{"id":5126,"date":"2016-03-31T12:39:37","date_gmt":"2016-03-31T10:39:37","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5126"},"modified":"2024-11-12T12:41:54","modified_gmt":"2024-11-12T10:41:54","slug":"qytetari-si-numer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/qytetari-si-numer\/","title":{"rendered":"Qytetari si num\u00ebr"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb demokracit\u00eb liberale, ideja bazike e konkurrueshm\u00ebris\u00eb politike nuk jan\u00eb vet\u00ebm numrat. Para s\u00eb gjithash jan\u00eb idet\u00eb. \u00a0Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur ka ide, ka mospajtime. Logjika q\u00eb i organizon k\u00ebto ide n\u00eb fush\u00ebn e politikb\u00ebrjes \u00ebsht\u00eb ideologjia. Meqen\u00ebse partit\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb profilizuara ideologjikisht, konflikti mes tyre nuk \u00ebsht\u00eb konflikt programor, por konflikt numrash. Pra, konflikti bazik \u00ebsht\u00eb se kush e ka shumic\u00ebn q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb dhe, nga andej, t\u00eb implementoj\u00eb politika \u00a0krejt\u00ebsisht pragmatike, pa kurrfar\u00eb baze ideologjike. Meqen\u00ebse shumica e partive politike n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb t\u00eb ngjashme si p\u00ebr nga mungesa e demokracis\u00eb brendapartiake, ashtu edhe p\u00ebr nga shtrirja e rrjeteve t\u00eb tyre patriomoniale n\u00eb baz\u00ebn institucionale, dallimet mes tyre mbesin t\u00eb vogla. Ajo q\u00eb i bashkon partit\u00eb politike nuk jan\u00eb n\u00eb fakt interesat e qytetar\u00ebve, por nj\u00eb dehje gati epshore p\u00ebr pushtet p\u00ebr vetvete dhe klientelen e tyre. T\u00eb tjer\u00ebt, pra qytetar\u00ebt, q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre rrjeteve patrimoniale dhe klienteliste, jan\u00eb vet\u00ebm numra.<\/p>\n<p>Zanafilla e problemit pozit\u00eb-opozit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb duhet k\u00ebrkuar n\u00eb gar\u00ebn politike t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 2014-s, ku partit\u00eb politike opozitare kishin zhvilluar nj\u00eb fushat\u00eb negative anti-PDK, duke v\u00ebn\u00eb vija t\u00eb kuqe p\u00ebr nj\u00eb koalicion paszgjedhor me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. PDK kishte dal\u00eb parti fituese n\u00eb nivel vendi, kurse LDK, VV, AAK dhe NISMA kishin n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drejtimin e qeveris\u00eb, duke refuzuar nj\u00eb koalicion me PDK-n\u00eb. Ky koalicion i partive opozitare kishte provuar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb vet\u00eb institucione, duke e zgjedhur Isa Mustaf\u00ebn Kryetar t\u00eb Kuvendit. Ky ishte hap paraprak drejt zgjedhjes s\u00eb Ramush Haradinajt n\u00eb pozit\u00ebn e Kryeministrit t\u00eb vendit, sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb k\u00ebtyre partive. E gjith\u00eb kjo p\u00ebrpjekje u rr\u00ebzua p\u00ebrtok\u00eb, kur deputet\u00ebt e PDK-s\u00eb kontestuan vendimin e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, dhe kur kjo e fundit gjeti se zgjedhja e Isa Musfat\u00ebs si Kryetar i Kuvendit ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jokushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor 2014, LDK-ja kishte dal\u00eb nga koalicioni VLAN, dhe kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb koalicion me PDK-n\u00eb p\u00ebr t\u00eb formuar institucionet e Kosov\u00ebs, marr\u00ebveshje sipas s\u00eb cil\u00ebs, LDK-ja do t\u00eb drejtonte qeverin\u00eb me pozit\u00ebn e Kryeministrit, kurse PDK-ja do t\u00eb drejtonte Kuvendin, dhe do t\u00eb b\u00ebhej gati t\u00eb merrte pozit\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Kosov\u00ebs, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Atifete Jahjag\u00ebs. Koalicioni i Madh PDK-LDK, q\u00eb nga fillimi, ishte preferenc\u00eb e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr dallim nga koalicioni LDK-AAK-VV-NISMA. Dy ishin arsyet: s\u00eb pari, ky koalicion kishte nj\u00eb shumic\u00eb stabile t\u00eb votave n\u00eb Kuvend, q\u00eb edhe pa p\u00ebrkrahjen e List\u00ebs Srbska, do t\u00eb mund t\u00eb kalonte vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin (si\u00e7 do t\u00eb ishte miratimi i ligjit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale) dhe, s\u00eb dyti, t\u00eb dyja k\u00ebto parti nuk e vinin n\u00eb pik\u00ebpyetje vazhdimin e dialogut me Serbin\u00eb. T\u00eb dy k\u00ebto aspekte merreshin me dyshime nga partit\u00eb opozitare, sidomos nga VV.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ky ishte nj\u00eb koalicion pragmatik dhe aspak i bazuar n\u00eb parime apo programe partiake, koalicioni kishte shumic\u00ebn e votave n\u00eb Kuvend, dhe mund t\u00eb kalonte pa problem vendime q\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me agjend\u00ebn e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, ishin t\u00eb v\u00ebshtira dhe q\u00eb po priteshin t\u00eb kalonin n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. M\u00eb 2015, do t\u00eb kalonte Ligji p\u00ebr Dhoma t\u00eb Specializuara, p\u00ebrmes s\u00eb cilit do t\u00eb gjykoheshin rastet e krimeve t\u00eb luft\u00ebs. \u00a0Vazhdimi i dialogut me Serbin\u00eb dhe procedimi me vendosjen e vij\u00ebs kufitare me Malin e Zi ishin dy projekte politike tjera q\u00eb duhej t\u00eb nd\u00ebrmerreshin nga qeveria e re. T\u00eb gjitha k\u00ebto vendime do t\u2019i kund\u00ebrshtonte tanim\u00eb \u2018blloku opozitar\u2019 VV, AAK dhe NISMA, bllok n\u00eb t\u00eb cilin, sikurse n\u00eb bllokun qeveritar, ishin bashkuar parti q\u00eb nuk \u2018i bashkon\u2019 as programi, as statuti, dhe as elektorati. Opozita kishte p\u00ebrdorur edhe mjetet parlamentare edhe ato jasht\u00ebparlamentare p\u00ebr t\u2019i kund\u00ebrshtuar k\u00ebto, madje duke organizuar protesta masive. Opozita argumenton se i ka numrat n\u00eb rrug\u00eb, pozita argumenton se i ka numrat n\u00eb institucione. Si pozita ashtu edhe opozita e shohin qytetarin si num\u00ebr. \u00a0Qeveria i frik\u00ebsohet numrave t\u00eb m\u00ebdhenj (masave n\u00eb rrug\u00eb), kurse opozita i frik\u00ebsohet numrave t\u00eb vegj\u00ebl (shumic\u00ebs parlamentare n\u00eb Kuvend).<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb Komisionit t\u00eb Venedikut, me titull, \u2018Roli i Opozit\u00ebs n\u00eb nj\u00eb Parlament Demokratik\u2019, t\u00eb aprovuar n\u00eb tetor 2010, theksohet se parimi i qeverisjes t\u00eb shumic\u00ebs \u00ebsht\u00eb prej k\u00ebrkesave formale dhe legale t\u00eb demokracis\u00eb. Raporti i Komisionit t\u00eb Vendikut thekson se opozita ka nj\u00eb obligim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi fundamentale q\u00eb veprimet e saj t\u00eb zhvillohen brenda korniz\u00ebs ligjore, kushtetut\u00ebs, kodeve civile dhe penale, dhe \u00ebsht\u00eb e obliguar q\u00eb t\u2019i respektoj\u00eb k\u00ebto, p\u00ebr aq koh\u00eb sa ato jan\u00eb n\u00eb fuqi. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, pozita duhet t\u00eb jet\u00eb e vet\u00ebdijshme se pa opozit\u00ebn nuk mund t\u00eb ushtrohet demokracia parlamentare. Termi \u2018opozit\u00eb\u2019 k\u00ebtu kuptohet edhe si funksion por edhe si subjekt. Si funksion, opozita ofron t\u00eb gjitha argumentet q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb politikat e shumic\u00ebs dhe qeveris\u00eb, kurse si subjekt, opozita ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb ose disa parti q\u00eb nuk e udh\u00ebheqin qeverin\u00eb. \u00a0Edhe pse zakonisht n\u00eb sistemet parlamentare partit\u00eb apo koalicionet q\u00eb e formojn\u00eb qeverin\u00eb e kan\u00eb shumic\u00ebn n\u00eb parlament, duke siguruar mb\u00ebshtetje nga kjo shumic\u00eb, ka edhe raste t\u00eb tjera n\u00eb Evrop\u00eb ku kan\u00eb udh\u00ebhequr \u2018qeverit\u00eb e pakicave\u2019, q\u00eb nuk e kan\u00eb pasur shumic\u00ebn n\u00eb parlament, dhe kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me nj\u00ebr\u00ebn prej partive opozitare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb stabile p\u00ebr vendimmarrje n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Studimi i Komisionit t\u00eb Venedikut liston tet\u00eb funksione vitale q\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb mund t\u2019i ushtroj\u00eb n\u00eb nj\u00eb demokraci parlamentare. N\u00ebse opozit\u00ebs i pamund\u00ebsohet q\u00eb t\u2019i ushtroj\u00eb k\u00ebto funksione, at\u00ebher\u00eb nj\u00eb sistem i till\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet demokraci. K\u00ebto funksione jan\u00eb:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>T\u00eb ofroj\u00eb alternativa politike<\/p>\n<p>T\u00eb artikuloj\u00eb dhe t\u00eb promovoj\u00eb interesat e votuesve t\u00eb tyre<\/p>\n<p>T\u00eb ofroj\u00eb alternativa p\u00ebr vendimet e propozuara nga qeveria dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shumic\u00ebs<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb procedurat e vendimmarrjes parlamentare duke siguruar debat, refleksion dhe kund\u00ebrshtim<\/p>\n<p>T\u00eb monitoroj\u00eb legjislativin dhe propozimet buxhetore t\u00eb qeveris\u00eb<\/p>\n<p>T\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb qeverin\u00eb dhe administrat\u00ebn<\/p>\n<p>T\u00eb rris\u00eb stabilitetin, legjitimitetin, llogaridh\u00ebnien dhe transparenc\u00ebn n\u00eb proceset politike<\/p>\n<p>Partit\u00eb opozitare n\u00eb Kosov\u00eb mund ta ushtrojn\u00eb shumic\u00ebn e k\u00ebtyre funksioneve t\u00eb opozitarizmit. Duke qen\u00eb se opozita VV-AAK-NISMA nuk mund ta bllokojn\u00eb asnj\u00eb vendim q\u00eb mund t\u00eb merret n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, p\u00ebr faktin se koalicioni qeveris\u00ebs ka shumic\u00ebn stabile t\u00eb votave p\u00ebr vendimmarrje n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, opozita kishte shfryt\u00ebzuar edhe form\u00ebn e opozitarizimit brendaparlamentar edhe at\u00eb jasht\u00ebparlamentar. Opozita kishte hedh\u00eb gaz lotsjell\u00ebs n\u00eb Kuvend n\u00eb disa seanca radhazi, kurse n\u00eb aktivitetet jasht\u00ebparlamentare t\u00eb opozit\u00ebs ishte p\u00ebrdorur dhun\u00eb, dhe ishte d\u00ebmtuar prona publike dhe private. T\u00eb gjitha k\u00ebto veprime ndon\u00ebse jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me kodet civile dhe penale n\u00eb Kosov\u00eb, opozita kishte arsyetuar se veprimet e saj jan\u00eb politike. Opozita i arsyetonte veprimet e saj me argumentin e \u2018d\u00ebmit m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\u2019. Sipas tyre, me marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara, d\u00ebmi q\u00eb po i b\u00ebhej Kosov\u00ebs ishte shum\u00ebfish m\u00eb i madh. Duke i konsideruar veprimet e saj politike, opozita sikur d\u00ebshironte t\u00eb thoshte se nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebto veprime. Nj\u00eb num\u00ebr i deput\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs ishte arrestuar, mbajtur dhe m\u00eb pas liruar, kurse nj\u00eb pjes\u00eb e aktivist\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs kishin vazhduar t\u00eb mbaheshin n\u00eb burg. Debati ishte b\u00ebr\u00eb jorelevant.<\/p>\n<p>Hap\u00ebsira institucionale p\u00ebr t\u2019i shteruar argumentet me debat dhe vullneti p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kompromise ishte pamund\u00ebsuar. T\u00eb dyja pal\u00ebt kan\u00eb kusht\u00ebzuar dialogun politik me k\u00ebrkesa maksimaliste. \u00a0Meqen\u00ebse zgjedhjet e qershorit 2014 jan\u00eb vler\u00ebsuar si zgjedhje t\u00eb lira, t\u00eb ndershme dhe demokratike, partit\u00eb q\u00eb e kan\u00eb formuar koalicionin qeveris\u00ebs e konsiderojn\u00eb vetvetven si koalcion legjitim p\u00ebr t\u00eb qeverisur me Kosov\u00ebn, kurse partit\u00eb opozitare duan zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, p\u00ebr shkak se, sipas tyre, qeveria ka shkelur Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs me dy marr\u00ebveshje \u2013 at\u00eb p\u00ebr demarkacion dhe asociacion. E v\u00ebrteta p\u00ebr k\u00ebto marr\u00ebveshje nuk q\u00ebndron as tek ajo q\u00eb prezanton qeveria dhe as tek ajo q\u00eb prezanton opozita. N\u00ebse shprehemi n\u00eb termat e Aristotelit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn si virtyt, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr k\u00ebto marr\u00ebveshje nuk mund ta gjejm\u00eb as tek q\u00ebndrimet ekzagjeruese t\u00eb qeveris\u00eb, dhe as tek q\u00ebndrimet n\u00ebnvler\u00ebsuese t\u00eb opozit\u00ebs. Duket se e v\u00ebrteta gjendet diku n\u00eb mes. \u00a0Ndon\u00ebse politikisht kontestimet q\u00eb b\u00ebn opozita jan\u00eb legjitime, p\u00ebr shkak se \u00e7do her\u00eb opozita synon t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb politikat e qeveris\u00eb, mungesa e alternativave t\u00eb opozit\u00ebs ngre dilema rreth kauzave t\u00eb opozit\u00ebs. \u00a0Sidomos, n\u00ebse k\u00ebto kauza kan\u00eb pesh\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb riorientimin e tendec\u00ebs s\u00eb trupit elektoral n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse PDK-ja ishte hisedare kryesore p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb 19 prillit 2013 p\u00ebr normalizmin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb kur do t\u00eb mbaheshinn zgjedhjet e qershorit 2014, votuesit kosovar\u00eb nuk do ta nd\u00ebshkonin PDK-n\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qasje t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme. P\u00ebrmes k\u00ebsaj marr\u00ebveshje, n\u00eb fakt, parashihej q\u00eb t\u00eb themelohej nj\u00eb Asociacion i komunave me shumic\u00eb serbe. Madje partit\u00eb opozitare, me p\u00ebrjashtim t\u00eb VV, e kishin mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrmes votave t\u00eb tyre n\u00eb Kuvend. Af\u00ebrmendsh, edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb shfaqur nj\u00eb korrelacion mes dialogut t\u00eb Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb dhe orientimit t\u00eb trupit votues p\u00ebr partit\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb, temat si Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe dhe demarkacioni me Malin e Zi nuk jan\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jen\u00eb tema populiste, q\u00eb parap\u00eblqehen nga qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse p\u00ebrceptimi publik n\u00eb mesin e kosovar\u00ebve p\u00ebr rezultatet e dialogut \u00ebsht\u00eb negativ, perceptimi i qytetar\u00ebve sidomos p\u00ebr BE-n\u00eb dhe SHBA-n\u00eb, si partner strategjik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb. Sipas matjes s\u00eb opinionit publik t\u00eb realizuar nga KCSS, vet\u00ebm 12.7 p\u00ebrqind e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs mendojn\u00eb se Kosova po fiton m\u00eb shum\u00eb se Serbia n\u00eb dialog, kurse 45.3 p\u00ebrqind e respodent\u00ebve kishin deklaruar se Serbia po fiton m\u00eb shum\u00eb se Kosova n\u00eb dialog. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij perceptimi negativ, kur vjen fjala p\u00ebr partner\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, 92.6 p\u00ebrqind e qytetar\u00ebve kishin deklaruar se Kosova duhet t\u00eb forcoj\u00eb tutje partneritetin me SHBA-t\u00eb, kurse 94.4 p\u00ebrqind e kosovar\u00ebve kishin deklaruar se Kosova duhet t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e BE-s\u00eb. Pra, studimi shp\u00ebrfaq nj\u00eb tension mes parap\u00eblqimit t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr kauza opozitare dhe parap\u00eblqimit t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr partner\u00ebt nd\u00ebrkom\u00ebbtar ekzistues, SHBA-n\u00eb dhe BE-n\u00eb. Si partner\u00eb strategjik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, vet\u00eb BE-ja edhe SHBA-ja kan\u00eb sponsorizuar dialogun teknik dhe politik me Serbin\u00eb q\u00eb nga 2010 deri m\u00eb tani. Natyrisht, partneriteti mes SHBA-s\u00eb, BE-s\u00eb dhe Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb partneritet mes partner\u00ebve t\u00eb barabart\u00eb, dhe kushtet e k\u00ebtij partneriteti, sipas \u00e7do k\u00ebndv\u00ebshtrimi realpolitik, nuk munden t\u00eb vendosen nga Kosova. T\u00eb dy k\u00ebta partner\u00eb e shohin dialogun si mund\u00ebsi p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe si nj\u00eb instrument t\u00eb paqes dhe stabilitetit rajonal.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebtij debati \u2013 jo m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme \u2013 mbetet mungesa e perspektiv\u00ebs ekonomike e shoq\u00ebris\u00eb kosovare, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duket se as koalicioni qeveris\u00ebs dhe as partit\u00eb opozitare nuk kan\u00eb alternativat e duhura. Shkalla e lart\u00eb e papun\u00ebsis\u00eb, spitalet me aparatura t\u00eb vjet\u00ebruara, mungesa e sigurimit sh\u00ebndet\u00ebsor, drejt\u00ebsia sociale p\u00ebr grupe t\u00eb margjinalizuara, mungesa e sundimit t\u00eb ligjit, korrupsioni dhe shkalla e lart\u00eb e informalitetit, jan\u00eb fenomene q\u00eb prekin t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. K\u00ebt\u00eb kauza t\u00eb \u2018vogla\u2019 \u00a0\u2013 ndon\u00ebse mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb padenja p\u00ebr partit\u00eb e m\u00ebdha politike \u2013 jan\u00eb ato q\u00eb e p\u00ebrcaktojn\u00eb zhvillimin demokratik dhe mir\u00ebqenien e p\u00ebrgjith\u00ebshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare. Tani p\u00ebr tani, k\u00ebto mikrokauza nuk jan\u00eb pjes\u00eb qendrore as e koalicionit qeveris\u00ebs dhe as e partive opozitare. Kauzat e Vogla t\u00eb Qytetar\u00ebve jan\u00eb periferike. Kauzat qendrore t\u00eb partive politike mbesin t\u00eb tjera. Kauzat e M\u00ebdha Partiake, pra.<\/p>\n<p>Kriza e fundit, sido q\u00eb ta em\u00ebrtojm\u00eb \u2013 kriz\u00eb reale apo artificiale \u2013 \u00ebsht\u00eb para s\u00eb gjithash nj\u00eb kriz\u00eb e partive politike. E atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb me \u00e7do kusht t\u00eb mbajn\u00eb pushtet, dhe atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb me \u00e7do mjet pushtet. Mungesa e alternativave qeveris\u00ebse, marrja peng e partive nga lider\u00ebt partiak\u00eb, mungesa e qarkullimit t\u00eb ideve dhe e lidershipit brendapartiak, ka prodhuar dhe po prodhon barrakadim institucional. Duke qen\u00eb se Kosova ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem t\u00eb till\u00eb politik e klientelist, ku partit\u00eb me \u00e7do kusht d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb t\u00eb futen n\u00eb institucione dhe t\u00eb shp\u00ebrblejn\u00eb klient\u00ebt e tyre p\u00ebr p\u00ebrkrahje aktuale dhe potenciale, q\u00ebndrimi i partive t\u00eb vogla n\u00eb opozit\u00eb vet\u00ebm se do t\u00eb rezultonte me humbjen e nj\u00eb pjese t\u00eb konsiderueshme t\u00eb elektorateve t\u00eb tyre. \u00a0P\u00ebrtej k\u00ebtij inercioni aktual t\u00eb partive politike, ku mungojn\u00eb idet\u00eb, lider\u00ebt e rinj dhe procedurat demokratike vendimmarr\u00ebse brendapartiake, partit\u00eb politike si ato n\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs si ato n\u00eb koalicionin opozitar duhet ta marrin seriozisht si reformimin e sistemit zgjedhor ashtu edhe demokratizimin e brendsh\u00ebm partiak. \u00a0Pa reformimin e sistemit zgjedhor dhe pa demokratiz\u00ebm brendapartiak t\u00eb partive ekzistuse, vet\u00ebm zgjedhjet \u2013 qofshin ato t\u00eb jasht\u00ebzakonshme apo t\u00eb parakohshme \u2013 nuk zgjidhin asnj\u00eb problem t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ato do t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb qytetar\u00ebt si numra \u2013 qoft\u00eb n\u00eb zgjedhje, qoft\u00eb n\u00eb rrug\u00eb. Si zero mbas nj\u00ebshit, pra si mas\u00eb. Si nj\u00eb trup irracional pa kok\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb demokracit\u00eb liberale, ideja bazike e konkurrueshm\u00ebris\u00eb politike nuk jan\u00eb vet\u00ebm numrat. Para s\u00eb gjithash jan\u00eb idet\u00eb. \u00a0Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur ka ide, ka mospajtime. Logjika q\u00eb i organizon k\u00ebto ide n\u00eb fush\u00ebn e politikb\u00ebrjes \u00ebsht\u00eb ideologjia. Meqen\u00ebse partit\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb profilizuara ideologjikisht, konflikti mes tyre nuk \u00ebsht\u00eb konflikt programor, por konflikt [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":43,"featured_media":10024,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1047,1765],"ppma_author":[53],"class_list":["post-5126","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-demokracia","tag-qytetari"],"authors":[{"term_id":53,"user_id":43,"is_guest":0,"slug":"adem-beha","display_name":"Adem Beha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/C477C28E-1E6C-46CB-965F-2493B7413F59.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/C477C28E-1E6C-46CB-965F-2493B7413F59.jpg"},"user_url":"","last_name":"Beha","first_name":"Adem","description":"Adem Beha \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs.  Ai p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkenc\u00eb Politike dhe Administrat\u00eb Publike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe ka diplomuar n\u00eb master n\u00eb programin Shoq\u00ebria Civile dhe Zhvillim Lokal nga Universiteti i Prishtin\u00ebs, Universiteti i Grazit dhe Universiteti Komb\u00ebtar i Irland\u00ebs n\u00eb Galway.  Momentalisht, Beha \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb  studimeve t\u00eb  doktorat\u00ebs n\u00eb shkenc\u00ebn politike n\u00eb  SEEU. Beha \u00ebsht\u00eb angazhuar si trajner, konsulent, dhe hulumtues n\u00eb organizata t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke p\u00ebrfshir\u00eb UBO Consulting, KOPF, REF, KIP, CPC dhe Fondacionin Peace Berghof.  Interesimet e tij k\u00ebrkimore p\u00ebrfshijn\u00eb: transformimi i konflikteve, siguria njer\u00ebzore, shtet-nd\u00ebrtimi dhe nd\u00ebrtimi i paqes, t\u00eb drejtat e pakicave dhe zhvillimi i q\u00ebndruesh\u00ebm."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5126","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/43"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5126"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5126\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10025,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5126\/revisions\/10025"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10024"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5126"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}