{"id":5105,"date":"2016-03-22T16:39:55","date_gmt":"2016-03-22T14:39:55","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5105"},"modified":"2024-11-04T16:43:22","modified_gmt":"2024-11-04T14:43:22","slug":"si-te-nisesh-nje-lufte-civile","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/si-te-nisesh-nje-lufte-civile\/","title":{"rendered":"Si t\u00eb nis\u00ebsh nj\u00eb luft\u00eb civile?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Sot n\u00eb Kosov\u00eb, dhuna po b\u00ebhet nj\u00eb mjet normal dhe i p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb realizimin e interesave politik. Dhuna patjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebligjshme, dhe p\u00ebrdorimi i saj pren\u00eb rrug\u00ebtimin e Kosov\u00ebs drejt nj\u00eb t\u00eb ardhme prosperuese, por i nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe korrupsioni, keqp\u00ebrdorimi i detyrave zyrtare, keq-qeverisja etj.<\/p>\n<p>Por, sikur dhuna potenciale q\u00eb mund ta kthej\u00eb Kosov\u00ebn mbrapa, nj\u00ebjt\u00eb dhe korrupsioni, keq-qeverisja dhe mosp\u00ebrgjegj\u00ebsia institucionale, stagnojn\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e saj p\u00ebr zhvillim.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebrisht k\u00ebto koncepte kan\u00eb kategorizim dhe efekt t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, garantojn\u00eb status-qou\u2019n\u00eb n\u00eb raport me shkuarjen p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Marx dhe De Tocqueville e kan\u00eb konsideruar se revolucioni dhe rr\u00ebzimi i regjimeve t\u00eb vjetra ishte m\u00eb i realizuesh\u00ebm n\u00ebse pun\u00ebtor\u00ebt e organizojn\u00eb veten politikisht n\u00eb rast se injorimi i tyre do t\u00eb vazhdonte m\u00eb tej, k\u00ebshtu polarizimi mes grupeve sociale edhe u b\u00eb shkak p\u00ebr Revolucionin Rus e madje edhe t\u00eb grushteve t\u00eb shtetit q\u00eb b\u00ebn\u00eb nazist\u00ebt n\u00eb Gjermani duke sjell\u00eb fundin e Republik\u00ebs s\u00eb Veimarit, fashist\u00ebt n\u00eb Itali, komunist\u00ebt n\u00eb Kub\u00eb e k\u00ebshtu me rradh\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk ekzistonin oponent\u00ebt politik n\u00eb vendet e ndryshme ku polarizimi shoq\u00ebror shkaktoi revolucionin, vet\u00eb pluralizmi politik n\u00eb Kosov\u00eb ka ofruar nj\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb polarizimit, e n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nj\u00eb motiv tjet\u00ebr p\u00ebr revolt\u00ebn, dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb organizuar pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb ndaj qeverisjes s\u00eb keqe.<\/p>\n<p>Vazhdimi i polarizimit politik dhe metodat q\u00eb po prodhohen n\u00eb sken\u00ebn politike do t\u00eb qonin Kosov\u00ebn hiq m\u00eb shum\u00eb e hiq m\u00eb pak\u00eb se n\u00eb lut\u00eb civile, di\u00e7ka q\u00eb te t\u00eb gjith\u00eb merr form\u00eb mirazhi, por askush nuk merr guximin ta p\u00ebrmend.<\/p>\n<p>Krejt kjo do t\u00eb ndodhte si pasoj\u00eb e polarizimit t\u00eb skajsh\u00ebm n\u00eb sken\u00ebn politike n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrderisa vet\u00eb polarizimi po rrezikon paq\u00ebn dhe sigurin\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, dhe n\u00eb kuptimin e Montavle dhe Reynal-Querol, ky polarizim p\u00ebrb\u00ebn\u00eb evidenc\u00eb q\u00eb paraljm\u00ebron konfliktin e mundsh\u00ebm civil, i cili do ta qonte Kosov\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb pakthyeshme. Pra, sa m\u00eb i madh\u00eb polarizimi, aq m\u00eb jostabile \u00ebsht\u00eb skena poltike, dhe aq m\u00eb fragjil b\u00ebhet sektori i siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Joan Esteban dhe Debraj Ray, polarizimi vjen si pasoj\u00eb e interaksionit brenda grupor dhe refuzimit nd\u00ebrgrupor. Pra an\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb grupi identifikohen me idet\u00eb, ideologjit\u00eb apo aksionet e grupit q\u00eb i p\u00ebrkasin dhe legjitimojn\u00eb veprimet q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb grupit nd\u00ebrmarrin p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimt politike, duke i konsideruar t\u00eb huaja dhe t\u00eb d\u00ebmshme t\u00eb nj\u00ebjtat elemente t\u00eb grupit tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas Esteban dhe Ray, edhe rrezikshm\u00ebria dhe niveli i konfliktit rritet p\u00ebrbenda nivelit dhe thellimit te polarizimit, gj\u00eb q\u00eb ve\u00e7 ka ndodhur n\u00eb sken\u00ebn politike n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebse shohim mjetet e p\u00ebrdorura p\u00ebrgjat\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull t\u00eb polarizimit politik e gjejm\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs, ku at\u00ebherit njer\u00ebzit identifikoheshin n\u00eb dy kampe shum\u00eb armiq\u00ebsore, Krahu i Luft\u00ebs, i reprezentuar nga PDK dhe AAK, por dominuar nga PDK, dhe krahu tjet\u00ebr i LDK\u2019s\u00eb. Besoj t\u00eb gjith\u00eb e mbani mend se si ky polarizim ka arritur t\u00eb shkat\u00ebrroj edhe raportet shoq\u00ebrore e familjare, p\u00ebr arsye t\u00eb identifikimit me nj\u00ebrin grup ose tjetrin dhe kund\u00ebrshtimit t\u00eb thell\u00eb mes tyre.<\/p>\n<p>Gjithashtu roli i elitave n\u00eb k\u00ebt\u00eb polarizim ka qen\u00eb konfrontues dhe jo bashk\u00ebpunues, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb politik\u00ebn Kosovare me hyrjen e Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Kjo gjeneroi nj\u00eb polarizim t\u00eb skajsh\u00ebm mes partive politike, specifikisht mes Vet\u00ebvendosjes dhe partive t\u00eb tjera t\u00eb kuvendit, i cili n\u00eb fakt nuk bazohet n\u00eb premisa parimore por m\u00eb shum\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb inateve q\u00eb politikan\u00ebt kan\u00eb n\u00eb mes vete.<\/p>\n<p>Si n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs, sidomos gjat\u00eb dy krizave politike t\u00eb fundit, partia u sh\u00ebndrrua s\u00ebrish n\u00eb form\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb identitetit social t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, polarizimi ekonomik dhe social nuk ka arritur t\u00eb dominoj deri tash, madje as ai etnik. Kjo nuk ka ndodhur p\u00ebr shkak se nj\u00eb polarizim i till\u00eb nuk ekziston, por p\u00ebr shkak se ai \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00ebn hije si pasoj\u00eb e polarizimit t\u00eb thell\u00eb politik. Ky polarizim brenda sken\u00ebs politike ka qen\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb i relativizuar gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2010. Dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe n\u00ebse e vrojtojm\u00eb, ka qen\u00eb koha kur m\u00eb s\u00eb shumti ka kulmuar dhe \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur kampanja e KFOR\u2019it p\u00ebr solidaritetin etnik me ato billboard\u2019\u00ebt qesharak. Kjo ka ndodhur p\u00ebr vet\u00eb arsyen se polarizimi politik ka qen\u00eb i relativizuar, dhe ai etnik ka dalur si m\u00eb i theksuar, gj\u00eb q\u00eb prap\u00eb \u00ebsht\u00eb relativizuar pas ritheksimit t\u00eb polarizimit t\u00eb sken\u00ebs politike Kosovare.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, kjo ndarje nuk prodhoi debat konstruktiv apo komunikim midis fuqive politike, por i distancoi dhe armiq\u00ebsoi ato mes vete, e nj\u00ebjt\u00eb edhe an\u00ebtar\u00ebt dhe militant\u00ebt e grupeve respektive. Teoricien\u00ebt e identitetit social si Henri Tajfel dhe John Turner cil\u00ebsuan se n\u00eb kompeticionin midis grupeve, p\u00ebrkat\u00ebsia n\u00eb nj\u00eb grup rezulton me vler\u00ebsim pozitiv ndaj individit p\u00ebrderisa an\u00ebtar\u00ebsia n\u00eb grupin tjet\u00ebr rezulton me vler\u00ebsime armiq\u00ebsore ndaj individit.<\/p>\n<p>Edhe pse studiuesit e lart\u00ebp\u00ebrmendur jan\u00eb marrur me kontekstin ekonomik dhe racial t\u00eb polarizimit, e nj\u00ebjta prodhohet edhe tek polarizimi politik n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrderisa aktivisti i Vet\u00ebvendosjes e asocion simpatizantin e PDK\u2019s\u00eb dhe LDK\u2019s\u00eb me krimin e organizuar, korrupsionin, keq-qeverisjen dhe tradh\u00ebtin\u00eb dhe si rrezik p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr simpatizanti apo an\u00ebtari i LDK\u2019s\u00eb apo PDK\u2019s\u00eb e asocion aktivistin e Vet\u00ebvendosjes me shkat\u00ebrrimin, huliganizmin, anarkizmin dhe rrezikun e t\u00eb ardhmes s\u00eb vendit dhe \u2018miq\u00ebsis\u00eb\u2018 me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sikur q\u00eb Donald Trump me retorik\u00ebn e tij po shkakton paraqitjen e dhun\u00ebs n\u00eb sken\u00ebn Amerikane, nj\u00ebjt\u00eb edhe retorika e lider\u00ebve politik n\u00eb Kosov\u00eb ndaj nj\u00ebri tjetrit po prodhon dhe drejton dhun\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrargumentin q\u00eb mund ta keni n\u00eb mendje, kur p\u00ebrfshij n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes t\u00eb gjitha figurat kyqe t\u00eb politik\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebn\u00eb faktin q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e PDK\u2019s\u00eb dhe LDK\u2019s\u00eb nuk po shkaktojn\u00eb dhun\u00eb. Eh po kjo duhet par\u00eb nga nj\u00eb k\u00ebnd tjet\u00ebr. Edhe PDK edhe LDK po shkaktojn\u00eb dhun\u00eb, nj\u00ebjt\u00eb sikur Vet\u00ebvendosje, p\u00ebrve\u00e7se mungon nevoja q\u00eb kjo dhun\u00eb t\u00eb shprehet p\u00ebrmes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre grupimeve, p\u00ebr shkak se k\u00ebto parti kan\u00eb n\u00ebn kontroll aparatin shtet\u00ebror, dhe dhun\u00ebn nuk kan\u00eb nevoj ta realizojn\u00eb p\u00ebrmes militant\u00ebve, por e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrmes aparatit shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb demokratike, \u201cdhuna \u00ebsht\u00eb e paarsyetueshme\u201c, pavar\u00ebsisht n\u00ebse ajo vjen prej qytetar\u00ebve apo \u00ebsht\u00eb e organizuar dhe manifestohet p\u00ebrmes aparatit shtet\u00ebror, dhe kjo dhun\u00eb mes grupimeve ka qen\u00eb e vazhdueshme p\u00ebr pothuajse tet\u00eb muaj t\u00eb kriz\u00ebs politike.<\/p>\n<p>N\u00eb sistemet demokratike, dhuna n\u00eb vet\u00ebvete \u00ebsht\u00eb e paligjshme, dhe shteti \u00ebsht\u00eb e vetmja struktur\u00eb q\u00eb ka monopol mbi dhun\u00ebn, dhe e rregullon p\u00ebrdorimin e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sa m\u00eb strikte t\u00eb mundshme. Por n\u00eb Kosov\u00eb, si vend me demokraci sip\u00ebrfaq\u00ebsore, dhuna \u00ebsht\u00eb e decentralizuar, secili grupim politik ka kapacitetin e vet p\u00ebr t\u00eb gjeneruar dhun\u00eb, dhe vet\u00eb dhuna shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb e politizuar dhe instrument i interesave politik t\u00eb partive n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Kjo dhun\u00eb e decentralizuar, realizohet n\u00eb praktik\u00eb si pasoj\u00eb e retorik\u00ebs q\u00eb politikan\u00ebt polarizues p\u00ebrdorin n\u00eb diskursin publik, duke e margjinalizuar edhe qytetarin m\u00eb jo-politik t\u00eb mundsh\u00ebm. K\u00ebshtu lider\u00ebt politik vazhdimisht b\u00ebjn\u00eb dallimin mes \u201cne dhe ata\u201c, ku nj\u00ebra pal\u00eb \u00ebsht\u00eb sinonim i t\u00eb drejt\u00ebs dhe tjetra e t\u00eb gabueshmes, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ka mes, gjith\u00ebsecili detyrohet t\u00eb orientohet n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn ose tjetr\u00ebn an\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb reflekton p\u00ebrgaditen e terrenit p\u00ebr nd\u00ebrmarrje t\u00eb masave t\u00eb dhunshme midis pal\u00ebve, e mund t\u00eb qoj deri tek tentativat p\u00ebr grusht-shtet, n\u00eb rast se tensionet politike nuk menagjohen dhe nuk drejtohen drejt debatit dhe zgjidhjes paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb librin Technique Du Coup D\u2019Etat, Curzio Malaparte studion dob\u00ebsit\u00eb e shtetit modern n\u00eb raport me teknikat revolucionare duke marr\u00eb si shembull Leninin, Trockin, Musolinin, Hitlerin, Kapp\u2019un, Pilsudskin dhe Primo di Riveran.<\/p>\n<p>Malaparte e p\u00ebrshkruan shtetin si nj\u00eb makin\u00eb gjigande, e cila drejtohet nga ata q\u00eb ai i quan \u201cmekanik\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrshkruan se si Trocki me taktik\u00ebn e tij, pik\u00ebrisht p\u00ebrmes k\u00ebtyre \u201cmakinist\u00ebve\u201d arriti ta realizoj revolucionin rus t\u00eb tetorit, dhe spjegon d\u00ebshtimin e Trockit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ndaj Stalinit n\u00eb vitin 1926. Sipas autorit, Stalini kishte m\u00ebsuar nga taktika e Trockit dhe kishte krijuar nj\u00eb struktur\u00eb \u201cmekanik\u00ebsh\u201d q\u00eb t\u00eb mir\u00ebmbanin shtetin dhe t\u00eb parandalonin realizimin e nj\u00eb grushti t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb kuptimin e fjalorit q\u00eb p\u00ebrdorin politikan\u00ebt e opozit\u00ebs kjo p\u00ebrkthehet si kapje e shtetit, dhe duke qen\u00eb se kjo kapje e shtetit \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb tentimi p\u00ebr t\u00eb ndryshuar pushtetin p\u00ebrmes dhun\u00ebs do t\u00eb prodhonte kund\u00ebreaksion q\u00eb do t\u00eb qonte vendin drejt luft\u00ebs civile.<\/p>\n<p>Andaj, rruga e vetme q\u00eb mbetet si rruga m\u00eb ideale p\u00ebr t\u00eb ndryshuar realitetin politik n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes metodave q\u00eb nuk shkelin kornizat ligjore.<\/p>\n<p>Situata e nder\u00eb politike, zgjidhet vet\u00ebm p\u00ebrmes vullnetit konstruktiv t\u00eb lider\u00ebve partiak dhe l\u00ebnjen m\u00ebnjan\u00eb t\u00eb inateve personale n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vendit, \u201cvizioni\u201d i t\u00eb cil\u00ebve e ka sjell\u00eb vendin n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, dhe \u00e7do qasje tjet\u00ebr do t\u00eb shpinte n\u00eb katastrof\u00eb shum\u00ebdimensionale p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit dhe qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot n\u00eb Kosov\u00eb, dhuna po b\u00ebhet nj\u00eb mjet normal dhe i p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb realizimin e interesave politik. Dhuna patjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebligjshme, dhe p\u00ebrdorimi i saj pren\u00eb rrug\u00ebtimin e Kosov\u00ebs drejt nj\u00eb t\u00eb ardhme prosperuese, por i nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe korrupsioni, keqp\u00ebrdorimi i detyrave zyrtare, keq-qeverisja etj. Por, sikur dhuna [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":9564,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[972,1636],"ppma_author":[867],"class_list":["post-5105","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosove","tag-lufta-civile"],"authors":[{"term_id":867,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"arber-ahmeti","display_name":"Arb\u00ebr Ahmeti","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Arber-Ahmeti.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Arber-Ahmeti.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Arb\u00ebr Ahmeti \u00ebsht\u00eb jurist dhe hulumtues me specializim n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Interesat e tij studimore jan\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs dhe siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, drejt\u00ebsis\u00eb penale dhe t\u00eb drejt\u00ebs humanitare, si dhe n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb shtetet e dala nga konfliktet. Ai ka qen\u00eb hulumtues i ftuar n\u00eb Institutin p\u00ebr Paqe dhe Menaxhim t\u00eb Konflikteve n\u00eb Akademin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mbrojtjes n\u00eb Austri ku ka mbuluar Kosov\u00ebn dhe Ballkanin Per\u00ebndimor, si dhe kontribuues n\u00eb Raportet e Oksfordit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku mbulon juridiksionin e Shqip\u00ebris\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5105","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5105"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5105\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9563,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5105\/revisions\/9563"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9564"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5105"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5105"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5105"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5105"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}