{"id":5091,"date":"2016-03-13T11:15:08","date_gmt":"2016-03-13T09:15:08","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5091"},"modified":"2024-11-13T11:17:07","modified_gmt":"2024-11-13T09:17:07","slug":"te-prekshem-dhe-te-paprekshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/uncategorized\/te-prekshem-dhe-te-paprekshem\/","title":{"rendered":"T\u00eb preksh\u00ebm dhe t\u00eb papreksh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Ky asht nji tregim p\u00ebr nji grue, e cila n\u00ebn frik\u00ebn e zhurmave t\u00eb luft\u00ebs prej larg d\u00ebgjon piskamat e tmerrshme t\u00eb disa burrave q\u00eb po i afrohen sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj. N\u00eb sht\u00ebpi ajo asht me f\u00ebmij\u00ebt e saj dhe nan\u00ebn. Nan\u00ebn plak\u00eb, vajz\u00ebn e mitur dhe djalin e vog\u00ebl q\u00eb s\u2019po flen n\u00eb djep. Mbyllni syt\u00eb dhe paramendojini ata burra t\u00eb armatosun, tue k\u00ebndue e tue piskat\u00eb qysh po i afrohen der\u00ebs s\u00eb shpis\u00eb. Nuk ka trokitje, nuk ka pritje. Ata futen brenda tue b\u00ebrtit\u00eb e tue qesh\u00eb. Ajo nuk ua kupton gjuh\u00ebn, por ua kupton fytyrat dhe forc\u00ebn q\u00eb ndiejn\u00eb, e ma s\u00eb shumti i kupton gjunj\u00ebt e saj q\u00eb dridhen prej frik\u00ebs dhe q\u00eb nuk ka \u00e7ka me ba. Ata i afrohen asaj, njani ia kap fytyr\u00ebn me dor\u00eb dhe ia shtrydh\u00eb faqet deri n\u00eb asht, tjetri ia kap gjinjt\u00eb dhe ia shtr\u00ebngon me forc\u00eb e ajo t\u00eb vetmen dhimbje q\u00eb ndien asht vajza e saj e re, nana plak\u00eb dhe djali n\u00eb djep q\u00eb ka net q\u00eb nuk po flen.<\/p>\n<p>E kapin zhag dhe e \u00e7ojn\u00eb n\u00eb njan\u00ebn prej dhomave. T\u00eb tjer\u00ebt qeshin dhe i v\u00ebrsulen vajz\u00ebs. Vajza b\u00ebrtet, por kjo grue nuk ka \u00e7ka me ba, as me shp\u00ebtue vajz\u00ebn, as nan\u00ebn, as djalin n\u00eb djep q\u00eb ka net q\u00eb nuk po flen. Djali qan. Njani prej burrave t\u00eb armatosun i afrohet dhe e \u201ep\u00ebrkund\u201d me nji shkelm. Djepi rrotullohet bashk\u00eb me t\u00eb edhe djali, q\u00eb tash qan edhe ma shum\u00eb. Dy krisma. Djali pushon. N\u00eb dhom\u00ebn ku e fut\u00ebn at\u00eb, ajo e din q\u00eb djalin ia vran\u00eb. Ajo vdes aty, por trupi vazhdon me dhimbt\u00eb. P\u00ebrderisa ata ia zhveshin rrobat prej trupit, tue ia \u00e7kye l\u00ebkur\u00ebn n\u00eb trup ajo lutet p\u00ebr za, don me b\u00ebrtit\u00eb n\u00eb kup\u00eb t\u00eb qiellit, por trupi i asht mpi, zani i asht mbyt\u00eb n\u00eb fyt, ajo ul\u00ebrin me shpirt por nuk e d\u00ebgjon askush.<\/p>\n<p>E p\u00ebrdhunon i pari, pastaj i dyti, pastaj i treti, dhe secili kafshon ku t\u00eb mundet, secili e pret ku t\u00eb mundet. Paramendojeni nji burr\u00eb tue e p\u00ebrdhunue nji grue. Ajo ia ndien er\u00ebn atyne trupave mashkulli q\u00eb i v\u00ebrsulen mbi t\u00eb sajin, ajo e ndien shtr\u00ebngimin e duerve q\u00eb e lidhin dhe jarg\u00ebt e tyne tue i ra mbi lot. Ajo don me u \u00e7mend\u00eb por nuk mundet. Ajo don me u lirue, por liria asht iluzion. Prej dhom\u00ebs d\u00ebgjon piskamat e vajz\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb dhom\u00ebn tjet\u00ebr. Nan\u00ebs zani nuk po i ndihet. Duhet ta ken\u00eb vra edhe at\u00eb. Paramendojeni nji grue tue u p\u00ebrdhunue, prej nji, dy, tre \u2026 burrave, dhe pastaj prap\u00eb tue u p\u00ebrdhunue prej nji, dy, tre \u2026 burrave, trupi i saj i mavijosun tue u mundue mu zhduk\u00eb para syve t\u00eb tyne dridhet dhe lahet n\u00eb gjak. Tani paramendojeni k\u00ebt\u00eb grue si gruen tuej, nan\u00ebn tuej, motr\u00ebn tuej, bij\u00ebn tuej.<br \/>\nJepni fytyr\u00eb k\u00ebsaj grueje. A po e shihni? A po e shihni tue jetue n\u00eb mesin ton\u00eb?<\/p>\n<p>Tashti paramendojini politikan\u00ebt tan\u00eb tue mbajt\u00eb fjalime p\u00ebr padrejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb i asht ba k\u00ebsaj grueje dhe p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, q\u00eb nuk do t\u2019i jepet kurr\u00eb, sepse tregimi i saj sot asht ve\u00e7 arm\u00eb e mir\u00eb politike n\u00eb goj\u00eb t\u00eb interesave partiake, sikur q\u00eb ishte dje p\u00ebrdhunimi i saj instrument lufte. Dhe pastaj pyetni veten kush ka faj dhe tregoni me gisht kah vetja, ju lutem!<\/p>\n<p>Tashti kur ta keni paramendue at\u00eb grue, si gruen tuej, motr\u00ebn tuej, bij\u00ebn tuej, nan\u00ebn tuej, paramendojeni sikur ajo t\u00eb jet\u00eb nji grue serbe. E baba juej t\u00eb ishte burri q\u00eb e p\u00ebrdhunoi! Paramendojeni at\u00eb, sikur t\u00eb ishte nji vajz\u00eb rome e djali juej t\u00eb ishte burri q\u00eb e p\u00ebrdhunoi! A po e ndieni brenda vet\u00ebs t\u00eb njejtin mllef o njer\u00ebz? Sepse n\u00ebse jo, aty e keni arsyen pse grat\u00eb e p\u00ebrdhunueme gjat\u00eb luft\u00ebs, kudo q\u00eb jan\u00eb n\u00eb bot\u00eb, nuk do t\u00eb marrin kurr\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb u takon. Sepse, \u00e7ka sot definohet si krim ndaj njer\u00ebzimit, nuk do t\u00eb nd\u00ebshkohet si i till\u00eb, p\u00ebrderisa njer\u00ebzimi nuk e kupton se grueja q\u00eb sistematikisht p\u00ebrdhunohet n\u00ebp\u00ebr luft\u00ebna nuk asht viktim\u00eb civile e rastit, por \u00e7do her\u00eb viktim\u00eb e nji instrumenti sistematik ushtarak dhe nd\u00ebshkimi i dhunuesve duhet me qen\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ndaj atyne q\u00eb legjitimojn\u00eb k\u00ebt\u00eb instrument, qoft\u00eb edhe tue hesht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb asht raportue nga organizata t\u00eb ndryshme q\u00eb rreth nj\u00ebzetmij\u00eb gra e vajza t\u00eb reja jan\u00eb p\u00ebrdhunue gjat\u00eb luft\u00ebs. Deri sot ato nuk e kan\u00eb pa asnji fije drejt\u00ebsi me sy. Ligji q\u00eb parasheh me i ofrue p\u00ebrkujdesje grave t\u00eb p\u00ebrdhunueme gjat\u00eb luft\u00ebs, sot e k\u00ebsaj dite nuk asht miratue dhe nd\u00ebr argumentet kryesore kund\u00ebr miratimit asht than\u00eb se ekziston frika q\u00eb: \u201eka me u rrit\u00eb numri i viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfitimit financiar.\u201c<\/p>\n<p>Qysh po duem m\u2019e arrit\u00eb nji fije drejt\u00ebsi, qysh po duem me mb\u00ebrri aty kur nji dit\u00eb dikush na k\u00ebrkon falje p\u00ebr krimet e bame ndaj nesh, kur ne po vazhdojm\u00eb vet\u00eb me paturpsin\u00eb ma t\u00eb madhe t\u00eb mundshme me ba krime ndaj k\u00ebtyne grave?<\/p>\n<p>Mungesa e p\u00ebrkujdesjes institucionale nga shteti i Kosov\u00ebs p\u00ebr grat\u00eb e p\u00ebrdhunueme gjat\u00eb luft\u00ebs sot e shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vite, barazohet me munges\u00ebn e nd\u00ebshkimit t\u00eb k\u00ebtyne krimeve nga gjykatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrball\u00eb asaj q\u00eb quhet drejt\u00ebsi, sepse kjo injoranc\u00eb e jona dhe ajo e bot\u00ebs ndaj vuejtjes s\u00eb k\u00ebtyne grave asht krim n\u00eb vetvete dhe do t\u00eb pengoj\u00eb nd\u00ebrtimin e sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb paqes e do t\u00eb viktimizoj\u00eb edhe gjeneratat e ardhshme me nji narrativ\u00eb t\u00eb shtremb\u00ebnueme politikisht p\u00ebr interesa partiake, tue shnd\u00ebrrue viktim\u00ebn n\u00eb heroin\u00eb, p\u00ebrderisa krejt \u00e7ka ajo d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb asht nji arsye ma shum\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrgjegjen njer\u00ebzore me i than\u00eb luft\u00ebs \u201ekurr\u00eb ma\u201c!<\/p>\n<p>Jemi tue d\u00ebshtue me e nd\u00ebrtue k\u00ebt\u00eb shtet, sepse sot, \u2212 shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vite mbas luft\u00ebs, \u2212 ne akoma nuk tham\u00eb asnjiher\u00eb \u201ckurr\u00eb ma luft\u00eb\u201d. E kemi harrue paqen si synim. Kemi vendos\u00eb me lavdue luft\u00ebn. At\u00eb luft\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk kishte kurrgja t\u00eb lavdishme. At\u00eb luft\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u p\u00ebrdhunuen rreth nj\u00ebzetmij\u00eb gra e vajza; at\u00eb luft\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u masakruen edhe f\u00ebmij\u00ebt; at\u00eb luft\u00eb, e cila nuk na ktheu akoma eshnat e v\u00ebllez\u00ebnve, baballar\u00ebve, f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>A e keni pa qysh mbas \u00e7do lufte, nji grusht njer\u00ebzish bahen milioner\u00eb shum\u00eb shpejt? T\u00eb till\u00ebt zakonisht k\u00ebt\u00eb karrier\u00eb e fillojn\u00eb gjat\u00eb saj. Paramendojeni sikur njer\u00ebzimi me e transformue luft\u00ebn n\u00eb<br \/>\ndi\u00e7ka tjet\u00ebr. Sa p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb argumentit: P\u00ebr shembull konfliktet q\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb n\u00eb preh\u00ebn t\u00eb diplomacis\u00eb me i zgjidh\u00eb tue luejt\u00eb futboll. Thjesht si ide. N\u00eb vend se me vra njer\u00ebz, me shutue nji top dhe aty-k\u00ebtu me l\u00ebndue ndoj gjymtyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtarit. Por jo, njer\u00ebzimi ma p\u00ebrpara e shnd\u00ebrron futbollin n\u00eb luft\u00eb. Sepse, lufta asht tregti.<\/p>\n<p>Ma fitimtar\u00ebt prej \u00e7do lufte, dalin tugjart. A po i njihni t\u00eb till\u00ebt n\u00eb mesin ton\u00eb? Disa bile shiten si patriot\u00eb. Pas \u00e7do lufte, t\u00eb till\u00ebt natyrisht do t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb par\u00ebt me u p\u00ebrkul\u00eb para p\u00ebrmendoreve e vorreve, natyrisht me forc\u00ebn e d\u00ebshmis\u00eb. A i keni pa qysh gjunj\u00ebzohen para vorrit t\u00eb Adem dhe Ham\u00ebz Jasharit? I keni pa, sepse nuk e bajn\u00eb kur nuk i shihni. Ata kujdesen shum\u00eb q\u00eb ju me i pa. A e keni pa qysh u duket vetja e barabart\u00eb me ta kur gjunj\u00ebzohen para tyne? P\u00ebrkulen para t\u00eb m\u00ebdhenjve, me u duk\u00eb vet\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. Nderojn\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb, q\u00eb me u nderue ata vet\u00eb. Por vler\u00ebn ia din\u00eb ve\u00e7 vetes.<\/p>\n<p>Nuk p\u00ebrkulen para vorreve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, as t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Jashar\u00ebve e as t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Vorret e f\u00ebmij\u00ebve nuk \u00e7ojn\u00eb pesh\u00eb, vorret e f\u00ebmij\u00ebve flasin \u00e7ka ata nuk duen me ndi. Ato thon\u00eb \u201ekurr\u00eb ma luft\u00eb\u201c. Por politikan\u00ebve s\u2019u konvenon nji popull q\u00eb jeton e vepron p\u00ebr \u201ekurr\u00eb ma luft\u00eb\u201c. Prandaj mbajn\u00eb gjall\u00eb emocionet tueja me retorik\u00eb patriotike, t\u00eb t\u00eb lavdishm\u00ebve dhe heronjve, t\u00eb t\u00eb pavdekshm\u00ebve dhe shenjt\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb neve na kalon para syve fakti q\u00eb rreth nj\u00ebzetmij\u00eb gra t\u00eb p\u00ebrdhunueme gjat\u00eb luft\u00ebs, nuk kan\u00eb p\u00ebrkujdesje shtetnore sepse, dikush n\u00eb qeveri tutet q\u00eb mundet me u rrit\u00eb numri i viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfitimit financiar.<\/p>\n<p>Neve na servohet para syve fakti q\u00eb aeroporti i Prishtin\u00ebs shkruhet \u00a0\u201ePristina\u2026\u201c edhepse mban emnin e Adem Jasharit, sepse \u201eSh-ja\u201c jon\u00eb s\u2019qenka mjaft internacionale, por ama kur \u201evemi o vemi\u201c nuk harrojm\u00eb me u fotografue te p\u00ebrmendorja para aeroportit q\u00eb mundohet me qen\u00eb shqiponj\u00eb, por n\u00eb realitet asht ve\u00e7 nji shpenzim kot financiar me ushqye mburrjen patriotike, pik\u00ebrisht nji prej atyne shpenzimeve q\u00eb ka mujt\u00eb me shkue n\u00eb xhirollogari t\u00eb nji grueje t\u00eb p\u00ebrdhunueme gjat\u00eb luft\u00ebs, por nuk ka shkue. Sepse, p\u00ebrmendoret shihen. Nuk isha \u00e7udit\u00eb, n\u00ebse nes\u00ebr edhe mbiemnin e Ademit nuk e shkruejm\u00eb Jashari, por Jasari.<\/p>\n<p>Sepse, t\u00eb \u201e\u00e7nderueme\u201c gra t\u00eb p\u00ebrdhunueme gjat\u00eb luft\u00ebs, kjo bot\u00eb ndahet n\u00eb t\u00eb preksh\u00ebm e t\u00eb paduksh\u00ebm, sikur ju, dhe t\u00eb papreksh\u00ebm e t\u00eb duksh\u00ebm sikur politikan\u00ebt tan\u00eb. N\u00eb mes ka vet\u00ebm hije, sikur na dhe t\u00eb dekun.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha grave t\u00eb p\u00ebrdhunueme gjat\u00eb luft\u00ebs, secil\u00ebs prej atyne rreth nj\u00ebzetmij\u00eb, sot u them, na falni q\u00eb p\u00ebrdhunimi juej q\u00eb asht \u201enderi\u201c i l\u00ebnduem i jon\u00eb, mbetet dhimbje ve\u00e7 e jueja. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sa p\u00ebr nder, na jemi harxhue moti dhe kemi kompensue ku kemi mujt\u00eb. Aty-k\u00ebtu ndoj kang\u00eb kuqezi; aty-k\u00ebtu ndoj p\u00ebrmendore me krah\u00eb shqiponje; aty-k\u00ebtu ndoj dron n\u00eb mes t\u00eb Beogradit, e juve ua kemi lan\u00eb dhimbjen q\u00eb po ua mbushim me heshtje dhe turp \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>T\u2019kishte pas\u00eb vorr dhimbja e juej, ndoshta ishim p\u00ebrkul\u00eb para tij sa p\u00ebr ndoj fotografi, por p\u00ebrmendorja mbi t\u00eb, \u2212 t\u00eb jeni t\u00eb sigurta, tue qen\u00eb se jeni gra t\u00eb p\u00ebrdhunueme \u2212 nuk kishte me qen\u00eb shum\u00eb e madhe, sepse fundi i fundit nuk kemi d\u00ebshmi q\u00eb keni qen\u00eb njimend t\u00eb p\u00ebrdhunueme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ky asht nji tregim p\u00ebr nji grue, e cila n\u00ebn frik\u00ebn e zhurmave t\u00eb luft\u00ebs prej larg d\u00ebgjon piskamat e tmerrshme t\u00eb disa burrave q\u00eb po i afrohen sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj. N\u00eb sht\u00ebpi ajo asht me f\u00ebmij\u00ebt e saj dhe nan\u00ebn. Nan\u00ebn plak\u00eb, vajz\u00ebn e mitur dhe djalin e vog\u00ebl q\u00eb s\u2019po flen n\u00eb djep. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":10115,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1432,1221,1735],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-5091","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized","tag-dhuna","tag-grate","tag-lufta"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5091","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5091"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5091\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10116,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5091\/revisions\/10116"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10115"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5091"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5091"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5091"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5091"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}