10 goditje thike, ajo vdiq n\u00eb dhimbje e terror. Vajza e saj \u00ebsht\u00eb l\u00ebnduar nga babai i saj po \u00a0ashtu, e edhe f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb kan\u00eb qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb krimit. Sikurse Diana Kastrati e vrar\u00eb nga ish [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":480,"featured_media":11082,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"ppma_author":[1281],"class_list":["post-509","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion"],"authors":[{"term_id":1281,"user_id":480,"is_guest":0,"slug":"shqipe-gjocaj","display_name":"Shqipe Gjocaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gjocaj","first_name":"Shqipe","description":"Shqipe Gjocaj \u00ebsht\u00eb aktiviste feministe, njoh\u00ebse e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore, dhe gazetare e pavarur. Pun\u00ebn e saj e zhvillon n\u00eb organizata joqeveritare dhe medie p\u00ebrmes hulumtimit, hartimit t\u00eb politikave gjinore, dhe shkrimit rreth \u00e7\u00ebshtjeve gjinore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb kolumniste n\u00eb Prishtina Insight\/BIRN. Shkrimet e saj jan\u00eb botuar po ashtu n\u00eb Kosovo2.0, sbunker, Balkan Insight, dhe Reuters. Ne vitin 2017 ajo ka qen\u00eb bursiste n\u00eb Burs\u00ebn Ballkanike p\u00ebr Ekselenc\u00eb n\u00eb Gazetari. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e programit t\u00eb K2.0, Bursa n\u00eb Gazetari p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut (cikli 2019)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/509","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/480"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=509"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/509\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":510,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/509\/revisions\/510"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11082"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=509"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=509"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=509"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=509"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}