{"id":5144,"date":"2016-04-25T16:45:49","date_gmt":"2016-04-25T14:45:49","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5144"},"modified":"2024-12-10T16:47:53","modified_gmt":"2024-12-10T14:47:53","slug":"per-memedheun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/per-memedheun\/","title":{"rendered":"&#8220;P\u00ebr M\u00ebm\u00ebdheun&#8221;"},"content":{"rendered":"<p class=\"news-up\">\u201cShum\u00eb vite pas luft\u00ebs, ne po ballafaqohemi s\u00ebrish me beteja t\u00eb ndryshme. Nuk jan\u00eb beteja t\u00eb armatosuna, megjith\u00ebse nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohen si mund\u00ebsi edhe t\u00eb tillat. Sidoqoft\u00eb, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb lloj betejash jan\u00eb, ato nuk mund t\u00eb zgjidhen pa vendosshm\u00ebri, trimni dhe sakrific\u00eb, pa virtytet fisnike q\u00eb kishim ne si popull n\u00eb betejat e kalume k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Beteja jon\u00eb kryesore tani asht t\u00eb zhvillojm\u00eb vendin ekonomikisht, politikisht dhe t\u00eb zhvillojm\u00eb kultur\u00ebn dhe mir\u00ebqenien sociale n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb qasje ma t\u00eb shpejt\u00eb e ma t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr nji civilizim t\u00eb cilin njer\u00ebzit dojn\u00eb me e jetue n\u00eb shekullin ton\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, neve padyshim na duhet heroiz\u00ebm, nji heroiz\u00ebm pak ma ndryshe prej atij q\u00eb jena m\u00ebsue, por na duhet ajo kurajo pa t\u00eb cil\u00ebn kurrgjo nuk munet me u ndryshue dhe asgj\u00eb e madhe nuk mundet me u arrit\u00eb.<\/p>\n<p>Qysh para shum\u00eb shekujve, Kosova heroikisht mbrojti veten n\u00eb betejat e saja, por mbrojti edhe Europ\u00ebn. Kosova ishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb fortesa q\u00eb i dha mbrojtje kultur\u00ebs europiane, fes\u00eb dhe shoqnis\u00eb s\u00eb saj. Prandaj sot nuk ting\u00ebllon vet\u00ebm e padrejt\u00eb, por edhe historikisht e gabueme me fol\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb duhet me plot\u00ebsue standarde q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e Europ\u00ebs. Kosova ka qen\u00eb \u00e7do her\u00eb pjes\u00eb e Europ\u00ebs, tani po aq sa n\u00eb t\u00eb kaluemen, natyrisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e saj, por n\u00eb nji m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb historikisht kur nuk ia ka privue asaj dinjitetin. Me k\u00ebt\u00eb frym\u00eb ne tani p\u00ebrpiqemi me e nd\u00ebrtue nji shoqni t\u00eb pasun dhe demokratike dhe me kontribue k\u00ebsisoj n\u00eb lul\u00ebzimin e k\u00ebtij vendi, k\u00ebtij vendi q\u00eb po vuen padrejt\u00eb. Tue ba k\u00ebshtu natyrisht ne duhet me kontribue edhe n\u00eb p\u00ebrpjekjet e njer\u00ebzve progresiv\u00eb t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb dhe me e shp\u00ebrblye mundin q\u00eb ata e bajn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb dhe bot\u00eb ma t\u00eb lumtun.<\/p>\n<p>Le t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht kujtesa e herozimit kosovar!<\/p>\n<p>Zoti e bekoft\u00eb Serbin\u00eb, pardon Kosov\u00ebn; Zoti i bekoft\u00eb ambasadat e hueja n\u00eb Kosov\u00eb dhe rroft\u00eb paqja dhe vllaznimi mes popujve! \u201c<\/p>\n<p>N\u00ebse ju them q\u00eb ky ishte nji fjalim i Tha\u00e7it, apo i Mustaf\u00ebs me siguri s\u2019kishit me pas\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me e besue. Mundet me qen\u00eb i secilit prej tyne. Por, s\u2019asht. Nji num\u00ebr i madh ve\u00e7an\u00ebrisht i moshatar\u00ebve t\u00eb mi, e padyshim t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve m\u00eb t\u00eb rinj, nuk do ta ken\u00eb vu re q\u00eb teksti ma nalt me disa modifikime t\u00eb vogla asht nji shk\u00ebputje e fjalimit t\u00eb Millosheviqit q\u00eb mbajti ai n\u00eb Gazimestan, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e 600-t\u00eb t\u00eb Betej\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 1989.<\/p>\n<p>Kur gjenerata jem filloi m\u00ebsimin n\u00eb klas\u00eb t\u00eb par\u00eb, ishte viti 1990, ishte viti ku nxan\u00ebsat shqip\u00ebtar\u00eb nuk do t\u00eb baheshin ma pionier\u00eb, nuk do t\u00eb mbanin kapel\u00ebn me yllin e kuq e as nuk do t\u00eb k\u00ebndonin \u201cHej Slloveni\u201d, por do t\u00eb k\u00ebndonin \u201cP\u00ebr M\u00ebm\u00ebdheun\u201d. Asht pik\u00ebrisht ai fjalim, q\u00eb tregoj qart\u00eb se Kosova pa gjak nuk kishte me u lirue kurr\u00eb. Asht ai fjalim q\u00eb ringjalli mitin e Kosov\u00ebs si djep Serbie.<\/p>\n<p>Arsyeja pse po e sjelli k\u00ebt\u00eb fjalim k\u00ebtu, me modifikimet p\u00ebrkat\u00ebse, asht nd\u00ebr t\u00eb tjerash me tregue, sa shum\u00eb i ngjan\u00eb fjalimeve t\u00eb politikan\u00ebve tan\u00eb, ndrro aty k\u00ebtu ndonji fjal\u00eb (bane Kosov\u00ebn Serbi dhe voil\u00e0!). Por, mbi t\u00eb gjitha me potencue se sa shum\u00eb ka ndryshue vigjilenca jon\u00eb si popull ndaj fjalimeve t\u00eb politikan\u00ebve. Sa pak kritik e diferencues po jemi ndaj fjalimeve t\u00eb tyne. K\u00ebrc\u00ebnimet e fjalimeve t\u00eb tilla, dikur i kemi kuptu shum\u00eb mir\u00eb. Sot, nuk po e kemi t\u00eb njejt\u00ebn vigjilenc\u00eb ndaj fjalimeve t\u00eb politikan\u00ebve tan\u00eb, ndoshta sepse prej Millosheviqit e kemi dijt\u00eb \u00e7ka me prit\u00eb! Por, n\u00ebse ngojm\u00eb me v\u00ebmendje fjalimet e politikan\u00ebve tan\u00eb, ato jan\u00eb po aq k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr ekzistenc\u00ebn ton\u00eb si popull e p\u00ebr zhvillimin ton\u00eb si shoqni, sepse n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs sikur ato t\u00eb Milloshevi\u00e7it dikur, edhe k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb q\u00ebndisuna me rrena dhe retorik\u00eb q\u00eb t\u00eb vetmin q\u00ebllim kan\u00eb me e verbnue mas\u00ebn.<\/p>\n<p>Millosheviqi u ba president pak a shum\u00eb me jehon\u00ebn e asaj fjalie t\u00eb famshme q\u00eb n\u00ebnshkroi paranoj\u00ebn serbe t\u00eb nji k\u00ebrcnimi imagjinar ndaj popullit t\u00eb tyne, k\u00ebrc\u00ebnim q\u00eb nuk ka ekzistue kurr\u00eb: \u201eniko ne sme da vas bije\u201c b\u00ebrtiti ai gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1987. Mentalitetin e thirrjeve t\u00eb tilla, po e d\u00ebgjojm\u00eb edhe sot, gjat\u00eb vizitave t\u00eb Gjuriqave etj., por kush me ngue se?<\/p>\n<p>Tha\u00e7i u ba president, jo pse tha najher\u00eb najsen, as di\u00e7ka aq idiotike sikur Millosheviqi, por sepse veproi \u00e7ka nuk foli e foli sipas disponimit t\u00eb kamerave, dhe mbi t\u00eb gjitha sepse ne hesht\u00ebm. Ne hesht\u00ebm e hesht\u00ebm e hesht\u00ebm edhe kur e pam\u00eb yndyr\u00ebn tue u shtue n\u00eb kockat e tij t\u00eb thata t\u00eb ushtarit t\u00eb dikursh\u00ebm, i cili ishte n\u00eb front ose larg tij, var\u00ebsisht kujt i drejtohet. Ne hesht\u00ebm e hesht\u00ebm e hesht\u00ebm tue u lut\u00eb trishtuesh\u00ebm tash e 17 vite, q\u00eb n\u00eb varrin masiv t\u00eb radh\u00ebs me i gjet\u00eb eshnat e baballar\u00ebve, v\u00ebllez\u00ebrve, bijve tan\u00eb t\u00eb zhdukun. Ne hesht\u00ebm, e tue hesht\u00eb trishtuesh\u00ebm luteshim q\u00eb ai ke me u ngop\u00eb nji dit\u00eb. A nashta nuk jemi tu ndi hi\u00e7, e tu pa edhe ma hi\u00e7? Ku asht problemi jon\u00eb?<\/p>\n<p>Gjyshi jem thojke: \u201ctutju njerit q\u00eb asht i skamun dhe i pa ditun, se natyra \u00e7do her\u00eb fiton, e njeri i uritun ma p\u00ebrpara ka qef me pas\u00eb se me dijt\u00eb.\u201d Gjyshi jem u kon\u00eb njeri i men\u00e7\u00ebm. Por, si duket ne kemi pas\u00eb aq shum\u00eb nevoj\u00eb mos me u tut\u00eb, saq\u00eb kemi dasht\u00eb me besue q\u00eb edhe k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb\u00a0 uritun e t\u00eb paditun jan\u00eb n\u00eb an\u00ebn ton\u00eb, e pa dashje, por definitivisht prej injoranc\u00ebs, i kemi ndihmue me u ba dikushi, pa e vu re q\u00eb po krijojm\u00eb prej tyne bisha. \u00a0Ndoshta edhe sepse ne vet\u00eb kemi pas\u00eb nevoj\u00eb me pas\u00eb, ma shum\u00eb se me dijt\u00eb? M\u00eb kujtohet q\u00eb nuk ka qen\u00eb \u00e7do her\u00eb k\u00ebshtu. Ose ndoshta edhe ka qen\u00eb, por ve\u00e7 na kan\u00eb rrit\u00eb me p\u00ebrralla me e besue t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn?!<\/p>\n<p>Tha\u00e7i, asht dasht\u00eb me e kremtue fitoren e tij p\u00ebr karrigen e presidenc\u00ebs n\u00eb Gazimestan, aty ku festohen betejat e humbuna, e jo n\u00ebn hijen e p\u00ebrmendores s\u00eb Gjergj Kastriotit, q\u00eb edhe prej hekuri dukej sikur e kan\u00eb sjell\u00eb me dhun\u00eb aty, sa p\u00ebr me than\u00eb \u201eheronjt\u00eb i kemi mbrapa\u201c.<\/p>\n<p>P\u00ebrvjetori i \u201eBetej\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201c nuk ishte rast\u00ebsisht dita kur Millosheviqi mbajti fjalimin e tij t\u00eb famsh\u00ebm dhe ku deklaroi pushtetin e Serbis\u00eb s\u00eb Madhe mbi popujt e \u201evegj\u00ebl\u201d t\u00eb Jugosllavis\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb e dijm\u00eb se \u00e7do fitore e perandoris\u00eb osmane ishte edhe fitore e serb\u00ebve. Por \u00e7ka nuk po e dijm\u00eb si duket t\u00eb gjith\u00eb asht se, aty ku iu ndal hovi Millosheviqit n\u00eb projektin e tij me e shkatrrue Kosov\u00ebn tue i vra e d\u00ebbue sa ma shum\u00eb shqip\u00ebtar\u00ebt, vazhduen k\u00ebta tan\u00ebt (me mjete tjera natyrisht) ve\u00e7 disa vite ma von\u00eb. Sepse, anmiqt e nji populli nuk njohin komb, popujt shtypen p\u00ebr pare e pushtet, jo p\u00ebr sentimente patriotike. Dhe popujt q\u00eb heshtin kan\u00eb faj vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha t\u00eb zezat q\u00eb iu v\u00ebrsuelen. Sepse, heshtja asht miratim. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, na jemi tue e shkat\u00ebrrue vendin ton\u00eb. Na dmth. un\u00eb, ti, ai, ajo, ata, ato, ne, ju!<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1989 Millosheviqi mbajti fjalimin \u201emadh\u00ebshtor\u201c t\u00eb tij, q\u00eb sh\u00ebnoi nisjen e shkat\u00ebrrimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb, n\u00ebse mund t\u00eb thuhet k\u00ebshtu. Me t\u00eb nj\u00ebjtin stil prej mbreti, me dat\u00ebn 8 Prill 2016 n\u00eb inagurimin e tij si president, Tha\u00e7i beson se ai mbajti fjalimin e tij madh\u00ebshtor dhe k\u00ebshtu sh\u00ebnoi ndoshta nisjen e nji tradite t\u00eb re, qysh e tha vet\u00eb. Por, \u00e7far\u00eb tradite se? N\u00ebse ne d\u00ebshirojm\u00eb e vendosim me i \u00e7el\u00eb syt\u00eb ma n\u00eb fund, ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb sh\u00ebnoi nisjen e rishkrimit t\u00eb historis\u00eb, ku narrativa sidomos p\u00ebr luft\u00ebn \u00e7lirimtare t\u00eb vitit 1999,\u00a0 tashti mundet me u korrigjue e me e p\u00ebrmend\u00eb q\u00eb heronjt\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb; q\u00eb heronjt\u00eb nuk jan\u00eb secili q\u00eb kap\u00eb pushk\u00eb n\u00eb dor\u00eb; \u00a0q\u00eb disa q\u00eb na u duk\u00ebn t\u00eb till\u00eb, ne, nji popull i vog\u00ebl ballkanik, i shnd\u00ebrruem n\u00eb bisha, sepse i lam\u00eb me ba \u00e7ka dasht\u00ebn nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe vet\u00eb ishim t\u00eb nxanun me uzurpue \u201enji vend n\u00eb dill\u201d dhe n\u00eb kaosin e uzurpimit t\u00eb diplomave, titujeve, pozitave, tok\u00ebs e qiellit, bishat q\u00eb krijuem po na grimcojn\u00eb edhe eshnat. Boll hesht\u00ebm, pra, boll ishim bashk\u00ebfajtor\u00eb!<\/p>\n<p>Mendoj q\u00eb ka ardh\u00eb koha ne si popull, n\u00eb vend se me kremtue festa q\u00eb hala s\u2019po ua dijm\u00eb kuptimin, me reflektue, n\u00ebse \u00e7ka ne kemi fitue me \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, asht liria apo di\u00e7ka ma pak?! Sepse, nji asht e sigurt\u00eb: familje t\u00eb tana n\u00eb Kosov\u00eb nuk jan\u00eb shue, p\u00ebr nji liri q\u00eb asht a s\u2019asht e till\u00eb. \u00c7udit\u00ebrisht, nuk po ndjej mllef, edhepse t\u00eb gjitha qelizat e trupit \u201cpo m\u00eb thojn\u00eb\u201d q\u00eb isha dasht\u00eb me u \u00e7mend prej mllefi, por un\u00eb po ndjej turp. Sidomos sot, kur nji president, deklaron veten president t\u00eb heronjve, ani pse p\u00ebr me mrri aty ku asht sot fjal\u00ebn hero e pshtyn\u00eb si \u201cpronto\u201d; sidomos sot, kur ceremonit\u00eb shtetnore duhet me e nd\u00ebrtue rreth vetes murin e Berlinit, e heronjt\u00eb nuk marrin pjes\u00eb n\u00eb to, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb marruem prej hekuri mbi nji kal\u00eb; sidomos sot, kur president mundet me u ba edhe nji i dyshuem p\u00ebr krime lufte; sidomos sot kur president, q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb roli ma unifikues i nji vendi, mundet me u ba figura ma p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse e mundshme e vendit.<\/p>\n<p>Heronjt\u00eb ishin frym\u00eb e Anton \u00c7ett\u00ebs. Edhepse e dojshin jet\u00ebn ma shum\u00eb se dek\u00ebn, ata ishin t\u00eb gatsh\u00ebm me dek\u00eb p\u00ebr me pajtue gjaqe. Heronjt nuk p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb. I urt\u00eb shum\u00eb duhet me qen\u00eb ai njeri q\u00eb mundet me e quejt veten president t\u00eb heronj\u00ebve dhe me pas\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Sot skena jon\u00eb politike, nuk njeh\u00eb nji t\u00eb till\u00eb. Sa tragjike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb popull t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Po aq tragjike sa fakti q\u00eb ky popull q\u00eb fal\u00eb, shum\u00eb shpejt harron at\u00eb \u00e7ka ka fal\u00eb. Se mos me pas\u00eb harrue, vuejtjen e p\u00ebrditshme kishte me e p\u00ebrkthye n\u00eb pun\u00eb. Po kam qejf sidoqoft\u00eb me besue q\u00eb thell\u00eb brenda nd\u00ebrgjegjes s\u00eb vet ky popull do ta mbaj gjall\u00eb dhimbjen e djepit t\u00eb p\u00ebrgjakun t\u00eb Valmirit e t\u00eb Blerin\u00ebs, e t\u00eb qindra f\u00ebmij\u00ebve tjer\u00eb, p\u00ebr mos me harrue sa kushtoi liria e p\u00ebr me u kujtue se \u00e7mimi i saj nuk asht ve\u00e7 \u00e7ashtje gjaku por edhe premtimi p\u00ebr nji t\u00eb ardhme ma t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb frik\u00ebson fakti q\u00eb nuk do \u00e7uditem, n\u00ebse \u201ctradita e re\u201d e Tha\u00e7it parasheh q\u00eb nes\u00ebr tue fillue ai prej vetes, bashk\u00eb me t\u00eb amnestohen t\u00eb gjith\u00eb kriminel\u00ebt e vendit tue e ndjek\u00eb shembullin e Maqedonis\u00eb. Kur atje bahet, pse mos e u ba di\u00e7ka e till\u00eb te na? Se fundi i fundit jemi m\u00ebsue me nis\u00eb prej fillimit. Historia jon\u00eb, asht plot nisje fillimesh dhe p\u00ebrs\u00ebritje gabimesh. Pse a s\u2019jemi \u00a0popull q\u00eb historin\u00eb e njeh ma shum\u00eb prej telave t\u00eb \u00e7iftelis\u00eb, se sa prej librit a? E her\u00ebt e von\u00eb telat e saj kan\u00eb me u ba morti yn\u00eb.<\/p>\n<p>Hi\u00e7 ma larg se n\u00eb qershor do t\u00eb mbushemi prap\u00eb me krenari, para televizorit ku fitorja e komb\u00ebtares na ban me u ndi q\u00eb \u201e valla boll t\u00eb mir\u00eb jemi\u201c. Na mushen syt\u00eb me lot, kur t\u00eb valohet flamuri e kur t\u00eb knohet himni, t\u00eb cilin na e belb\u00ebzojm\u00eb n\u00ebp\u00ebr dhamb\u00eb, her\u00eb tue e dijt\u00eb deri n\u00eb fund, her\u00eb t\u00eb m\u00ebsuem ve\u00e7 k\u00ebshtu me t\u00eb nime aty k\u00ebtu naj fjal\u00eb. Humbjen as nuk e marrim para sysh, por n\u00ebse ndodh\u00eb, \u201eprap, boll t\u00eb mir\u00eb jemi; s\u2019kemi kushte ma shum\u00eb, se t\u2019kishim pas\u00eb, kishim fitue; ose: na e kan\u00eb ba me hile\u201c. Me rand\u00ebsi na mos me pas\u00eb faj, me rand\u00ebsi q\u00eb \u201eKuq e Zi\u201c jemi. Po pra, kuq t\u00eb kalumen, zi t\u00eb tashmen. Urraaaaahh!<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cShum\u00eb vite pas luft\u00ebs, ne po ballafaqohemi s\u00ebrish me beteja t\u00eb ndryshme. Nuk jan\u00eb beteja t\u00eb armatosuna, megjith\u00ebse nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohen si mund\u00ebsi edhe t\u00eb tillat. Sidoqoft\u00eb, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb lloj betejash jan\u00eb, ato nuk mund t\u00eb zgjidhen pa vendosshm\u00ebri, trimni dhe sakrific\u00eb, pa virtytet fisnike q\u00eb kishim ne si popull n\u00eb betejat e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":10880,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[972,1008],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-5144","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosove","tag-lufte"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5144","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5144"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5144\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10882,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5144\/revisions\/10882"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10880"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5144"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5144"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5144"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5144"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}