{"id":5096,"date":"2016-03-14T10:53:05","date_gmt":"2016-03-14T08:53:05","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5096"},"modified":"2024-11-13T10:54:57","modified_gmt":"2024-11-13T08:54:57","slug":"bretkosa-dhe-bukowski","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/bretkosa-dhe-bukowski\/","title":{"rendered":"Bretkosa dhe Bukowski"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>***<\/p>\n<p>Mo Yan, fitues i Nobelit p\u00ebr let\u00ebrsi n\u00eb vitin 2012, me motivacionin se kishte b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb tregimet popullore, historin\u00eb dhe bashk\u00ebkohoren me nj\u00eb realiz\u00ebm prej iluzionisti, ka nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb hatash\u00ebm dhe t\u00eb mbushur me nj\u00eb soj d\u00ebshp\u00ebrimi q\u00eb ta kall dat\u00ebn. Ta themi edhe k\u00ebt\u00eb. P\u00ebr hir t\u00eb korrekt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb fjalimin e tij gjat\u00eb marrjes s\u00eb \u00e7mimit m\u00eb t\u00eb madh letrar Mo Yan, thot\u00eb di\u00e7ka v\u00ebrtet madh\u00ebshtore. Ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm mbi ndikimin minimalist t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb gjendjen politike dhe n\u00eb kriz\u00ebn ekonomike kudo n\u00eb bot\u00eb por ama ai beson se r\u00ebnd\u00ebsia e let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb qeniet njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb e lasht\u00eb. Dhe ma ha mendja se ka t\u00eb drejt\u00eb. Djaloshi i ardhur nga nj\u00eb ferm\u00eb e Gaomit t\u00eb provinc\u00ebs Shandong, thot\u00eb se meqen\u00ebse let\u00ebrsia ekziston ne nuk jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj por n\u00ebse ajo nuk do t\u00eb ekzistonte, jet\u00ebt tona (e imja po se po) do t\u00eb b\u00ebheshin brutale dhe t\u00eb ashpra. Po ta mendojm\u00eb pak si holl\u00eb vendi yn\u00eb goxha i shkon p\u00ebr shtati dhe e argumenton deri diku at\u00eb q\u00eb e thot\u00eb i urti, Mo Yan. Sensi letrar nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm tek ky sistem shoq\u00ebror i hallakatur sidomos tek mendjet e prij\u00ebsve, t\u00eb cil\u00ebt besojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se askund tek pushteti i forc\u00ebs. Tek pushteti i frik\u00ebs. Dhe tek mohimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs letrare, q\u00eb nuk i hyn n\u00eb pun\u00eb as dreqit. T\u00eb dalim aty ku ishim nisur. Nj\u00ebri nga librat e Mo Yan quhet Bretkosa dhe si\u00e7 ka pohuar edhe vet\u00eb shk\u00eblqesia e tij, \u00ebsht\u00eb shkruar e ndryshuar disa her\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb dhjet\u00eb viteve. Libri prek nj\u00eb nga temat m\u00eb t\u00eb ndjeshme p\u00ebr popullin kinez. Historin\u00eb e planifikimit familjar n\u00eb 60 vitet e Kin\u00ebs s\u00eb re dhe situat\u00ebn konfuze t\u00eb problemit t\u00eb lindjeve n\u00eb Kin\u00ebn e sotme. Libri ka n\u00eb qend\u00ebr historin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb mjekeje fshati. Historin\u00eb e gjinekologes Gu Gu (Halla), e cila p\u00ebr pes\u00ebdhjet\u00eb vite me radh\u00eb ushtron profesionin e saj duke hequr t\u00eb zit\u00eb e ullirit, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb politikave t\u00eb sistemit. E bindur thell\u00ebsisht se Planifikimi Familjar, kishte t\u00eb b\u00ebnte me ekonomin\u00eb e vendit dhe jet\u00ebn e popullit. E an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb Partin\u00eb Komuniste, duke i sh\u00ebrbyer me nj\u00eb ,,besnik\u00ebri qeni,, e duke kafshuar aty ku donte partia. E gjendur n\u00eb krye t\u00eb operacionit sterilizues t\u00eb burrave dhe e trishtuar nga domosdoshm\u00ebria e saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyr\u00ebn e cila ishte mbi detyrat. E ballafaquar me lloj lloj n\u00ebnash e baballar\u00ebsh q\u00eb klithin, vajtojn\u00eb, vuajn\u00eb. E mashtruar n\u00eb rini nga nj\u00eb pilot q\u00eb del t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr atdheut dhe e gjendur n\u00eb krah\u00ebt e nj\u00eb mjeshtri t\u00eb kukullave prej balte, Halla n\u00eb pleq\u00ebrin\u00eb e saj, \u00e7mendet. Ajo mbetet nj\u00eb heroin\u00eb pa rrug\u00ebdalje. E \u00e7\u2019njer\u00ebzuar. Paranoike dhe thell\u00ebsisht e frik\u00ebsuar nga e kaluara e saj. A jemi ne qenie q\u00eb duhet t\u00eb paguajm\u00eb gjithsesi \u00e7mimin q\u00eb na caktohet nga nj\u00eb sistem i \u00e7far\u00ebdosh\u00ebm politik? A \u00ebsht\u00eb ekzistenca jon\u00eb esenca e skllav\u00ebris\u00eb kundruall pushteteve t\u00eb ndryshme? A \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i sikletsh\u00ebm fundi, q\u00eb n\u00ebnkupton kthimin e madh tek ajo se kush jemi dhe \u00e7far\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb? A \u00ebsht\u00eb rezistenca e pakuptimt\u00eb, kur materia e saj \u00ebsht\u00eb gjaku? Bretkosa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb jep p\u00ebrgjigje rr\u00ebnqeth\u00ebse. Dhe nj\u00eb v\u00ebrejtje e madhe n\u00eb nd\u00ebrgjegjen sakate t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Mbaj mend kur si gjimnazist shfletova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb librin e Charles Bukowskit. Isha i tronditur. Ma kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shqelm n\u00eb bark. Dhe m\u2019i kishte thyer dh\u00ebmb\u00ebt me nj\u00eb grusht. Sapo kisha provuar ethet e futjes n\u00eb bot\u00ebn barbare t\u00eb t\u00eb rriturve dhe duket se aspak nuk e p\u00eblqeja q\u00eb kisha nisur t\u00eb form\u00ebsohesha fizikisht dhe ndoshta edhe shpirt\u00ebrisht. Gjithmon\u00eb m\u00eb ka shkaktuar pak\u00ebnaq\u00ebsi marrja e p\u00ebrgjegj\u00ebsive dhe detyrave t\u00eb reja, q\u00eb shpesh na palohen pad\u00ebshiruesh\u00ebm n\u00eb supe. Por ama rrjedhja e gj\u00ebrave ishte e paprekshme. E kam v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kthehem n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb arrij\u00eb ta deshifroj at\u00eb q\u00eb ma kishin dhuruar librat e nj\u00eb njeriu, q\u00eb duket se kishte dalur mendsh. Kujtes\u00ebn e kam t\u00eb lodhur. E di se isha dashuruar n\u00eb t\u00eb. Dhe po p\u00ebrpiqesha ta kopjoja stilin e jet\u00ebs s\u00eb tij. Kisha nisur t\u00eb pija alkool dhe ta p\u00ebr\u00e7moja bot\u00ebn duke u zhytur thell\u00eb n\u00eb dashuri\u00e7kat e asaj kohe. Thjesht\u00eb m\u00eb shum\u00eb m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb krekosesha dhe t\u00eb ja b\u00ebja qejfin vetes se isha nj\u00eb motherfucker. I till\u00eb sikurse ishte ai. Alkoolist i shk\u00eblqyesh\u00ebm. Megjith\u00ebse sulesha si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i lazdruar e ngucakeq n\u00eb \u00e7far\u00ebdo diskutimi, po t\u00eb m\u00eb thoshte dikush, se po e kopjoja at\u00eb qoft\u00eb me ato vjershat e mia, qoft\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn se si kisha nisur t\u00eb sillesha, isha gati t\u00eb q\u00ebroja hesapet m\u00eb t\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat e mundshme. Gjithmon\u00eb ka shum\u00eb m\u00ebnyra. E v\u00ebrteta ishte se nj\u00eb njeri i ashp\u00ebr kishte b\u00ebr\u00eb vend n\u00eb zemr\u00ebn time dhe kishte nisur ta ashp\u00ebrsonte trupin tim. Dometh\u00ebn\u00eb isha i sigurt dhe i bindur se nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebhesha sikurse ai. Natyrisht tani kjo ide m\u00eb duket idiote. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb librat e tij kishin b\u00ebr\u00eb k\u00ebrdi n\u00eb mua. Dhe po m\u00eb dhuronin nj\u00eb njohje t\u00eb re mbi k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Mund t\u00eb ishte e gabueshme. Por r\u00ebnd\u00ebsi kishte q\u00eb po e ndjeja dhe po e p\u00eblqeja. Jo gjithmon\u00eb duam at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. Madje ta duash t\u00eb gabueshmen mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb josh\u00ebse. N\u00eb librat e tij kisha gjetur kuptimin e refuzimit. Refuzimit ndaj pjat\u00ebs s\u00eb madhe shoq\u00ebrore, q\u00eb na rri para fytyr\u00ebs. Bukowski ishte nj\u00eb dem. Q\u00eb sulej dhe fuste brir\u00ebt e tij n\u00eb rregullin e madh t\u00eb yjeve. Ai kishte kuptuar dhimbjen deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa q\u00eb m\u00eb nuk i interesonte, e kishte kuptuar jet\u00ebn deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa q\u00eb m\u00eb nuk i ngjallte asnj\u00eb interes, e kishte kuptuar vdekjen deri n\u00eb aty sa q\u00eb dukej se nuk i\u2019a ndiente p\u00ebr t\u00eb. Prandaj e gjente veten tek pija, kuajt dhe grat\u00eb. Gjithnj\u00eb duke besuar se thithja ishte e tij nd\u00ebrsa tymi i t\u00eb tjer\u00ebve. Me rastin e nj\u00ebzet e dy vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb tij, duke shpresuar se gjendet diku n\u00eb mes nj\u00eb tufe qensh t\u00eb ardhur nga dashuria e ferrit, ja b\u00ebj me dije se ende po gjallojm\u00eb ashtu si po mundemi n\u00eb mes nj\u00eb realizmi t\u00eb pist\u00eb e t\u00eb ndyr\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb fare pak kan\u00eb ndryshuar gj\u00ebrat. Sa p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb aspak. Fatkeq\u00ebsisht.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Brenda nesh. Asgj\u00eb nuk i shp\u00ebton kthetrave t\u00eb zhg\u00ebnjimit.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>*** Mo Yan, fitues i Nobelit p\u00ebr let\u00ebrsi n\u00eb vitin 2012, me motivacionin se kishte b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb tregimet popullore, historin\u00eb dhe bashk\u00ebkohoren me nj\u00eb realiz\u00ebm prej iluzionisti, ka nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb hatash\u00ebm dhe t\u00eb mbushur me nj\u00eb soj d\u00ebshp\u00ebrimi q\u00eb ta kall dat\u00ebn. Ta themi edhe k\u00ebt\u00eb. P\u00ebr hir t\u00eb korrekt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb fjalimin e tij [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":511,"featured_media":10102,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1788],"ppma_author":[1403],"class_list":["post-5096","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-bukowski"],"authors":[{"term_id":1403,"user_id":511,"is_guest":0,"slug":"shpetim-selmani","display_name":"Shp\u00ebtim Selmani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selmani","first_name":"Shp\u00ebtim","description":"Shp\u00ebtim Selmani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar dhe aktor kosovar. Ka studiuar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ai ka luajtur n\u00eb sken\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5096","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/511"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5096"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5096\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10103,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5096\/revisions\/10103"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10102"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5096"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5096"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5096"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5096"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}