{"id":5176,"date":"2016-06-14T11:18:04","date_gmt":"2016-06-14T09:18:04","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5176"},"modified":"2024-11-05T11:20:53","modified_gmt":"2024-11-05T09:20:53","slug":"konsumerizmi-i-shfrenuar-shqiptar-dhe-pergjegjesia-individuale-qytetare-per-gjendjen-ekonomike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/konsumerizmi-i-shfrenuar-shqiptar-dhe-pergjegjesia-individuale-qytetare-per-gjendjen-ekonomike\/","title":{"rendered":"Konsumerizmi i shfrenuar shqiptar dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia individuale qytetare p\u00ebr gjendjen ekonomike"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Pavar\u00ebsisht se kan\u00eb kaluar dy dekada e gjysm\u00eb prej r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, n\u00eb ligj\u00ebrimin ekonomik shqiptar mbizot\u00ebron dimensioni etatist. N\u00eb mentalitetin popullor dhe pothuaj sa her\u00eb q\u00eb flitet p\u00ebr ekonomi,\u00a0v\u00ebmendja shkon e gjitha tek roli i politik\u00ebs, pra i shtetit n\u00eb ekonomi. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb pothuaj t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb me gjendjen ekonomike drejtohen pik\u00ebrisht tek qeveria n\u00eb pushtet nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe drita e shpres\u00ebs apo zgjidhja k\u00ebrkohet pik\u00ebrisht tek shteti. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb vetvete paksa situat\u00eb paradoksale, sepse pik\u00ebrisht nga i nj\u00ebjti aktor q\u00eb konsiderohet shkaktar i t\u00eb gjitha problemeve ekonomike pretendohet edhe zgjidhja. Padyshim q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve e ka pasur qeverisja e kaluar komuniste n\u00eb dimensionin totalitar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe me at\u00eb okupator n\u00eb ish-Jugosllavi. P\u00ebrpos saj, kuptohet q\u00eb shtetet ku banojn\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr gjendjen ekonomike aktuale t\u00eb kombit ton\u00eb me klim\u00ebn e biznesit, struktur\u00ebn institucionale, sistemin e pa konsoliduar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb nuk garanton pron\u00ebn dhe kontrat\u00ebn, barr\u00ebn fiskale, tatimet, sh\u00ebrbimet e dob\u00ebta publike etj. Mir\u00ebpo shteti nuk \u00ebsht\u00eb aktori i vet\u00ebm n\u00eb ekonomin\u00eb e tregut, sepse rol vendimtar luajn\u00eb edhe sip\u00ebrmarr\u00ebsit privat dhe konsumator\u00ebt individual\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb, kur b\u00ebhet diagnostikimi i ekonomis\u00eb, t\u00eb analizohen me holl\u00ebsi t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt dhe faktor\u00ebt q\u00eb ndikojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb kur\u00eb sa m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr sh\u00ebrimin e ekonomis\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebrtej p\u00ebrgjegj\u00ebsive dhe problemeve q\u00eb lidhen me sjelljen e aktorit shtet n\u00eb ekonomi, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb analizohet edhe sjellja e sip\u00ebrmarr\u00ebsve dhe konsumator\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhet par\u00eb p\u00ebrtej mod\u00ebs kolektive t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u ankuar, p\u00ebr t\u2019i eksternalizuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb personale dhe p\u00ebr t\u00eb faj\u00ebsuar dik\u00eb tjet\u00ebr, dhe t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb reflektim i sinqert\u00eb edhe p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb si qytetar. Fatkeq\u00ebsisht ende nuk \u00ebsht\u00eb kuptuar mir\u00eb se liria ekonomike e sistemit t\u00eb ri politik q\u00eb nd\u00ebrtuam pas r\u00ebnies s\u00eb murit t\u00eb Berlinit ka p\u00ebrbrenda jo vet\u00ebm lirin\u00eb por edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb individuale t\u00eb qytetarit qoft\u00eb n\u00eb rolin e sip\u00ebrmarr\u00ebsit, dhe qoft\u00eb n\u00eb rolin e konsumatorit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi roli i konsumatorit neglizhohet ose shp\u00ebrfillet n\u00eb analizat ekonomike t\u00eb mediave shqiptare dhe kjo mund t\u00eb konsiderohet deri diku nj\u00eb trash\u00ebgimi e t\u00eb kaluar\u00ebs jo aq t\u00eb larg\u00ebt komuniste. N\u00eb nj\u00eb ekonomi t\u00eb centralizuar shtet\u00ebrore, roli i konsumatorit \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrfillsh\u00ebm sepse ekonomia komandohet nga lart\u00a0pa e vrar\u00eb mendjen shum\u00eb p\u00ebr d\u00ebshirat, shijet apo opinionet e konsumator\u00ebve. Porse, n\u00eb nj\u00eb ekonomi t\u00eb lir\u00eb t\u00eb tregut sikurse po p\u00ebrpiqemi t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb anemban\u00eb trojeve shqiptare, roli i\u00a0konsumatorit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb. M\u00ebnyra se si konsumator\u00ebt p\u00ebrzgjedhin, shpenzojn\u00eb parat\u00eb e tyre, p\u00ebrdorin produktet apo sh\u00ebrbimet e ndryshme, p\u00ebrmbushin pasionet apo d\u00ebshirat e tyre, \u00ebsht\u00eb vendimtare p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e t\u00eb mirave apo sh\u00ebrbimeve q\u00eb prodhohen n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri. Analiza e sjelljes s\u00eb konsumator\u00ebve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fush\u00eb me vete studimore multi-disiplinare q\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me ekonomin\u00eb e marketingun, por huazon nga pak edhe prej psikologjis\u00eb, sociologjis\u00eb dhe\u00a0antropologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Pa hyr\u00eb thell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebr dallimet kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo mes prirjes utilitare dhe asaj hedoniste. Rasti i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj me konsumin e produkteve e sh\u00ebrbimeve t\u00eb dobishme q\u00eb k\u00ebrkohen p\u00ebr mbijetes\u00ebn apo nevojat e p\u00ebrditshme t\u00eb nj\u00eb konsumatori, nd\u00ebrsa rasti i dyt\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ato produkte apo sh\u00ebrbime q\u00eb i d\u00ebshiron p\u00ebr qejf, k\u00ebnaq\u00ebsi, pasion, pushim apo rehati. Pra, ky \u00ebsht\u00eb dallimi mes blerjes s\u00eb rrym\u00ebs apo buk\u00ebs dhe pijeve alkoolike, apo nj\u00eb abonimi n\u00eb televizione kabllore p\u00ebr zbavitje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prirje e re konsumatore q\u00eb po merr gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb n\u00eb vendet e zhvilluara \u00ebsht\u00eb sjellja konsumatore me p\u00ebrgjegj\u00ebsi sociale, pra n\u00eb blerje q\u00eb nuk marrin parasysh vet\u00ebm dobit\u00eb apo shijet personale por edhe pasojat sociale. I\u00a0till\u00eb mund t\u00eb konsiderohet motivi fetar q\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb konsumin ekskluziv i ushqimeve hallall apo koshar. Konkretisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ndjeshm\u00ebri n\u00eb rritje mjedisore, ku vendimi p\u00ebr t\u00eb konsumuar nj\u00eb produkt apo sh\u00ebrbim lidhet me pasojat ambientale, me d\u00ebmin apo p\u00ebrfitimet mjedisore t\u00eb produkteve apo sh\u00ebrbimeve. Po ashtu ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dimensionin etik, sikurse ka qen\u00eb nisma nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr tregtis\u00eb t\u00eb t\u00eb ashtuquajturve diamante t\u00eb gjakut q\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr t\u00eb financuar luft\u00ebrat n\u00eb Afrik\u00eb, apo mos-konsumimi i produkteve q\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb pun\u00ebn e t\u00eb miturve n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat \u201cpunishtet e djers\u00ebs\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori t\u00eb konsumit etik mund t\u00eb quhet edhe nisma e bojkoti t\u00eb mallrave serbe apo e favorizimit dhe promovimit t\u00eb mallrave q\u00eb jan\u00eb prodhim vendas t\u00eb cilat mes shqiptar\u00ebve jan\u00eb ende tendenca n\u00eb faz\u00eb embrionale.<\/p>\n<p>Kur analizohet ekonomia jon\u00eb \u00a0vihet m\u00eb s\u00eb shumti re dimensioni i theksuar hedonist n\u00eb sjelljen konsumatore q\u00eb tregon p\u00ebr nj\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri personale dhe nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpenzuar m\u00eb shum\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb stil jete m\u00eb luksoz sesa realisht ua lejon xhepi. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e d\u00ebshmon n\u00eb Shqip\u00ebri niveli i lart\u00eb\u00a0 i kredive konsumatore q\u00eb jan\u00eb me interes t\u00eb lart\u00eb e pa kolateral dhe q\u00eb p\u00ebrdoren kryesisht p\u00ebr blerje mallrash konsumi si celular\u00eb, elektrosht\u00ebpiaket, mobilje etj. Banka e Shqip\u00ebris\u00eb raportoi muajin e kaluar se kredia konsumatore \u00ebsht\u00eb rritur 12.4% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb her\u00ebt duke kapur rreth 280 milion\u00eb euro. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme \u00ebsht\u00eb edhe Kosova ku niveli i kredive t\u00eb marra nga ekonomit\u00eb familjare e q\u00eb p\u00ebrdoren si kredi personale p\u00ebr blerje mallrash konsumi apo\u00a0patundshm\u00ebri, z\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb tep\u00ebr t\u00eb madhe. Sipas raportit t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kredit\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrmarrje ( pra p\u00ebr sektorin produktiv) kan\u00eb arritur vler\u00ebn n\u00eb mbi 1.3 miliard\u00eb euro, nd\u00ebrsa kredit\u00eb p\u00ebr ekonomi familjare mbi 660 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Po ashtu aktiviteti parazitar hedonist masiv tipik i shqiptar\u00ebve ku shp\u00ebrdorohen qindra milion\u00eb euro n\u00eb vit \u00ebsht\u00eb kafja dhe restoranti, \u00e7ka demonstrohet nga numri i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i bar-restoranteve n\u00eb vend. Censusi i bizneseve i botuar nga Instituti i Statistikave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2012 tregonte se asokohe kishte 99 722 biznese aktive nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 60% e tyre ishin bare, kafe, restorante dhe hotele dhe vet\u00ebm 15.8% ishin biznese t\u00eb prodhimit. Tregu i fryr\u00eb i patundshm\u00ebris\u00eb i shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb fllusk\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr ilustrim i dominimit t\u00eb sjelljes konsumatore hedoniste tek ne, mir\u00ebpo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb treg n\u00eb Kosov\u00eb kam shkruar m\u00eb holl\u00ebsisht m\u00eb her\u00ebt. N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, censusi i fundit ka nxjerr\u00eb se gjat\u00eb periudh\u00ebs 2001-11 jan\u00eb\u00a0 nd\u00ebrtuar 290 mij\u00eb banesa t\u00eb reja duke pasur nj\u00eb rritje prej 37% nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb popullsia \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar me 8%. \u00c7ereku i familjeve kishin dy banesa dhe p\u00ebrqindja e banesave bosh ishte 33% nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin\u00a0 2001, vet\u00ebm 12 p\u00ebrqind e banesave qen\u00eb bosh.\u00a0Kuptohet q\u00eb migrimi qoft\u00eb i brendsh\u00ebm dhe qoft\u00eb jasht\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr shpjeguesit e k\u00ebtyre numrave. Megjithat\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe bie edhe mbi manin\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr nd\u00ebrtime duke nd\u00ebrtuar pafund banesa\u00a0t\u00eb dyta pushimesh buz\u00eb bregdetit, sikur t\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr qytetar\u00eb skandinav q\u00eb mund t\u2019ia lejojn\u00eb vetes banesat e pushimit e jo p\u00ebr ballkanas q\u00eb mezi kan\u00eb dal\u00eb nga varf\u00ebria ekstreme e komunizmit.<\/p>\n<p>Ilustrim i sjelljes s\u00eb pap\u00ebrgjegjshme konsumatore ose m\u00eb sakt\u00eb sjelljes hedoniste, \u00ebsht\u00eb gjithashtu kostoja absurde e dasmave masive ne Kosov\u00eb q\u00eb kushtojn\u00eb s\u00eb paku 10 000 euro dhe p\u00ebr t\u00eb cilat madje ka edhe mund\u00ebsi marrje kredish bankare. D\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy tek t\u00eb tjer\u00ebt b\u00ebn q\u00eb t\u00eb hidhen n\u00eb ushqim e aheng qejfi dhjet\u00ebra mij\u00ebra euro n\u00eb secil\u00ebn dasm\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb madje q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb industri e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr dasma me artist\u00eb, fotograf\u00eb e lokale t\u00eb shtrenjt\u00eb t\u00eb specializuara p\u00ebr dasma.<\/p>\n<p>Sikurse bie n\u00eb sy q\u00eb pothuaj \u00e7do i ri i papun\u00eb vendos me krenari n\u00eb tavolin\u00ebn e kafes\u00eb nj\u00eb telefon t\u00eb men\u00e7ur disa qindra eurosh, nj\u00eb tjet\u00ebr manifestim i sjelljes hedoniste \u00ebsht\u00eb tregu i makinave q\u00eb qarkullojn\u00eb q\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb mendosh se je n\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb Veriut e jo n\u00eb Ballkan. N\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr shembull, n\u00eb\u00a0vitin 2014\u00a0ishin t\u00eb regjistruara gjithsej 286,505\u00a0mjete motorike dhe nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb sheh shum\u00eb pak makina t\u00eb vjetra sikurse shihen n\u00eb vende fqinje me ekonomi m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb si Maqedonia, Bullgaria e Serbia. Megjithat\u00eb, d\u00ebshira p\u00ebr makin\u00eb sa m\u00eb t\u00eb bukur e t\u00eb shpejt\u00eb\u00a0ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb doganat t\u00eb raportojn\u00eb se, n\u00eb vitin e kaluar, pra n\u00eb vitin e val\u00ebs masive t\u00eb azilk\u00ebrkuesve kosovar\u00eb si dhe t\u00eb protestave t\u00eb dhunshme p\u00ebr gjendjen n\u00eb vend, t\u00eb jen\u00eb importuar 19,\u00a0249 makina n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebto raste l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se qindra miliona euro po shpenzohen n\u00eb vit nga qytetar\u00ebt tan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo-racionale e t\u00eb paplanifikuar mir\u00eb, n\u00eb qejfe e k\u00ebnaq\u00ebsi momentale duke u varrosur nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb n\u00eb sektor\u00eb joproduktiv\u00a0t\u00eb ekonomis\u00eb. K\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb thirrje p\u00ebr vet\u00ebmohim apo nj\u00eb stil spartan t\u00eb jet\u00ebs, por thjesht\u00eb synohet t\u00eb t\u00ebrhiqet v\u00ebmendja tek kostoja e jasht\u00ebzakonshme oportune p\u00ebr ekonomin\u00eb ton\u00eb. Shqiptar\u00ebt padyshim do t\u00eb ishin shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb ekonomikisht n\u00ebse shpenzonin me qasje m\u00eb utilitare dhe parat\u00eb e hedhura p\u00ebr hedoniz\u00ebm t&#8217;i investoni n\u00eb sip\u00ebrmarrje produktive, apo thjesht t\u2019i kursenin.<\/p>\n<p>Lista e rasteve illustrative e demonstruese t\u00eb tendenc\u00ebs hedoniste mund t\u00eb zgjatet shum\u00eb me tep\u00ebr por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb kuptohet \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia e problemeve ekonomike nuk duhen k\u00ebrkuar vet\u00ebm tek shteti, por edhe tek vetja. Ky shkrim kurrsesi nuk synon q\u00eb ta\u00a0relativizoj\u00eb apo zvog\u00ebloj\u00eb barr\u00ebn q\u00eb i takon shtetit p\u00ebr problemet ekonomike por thjesht po p\u00ebrpiqet t\u00eb tregoj\u00eb se p\u00ebrtej shtetit, rol vendimtar n\u00eb ekonomi luajn\u00eb edhe konsumator\u00ebt me zgjedhjet e tyre.\u00a0Kultivimi i pritshm\u00ebrive t\u00eb\u00a0ekzagjeruara ndaj shtetit dhe eksternalizimi i\u00a0\u00e7do\u00a0p\u00ebrgjegj\u00ebsie personale p\u00ebr veprimet ekonomike t\u00eb\u00a0b\u00ebra n\u00eb\u00a0m\u00ebnyr\u00eb\u00a0t\u00eb\u00a0vullnetshme nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se i ngjan sjelljes s\u00eb strucit q\u00eb zhyt kok\u00ebn n\u00eb r\u00ebr\u00eb p\u00ebr t&#8217;u arratisur prej realitetit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ekonomi e tregut nuk ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb e zhvilluar dhe\u00a0e begat\u00eb n\u00ebse t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe zgjidhjen shihen tek shteti dhe nuk merret fare n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia individuale e konsumator\u00ebve apo e sip\u00ebrmarr\u00ebsve. Af\u00ebrmendsh, autokritika apo dh\u00ebnia e llogaris\u00eb ndaj vetvetes \u00ebsht\u00eb goxha e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb, prandaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt tan\u00eb q\u00eb t\u00eb faj\u00ebsojn\u00eb tjet\u00ebrk\u00ebnd p\u00ebr d\u00ebshtimet personale, p\u00ebr munges\u00ebn e planifikimit cil\u00ebsor, p\u00ebr shp\u00ebrdorimet e fondeve t\u00eb tyre apo p\u00ebr investime t\u00eb gabuara. Qytetar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb pranojn\u00eb pasojat e zgjedhjeve t\u00eb tyre ekonomike dhe para se ta k\u00ebrkojn\u00eb tjet\u00ebrkund fajin t\u00eb kuptojn\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e gjendjes s\u00eb tyre ekonomike shkaktohet nga zgjedhjet personale.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, duhet th\u00ebn\u00eb se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe politika n\u00eb k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb hedonizmit dhe pap\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb personale. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeverisje t\u00eb vog\u00ebl dhe p\u00ebr sa koh\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb aktori m\u00eb i madh dhe sektori publik z\u00eb pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit, edhe aktor\u00ebt e tjer\u00eb pra konsumator\u00ebt dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsit do deformohen prej politik\u00ebs n\u00eb sjelljen e tyre.\u00a0Sistemi yn\u00eb arsimor por edhe retorika e p\u00ebrditshme politike nuk i ka p\u00ebrgatitur ende qytetar\u00ebt tan\u00eb q\u00eb t\u00eb\u00a0kuptojn\u00eb si\u00e7 duhet m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon ekonomia e tregut dhe t\u00eb vet\u00ebdijesohen se p\u00ebrve\u00e7 liris\u00eb ekonomike ka edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Si\u00e7 edhe e ka th\u00ebn\u00eb Friedrich Hayek n\u00eb kryevepr\u00ebn e tij \u201cKushtetuta e Liris\u00eb&#8221;,\u00a0\u201cliria nuk do t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm q\u00eb individi ka si mund\u00ebsin\u00eb ashtu edhe barr\u00ebn e zgjedhjes, por do t\u00eb thot\u00eb edhe se individi duhet t\u00eb duhet t\u00eb bart\u00eb pasojat e veprimeve t\u00eb tij dhe t\u00eb marr\u00eb l\u00ebvdata apo faj\u00ebsim p\u00ebr to. Liria dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia jan\u00eb t\u00eb pandashme. Nj\u00eb shoq\u00ebri e lir\u00eb nuk do t\u00eb funksionoj\u00eb ose nuk do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00ebse an\u00ebtar\u00ebt e saj nuk e pranojn\u00eb q\u00eb \u00e7do individ t\u00eb z\u00ebr\u00eb pozit\u00ebn q\u00eb rezulton prej veprimit t\u00eb tij\/saj, dhe t\u00eb pranoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb personale p\u00ebr at\u00eb veprim t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb\u201d. Implikimet e trajtimit t\u00eb liris\u00eb si p\u00ebrgjegj\u00ebsi lidhen jo vet\u00ebm me ekonomin\u00eb por edhe me sfera t\u00eb tjera t\u00eb jet\u00ebs dhe meriton nj\u00eb shkrim m\u00eb vete.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pavar\u00ebsisht se kan\u00eb kaluar dy dekada e gjysm\u00eb prej r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, n\u00eb ligj\u00ebrimin ekonomik shqiptar mbizot\u00ebron dimensioni etatist. N\u00eb mentalitetin popullor dhe pothuaj sa her\u00eb q\u00eb flitet p\u00ebr ekonomi,\u00a0v\u00ebmendja shkon e gjitha tek roli i politik\u00ebs, pra i shtetit n\u00eb ekonomi. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb pothuaj t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb me gjendjen [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":373,"featured_media":9586,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1366,1641],"ppma_author":[367],"class_list":["post-5176","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-ekonomia","tag-konsumerizmi"],"authors":[{"term_id":367,"user_id":373,"is_guest":0,"slug":"adri-nurellari","display_name":"Adri Nurellari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg"},"user_url":"","last_name":"Nurellari","first_name":"Adri","description":"Adri Nurellari \u00ebsht\u00eb studiues, k\u00ebshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs dhe medias. Ai ka vijuar studimet universitare n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe ato pasuniversitare n\u00eb Cambridge, London School of Economics dhe University College London. Adri \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe ish-sekretar i PDIU-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka punuar si pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb. Ka qen\u00eb i angazhuar si analist dhe konsulent nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 punon si k\u00ebshilltar i Hashim Tha\u00e7it."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5176","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/373"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5176"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5176\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9587,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5176\/revisions\/9587"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9586"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5176"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}