{"id":5205,"date":"2016-01-08T16:52:57","date_gmt":"2016-01-08T14:52:57","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5205"},"modified":"2024-12-13T15:14:35","modified_gmt":"2024-12-13T13:14:35","slug":"mbloju-se-marre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/mbloju-se-marre\/","title":{"rendered":"Mb&#8217;loju se marre"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Grafit\u00ebt n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti nj\u00eb q\u00eb portretizonte presidenten Atifete Jahjaga, krijoi nj\u00eb skandal t\u00eb madh. Aq sa, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb praprecendent, ndaj grafiteve me presidenten reagoi edhe qeveria, duke c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb lirin\u00eb e shprehjes. Po vazhduam me k\u00ebt\u00eb avaz, duke reaguar ndaj portretizimeve t\u00eb lider\u00ebve politik\u00eb, shum\u00eb shpejt Kosova do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb si Turqia e Erdoganit, ku edhe karikaturist\u00ebt p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb burg n\u00ebn akuza t\u00eb \u201cc\u00ebnimit t\u00eb dinjitetit t\u00eb presidentit\u201d.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Por, po e l\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00ebnjan\u00eb. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht i \u00e7udit\u00ebm, \u00ebsht\u00eb reagimi i nj\u00ebtrajtsh\u00ebm edhe ndaj grupeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile e figurave t\u00eb ndryshme publike, ndaj grafiteve p\u00ebr presidenten, n\u00ebn akuz\u00ebn se ato jan\u00eb seksiste, dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb posht\u00ebrimit t\u00eb presidentes n\u00eb baza gjinore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">T\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb, grafiti portretizon nj\u00eb trup fem\u00ebror me veshje minimale q\u00eb provokon seksualisht, me fytyr\u00ebn e Atifete Jahjag\u00ebs me kapel\u00eb policore. Ky, sipas kritik\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb Rrjetit t\u00eb Grupeve t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGGK), grup p\u00ebrndryshe t\u00eb njohur p\u00ebr angazhimin p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, ishte sulm ndaj president\u00ebs n\u00eb baza seksiste.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">T\u00eb nisim nga p\u00ebrkufizim i seksizmit. Po e huazoj nj\u00eb definicion t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb marr\u00eb nga \u201cEnciklopedia e Mendimit Feminist\u201d, me botim nga Routledge (Lond\u00ebr, 2000). Sipas k\u00ebtij p\u00ebrkufizimi (n\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb lir\u00eb), \u201cSeksizmi \u00ebsht\u00eb term i sajuar gjat\u00eb 1960-ave p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar aranzhmane shoq\u00ebrore, politika, gjuh\u00eb dhe praktika t\u00eb zbatuara nga burra ose gra q\u00eb shprehin nj\u00eb mendim sistematik, dhe shpesh t\u00eb institucionalizuar, se burrat jan\u00eb superior\u00eb, grat\u00eb inferiore\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">\u00c7far\u00eb e b\u00ebri grafitin seksist? N\u00eb reagimin e tyre,\u00a0RrGGK e quan grafitin seksist\u00a0pa sakt\u00ebsuar \u00e7far\u00eb nga p\u00ebrmbajtja e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb till\u00eb, mbase duke llogaritur se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb evidente (?).\u00a0Agon Maliqi n\u00eb faqet e Sbunkerit\u00a0e quan seksist sepse grafiti \u201ce portretizo[n] presidenten t\u00eb zhveshur, duke i shfaqur tiparet e seksit t\u00eb saj, q\u00eb s&#8217;kan\u00eb lidhje me pun\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn ajo e b\u00ebn\u201d. Grafiti \u201cnuk ishte gjykim dhe kritik\u00eb p\u00ebr gabimet e saja n\u00eb pun\u00eb, por e vuri n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb thumbimit gjinin\u00eb e saj\u201d. Hajrullah \u00c7eku n\u00eb Facebook deklaroi se \u201cGraffiti me President\u00ebn, n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e tij asht produkt i mend\u00ebsis\u00eb patrarkale, p\u00ebr at\u00eb se ekspozimin e trupit e p\u00ebrdor si mjet p\u00ebr poshtnim publik t\u00eb gruas\u201d. Sipas Eli Krasniqit, gjithashtu cituar nga Facebook-u \u201cGrafiti ju thote grave politikane, grate qe jane ne publik &#8211; shut the fuck up. Asht riporodhim tutje i imazheve per grate ne publik ne politike, per mos me u marre seriozisht. Asht me ju thane: asht territor i burrave politika\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ka dy forma t\u00eb leximit t\u00eb grafitit. Leximi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb: grafiti shfaq president\u00ebn Atifete Jahjag\u00ebn me trup f\u00ebmror dhe t\u00eb seksualizuar. Ky \u00ebsht\u00eb leximi dominant i kritik\u00ebve t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb grafitit, disa nga t\u00eb cilat u cituan m\u00eb lart\u00eb. Grafiti ka p\u00ebr q\u00ebllim (sipas k\u00ebtyre kritik\u00ebve) denigrimin e president\u00ebs n\u00eb baza seksuale\/seksiste. Grafiti e paraqet president\u00ebn e zhveshur, duke provokuar seksualisht, sepse, sipas kritik\u00ebve, ky \u00ebsht\u00eb funksioni i gruas n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri patriarkale (t\u2019i b\u00ebj\u00eb sh\u00ebrbime seksuale burrave). Me nj\u00eb fjal\u00eb, presidentja \u00ebsht\u00eb e padenj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb presidente vet\u00ebm pse \u00ebsht\u00eb grua. (Nuk mohoj se nj\u00eb bindje e till\u00eb ndahet nga nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb kosovare.)<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Mir\u00ebpo, ekziston edhe nj\u00eb lexim tjet\u00ebr i grafitit. Ky lexim nuk niset nga personazhi i president\u00ebs, por nga vet\u00eb shfaqja e seksualitetit fem\u00ebror. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lexim, ndajm\u00eb ve\u00e7antin\u00eb (personin e Jahjag\u00ebs) nga universalja (trupi seksual fem\u00ebror). N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pik\u00ebrisht ky \u00ebsht\u00eb leximi i sakt\u00eb gjinor (ose feminist) i grafitit, sepse gjinia ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kategori (gra dhe burra), jo me individ\u00eb (nj\u00eb burr\u00eb i caktuar, nj\u00eb grua e caktuar, aq m\u00eb pak me personin e nj\u00eb zyrtareje t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore). Pra, nga nj\u00eb lexim i ngusht\u00eb dhe politik i grafitit (presidentja sulmohet n\u00eb baza gjinore), dalim n\u00eb nj\u00eb lexim gjinor t\u00eb grafitit (trupit fem\u00ebror i vihet portreti i nj\u00eb zyrtare t\u00eb lart\u00eb publike). Sipas meje, leximi i par\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb seksist vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb lexim t\u00eb ngusht\u00eb i cili paradoksalisht nuk sfidon, por\u00a0riafirmon\u00a0vlerat patriarkale p\u00ebr trupin fem\u00ebror. Leximi i dyt\u00eb, jo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb seksist por p\u00ebrkundrazi, n\u00eb nj\u00eb kontekst patriarkal, \u00ebsht\u00eb radikal dhe emancipues. Dyja k\u00ebto argumente do t\u2019i shtjelloj n\u00eb vijim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Do t\u00eb nisem nga leximi i dyt\u00eb. N\u00ebse leximi fillon nga trupi i seksualizuar fem\u00ebror, at\u00ebher\u00eb pyes kritik\u00ebt: a \u00ebsht\u00eb turp shfaqja e trupit fem\u00ebror? A \u00ebsht\u00eb turp seksualiteti fem\u00ebror? A ka t\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb grua ta shpreh hapur seksualitetin e saj? (Kjo \u00ebsht\u00eb pyetje retorike, marr\u00eb parasysh estrad\u00ebn kosovare ku seksualiteti eksploatohet pam\u00ebshirsh\u00ebm). Sipas nj\u00eb leximi, grafiti e paraqitte Jahjag\u00ebn si prostitut\u00eb, kurv\u00eb. Por a \u00ebsht\u00eb \u00e7do shprehje e seksualitetit fem\u00ebror, kurv\u00ebri? (Dhe a nuk \u00ebsht\u00eb kjo pik\u00ebrisht nj\u00eb akuz\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb pozit\u00eb patriarkale, maskuliniste?) Po gjykoj se nj\u00eb num\u00ebr i madh i kritik\u00ebve t\u00eb grafitit, edhe ata t\u00eb cituar m\u00eb sip\u00ebr, do t\u00eb pajtoheshin se seksualiteti fem\u00ebror nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u2019u turp\u00ebruar, nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb meriton stigmatizim dhe nuk \u00ebsht\u00eb \u201ckurv\u00ebri\u201d. N\u00eb fakt, trajtimi i trupit fem\u00ebror si t\u00eb till\u00eb p\u00ebrkon plot\u00ebsisht me kodeksin moral patriarkal mbi trupin fem\u00ebror, p\u00ebrfshir\u00eb seksualitetin e saj, si pron\u00eb e burrit. Grafiti prandaj ishte ofendues jo ndaj trupit seksual (fem\u00ebror) t\u00eb president\u00ebs, por sepse c\u00ebnonte vlerat morale patriarkale q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb seksualiteti i gruas t\u00eb mbet\u00ebt i fsheht\u00eb dhe trupi i gruas t\u00eb mbetet i mbuluar. Me nj\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb nj\u00eb lexim t\u00eb sakt\u00eb feminist (\u00e7far\u00eb po e pretendoj un\u00eb), shfaqja e trupit seksual t\u00eb president\u00ebs \u00ebsht\u00eb akt radikal, sepse tregon se edhe presidentja (si grua) ka trup (fem\u00ebror, seksual) i cili mund t\u00eb ekspozohet (simbolikisht) haptazi n\u00eb shkelje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00ebt\u00eb normave patriarkale p\u00ebr seksualitetin e gruas. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb k\u00ebt\u00eb shkelje nuk e b\u00ebn nj\u00eb trup \u201ci r\u00ebndomt\u00eb\u201d fem\u00ebror, por nj\u00eb trup fem\u00ebror\u00a0i pushtetsh\u00ebm\u00a0\u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ai\u00a0i president\u00ebs\u00a0(dhe n\u00eb grafit, mesazhi i pushtetshm\u00ebris\u00eb sikur p\u00ebrforcohet nga paraqitja me kapel\u00eb policore). Ky element i fundit \u00ebsht\u00eb ky\u00e7 \u2013 seksualiteti i trupit fem\u00ebror k\u00ebtu nuk paraqitet n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb inferiore e t\u00eb dominuar nga mashkulli, por n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb autoriteti \u2013 seksualiteti fem\u00ebror nuk n\u00ebnshtrohet, por urdh\u00ebron!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kritik\u00ebt mund t\u00eb thon\u00eb, mir\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb lexim valid, por nuk \u00ebsht\u00eb lexim i cili do ta b\u00ebjn\u00eb shumica e konsumator\u00ebve t\u00eb grafitit e as nuk e reflekton q\u00ebllimin e autor\u00ebve. Shoq\u00ebria kosovare \u00ebsht\u00eb patriarkale dhe si rrjedhoj\u00eb, grafiti nuk mund t\u00eb ket\u00eb lexim tjet\u00ebr pos nj\u00eb sulmi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj president\u00ebs n\u00eb baza gjinore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Edhe ky lexim, sipas meje, \u00ebsht\u00eb i pasakt\u00eb. Ky lexim, si\u00e7 theksova m\u00eb lart\u00eb, \u00ebsht\u00eb politik \u2013 grafiti p\u00ebr\u00e7on nj\u00eb mesazh politik, \u00ebsht\u00eb i dezajnuar si sulm politik kund\u00ebr president\u00ebs. Mang\u00ebsia e k\u00ebtij leximi \u00ebsht\u00eb se nuk ve\u00e7on\u00a0president\u00ebn si presidente\u00a0dhe\u00a0president\u00ebn si grua. Sipas atyre me mend\u00ebsi idiote e primitive, presidentja \u00ebsht\u00eb e padenj\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb grua. Nuk mohoj se ekzistojn\u00eb bindje t\u00eb tilla, as se dikush do ta kuptoj\u00eb k\u00ebshtu mesazhin e grafitit (si\u00e7 e kuptuan, paradoksalisht, edhe kritik\u00ebt me ndjeshm\u00ebri \u201cfeministe\u201d). \u00cbsht\u00eb idiot mendimi se presidentja \u00ebsht\u00eb e padenj\u00eb vet\u00ebm pse \u00ebsht\u00eb grua, por nuk i b\u00ebn nder as mbrojtja\u00a0politike\u00a0e president\u00ebs\u00a0vet\u00ebm pse \u00ebsht\u00eb grua. Ky q\u00ebndrim e redukton Atifete Jahjag\u00ebn n\u00eb nj\u00eb viktim\u00eb. Atifete Jahjaga nd\u00ebrkaq, \u00ebsht\u00eb grua, por nuk \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ushtron n\u00eb vazhdim\u00ebsi, nga pozita e saj e pushtetshme,\u00a0agjens\u00ebn, vullnetin e saj politik. Trajtimi i saj si viktim\u00eb (e dob\u00ebt, e pafuqishme, e ndjeshme etj.) p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb trajtim t\u00eb saj sipas kritereve t\u00eb ideologjis\u00eb patriarkale mbi gruan dhe k\u00ebrkon q\u00eb,\u00a0politikisht, ajo t\u00eb ve\u00e7ohet dhe t\u00eb vler\u00ebsohet ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt (burrat), pra, si disi m\u00eb mang\u00ebt se ata. Fakti q\u00eb presidentja \u00ebsht\u00eb grua nuk \u00ebsht\u00eb tregues i mjaftuesh\u00ebm i natyr\u00ebs s\u00eb vullnetit politik t\u00eb saj. Aq m\u00eb tep\u00ebr se dob\u00ebsia politike e nj\u00eb figure si Atifete Jahjaga\u00a0nuk rrjedh medoemos nga fakti pse \u00ebsht\u00eb grua.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">K\u00ebtu gabon leximi politik i grafitit: nj\u00eb lexim feminist i grafitit do t\u00eb ishte se, n\u00ebse grafiti ka pas\u00eb q\u00ebllim ta denigroj\u00eb Jahjag\u00ebn presidente\u00a0si grua, ai ka d\u00ebshtuar. Ngarendja p\u00ebr ta d\u00ebnuar \u201cseksizmin\u201d e grafitit\u00a0vet\u00ebm riprodhon pik\u00ebrisht at\u00eb lloj gjykimi patriarkal p\u00ebr presidenten grua q\u00eb kjo kritik\u00eb synon ta d\u00ebnoj\u00eb. Ani sidomos intervenimi i RrGGK p\u00ebr ta \u201cmbuluar\u201d trupin (e turpsh\u00ebm, seksual) t\u00eb Jahjag\u00ebs me ngjyr\u00eb nuk ishte asgj\u00eb tjet\u00ebr pos inskenim i nj\u00eb akti patriarkal: mb\u2019lohu se marre! N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, RrGGK ka vepruar si agjentja m\u00eb efikase e afirimimit, mir\u00ebmbajtjes dhe riprodhimit t\u00eb moralit seksual patriarkal. Mb\u2019loje president\u00ebn se marre!<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grafit\u00ebt n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti nj\u00eb q\u00eb portretizonte presidenten Atifete Jahjaga, krijoi nj\u00eb skandal t\u00eb madh. Aq sa, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb praprecendent, ndaj grafiteve me presidenten reagoi edhe qeveria, duke c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb lirin\u00eb e shprehjes. Po vazhduam me k\u00ebt\u00eb avaz, duke reaguar ndaj portretizimeve t\u00eb lider\u00ebve politik\u00eb, shum\u00eb shpejt Kosova do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb si [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":49,"featured_media":10880,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664],"ppma_author":[59],"class_list":["post-5205","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":59,"user_id":49,"is_guest":0,"slug":"besnik-pula","display_name":"Besnik Pula","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1516241920287.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1516241920287.jpg"},"user_url":"","last_name":"Pula","first_name":"Besnik","description":"Besnik Pula specializon n\u00eb Ekonomi Politike dhe \u00ebsht\u00eb profesor-asistent n\u00eb Departamentin e Shkenc\u00ebs Politike n\u00eb Universitetin Virginia Tech n\u00eb ShBA. Besniku ka doktoruar n\u00eb Sociologji n\u00eb Universitetin e Mi\u00e7igenit. Shkruan kryesisht p\u00ebr politikat zhvillimore, \u00e7\u00ebshtjet sociale dhe ekonomike."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5205","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/49"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5205"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5205\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11065,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5205\/revisions\/11065"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10880"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5205"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}