{"id":5195,"date":"2015-12-19T16:41:52","date_gmt":"2015-12-19T14:41:52","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5195"},"modified":"2024-12-10T16:43:21","modified_gmt":"2024-12-10T14:43:21","slug":"dilema-e-misionit-te-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/dilema-e-misionit-te-ri\/","title":{"rendered":"Dilema e misionit t\u00eb ri"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Nji p\u00ebrmledhje e shkurt\u00eb; analiz\u00eb e thjesht\u00eb e sip\u00ebrfaq\u00ebsore po desh\u00ebt, e shkrimit s\u00eb dat\u00ebs 31 Gusht 2015 t\u00eb t\u00eb ashtuquajtunit \u201cshtetnd\u00ebrtuesit t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb re, me mision t\u00eb ri e gjith\u00e7ka t\u00eb re\u201d n\u00eb <a href=\"http:\/\/[d1]http\/\/www.independent.co.uk\/voices\/comment\/i-helped-bring-down-slobodan-milosevic-now-there-is-the-hope-of-justice-for-our-citizens-10479975.html\">\u201cIndependent\u201d<\/a>.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Ish kryeministri juej, q\u00eb e kemi n\u00eb kujtes\u00eb si dashnor t\u00eb dhunsh\u00ebm q\u00eb edhe kur s\u2019asht ma, nuk t\u00eb hjeket qafe, i drejtohet krejt bot\u00ebs me nji dilem\u00eb shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb: a me than\u00eb U\u00c7K a me than\u00eb forc\u00eb guerile? Zgjidhja? Kuptohet, mediokre. Her\u00eb i thot\u00eb ashtu, e her\u00eb k\u00ebshtu, pse jo? Ndoshta ka mendue se ma shum\u00eb se titullin nuk e lexon kurrkush, p\u00ebrderisa i ka shkruejt ato reshta dhe me k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb natyrisht nuk ka harrue qysh n\u00eb titull me i vendos\u00eb dy fjali p\u00ebr me u sigurue q\u00eb bile ato me mrri aty ku jan\u00eb nis\u00eb: \u201cUn\u00eb ndihmova me e rr\u00ebzue Sllobodan Milloshevi\u00e7in. Tashti kemi shpres\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt tan\u00eb\u201d fjali k\u00ebto, me t\u00eb cilat sikur me me qen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta absolute, legjitimon veten si shkak e pasoj\u00eb e \u201clumtunis\u00eb\u201d kosovare, ani pse mundohet me \u201cndihmova\u201d me u tregue modest, taman si nji intelektual q\u00eb i shihet puna e s\u2019ka nevoj\u00eb me fol\u00eb.<\/p>\n<p>Ish kryeministri juej (dikur drejtor politik i U\u00c7K \u2013\u00ebs ose forc\u00ebs guerile, sot zv. kryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs n\u00eb pritje t\u00eb kryetarll\u00ebkut) vazhdon me shkrue n\u00eb em\u00ebn t\u00eb popullit, qysh duket i fascionuem me idet\u00eb q\u00eb i sillen n\u00eb kok\u00eb ose me anticipimin e llajkave pas botimit n\u00eb \u201cindependent\u201d, ashtu di\u00e7ka si mbret i vet\u00ebshpallun n\u00eb nji monarki q\u00eb q\u00ebndron jo p\u00ebr arsye t\u00eb munges\u00ebs t\u00eb kund\u00ebrshtimit, por se asht v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb ecin n\u00eb tok\u00eb t\u00eb buk\u00ebs me i penetrue muret e nji kulle t\u00eb nd\u00ebrtume aq nalt mbi tok\u00eb. Ai, para se me i\u2019a nis\u00eb me fol\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluemen e larg\u00ebt, shkrimin e fillon me t\u00eb kaluemen e af\u00ebrt, tue i\u2019a dedikue vet\u00ebs meritat e lavded e pun\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb shk\u00eblqyeshme, me i bind deputet\u00ebt me votue gjykat\u00ebn speciale, t\u00eb cil\u00ebn e quen me rezerv\u00eb diplomatike \u201cinstrument ligjor t\u00eb pazakonsh\u00ebm\u201d si shans\u00eb p\u00ebr me vue drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend, \u201cp\u00ebrmes proceseve gjyq\u00ebsore t\u00eb besueshme q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pavaruna dhe t\u00eb menaxhueme nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht\u201d. Mir\u00eb q\u00eb ai i bindi deputet\u00ebt n\u00eb radh\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb tij, shtrohet pytja kush e bindi ate? Dhe ma shum\u00eb se kush, qysh? P\u00ebr aq sa i\u2019a vlen, m\u00eb duhet me than\u00eb shyqyr q\u00eb ndodhi gjith\u00eb kjo bindje, ndoshta edhe i\u2019a shohim hajrin.<\/p>\n<p>Ish kryeminsitri i juej (dikur drejtor politik i U\u00c7K \u2013\u00ebs ose forc\u00ebs guerile, sot zv. kryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs n\u00eb pritje p\u00ebr krytarll\u00ebk) flet p\u00ebr duert e p\u00ebrgjakuna t\u00eb Milloshevi\u00e7it, p\u00ebr t\u00eb cilin \u201crezistenca guerile e Kosov\u00ebs u ba nji k\u00ebrcnim mortor\u201d thot\u00eb ai, dhe shton: \u201cduert e tij ishin t\u2019lame n\u00eb gjak pas vdekjes s\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb Bosnje dhe Kroaci, p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb Srebrenic\u00eb\u201d (ndoshta ai nuk e di q\u00eb Srebrenica asht n\u00eb Bosnje, prandja e p\u00ebrfshin\u00eb Srebrenic\u00ebn tue e ve\u00e7ue prej Bosnjes.). Ai vazhdon pastaj dhe thot\u00eb: \u201cne besojm\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb, Serbia ka ba gjenocid\u201d. Nuk thot\u00eb NE E DIJM\u00cb, por thot\u00eb \u201cBESOJM\u00cb\u201d, tue dasht\u00eb k\u00ebshtu me aludue q\u00eb e v\u00ebrteta asht koncept relativ, e varet prej shkruesit t\u00eb historis\u00eb, varet kush na pyet e varet kujt i drejtohemi. P.sh. n\u00ebse jemi tu mbajt\u00eb fjalime parazgjedhore n\u00eb Drenic\u00eb, eeeeh, at\u00ebher\u00eb natyrisht q\u00eb do t\u00eb themi q\u00eb Serbia ka ba gjenocid n\u00eb Kosov\u00eb, pik\u00eb.\u00a0 Por, n\u00ebse shkruejm\u00eb nji artikull p\u00ebr \u201cindependent\u201d at\u00ebher\u00eb do t\u00eb themi \u201cbesojm\u00eb\u201d, sepse tingllon ma but\u00eb, p\u00ebr mos me than\u00eb tingllon ma diplomatike, p\u00ebr mos me than\u00eb nuk tingllon hi\u00e7. S\u2019ka fort lidhje fundi i fundit, ajo \u00e7ka ka rand\u00ebsi asht q\u00eb ish kryeministri i juej (dikur drejtor politik i U\u00c7K \u2013\u00ebs ose forc\u00ebs guerile, sot zv. kryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs n\u00eb pritje t\u00eb kryetarll\u00ebkut) nuk harron me i shit\u00eb p\u00ebrralla bot\u00ebs, qysh i ka shit\u00eb popullit t\u00eb tij q\u00eb sa vite dhe i\u2019u thot\u00eb: \u201ckryengritja jon\u00eb ishte nji rast i v\u00ebrtet\u00eb i mposhtjes s\u00eb Goliatit nga Davidi.\u201d Na me demek ishim Davidi. Jo \u00e7far\u00ebdo p\u00ebrralle kjo e Davidit: nji troh\u00eb njeri q\u00eb rr\u00ebzoj nji bish\u00eb me nji guri. Vet\u00ebm se n\u00eb rastin ton\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb nji Davidi, shum\u00eb Davida gjuejt\u00ebn gur\u00eb p\u00ebr me mposht\u00eb bish\u00ebn, disa bile gjuejt\u00ebn edhe jet\u00ebn. Po, po prej perspektiv\u00ebs t\u00eb sotme e ndoshta pik\u00ebrisht prej perspektiv\u00ebs t\u00eb ish kryeministrit t\u00eb juej, ata nuk e dhan\u00eb jet\u00ebn si dhurat\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb por e gjuejt\u00ebn, sikur Davidi gur\u00ebt. Po, po jet\u00ebn. Por, n\u00eb p\u00ebrrall\u00ebn e Davidit, Davidi nuk e jep jet\u00ebn. Ai shp\u00ebton.<\/p>\n<p>Diku tue i\u2019u avyt\u00eb fundit, ish kryeminsitri juej (dikur drejtor politik i forc\u00ebs guerile, pardon U\u00c7K-\u00ebs, pardon forc\u00ebs guerile, sot zv. kryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs n\u00eb pritje t\u00eb kryetarll\u00ebkut) n\u00eb shkrimin e tij p\u00ebr \u201cindependent\u201d thellohet n\u00eb reflektime shum\u00ebvje\u00e7are dhe konkludon, q\u00eb \u201cpas luft\u00ebs nuk shkoi gjth\u00e7ka sikur q\u00eb shpresuem. Ne fillimisht arrit\u00ebm me demilitarizue Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, por disa individ\u00eb asht e mundshme q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb angazhume n\u00eb veprime kriminale ndaj popullat\u00ebs minoritare. Shum\u00eb serb jan\u00eb atakue pas luft\u00ebs, p\u00ebr arsye t\u00eb hakmarrjes ose p\u00ebr arsye t\u00eb p\u00ebrfitimit financiar. K\u00ebto krime individuale t\u00eb kryeme prej pak kosovar\u00ebve ishin t\u00eb tmerrshme dhe ne i d\u00ebnojm\u00eb. Por anmiq\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb pretendue (fjala n\u00eb anglisht asht e shkrume n\u00eb t\u00eb kaluemen \u201cpretended\u201d, q\u00eb mundet me u n\u00ebnkuptue q\u00eb ma nuk po pretendojn\u00eb)\u00a0q\u00eb k\u00ebto veprime t\u00eb izolueme ishin moralisht t\u00eb njejta me gjenocidin masiv t\u00eb qeveris\u00eb serbe mbi popullin ton\u00eb. Kjo asht mizore\u201d. Kaq shum\u00eb i fyem, ndaj pretendimeve (n\u00eb koh\u00ebn e kalueme) t\u00eb \u201canmiqve\u201d tan\u00eb, ish kryeminsitri i juej (dikur djetor politik i U\u00c7K-\u00ebs ose forc\u00ebs guerile, sot zv. kryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs n\u00eb pritje t\u00eb kryetarll\u00ebkut) vazhdon shkrimin, tani me ton ma t\u00eb vrazhd\u00eb kuptohet: \u201cUn\u00eb denoj k\u00ebto veprime t\u00eb bame prej kosovar\u00ebve, dhe tashti ne kemi gjykat\u00ebn speciale p\u00ebr me ba ndamjen e veprimeve t\u00eb ish pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-\u00ebs nga ato t\u00eb atyne individ\u00ebve.\u201d<\/p>\n<p>\u201cAsnji kosovar\u201d, thot\u00eb ish kryeminsitri (dikur drejtor politik i U\u00c7K-\u00ebs ose forcave guerile t\u00eb Kosov\u00ebs, sot zv. kryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs n\u00eb pritje p\u00ebr kryetarll\u00ebk), \u201cp\u00ebrfshir\u00eb edhe mue, nuk ka me q\u00ebndrue pasiv e me lejue q\u00eb gjykata speciale me i barazue veprimet e Sllobodan Milloshevi\u00e7it, t\u00eb t\u00eb ashtuquejtmit \u201ckasapi i Ballkanit\u201d, me veprimet e individ\u00ebve t\u00eb d\u00ebshpruem ose kriminel, t\u00eb bame gjat\u00eb ose pas luft\u00ebs\u201d. Ish kryeminsitri i juej (dikur drejtor politik i U\u00c7K-\u00ebs ose forc\u00ebs guerile, sot zv. kryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs n\u00eb pritje p\u00ebr kryetarll\u00ebk) e thot\u00eb vet\u00eb pak ma nalt q\u00eb me gjykat\u00ebn speciale q\u00ebllimi asht p\u00ebr me prue drejt\u00ebsi n\u00eb vend e me i\u2019a rikthye U\u00c7K-\u00ebs respektin q\u00eb i takon tu e pastrue prej emnave q\u00eb po i\u2019a randojn\u00eb dheun atyne q\u00eb ran\u00eb p\u00ebr nji mend p\u00ebr liri. Sidoqoft\u00eb q\u00eb gjykata speciale po themelohet p\u00ebr arsye se qeverit\u00eb tona njana mas tjetr\u00ebs d\u00ebshtuen me i d\u00ebnue krimet e luft\u00ebs, e t\u00eb pas luft\u00ebs, t\u00eb atyne individ\u00ebve pra \u201ct\u00eb d\u00ebshpruem, apo kriminel\u201d, k\u00ebt\u00eb autori i shkrimit, njikoh\u00ebsisht autor kryesor i qeverisjes s\u00eb Kosov\u00ebs tash sa vite, harron me e p\u00ebrmend.<\/p>\n<p>Kah fundi \u00e7do fjal\u00eb bahet ma e dhimbshme se tjetra. N\u00eb nji gjuh\u00eb t\u00eb dob\u00ebt e fjali t\u00eb brishta, aty \u201cracionalizohet\u201d sakrifica e popullit kosovar, tue e sqarue q\u00eb U\u00c7K- ja ose forca guerile, pardon \u00a0\u201cl\u00ebvizja \u00e7lirimtare\u2026\u201d (kjo s\u2019na qenka as dilem\u00eb, por trilem\u00eb)\u201d\u2026 nuk ishte l\u00ebvizje e nji individi por e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.\u201d P\u00ebrderisa, krimet e Milloshevi\u00e7it ishin luft\u00eb kund\u00ebr shqip\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, kryengritja e Kosov\u00ebs kund\u00ebr k\u00ebtij regjimi ishte e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs thuhet n\u00eb artikullin e ish kryeminsitrit Kosovar (dikur drejtor politik i U\u00c7K-\u00ebs ose forc\u00ebs guerile ose l\u00ebvizjes \u00e7lirimtare, ec e bjerri n\u00eb fije). Dikujt q\u00eb nuk di ma mir\u00eb, mund t\u2018i krijohet p\u00ebrshtypja, q\u00eb serb\u00ebt kan\u00eb luftue krah\u00eb p\u00ebr krah\u00eb me shqip\u00ebtar\u00ebt kund\u00ebr regjimit t\u00eb Milloshevi\u00e7it.<\/p>\n<p>Natyrisht shkrimi p\u00ebrmbyllet me nji premtim kolosal, n\u00eb fakt me nji bes\u00ebdhanje qysh di ve\u00e7 politikani me e dhan\u00eb: n\u00eb em\u00ebn t\u00eb tij e t\u00eb nji populli t\u00eb tan\u00eb, ai thot\u00eb se\u201d Kosova me krejt v\u00ebsht\u00ebrsit\u00eb q\u00eb i ka p\u00ebrpara, n\u00eb fund ka me qen\u00eb nji tregim i suksesit\u201d. Por, para se me u p\u00ebrmbyll\u00eb shkrimi, p\u00ebrmendet mungesa e arsyes p\u00ebr me pas\u00eb frik\u00eb ku thuhet q\u00eb \u201cna s\u2019kemi \u00e7ka me fsheh\u00eb\u201d e q\u00eb p\u00ebrkushtimi jon\u00eb nuk ka me mungue \u201cme bashk\u00ebpunue plot\u00ebsisht me hetues, prokuror, gjykat\u00ebs t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore q\u00eb gjinden para nesh\u201d. Krejt kjo natyrisht shitet si gatishm\u00ebri e nxan\u00ebsit t\u00eb mir\u00eb q\u00eb asht n\u00eb gjendje me marr\u00eb rrug\u00ebn ma t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb drejt q\u00ebllimit p\u00ebr me mrri sigurt\u00eb te \u201cintegrimi n\u00eb institucionet dhe vlerat e civilizimit per\u00ebndimor.\u201d por n\u00eb fakt i ngjan ma shum\u00eb rr\u00ebfimit t\u00eb atij nxan\u00ebsit q\u00eb bahet dele para m\u00ebsuesit, tue e dijt\u00eb q\u00eb masi nuk ka m\u00ebsue, i nxanun n\u00eb faj, bile nashta \u201cpshton\u201d se asht i urt\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ja, k\u00ebshtu foli p\u00ebr \u201cindependent\u201d diplomati i misionit t\u00eb ri, ish kryeminstri i juej (p\u00ebr pak kesh tue than\u00eb Zarathustra): ky pra, personazhi i palodhsh\u00ebm i tregimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb nji suksesi kosovar, q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjerash ma shum\u00eb se k\u00ebdo tjet\u00ebr po mundohet me e bind\u00eb veten, se edhe ai n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb asht thjesht\u00eb nji qytetar\u00eb i Kosov\u00ebs. Por ne e dijm\u00eb, q\u00eb ai n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb asht ish kryeministri, dikur drejtor politik i U\u00c7K-\u00ebs ose forc\u00ebs guerile, sot zv. kryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs n\u00eb pritje t\u00eb kryetarll\u00ebkut: Ai pra asht e zeza e tregimit t\u00eb suksesit kosovar.<\/p>\n<p><strong>_______________________<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky shkrim \u00ebsht\u00eb ribotuar nga redaksia pas nj\u00eb t\u00ebrheqje p\u00ebr shkaqe teknike.<\/strong><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"time\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nji p\u00ebrmledhje e shkurt\u00eb; analiz\u00eb e thjesht\u00eb e sip\u00ebrfaq\u00ebsore po desh\u00ebt, e shkrimit s\u00eb dat\u00ebs 31 Gusht 2015 t\u00eb t\u00eb ashtuquajtunit \u201cshtetnd\u00ebrtuesit t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb re, me mision t\u00eb ri e gjith\u00e7ka t\u00eb re\u201d n\u00eb \u201cIndependent\u201d. Ish kryeministri juej, q\u00eb e kemi n\u00eb kujtes\u00eb si dashnor t\u00eb dhunsh\u00ebm q\u00eb edhe kur s\u2019asht ma, nuk t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":10875,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[972,1808],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-5195","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosove","tag-uck"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5195","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5195"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5195\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10876,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5195\/revisions\/10876"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10875"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5195"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5195"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5195"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5195"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}